Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 August 2025Main stream

Shiste kanabis në doza/ Elbasan, pranga 31 vjeçarit

11 August 2025 at 13:18

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

‘Modernizimi i infrastrukturës ushtarake të FA’, Rama: Projekti i Akademisë, frymë e re arkitekturore

11 August 2025 at 13:15

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin më të ri të modernizimit të infrastrukturës ushtarake në vend, duke theksuar se ky transformim prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura dhe është në përputhje të plotë me standardet më moderne të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).

Projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura është konceptuar nga studioja me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, dhe përfshin një kampus të integruar ku ndërthuren zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese. Ky vizion bashkëkohor synon të sjellë një frymë të re në edukimin dhe përgatitjen e kuadrove ushtarakë shqiptarë.

“Investimi në kapitalin njerëzor mbetet prioritet i yni. Kjo pasqyrohet qartë edhe në rritjen e ndjeshme të interesit për programet Bachelor të Akademisë, ku për sezonin e ri janë regjistruar 1634 aplikime nga të rinj të vendit,” – deklaroi Rama.

 

Turizmi, jo vetëm bregdet/ Travel and Tour World: Turistët në Shqipëri preferojnë të eksplorojnë sa më shumë qytete

11 August 2025 at 13:08

Turistët e huaj po shfaqin gjithmonë e më tepër interes për te eksploruar sa më shumë destinacione ne Shqipëri.Platforma e njohur e udhëtimeve  në botë Travel and Tours World shkruan se turizmi në Shqipëri po evoluon ndërsa preferencat e vizitorëve  po ndryshojnë. Në një kohë që  mbërritjet e udhëtarve të  huaj rriten, çmimet e hoteleve po përshtaten për të tërhequr më shumë udhëtarë me buxhet të kufizuar që kërkojnë përvoja përtej pushimeve në plazh.

Sipas Travel and tours World operatorët vendas të hoteleve dhe ofruesit e tureve kanë vënë re se lloji i turistëve që vizitojnë Shqipërinë kete vit ka ndryshuar ndjeshëm. Vizitorët e sotëm janë më pak të interesuar të kalojnë ditë të gjata në plazh, duke preferuar në vend të kësaj të eksplorojnë aspekte më të larmishme të vendit me çmime të përballueshme.

Këta vizitorë janë të përqendruar në eksplorimin e bukurisë natyrore, historisë dhe kulturës së Shqipërisë, shpesh me synim mbajtjen e kostove të ulëta. Rajone si Saranda, Ksamili dhe Himara, të cilat tradicionalisht kanë një kërkesë të lartë gjatë verës, i janë përgjigjur këtij ndryshimi duke ulur çmimet e tyre..

Ksamili vlerësohet një vend i preferuar për familjet, dhe sipas Travel and Tours world ka parë një ndryshim të dukshëm në përballueshmërinë e çmimeve këtë vit. Me herët çmimet e larta kishin kufizuar kohëzgjatjen e qëndrimeve të shumë familjeve por rënia e fundit e çmimeve të hoteleve ua ka bërë më të lehtë familjeve të shijojnë pushime më të gjata. Udhëtarët po zbulojnë se qiratë e apartamenteve dhe hotelet, dikur të shtrenjta, tani po ofrojnë vlerë shumë më të mirë.

Për shembull, një dhomë hoteli me tre yje në Ksamil mund të gjendet për vetëm 550 euro për një javë në fillim të gushtit – një ofertë tërheqëse për udhëtarët që kujdesen për buxhetin

Durrësi  dhe Golemi vazhdon të tërheqë turistë vendas dhe ndërkombëtarë, falë kombinimit të çmimeve të përballueshme dhe opsioneve të larmishme të akomodimit. Rajoni përfiton gjithashtu nga turizmi i organizuar, i cili siguron një fluks të qëndrueshëm vizitorësh.

Ndërsa Shëngjini dhe Velipoja po zhvillohen gjithashtu shkruan Travel and tours world. Dikur të konsideruara të përballueshme, këto zona kanë filluar të tërheqin turistë të nivelit më të lartë.

Fluksi i opsioneve të reja të akomodimit, i kombinuar me profilin turistik në zhvillim, ka riformësuar tregun, duke çuar në rregullime të konsiderueshme të çmimeve përgjatë bregdetit.

Për udhëtarët që kërkojnë një përvojë të pasur kulturore me një çmim të përballueshëm, Shqipëria mbetet një destinacion tërheqës. / abcnews.al /

Divjakë/ Ishte duke notuar, humb jetën 70 vjeçari. Dyshimet e para

11 August 2025 at 13:03

Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. / abcnews.al /

“Zonja” tregon veten/ Juventus fiton 2-1 miqësoren në fushën e Borussia Dortmund

11 August 2025 at 12:59

Merkato e verës nuk ka qenë aspak ekzaltuese, ndërsa parashikimet për sezonin e ri të Serie A janë larg emrit të madh të Juventusit.

Por si një revansh ndaj të gjithë zërave mediatikë, “Zonja e Vjetër” tregoi të gjithë forcën në miqësoren e fundit, të fituar 2-1 në një fushë aspak të lehtë si ajo e Borussia Dortmund.

Në “Signal Iduna Park” të mbushur plot si të ishte një sfidë e Champions League, heroi i mbrëmjes ishte Andrea Kambiaso, I cili shënoi të dy golat e fitores për juventinët.

Mbrojtësi i kombëtares italiane kaloi në epërsi skuadrën italiane në minutën e 16-të, ndërsa kjo rrjetë vendosi edhe pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta të regjistruara në të dyja portat.

Pas pushimit, Kambiaso vulosi mbrëmjen e madhe si protagonist me realizimin e dytë personal në minutën e 53-të.

Vetëm në limitet e kohës së rregullt, Borussia Dortmund ngushoti diferencën.

Beier shënoi golin e nderit për gjermanët, por nuk prishi sukesin e Juventus, që jep një mesazh force për të gjithë rivalët në prag të sezonit të ri të Serie A.  / abcnews.al /

Grabiti celularin e një shtetasi/ Cërrik, pranga të riut

11 August 2025 at 12:37

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur celularin, rreth mesnatës, në një lokal në lagjen nr. 1, Cërrik, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi O. Z., 19 vjeç, banues në Cërrik. / abcnews.al /

Kaos në kufirin greko-shqiptar/ Vonesa nga pala greke, radha e mjeteve mbi 2 kilometra

11 August 2025 at 12:16

Radhë dhe vonesa të gjata në kalim po shënohen në pikën kufitare greko-shqiptare të Mavromatit, ku qytetarë dhe automjete janë detyruar të presin mbi tre orë për të hyrë në Shqipëri. Radhët shtrihen deri në 2 kilometra, kryesisht në segmentin që vjen nga pala greke drejt pikës së kalimit kufitar.

Temperaturat e larta, në kulmin e ditës, po e vështirësojnë ndjeshëm situatën për udhëtarët, mes të cilëve ka familje me fëmijë, të moshuar dhe turistë, që po kthehen në vend për pushimet verore.

Në pikën kufitare të Qafë Botës, autoritetet shqiptare po punojnë me 3 sportele aktive, ndërsa pala greke operon me vetëm 2 sportele. / abcnews.al /

Kapshticë/ Fluks i shtuar në pikën kufitare, katër sportele aktive

11 August 2025 at 12:05

Dogana e Kapshticës po përjeton një fluks të shtuar hyrjesh, edhe në mesditën e sotme, teksa shumë emigrantë po kthehen në vendlindje për pushimet verore.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, deri në orët e mesditës, kanë hyrë mbi 3 mijë shtetas.

Për të përballuar fluksin, në të dyja kahet e kalimit kufitar po punohet me kapacitet të plotë, duke u hapur deri në katër sportele aktive. Siç bëjnë me dije autoritetet kufitare, numri i sporteleve përcaktohet në varësi të fluksit në moment.

Sipas të dhënave zyrtare për datën 10 gusht 2025: Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 7,449 shtetas, ndërsa kanë dalë 4,837 shtetas.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës janë regjistruar 5,551 hyrje dhe 4,988 dalje. / abcnews.al /

Barcelona “show”/ Kampionët e La Liga mundën 5-0 Como, fitojnë trofeun “Gamper”

11 August 2025 at 11:28

Problemet që rrethojnë klubin janë të mëdha, por në fushë Barcelona shkëlqen, duke I dhënë një tjetër sinjal të rëndësishëm rivalëvë në prag të nisjes së sezonit të ri në La Liga.

Kampionët spanjollë fituan 5-0 ndaj Como sfidën e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Johan Gamper”, por më shumë se rezultatin ishte loja e skuadrës së Hansi Flick, që i bën tifozët “blaugrana” të ëndërrojnë sërish.

Sfida e luajtur në stadiumin “Johan Cruyff” kishte pak histori, me të zotët e shtëpisë që e vranë garën me katër gola që në pjesën e parë.

Firmin Lopez shënoi për epërsinë e Barcelonës në minutën e 21-të.

Po vetë, mesfushori me tipare sulmuese dyfishoi shifrat në të 35-ën.

Më pas, skenën e morën dy yjet e tjerë “blaugrana”.

Protagonistë në sezonin e shkuar të kurorëzuar me titullin kampion, Rafinha dha Lamine Yamal projektojnë një tjetër edicion të madh.

Braziliani thelloi në 3-0 diferencën në rezultat, ndërsa në fundin e pjesës së parë, talenti spanjoll plotësoi “pokerin” e kampionëve të La Liga.

Pas pushimit, Lamine Yamal kurorëzoi mbrëmjen e madhe personale dhe atë të Barcelonës me golin e pestë, që vulosi triumfin e skuadrës së Hansi Flick.

Me këtë sukses, kampionët spanjollë ruajnë serinë pa humbje në turnetë veror, ku në katër ndeshje kanë shënuar 20 gola. Kështu, të gjithë rivalët janë të paralajmëruar në vigjilje të sezonit të ri që nis në fundjavë. / abcnews.al /

Futbolli anglez nis me surpriza/ Liverpool zhgënjen në finalen e Superkupës, feston Crystal Palace

11 August 2025 at 11:25

Sezoni i ri i futbollit anglez ka nisur me supriza. Liverpul zhgënjeu të gjitha parashikimet, duke u dorëzuar në finalen e Community Shield, ose Superkupën e Anglisë.

Trofeu I parë I futbollit anglez në këtë edicion shkon për Crystal Palace, që triumfoi në “Ëembley” pas goditjes së penalltive.

Rezultati në kohën e rregullt ishte 2-2, ku kampionët anglezë e panë veten dy herë në epërsi.

Hugo Ekitike kaloi në epërsi “The Reds” që në minutën e katërt. Goli I parë me Liverpul për sulmuesin francez dha përshtypjen e një sfide të mbyllur përpara kohe.

Por këto pritshmëri u rrezuan shpejt.

Në të 17-ën, Mateta me 11-metërsh ktheu sërish barazinë në rezultat.

Vetëm katër minuta më pas, Liverpul kaloi sërish në avantazh. Frimpong shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë.

Pas pushimit, Crystal Palace barazoi për të dytën herë me Sarr në minutën e 77-të, ndërsa fati I trofeut do të vendosej nga pika e penalltisë.

Salah, MacAllister dhe Elliot gabuan gjuajtjet e tyre, ndërsa Crystal Palace festoi për herë të parë në histori trofeun e Superkupës së Anglisë.

Ra nga lartësia në kantier/ Tiranë, ndërron jetë punëtori 66 vjeçar

11 August 2025 at 11:18

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rrahman Mija, rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

11 August 2025 at 11:14

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura. / abcnews.al /

(EMRI) Aksident me vdekje në Hamallaj/ Automjeti përplas këmbësorin 70 vjeçar

11 August 2025 at 11:11

Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gjon Bushpepa, 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

 

E rëndë në Maliq!/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari, dyshimet e para

11 August 2025 at 10:45

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me pare. Policia nga vendi ngjarjes thote se familjaret e viktimes kane deklaruar se 32 vjeçari prej disa kohesh kishte shfaqur shenja depresioni.

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

11 August 2025 at 10:39

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një sulm ajror izraelit të dielën në lindje të qytetit të Gazës, pranë spitalit Shifa, raportuan zyrtarët lokalë dhe vetë Al Jazeera.

Al Sharif, 28 vjeç, ishte më parë pjesë e ekipit të agjencisë Reuters, i cili fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 2024 në kategorinë Fotografi e Lajmit të Menjëhershëm për mbulimin e luftës Izrael-Hamas. Ai ishte gjithashtu në listën e gazetarëve që më parë ishin kërcënuar nga autoritetet izraelite, sipas burimeve nga rrjeti Al Jazeera.

Sipas ushtrisë izraelite, Al Sharif ishte pjesë e një celule të Hamasit dhe kishte rol të drejtpërdrejtë në organizimin e sulmeve me raketa kundër civilëve izraelitë dhe trupave të IDF-së, bazuar në të dhëna dhe dokumente të siguruara gjatë operacioneve në Gaza.

Megjithatë, Al Jazeera i cilësoi akuzat si një përpjekje për të justifikuar vrasjen e gazetarëve, ndërsa e quajti sulmin një “tentativë të dëshpëruar për të heshtur zërat që dokumentojnë pushtimin e Gazës.”

Në sulm u vranë gjithashtu gazetarët Mohammed Qreiqeh, Ibrahim Zaher dhe Mohammed Noufal, si dhe një asistent i tyre, konfirmoi rrjeti mediatik me qendër në Katar. Një gazetar i gjashtë, Mohammad Al-Khaldi, reporter lokal i pavarur, u konfirmua gjithashtu i vdekur nga personeli mjekësor në spitalin Shifa.

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve dhe Al Jazeera kanë dënuar ashpër sulmin dhe vrasjet. / abcnews.al /

Zjarr në një automjet në Korçë, dyshimet e para

11 August 2025 at 10:35

Një automjet tip BMW me targa AB 262 AC, në pronësi të shtetasit Sterjo Germenji, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.

Sipas njoftimit të MZSH Korçë, zjarri ka shkaktuar dëmtime në bagazhin dhe kofanon e makinës, ndërsa dyshohet se është vendosur qëllimisht, me pikënisje nga goma e pasme e automjetit.

Në vendngjarje ndërhyri një mjet zjarrfikës dhe tre efektivë, të cilët bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe përcaktimin e saktë të motiveve të zjarrvënies.

Tërmet në Turqi/ Lëkundje 6.2 rihter, një viktimë dhe të paktën 29 të plagosur

11 August 2025 at 10:28

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës rihter goditi provincën veriperëndimore të Turqisë, Balikesir, duke shkaktuar të paktën një viktimë, disa të plagosur lehtë dhe dëme të shumta në ndërtesa.

Sipas mediave vendase viktima është një 81 vjecar, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur.
Të paktën 29 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 8 tashmë kanë dalë nga spitali, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë trajtimin, kryesisht për dëmtime të pësuara gjatë përpjekjes për të dalë nga ndërtesat.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi dhe lëkundjet u ndjenë deri në veri të Stambollit. Sipas autoriteteve turke, u regjistruan të paktën 20 paslëkundje, më e forta nga të cilat ishte me magnitudë 5.

Turqia është një me aktivitetin fizik më të lartë në botë. Në qershor të këtij një tërmet me magnitudë 5.8 ballë në pjesën jugperëndimore të vendit shkaktoi 1 viktimë dhe 69 të plagosur.

Në shkurt të vitit 2023, një tërmet katastrofik me magnitudë mbi 7 ballë goditi jugun e Turqisë, duke vrarë më shumë se 53,000 njerëz dhe duke lënë pas dëme të mëdha.

/ abcnews.al /

 

❌
❌