Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bebe Rexha ndez skenën e festivalit ‘Intencity’ në Rumani me performancë spektakolare

1 July 2025 at 07:20

Artistja shqiptare me renome botërore, Bleta Bebe Rexha, ka dhuruar një prej performancave më elektrizuese të verës gjatë qëndrimit të saj të fundit në Rumani.

Ajo ishte e ftuara speciale në edicionin e sivjetmë të Intencity Festival, që u mbajt në qytetin Craiova, ku pushtoi skenën me energjinë dhe hitet e saj të njohura globalisht.

Atmosfera në koncert ka qenë magjepsëse, me turmën që këndonte bashkë me të çdo varg. Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Bebe Rexha shihet duke interpretuar disa nga sukseset e saj më të mëdha si “I’m Good (Blue)”, “Meant To Be”, “Me, Myself and I”, si dhe këngën legjendare “The Monster”, që ajo e ka shkruar për dyshen Rihanna dhe Eminem. Reagimet e publikut ishin të jashtëzakonshme, me entuziazëm dhe duartrokitje që nuk pushuan gjatë gjithë shfaqjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @teambrexha

Përveç performancës, këngëtarja me origjinë shqiptare u vlerësua edhe për paraqitjen e saj në skenë, duke dëshmuar edhe një herë se është një prej emrave më të fuqishëm të muzikës pop në skenën ndërkombëtare.

Bebe Rexha do të vazhdojë turneun e saj veror me paraqitje në festivale të tjera në vende si Zvicra, Gjermania dhe disa shtete të tjera evropiane, duke sjellë muzikën e saj pranë fansave në çdo cep të kontinentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rexhar Reelz (@rexhar_reelz)

Rexha, e cila prej vitesh po shkëlqen në industrinë muzikore ndërkombëtare, vazhdon të mbetet një ambasadore e denjë e muzikës shqiptare në botë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @teambrexha

The post Bebe Rexha ndez skenën e festivalit ‘Intencity’ në Rumani me performancë spektakolare appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha sjell një sërë fotografish të reja nga pushimet verore në Koraci me prindërit

26 June 2025 at 21:34

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja nga pushimet e saj në Kroaci, duke sjellë një atmosferë verore plot stil dhe ngrohtësi familjare.

Artistja me prejardhje shqiptare kaloi disa ditë të qeta në Dubrovnik dhe Split në fillim të qershorit, ku u shoqërua nga prindërit e saj, Flamuri dhe Bukurija.

Gjatë qëndrimit në bregdetin adriatik, Bebe ka shijuar diellin, detin dhe qetësinë që ofronin këto destinacione të preferuara mesdhetare.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me veshje plazhi dhe bikini të ndryshme, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe duke reflektuar vetëbesim e relaks.

Po ashtu, nuk mungojnë momentet e dashura me familjen, ku ajo shihet në shëtitje në qytetin e vjetër të Dubrovnikut – një peizazh historik që përshtatet në mënyrë perfekte me atmosferën e qetë të udhëtimit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë që fansat vazhdojnë të komentojnë për pamjen e saj dhe lidhjen e ngushtë me prindërit, Bebe Rexha ndodhet aktualisht në Londër, ku është duke punuar për projektet e saj të reja muzikore.

Artistja ka premtuar surpriza për këtë verë dhe duket se pushimet në Kroaci i kanë dhënë energjinë e duhur për fazën e radhës në karrierën e saj. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Bebe Rexha sjell një sërë fotografish të reja nga pushimet verore në Koraci me prindërit appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha publikon fotografi të reja nga pushimet luksoze në Kroaci – shfaqet elegante me fustan të zi në Hvar

13 June 2025 at 07:20

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar disa fotografi të reja nga pushimet që po i kalon në brigjet piktoreske të Kroacisë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale, 35-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi me dekolte të hapur, ndërsa pozon në disa lokacione të bukura në qytetin bregdetar Hvar.

Pamjet sugjerojnë se Bebe po shijon çaste të këndshme dhe relaksuese në shoqërinë e familjarëve të saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja e hitit ndërkombëtar “In The Name Of Love” është rikthyer në Ballkan pas një viti.

Kujtojmë se verën e kaluar ajo ishte e pranishme në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa më pas vizitoi edhe vendlindjen e babait të saj, fshatin Dibër në Maqedoninë e Veriut.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë, përmes disa postimeve të fundit, Bebe Rexha ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të sjell projekte të reja muzikore.

Ajo ka treguar se është duke punuar intensivisht në albumin e saj të radhës, duke eksperimentuar me tinguj të freskët dhe bashkëpunime të papritura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Me këtë paralajmërim, artistja ka ngjallur pritshmëri të larta mes ndjekësve të saj që mezi presin të dëgjojnë projektin e saj të ri. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Bebe Rexha publikon fotografi të reja nga pushimet luksoze në Kroaci – shfaqet elegante me fustan të zi në Hvar appeared first on Telegrafi.

“E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti

By: D Marku
10 June 2025 at 17:17

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka zgjedhur këtë verë të kalojë pushimet në Ballkan, duke u kthyer më afër rrënjëve të saj.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi ku shihet duke shijuar ditët e nxehta verore në brigjet e Kroacisë, më saktë në qytetin e bukur të Splitit.

Në këto imazhe, Bebe Rexha shfaqet në shoqërinë e familjarëve dhe pjesëtarëve të stafit të menaxhmentit të saj, duke përjetuar momente relaksi dhe argëtimi larg skenave të koncerteve dhe xhirimeve.

Fotografitë me bikini nuk munguan, teksa artistja e njohur për hitin “I’m A Mess” nuk heziton të tregojë linjat e saj trupore, duke shfaqur besimin dhe stilin e saj unik.

Ky vizitë në Ballkan nuk është vetëm një rast për pushim, por edhe një mënyrë për të qenë më pranë vendit të origjinës së saj.

Bebe Rexha vjen nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo periudhë pushimi duket se i jep mundësinë të rilidhet me rrënjët e saj kulturore dhe familjare.

Fansat e këngëtares kanë shprehur entuziazëm dhe mbështetje për zgjedhjen e saj, ndërsa Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur dhe të pëlqyer në industrinë muzikore ndërkombëtare

The post “E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti appeared first on Albeu.com.

“Jo, unë nuk dorëzohem” – Bebe Rexha hap zemrën për betejat pas famës

By: gaze tare
7 June 2025 at 13:23

Bebe Rexha, artistja shqiptaro-amerikane që prej vitesh ka shënuar sukses ndërkombëtar në skenën e muzikës pop, ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një rrëfim personal dhe emocional që ka prekur thellësisht ndjekësit e saj.

Në një seri postimesh në InstaStory, Bebe flet pa filtra për rrugëtimin e saj, duke zbuluar për herë të parë pasiguritë, presionin dhe padrejtësitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj. “Shkrimi i këngëve ka qenë dashuria ime më e madhe, por në një moment, gjithçka u bë tepër e ndërlikuar,” shprehet ajo, duke treguar se suksesi shpesh shoqërohet me humbjen e kontrollit mbi artin dhe vetveten.

Ajo rrëfen sesi dëshira për të kënaqur të gjithë ndikoi në thelbin e krijimtarisë së saj. “Kur ndjek vetëm ‘hitin’, rrezikon të humbasësh zërin tënd të vërtetë,” pranon ajo, duke reflektuar për kompromiset artistike që shpesh fshihen pas muzikës që arrin majat e klasifikimeve.

Bebe flet edhe për momentet kur është ndier e përjashtuar dhe e penguar qëllimisht në industrinë muzikore, jo për mungesë talenti, por për shkak të politikave të brendshme dhe qëndrimeve të saj të sinqerta. “Nuk e kam puthur egon e askujt. Dhe për këtë, jam ndëshkuar,” shkruan ajo hapur.

Megjithatë, mes zhgënjimeve, ajo mbetet e palëkundur: “Nuk jam nga ato që dorëzohen. Jam luftëtare. Do ndalem vetëm kur të zgjedh vetë, jo sepse dikush tjetër vendos për mua.”

The post “Jo, unë nuk dorëzohem” – Bebe Rexha hap zemrën për betejat pas famës appeared first on iconstyle.al.

Me dekolte të hapur dhe fustan elegant, Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në eventin privat të organizuar nga Airbnb

3 June 2025 at 18:34

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të mrekullueshme së fundmi në Los Angeles, ku ka shkëlqyer me stil dhe elegancë.

Artistja e hitit “Me, Myself and I” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të zi me dekolte të theksuar, që thekson linjat e saj elegante dhe i jep një pamje të sofistikuar.

Në pozat e publikuara, Bebe duket plot vetëbesim, me një nur prej një ylli të vërtetë të përmasave globale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përkrah imazheve, ajo ka shkruar: “Faleminderit Airbnb që më mundësuat këtë përvojë fantastike Omakase! Kaluam një kohë të mrekullueshme dhe mezi presim ta përsërisim”.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansa nga mbarë bota, që e vlerësojnë jo vetëm për talentin muzikor, por edhe për stilin e saj unik dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm një ikonë e muzikës ndërkombëtare, por edhe një emër i pandalshëm në modë dhe stil jetese. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Me dekolte të hapur dhe fustan elegant, Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në eventin privat të organizuar nga Airbnb appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha bën histori në muzikën country: Në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

By: D Marku
30 May 2025 at 11:43

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më të dëgjuara të muzikës country në shekullin 21, të publikuar nga Billboard.

Kënga “Meant To Be”, bashkëpunimi i saj me Florida Georgia Line, ka zënë majën e kësaj liste prestigjioze, duke lënë pas emra të mëdhenj të zhanrit country dhe duke konfirmuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Rexhës edhe jashtë kufijve të pop-it ku ajo u bë e njohur fillimisht.

Vetë këngëtarja ndau këtë arritje në Instagram me ndjekësit e saj, duke rishpërndarë postimin zyrtar të Billboard dhe duke shprehur krenarinë për vendin që i është dhënë në historinë e muzikës amerikane.

Lista është hartuar duke analizuar performancën e këngëve në tabelën Top Country Songs gjatë 25 viteve të para të këtij shekulli, dhe prania e një shqiptareje në krye të saj është një moment historik për muzikën dhe përfaqësimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

The post Bebe Rexha bën histori në muzikën country: Në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit appeared first on Albeu.com.

Bebe Rexha publikon një video nga një intervistë e para 10 viteve, ndryshimi i saj në një dekadë është dukshëm i madh

By: D Marku
28 May 2025 at 19:40

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një kujtim të veçantë nga e kaluara, duke rishpërndarë një video që rikthen emocionet e fillimeve të saj si artiste në skenat e mëdha muzikore.

Videoja, e cila fillimisht ishte publikuar nga një faqe fansash, e tregon Beben në vitin 2015, duke folur me entuziazëm për turneun e saj me Nick Jonas, në një periudhë kur karriera e saj sapo kishte nisur të marrë hov në tregun ndërkombëtar.
Ajo shfaqet në një version krejt tjetër nga ai që publiku njeh sot – me flokë të zeza, më e dobët në pamje, por me po të njëjtin pasion për muzikën dhe skenën.

Sot, pas plot 10 vitesh, Bebe Rexha jo vetëm që ka ndryshuar stilin – tashmë e njohur për pamjen e saj karakteristike si bionde – por edhe ka ndërtuar një karrierë të fuqishme ndërkombëtare. Ajo ka publikuar tre albume në treg, ka katër këngë me mbi një miliard dëgjime, ka fituar çmime të shumta muzikore dhe është nominuar katër herë për Grammy, një arritje e jashtëzakonshme për një artiste shqiptare në skenën globale.


Ky moment i thjeshtë i ndarë me fansat, dëshmon jo vetëm për rrugëtimin artistik të Bebe Rexhës, por edhe për lidhjen e saj të pandërprerë me publikun që e ka ndjekur dhe mbështetur që në hapat e parë të karrierës.

The post Bebe Rexha publikon një video nga një intervistë e para 10 viteve, ndryshimi i saj në një dekadë është dukshëm i madh appeared first on Albeu.com.

Bebe Rexha befason ndjekësit me ndryshimin në pamje, ja si duket ajo (Foto)

22 May 2025 at 13:13

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të re ku shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Në “story”-n që ka ndarë me fansat, Bebe shfaqet me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të errët, duke hequr dorë përkohësisht nga pamja e saj karakteristike prej biondeje.Ky ndërrim në pamje tregon se ajo është një artiste që gjithmonë është e hapur për të eksperimentuar me stilin e saj dhe për të sjellë diçka të re dhe freskuese për ndjekësit e saj.

Reagimet nga ndjekësit kanë qenë të shumta dhe pozitive. Shumë prej tyre e kanë lavdëruar guximin e saj për të ndryshuar dukjen dhe për të përballur stereotipet e bukurisë. Bebe Rexha tregon se ka shumë aspekte të saj që ajo dëshiron të shprehi, dhe kjo pamje është një shembull i fuqishëm i transformimit personal dhe artistik.

The post Bebe Rexha befason ndjekësit me ndryshimin në pamje, ja si duket ajo (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Bebe Rexha befason ndjekësit me pamjen e re, largohet nga dukja e zakonshme prej biondeje

By: D Marku
22 May 2025 at 11:12

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të re ku shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Në “story”-n që ka ndarë me fansat, Bebe shfaqet me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të errët, duke hequr dorë përkohësisht nga pamja e saj karakteristike prej biondeje.

Veshja e saj “all black”, rrjeta në duar dhe varësja metalike i japin një stil “rock” dhe rebel Me një shikim të thellë në aparat dhe gjestin klasik të dy gishtave në formë “peace”, Bebe Rexha konfirmon edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin dhe imazhin e saj publik.

Kjo pamje ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjet, duke shtuar kureshtjen për ndonjë projekt të ri që mund të vijë së shpejti nga artistja e njohur, që bie dukshëm në sy dhe përçon një imazh të fuqishëm artistik.

The post FOTO/ Bebe Rexha befason ndjekësit me pamjen e re, largohet nga dukja e zakonshme prej biondeje appeared first on Albeu.com.

Bebe Rexha ndan me ndjekësit disa nga paraqitjet e saj më atraktive së fundmi

13 May 2025 at 19:39

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke treguar copëza nga aktivitetet e saj të fundit.

Ylli i muzikës pop ka befasuar ndjekësit me një përzierje imazhesh personale dhe profesionale, të cilat shpalosin jetën dinamike që ajo po jeton.

Në një nga fotografitë e publikuara, Bebe shihet e shtrirë dhe e relaksuar në dhomën e saj të gjumit, duke reflektuar një moment qetësie dhe intimiteti.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një tjetër imazh e tregon atë me syze dielli, duke luajtur si DJ në një festë të mbajtur së fundmi në Los Angeles – një dëshmi e energjisë dhe shumëdimensionalsisë së saj artistike.

Po ashtu, disa nga postimet fokusohen në përgatitjet që ajo ka bërë për Met Gala, një nga ngjarjet më prestigjioze të modës në botë, ku Bebe ka spikatur me stilin dhe prezencën e saj të jashtëzakonshme.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Krahas angazhimeve në modë dhe evente të njohura, Bebe Rexha është gjithashtu në proces të krijimit të projekteve të reja muzikore.

Në një video të shpërndarë në InstaStory, ajo u shfaq në studio muzikore bashkë me DJ-in e famshëm David Guetta, me të cilin ka krijuar disa nga hitet më të mëdha të karrierës së saj – përfshirë “I’m Good (Blue)”, “Say My Name” dhe “Hey Mama”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Me një prani të fortë në skenën ndërkombëtare dhe një lidhje të vazhdueshme me fansat përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm një artiste e suksesshme, por edhe një figurë e dashur që di si të ndajë momentet e saj të sinqerta dhe inspiruese me publikun. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

The post Bebe Rexha ndan me ndjekësit disa nga paraqitjet e saj më atraktive së fundmi appeared first on Telegrafi.

Pas buzëqeshjes në Met Gala, Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që s’e pa askush

By: gaze tare
7 May 2025 at 11:57

Bebe Rexha ka ndarë një përditësim personal dhe emocional, pasi u përball me kritika mbi pamjen e saj gjatë paraqitjes në Met Gala 2025. Këngëtarja e nominuar për Grammy reagoi përmes një postimi në X (ish-Twitter), i cili më pas u fshi, duke u shprehur:

“Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam PCOS dhe përballem me infertilitet. Mbeta shtatzënë, dhe nuk funksionoi. E kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje,” shkroi ajo. “Nuk i detyrohem askujt të vërtetën time, por ndoshta do t’ju bëjë të mendoni dy herë përpara se të komentoni trupin e dikujt.”

Artistja e hitit “In the Name of Love”, e cila bëri debutimin e saj në Met Gala më 5 maj me një veshje të Christian Siriano, iu përgjigj gjithashtu komenteve të Azealia Banks në X, përpara se të mbyllte reagimin e saj me një mesazh për ndjekësit:

“Tani do të vazhdoj ditën time. Ju dua, kalofshi bukur.”

Rexha ka qenë e hapur ndër vite për betejën me sindromën e vezores policistike (PCOS), një çrregullim hormonal që ndikon në funksionin e vezoreve te gratë. Në maj 2024, ajo rrëfeu në TikTok se ishte përballur me një dhimbje të fortë që e çoi në urgjencë:

“Mjeku mendoi se ishte apandesit, por në fakt ishte një kist që kishte shpërthyer. Më vinte për të vjellë nga dhimbja. E vetmja gjë që më ndihmoi ishte një jastëk ngrohës,” shtoi ajo, duke u dhënë një këshillë të vlefshme edhe vajzave që përballen me të njëjtin problem.

Pavarësisht vështirësive shëndetësore dhe kritikave në rrjete sociale, këngëtarja nga New York-u përpiqet të ruajë një qëndrim pozitiv:

“E di që kam shtuar peshë. Njerëzit kalojnë nëpër ndryshime,” shkroi ajo në Instagram në qershor 2023.

“Nuk do të gënjej, më mërzit kur lexoj disa komente, por kjo vjen me këtë profesion. Po mësoj të mos e gjykoj veten dhe të pranoj veten, ndërsa përpiqem të bëj zgjedhje më të shëndetshme. Ajo që kam mësuar është se nuk të përcaktojnë numrat, por zemra jote.”

The post Pas buzëqeshjes në Met Gala, Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që s’e pa askush appeared first on iconstyle.al.

Bebe Rexha zbulon humbjen e dhimbshme të shtatzënisë ndërsa i kundërpërgjigjet reperes për komentet fyese ndaj paraqitjes së saj

By: D Marku
7 May 2025 at 11:17

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, 35 vjeçe, ka zbuluar se ka përjetuar një humbje të thellë shtatzënie, një rrëfim emocional që erdhi pas sulmeve të shumta ndaj pamjes së saj fizike pas paraqitjes në Met Gala.

Artistja ndau me entuziazëm foto nga debutimi i saj në këtë ngjarje prestigjioze, ku u shfaq me një fustan të dizajnuar nga Christian Siriano – një veshje elegante dhe e ngushtë në trup me një fund të madh prej tyli, shkruan DailyMail.

“Met Gala im i parë”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për pjesëmarrjen.
Por shpejt, ky moment i veçantë u kthye në trishtim, pasi komentet negative rreth pamjes së saj nisën të shpërndaheshin në internet. Një nga kritikat më të ashpra erdhi nga reperja Azealia Banks, 33 vjeçe, e cila nuk ishte pjesë e eventit, por u shpreh në rrjetin X (ish-Twitter):

“Motra më jep ndjesinë e dikujt që ka një implant hormonal kontraceptiv apo diçka të tillë,” shkroi ajo.

“Është si të ketë një ‘implanon ose nuvaring’ që duhet hequr, ose një injeksion depo që duhet ndaluar (nuk po përpiqem as ta tall).”

Pas kësaj, në një postim të fshirë më vonë, Bebe Rexha vendosi të ndajë publikisht arsyen pas shtimit të peshës së saj, duke zbuluar për herë të parë një tragjedi personale.

“Jam e lodhur nga komentet për peshën time”, nisi ajo, sipas raportimeve të Page Six.

“Kam sindromën e vezores policistike (PCOS) dhe përballem me vështirësi për të mbetur shtatzënë”, shpjegoi ajo. Sipas WebMD, shtimi në peshë është një efekt anësor i zakonshëm i këtij çrregullimi.

Më pas, ajo bëri publik lajmin tronditës:

“Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi siç shpresoja, dhe që atëherë e kam mbajtur atë dhimbje në heshtje. Nuk i kam borxh askujt të vërtetën, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni për trupin e dikujt”.

Rexha nuk dha detaje se kur ndodhi humbja apo me kë e kishte pritur fëmijën, por rrëfimi i saj u prit me një valë mbështetjeje dhe dhembshurie nga fansat dhe ndjekësit në mbarë botën.

 

The post Bebe Rexha zbulon humbjen e dhimbshme të shtatzënisë ndërsa i kundërpërgjigjet reperes për komentet fyese ndaj paraqitjes së saj appeared first on Albeu.com.

Cilat janë rregullat speciale të Met Gala? Pjesëmarrësve nuk u lejohet të hanë ushqime të caktuara ose të bëjnë ‘selfie’

6 May 2025 at 17:58

Nëse duan të marrin pjesë në Met Gala, disa nga personalitetet më të famshme në botë duhet të respektojnë rregullat e pazakonta të këtij eventi joshës.

Met Gala konsiderohet ngjarja më e madhe e modës e vitit që mbledh të ftuar VIP të Hollivudit nga e gjithë bota në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, ku ata shfaqen në edicionet e tyre më elegante.

Tema e këtij viti – Superfine: Tailoring Black Style” u përqendrua në historinë e modës së burrave afrikano-amerikanë nga shekulli i 18-të deri në ditët e sotme. Kodi i veshjes Tailored for You u dha të ftuarve mundësinë të shprehnin stilin e tyre përmes prerjeve të personalizuara dhe riinterpretimit të modës së meshkujve.

Dua Lipa dhe Callum Turner në ‘Met Gala 2025’ (Foto: iHeartRadio/Instagram)

Edhe pse kodi i veshjes lejon njëfarë lirie dhe i inkurajon të ftuarit ta interpretojnë temën në mënyrën e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për modën e meshkujve, ka rregulla të caktuara dhe të rrepta që të gjithë pjesëmarrësit duhet t’i përmbahen.

Njëra prej tyre është se të ftuarit nën moshën 18 vjeç nuk mund të marrin pjesë në Met Gala. Ky rregull u prezantua në vitin 2018 kur tema ishte “Trupat Qiellorë: Moda dhe Imagjinata Katolike”. Një zëdhënës i Met Gala konfirmoi në atë kohë se kufizimi i moshës u fut sepse eventi nuk ishte i përshtatshëm për personat nën 18 vjeç.

Edhe pse në Met Gala janë bërë mijëra foto që tregojnë kombinimet joshëse të personazheve të famshëm të pranishëm, personazheve të famshëm u ndalohet të bëjnë foto të vetes, pasi selfiet janë rreptësisht të ndaluara. Kryeredaktorja e Vogue dhe organizatorja e eventit, Anna Wintour, e prezantoi këtë ndalim në vitin 2015 për të mbajtur sekret përmbajtjen e brendshme të eventit.

Bebe Rexha në ‘Met Gala 2025’ (Foto: iHeartRadio/Instagram)

“Përdorimi i telefonave celularë për fotografim dhe postime në mediat sociale nuk do të lejohet brenda sallës”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Pirja e duhanit në këtë event është rreptësisht e ndaluar dhe ky rregull u fut pasi Bella Hadid, Dakota Johnson dhe Marc Jacobs u fotografuan duke pirë duhan në banjo gjatë Met Gala 2017. Vitin pasardhës, vizitorët u paralajmëruan se pirja e duhanit në muze ishte e paligjshme. Gjithashtu, pirja e duhanit në hapësirat e mbyllura në Nju Jork u ndalua në vitin 2003, dhe ftesat për në Met Gala shpesh u kujtonin njerëzve këtë.

Shakira në ‘Met Gala 2025’ (Foto: iHeartRadio/Instagram)

Disa ushqime janë të ndaluara, jo për arsye shëndetësore, por për të shmangur situata të sikletshme në tapetin e kuq. Sipas New York Post, edhe majdanozi mund të jetë problematik nëse ngec midis dhëmbëve para se të bëni një foto. Qepët dhe hudhrat janë të ndaluara për të parandaluar erën e keqe të gojës, dhe ushqimet që mund të derdhen lehtësisht mbi rroba janë gjithashtu të ndaluara.

Për më tepër, ndërrimi i vendeve nuk lejohet sepse rregullimi i vendeve është planifikuar në mënyrë strikte dhe ka shumë strategji dhe marrëveshje pas gjithë kësaj.

“I kushton vëmendje se kush është ulur pranë kujt dhe shikon nëse janë ulur bashkë vitin e kaluar dhe nëse janë parë bashkë në evente të tjera. Janë marrë aq shumë parasysh saqë është tronditëse”, tha drejtoresha e projekteve speciale të Vogue, Sylvana Ward Durrett, në dokumentarin e vitit 2016 “E hëna e parë në maj”. /Telegrafi/

Rihanna në ‘Met Gala 2025’ (Foto: iHeartRadio/Instagram)

The post Cilat janë rregullat speciale të Met Gala? Pjesëmarrësve nuk u lejohet të hanë ushqime të caktuara ose të bëjnë ‘selfie’ appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha për herë të parë në Met Gala 2025, shkëlqen me veshjen e saj

By: Kult Plus
6 May 2025 at 14:51

Bebe Rexha ka marrë pjesë për herë të parë në Met Gala, duke tërhequr vëmendje me një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan të zi të dizajnuar nga Christian Siriano, i cili kombinonte një xhaketë elegante dhe një fund të gjatë prej tyli.

Pamja u plotësua me doreza rrjetë dhe një model flokësh klasik, ndërsa Rexha tha se dizajneri “gjithmonë e bën të duket mirë”. Ajo ndoqi me finesë temën e këtij viti “Superfine: Tailoring Black Style”, që nderon ndikimin e stilit “dandy” në modë.

Met Gala 2025 u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork dhe u bashkëkryesua nga emra të njohur si Colman Domingo, A$AP Rocky, Lewis Hamilton, Pharrell Williams dhe Anna Wintour, me LeBron James si kryetar nderi.

Debutimi i Bebe Rexhës u prit mirë nga publiku, duke shënuar një moment të veçantë në rrugëtimin e saj në botën e modës./KultPlus.com

Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano

By: gaze tare
6 May 2025 at 11:32

Bebe Rexha shkeli për herë të parë tapetin e famshëm të Met Gala, dhe sigurisht nuk kaloi pa u vënë re. Këngëtarja shqiptaro-amerikane zgjodhi të debutonte me një look të kuruar deri në detaj nga stilisti i njohur Christian Siriano.

Veshja e saj për natën më ikonike të modës kombinonte hijeshinë me forcën vizuale: një xhaketë e zezë e prerë në mënyrë perfekte, e shoqëruar me një fund dramatik prej tyli dhe doreza të holla rrjetë. Pamja u plotësua me një model flokësh klasik dhe ndarje elegante anësore – një homazh ndaj feminitetit të sofistikuar.

“Siriano gjithmonë më bën të ndihem dhe të dukem mirë”, tha Rexha, e cila dukej më e sigurt se kurrë në debutimin e saj në këtë event të përvitshëm të modës që mbledh emrat më të mëdhenj të artit, muzikës dhe stilit.

Një hyrje që e vendos Bebe Rexhën në listën e ikonave të reja të Met Gala – me një mesazh të qartë: ajo nuk ka ardhur vetëm për të parakaluar, por për të lënë gjurmë.

The post Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano appeared first on iconstyle.al.

Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano

By: D Marku
6 May 2025 at 11:49

Bebe Rexha shkeli për herë të parë tapetin e famshëm të Met Gala, dhe sigurisht nuk kaloi pa u vënë re. Këngëtarja shqiptaro-amerikane zgjodhi të debutonte me një look të kuruar deri në detaj nga stilisti i njohur Christian Siriano.

Veshja e saj për natën më ikonike të modës kombinonte hijeshinë me forcën vizuale: një xhaketë e zezë e prerë në mënyrë perfekte, e shoqëruar me një fund dramatik prej tyli dhe doreza të holla rrjetë. Pamja u plotësua me një model flokësh klasik dhe ndarje elegante anësore – një homazh ndaj feminitetit të sofistikuar.

“Siriano gjithmonë më bën të ndihem dhe të dukem mirë”, tha Rexha, e cila dukej më e sigurt se kurrë në debutimin e saj në këtë event të përvitshëm të modës që mbledh emrat më të mëdhenj të artit, muzikës dhe stilit.

Një hyrje që e vendos Bebe Rexhën në listën e ikonave të reja të Met Gala – me një mesazh të qartë: ajo nuk ka ardhur vetëm për të parakaluar, por për të lënë gjurmë.

The post Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano appeared first on Albeu.com.

Stili që bie në sy: Bebe Rexha shfaqet me një këmishë xhins me flakë në fotografitë e reja

1 May 2025 at 20:17

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të re nga pasqyra, duke treguar një pamje unike dhe me stil që e karakterizon prej kohësh.

Në imazhin e publikuar në InstaStory, ajo shfaqet në një sallon bukurie, me flokët bionde të lëshuara dhe grim të lehtë, ndërsa gjithë vëmendja bie mbi këmishën xhins me dizajn “flakësh” që kalojnë nga bluja e qetë në të zezë dramatike.

Këngëtarja 34-vjeçare, e njohur për hitet si “I’m Good (Blue)” dhe “Meant to Be”, duket e relaksuar por me një qëndrim të fuqishëm, duke i qëndruar besnike stilit të saj edgy dhe të guximshëm që e ka dalluar gjithmonë në skenën ndërkombëtare.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ndërkohë që fansat presin me padurim projektet e reja muzikore nga artistja, kjo paraqitje e fundit ka marrë reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, sidomos për zgjedhjen kreative të veshjes.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe ka qenë e pranishme së fundmi në disa evente të rëndësishme, por nuk harron të ndajë me ndjekësit momente të përditshme që e bëjnë të duket edhe më e afërt me publikun. /Telegrafi/

The post Stili që bie në sy: Bebe Rexha shfaqet me një këmishë xhins me flakë në fotografitë e reja appeared first on Telegrafi.

Ledri Vula dhe Bebe Rexha në bashkëpunim?

By: redi
4 April 2025 at 21:31

Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Bebe Rexha janë takuar së fundmi në Amerikë. Ata ndezën spekulime për bashkëpunim të mundshëm mes tyre. Lajmi u bë publik përmes një fotografie të shpërndarë nga menaxheri i Ledrit. Fotografia ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, me fansat që tashmë po shpresojnë për një projekt të përbashkët mes reperit të njohur nga…

Source

“Unë jam Bleta Rexha, më pëlqen të këndoj opera”, eseja e Bebe Rexhës e shkruar kur ajo ishte nëntë vjeçe bëhet virale në rrjetet sociale

2 April 2025 at 11:25

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet elegante e veshur në të zeza, teksa festonte Bajramin me familjarët e saj në New York.

E ndodhur në shtëpinë e prindërve, artistja ka vendosur të shfletojë arkivat e fëmijërisë, duke zbuluar një ese të shkruar nga vetë ajo kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

Me nostalgji, Bebe e ndau këtë dokument të veçantë me ndjekësit e saj, duke treguar sesi e shihte veten dhe pasionet e saj në atë kohë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në esenë e saj shkruhet: “Emri im është Bleta Rexha. Jam nëntë vjeçe. Më pëlqejnë sportet. Sportet që më pëlqejnë janë hokej, bejsboll, basketboll, patinazh, futboll, volejboll, gjimnastikë. Më pëlqen të këndoj opera dhe këngë pop. Hobet e mia janë këndimi, pikturimi, vizatimi, leximi dhe luajtja e lojërave me letra. Sezoni im i preferuar është dimri. Më pëlqen Halloween-i, por jo shumë, sepse nëse ha shumë karamele, ndihesh keq. Ushqimet e mia të preferuara janë pizza, tacos, pure patatesh, patate të skuqura, copëza pule, makarona, veçanërisht mishi, orizi, lazanja dhe pierogit. Pija ime e preferuar është uji. Më pëlqen të dëgjoj muzikë nga radioja kudo që të jem! Kaq për mua”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ky moment i veçantë ka ngjallur emocione te fansat e saj, të cilët e kanë vlerësuar këtë rikthim në të kaluarën si një dëshmi të ëndrrave të hershme të Bebe Rexhës, të cilat sot janë bërë realitet.

Bebe Rexha, e lindur dhe rritur në New York në një familje shqiptare, tashmë është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop në botë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Prej vitesh ajo jeton në Los Angeles, ku ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, duke vazhduar të frymëzojë miliona fansa në mbarë globin. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

The post “Unë jam Bleta Rexha, më pëlqen të këndoj opera”, eseja e Bebe Rexhës e shkruar kur ajo ishte nëntë vjeçe bëhet virale në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

❌
❌