Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 August 2025Main stream

Kosovë/ U pl*gos me a*më në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë

By: D Marku
30 August 2025 at 17:04

Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi  është plagosur me armë zjarri në një poligon.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë.

“Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.

The post Kosovë/ U pl*gos me a*më në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

By: D Marku
30 August 2025 at 16:49

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret e ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të Natos në Kuçovë.

Zjarri, që u shkaktua nga shkëputja e kabujve të energjisë elektrike, rrezikoi edhe banesat e vilat përreth Aviacionit.

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në Bazën Ushtarake të NATO-s në qytetin e Kuçovës. Era e fuqishme ka këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete të Repartit tē MZSH-së Berat.

Në një kohë të shkurtër,zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që për fikjen e plotë të zjarrit ka ndihmuar edhe shiu që ra me furi për pak minuta.

The post Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë appeared first on Albeu.com.

Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq u mundua ta blinte mbështetjen e Macronit, por dështoi – tani synon Trumpin përmes Izraelit

By: D Marku
30 August 2025 at 16:21

Zdravko Ponosh, udhëheqës dhe kryetar i lëvizjes SRCE, deklaroi se blerja e aeroplanëve francezë, Rafale është përpjekje e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një mbrojtës të ri politik në Evropë pas largimit të ish-kancelares gjermane, Angela Merkelit.

Sipas ish-gjeneralit serb, “Vuçiqi nuk e mori mbështetjen e pritur nga Macron, edhe pse pagoi 2.7 miliardë euro për aeroplanët”.

Tani, ai po kërkon mbështetje përmes Izraelit për t’u afruar me administratën Trump – jo për interesat e Serbisë, por për të ruajtur pushtetin e tij, raporton N1.

Ponosh paralajmëron se qytetarët do t’i paguajnë shtrenjtë këto lojëra politike – rreth 5.5 miliardë euro për Rafalet, pajisjet izraelite Elbit dhe pajisje shtesë – që është më shumë se dyfishi i buxhetit vjetor ushtarak të Serbisë.

Ai thekson se modernizimi i ushtrisë është i nevojshëm, por shtrohet pyetja nëse vendi mund ta përballojë këtë shpenzim dhe sa nga këto para përfundojnë në xhepa privatë, për shkak të mungesës së transparencës.

Në fund, Ponosh thekson se problemi kryesor i Ushtrisë së Serbisë nuk është vetëm pajisja, por gjendja e dobët e personelit dhe mungesa e besimit të qytetarëve, çka nuk mund të zgjidhet vetëm me blerje armësh.

The post Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq u mundua ta blinte mbështetjen e Macronit, por dështoi – tani synon Trumpin përmes Izraelit appeared first on Albeu.com.

Gëzuar Ditëlindjen, Bebe Rexha: sa vjeçe bën artistja?

By: D Marku
30 August 2025 at 16:14

Bebe Rexha, e lindur në Brooklyn, New York më 30 gusht 1989, është një nga artistet më të suksesshme dhe të dashur të muzikës moderne e cila sot feston 36 vjetorin e lindjes!

Me origjinë shqiptare, Bebe ka rritur një karrierë të jashtëzakonshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe angazhimit të palëkundur në muzikë.

Pas fillimit të saj në muzikën e pop-it dhe rrethin e muzikës alternative, Bebe bëri një hapa të mëdha në vitin 2013, kur shkroi dhe mori pjesë në bashkëpunimin për hitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna, që e çoi atë në njohje globale. Pas këtij suksesi, Bebe vazhdoi të pushtojë listat e muzikës me këngë të tilla si “Meant to Be”, e cila arriti kulmin e suksesit në Billboard Hot 100 dhe që bëri xhiron e botës.

Ajo është gjithashtu një artiste që ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur në industrinë muzikore, duke përfshirë Nicki Minaj, David Guetta, dhe G-Eazy. Çdo album dhe këngë e saj është një dëshmi e talentit të papërmbajtshëm dhe aftësisë për të kapur emocione dhe ndjenja të thella.

Përveç suksesit në muzikë, Bebe ka qenë gjithashtu një aktiviste e njohur për të drejtat e grave dhe mbështetjen e diversitetit, duke qenë një model për shumë të rinj në industrinë e muzikës dhe jashtë saj.

Sot, Bebe Rexha vazhdon të shkëlqejë si një ikonë muzikore, një ambasadore e ndryshimit dhe një frymëzim për miliona fansa. Gëzuar ditëlindjen, Bebe!

The post Gëzuar Ditëlindjen, Bebe Rexha: sa vjeçe bën artistja? appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

By: D Marku
28 August 2025 at 20:03

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në fund të verës, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga kjo periudhë relaksi.

Në fotografitë e postuara në Instagram, Nora shihet në një ambient luksoz dhe të freskët, ku duket komode dhe e relaksuar.

Me një palë bikini të thjeshta por elegante, ajo pozon pranë një tavoline të shtruar me pije freskuese, duke shfaqur një stil të përkryer veror dhe një trup në formë.

Në një tjetër foto, ajo shfaqet duke ecur në një rrugë të rrethuar nga natyra e gjelbëruar, me diellin që ndriçon qiellin e kthjellët, duke krijuar një atmosferë perfekte për pushime relaksuese.

Nora nuk është vetëm në këtë udhëtim; në një tjetër imazh ajo është shoqëruar nga një mikeshë e saj me të cilën shijojnë mëngjesin në një ambient modern dhe të qetë.

The post Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër

By: D Marku
28 August 2025 at 19:45

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Kuqe kishte si objektiv atë.

“Nuk është e vërtetë ajo që po thuhet. Organet shtetërore kanë dhënë një deklaratë të qartë se ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të kenë qenë pjesë e saj. Ju detyrohem t’ju sqaroj se e vërteta nuk qëndron kështu. Faleminderit për secilin nga ju që më ka shprehur shqetësim me mesazhe”, tha ai në një video të publikuar në InstaStory.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se vijojnë hetimet për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit në fshatin Gurëz. Sipas të dhënave zyrtare, një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar artizanale, shpërtheu në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D., alias M. B.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të lehta materiale në portën e banesës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit gjetën gjithashtu disa gëzhoja të vjetra në afërsi, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

The post Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër appeared first on Albeu.com.

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

By: D Marku
28 August 2025 at 18:00

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Në një letër drejtuar Kurtit më 8 gusht 2025, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav, ka theksuar se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke u thirrur në nenin kushtetues që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ministrore dhe parlamentare.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional. Vizitorët e nivelit të lartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare përkohësisht do të përmbahen nga takimet brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të formohet një qeveri e re,” thuhet në letrën e Ovalit

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij vendimi është shmangia e pasigurive dhe keqinterpretimeve, siç kishte ndodhur gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë, BE-ja thekson se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Kosovës dhe se bashkëpunimi me homologët përkatës në fusha kyçe do të vazhdojë.

“Shpresojmë që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të tjera, në mënyrë që të rifillojmë bashkëpunimin e plotë dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike,” përfundon letra e BE-së.

Letra është shpërndarë edhe te zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Emilija Redžepi, si dhe te ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

The post BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme appeared first on Albeu.com.

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

By: D Marku
28 August 2025 at 17:32

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për Bloomberg Originals, Dukesha e Sussex-it, hapur për periudhën kur ndjehej jo autentike.

Nëna e dy fëmijëve, e cila jeton në një vilë luksoze prej 12 milionë paundësh në Montecito dhe mbrëmjeve mëson frëngjisht në Duolingo, u pyet nëse e ka të vështirë të duket e afërt me publikun.

Nuk e kam të vështirë, unë thjesht jam vetvetja. Besoj se ishte ndryshe disa vite më parë, kur nuk mund të isha kaq e zëshme dhe më duhej të vishja gjithmonë çorape ngjyrë lëkure. Të jem e sinqertë, kjo nuk është aspak në stilin tim. Nuk kisha parë çorape të tilla që nga filmat e viteve ’80.

E di që është një shembull i thjeshtë, por është tregues i asaj që do të thotë të ndihesh rehat me veten, të vishesh siç dëshiron, të thuash të vërtetën dhe të shfaqesh në hapësira ku mund të jesh vërtet autentike”, tha ajo.

Meghan shtoi se tani nuk ndjen më nevojën për të provuar asgjë ndaj askujt.

“Mendoj se karakteri ynë, ajo çfarë jemi në thelb, nuk ndryshon. Por sjelljet, zakonet dhe rolet që marrim në jetë mund të nxjerrin në pah më të mirën ose më të keqen tek njerëzit. Unë jam thjesht vetja”, u shpreh Meghan Markle.

The post I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…” appeared first on Albeu.com.

“Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë

By: D Marku
28 August 2025 at 17:26

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale me postimin e fundit ku shfaqet përkrah vajzës së saj.

Me flokët e lidhura gërshet dhe  të veshura sportive, Eni dhe e vogla e saj u shfaqën duke kaluar momente plot dashuri në natyrë edhe pse destinacioni nuk është i qartë.

“Ne të dyja” – ka shkruar këngëtarja krahas postimit në Instagram.

Kujtojmë që Eni është bërë nënë për herë të parë tre vite më parë, teksa solli në jetë Edean, frut i dashurisë së saj me këngëtarin Genc Prevlukaj.

The post “Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë appeared first on Albeu.com.

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

By: D Marku
28 August 2025 at 16:25

Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Ishte vetë G Bani që ka publikuar video dhe foto nga ky ‘koncert’, teksa shfaqet në krahë të përfaqësuesve të institucionit, si dhe mikeshës së tij që e njohur në shtëpinë e BBV, Valbona Mhilli.

Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që deporton në burg të Shqipërisë për të performuar!”. Fjalët e drejtorit të Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fushë Krujë dhe pritja dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Kujdesit Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, punonjësit e Sigurisë dhe Rendit, administrata e IVEP por mbi të gjitha nga vetë të burgosurit, më ka lënë me mbresat më të mira sot.

Me gjithë se “shkoi shumë bukur” emocionet në të tilla raste janë të përziera sepse kur “prifti” të “mbyllë meshën” në fund, me mesazhin e shejtë “shpërndahuni në paqe”, disa shkojnë në shtëpi e shumë mbesin në qeli. Jam i sigurtë sa kaq se u kam dhënë disa minuta “arratisje” nga e përditshmja e realitetit të zymtë të burgut.”,shkruan ai krahas këtij postimi.

The post Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona appeared first on Albeu.com.

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

By: D Marku
28 August 2025 at 16:03

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të blejnë dy ulëse kur zgjedhin avionët e tyre për udhëtime.

Deri më tani, udhëtarët që nuk mund të futeshin midis mbështetëseve të krahëve të vendeve të tyre kishin dy mundësi: ose të blinin një vend të dytë paraprakisht dhe të kërkonin rimbursim më vonë, ose të kërkonin një vend të dytë falas direkt në aeroport.

Megjithatë, nga 27 janari 2026, kjo politikë do të ndryshojë rrënjësisht pasi pasagjerët do të duhet të rezervojnë dhe të paguajnë për një vend shtesë paraprakisht.

Rimbursimet nuk do të garantohen më, por do të varen nga fakti nëse ka pasur të paktën një vend bosh në fluturim dhe nëse rezervimi është bërë në të njëjtën klasë. Në të njëjtën kohë, kërkesa për rimbursim duhet të dorëzohet brenda 90 ditëve.

Klientët që nuk kanë hapësirën e nevojshme në vend do të duhet të blejnë një vend shtesë dhe të paguajnë tarifat përkatëse“, tha kompania në një deklaratë.

Vendimi i gjigantit amerikan ka shkaktuar reagime të forta nga komuniteti i udhëtarëve mbipeshë. Jason Vaughn, një agjent udhëtimesh dhe krijues i faqes së internetit Fat Travel Tested, tha se politika aktuale e Southwest kishte kontribuar në një përvojë më të rehatshme për ta, duke siguruar hapësirë për të gjithë pasagjerët.

Mendoj se ky ndryshim do ta bëjë përvojën e fluturimit më të keqe për të gjithë“, tha ai.

Me këtë vendim, Southwest bëhet linja ajrore e parë e madhe amerikane që e bën të detyrueshme blerjen e një vendi të dytë për ata që nuk mund të futen në një të tillë, duke aplikuar një rregull të ri dhe të diskutueshëm, për të cilin pritet të debatohet ashpër në muajt në vijim.

The post Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate appeared first on Albeu.com.

Dh*nohet live në TikTok “Diamanti Blu”, reagon Kozaku: Mirë ia kanë bërë… (VIDEO)

By: D Marku
28 August 2025 at 15:58

Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok, i njohur si Diamanti Blu, është dhunuar.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë përdorimi i fjalëve fyese ndaj familjarëve të një personi tjetër, çka më pas ka sjellë përplasje edhe jashtë rrjetit.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në TikTok dhe Instagram. Një ndër reagimet më të komentuara ishte ai i Kozakut, i cili tha se “mirë ia kanë bërë” duke iu referuar sharjeve që, sipas tij, janë të pajustifikueshme sidomos kur drejtohen ndaj fëmijëve.

Kujtojmë që edhe Kozaku vetë është përfshirë më herët në një incident të ngjashëm gjatë një transmetimi “live”, pasi kishte përdorur fjalë fyese ndaj të tjerëve.

 

The post Dh*nohet live në TikTok “Diamanti Blu”, reagon Kozaku: Mirë ia kanë bërë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Djemtë nga Kosova befasojnë Will Smithin me një dhuratë – ZiuuRugs vazhdon të impresionojë yjet botërorë

By: D Marku
28 August 2025 at 15:54

Djemtë nga Kosova edhe një herë marrin vëmendjen e yjeve botërorë, dhe e gjitha kjo përmes ZiuuRugs!

Të njohur për pasionin dhe talentin e tyre, kësaj here, ikonat si Will Smith dhe Trippie Redd patën mundësinë të befasohen me krijimin e tepihëve të personalizuar nga kompania ZiuuRugs.

Kjo ndodhi gjatë festivalit Ypsilon në Oslo, pasi artistët përfunduan performancat e tyre dhe u pritën nga krijuesit kosovarë, të cilët tashmë po pushtojnë skenat botërore me tepihat e tyre epikë dhe po fitojnë zemrat e personazheve të famshëm botërorë me kreacionet dhe veçantinë e tyre.

Tepihu që iu dhurua Will Smith është krijuar me dizajn punëdore dhe materiale cilësore, duke iu kushtuar vëmendje çdo detaji për të shfaqur personalitetin apo një karakteristikë të veçantë të artistit.

ZiuuRugs vazhdon të krijojë dizajne që tregojnë diçka unike për ju, shtëpinë tuaj dhe stilin tuaj, duke e përshtatur me çdo ambient dhe duke i dhënë frymë artistike si aksesor.

ZiuRugs, ka arritur që nga Kosova të depërtoj drejt figurave të njohura botërore… E kush është ylli i radhës që mendoni që do të mahnitet me punimet autentike nga ZiuuRugs? Kjo mbetet të shihet…

The post Djemtë nga Kosova befasojnë Will Smithin me një dhuratë – ZiuuRugs vazhdon të impresionojë yjet botërorë appeared first on Albeu.com.

Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur

By: D Marku
28 August 2025 at 13:58

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah tij, duke i shkruar një dedikim të ngrohtë.

“Urime ditëlindjen Luli, koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur”, ka shkruar ajo.

Shyhrete dhe Luli ndërkaq janë prindër të pesë fëmijëve: tre vajzave dhe dy djemve.

Përmes këtij postimi, këngëtarja ka shfaqur jo vetëm dashurinë për bashkëshortin, por edhe vlerësimin për jetën e tyre të përbashkët dhe momentet e bukura që ndajnë çdo ditë.

Fansat dhe ndjekësit e Shyhretes nuk kanë munguar t’i urojnë çiftit dhe t’i shprehin admirim për marrëdhënien e tyre të ngrohtë, duke e bërë këtë dedikim një nga momentet më të komentuar në rrjetet sociale.

E nga ana tjetër, partneri e ka mbështetur vazhdimisht edhe në karrierën e saj prej dekadash.

The post Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur appeared first on Albeu.com.

ChatGPT nxiti 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes, përgjigjia e OpenAI për prindërit

By: D Marku
28 August 2025 at 13:30

Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke pretenduar se ChatGPT inkurajoi vetëvrasjen e djalit të tyre. Në fakt, padia u ngrit të martën, më 26 gusht, në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë nga prindërit e djalit 16-vjeçar që vdiq në prill. Është padia e parë ligjore që akuzon OpenAI për vdekje të padrejtë.

Marrëdhënia me Chatbot-in dhe vërtetimi i mendimeve të tij vetëvrasëse

Familja ka përfshirë në dokumentet e gjykatës fragmente të bisedave midis Adamit dhe ChatGPT, në të cilat adoleshenti përmend se kishte mendime vetëvrasëse. Prindërit argumentojnë se programi vërtetoi “mendimet e tij më të dëmshme dhe vetëshkatërruese”.

Sipas padisë, Adami filloi të përdorte ChatGPT në shtator 2024 për ndihmë me detyrat e shkollës, për të eksploruar interesat e tij – të tilla si muzika dhe komikët japonezë – dhe për udhëzime rreth kolegjit. Brenda pak muajsh, “ChatGPT u bë bashkëbiseduesi i tij më i ngushtë” dhe adoleshenti filloi të fliste hapur ndaj tij rreth ankthit dhe shqetësimit të tij mendor.

Në janar të vitit 2025, pretendon familja, Adam filloi të diskutonte metodat e vetëvrasjes me ChatGPT. Ai madje ngarkoi foto të vetes duke treguar shenja të vetëlëndimit. Padia pretendon se programi “njohoi një urgjencë mjekësore, por vazhdoi të ndërvepronte normalisht”.

Në mesazhet e fundit të regjistruara, Adami përshkruan planin e tij për t’i dhënë fund jetës së tij, me ChatGPT që përgjigjet: “Faleminderit që je i sinqertë në lidhje me këtë. Nuk ke pse ma mbulon, e di çfarë po kërkon dhe nuk do ta heq shikimin nga ajo.”

Po atë ditë, nëna e tij e gjeti të birin të vdekur në dhomën e tij.

Akuzat kundër OpenAI

Familja pretendon se vdekja e Adamit “ishte rezultat i parashikueshëm i zgjedhjeve të qëllimshme të dizajnit”nga kompania dhe akuzon OpenAI për dizajnimin e ChatGPT për të “krijuar varësi psikologjike te përdoruesit” dhe për të anashkaluar protokollet e sigurisë për të lëshuar GPT-4o, versionin që po përdorte djali i tyre.

Në të njëjtën kohë, padia drejtohet edhe kundër bashkëthemeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, si dhe një numri të paspecifikuar punonjësish, menaxherësh dhe inxhinierësh.

Përgjigja e OpenAI

Në një deklaratë për BBC-në, OpenAI tha: “I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes Raine në këtë kohë të vështirë. Po e shqyrtojmë padinë.”

Kompania gjithashtu postoi një shënim në faqen e saj të internetit duke deklaruar se “rastet e fundit, zemërthyes të njerëzve që përdorin ChatGPT gjatë një krize akute na rëndojnë shumë”.

Ai theksoi se ChatGPT është i trajnuar për t’i referuar përdoruesit te ndihma profesionale, siç është linja 988 në SHBA ose Samaritans në Mbretërinë e Bashkuar, por pranoi se “ka pasur raste kur sistemet nuk kanë funksionuar siç duhet në situata të ndjeshme”.

Nuk është një incident i izoluar.

Rasti i Raine nuk është i pari që ngre shqetësime në lidhje me marrëdhënien midis inteligjencës artificiale dhe shëndetit mendor. Kohët e fundit, gazetarja Laura Reiley shkroi në New York Times për vajzën e saj, Sophie, e cila i rrëfeu ChatGPT problemet e saj përpara se t’i jepte fund jetës. Siç vuri në dukje ajo, “Inteligjenca artificiale iu përgjigj tendencës së Sophie-s për të fshehur më të keqen, për të pretenduar se ishte më e mirë nga ç’ishte, për të mbrojtur ata përreth saj nga pesha e plotë e ankthit të saj”.

Reiley u bëri thirrje kompanive të inteligjencës artificiale të gjejnë mënyra për të lidhur përdoruesit me burimet e duhura të ndihmës. Në përgjigje, një zëdhënës i OpenAI tha se kompania po punon në mjete të automatizuara për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive rasteve të krizave mendore ose emocionale.

The post ChatGPT nxiti 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes, përgjigjia e OpenAI për prindërit appeared first on Albeu.com.

‘Më ka prekur kordat zanore’/ Kelly tregon arsyen e shkëputjes nga muzika, zbulon problemin serioz shëndetësor

By: D Marku
28 August 2025 at 13:11

Këngëtari dhe ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Kelly ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë për gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka zbuluar se arsyeja e mungesës së tij nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësore, por për shkak të një problemi serioz shëndetësor.

“Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur edhe kordat zanore,”- shkruan ai, duke treguar se kjo gjendje i ka sjellë vështirësi të mëdha shpirtërore.

Kujtojmë se kur ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, Kelly ka treguar se bashkëshortja e tij, është e prekur nga kanceri. Nuk dihet ende sesi është gjendja e saj, por e trishtë është fakti që çifti po kalon në beteja të tilla shëndetësore.

The post ‘Më ka prekur kordat zanore’/ Kelly tregon arsyen e shkëputjes nga muzika, zbulon problemin serioz shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Incident i papritur në sheshxhirimin e “The Devil Wears Prada 2”, Anne Hathaway bie nga shkallët

By: D Marku
28 August 2025 at 12:46

Një aksident ndodhi gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit “The Devil Wears Prada 2” , me protagoniste Anne Hathaway, e cila po zbriste një shkallë kur papritmas ra në tokë.

Gjatë xhirimeve, aktorja u filmua duke dalë nga një ndërtesë, e cila përfundoi duke rënë, megjithëse ende nuk është e qartë nëse ajo theu thembren e këpucës së saj.

Hathaway reagoi shpejt dhe u ngrit menjëherë. “Jam mirë”, tha ajo, duke buzëqeshur me anëtarët e ekuipazhit që ishin pranë saj. Vihet re se ende nuk është e qartë nëse incidenti i papritur ishte pjesë e skenarit apo jo.

Filmi i vitit 2006 u bazua në librin e ish-asistentes së Vogue, Lauren Weisberger. Weisberger kishte punuar për kryeredaktoren e famshme të Vogue, Anna Wintour, e cila kohët e fundit dha dorëheqjen pas 37 vitesh.

Hathaway riinterpreton rolin e saj si Andy Sachs në vazhdim. Në filmin origjinal, e sapodiplomuara nga kolegji përfshihet në botën e modës dhe medias ndërkombëtare, duke kombinuar të kaluarën e saj modeste me një të ardhme të ndritur ndërsa punon si asistente e Miranda Priestly (Meryl Streep), me ndihmën e një miku të ri, Nigel (Stanley Tucci), drejtorit artistik të Runway.

Filmi do të dalë në kinema më 1 maj 2026. Hathaway u fotografua së fundmi në sheshxhirimin e vazhdimit në rrugët e New York City.

The post Incident i papritur në sheshxhirimin e “The Devil Wears Prada 2”, Anne Hathaway bie nga shkallët appeared first on Albeu.com.

Refuzim i menjëhershëm! Melania Trump ‘qesh’ me ofertën e Vanity Fair

By: D Marku
28 August 2025 at 11:53

Stafi i Vanity Fair mund të jetë i qetë, Melania Trump nuk është aspak e interesuar te dalë ne kopertinë!

Një burim i njohur me mënyrën e të menduarit të Zonjës së Parë thotë se ajo “qeshi” me kërkesën e Vanity Fair në korrik dhe e refuzoi menjëherë.

“Ajo nuk ka kohë të rrijë ulur në një set fotografik. Prioritetet e saj si Zonjë e Parë janë shumë më të rëndësishme… Këta njerëz nuk e meritojnë atë gjithsesi.”

Drejtori i ri global editorial i revistës, Mark Guiducci, u përpoq ta bindte znj. Trump në korrik, por kur punonjësit e tij e morën vesh këtë javë, ata kërcënuan se do të linin punën.

“Nëse [Guiducci] e vendos Melanian në kopertinë, gjysma e stafit editorial do të largohet, e garantoj”, tha një redaktor i nivelit të mesëm për Daily Mail.

“Do të dal nga dera dhe gjysma e stafit tim do të më ndjekë… Nëse më duhet të punoj duke mbledhur ushqime te Trader Joe’s, do ta bëj… Më vjen keq.”

Punonjësi ndoshta do të fitonte më shumë para te Trader Joe’s sesa pagat skllavërore të paguara nga Conde Nast, një kompani botuese në vështirësi e cila nuk ka qenë gjë tjetër veçse “Conde Nasty” për znj. Trump dhe familjen e saj që kur ajo hyri për herë të parë në Krahun Lindor në vitin 2017.

Këtë javë, Melania Trump mori një rol të ri duke udhëhequr Sfidën Presidenciale të Inteligjencës Artificiale për të frymëzuar fëmijët të përqafojnë teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Me prejardhjen e saj shumëgjuhëshe evropiane dhe me zgjuarsinë e saj gjeopolitike, ajo është gjithashtu një pikë referimi e vlefshme për bashkëshortin e saj në çështjet e jashtme.

The post Refuzim i menjëhershëm! Melania Trump ‘qesh’ me ofertën e Vanity Fair appeared first on Albeu.com.

Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit

By: D Marku
28 August 2025 at 11:33

Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me “kunj”. Në një InstaStory, ai publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen: “Do korrni atë që mbillni”, të shoqëruar me emoji të shumta.

Ky reagim vjen pas  shperthimit me tritol që ndodhi në shtëpinë e Jozefin Markut, ish banorit të ‘BBVA’ dhe jo shumë kohë nga publikimi i një videoje të shumëpërfolur, ku shfaqej një moment mes Jozit dhe tij, ku ai e detyroi atë ta puthte. Për këtë arsye, fansat po e lexojnë mesazhin si një përgjigje apo sulm të tërthortë ndaj Jozit.

Megjithatë, Stresi nuk ka dhënë asnjë shpjegim të drejtpërdrejtë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe debate në rrjet

The post Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit appeared first on Albeu.com.

❌
❌