Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Dumani për dosjen ”21 Janari”: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

By: redi
31 July 2025 at 12:39

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani thotë se po zhvillohen hetime intensive në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011, konkretisht për dy vrasje, tre plagosje dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës. Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Aleks Nikës, një prej viktimave të protestës së asaj dite. ”Po kryhen hetime intensive për…

Source

Kush do të jetë në qeverinë Rama 4?

By: redi
31 July 2025 at 12:09

Në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Socialiste mori 83 mandate dhe besimin e qytetarëve votues për një mandat të katër. Kur sytë janë sesi do të jetë ekzekutivi i ri, qeveria ”Rama 3” ka marrë zyrtarisht pushimet verore. Edhe pse u njoftua si një mbledhje pune, kryeministri Edi Rama u ka komunikuar ministrave të tij se mbledhja e radhës do të jetë në fund të gushtit, dhe nga ky moment mund të nisin…

Source

Pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura

By: redi
30 July 2025 at 22:01

Aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura si pasojë e zjarrit të rënë disa ditë më parë vijon në Bashkinë e Delvinës. Në ditën e dytë të ndërhyrjes, grupi i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP) dhe Drejtorisë së Veterinarisë ka qenë i angazhuar në fshatin Kopaçez, Njësia Administrative Vergo. Autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe raste të tjera të…

Source

Yesterday — 30 July 2025Main stream

Receta e re mjekësore, Rama ndan pamjet: Nga 1 gushti më shumë siguri për qytetarët

By: redi
30 July 2025 at 21:54

Nga data 1 gusht 2025 në Shqipëri do të aplikohet receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat. Kryeministri Edi Rama thotë se ky model i recetës së re ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve. ”Mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për…

Source

”Jam 8 cm më i gjatë se Donald Trump”, Rama: Kandidatët më të gjatë fitojnë 80% të fushatave zgjedhore

By: redi
30 July 2025 at 21:37

Kryeministri Edi Rama përgjatë një interviste të dhënë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit”, thotë se është 8 cm më i gjatë se presidenti i Amerikës, Donald Trump. Nga ana tjetër, nënvizon edhe se kandidatët më të gjatë fitojnë 80% të fushatave zgjedhore. Ju ishit dikur një lojtar profesionist basketbolli. Jeni 2.02 metra i gjatë. Jo, 1.98 metra i gjatë.

Source

Furnizimi mjekësor në Gazë, OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm është jetik

By: redi
30 July 2025 at 21:28

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se dërgesat e vazhdueshme të furnizimeve mjekësore në Gazë janë “jetike”, teksa kamionët e OBSH-së me ndihma u nisën drejt kufirit të mërkurën. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetësi ka nisur dhjetë kamionë nga El-Arish në Egjipt drejt pikëkalimit kufirtar Kerem në Izrael për në Rripin e Gazës.

Source

Britania, Franca dhe Italia reagojnë për operacionin në Ujman

By: redi
30 July 2025 at 21:22

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar koordinimin mes misionit të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacionin e kërkim-shpëtimit per 33-vjeçarin që ishte zhdukur në liqenin e Ujamanit në Zubin Potok. Në reagim nënvizohet se ky operacion është dëshmi e aftësive të shkëlqyera të FSK-së në kërkim dhe shpëtim dhe se bashkëpunimi me KFOR-in është në përputhje me…

Source

Kryeparlamentarja Spiropali me kreun e Knesset të Izraelit: Bashkëpunimi po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike

By: redi
30 July 2025 at 21:16

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një takim informal me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Spiropali bëri të ditur se gjatë bisedës u ritheksua miqësia e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, e rrënjosur në shkëmbime të hershme, e mbi të gjitha në aktin…

Source

Kurti: Amerika na mbështet, jemi thellësisht mirënjohës

By: redi
30 July 2025 at 21:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vazhdimin e programit të MCC për Kosovën, nga shtetet bashkuara. “Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një…

Source

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

By: redi
30 July 2025 at 20:40

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje. Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi…

Source

Gjyshja kishte humbur jetën 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

By: redi
30 July 2025 at 20:35

Një gjyshe që kishte 20 vite që kishte ndërruar jetë, është ”përdorur” nga njerëzit e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali. Duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me të ndjerën e cila vdiq në mars të vitit 2005, vajza dhe mbesa morën pagesa mujore pensioni pa raportuar kurrë vdekjen e të afërmes së tyre, duke fituar përfundimisht 400,000 euro. Nëna dhe djali u denoncuan në Milano…

Source

Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza: Humbëm djalin. Duam të mbarojë l*fta

By: redi
30 July 2025 at 20:18

Abdallah Jaber jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, dhe sot ndodhet në Gaza. Jeta aty është në mes të luftës, dhe jeton së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn. Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit. ”Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer.

Source

Arrestohet vajza e këngëtarit të njohur

By: redi
30 July 2025 at 19:38

Këngëtarja Dilan Çıtak, e cila është vajza e artistit të mirënjohur turk, İbrahim Tatlıses është përfshirë në një incident në Bodrum. Ajo nuk i’u bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie. Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën. Ajo u arrestua nën akuzat për “rrezikim të trafikut”…

Source

Çollaku: Berisha është në vështirësi, duhet bllokim mandatesh në shtator. Bie farsa e zgjedhjeve nëse ndodh ndryshe

By: redi
30 July 2025 at 19:26

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se janë në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Për të pas ekspozimit të farsës elektorale, është jetike për fatin e opozitës dhe shoqërisë shqiptare që të fillojë një debat i shëndetshëm. Do të shkojë opozita në Parlament dhe të fillojnë jetën normale? Deputeti nënvizon se nëse ndodh kjo, i bie që beteja për farsën…

Source

Thirrja nga Auron Tare: Të riparohen urat mbi Vjosë, janë atraksion turistik për të huajt dhe mundësi për fshatrat

By: redi
30 July 2025 at 19:10

Studiuesi Auron Tare ka një thirrje për institucionet përgjegjëse, që të mos lënë në harresë urat e dikurshme mbi Luginën e Vjosës, të cilat për të janë dëshmi historike e rëndësishme. Tare thotë se për dekada me radhë, urat kanë qënë e vetmja mundësi e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës. ”Të ndërtuara me beton arme, struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, kreu i avokatëve: Është inkuizitor

By: redi
30 July 2025 at 18:55

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se hartimi i një Kodi tërësor të ri Penal është i nxituar. Sipas tij, ka munguar puna përgatitore, që do të mirëorientonte edhe debatin cilësor mbi dokumentin e propozuar. Kundër Kodit të ri Penal të propozuar u rreshtua edhe komuniteti i avokatëve. ”Ky proces kërkon më shumë përgatitje dhe përfshirje të gjerë të profesionistëve të drejtësisë”…

Source

Lirimi vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare, Balluku: Afati skadon nesër, penalizim për ata që refuzojnë

By: redi
30 July 2025 at 18:33

Nesër 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, inspektoi sot aksin rrugor Kamzë-Laç…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, PL: Neni 210 nga Rama i hap rrugën shitjes së territoreve të Shqipërisë

By: redi
30 July 2025 at 18:10

Partia e Lirisë edhe këtë të mërkurë i ka bërë një analizë draftit të Kodit të Ri Penal. Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e Territorit” janë tradhti kombëtare e Edi Ramës pasi zbusin ndëshkimin penal duke i hapur rrugë cenimit të sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. ”Kodi i ri Penal nuk është asgjë tjetër veçse një alibi për…

Source

Akt vandal, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

By: redi
30 July 2025 at 18:02

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari. Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm…

Source

Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, Balluku: Puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike

By: redi
30 July 2025 at 17:38

Në rrugën e re Elbasan-Librazhd, një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit 8, puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ndërtimin e urave dhe realizimin e veprave të tjera inxhinierike. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë pamje nga kantieri i punës, teksa e cilësoi atë një segment strategjik të Korridorit 8. ”Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, pjesë e “Korridorit 8”…

Source

💾

❌
❌