❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër në katër vitet e fundit

12 August 2025 at 23:02

Disa njësi administrative dhe bashki të vogla do të rrezikojnë të mbeten vetëm toponime ne një të ardhme jo të largët nga rënia e fortë e lindjeve sidomos në katër vitet e fundit.

Të dhënat e krahasueshme të INSTAT tregojnë së ndërmjet 6 mujorit të parë 2021 dhe atij 2025 lindjet kanë pësuar rënie drastike sidomos në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Korçës.

Në rang vendi, Dibra ka shënuar rënien me të madhe ndërmjet 2021 dhe 2025 me -38%, e ndjekur nga Korça me 37% dhe Shkodra me 35.1%. Dibra dhe Shkodra kanë përjetuar tkurrje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit edhe si rrjedhojë e emigracionit të fortë të dekadës së fundit në këto dy qarqe.

Në Tiranë ndërmjet 2021 dhe 2025 lindjet kanë rënë me 12.9%. Kjo ulje lidhet kryesisht me emigracionin e vazhdueshëm të të rinjve dhe presionet ekonomike që shtyjnë çiftet të shtyjnë krijimin e familjes ose të kenë më pak fëmijë.

Ndërsa Tirana mbetet qendra kryesore ekonomike, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e infrastrukturës mbështetëse për familjet e reja kanë ndikuar negativisht në këtë trend.

Durrësi, qark me ekonomi industriale dhe portuale, ka regjistruar një rënie të lindjeve prej 20.1%. Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve po shkurtojnë bazën riprodhuese të popullsisë.

Në qarqet Fier, Gjirokastër dhe Berat, lindjet kanë rënë përkatësisht 30.1%, 30.2% dhe 31.6%, si rezultate i plakjes së popullsisë, emigracionit të vazhdueshëm.

Në Kukës dhe Elbasan, rëniet janë respektivisht 24.2% dhe 25.5%. Edhe këto qarqe përballen me emigracion të lartë dhe me nivel të ulët ekonomik në krcahsim me qarqet e tjera që i shtyjnë çiftet të kenë më pak fëmijë ose të largohen nga rajoni.

Qarku i Vlorës, një zonë turistike dhe me aktivitete të tjera sezonale, ka pësuar një rënie prej 26.3%, ndërsa Lezha regjistron një ulje të lindjeve me 29.8% ndërmjet 2021 dhe 2025.

Pas pandemisë rënia e lindjeve është përshpejtuar edhe më shumë pasi gjithnjë e më shumë po ngushtohet edhe baza e popullsisë në moshe riprodhuese.

Ekspertët e demografisë theksojnë se rënia e lindjeve është një kombinim i faktorëve si emigracioni masiv i të rinjve drejt vendeve të tjera, plakja e popullsisë, kostot e larta të jetesës, ndryshimet në sjelljet kulturore dhe mungesa e politikave efektive që mbështesin familjet.

Pa ndërhyrje urgjente në këto fusha, pritet që trendi negativ të thellohet, duke rrezikuar stabilitetin demografik dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër në katër vitet e fundit appeared first on Revista Monitor.

Fitimi i tregut të sigurimeve ra në 2024, ja si u nda mes kompanive

12 August 2025 at 23:01

Shumica e kompanive të sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2024 me fitim, por në tërësi ato ishin më të ulëta krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se viti 2022 për tregun e sigurimeve u mbyllën me një fitim prej 2.27 miliardë lekësh, në rënie me 17.8% krahasuar me një vit më parë.

Performanca ishte përgjithësisht pozitive edhe në nivel të kompanive të veçanta, si në tregun e Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Në tregun më të madh, atë të sigurimeve të Jo-Jetës, u raportua një fitim neto prej 2 miliardë lekësh, 18% më pak krahasuar me një vit më parë. Shtatë nga tetë kompanitë që veprojnë në treg e mbyllën vitin me fitim.

Fitimin më të lartë edhe për vitin 2024 e raportoi Eurosig, me më shumë se 681 milionë lekë, ose 34% të fitimit total të tregut për vitin e kaluar. Megjithatë, fitimi i Eurosig ra me 33% krahasuar me vitin 2023.

Fitimin e dytë më të lartë e raportoi kompania Sigal UNIQA Group Austria, me 399 milionë lekë ose 20% të fitimit total neto të tregut të Jo-Jetës. Fitimi i Sigma VIG u rrit me 19.5% krahasuar me një vit më parë.

Vijon Albsig, me një fitim neto prej 307 milionë lekësh ose afërsisht 15% të totalit të fitimit neto të tregut. Fitimi neto i Albsig u rrit me 45% krahasuar me vitin 2023.

Sigma Vienna Insurance Group raportoi një fitim neto prej 286 milionë lekësh, afërsisht sa 14% e fitimit total të tregut të Jo-Jetës.

Vijon Intersig, me një fitim neto prej 161 milionë lekësh ose 8% të fitimit total të tregut. Kompania e dytë e Vienna Insurance Group e rriti fitimin me 21% krahasuar me vitin 2023.

Me fitim e mbylli vitin 2024 edhe Atlantik, në vlerën e 151 milionë lekëve, në rritje me 41% krahasuar me një vit më parë.

Kompania e dytë e grupit Eurosig, Insig, vitin e kaluar pësoi një rënie të fitimit neto në 45 milionë lekë, 81% më pak krahasuar me vitin 2023.

E vetmja kompani që raporti humbje vitin e kaluar në tregune  sigurimit të jo-jetës ishte Ansig. Ansig realizoi humbje në vlerën e 24 milionë lekëve, kundrejt një rezultati me fitim neto prej 38 milionë lekësh të arritur një vit më parë.

Në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, të gjitha kompanitë e mbyllën vitin 2024 me fitim, në shumën e 265 milionë lekëve, 18% më pak krahasuar me një vit më parë.

Struktura e fitimeve u dominua nga komania Sigal Life, me 134 milionë lekë ose sa 50% e fitimit të përgjithshëm të tregut. Megjithatë, fitimi i SIGAL Life ra me 23% krahasuar me një vit më parë.

Kompania e dytë për nga vlera e fitimit neto të realizuar u rendit Albsig Jetë, me 97 milionë lekë ose 37% të totalit. Fitimi i Albsig Jetë u rrit me 23% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Insig Jetë e mbylli vitin 2024 me një fitim në vlerën e 48 milionë lekëve, në rënie me 8% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa Sicred raportoi një fitim modest në vlerën e 6 milionë lekëve, në rënie me 65% krahasuar me një vit më parë./ E.Shehu

Burimi: AMF

Burimi: AMF

The post Fitimi i tregut të sigurimeve ra në 2024, ja si u nda mes kompanive appeared first on Revista Monitor.

Kredia po rritet me ritme të shpejta edhe për huamarrësit nga jashtë vendit

12 August 2025 at 23:00

Ndërkohë që kredia për ekonominë shqiptare po rritet me ritme të larta që prej vitit të kaluar, një ecuri të ngjashme  po shfaq edhe kredia e dhënë nga bankat shqiptare për huamarrës që veprojnë jashtë vendit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë gjatë vitit 2025. Në mesin e këtij viti, kredia e dhënë për huamarrës jorezidentë në Shqipëri arriti në afërsisht 64.2 miliardë lekë.

Që nga fillimi i vitit 2025, ky portofol është rritur me pothuajse 14 miliardë lekë, ose rreth 27%.

Rritja është edhe më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë  të vitit të kaluar, me afërsisht 30% më shumë. Kredia për jorezidentët aktualisht në nivelet më të larta që prej vitit 2018.

Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill huaja për jorezidentët përbën rreth 6.8% të portofolit të sektorit bankar, nga rreth 5.9% që zinte një vit më parë.

Kredia e sektorit bankar për jorezidentët pati arritur arriti nivelet më të larta në mesin e vitit 2017. Një pjesë e madhe e kredisë jashtë vendit lidhej sidomos me aktivitetin e degës së BKT në Kosovë. Pasi dega në fjalë u nda nga banka mëmë në Shqipëri, në fillim të vitit 2019, kjo kredi pësoi rënie të ndjeshme. Edhe në momentin kur kredia jashtë vendit arriti pikun, ajo ishte e kufizuar në pak banka të mëdha të sistemit.

Aktualisht, Credins Bank ka degë të saj edhe në tregun e Kosovës, që vazhdojnë të klasifikohen si pjesë e bankës mëmë në Shqipëri. Nga pikëpamja statistikore, portofoli i Credins Kosovë klasifikohet si kredi për jorezidentët, megjithëse banka ushtron aktivitet si bankë lokale në Kosovë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për subjektet jorezidente në pjesën më të madhe është kredi e dhënë për bizneset, e dominuar kryesisht nga maturiteti afatgjatë.

Rënia e normave të interesit të Euros në tregjet e jashtme duket se ka frenuar investimet e bankave në letra me vlerë të subjekteve jorezidente.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor vlera e investimit të sektorit bankar në letra me vlerë të subjekteve jorezidente arriti në 253.9 miliardë lekë. Që nga fillimi i vitit, portofoli i letrave me vlerë të subjekteve jorezidente është tkurrur me më shuëms e 23 miliardë lekë ose 8.4%.

Vitin e kaluar, Banka Qendrore Europiane nisi uljen e normave të interesit, pas një cikli dyvjeçar në rritje. Aktualisht, norma e interesit të depozitave ditore ka zbritur në 2%, ndërsa ajo e instrumenteve bazë të rifinancimit në 2.4%. Kjo ka ulur rrjedhimisht edhe normat e interesit të euros në tregjet financiare, duke i bërë më pak tërheqëse investimet në emetimet e reja të instrumenteve të borxhit./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Kredia po rritet me ritme të shpejta edhe për huamarrësit nga jashtë vendit appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Banka Qendrore parashikon rritje të inflacionit prej 3.3% në Kosovë

12 August 2025 at 17:08

Banka Qendrore e Kosovës ka parashikuar që norma mesatare e inflacionit për vitin 2025 të arrijë në 3.3%, kryesisht e nxitur nga konsumi privat dhe investimet. Po ashtu, rritja ekonomike pritet të jetë 4.1%.

Ekonomia e Kosovës pritet të vijojë rritjen e saj në vitin 2025, me një normë parashikuese prej 4.1%, ndërsa inflacioni mesatar mund të arrijë në 3.3%.

Parashikimi vjen nga Banka Qendrore e Kosovës në edicionin e 21-të të Raportit të Stabilitetit Financiar, ku theksohet se rritja do të udhëhiqet kryesisht nga konsumi privat dhe investimet.

Ndërkaq, ky institucion parashikon një rritje ekonomike prej 4.1%.

Sipas BQK-së, konfirmohet qëndrueshmëria dhe stabiliteti i sistemit financiar të Kosovës, mbikëqyrja prudente rregullative dhe praktikat efektive të menaxhimit të rrezikut.

Megjithatë, BQK thotë se këto arritje mbeten të ekspozuara ndaj pasigurive ekonomike globale, duke kërkuar një vëmendje të vazhdueshme.

“Ekonomia e KosovĂ«s u rrit me 4.4% nĂ« vitin 2024, e mbĂ«shtetur nga konsumi privat, investimet dhe eksportet. Norma vjetore e inflacionit zbriti nĂ« nivelin prej 1.6 %, kryesisht si rezultat i uljes sĂ« çmimeve tĂ« ushqimeve dhe mallrave tĂ« importuara.

PĂ«r vitin 2025, BQK parashikon njĂ« rritje ekonomike prej 4.1% dhe njĂ« normĂ« mesatare tĂ« inflacionit prej 3.3%, tĂ« nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe investimet”, u tha nĂ« kĂ«tĂ« raport.

BQK thotë se sektori fiskal shënoi performancë të qëndrueshme, me deficit minimal dhe ulje të raportit të borxhit publik ndaj BPV-së.

“MegjithatĂ«, thellimi i deficitit tĂ« llogarisĂ« rrjedhĂ«se, si dhe trendet e remitancave dhe tĂ« investimeve tĂ« huaja direkte mbeten sfida strukturore qĂ« kĂ«rkojnĂ« vĂ«mendje dhe monitorim tĂ« shtuar”, thuhet mĂ« tej nĂ« raport.

Ndërkaq, theksohet se sistemi financiar i Kosovës vazhdoi zgjerimin në vitin 2024, duke përforcuar rolin e tij në mbështetje të ekonomisë vendore.

“Sektori bankar shĂ«noi rritje tĂ« shpejtĂ« tĂ« kreditimit prej 18.3%, e nxitur nga kĂ«rkesa e lartĂ« pĂ«r financim nga ekonomitĂ« familjare dhe bizneset, si dhe nga pĂ«rmirĂ«simi i kushteve kreditore”.

Raporti thekson gjithashtu se sektori fiskal shënoi performancë të qëndrueshme, me deficit minimal dhe ulje të borxhit publik në raport me BPV-në.

Megjithatë, thellimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse, si dhe luhatjet në remitanca dhe investimet e huaja direkte, mbeten sfida që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.

Këto të dhëna janë publikuar në edicionin e 21-të të Raportit të Stabilitetit Financiar (RSF), i cili paraqet një vlerësim të detajuar dhe të bazuar mbi zhvillimet më të fundit në sistemin financiar të vendit, sfidat me të cilat përballet si dhe perspektivat për periudhën e ardhshme.

Kurse, gjatë ditës së djeshme Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se çmimet e konsumit në Kosovë kanë vazhduar trendin rritës edhe gjatë muajit korrik 2025, duke e çuar inflacionin vjetor në 4,3%, ndërsa ai mujor ka arritur 0,2%.

Ky nivel inflacioni mbetet dukshëm mbi objektivin e konsideruar ideal prej rreth 2%, që përdoret si standard në ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim.

Sipas raportit të ASK-së, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga disa kategori kryesore të mallrave dhe shërbimeve.

Ndër to, rritjen më të madhe e kanë pësuar pushimet e organizuara me +20,9%, pasuar nga kafeja, çaji dhe kakaoja me +16,9%, si dhe energjia elektrike me +16,6%. Po ashtu, çmime më të larta janë regjistruar te produktet ushqimore bazë si mishi (+12,7%), pemët (+12,3%) dhe perimet (+10,7%).

Shtrenjtim është vërejtur edhe tek shërbimet e transportit (+10,4%), mirëmbajtja e pajisjeve personale (+10,2%), vajrat dhe yndyrat, shërbimet hoteliere, shërbimet ambulantore, produktet e qumështit, pijet alkoolike dhe shërbimet financiare.

 

 

 

The post Banka Qendrore parashikon rritje të inflacionit prej 3.3% në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Të huajt vijnë më së shumti në Serbi për trajtime dentare dhe kirurgji estetike

12 August 2025 at 14:39

Turizmi shëndetësor në Serbi është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas të dhënave të sektorit dhe vlerësimeve nga shoqatat profesionale, çdo vit e vizitojnë vendin nga 40,000 deri në 60,000 pacientë të huaj, kryesisht për trajtime dentare, kirurgji estetike, rehabilitim dhe procedura ortopedike.

Shumica e tyre vijnë nga vende ku ka një diasporë të madhe serbe, si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA dhe Australia. Këta pacientë shpesh e kombinojnë marrjen e shërbimeve mjekësore me turizmin, gjë që kontribuon më tej në ekonominë vendase.

Megjithatë, sipas Shoqatës së Turizmit pranë Dhomës së Tregtisë së Serbisë (PKS), pavarësisht rritjes së vazhdueshme të interesit, potenciali i plotë i këtij sektori ende nuk është realizuar.

“Serbia ka burime natyrore, staf mjekĂ«sor tĂ« arsimuar dhe çmime konkurruese, por i mungon njĂ« qasje strategjike nĂ« promovim dhe zhvillim tĂ« infrastrukturĂ«s, gjĂ« qĂ« kufizon ndikimin e plotĂ« ekonomik tĂ« turizmit shĂ«ndetĂ«sor”, tha Shoqata pĂ«r Biznis.rs.

“Brenda fushĂ«s sĂ« turizmit shĂ«ndetĂ«sor, Serbia ofron kryesisht shĂ«rbime dentare, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« deri nĂ« 80% tĂ« kĂ«rkesĂ«s totale nga pacientĂ«t e huaj. Gjithashtu, ka kĂ«rkesĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r kirurgji estetike dhe plastike, ortopedi, mjekĂ«si riprodhuese, procedura kardiologjike, si dhe terapi fizike dhe rehabilitim”, theksoi Shoqata.

Sa u përket çmimeve, ato janë dukshëm më të ulëta krahasuar me ato në vendet e BE-së dhe në SHBA, mesatarisht nga 50 deri në 70% më të lira.

“PĂ«r shembull, implantet dentare, qĂ« nĂ« EuropĂ«n PerĂ«ndimore mund tĂ« kushtojnĂ« mbi 3,000 euro, nĂ« Serbi janĂ« tĂ« disponueshme nga 800 deri nĂ« 1,500 euro. Edhe operacionet estetike dhe procedurat ortopedike janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme. Kjo konkurrueshmĂ«ri nĂ« çmime, e kombinuar me staf profesional dhe pĂ«rvoja pozitive tĂ« pacientĂ«ve, e pozicionon SerbinĂ« si njĂ« destinacion tĂ«rheqĂ«s pĂ«r shĂ«rbime mjekĂ«sore”, – deklaroi PKS.

Në lidhje me të ardhurat nga ky lloj turizmi, shoqata theksoi se aktualisht nuk ka një statistikë zyrtare të unifikuar, që të mbulojë të gjithë parametrat kyç të turizmit shëndetësor, si të ardhurat totale, numrin e saktë të vizitorëve, vendet e tyre të origjinës dhe procedurat më të kërkuara.

Turqia gjeneron mbi 3 miliardë dollarë nga turizmi shëndetësor

Në nivel global, turizmi shëndetësor është një sektor me rritje jashtëzakonisht dinamike. Disa nga destinacionet më të njohura janë Turqia, Hungaria, Polonia, Spanja, Tajlanda, India dhe Meksika.

“Turqia, pĂ«r shembull, gjeneron mbi 3 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« vit nga turizmi shĂ«ndetĂ«sor dhe tĂ«rheq njĂ« numĂ«r tĂ« madh pacientĂ«sh nga Europa dhe Azia, veçanĂ«risht pĂ«r kirurgji estetike, transplant flokĂ«sh dhe kujdes dentar. Polonia dhe Hungaria janĂ« tĂ« njohura pĂ«r shĂ«rbimet dentare dhe terapinĂ« fizike.

KĂ«to vende kanĂ« zhvilluar strategji tĂ« fuqishme promovimi dhe ofrojnĂ« tĂ« plota – nga shĂ«rbimet mjekĂ«sore deri te logjistika, akomodimi dhe aktivitete turistike – gjĂ« qĂ« i bĂ«n konkurruese si nĂ« tregun europian ashtu edhe nĂ« atĂ« global. Serbia, megjithĂ«se shumĂ« konkurruese nĂ« aspektin e çmimeve, ende nuk mban njĂ« vend tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« kĂ«to lista pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« marketingut sistematik dhe mbĂ«shtetjes institucionale”, – shpjegoi PKS.

E pyetur se çfarë nevojitet që turizmi shëndetësor në Serbi të arrijë potencialin e vet të plotë, shoqata përmendi disa masa kyçe.

Hapi i parë do të ishte krijimi i një baze të dhënash qendrore me statistika mbi përdoruesit e huaj të shërbimeve shëndetësore, procedurat që ata ndjekin dhe të ardhurat e gjeneruara nga institucionet shëndetësore.

“Nevojiten investime tĂ« mĂ«tejshme nĂ« modernizimin dhe dixhitalizimin e mbi 50 qendrave rehabilitimi dhe spa, por shumĂ« prej tyre nuk janĂ« tĂ« pajisura siç duhet pĂ«r tĂ« pritur pacientĂ« tĂ« huaj. NjĂ« mbĂ«shtetje mĂ« e fortĂ« institucionale Ă«shtĂ« gjithashtu thelbĂ«sore, pĂ«rmes promovimit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« SerbisĂ« si destinacion shĂ«ndetĂ«sor, si dhe zhvillimit tĂ« paketave tĂ« specializuara tĂ« turizmit mjekĂ«sor tĂ« orientuara drejt diasporĂ«s dhe tregjeve tĂ« EuropĂ«s PerĂ«ndimore.

Forcimi i Partneriteteve Publike-Private, mbĂ«shtetja pĂ«r akreditimin e institucioneve shĂ«ndetĂ«sore sipas standardeve ndĂ«rkombĂ«tare, si dhe pĂ«rmirĂ«simi i mbĂ«shtetjes gjuhĂ«sore, logjistike dhe pas-trajtimit pĂ«r pacientĂ«t e huaj do tĂ« ishin gjithashtu tĂ« dobishme”, – pĂ«rfundoi Shoqata e Turizmit pranĂ« DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« sĂ« SerbisĂ«.

The post Të huajt vijnë më së shumti në Serbi për trajtime dentare dhe kirurgji estetike appeared first on Revista Monitor.

Pse po funksionon strategjia e Francës në epokën e turizmit masiv

12 August 2025 at 14:22

Franca priti mbi 100 milionë njerëz në vitin 2024, por protestat kundër turizmit kanë qenë të rralla.

Ndërsa ndjenja kundër turizmit ka filluar të vlojë në mbarë Europën, një vend bie në sy për heshtjen e tij. Dhe është vendi më i vizituar në botë:

Franca.

Megjithëse pret rreth 100 milionë udhëtarë çdo vit, Franca rrallë bëhet lajm për protesta kundër turizmit, një kontrast i fortë me fqinjët e saj, të cilët gjithnjë e më shumë po shprehin zhgënjim për qytetet e mbipopulluara, qiratë e larta dhe sjelljet e këqija.

Nuk ka një arsye të vetme pse Franca e ka shmangur këtë reagim, dhe frika se ai mund të vijë nuk është e pabazë. Por angazhimi për turizëm të qëndrueshëm, infrastruktura e fortë dhe një strategji për të shpërndarë vizitorët në rajone dhe gjatë gjithë vitit, luajnë një rol të rëndësishëm.

Franca ka luajtur një lojë afatgjatë

Ndryshe nga shumë vende që tani po nxitojnë të frenojnë turizmin masiv, Franca e ka nisur vendosjen e themeleve vite më parë.

“Atout France”, agjencia e zhvillimit tĂ« turizmit tĂ« vendit, e ka bĂ«rĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« njĂ« shtyllĂ« qendrore tĂ« strategjisĂ« sĂ« saj. Sipas njĂ« plani 10-vjeçar, Plani Destination France, qeveria ka parashikuar nĂ« vitin 2021 njĂ« fond prej 1.9 miliardĂ« euro pĂ«r tĂ« nxitur udhĂ«time mĂ« tĂ« gjelbra dhe mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme.

Kjo nënkupton nxitjen e udhëtimit me tren në vend të fluturimeve të shkurtra, investimin në qytete të mesme dhe nxitjen e vizitorëve për të shkuar përtej destinacioneve të zakonshme, si Parisi apo Nica.

Vendi e përforcoi këtë qasje edhe këtë vit, me një zotim të ri për të investuar në turizëm më ekologjik, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt teknologjisë dixhitale. Udhëheqësit e turizmit shpresojnë që këto investime të sjellin qëndrime më të gjata, turma më të vogla dhe përvoja më kuptimplota.

Fuqia e trenave
Franca ka një nga rrjetet hekurudhore më të gjata në Europë, 28,000 kilometra hekurudha, përfshirë 2,800 kilometra hekurudha me shpejtësi të lartë.

Qytete me vetëm 20,000 banorë kanë stacione treni. Falë trenave me shpejtësi të lartë, mund të udhëtosh nga Parisi në Marsejë për tre orë.

Ky akses ndryshon modelin e turizmit. Po ashtu, ndryshon edhe politikat.

Në vitin 2023, Franca ndaloi zyrtarisht fluturimet e brendshme në disa linja që mund të bëheshin në më pak se dy orë e gjysmë me tren. Edhe pse ndikimi i kësaj mase mbi klimën mbetet i paqartë, ajo ka nxitur udhëtimin me tren dhe ka inkurajuar vizitat në rajone që ndoshta do të kishin mbetur në hije.

Turistët shpërndahen me plan
Aty ku Spanja ka Costa Brava dhe Italia ka Venecian, Franca ka
 gjithçka. Dhe kjo Ă«shtĂ« pikĂ«risht ajo qĂ« vendi dĂ«shiron.

“TuristĂ«t janĂ« tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« FrancĂ«,” thotĂ« Marine Prat, projektuese turizmi dhe eventesh biznesi nĂ« “Loire Secrets”. “Ata nuk shkojnĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« vend. Ata vizitojnĂ« disa rajone.”

Një pjesë e kësaj lidhet me historinë, Franca gjithmonë e ka prezantuar veten si një vend rajonesh. Një pjesë tjetër është tregimi i historive. Nga kështjellat te kantinat e verës në Alsasë, çdo rajon ofron turizmin e vet unik dhe infrastrukturën për ta mbështetur.

“GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njerĂ«z duan tĂ« udhĂ«tojnĂ« jashtĂ« shtegut tĂ« zakonshĂ«m. Ata duan tĂ« shohin zona tĂ« ndryshme, jo vetĂ«m destinacionet klasike si Parisi, Normandia apo jugu i FrancĂ«s,” shton Prat. “Tani ata mund ta shohin nĂ« Instagram se mund tĂ« udhĂ«tosh vetĂ«m njĂ« orĂ« e gjysmĂ« nga Parisi dhe tĂ« zbulosh fshatra tĂ« bukur, gastronomi dhe qytete shumĂ« dinamike.”

Një avantazh kulturor
Ndoshta më pak e dukshme, por trashëgimia e Francës në mikpritjen e të huajve mund të jetë duke dhënë frytet e saj sot.

“Franca ka qenĂ« njĂ« kryqĂ«zim kulturash pĂ«r shekuj,” thotĂ« Prat. “ËshtĂ« krejtĂ«sisht normale tĂ« kesh njerĂ«z nga e gjithĂ« bota qĂ« e vizitojnĂ«. ËshtĂ« njĂ« pjesĂ« e madhe e ekonomisĂ« sonĂ«.”

Kjo histori e gjatë mikpritjeje, e kombinuar me një infrastrukturë të fortë turistike, me gjasë e ka ndihmuar Francën të shmangë disa nga problemet e hasura gjetkë.

Dhe audienca po zgjerohet. Vizitorët nga tregje të reja si India, Azia Juglindore, Australia dhe Afrika kanë ardhur në rritje vitet e fundit. Ata po gjejnë më shumë gjëra për të bërë jashtë qyteteve të mëdha.

“Ne po pĂ«rpiqemi tĂ« shesim mĂ« shumĂ« pĂ«rvoja lokale,” thotĂ« Prat. “Ne jemi shumĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« rajonin tonĂ«. Duam tĂ« promovojmĂ« prodhues tĂ« verĂ«s organike ose biodinamike, ushqim lokal dhe organik, dhe njerĂ«z qĂ« punojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«.”

Udhëtarët shpesh zgjedhin Parisin si destinacionin e tyre fillestar. Por nga aty, ata po shtrihen më tej. Marseja dhe Strasburgu po rriten me shpejtësi, falë lidhjeve më të mira dhe ofertës më të gjerë kur turistët mbërrijnë atje.

A mund të ndihmojë rregullimi për të shmangur pakënaqësinë?
Franca nuk i ka shpëtuar plotësisht fërkimeve. Grevat e shpeshta, në transportin hekurudhor, ajror apo sektorë të tjerë, mbeten pjesë e ritmit kombëtar. Mbipopullimi mund të jetë gjithashtu çështje e ardhshme.

NdĂ«rkohĂ«, LojĂ«rat Olimpike vitin e kaluar sollĂ«n aq shumĂ« vĂ«mendje te “Qyteti i Dritave”, saqĂ« mbi 50 milionĂ« njerĂ«z e vizituan Parisin vetĂ«m nĂ« vitin 2024.

MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« verĂ«, banorĂ«t e Montmartre filluan tĂ« shprehin shqetĂ«simin pĂ«r rritjen e turmave. “NjerĂ«zit vijnĂ« pĂ«r tre orĂ«, argĂ«tohen, blejnĂ« njĂ« beretĂ« ose njĂ« krepĂ« dhe ikin, sikur tĂ« ishin nĂ« njĂ« park argĂ«timi,” i tha njĂ« banor agjencisĂ« Reuters.

Autoritetet shpresojnë se rregullimi mund të ndihmojë për të parandaluar më të keqen.

Ndërsa qiratë afatshkurtra për pushime kanë shkaktuar kriza banesash në qytete si Lisbona dhe Barcelona, autoritetet në Francë kanë vepruar më shpejt.

Sipas njĂ« ligji tĂ« miratuar vitin e kaluar, “Loi le Meur”, qeveritĂ« vendore mund tĂ« vendosin kufizime pĂ«r qiratĂ« turistike, tĂ« ulin numrin e netĂ«ve qĂ« njĂ« banesĂ« mund tĂ« jepet me qira (nga 120 nĂ« 90) dhe tĂ« gjobisin pronarĂ«t qĂ« nuk zbatojnĂ« rregullat.

Qoftë përmes ligjeve që rregullojnë qiratë afatshkurtra apo një masterplani për një rritje më të qëndrueshme, duket se sistemi francez po funksionon. Në epokën e mbipopullimit turistik, arma sekrete e vendit mund të jetë fakti se është përgatitur për këtë moment prej kohësh. / Euronews

 

The post Pse po funksionon strategjia e Francës në epokën e turizmit masiv appeared first on Revista Monitor.

Donald Trump zgjat armëpushimin e luftës tregtare me Kinën

12 August 2025 at 14:08

Udhëheqësi amerikan shtyn tarifat e reja për eksportuesin më të madh në botë për 90 ditë të tjera

 

Donald Trump ka zgjatur një armëpushim të luftës tregtare me Kinën për 90 ditë të tjera, vetëm pak orë para afatit të së martës për të rritur tarifat për eksportuesin më të madh në botë.

Lëvizja e presidentit amerikan pritej gjerësisht sepse qeveria e tij ka ngurruar të rindezë konfliktin e ashpër tregtar me Pekinin, që tronditi tregjet në prill kur taksat amerikane mbi importet kineze u rritën deri në 145%. Kufizimet e rrepta të eksportit të Pekinit mbi metalet e rralla kërcënojnë gjithashtu prodhimin amerikan.

Presidenti shtoi se Kina po ndĂ«rmerrte “hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt korrigjimit tĂ« marrĂ«veshjeve tregtare jo-reciproke dhe adresimit tĂ« shqetĂ«simeve” dhe pezullimi i tarifave mĂ« tĂ« larta do tĂ« ishte nĂ« fuqi deri mĂ« 10 nĂ«ntor.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, negocioi në maj një marrëveshje me zyrtarë të lartë kinezë në Gjenevë, Zvicër, për të ulur tarifat dhe për të ndaluar një luftë tregtare në thellim. Një raund tjetër bisedimesh u mbajt në Suedi muajin e kaluar. Kina tha të martën se kishte rënë dakord të pezullonte shumicën e tarifave të saj hakmarrëse ndaj SHBA-së për 90 ditë të tjera.

SHBA-të kanë qenë të hapura për lehtësimin e disa kufizimeve të eksportit për gjysmëpërçuesit, një kërkesë kyçe nga Kina, dhe ngritën mundësinë e një samiti midis Trump dhe Xi Jinping, udhëheqësit të Kinës, megjithëse nuk është arritur asnjë marrëveshje për një takim të tillë.

Financial Times raportoi se Trump tani po lejonte Nvidia dhe AMD të eksportonin çipa më të përparuar në Kinë në këmbim të një tarife, një veprim që shkaktoi alarm për sigurinë kombëtare.

Pushimi relativ në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve vjen pasi Trump ka arritur disa marrëveshje për të ulur tarifat me partnerë të mëdhenj tregtarë, përfshirë BE-në dhe Japoninë, por goditi të tjerë si India dhe Brazili me taksa të larta pasi nuk arriti të arrinte marrëveshje me ta.

Presidenti njoftoi gjithashtu se nuk do të vendoste tarifa për arin, disa ditë pas një vendimi nga agjencia doganore e SHBA-së që përshkruante detyrimet e planifikuara të administratës në tregjet e arit.

Edhe me armëpushimin, Trump ende po vendos tarifa 30% mbi importet kineze, duke i çuar normat mesatare të tarifave mbi mallrat nga vendi në mbi 50%. Kina, nga ana e saj, ka shtuar taksa shtesë prej 10% mbi të gjitha mallrat amerikane dhe taksa të mëtejshme prej 10 deri në 15% mbi artikuj të caktuar kyç si soja dhe mallrat energjetike.

Pekini ka kontrolluar fort rrjedhën e jashtme të metaleve të rralla dhe magneteve të lidhura me to, duke lejuar që sasi të kufizuara të lëndëve të para kritike të eksportohen në SHBA pasi të dyja palët arritën një marrëveshje të mëtejshme mbi mineralet kritike në qershor.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se taksat mbi partnerin e tretë më të madh tregtar të SHBA-së ende rrezikojnë të nxisin inflacionin dhe të ngadalësojnë rritjen ekonomike. / FT

The post Donald Trump zgjat armëpushimin e luftës tregtare me Kinën appeared first on Revista Monitor.

Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros

12 August 2025 at 14:01

Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim.

Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024.

Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.

NĂ« periudhĂ«n janar–qershor 2025 janĂ« regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga tĂ« cilat 4.340 nĂ« tremujorin e parĂ« dhe 4.982 nĂ« tremujorin e dytĂ«. Kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« ulje prej 6.5% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 nĂ« tremujorin e parĂ« dhe 5.269 nĂ« tĂ« dytin).

Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.

Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.

RĂ«nia e lindjeve Ă«shtĂ« produkt i disa faktorĂ«ve tĂ« njĂ«kohshĂ«m qĂ« veprojnĂ« si “kaskadĂ«â€ dhe ulin numrin e çifteve qĂ« zgjedhin tĂ« kenĂ« fĂ«mijĂ«, si dhe reduktojnĂ« bazĂ«n e njerĂ«zve nĂ« moshĂ« riprodhuese.

Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.

Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.

Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesĂ«s ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnĂ« ose kufizojnĂ« numrin e fĂ«mijĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« punĂ«simit tĂ« pasigurt, çmimeve tĂ« banesave dhe kostove tĂ« rritura tĂ« edukimit dhe kujdesit.

Burimi: INSTAT

The post Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros appeared first on Revista Monitor.

Red Bull Showrun nga ALUMIL: Spektakli i Madh i Garave me Makinë në Athinë

12 August 2025 at 13:40

Më 31 maj, Athina u shndërrua në një arenë të pashembullt të garave me makina, pasi Aeroporti i Tatoit u bë skenë e një spektakli unik: Red Bull Showrun nga ALUMIL. Ky event solli në Greqi makinën ikonike të Formula 1, RB7, dhe emrat më të famshëm të botës së garave, përfshirë yllin e MotoGP, Dani Pedrosa, dhe legjendën e driftit, Mad Mike.

Prezantimi i Makinës RB7 të Formula 1

Në një atmosferë elektrizuese, Red Bull Showrun, në bashkëpunim me ALUMIL, prezantoi makinën RB7, një nga modelet më të suksesshme të Formula 1. Me 12 fitore në Grand Prix dhe 27 herë në podium, kjo makinë ka lënë gjurmë të thella në historinë e motorsportit. E pajisur me një motor atmosferik V8 prej 2.4 litrash dhe 750 kuaj fuqi në 18,000 rpm, RB7 shpërtheu në pistëe një shpejtësi marramendëse, duke ofruar emocion dhe një spektakël të paharrueshëm për publikun.

Piloti i Dytë: Patrick Friesacher

Në timonin e RB7 ishte austriaku Patrick Friesacher, një nga pilotët më të njohur të Red Bull. Pas një performancë të suksesshme në Selanik në vitin 2023, Friesacher elektrizoi Athinën me manovra mbresëlënëse duke dhuruar një përvojë emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Përvoja e Paharrueshme në Aeroportin e Tatoit

Makinat legjendare dhe pilotët e talentuar ishin vetëm fillimi i një spektakli të vërtetë. Pista e Aeroportit të Tatoit u shndërrua në një fushë të vërtetë aksioni, ku manovrat e shpejta, rrotullimet dhe djegia e gomave krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme. Për më tepër, një shfaqje ajrore e jashtëzakonshme shtoi një dimension tjetër emocionues për të pranishmit, duke i dhënë ngjarjes një shkëlqim të veçantë.

Pjesëmarrësit e Tjerë

  • Dani Pedrosa, piloti i famshĂ«m i MotoGP, erdhi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Greqi pĂ«r tĂ« ofruar njĂ« shfaqje tĂ« pabesueshme me motorin e tij RC16 nga Red Bull KTM Factory Racing.
  • Mad Mike ishte njĂ« tjetĂ«r figurĂ« kyçe i kĂ«tij spektakli, qĂ« çoi driftin nĂ« njĂ« tjetĂ«r nivel me Mazda RX-7, duke demonstruar njĂ« kombinim perfekt tĂ« shkathtĂ«sisĂ« dhe guximit nĂ« çdo lĂ«vizje.
  • NjĂ« spekatakĂ«l ajror i realizuar nga helikopteri akrobatik Flying Bulls, i shoqĂ«ruar nga manovra ekstreme tĂ« Dario CostĂ«s dhe shfaqje me paramotor nga Dimitris Kolliakos, ofruan momente qĂ« mbetĂ«n gjatĂ« nĂ« memorien e tĂ« pranishmĂ«ve.

Racing Expo: Një Eksperiencë Unike

Para përfundimit të spektaklit më 31 maj, të apasionuarit patën mundësinë të vizitonin Racing Expo në Zappeion Megaron më 29 dhe 30 maj, ku eksploruan paddock-un autentik të Oracle Red Bull Racing, provuan simulatorët dhe  sfiduan veten në aktivitete të ndryshme, si Pit Stop Challenge dhe lojëra reagimi. Nuk munguan as suveniret unike që bënë kujtimet edhe më të veçanta.

ALUMIL dhe Inovacioni i Përsosur

Bashkëpunimi i ALUMIL me Red Bull është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për inovacion dhe performancë të lartë. ALUMIL, lider në industrinë e sistemeve arkitektonike të aluminit, vazhdon të sfidojë kufijtë me produkte si Loop 80 dhe SlideAir, që ofrojnë një nivel të ri të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit energjetik. Ky partneritet dinamik me një markë kaq të njohur globalisht si Red Bull bëri të mundur organizimin e një event, që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që paten fatin ta përjetonin.

Red Bull Showrun nga ALUMIL ishte njĂ« ngjarje qĂ« tejkaloi çdo pritshmĂ«ri, e mbushur me emocion, spektakĂ«l dhe adrenalinĂ« – duke i dhĂ«nĂ« AthinĂ«s njĂ« shfaqje qĂ« do tĂ« kujtohet pĂ«r shumĂ« vite.

David Coulthard performs at Red Bull Showrun in Sandton, Johannesburg, South Africa on October 6, 2024. // Mpumelelo Macu / Red Bull Content Pool // SI202410060575 // Usage for editorial use only //

Patrick Friesacher of Austria in a RB8 seen during the Red Bull Showrun by Alumil in Thessaloniki, Greece on September 23, 2023. // Joerg Mitter / Red Bull Content Pool // SI202309230706 // Usage for editorial use only //

David Coulthard performs at the Red Bull Showrun in Sandton, Johannesburg, South Africa on October 6, 2024. // Craig Kolesky / Red Bull Content Pool // SI202410060546 // Usage for editorial use only //

Dani Pedrosa, Sepang MotoGP test, 1 February 2024 // David Goldman / Red Bull Content Pool // SI202402010155 // Usage for editorial use only //

Mad Mike Whiddett drives his Mazda RX7 Drift car at the Goodwood Festival of Speed in West Sussex, England on June 29th 2014 // Getty Images / Red Bull Content Pool // SI201406300316 // Usage for editorial use only //

Dario Costa performs during the FIA Formula One World Championship at the Red Bull Ring in Spielberg, Austria on June 29, 2024. // Philip Platzer / Red Bull Ring // SI202406290255 // Usage for editorial use only //

The post Red Bull Showrun nga ALUMIL: Spektakli i Madh i Garave me Makinë në Athinë appeared first on Revista Monitor.

Hyjnë në fuqi 9 masat e reja për investime deri në 50% të vlerës në bujqësi

12 August 2025 at 13:06

Skemës kombëtare në bujqësi i janë shtuar edhe 9 masa të reja në ndihmë të fermerëve për investime në ndërtimin e serrave, mbjelljet frutore, për mekanizimin e fermave, agroturizmin dhe mbështetje në akuakulturë.

Mbështetja me grante përfshin deri në 50% të vlerës, me kufizime sipas sipërfaqes dhe shumave përkatëse që variojnë nga 250 mijë lekë deri në 15 mln lekë, në varësi të sektorit që do të kryhet aplikimi.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte 8 masa në mbështetje të fermerëve, teksa me masat e reja shtresë së miratuar së fundmi numri i tyre arrin në 17 masa për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

NĂ« udhĂ«zimin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« UdhĂ«zimin nr. 14, datĂ« 28.3.2025, “pĂ«r kriteret, procedurat dhe mĂ«nyrĂ«n e administrimit tĂ« fondit tĂ« programit pĂ«r bujqĂ«sinĂ« dhe zhvillimin rural” tĂ« botuar nĂ« Fletoren Zyrtare do tĂ« mbĂ«shtesĂ« sektorĂ«t bujqĂ«sorĂ« dhe blegtoralĂ« pĂ«r investime nĂ« serrat diellore, mbjellje tĂ« reja pemĂ«sh, rrjeta kundĂ«r breshĂ«ri, sisteme ujitjeje, mbarĂ«shtim kafshĂ«sh, mekanizim fermash, agroturizĂ«m dhe akuakulturĂ« detare.

UdhĂ«zimi gjithashtu pĂ«rcakton se pĂ«rfituesit e masave tĂ« reja nuk duhet tĂ« jetĂ« debitor ndaj AgjencisĂ« pĂ«r Zhvillimin BujqĂ«sor dhe Rural (AZHBR) dhe MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural (MBZHR). Nuk duhet jetĂ« debitor ndaj DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve, sipas legjislacionit nĂ« fuqi, ku duhet tĂ« kenĂ« shlyer “sigurimet shoqĂ«rore” nĂ« rastin e fermerĂ«ve individualĂ«.

Aplikuesit gjithashtu duhet të ketë tokën në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit. Të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës.

Aplikimet pĂ«r masat mbĂ«shtetĂ«se (nr. 9–17) bĂ«hen me dosje fizike nĂ« zyrat qendrore tĂ« AZHBR-sĂ« nga data 30.7.2025 deri mĂ« 30.9.2025. AplikantĂ«t duhet tĂ« paraqiten me letĂ«rnjoftim elektronik ose pasaportĂ« biometrike pĂ«r identifikim. NĂ«se fondi nuk ezaurohet, mund tĂ« shpallen thirrje tĂ« tjera, me data tĂ« miratuara nga ministri i BujqĂ«sisĂ«.

Masat e reja

9 PĂ«r ndĂ«rtimin e serrave diellore tĂ« reja pĂ«r perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, pĂ«rfshirĂ« edhe instalimin e sistemit tĂ« ujitjes, me sipĂ«rfaqe minimale 0.2 ha dhe sipĂ«rfaqe maksimale 2 ha. Masa e pĂ«rfitimit tĂ« jetĂ« nĂ« 50% tĂ« vlerĂ«s totale tĂ« faturave tatimore, por jo mĂ« shumĂ« se: – 15 00 000 (pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« milionĂ«) lekĂ«/ha pĂ«r serrat e prodhimit tĂ« perimeve; – 8 000 000 (tetĂ« milionĂ«) lekĂ«/ha pĂ«r serrat e prodhimit tĂ« rrushit pĂ«r tavolinĂ«; – 4 000 000 (katĂ«r milionĂ«) lekĂ«/ha pĂ«r serrat (tunelet plastike) tĂ« prodhimit tĂ« luleshtrydheve.

10 Për investime në mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha. Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

11 Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

12 Për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistues. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

13 Për ndërtimin e ambienteve të reja për për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt.

14 Mbështetje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

15 Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

16 Mbështetje për investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15,000,000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt.

17 Mbështetje për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat). Masa e përfitimit të jetë në 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15,000,000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

 

 

 

 

The post Hyjnë në fuqi 9 masat e reja për investime deri në 50% të vlerës në bujqësi appeared first on Revista Monitor.

Rritet konsumi, të ardhurat nga Doganat për 7 mujorin arrijnë rekordin 1.22 miliardë euro

12 August 2025 at 12:30

Dogana Shqiptare ka publikuar rezultatet e të ardhurave për periudhën Janar-Korrik 2025 ku të ardhurat ishin rreth 117 miliardë lekë ose rreth 5.6 miliardë lekë (rreth 57 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Lehtësimi procedurave doganore, rritja e mbikëqyrjes së importit, tranzitit dhe ri eksportit për mallrat e akcizës, shkëmbimi informacionit me partnerët ndërkombëtarë dhe organet ligjzbatuese në vend, janë disa nga faktorët që kanë siguruar performancë në rritje dhe të qëndrueshme të të ardhurave doganore.

Burimet zyrtare nga Administrata Doganore konfirmuan për Monitor se ky është niveli më i lartë i të ardhurave në historinë e doganave shqiptare me nje rritje prej 67% më shumë se vitit 2020 dhe nje rritje prej 84% krahasuar me vitin 2013.

Kursi këmbimit vijon të ketë efekteve negative të të ardhurave nga doganat për shkak të nënçmimit të euros dhe dollarit amerikan(respektivisht me 3 dhe 4 %), pasi importet deklarohen në valutë të huaj mbi të cilat llogariten dhe detyrimet në doganë për TVSH, akcizën dhe taksat doganore.

Performanca pozitive e të ardhurave doganore, bazuar mbi shifrat e publikuara, është mbështetur kryesisht në rritjen e të ardhurave nga produktet e akcizës dhe tatimi mbi vlerën e shtuar në import.

Kahasuar me periudhen e njejte të nje viti me pare, taksa doganore ka kontribuar me +271 milionë lekë më shumë mbështetur nga rritja e të ardhurave nga mallrat e konsumit te pergjithshem, konstruksione metalike, Frutat, Ushqimet e pregatitura etj


Të ardhurat nga akciza kanë rritjen më të fortë për 7 mujorin 2025 me një efekt në total +4,1 miliardë lekë më shumë qe ka ardhur pergjithesisht nga rritja e importit te karburantit që ka kontribuar në buxhet me rreth +2,2miliardë lekë ndërkohë që rritja e sasise se konsumuar për 7 mujorin ishte me rreth 50,000 ton.

Kontribut në rritjen e të ardhurave kanë dhe cigaret me rritje të sasise se konsumuar me rreth 153 ton, pije alkoolike prodhim vendi dhe birre importi (rritje e sasise +4,740 ton).

Tatimi mbi Vlerën e shtuar në Import(TVSH), krahasuar me shtatë-mujorin 2024 ka kontribyuar në buxhet me rreth +1,6 miliardë lekë më shumë, mbështetur kryesisht në rritjen e importeve të energjisë elektrike, konstruksionet metalike, Cigare, Kafe, Druri dhe artikujt e tij.

Efekt negativ krahasuar me vitin e kaluar kane dhene autoveturat e perdorura me -860 milionë lekë, nje sektor tregetie qe po njeh renie ne vazhdimesi si ne sasi edhe ne vlere.

Edhe Renta ka shënuar rënie krahasuar me 7 Mujorin 2024 kryesisht nga renia prej rreth 26% e cmimit te burses dhe renies me rreth 11% e sasie se eksportit të mineraleve dhe renie me rreth 14% e çmimit te Brend dhe renie me rreth 12% e sasise se eksportit për naftën bruto.

Burimi: Doganat

 

The post Rritet konsumi, të ardhurat nga Doganat për 7 mujorin arrijnë rekordin 1.22 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni në Kosovë arrin 4,3%, rritje kryesisht në çmimet e ushqimit dhe energjisë

12 August 2025 at 11:00

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024. Inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin korrik 2025.

Çmimet e konsumit nĂ« KosovĂ« kanĂ« vazhduar trendin rritĂ«s edhe gjatĂ« muajit korrik 2025, duke e çuar inflacionin vjetor nĂ« 4,3%, ndĂ«rsa ai mujor ka arritur 0,2%, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s.

Ky nivel inflacioni mbetet dukshëm mbi objektivin e konsideruar ideal prej rreth 2%, që përdoret si standard në ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim.

Sipas raportit të ASK-së, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga disa kategori kryesore të mallrave dhe shërbimeve.

Ndër to, rritjen më të madhe e kanë pësuar pushimet e organizuara me +20,9%, pasuar nga kafeja, çaji dhe kakaoja me +16,9%, si dhe energjia elektrike me +16,6%. Po ashtu, çmime më të larta janë regjistruar te produktet ushqimore bazë si mishi (+12,7%), pemët (+12,3%) dhe perimet (+10,7%).

Shtrenjtim është vërejtur edhe tek shërbimet e transportit (+10,4%), mirëmbajtja e pajisjeve personale (+10,2%), vajrat dhe yndyrat, shërbimet hoteliere, shërbimet ambulantore, produktet e qumështit, pijet alkoolike dhe shërbimet financiare.

Nga ana tjetër, disa kategori kanë shënuar ulje çmimesh në bazë vjetore. Biletat e fluturimeve janë liruar me 10,3%, ndërsa karburantet dhe lubrifikantët kanë rënë me 6,2%, duke ndikuar pozitivisht në kostot e transportit dhe lëvizjes.

Rritjet më të mëdha të çmimeve (korrik 2025, vjetore)

  • Pushime tĂ« organizuara: +20,9%
  • Kafe, çaj dhe kakao: +16,9%
  • Energjia elektrike: +16,6%
  • Mishi: +12,7%
  • PemĂ«t: +12,3%
  • Perimet: +10,7%
  • Transporti: +10,4%
  • MirĂ«mbajtja e pajisjeve personale: +10,2%

Uljet më të mëdha të çmimeve (korrik 2025, vjetore)

  • Bileta fluturimi: -10,3%
  • Karburante dhe lubrifikantĂ«: -6,2%

Ndryshimet mujore (krahasuar me qershor 2025)

  • Pushime tĂ« organizuara: +11,8%
  • Karburante dhe lubrifikantĂ«: +1,9%
  • UjĂ« mineral, pije joalkoolike, lĂ«ngje: +0,9%
  • Mishi: +0,5%
  • Perimet: -2,7%

Në krahasim me muajin qershor 2025, inflacioni mujor prej 0,2% është nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të pushimeve të organizuara (+11,8%), karburanteve dhe lubrifikantëve (+1,9%), ujit mineral, pijeve joalkoolike dhe lëngjeve (+0,9%), si dhe mishit (+0,5%). Ndërkohë, një ulje e çmimeve të perimeve me -2,7% ka ndihmuar të zbutet pjesërisht presioni mbi inflacionin mujor.

Sipas ASK-sĂ«, nĂ« periudhĂ«n korrik 2024 – korrik 2025, grupet dhe nĂ«ngrupet mĂ« tĂ« ndikuara nga rritja e çmimeve janĂ«:

Pushimet e organizuara (+20,9%) dhe kafe, çaj e kakao (+16,9%), që reflektojnë një shtrenjtim të shërbimeve rekreative dhe produkteve ushqimore që lidhen me konsum të përditshëm dhe turizmin.

Energjia elektrike (+16,6%), që ka një ndikim të rëndësishëm në shpenzimet e familjeve, duke rritur kostot e jetesës.

Produkte ushqimore si mishi (+12,7%), pemët (+12,3%) dhe perimet (+10,7%) që janë esenciale për ushqimin dhe tregojnë presionin e vazhdueshëm në sektorin bujqësor dhe zinxhirin e furnizimit.

Shërbime të transportit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve personale (+10,4% dhe +10,2%), duke reflektuar rritje të kostove operative dhe shpenzimeve të konsumatorëve.

Rritje të ndjeshme vërehet edhe në vajra dhe yndyra, shërbime hoteliere, shërbime ambulantore, qumësht, djathë, vezë, si dhe tek pije alkoolike dhe shërbime financiare.

Në krahasim me qershorin 2025, çmimet në korrik u rritën lehtë me 0,2%, kryesisht për shkak të:

Pushimeve të organizuara (+11,8%), që mund të reflektojnë një kërkesë më të lartë sezoniere gjatë verës.

Karburanteve dhe lubrifikantëve (+1,9%), që megjithëse kanë rënë në bazë vjetore, shfaqin një rritje mujore duke ndikuar në koston e lëvizshmërisë.

Ujit mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (+0,9%) dhe mishi (+0,5%).

Inflacioni prej 4,3% vjetor është mbi objektivin ideal të inflacionit prej rreth 2%, që zakonisht konsiderohet si stabil për ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim. Në Kosovë, kjo rritje e çmimeve të konsumit reflekton jo vetëm çmimet e larta në energji dhe ushqim, por edhe sfidat e sektorëve të turizmit dhe shërbimeve, që kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Nga ana politike dhe ekonomike, këto shifra nxisin nevojën për politika më të efektshme për kontrollin e inflacionit, përfshirë mbështetjen e prodhimit vendor, përmirësimin e infrastrukturës për furnizim dhe menaxhim më të mirë të çmimeve të energjisë dhe shërbimeve publike.

The post Inflacioni në Kosovë arrin 4,3%, rritje kryesisht në çmimet e ushqimit dhe energjisë appeared first on Revista Monitor.

Fitimi i sektorit bankar ra me 8.5% për gjysmën e parë të vitit

12 August 2025 at 10:00

Rënia e normave të interesit po sjell një zhvendosje në ulje të fitimit të sektorit bankar për këtë vit.

Të dhënat e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se fitimi neto i sektorit për 6-mujorin 2025 kishte vlerën e 17.7 miliardë lekëve, në rënie me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bankat qendrore vitin e kaluar nisën uljen e normave të interesit dhe kjo është reflektuar në kthimet prej instrumenteve financiare. Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, në fund të 6-mujorit 2025 ra pranë nivelit të 2%, nga pothuajse 3.3% që kishte qenë një vit më parë.

Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.76%, nga 3.28% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e treguesve benchmark përcillet direkt në normat e kredive me norma të ndryshueshme interesi të bankave tregtare, që përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të portofolit të tyre.

Rënia e normave të interesit, si në Lekë, ashtu edhe në Euro ka filluar të japë efektet e para në një korrigjim në ulje të fitimeve të sektorit bankar në vend.

Ky efekt është i dukshëm për pothuajse të gjitha bankat e sektorit. Nga 11 banka në treg, nëntë raportojnë ulje të fitimeve krahasuar me një vit më parë. Madje, dy prej tyre e kanë mbyllur 6-mujorin e parë me humbje. Vetëm dy banka kanë arritur fitime më të larta krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Raiffeisen Bank kryeson renditjen e fitimeve, me një rezultat neto në vlerën e 4.16 miliardë lekësh, por në rënie me 5% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare renditet e dyta, me një fitim neto prej 3.87 miliardë lekësh. Edhe BKT raporton një rënie të rezultatit financiar, me 18% më pak krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2024.

Vijon, OTP Albania, me 2.4 miliardë lekë (7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë); Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 2.1 miliardë lekë (37% më shumë krahasuar me një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 1.56 miliardë lekë (17% më pak krahasuar me 6-mujorin 2024); Tirana Bank, me 1.32 miliardë lekë (3% më pak krahasuar me një vit më parë); Credins Bank, me 869 milionë lekë (19% më pak krahasuar me një vit më parë); Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 824 milionë lekë (13% më shumë krahasuar me një vit më parë), Union Bank, me 692 milionë lekë (22% më pak krahasuar me një vit më parë).

ProCredit Bank e ka mbyllur 6-mujorin me humbje në vlerën e 35 milionë lekëve, (kundrejt një fitimi 103 milionë lekë një vit më parë), ndërsa Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) raporton humbje në vlerën e 73 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë raportonte fitim neto për 85 milionë lekë. Megjithatë, raportimet e UBA në të dyja rastet janë bërë sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë dhe jo sipas IFRS-ve.

Për sa i takon kthimit nga kapitali aksionar, renditja kryesohet nga ABI Bank, me 33.93% (27.11% një vit më parë), e ndjekur nga Raiffeisen Bank, me 26.15% (29.47% një vit më parë); Fibank, me 24.35% (25.05% një vit më parë); OTP Albania, me 17.72% (23.82% një vit më parë); Tirana Bank, me 16.11% (20.89% një vit më parë); BKT, me 15.03% (19.71% një vit më parë); Union Bank, me 14.6% (22.87% një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 13.45% (15.42% një vit më parë); Credins Bank, me 6.97% (10.35% një vit më parë; ProCredit Bank, me -1.5% (4.83% një vit më parë) dhe UBA, me -3.81% (5.48% një vit më parë).  / E.Shehu

The post Fitimi i sektorit bankar ra me 8.5% për gjysmën e parë të vitit appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023

11 August 2025 at 23:02

Çmimet mĂ« tĂ« larta dhe fluksi i turistĂ«ve po rrit me shpejtĂ«si qarkullimin e tĂ« ardhurave nĂ« bizneset e shĂ«rbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.

Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.

Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese të ardhurat në bizneset e restoranteve pësuan rënie, por iu kthyen rritjes së shpejtë në dy vitet pasuese 2022 dhe 2023.

Rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve. Pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve (lënda e parë e restoranteve) pësuan rritje të fortë. Gjithashtu edhe çmimet e kafesë dhe pijeve të tjera në bare u rriten. Më 2023 inflacioni në grupin e ushqimeve ishte mbi 13 për qind. Rritjen më të lartë e pësuan recetat me bazë mishi, të cilën kuzhina shqiptare e ka pikë të fortë.

Teksa fitimet dhe qarkullimi në sektorin e bareve dhe restoranteve janë rritur, në anën tjetër numri i bizneseve erdhi në tkurrje ndërmjet 2019 dhe 2023. Kjo për shkak të konsolidimit të bareve dhe restoranteve në rrjetë të mëdha dhe falimentit të bareve të vogla në zonat rurale prej tkurrjes së popullsisë.

Teksa treguesit financiare te bareve dhe restoranteve u rriten ndjeshëm dy vitet e fundit, numri i të punësuarve në këto biznese në vitin 2023 ishte vetëm 2.3% më i lartë se në vitin 2022.

TĂ« dhĂ«na tĂ« tĂ«rthorta pĂ«r rritje e numrit tĂ« vizitorĂ«ve dhe çmimeve garantojnĂ« se qarkullimi nĂ« kĂ«to biznese ka pĂ«suar rritje edhe nĂ« vitet pasuese 2024-2025. Çmimet e restoranteve nĂ« vendin tonĂ« janĂ« ende mĂ« tĂ« lira se nĂ« EuropĂ«n PerĂ«ndimore. Kuzhina shqiptare me njĂ« miks recetash mesdhetare dhe vendase Ă«shtĂ« njĂ« atraksion qĂ« po tĂ«rheq gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« turistĂ«.

Kuzhina shqiptare është një pjesë e çmuar dhe ende e pazbuluar e Mesdheut. Recetat shqiptare janë një mozaik me identitet të fortë kombëtar me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike. Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut kuzhina shqiptare është më pak e komercializuar, çka përbën një potencial të madh për rritje të mëtejshme.

Emigrantet kanë bërë bashkë pjatat më të preferuara të Mesdheut, si picat dhe pastat e Italisë, sufllaqet e Greqisë, qoftet e Turqisë, teksa kuzhina tradicionale vendase dy vitet është në ekspansion.

Turizmi gastronomik ka një interes në rritje për eksperienca autentike dhe ushqime tradicionale dhe Shqipëria mund të ofrojë një përvojë të rrallë. Por nga ana tjetër zhvillimi i restoranteve kërkon më shumë standardizim, trajnime për stafin dhe më shumë promovim të ushqimit tradicional./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023 appeared first on Revista Monitor.

Depozitat në Dollarë Amerikanë, pranë nivelit më të lartë të dekadës së fundit

11 August 2025 at 23:01

Depozitat në Dollarë Amerikanë janë në rritje në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat në monedhën e gjelbër në fund të muajit qershor arritën vlerën e 838 milionë dollarëve, në rritje me 14.5% që nga fillimi i vitit 2025 dhe me 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e depozitave në Dollarë Amerikanë është shumë pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit. Vlera rekord për këtë periudhë u arrit në fund të prillit, me 849 milionë dollarë.

Shifrat tregojnë se rritja e kursimeve në valutë nuk ka prekur vetëm Euron dominuese, por është shtrirë edhe tek Dollari, që është valuta e dytë e huaj më e përdorur brenda ekonomisë dhe sektorit financiar shqiptar.

Pjesa më e madhe e depozitave në Dollarë Amerikanë u takon individëve. Në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 68% të totalit të depozitave në valutë. Rritja vjetore e depozitave në dollarë të individëve arriti në 23.2%, edhe më i lartë se rritja mesatare e depozitave në monedhën amerikane.

Në teori, rritja e normave të interesit në Dollarë Amerikanë pas vitit 2022 mund ta ketë bërë Dollarin më tërheqës për investime financiare. Sipas informacionit të raportuar nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, normat e interesit të depozitave në Dollarë Amerikanë në muajin janar të këtij viti arrinin deri në 2.7% për afatet më të gjata të maturimit.

Megjithatë, tregu financiar ofron edhe mundësi të tjera investimi, siç janë fondet e investimit apo pjesëmarrja në investime nëpërmjet platformave të huaja, përfshi këtu instrumentet financiare të tregut të kapitalit ose kriptomonedhat. Rritja e kursimeve në Dollarë Amerikanë mund të jetë e lidhur sidomos me investimet në instrumente alternative jashtë vendit dhe sidomos në kriptiomonedha.

Kriptovaluta kryesore, bitcoin, tashmë këmbehet me afërsisht 117 mijë dollar. Mund të hipotizohet se në një mjedis të tillë disa investitorë mund të kenë përfituar nga rritja e çmimit për të likuiduar kriptoasetet dhe për të riatdhesuar fondet, çka do ta rendiste tregun e kriptomonedhave si një nga faktorët që mund të ketë sjellë rritjen e depozitave në USD.

Një burim tjetër që besohet të ketë arritur nivele të konsiderueshme vitet e fundit janë edhe shërbimet outsourcing nga bizneset apo individë për kompani amerikane ose të vendeve të tjera jashtë BE që përdorin Dollarin si monedhë pagesash ndërkombëtare.

Në segmentin e biznesit, prurjet në USD lidhen kryesisht me eksportet e mallrave të kuotuara në dollar apo eksportet drejt vendeve jashtë Europës.

Ndërkohë, depozitat në Euro vazhdojnë të rriten. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e depozitave në Euro në fund të qershorit arriti në vlerën prej 8.12 miliardë eurosh, edhe në këtë rats shumë afër nivelit më të lartë historik.

Megjithatë, rritja e depozitave në Euro është reduktuar në nivele njëshifrore. Krahasuar me një vit më parë, depozitat në Euro janë në rritje me 7.5%. Vlerësohet se rritja e depozitave në valutë është e lidhur drejtpërdrejtë me rritjen e flukseve valutore hyrëse në ekonomi, të lidhura veçanërisht me sektorin e turizmit dhe pasuritë e paluajtshme. / E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Depozitat në Dollarë Amerikanë, pranë nivelit më të lartë të dekadës së fundit appeared first on Revista Monitor.

Shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

11 August 2025 at 23:00

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.

Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen, është një tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.

Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 -2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, tkurrja është 11%. Kjo tregon një trend vazhdueshëm demografik të zbehjes së popullsisë shkollore në moshat 6-14 vjeç.

Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% përgjatë periudhës në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar një rënie prej 19%, duke reflektuar një largim e të rinjve ose nga kjo fazë e arsimit apo një orientim drejt tregut të punës. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu një ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.

Në një kontrast të dukshëm me rëniet e mëparshme, arsimi i lartë ruan një stabilitet të konsiderueshëm. Numri i të regjistruarve në universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë ka pësuar vetëm një ulje të lehtë prej 1%, duke kaluar nga 123,797 në 2020 në 122,613 studentë në 2025. Kjo tregon se, pavarësisht sfidave demografike dhe sociale, interesi për studimet universitare mbetet i qëndrueshëm në Shqipëri.

Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit.

Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.

Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.

Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm. Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël.

Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi.

Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD-së jepnin në atë kohë.

Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Projektligji, lehtësohen procedurat e bizneseve shqiptare për tregun europian

11 August 2025 at 15:10

Qeveria shqiptare nxori pĂ«r konsultim publik Projektligji “PĂ«r ShoqĂ«ritĂ« Evropiane tĂ« BashkĂ«punimit” qĂ« synon krijimin e kuadrit ligjor pĂ«r Grupimet e Interesit Ekonomik Europian (GEIE), njĂ« instrument i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit ekonomik ndĂ«rkufitar midis bizneseve vendase dhe atyre evropiane.

Deri tani, mungesa e një rregullimi të tillë kishte krijuar një hendek në përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe kishte penguar intensifikimin e partneriteteve mes ndërmarrjeve shqiptare dhe kompanive të huaja.

Në mungesë të këtij kuadri ligjor, bizneset shqiptare, veçanërisht SME-të, nuk kanë pasur mundësi të krijojnë formalisht struktura bashkëpunimi me partnerë nga BE-ja përmes formave moderne të organizimit si GEIE, duke mbetur të kufizuar vetëm në mënyrat tradicionale të bashkëpunimit, si shoqëritë e përbashkëta. Kjo ka penguar integrimin e plotë të vendit në tregun e përbashkët evropian dhe ka lënë Shqipërinë pas vendeve të rajonit në këtë aspekt.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 5.3% e rreth 130 mijë ndërmarrjeve aktive në vend përfshijnë kapital të huaj ose bashkëpronësi me partnerë të jashtëm, kryesisht nga Italia, Kosova dhe Turqia. Kjo tregon një potencial të pashfrytëzuar për formate bashkëpunimi si GEIE, që mund të nxisin investime të reja dhe projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme, përfshirë eksportin, turizmin, shërbimet profesionale dhe teknologjinë.

Projektligji vendos një regjim juridik të veçantë për GEIE-të, duke plotësuar legjislacionin ekzistues për shoqëritë tregtare dhe bashkëpunimet bujqësore. Ai parashikon që krijimi i këtyre grupimeve të bëhet mbi baza vullnetare dhe në respekt të parimeve kushtetuese për lirinë e veprimit ekonomik dhe mbrojtjen e pronës private. Ky ligj nuk bie ndesh me kuadrin aktual ligjor, por ofron një mjet shtesë dhe modern për strukturat e bashkëpunimit ekonomik.

Sipas projektligjit, GEIE-të do të kenë mundësi të regjistrohen dhe administrohen në përputhje me sistemet e integruara kombëtare dhe evropiane, duke përmirësuar lidhshmërinë me platformat si BRIS (sistemi i ndërlidhur i regjistrave të biznesit në BE). Kjo do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe në lehtësimin e procedurave administrative për bizneset.

Kjo iniciativë pritet të rrisë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve shqiptare, të tërheqë investime të huaja dhe të hapë dyer për qasje më të lehtë në tregje të reja ndërkombëtare. Projektligji vendos standardet evropiane për përfshirjen e punëmarrësve në organet vendimmarrëse të SHEB-ve, në përputhje me Direktivën 2003/72/EC.

 

 

 

 

The post Projektligji, lehtësohen procedurat e bizneseve shqiptare për tregun europian appeared first on Revista Monitor.

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

11 August 2025 at 14:02

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke forcuar integritetin e organeve drejtuese dhe transparencën financiare.

Ligji në fuqi parashikonte ndalimin e ushtrimit të funksioneve drejtuese (administrator, anëtar bordi) për persona të dënuar për vepra penale të caktuara në Shqipëri, por nuk mbulonte rastet e dënimeve jashtë vendit për vepra të ngjashme, apo rastet kur individi ishte i sanksionuar me ndalim ushtrimi të profesionit në një tjetër shtet.

Kjo lejonte që individë të dënuar në vende të BE-së për mashtrim, korrupsion apo vepra të tjera të rënda të vazhdonin të mbanin role drejtuese në shoqëritë tregtare shqiptare. Projektligji e korrigjon këtë boshllëk, duke zgjeruar kriteret e papërshtatshmërisë dhe duke parashikuar krijimin e një regjistri publik të personave të ndaluar për administrim.

Kuadri ligjor aktual nuk përcakton qartë detyrimin për kthimin e fitimeve të shpërndara në kundërshtim me kriteret financiare, duke lënë të paqartë përgjegjësinë e aksionerëve përfitues.

Ndryshimet e reja sanksionojnë se fitimet e shpërndara pa autorizim duhet të kthehen detyrimisht dhe se aksionerët mbajnë përgjegjësi për shkeljen, duke synuar mbrojtjen e kapitalit dhe interesave të kreditorëve.

Ligji ekzistues nuk përmbante dispozita të detajuara për trajtimin e aksioneve të veta, si krijimi i rezervës së veçantë apo raportimi i detajuar dhe nuk ndalonte në mënyrë eksplicite mbështetjen financiare (huatë apo garancitë) të shoqërisë për blerjen e aksioneve të saj.

Këto boshllëqe krijonin mundësi për abuzime, përfshirë fshehjen e blerjes së aksioneve të veta përmes transaksioneve të ndërlikuara apo përdorimin e tyre si kolateral për huatë e palëve të treta. Projektligji vendos kufizime të qarta, duke ndaluar praktikat që cenojnë transparencën dhe stabilitetin financiar.

Për herë të parë parashikohet një dispozitë specifike që trajton shpalljen e pavlefshmërisë së një bashkimi të shoqërive në rast shkeljesh procedurale ose ligjore. Kjo masë synon të garantojë sigurinë juridike dhe të vendosë kufizime të qarta kohore duke shmangur pasigurinë në transaksionet e mëvonshme.

Projektligji që synon harmonizimin me rregullat e BE-së do të lehtësojë operimin e bizneseve shqiptare në tregje të tjera evropiane dhe do të eliminojë barrierat ligjore dhe proceduriale. Investitorët e huaj do të kenë një mjedis më të parashikueshëm, ndërsa procedurat e reja si regjistrimi elektronik i degëve, thjeshtësimi i raportimeve dhe qartësimi i rregullave financiare pritet të inkurajojnë sipërmarrjen dhe inovacionin.

Ndryshimet e parashikuara për integritetin e administratorëve, shpërndarjen e fitimeve, trajtimin e aksioneve të veta dhe transparencën financiare synojnë të forcojnë standardet e qeverisjes dhe rrisin përgjegjshmërinë e organeve drejtuese ndaj aksionarëve dhe kreditorëve.

Sipas qeverisë, ky projektligj vendos një bazë solide për transpozimin e direktivave të ardhshme të BE-së, përfshirë ato që lidhen me barazinë gjinore në organet drejtuese dhe transparencën fiskale.

 

 

 

 

The post Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit appeared first on Revista Monitor.

Projektligji, të huajt do të aksesojnë online të dhënat dhe bilancet e kompanive shqiptare

11 August 2025 at 13:33

Procedura “one-stop-shop” dhe aplikimi online pĂ«r regjistrim ekzistojnĂ« prej vitesh, por ShqipĂ«ria ende nuk Ă«shtĂ« e integruar nĂ« sistemin europian BRIS (Business Registers Interconnection System).

Kjo do të thotë se autoritetet dhe bizneset në BE nuk mund të marrin automatikisht informacion mbi një shoqëri shqiptare përmes Portalit Europian të e-Drejtësisë, duke detyruar përdorimin e procedurave më të kushtueshme si kërkesat manuale pranë QKB-së, përkthimet dhe legalizimet.

Kuadri ligjor shqiptar për regjistrimin e bizneseve pritet të pësojë një reformë për ta përshtatur atë me standardet e BE sipas projektligjit që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka ndjerrë për konsultim publik.

Projektligji “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime, ‘PĂ«r regjistrimin e biznesit’, synon lidhjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« Regjistrit Tregtar me BRIS, duke mundĂ«suar shkĂ«mbimin automatik tĂ« tĂ« dhĂ«nave me vendet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«. Kjo do tĂ« rrisĂ« transparencĂ«n dhe sigurinĂ« e transaksioneve ndĂ«rkufitare, pasi tĂ« dhĂ«nat bazĂ« tĂ« shoqĂ«rive shqiptare do tĂ« jenĂ« tĂ« aksesueshme falas nga publiku dhe autoritetet nĂ« tĂ« gjithĂ« BE-nĂ«.

Një risi tjetër e rëndësishme është hapja e mundësisë për regjistrim 100% online për investitorët e huaj dhe diasporën, pa nevojë udhëtimi ose procedura burokratike shtesë. Njohja e identifikimit elektronik dhe e nënshkrimit digjital të lëshuar nga vendet e BE-së do të thotë se një investitor mund të hapë një shoqëri apo degë në Shqipëri nga distanca, duke shmangur prokurat, noterizimet dhe apostilimet.

Reforma sjell përfitime edhe për bizneset vendase, duke thjeshtuar dhe shpejtuar procedurat, duke ulur kontaktet fizike me sportelet dhe duke minimizuar mundësitë për praktika korruptive.

Por administrata publike do tĂ« duhet tĂ« kryejĂ« investime nĂ« infrastrukturĂ«n IT pĂ«r t’u integruar me platformĂ«n europiane, por pritshmĂ«ritĂ« janĂ« pĂ«r rritje tĂ« ndjeshme tĂ« efikasitetit afatgjatĂ«.

Nga pikëpamja ekonomike, reforma pritet të nxisë rritjen e numrit të bizneseve të reja dhe të tërheqë investime të huaja, veçanërisht nga BE-ja dhe diaspora. Përfitimet përfshijnë uljen e kostove për bizneset, rritjen e sigurisë juridike dhe forcimin e besimit në marrëdhëniet tregtare.

Sipas planit, brenda një viti nga miratimi, sistemi do të jetë funksional për regjistrimet online dhe i ndërlidhur me BRIS, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet me shërbimet tregtare më inovative në rajon.

 

The post Projektligji, të huajt do të aksesojnë online të dhënat dhe bilancet e kompanive shqiptare appeared first on Revista Monitor.

Gjashtë muaj bllokim, 300 milionë euro humbje për ekonominë e Kosovës

11 August 2025 at 13:00

Kosova po hyn në muajin e gjashtë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj. Mungesa e institucioneve ka goditur ekonominë e vendit.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka paralajmëruar për pasojat e rënda që ka shkaktuar bllokimi institucional gjashtëmujor në vend, duke e vlerësuar humbjen direkte ekonomike në rreth 300 milionë euro.

Sipas AKB-së, kriza ka ardhur si rezultat i shkeljes së Kushtetutës nga partia më e madhe në vend, e cila për gjashtë muaj ka propozuar të njëjtin kandidat për kryetar, në kundërshtim me ligjin themeltar.

NĂ« njĂ« reagim publik, AKB thekson se kriza e qĂ«llimshme politike ka paralizuar vendimmarrjen shtetĂ«rore, ka penguar funksionimin normal tĂ« institucioneve dhe ka shkaktuar humbje nĂ« çdo sektor – nga prodhimi dhe eksporti, te investimet e huaja dhe projektet strategjike.

“Pasiguria politike dhe juridike pĂ«r gjashtĂ« muaj me radhĂ« ka sjellĂ« rreth 300 milionĂ« euro humbje tĂ« drejtpĂ«rdrejta, rĂ«nie deri nĂ« 25% tĂ« kapaciteteve prodhuese, pezullim tĂ« kontratave ndĂ«rkombĂ«tare dhe largim tĂ« investitorĂ«ve tĂ« huaj. KĂ«to nuk janĂ« vetĂ«m statistika – janĂ« mijĂ«ra vende pune tĂ« humbura dhe dhjetĂ«ra biznese nĂ« prag tĂ« falimentimit”.

Sipas AKB-së, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa ka konfirmuar se e drejta ka qenë e qartë që në fillim, por konstatimi ka ardhur tepër vonë për ekonominë

AKB kĂ«rkon nga tĂ« gjitha institucionet dhe forcat politike qĂ« t’i japin fund praktikave tĂ« tilla, tĂ« respektojnĂ« KushtetutĂ«n dhe tĂ« garantojnĂ« stabilitet institucional.

“Ekonomia nuk mund tĂ« mbahet peng i pazareve politike – çdo ditĂ« bllokimi Ă«shtĂ« njĂ« goditje fatale pĂ«r vendin”.

Edhe përfaqësues të tjerë të bizneseve kanë numëruar pasojat që ka përjetuar ekonomia, prej se ka nisur kriza politike.

Në një tryezë diskutimi që ka organizuar Oda Ekonomike Amerikane, kryetari i saj, Arian Zeka, tha se çdo ditë janë ofruar informata për përkeqësim të shëndetit financiar të bizneseve.

“Çdo ditĂ« marrim informata pĂ«r sa i pĂ«rket pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« shĂ«ndetit financiar tĂ« bizneseve dhe rĂ«nies sĂ« likuiditetit tĂ« institucioneve financiare.

Ankesat lidhen po ashtu me zvogĂ«limin e investimeve kapitale nga ana e institucioneve publike nĂ« vend. Duke qenĂ« njĂ« prej shtyllave kryesore zhvillimore, e cenon edhe rrjedhĂ«n e parasĂ« sĂ« gatshme dhe shĂ«ndetin financiar”.

Kurse, Lorik Fejzullahu i cili përfaqëson një nga bizneset, e paraqiti si problem rënien e investimeve kapitale.

“Kosova Ă«shtĂ« shumĂ« specifike nga shumĂ« vende tĂ« tjera tĂ« rajonit dhe botĂ«s, pasi shpenzimet qeveritare pĂ«rbĂ«jnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« bruto-produktit vendor.

Kjo ka stagnuar nĂ« kĂ«to vite tĂ« qeverisjes, tash edhe me ngĂ«rçin politik nuk shihen mĂ« tej projekte tĂ« tjera zhvillimore dhe kapitale. Ju e dini qĂ« pesĂ«-gjashtĂ« komuna tĂ« mĂ«dha nuk e kanĂ« buxhetin e aprovuar dhe nuk mund tĂ« shpenzojnĂ« fonde. Krejt kjo ka filluar tĂ« ndihet nĂ« ekonomi”, deklaroi Fejzullahu.

Ndër problemet e ngritura gjatë diskutimeve në këtë tryezë, është edhe obligimi i bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, që të dalin në treg të hapur të energjisë.

Me 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan e me 15 prill filluan përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Për më shumë se 100 ditë, qytetarët plot 54 herë e panë duke e hapur e duke e mbyllur seancën konstituive kryesuesin e saj.

Seancat e dështuara bën që Kosova të mos ketë institucione të reja as pas fiks 6 muajve nga zgjedhjet e 9 gushtit.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja e kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, i fitoi 48 ulĂ«se dhe partitĂ« e tjera parlamentare nuk kanĂ« pranuar ta votojnĂ« kandidaten e saj pĂ«r kryetare tĂ« Kuvendit, pĂ«r emĂ«rimin e sĂ« cilĂ«s nevojiten tĂ« paktĂ«n 61 vota.Derisa LVV-ja ngul kĂ«mbĂ« se Albulena Haxhiu Ă«shtĂ« kandidate meritore, disa prej partive mĂ« tĂ« mĂ«dha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e pĂ«rjashtojnĂ« atĂ« si “pĂ«rçarĂ«se”.

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla. Edhe 11 ulĂ«se tjera janĂ« tĂ« pakicave.

 

 

 

The post Gjashtë muaj bllokim, 300 milionë euro humbje për ekonominë e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

❌
❌