Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

‘Të hetohet shoqërimi i efektivit me personin e proceduar’/ Ngjarja në Vlorë, Softa: Rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burg

27 July 2025 at 15:26

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi për ABC Neës episodin e dhunës mes një efektivi policie dhe një të riu kamarier në një prej bareve të qytetit bregdetar të Vlorës. Softa tha se AMP duhet të nis një procedim penal ndaj efektivit të Pikës Kufitare në Dibër dhe se duhet ët vijojnë më tej hetimet për lidhjen që ka pasur me personin me precedent kriminal i cili ishte i përfshirë në ngjarje. Më tej Softa tha se efektivi rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burgim.

“Do të jetë AMP, Komisioni i Disiplinës për të nisur një procedim penal. Mund të jenë procedura nga largimi nga forcat e rendit deri në procedim penal. Kjo është pjesë e asaj që drejtori i përgjithshëm do ndërmarrë. Vihet në punë AMP, e asaj zone dhe komisariati, të dhënat që ka pasur dhe nëse ka pasur të dhëna pse nuk janë shfaqur sepse nuk është rastësi shoqërimi me persona me precedent. Duhet hetuar nëse ka implikime dhe mblidhet komisioni i disiplinës duke bërë verifikimet përkatëse.

Duhet të jetë raporti mjeko ligjor, çfarë dëmtimesh ka nga plagosja. Nëse ndiqet penalisht është kodi penal dhe cilat pika janë. Ai rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burgim.” / abcnews.al

‘Siguria detare’, nga Ksamili në Koman intensifikohen kontrollet/ Bllokohen 33 mjete lundruese

27 July 2025 at 15:15

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare  gjatë kësaj jave janë intensifikuar monitorimet dhe kontrollet  dhe si rezultat nga Ksamili në Koman janë kontrolluar 452 mjete lundruese nga të cilat 33 janë bllokuar.

8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

9 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, po kryen monitorime dhe kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, me qëllim evidentimin e shkelësve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë, apo të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.

Gjatë monitorimeve janë kontrolluar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 4 raste për t’u ardhur në ndihmë 9 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit. / abcnews.al

Një japonez mahnit rruzullin/ Atletike, Sorato Shimizu, rekord botëror U18 në 100 metra

27 July 2025 at 14:38

Duket se ka lindur një tjetër yll.

Atletika jeton me vendosjen e rekordeve të reja, dhe ja ku erdhi një I tillë në garën më klasike të saj.

Japonezi Sorato Shimizu theu rekordin botëror për moshën deri 18 vjeç, në finalen e kampionatit të shkollave të mesme të vendit të tij, mbajtur në Jokohama.

Shimizu është vetëm 16 vjeç dhe dha kohën 10:00 në 100 metra duke thyer rekordin botëror U18 me 6 të qindat.

Po ashtu, ai theu edhe rekordin japonez të shkollave të mesme me një të qindën, dhe barazoi kohën më të shpejtë të një sprintieri të Japonisë në këtë distancë.

Natyrisht, rekordi botëror I mbajtur nga Usain Bolt është ende tepër larg, me 9”58, por çfarë mund të bëjë pas disa vjetësh një kampion që sot është 16 vjeç dhe që vrapon 100 metrat në 10 sekonda?

Shimizu pati objektiv që të arrinte një kohë nën 10 sekonda, ndonëse këtë herë nuk ia doli.

Pra, ambiciet e japonezit janë të mëdha, ashtu si dhe besimi në forcat e veta.

Ai është vetëm 5 të qindat larg rekordit japonez për të rritur vendosur katër vjet më parë, e ndoshta do t’ia dalë mbanë ende në moshën e adoleshencës.

Terror në Sarandë, kanosi me thikë dhe ndoqi 41 vjeçarin/ Shpallet në kërkim i riu

27 July 2025 at 14:32

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar për kanosje, shkatërrim të pronës dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku i riu ka kanosur një 41-vjeçar me një thikë dhe më pas e ka ndjekur me automjet, duke i dëmtuar makinën që ky i fundit po drejtonte.

Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale. Aktualisht, policia vijon punen për kapjen e të dyshuarit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohe, është sekuestruar automjeti i përdorur nga i dyshuari dhe hetimet vijojnë.

 

Aksidentoi për vdekje 7 vjeçarin në Memaliaj/ Arrestohet 38 vjeçari ukrainas

27 July 2025 at 14:29

Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetas dhe u dëmtuan lehtë 4 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin ukrainas V. T., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Situata me zjarret/ Policia e Shtetit nis procedimet dhe arrestimet për 12 autorë të dyshuar për zjarrvënie

27 July 2025 at 13:48

Në një operacion të koordinuar dhe intensiv, Policia e Shtetit, se bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka vazhduar me hetimet dhe arrestimet për zjarrvëniet e qëllimshme dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia. Gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar apo proceduar 12 shtetas për zjarrvënie në disa qarqe të vendit.

Veprimet hetimore kanë çuar në arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në zona të mbrojtura si Mali me Gropa (Tiranë), dhe në fshatra të tjera të Durrësit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Po ashtu, janë proceduar penalisht disa shtetas për zjarrvënie në zona të tjera si në Kurbin, Dibër dhe Belsh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar intensifikimin e masave parandaluese dhe hetimore, duke apeluar për kujdes maksimal nga qytetarët. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se çdo akt zjarrvënieje do të ndëshkohet me forcën e ligjit, për të mbrojtur jetën dhe pasuritë e qytetarëve.

Mitaj ende “me pushime”/ Mbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur në dy miqësoret e verës

27 July 2025 at 13:34

Për momentin i takon vetëm të stërvitet.

Mario Mitaj mbetet pjesë e kampiones së Arabisë Saudite, Al Itihad, veçse nuk është ende në formën e duhur fizike dhe mbetet jashtë ekipit.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare dhe lojtari arab, Husem Auar, nuk u aktivizuan nga trajneri Loran Blank në dy miqësoret e luajtura deri tani gjatë fazës përgatitore.

Al Itihad u mund fillimisht 4-0 nga gjigandi I Turqisë, Fenerbahçe, që ka në stol Zhoze Murinjon, e pastaj 3-1 edhe nga skuadra portugeze, Vitoria Gimaresh.

Shpresohet që Mitaj të arrijë formën sa më shpejt e ndoshta mund të përfshihet në skuadër në miqësoren e tretë, që do të luhet ndaj rivalit anglez, Fulham, në Algarve të Portugalisë në 30 korrik.

Prapambetja në formë e 21-vjeçarit kuqezi është për shkak se ai u bashkua vonë me kampionen saudite, sepse ishte I angazhuar në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës me Shqipërinë në qershor.

Sezonin e kaluar, mbrojtësi I majtë ishte një nga lojtarët më të mirë të Al Itihadit duke fituar përveç titullit, edhe Kupën e Mbretit, duke shënuar një gol e shërbyer dy asistë, e duke qenë ndër futbollistët më të vlerësuar, pavarësisht dëmtimeve. / abcnews.al

Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur/ Lezhë, pranga 55 vjeçarit

27 July 2025 at 13:26

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Vuloset 11 maji (dhe farsa e doktorit)/ KQZ certifikon të hënën mandatet për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin

27 July 2025 at 13:15

Farsës elektorale i erdhi fundi.

Pas afro tre muajsh zvarritje, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë të hënën mandatet edhe për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin, duke vulosur kështu edhe rezultatin e 11 majit.

Në përfundim të gjithë këtij procesi, I cili përfshiu të gjitha hallkat ligjore, nga kontestimi ne Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, rinumerimi por edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi paditë e Partisë Demokratike për Pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve, Sali Berisha i mori me vete në farsen e tij pretendimet për parregullsi por edhe trenat bullgare në Peqin dhe Gramsh.

Kërkoi rinumerim por rinumerimi faktoi se me shumë vota të padrejta në kutitë e votimit kishin shtuar komisioneret e tij. Në Durrës, ku pati rinumerim te pjesshem, demokratve iu gjetën 18 vota të pamerituara në kuti ndersa socialistëve pesë.

As rinumerimi nuk e justifikoi disfatën madhështore Gazmend Bardhit në Fier. Në këtë qark, komisioneret i kishin dhënë PD 147 vota të pamerituara ndersa I kishin hequr PS 30 vota. Nga rinumerimi e vetmja fitore e demokratëvë mund të ishte mandati I Zegjine Caushit, por kolegia e saj Maldrita Bardho depozitoi në KQZ doreheqjen, ndaj të hënën Celibashi, pritet tja japë mandatin kandidatës nga Roskoveci.

Në parlamentin e ri, qarku i Fierit do të përfaqësohet nga 12 deputete që vijnë nga rradhet e socialisteve dhe 4 nga demokratët. Në Durrës, KQZ do të vulosë 8 mandate për socialistët dhe 6 për demokratët, ndërsa në Elbasan 10 mandate për socialistët dhe 4 per demokratet.

Në total në 11 maj, Partia Socialisti mori mbështetjen e mbi 800 mijë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar 83 karrige në parlamentin e ri. Ky rezultat I jep mundësinë, Edi Ramës, dhe shumicës parlamentare të cojë përpara ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ndryshime kushtetuese, pa patur nevoje të bëjë negociata me Sali Berishën, të cilët në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 50 mandate, bashkë me aleatet. / abcnews.al

Aksioni i lirimit të hapësirave publike/ Rama: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

27 July 2025 at 13:08

Frytet e aksionit kundër zaptimit të hapësirave publike kanë nisur të duken në qytetet e Shqipërisë me sipërfaqe të çliruara nga tavolinat, karriget dhe sendeve të tjera.

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama tha se Shkodra ka filluar të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset që sipas tij e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj përpjekjeje.

(EMRI) Qarkullonte me automatik me fishek në fole dhe mjet pa targa/ Lezhë, arrestohet 39 vjeçari

27 July 2025 at 12:56

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së një informacioni  në rrugë operative, se një shtetas i armatosur po lëvizte me motomjet në fshatin Dajç, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm, organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për neutralizimin e situatës.

Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Leka, 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. / ABCNEWS.AL

VIDEO/ Vatra e zjarrit në Borsh dhe Piqeras, vijon ndërhyrja nga ajri

27 July 2025 at 12:41

Në fshatin Borsh, situata ka qenë e tensionuar gjatë natës për shkak të flakëve që kanë rrezikuar afërsinë banesat. Rreth 50 banorë janë evakuuar për arsye sigurie, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Në orët e para të mëngjesit, era e fortë ka riaktivizuar vatrat e zjarrit dhe flakët janë afruar në drejtim të shtëpive. Ndërhyrja e shpejtë ajrore dhe forcat në terren kanë ndihmuar në stabilizimin e situatës dhe në shmangien e dëmeve të mëtejshme.

Aktualisht, zjarrfikësit, forcat ushtarake dhe Emergjencat Civile janë në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e plotë të flakëve.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një avion Canadair po niset nga Italia për të mbështetur operacionin dhe për të garantuar një shuarje të shpejtë të zjarrit. / abcnews.al

Zjarret, mijëra vetë braktisin banesat/ Turqia në luftë me flakët, qindra hektarë pyje të djegura

27 July 2025 at 12:08

Zjarret që kanë përfshirë Turqinë për javë të tëra kërcënuan qytetin e katërt më të madh të vendit herët të dielën, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarret gjatë natës në malet e pyllëzuara përreth qytetit të Bursës në Turqinë veriperëndimore u përhapën me shpejtësi, dhe pamjet që vijnë nga Turqia I ngjajnë një apokalipsi.

Zyra e guvernatorit të Bursës tha në një deklaratë se 1,765 persona ishin evakuuar në mënyrë të sigurt nga fshatrat në verilindje, teksa më shumë se 1,100 zjarrfikës luftuan me flakët. Autostrada që lidh Bursën me kryeqytetin, Ankaranë, u mbyll ndërsa pyjet përreth digjeshin.

Turqia është goditur nga dhjetëra zjarre çdo ditë që nga fundi i qershorit. Ministri i Pyjeve Ibrahim Yamukli tha se ekipet e zjarrfikësve në të gjithë vendin u përballën me 76 vatra vetëm të shtunën.

Zjarret po nxiten nga temperaturat e larta të pazakonta për stinën, kushtet e thata dhe erërat e forta.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë tha se Turqia regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë, 50.5C në provincën juglindore Sirnak të premten. Temperaturat më të larta për korrikun u regjistruan edhe në 132 vendndidhje të tjera.

Trembëdhjetë persona kanë vdekur në javët e fundit, përfshirë 10 punonjës të ekipeve të shpëtimit të vrarë të mërkurën në një zjarr në Eskisehir në Turqinë perëndimore. / abcnews.al

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

27 July 2025 at 11:44

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme për shkak të rrezikut nga flakët që kanë pushtuar fshatin turistik.

Autoritetet janë detyruar të kryejnë evakuimin e shumë banorëve të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit.

në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në Parkun Kombëtar të Prespës në Pustec, terreni i thyer dhe era përbëjnë vështirësi për ndërhyrje.

Flakët kanë përpirë sipërfaqe të mëdha me pyll, teksa forca të shumta nga institucione të ndryshme të emergjencave ndodhen në terren për t’i shuar. Kryebashkiaku i Pustecit, tha se po hetohet nëse zjarri është i qëllimshëm.

Situata është përkeqësuar edhe në në Shashicë të Vlorës. Flakët rrezikojnë disa familje edhe në Sherishtë, ndërsa policia është në gatishmëri nëse do ketë nevojë për evakuim të banorëve. Flakët i janë afruar edhe landfillit të Sherishtës, ndërsa 4 familje janë evakuuar.

Vatër e madhe zjarri u shfaq te shtunen edhe në Qafën e Buallit në Bulqizë dhe rrethinat e saj, deri në Klos. Për shuarjen e tyre u aktivizua edhe helikopteri i ushtrisë nga ajri, teksa forca të shumta operonin në terren.

Problematike cilësohet situata edhe në Matogjin të Selenicës, ku vatra po i drejtohet banesave e ndihmuar nga era. Autoritetet kërkuan forca shtesë për aksionin, me qëllim shuarjen e flakëve.

Nga mali i Shpiragut, flakët zbritën mesditën e te shtunes në fshatin Paftalit të Beratit, ku u evakuuan edhe banorët.

Ndërsa në fshatin Kopaçëz të Delvinës, situata u vu nën kontroll por dëmet janë kolosale. Tetë banesa janë djegur plotësisht, ndersa po përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

Dëme kolosale ka dhe në fshatrat e tjerë të Delvinës, si Vergo, Palavli dhe Senicë, ku deri më tani raportohen 30 shtëpi e biznese të djegura pjesërisht. Po kështu u dëmtua kisha 200-vjecare e Shën Dhimitrit.

Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar dronët Bayraktar TB2 për monitorim ajror, si dhe 4 helikopterë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.

Dhunoi kamarierin në Vlorë jashtë shërbimit/ Pezullohet nga detyra oficeri i Policisë Kufitare Dibër

27 July 2025 at 11:34

Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar Ardian Isufi, me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, që parashikon masa për: raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin 18 vjeçar. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. / abcnews.al

Myrto Uzuni e bën sërish/ Futbollisti i kombëtares realizon golin e radhës në SHBA

27 July 2025 at 11:31

Nuk është ende në këto nivele.

Myrto Uzuni ishte një “mbret” te Granada dhe në Ligën e dytë të Spanjës, si edhe një emër I respektuar në La Ligën e famshme, ndërsa aventura amerikane deri tani ka qenë shumë më e vështirë, ndonëse niveli I futbollit logjikisht është pak më I ulët.

Gjithsesi, forma e kohëve të fundit jep shpresë se sulmuesi kuqezi do të kthehet në nivelin e mëparshëm dhe ja ku e shënoi një tjetër gol.

Kjo ndodhi në fitoren 4-2 që skuadra e tij, Ostin, arriti në fushën e rivalit DS Junajtidit, pra në Uashington.

Ishte shqiptari që shënoi golin e parë në 22’, dhe më pas miqtë nuk u arritën dot më.

Ouen Ulf, Osman Bukari dhe Robert Tejlër realizuan gjithashtu për teksanët, që janë në vendin e 7-të në renditjen e Konferencës Perëndimore në Ligën Profesioniste të Futbollit amerikan.

Për Uzunin ky ishte goli I dytë në dy ndeshje radhazi.

Ai realizoi në fitoren 2-1 në Kaliforni kundër LA Galaksisë.

Po ashtu, shërbeu edhe asistin për rrjetën tjetër.

Në total, në ligën amerikane ka 3 rrjeta e dy asistë në 19 ndeshje, shumë poshtë nivelit të Spanjës, nërsa këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 5 gola në 22 ndeshje.

Mbetjet kthehen në biznes/ BE investime inovative, ulje e ndotjes nga plastika dhe qelqi

27 July 2025 at 11:17

Nisi si punë vullnetare, por, më vonë u kthye në biznes kjo falë mbështetjes së Bashkimit Europian. Në Fushë-Krujë, është ngritur qendra e parë e grumbullimit dhe riciklimit të qelqit, si projekt i parë pilot në vend, e cila do të shërbejë në uljen e ndotjes nga plastika dhe qelqi, jo vetëm në zonë, por, mbarë vendin.  Një prej iniciatoreve tregon se tashmë falë punës dhe përkushtimit projekti është kthyer në një motor të mirëfilltë për përpunimin e këtyre mbetjeve.

Ne e nisëm këtë iniciativë si aktivistë , filluam duke studiuar lumin e Ishmit, i cili është një ndër lumejt  më të ndotur në Europë. Menduam të bënim diçka edhe për komunitet pranë këtij lumi, duke mos u bërë vetëm thirrje që mos të hedhin mbeturinat në lum. Arritëm të ndërtonim këtë qendër, e cila është vetëm 200 m larg lumit të Ishmit. Më pas ishim të fokusuar në pjesën e plastikës, por pamë që kishte produkte edhe nga qelqi. Me prezantimin e projektit u futëm për të ricikluar qelqin, normalisht studiuam edhe tregun se ku do e gjejm qelqin. Në shtëpit e tyre mbledin qelsin edhe na e sjellin, prodiket edhe i pastër.”,  tha Bleona Zela  nga Parku i Ekonomise Qarkulluese.

Nga mbetjet plastike e të qelqit përmes këtij projekti krijohen produkte për pastrimin e pishinave apo dekore të ndryshme për zbukurim.

“Në rastin e plastikës jemi në fazën që e grumbullojm dhe e dërgojm tek një partner tjetër i joni që është po me afërsin tonë e riciklon dhe krijojn vazo për lulet, por zakonisht ka dhe mënyra tjera që e transportojn për përdorim në shtrimin e asfalteve në një pjesë të rrugës, ndërsa në procesin e xhamit, me mbetjet e tyre riciklojm vetë, duke sjell produkte për filtrimin e pishinave, dhe produkti tjetër është teraco përfshihet pjesa e dekorit për mure, tavolina, etj.”

Bezhë, është një tjetër prej start upeve, një atelier me seli në Tiranë, ku mbetjet e materialeve të ndërtimit, kthehen në produkte dizanjimi, si në rastin e ambazhureve të krijuara nga gurët e bregdetit.

“Unë dhe partneri jemi arkitekt, duke qenë të fushës dijm se para se të bëhen ndërtimet bëhen disa sonda dhe studiohet terreni, të gjithë këto gurë që janë bërë ambazhurë, sonda të marra nga shkëmbijtë ku ndërtohet pra edhe palasa. Pasi testohen  këto shkëmbonj, këto materiale nuk përdoren më, dhe ne ndërhyjmë dhe marrim ato copë që nuk janë shkaktuar kompletë…”, tha Samuela Hidri arkitekte. 

Zbatuesit e këtij projekti, riprodhimin e materialeve të ndërtimit, nuk e shohin vetëm si rigjenerim të këtyre mbetjeve, por, edhe si një promovim të vendit, pasi sipas tyre, këto produkte lakmohen shumë nga të huajt.

“Duam nëpërmjet tyre të theksojm bukurinë dhe pasurinë e materialeve vendore shqiptare, gjest i vogël, por japim një kontribut jo vetëm nga pasurimi por edhe në ripërdorimit të mbetjeve të rigjeneruara nga ndërtimi.”

Vetëm pak metra larg kryeqytetit, në Baldushk, Bashkimi Europian ka financuar ngritjen e një laboratori biologjik për prodhimin e kërpudhave, ndërsa qëllimi mbetet i njëjtë: ripërdorimi i mbetjeve bujqësore duke përdorur parimet e ekonomisë qarkulluese.

Prej 1 viti siç shihet këtu ka qenë një pjesë rurale, e pazhvilluar. Ne e kemi përshtatur për fermë të kërpudhës.

Tani kemi filluar për pjesën e përgaditjes së substratit për kultivimin e kërpudhës. Ne si variatet kemi filluar me oister ose plurotus, i cili prodhohet nga substrati i kashtës. Këtu kemi disa monstra, pasi aktualishtë jemi në fazë testimi, ambicia jonë është si lëndë të parë zë përdorim lëndët bujqëspre si lashra dhe punësimi i të rinjëve. Ambicia për tregub vendas, pastaj edhe në rajon dhe BE. Janë të rëndësishme, kemi zgjedh zonën urbane dhe nga kemi impakt mjedisi dhe punësimi i të rinjëve.”, tha Meivis Struga, Inxhinier Mjedisi.

Në kuadër të Kapitullit 27 të BE-së, Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike janë çështjet më të rëndësishme të negocimit të Shqipërisë me Bashkimin  Europian. Projektet e treguara më sipër janë vetëm disa prej investimeve të financuara nga mbështetja e unionit. Vlera e të cilave shkon rreth 100 mijë euro. Qëllimi i EU4GreenGen, është mbrojtja e mjedisit dhe e biodiversitetit duke përdorur parimet e ekonomisë qarkulluese.  / abcnews.al

❌
❌