Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Daniel Shima, zhdukja e njeriut që di shumë apo edhe që ka bërë shumë

By: Gazeta Si
21 August 2025 at 14:38

Nga Gazeta ‘Si’- Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), u raportua si i zhdukur më 20 gusht 2025, pasi familjarët humbën kontaktin me të.

Rreth orës 17:00, ai i dërgoi të dashurës një mesazh ku shkruante “po më arrestojnë”, pas së cilës nuk u komunikua më për disa orë.

Rreth 10 orë më vonë, Shima u rikthye në banesë dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren. Sidoqoftë, mënyra e zhdukjes dhe itinerari i lëvizjeve të tij kanë ngritur dyshime të forta. Pamje sigurie e kanë filmuar atë në zona si Qyteti Studenti dhe rruga pranë tunelit Tirana–Elbasan, por asnjë shpjegim i plotë nuk u dha për itinerarin, takimet apo mesazhin alarmues që dërgoi.

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur Daniel Shima ka qenë nën vëmendjen e SPAK për shkak të rolit të tij në dhënien e disa tenderave të dyshimtë gjatë kohës që mbante postin e zv.drejtorit në AKSHI. Ndër më të përfolurit është tenderi prej 43 milionë eurosh i fituar nga kompania “Advanced Business Solutions (ABS)”, e lidhur me dyshime për favorizime dhe korrupsion institucional.

Sipas ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Shima është kërcënuar drejtpërdrejt nga Kryeministri për të heshtur, pasi ai është në dijeni të strukturës së brendshme dhe përfitimeve që lidhen me tenderat e teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Ahmetaj e cilëson AKSHI-n si një qendër e abuzimeve me fonde publike dhe thotë se ish-drejtuesit si Shima kanë qenë nën presion për të mos dëshmuar.

Përplasjet e brendshme brenda AKSHI-t përmenden gjithashtu në disa raportime. Shima përshkruhet si pjesë e një grupi interesi që ka pasur përballje të vazhdueshme me një tjetër grup të lidhur me figura të afërta me pushtetin. Sali Berisha, në një deklaratë të tij publike, e ka cilësuar AKSHI-n si “sipërmarrje private të Ramës”, ndërsa Shimën e ka vendosur në qendër të një “cikloni mafioz” që kontrollon tenderat dhe kontratat shtetërore në fushën e teknologjisë.

Rikthimi i tij në banesë pas zhdukjes nuk e ka shuar dyshimin publik se Daniel Shima “di shumë” dhe se “ka bërë shumë” ndërsa vetë ngjarja mbetet e paqartë dhe e hapur për hetim më të thelluar. Deri tani, nuk ka pasur deklaratë nga SPAK apo institucionet për zhvillimet e fundit që lidhen me këtë rast.

Burimet:


The post Daniel Shima, zhdukja e njeriut që di shumë apo edhe që ka bërë shumë appeared first on Gazeta Si.

Ngecin hetimet për fondet IPARD

By: Gazeta Si
19 August 2025 at 14:08

Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është pa miliona euro nga programi IPARD III, pasi fondet e Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion. Brukseli ka dy vite që u kërkon autoriteteve shqiptare ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje, por deri më tani reagimi i tyre i ngjan ritmit të breshkës.

Që prej vitit 2020, dosja për hetimin e abuzimeve me fondet e IPARD ka kaluar nëpër tryezat e institucioneve të drejtësisë shqiptare, pa asnjë rezultat konkret. Fillimisht, çështja u regjistrua në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas dy vitesh, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës. Në shtator 2023, dosja u rikthye sërish në SPAK.

Asokohe, SPAK i tha Faktoje.al se hetimi penal mbi shpërndarjen e fondeve ishte ende në fazë paraprake dhe, për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të jepte më shumë informacion.

Të njëjtën përgjigje e dha edhe këtë fillim gushti.

“Çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme,” – SPAK.

Pra, edhe pas dy vitesh, hetimi për dosjen IPARD vijon të endet në fazë paraprake. Asnjë emër. Asnjë arrestim. Asnjë akt akuze.

“Të detyrojnë të besosh se nuk ka drejtësi!” – thotë Romeo Nazarko, një nga denoncuesit e parë të skemës së abuzimeve me fondet IPARD në Shqipëri. “Kam bërë tre kallëzime në SPAK, përfshi edhe IPARD-in, të treja në gjumë,” shton ai.

Në vitin 2023, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) përfundoi hetimin administrativ mbi abuzimet me fondet e IPARD II dhe ia përcolli raportin përfundimtar, së bashku me rekomandimet, autoriteteve shqiptare dhe Komisionit Evropian. Në një reagim për Faktoje.al zyra e shtypit pranë OLAF nënvizon se tanimë vendimmarrja për çdo hap të mëtejshëm u takon autoriteteve kompetente vendase, sipas vlerësimit të tyre. Me fjalë të tjera, OLAF e kalon topin në fushën tonë.

“OLAF zhvillon hetime administrative. Më pas, u takon autoriteteve kompetente të vendosin mbi çdo veprim të mëtejshëm lidhur me rekomandimet e OLAF, sipas vlerësimit të tyre. Për këtë arsye, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej, përfshirë detajet e hetimit dhe provat e mbledhura nga OLAF”, nënvizon zyra e shtypit të OLAF për Faktoje.al.

Paratë europiane të mbrohen siç duhet

Që kur u pezulluan fondet IPARD, Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që çështja të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare. 

Për dy vite me radhë, kanë theksuar nevojën për masa korrigjuese dhe për transparencë të plotë në hetimin e abuzimeve, duke e bërë këtë kusht të domosdoshëm për rifillimin e financimeve.

Komisioni është në dijeni të një auditimi të jashtëm që qeveria shqiptare ka kontraktuar për të verifikuar grantet dhe pagesat e IPARD II, si dhe sistemin e ri të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm. Por ndërkohë që procedurat bilaterale vazhdojnë, nuk jepen detaje të tjera, ndërsa pritshmëria është që çështja të zgjidhet shpejt e me përgjegjësi.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet.”- bën të qartë një zëdhënës i Komisionit Evropian për Faktoje.al.

Nuk ka datë për rikthimin e IPARD

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaron për Faktoje.al se “është e angazhuar maksimalisht dhe po zbaton një plan veprimi me masa konkrete, dakordësuar me strukturat e Komisionit Evropian.” 

Auditimi i jashtëm, që sipas ministrisë “është në fazë zbatim dhe rezultatet e tij priten brenda këtij viti”, është një nga hapat kryesorë për rifillimin e fondeve.

Pas përfundimit të tij, ministria thekson se do të kryhen “procedurat në zbatim të Marrëveshjes Financiare Kuadër të Partneritetit dhe Marrëveshjes Sektoriale”, të cilat janë vendimtare për finalizimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin IPARD III dhe hapjen e thirrjeve për aplikime.

Por pavarësisht përpjekjeve, ende nuk ekziston një datë konkrete për rikthimin e fondeve IPARD. Ministria shton se “në përfundim të auditimit dhe përmbushjes së rekomandimeve të dhëna, do të finalizohet Marrëveshja e Financimit dhe më pas do të hapen thirrjet për aplikime.” 

Megjithatë, për fermerët dhe gjithë sektorin e bujqësisë, këto janë vetëm hapa në një proces që po zvarritet prej kohësh. Ata kërkojnë një datë të saktë për rifillimin e financimeve që do t’i japin frymëmarrje bujqësisë shqiptare.

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion. /Faktoje.al

The post Ngecin hetimet për fondet IPARD appeared first on Gazeta Si.

Maliq/ Një thikë vrau një fëmijë, mllefi ynë mund të vrasë një tjetër

By: Gazeta Si
15 August 2025 at 13:13

Vrasja e 14-vjeçarit në Pirg të trondit. Por ajo që ka lënë edhe më shumë plagë është ajo që ndodhi pas krimit: heshtja, fshehja, mbrojtja. Familjarë të autorit ndihmuan për të zhdukur armën e krimit, të mitur të tjerë nuk folën, një i rritur që ndodhej aty zgjodhi të mos kallëzojë. Dhe kështu, një jetë u humb, dhe e vërteta, për pak, mund të ishte varrosur bashkë me të.

Çdo qytetar, si njeri, si prind, është në të të drejtën e tij të ketë mllef, ndoshta dhe  urrejtje deri diku. Duhet të jën  me mijëra shqiptarë që po e ndiejnë këtë zemërim, këtë neveri ndaj një familjeje që, në vend që të kërkonte falje e të ndihmonte drejtësinë, zgjodhi të fshehë, të mbrojë, të heshtë.

Por ky mllef, nëse nuk e kontrollojmë, mund të na çojë në të njëjtin vend ku çoi edhe krimin: tek logjika e hakmarrjes kolektive, tek turmat që kërkojnë gjak, tek urrejtja që shurdhon arsyen. Dhe atëherë, çfarë ndryshimi do të kishim ne nga ai që vrau?

Nëse sot i drejtohemi një fisi të tërë me urrejtje, vetëm pse një pjesëtar i tij ka kryer një krim, atëherë nuk jemi më qytetarë — jemi pjesë e së njëjtës spirale që ka mbajtur peng këtë shoqëri për dekada. Spiralja ku fajin nuk e ka njeriu, por mbiemri. Ku nuk ka drejtësi, por vetëm hakmarrje.

Ne nuk mund ta lejojmë veten të kthehemi në kafshëri, sepse jemi të tronditur.

Po, kemi të drejtë të jemi të revoltuar me babain që fshehu thikën, me xhaxhain që ndihmoi, me të rriturit që nuk folën. Por le të jemi të saktë dhe të drejtë në zemërimin tonë: mllefi ynë duhet të godasë veprimin. Duhet të kërkojë drejtësi, jo hakmarrje. Sepse në të kundërt, bëhemi pjesë e së njëjtës marrëzi që vret në emër të nderit, në emër të familjes, në emër të “forcës”.

E vërteta është e thjeshtë: nëse nuk dimë ta përballojmë dhimbjen tonë me drejtësi, atëherë nuk jemi më shoqëri. Jemi një grumbull njerëzish që vrasin njëri-tjetrin me thika, e më pas heshtin. Ashtu si ndodhi në Pirg.

The post Maliq/ Një thikë vrau një fëmijë, mllefi ynë mund të vrasë një tjetër appeared first on Gazeta Si.

Mos t’ju duket çudi që edhe shteti ka faj tek vrasja në Maliq  

By: Gazeta Si
15 August 2025 at 13:04

Një tjetër i ri humbet jetën për një “shikim të gabuar”, një tjetër thikë përdoret si “argument”. Kjo nuk është vetëm një tragjedi personale, por simptomë e një sëmundjeje më të thellë. Por do të ishte një tjetër vrasje nëse kulturën shoqërore/qytetare do ta ndanim nga kultura shtetërore dhe demokracia që kemi ndërtuar. Vrasja se” pse më shikon” është edhe dështim i modelit të shtetit dhe boshllëku i një demokracie që ekziston vetëm në letër. Në një shoqëri ku ligji është i fortë vetëm me të dobëtit, ku padrejtësitë ndëshkohen vetëm kur bëhen virale, dhe ku të fuqishmit bëjnë ligjin pa u shqetësuar për pasojat, nuk është çudi që forca fizike kthehet në mënyrë jetese. Kur shteti nuk është model autoriteti, rruga krijon modelin e vet: një “shtet paralel” ku mbijetesa varet nga sa i frikshëm dukesh, jo sa i drejtë je.

Demokracia që duhet të formonte qytetarë të vetëdijshëm, të barabartë përpara ligjit dhe të aftë për të bashkëjetuar në dallim, është kthyer në një fasadë, një lojë pushteti që nuk ndikon realisht në jetët e njerëzve. Kur institucionet duken të largëta, të korruptuara, ose të padobishme, të rinjtë humbasin besimin. Pa besim tek shteti, krenaria individuale deformohet në mburojë mbijetese, ndërsa respekti humbet çdo kuptim të natyrshëm dhe kthehet në diçka që merret me frikë, jo me dinjitet.

Ky boshllëk nuk e mbush as shkolla, as familja, as media – sepse edhe ato shpesh janë pjesë e të njëjtit sistem të kalbur, që nuk mëson durimin, dialogun dhe vetëkontrollin, por hesht përballë dhunës dhe glorifikon “të fortin”. Ky nuk është vetëm problem i të rinjve, por një dështim kolektiv: i politikës që ka menduar vetëm për karrigen e vet, i institucioneve që kanë mbijetuar duke u shtirur, dhe i një shoqërie që është mësuar ta respektojë atë që trembet, jo atë që meriton.

Nëse duam të ndalim këtë rënie, nuk mjafton të dënojmë rastin. Duhet të rindërtojmë me themel  vetëdijen qytetare, të rikthejmë funksionimin real të shtetit, dhe të kultivojmë një demokraci që jetohet në përditshmëri, jo vetëm në fjalime. Kështu mund të mësojmë sërish se krenaria nuk është thikë në brez, por forcë për të mos e përdorur atë.

The post Mos t’ju duket çudi që edhe shteti ka faj tek vrasja në Maliq   appeared first on Gazeta Si.

Ky brezi ri po harrohet

By: Gazeta Si
15 August 2025 at 11:19

Në Shqipëri, rreth 1 në 4 të rinj të moshës 15-29 vjeç nuk janë as në shkollë, as në punë. Në Tiranë, shifra rritet në 27%, duke e bërë kryeqytetin epiqendrën e këtij fenomeni alarmues. Ky grup, i njohur si NEET (Not in Employment, Education or Training), përfaqëson një brez që po mbetet pas – i harruar nga tregu i punës, sistemi arsimor dhe politikat publike.

Shumica janë në kërkim pune, por pa sukses. Të tjerë kanë vetëm arsim bazë, ose janë detyruar të heqin dorë për arsye familjare – veçanërisht gratë e reja. Ka edhe nga ata që janë të papunë prej më shumë se një viti, të izoluar nga rrjetet sociale dhe pa mbështetje për të rifilluar.

Një problem me rrënjë të thella

Përmasat e këtij fenomeni nuk mund të shpjegohen vetëm me mungesën e vendeve të punës. Analizat tregojnë se rreth 13% e të rinjve NEET janë në kërkim aktiv të punës, por pa sukses. Një 14% tjetër janë inaktivë – të shkëputur plotësisht nga tregu i punës dhe nga arsimi, shpesh të zhgënjyer ose të dorëzuar përballë mungesës së shpresës.

Situata bëhet më e rëndë kur shohim se 35% e të rinjve NEET në Tiranë kanë vetëm arsim bazë, duke i vënë ata në një pozitë edhe më të pafavorshme përballë një tregu pune gjithnjë e më kërkues. Si mund të pretendojmë zhvillim, kur arsimi dhe formimi profesional mbeten kaq të shkëputur nga realiteti ekonomik?

Çfarë mund të ndodh ?

Pasojat nuk janë vetëm individuale – janë kombëtare. Humbja e kapitalit njerëzor, rritja e varfërisë, emigrimi masiv, zhgënjimi shoqëror dhe rritja e pabarazisë janë vetëm disa nga efektet që po ndjehen dhe do thellohen nëse nuk merren masa urgjente.

Ky nuk është vetëm një problem social, por një krizë zhvillimi.

Ky është brezi që nuk duhet të harrohet.

Në vend që të jetë barrë, rinia mund të jetë forcë. Por kjo kërkon investim të qëndrueshëm në arsim, trajnime praktike, mundësi punësimi dhe mbështetje sociale – jo nesër, por sot.


The post Ky brezi ri po harrohet appeared first on Gazeta Si.

Demokracia nuk është vetëshërbim që të ndërtohet mbi kulturën e një populli spiun

By: Gazeta Si
11 August 2025 at 13:21

Në çdo shtet modern, ndërtimet pa leje, zaptimi i trotuareve dhe abuzimi me hapësirat publike janë çështje që kontrollohen nga institucionet – inspektorati i ndërtimit, bashkitë, policia bashkiake. Por në Shqipëri, duket se kjo përgjegjësi është tashmë në duart e qytetarëve, përmes portalit të ri “Hapësira ime Publike”. Në sipërfaqe, kjo duket si një mënyrë për të përfshirë qytetarët në mbrojtjen e ligjit. Por në thelb, është një pranimi heshtur i dështimit shtetëror për të bërë punën e vet.

Duke i dhënë qytetarit rolin e denoncuesit, shteti largohet nga detyra e kontrollit, mbikëqyrjes dhe rendit urban. E fshehur pas një ndërfaqeje digjitale, qeveria duket se i thotë popullit: “Na thuaj ti kush po shkel ligjin, se ne nuk kemi kapacitet, vullnet apo guxim ta bëjmë vetë”. Kjo është më shumë se shpërndarje përgjegjësie – është transferim i detyrës publike, pa garantuar as siguri për qytetarin, as drejtësi për të denoncuarin.

Kjo qasje krijon një shoqëri ku secili vëzhgon tjetrin, jo në kuptimin pozitiv të qytetarisë aktive, por në kuptimin e kulturës së spiunimit. Një fqinj denoncon tjetrin, jo sepse është ndërtuar pa leje, por sepse nuk i ktheu përshëndetjen. Një biznes raportohet nga një tjetër për konkurrencë, jo për shkelje. Dhe kështu, portali nuk prodhon më rend, por frikë dhe mosbesim, ndërsa zaptuesit e vërtetë – shpesh të lidhur me pushtetin – nuk preken as nga denoncimet, sepse askush nuk guxon t’i raportojë.

Ironia është e hidhur: ndërkohë që portali i paraqitet publikut si mënyrë moderne për të mbrojtur hapësirën e përbashkët, në realitet ai ekspozon se sa i brishtë është shteti, dhe sa pak funksionojnë mekanizmat që duhet të veprojnë vetvetiu, pa pritur sinjalin e qytetarit.
Në vend që të shtohen inspektorët, forcohen institucionet dhe rritet ndëshkimi për shkelësit, krijohet një faqe interneti dhe qytetari bëhet “roje lagjeje” – pa autorizim, pa kompetenca dhe, më problematikja, pa mbrojtje ligjore nga pasojat.

Portalet e tilla janë të nevojshme kur janë shtesë e sistemit, jo zëvendësim i tij. Por kur shteti fillon të funksionojë vetëm përmes “thirrjeve nga populli”, atëherë kemi hyrë në një epokë ku qytetari nuk është më i mbrojtur nga shteti, por përdoret prej tij për të mbuluar mungesën e përgjegjësisë.

Në fund, pyetja që duhet të shtrojmë është:
A është portali një formë e re e kontrollit qytetar apo një formë e re e dështimit shtetëror? Sepse nëse shteti real ndodhet vetëm në ekran, atëherë jashtë tij mbizotëron rrëmuja – dhe askush nuk merr përgjegjësi për të.

The post Demokracia nuk është vetëshërbim që të ndërtohet mbi kulturën e një populli spiun appeared first on Gazeta Si.

Portali i Denoncimeve: Zëri i Qytetarit apo Armë për Hakmarrje?

By: Gazeta Si
11 August 2025 at 12:54

Në një kohë kur ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e hapësirës publike është bërë gjithnjë e më i nevojshëm, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë të re: krijimin e portalit “Hapësira ime Publike”. Qëllimi është i qartë dhe, në pamje të parë, i lavdërueshëm – t’i japë qytetarit fuqinë për të raportuar ndërtime pa leje, zaptime të trotuareve dhe abuzime të tjera urbane. Megjithatë, pyetja thelbësore që lind është: a mund të mbështetet një nismë e tillë vetëm te ndërgjegjja qytetare, pa rrezikuar keqpërdorimin për inate personale, hakmarrje apo interesa të fshehura?

Nga njëra anë, portali përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të kontrollit publik. Për shumë kohë, ndërtimet pa leje dhe zaptimet kanë lulëzuar nën sytë e verbër të institucioneve, shpesh për shkak të korrupsionit ose neglizhencës. Duke i dhënë qytetarit një platformë për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, sistemi kërkon të përfshijë komunitetin në mbrojtjen e të përbashkëtës. Kjo mund të funksionojë si një formë presioni publik ndaj abuzuesve, por edhe si një mënyrë për të mbushur boshllëqet që institucionet nuk arrijnë t’i mbulojnë.

Megjithatë, kjo e drejtë nuk vjen pa kosto. Çdo mekanizëm që i jep individit fuqinë për të ndikuar në jetën dhe pronën e dikujt tjetër, duhet të shoqërohet me garanci të forta ligjore dhe etike. Ndryshe, portali mund të shndërrohet lehtësisht në një mjet abuziv, ku raportimet nuk bëhen për të mbrojtur hapësirën publike, por për të goditur një fqinj me të cilin ke pasur konflikt, një biznes konkurrues, apo edhe për të ushtruar presion politik. Kur një qytetar mund të denoncojë me disa klikime, pa mbajtur përgjegjësi për pasojat, ekziston rreziku real që sistemi të bjerë pre e keqdashjes, jo drejtësisë.

Për më tepër, përmbytja e institucioneve me denoncime të rreme ose të pabazuara nuk vetëm që ul efektivitetin e sistemit, por kompromenton besueshmërinë e gjithë platformës. Nëse autoritetet duhet të hetojnë qindra raste që rezultojnë të jenë hakmarrje personale, atëherë energjia e tyre do të shpërdorohet, ndërsa shkeljet e vërteta do të shpëtojnë pa u ndëshkuar. Në këtë mënyrë, portali, në vend që të jetë një aleat i ligjit, rrezikon të bëhet një armë për padrejtësi.

Zgjidhja qëndron në balancimin mes aksesit qytetar dhe kontrollit institucional. Duhet të ketë kritere të qarta për denoncimin, kërkesë për prova konkrete si foto apo video, verifikim të rasteve nga inspektorë të pavarur, dhe ndëshkime të përcaktuara për raportime të rreme. Mbi të gjitha, duhet të garantohet mbrojtja e të dyja palëve: e qytetarit që sinjalizon një shkelje reale, por edhe e individit të denoncuar padrejtësisht.

Në përfundim, portali “Hapësira ime Publike” është një mjet i fuqishëm, por si çdo armë, vlen të përdoret me përgjegjësi. Pa rregulla të qarta dhe pa një etikë qytetare të zhvilluar, ai mund të humbasë qëllimin fillestar dhe të kthehet në një instrument për manipulim dhe frikësim. Shteti duhet të qëndrojë vigjilent, për të mos ia deleguar drejtësinë vetëm perceptimeve të qytetarit, por për ta ndërtuar atë mbi fakte, ligj dhe barazi. Po rri ai dot vigjilent kur nuk shikon dot një objekt jo më një subjekt ?!

The post Portali i Denoncimeve: Zëri i Qytetarit apo Armë për Hakmarrje? appeared first on Gazeta Si.

Adoptimi i euros dhe një shpjegim përse ekonomia nuk funksionon si sipërmarrja!

By: Gazeta Si
14 April 2025 at 13:39

Ideja “brilante” për të adoptuar euron në vend monedhës vendase me synimin që “t’u kursejmë qytetarëve 100 milionë euro” të harxhuara në shkëmbimet euro lek, më la të kuptoj që Z. Shehaj ka lexuar së fundmi ndonjë libër makroekonomie të shkruar në vitet 80.

Kujtoj këtu që në fjalimin e saj të famshëm në vitin 1983 Margaret Thatcher deklaroi se:  “shteti nuk ka burime të tjera parash përveçse ato që njerëzit fitojnë. Nëse qeveria kërkon të shpenzojë më shumë ajo ose do të marr borxh kursimet tuaja ose do t’u taksojë më shumë”!

Thatcher-i në këtë fjalim pohonte se financat e qeverisë funksionojnë njësoj siç funksionojnë financat personale. Kjo qasje mbi të cilën u ngrit edhe miti i qeverive të vogla, të cilat  për fat të keq kanë ekzistuar vetëm në premtimet politike, anashkaloi ose “fshehu” fuqinë unike të  qeverive, atë të emetimit të monedhës vendase.

Kur një qeveri shpenzon dhe merr hua në monedhën që ajo emeton, ky borxh nuk duhet të kuptohet njësoj si borxhi i individit, pasi nuk shoqërohet nga rreziku i mospagimit. Ky është edhe koncepti kyç i Teorisë Moderne Monetare e cila u zhvillua pas viteve 1990.

 Për ta kuptuar këtë po marr një shembull.  Në periudhën 2007-2009 Anglia edhe Spanja përjetuan një rritje të deficitit buxhetor nga 3% në 10%, e PBB-së po ashtu niveli i borxhit për të dy vendet ishte thuajse i njëjtë por norma e interesit e bonove të thesarit britanike 10 vjeçare në këtë periudhë u ul nga 5% në 3.6% ndërsa për bonot e thesarit spanjolle norma e interesit u dyfishua.  

Ndryshimi thelbësor midis Spanjës edhe Anglisë ishte se Anglia nuk ishte pjesë e unionit monetar edhe monedha e saj nuk ishte euro. Anglia shpenzonte edhe merrte hua vetëm në monedhën vendase paundin britanik e cila emetohet nga Banka Qëndrore e Anglisë. Ndërsa Spanja përdorte monedhën e unionit, euron.

Në periudhën 2007-2009 Banka Qendrore angleze veproi si huadhënës i fundit duke financuar deficitin në rritje të qeverisë angleze. Spanja nuk e ksihte një huadhënës të tillë pasi ajo ishte vetëm përdoruese dhe jo emetuese e euros. Spanja si kushdo nga ne mund të përdorë monedhën por jo ta emetojë atë, ndaj ishte e prekshme ndaj krizave të likuiditetit edhe rrezikut të mospagimit.

Ndaj investitorët nga frika e mospagimit, rritën kostot e humarrjes ( normat e interesit) për Spanjën. Po ashtu Greqia njësoj si Spanja ishte vetëm përdoruese e euros dhe jo emetuese e saj. Për të të financuar nevojat e saj ajo kishte dy mundësi ose do të rriste taksat ose do të merrte më shumë borxh. Në 2009 deficiti buxhetor i Greqisë ishte vetëm 15 %  i PBB-së por normat e të interesit për bonot e saj të thesarit u rritën nga 6 % në 35%.

E pra vendet, i) që kanë monedhat e tyre, ii) që marrin hua në ato monedha dhe iii) që operojnë në kurse këmbimi të luhatshme gëzojnë sovranitet monetar i cili u lejon një shkallë më të lartë të fleksibilitetit fiskal, edhe  për rrjedhojë më shumë autonomi  për të menaxhuar fatin e tyre ekonomik.

Sikurse një njëri e ka më të lehtë të ecë në dy këmbë, edhe ekonomia ka nevojë edhe për dy shtyllat e politik-bërjes edhe atë monetare dhe atë fiskale.

Është i rrezikshëm propozimi i Shehaj për “të prerë” një nga dy këmbët e politikave makroekonomike politikën monetare, pasi e lë ekonominë tonë vetëm me këmbën e keqpërdorur fiskale. Pas  kompromentimin që ju bë pjesërisht sovranitetit të saj monetar, duke marrë borxh në monedhë të huaj, ka mbetur pak fleksibilitet edhe tek politikat fiskale.

Si vend importues me një balancë tregëtare përsistente negative Shqipëria ka qënë gjithmonë e etur për flukse në monedhë të huaj për të balacuar deficitin e saj tregtar. Por disavantazhi i ekonomisë shqitare nuk ishte vetëm deficiti tregtar. Me rënien e produktivitetit që filloi të vihej re që prej 2015- ës rritja ekonomike u ushqye kryesisht nga  përdorimi i borxhit.

Me qëllim uljen e kostove të borxhit në rritje, socialistët vendosën të ndiqnin rrugën më të lehtë – të përfitonin nga normat shumë të ulta të interesit të tregjet ndërkombëtare, edhe intensifikuan marrjen e borxhit në euro . Në vitin 2021 kur filluan të shfaqesin presionet e para inflacioniste të parashikuara që gjatë pandemisë  borxhi në monedhë të huaj zinte më shumë se 45% të portofolit të borxhit të Shqipërisë i cilësuar ky nga ekonomistët si kufiri i rrezikut .

Inflacioni që po trokiste (edhe nuk vonoi të vinte) do të rezultonte me një zhvlerësim të monedhës vendase, të Lekut. Kjo do të rriste kostot e shërbimin të borxhit. Ndërkohë duke qenë se borxhi ishte në monedhë të huaj kryesisht euro, mundësitë e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në shlyerjen e detyrimeve ishin të kufizuara.

Që leku të mos zhvlerësohej por përkundrazi të vlerësohej duheshin rritur flukset e euros, dhe në këtë rast manovra ekonomike e ndjekur nga socialistët ishte nxitja e rrjedhjes së kapitalit të huaj në pasuri të paluajtshme. Blerjet e banesave nga jo rezidentët janë shpesh një temë shumë e ndjeshme e diskutimit publik.  Ndërkohë që këto transaksione  shpesh shihen si një shejnë që investitorët e vlerësojnë vendin si një destinacion premtues dhe solid investimi, ato fatkeqësisht nuk zvogëlojnë rreziqet e destabilitetit financiar përkundrazi përveçse i shyjnë në kohë i përkeqësojë ato.

Në fjalimin e tij “Teprica e kursimeve”, Bernanke theksoi pikërisht ketë : “flukset e kapitalit në sektorë apo aktivitete ekonomike si banesat pa një kontribut në rritjen e qëndrueshme të produktivitetit sjellin një rritje të rrezikut. Shlyerja e borxhit të jashtëm bëhet më e vështirë nëse flukset e kapitalit çojnë në investime të larta rezidenciale dhe konsum të brendshëm (dmth. aktivitete pa përfitime të qëndrueshme të produktivitetit)”.

Kursimi i 100 milionë eurove mund te ishte prioritet nëse ekonomia do të funksiononte si sipërmarrja por nuk është kështu.

Jam e sigurt që këto rreshta nuk mund të ndikojnë në rezultatin që do të ketë Z. Shehaj në zgjedhjet e 11 Majit por,  uroj që të jënë një mundësi për të kuptuar se ekonomia nuk funksionon si sipërmarrja  edhe nuk mund të drejtohet dhe të trajtohet si e tillë. Mënyra më e mirë për të bërë një tranzicion i suksesshëm në sektorin publik është ta bësh këtë me përulësi .

The post Adoptimi i euros dhe një shpjegim përse ekonomia nuk funksionon si sipërmarrja! appeared first on Gazeta Si.

A mund të shkaktojnë këto zgjedhje një krizë përfaqësimi?

By: Gazeta Si
20 March 2025 at 15:35

Mundësitë janë që kjo të ndodhë. Pikë së pari, nga formula e zgjedhjeve.

Kandidatët e listës së mbyllur nuk do të jenë në listën e votimit. Për ta, votuesit nuk do të zgjedhin nominalisht ndaj ata mbeten figura të patestuara dhe të konfirmuara me votë të drejtëpërdrejtë.

Një deputet i kësaj liste nuk do të dijë kurrë të thotë se sa zgjedhës e kanë votuar. Sa i pëlqyer e sa i mbështetur wshtw nga publiku . 

Pavarësisht se partitë ju kanë vënë atyre mbi supe logon, ata nuk kanë mundësi të vërtetojnë forcën personale e politike kunddrejt kandidatwve  në listë të hapur. Ky i dyti ka numra nga pas.

Marrëdhënia mes këtyre dy kategorive brenda partisë është më e lehtë kur dhe kandidati i listës së hapur zgjidhet deputet. Fitorja i shuan konfliktet e mundshme por jo individualitetet politike.

Mes unit të njërit dhe unit të tjetrit, do të ketë gjithnjë përplasje sa herë koha do të kërkojë të vërtetojë peshën dhe fuqinë e gjithësecilit.

Më e fortë, e më konfliktuale mund të jetë marrëdhënia nëse kandidati i listës së hapur merr shumë vota por nuk arrin të thyejë herësin.

Ai mbetet jashtë Kuvendit ndërsa deputeti i listës së mbyllur futet brenda.

Përfaqësuesit e listës së hapur kanë gjithë të drejtën të atakojnë deputetët e listës së mbyllur se “ju jeni aty se keni ardhur dhe me votat tona”.

Se për shak të modelit nuk përjashtohet aspak mundësia që dikush ka meritën por dikush tjetër korr të mirat. Sjelljet individuale, ambiciet për karrierë politike dhe poste, apo kryqëzimi i interesave të tjera janë shumë përcaktuese në këtë rast.

Në Partinë Socialiste kjo përplasje teorikisht mund të jetë edhe më e fortë e të sjellë krizë brenda partisë. Sepse të mendosh që në listën e mbyllur kanë hyrë të rinj pa përvojë, pa asnjë kontribut dhe të pambështetur më parë nga publiku (votuesi) dhe jashtë kanë mbetur figura të forta politike ndër vite si Xhafaj, Majko, Braçe etj, duhet të presësh që edhe përplasja të jetë më e mundshme.

Është përplasje që vjen më së pari nga kriza e përfaqësimit. Dikush mund të thotë se kur votohet për subjektin kanë meritë dhe deputetët e listës së mbyllur se shumësia e individualiteteve të tyre ka përcaktuar edhe fytyrën e partisë.

Por si ta kuptosh krizën e përfaqësimit për shkak të kësaj formule tek partitë e vogla?

Ato kanë zgjedhur në listat e mbyllura kandidatë nga familjet e tyre biologjike me idenë se ata do të largohen pas zgjedhjeve për t’ua lënë vendin atyre në lista të hapura që kanë mbledhur vota.

Pra, në këtë rast, vota për subjektin nuk pwrcakton fatin e individit por wshtw e kundwrata: idividi jashtwliste pwrcakton fatin e subjektit

Por çfarë është ky sistem që për të njëjtat shkaqe prodhon standarde dhe veprime të ndryshme?

Është një sistem që për sa kohë të mat me kute të ndryshme, është i predispozuar të prodhojë krizë, krizë që vjen nga mënyra e përfaqësimit.

Zgjedhjet nuk bëhen vetëm për të gjetur se kush do të qeverisë, por dhe sa përfaqësuese e interesave të publikut është kjo qeverisje.

Ndaj 11 maji në vend që t’i vejë kapak, e rihap konfliktin që mund të nisë nga brenda partive dhe të shkojë deri në Qeveri e Kuvend.

The post A mund të shkaktojnë këto zgjedhje një krizë përfaqësimi? appeared first on Gazeta Si.

Drejtimi i bashkisë Tiranë-A po thërret Veliaj në duel edhe Ramën?

By: Gazeta Si
20 March 2025 at 11:41

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia urdhrin që mban datën 19 Mars, ku i delegon kompetencat e kryetarit, Sara Goxhajt, një nga njerëzve të më të afërt të tij.

Ky urdhër shfuqizon urdhrin e Ramës, i cili komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Por çfarë ka ndodhur më pas?

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt dhe ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn.

    Sipas burimeve, policia bashkiake është urdhëruar që të mos lejojë hyrjen në institucion të dyshes Dokushi – Goxhaj.

    Nuk dihet sesi është bërë ligjërisht anulimi i emërimit të Sara Goxhaj, dhe me pas shkarkimi i saj bashkë me Alban Dokushin, pasi kjo është kompetencë e Këshillit Bashkiak, ose e Kryetarit në detyrë Erion Veliaj.

    A ka nisur një “luftë e ftohtë” mes Ramës dhe Veliajt, që tani është reflektuar me ndryshimet në Bashkinë e Tiranës në 24 orët e fundit|?

    The post Drejtimi i bashkisë Tiranë-A po thërret Veliaj në duel edhe Ramën? appeared first on Gazeta Si.

    Lëvizja Bashkë pyet publikisht Lapajn: A je ndërmjetës në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik?

    By: Gazeta Si
    20 March 2025 at 11:04

    Anëtari i Lëvizjes “Bashkë”, Kristjan Zoto ka ngritur sot një pyetje për drejtuesin e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Zoto pyet Lapajn nëse ka pasur rolin e ndërmjetësit për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës.

    Zoto ka publikuar në “Facebook” edhe një foto të marrëveshjes, ku shihet se një nga personat që ka firmosur është edhe Lapaj. 

    Reagimi i plotë

    Adriatik Lapaj, a është i vërtetë ky dokument ku figuron firma juaj si ndërmjetësues për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës?

    TDT & PARTNERS është një kompani e përfshirë në projekte të mëdha ndërtimi në disa nga zonat më të bukura dhe të paprekura të bregdetit shqiptar, përfshirë Gjirin e Krorezës dhe Kalanë e Lëkursit.

    Kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me Dajlan Avdian (ish-pronarin e “APEX”), një nga ndërtuesit më të fuqishëm në vend, i cili ka përfituar qindra milionë euro nga statusi i “investitorit strategjik” për projekte luksoze në bregdetin e jugut.

    Përveç kësaj, ai është pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë, përfshirë kullën pranë Sahatit, si dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe pas Presidencës.

    A mund të sqaroni publikisht rolin tuaj në këtë marrëveshje .

    The post Lëvizja Bashkë pyet publikisht Lapajn: A je ndërmjetës në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik? appeared first on Gazeta Si.

    Një thirrje për të gjithë programshkruesit: Ktheni sytë nga prodhimi !

    By: Gazeta Si
    11 March 2025 at 11:46

    Udhëtoja për në Portugali me një tjetër vlonjate të majtë e cila po përpiqej të më tregonte për përparimin e Vlorës në fushën e turizmit. Çuditërisht, pasi e dëgjova me durim (cilësi për të cilën nuk shquhem) e pyes: Për çfarë studion vajza?

    “Inxhinieri biokimike në Itali”,  më përgjigjet me të drejtë gjithë krenari.

    Oh sa keq-  ja ktheva- Kur ajo të mbarojë shkollën për të nuk ka punë në Lungomare, edhe jo vetëm aty, por në gjithë Shqipërinë turistike.

    E ndërsa të gjithë partitë politike pretendojnë se do të kthejnë shqiptarët në Shqipëri duke folur  për rrogat e larta edhe të krahasueshme me Greqinë të kamarierëve dhe pastruesve, e deri tek ulja e taksave për ata që kthehen në atdhe,  askush nuk flet për prodhimin.

    Sektori prodhues luan një rol thelbësor në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ku  “qëndrueshëria” nënkupton aftësinë për të përmbushur nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

    Sektori prodhues është konsideruar thelbësor në sigurimin e “qëndrueshmërisë” pikërisht për aftësinë e tij për të nxitur punësimin. Prodhimi industrial jo vetëm është një motor rritjeje për vendet në zhvillim, por për më tepër, është vërtetuar se ai është shtylla e nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në kohët e vështira.

    Ndërkohë, më shumë se pesë dekadat e liberalizimit të tregtisë kanë treguar se vetëm disa ekonomi patën përvoja të suksesshme të industrializimit ndërsa disa të tjerat u deindustrializuan.

    Vendet që mbetën mbrapa në industrializim, dështuan sepse ato u mbështetën vetëm tek produktet prodhimi të cilave zakonisht kërkonte punë intensive dhe një nivel të ulët të aftësive dhe njohurive.

    Në këtë rast avantazhi konkurrues u ngrit mbi eksportin e mallrave edhe shërbimeve primare, në vend të mallrave të përftuara përpunimi i mëtejshëm në prodhim. Kjo rrugë jo vetëm që nuk lehtësoi përparimin teknologjik dhe industrializimin në këto vende, por përkundrazi largoi burimet nga sektori prodhues, duke i alokuar ato në sektorë më pak produktivë, duke shkaktuar kështu deindustrializim të metëjshëm.

    Fatkeqësisht, Shqipëria është rasti ekselent i këtij deindustrializimi. Madje megjithë avantazhin krahasues që kemi me rajonin dhe investimet e huaja në rritje, sektori prodhues industrial në Shqipëri që prej tremujorit të dytë të vitit 2022 po njeh një rënie të vazhdueshme e cila shoqërohet nga rënie e produktivitetit rënie e volumit të shitjeve edhe rënie e punësimit.

    Një situatë e tillë, sugjeron se vendi është duke përjetuar një valë të dytë deindustrializimi pas atij të vitit 1990 , i cili po përshpejtohet edhe për shkak edhe të mbivlërësimin e monedhës vendase.

    Por për fatin tonë të keq ky deindustrializim po ndodh në kohën kur në ekonominë botërore po formëzohen tre prirje të dukshme: i) një ribalancim të marrëdhënieve treg – shtet, në favor të këtij të fundit; ii) një ribalancim midis hiper-globalizimit dhe autonomisë kombëtare, gjithashtu në favor të kësaj të fundit, iii) edhe ashpërisimit të konkurencës gjeopolike midis SHBA-së dhe Kinës si edhe zhvillimet eksponeciale teknologjie të Revolucionit digital 4.0. Të gjithë këto faktorë do  t’i shtyjë ekonominë botërore të jënë më pak mikpritëse ndaj tregëtisë së lirë globale në të ardhmen sic po duket dhe nga rikthimi i tarifave.

    Në këtë kontekst, fokusi tek fuqizimi i ndërmarrjeve prodhuese është thebësor. Prodhimi përveçse, rrit nivelet e konkurrencës, rrit produktivitetin, siguron punësim cilësor me paga të larta, ai siguron lidhje të ngushta me segmentet e tjerë të ekonomisë. Por prodhimi është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër.

    Proceset e prodhimit shpeshherë mbështeten në inputet e sektorëve të tjerë, të cilët përparojnë me përparimin e industrisë prodhuese. Në këtë mënyrë industria përpunuese ofron funksionin e bartësit të  shërbimeve të cilat nuk mund të shiten ose të eksportohen pa u inkorporuar në një produkt përfundimtar. Ndërkohë prodhimi është burimi kryesor i aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe inovacioneve kaq të rëndësishme në kohën e trasformiesh teknologjike. Për më tepër pa një industri të shëndetshme prodhuese, do të jetë e vështirë të balancohet bilanci tregtare në të ardhmen e afërt; është e pamundur të krijohen vende pune me pagë të lartë për për nivele të ndryshme të aftësive; ndërkohë që me zhvillimet teknologjike industria prodhuese dhe shërbimet do të bëhenë gjithënjë e më shumë të pandashme dhe komplementare.

    Deri tani qeveritë shqiptare kanë përdorur marshin më të ulët në mbështetjen së industrisë prodhuese dhe eksportuese. Kjo qasje asnjëherë nuk ka synuar ndryshime rrënjësore por thjesht një rregullimin e çekuilibrave të përkoheshëm. Instumentet që janë përdorur kanë konsistuar në stimuj fiskalë për nënsektorë të caktuar apo në ngritjen e agjencive promovuese të eksportit, të investimeve të huaja apo investimeve strategjike etj. Ato kanë ndikur ne  afat  të mesëm ne nivelin e eksportit, por jo në ndryshimin cilësor të portofolit të tij. Këto politika nuk janë më relevante.

    Sot nevojiten politika funksionale te mbështetura nga fonde të qënësishme buxhetore që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi nëpërmjet përmbushjes së 4 objektivave :

    1) Fuqizimit të sektorit ekzistues të prodhimit duke : neutralizuar efektet të mbivlersimit të lekut; duke zhvilluar drejtime të reja, siç është zhvillimi i zinxhirit të vlerave, apo nxitja e investimeve tër reja. Ndërkohë është e nevojshëm krijimi i Fondit të Investimeve të Ndërmjetme i cili duhet të shërbejë si bashkëfinancues për përgatitjen edhe realizimin e projekteve për zhvillim teknologjik.

     2) Nxitjes së eksporteve, duke të përfshijë jo vetëm mudnësinë për zgjerimin e bazës aktutale eksportuese por në të njëjtën kohë zgjerimin e investimeve për tregje te reja dhe produkte të reja. Përvetësimi i tregjeve të reja, rritja e shitjes, rritja e konkurrencës në tregjet e reja, rritja e numrit të ndërmarrjeve me orientim eksporti, mbështetja edhe ndërkombëtarizimi përmes arritjes së standardeve, si dhe integrimi i burimeve të informacioneve eksportuese edhe shpërndarja e tyre  janë kyce për sitimulimin e eksportuesve.

    3) Rritjes së produkivitetit,  trasferimit të tekonolgjive dhe inovacionit. Kjo kërkon krijimin e  Zyrës Kombëtare për trasferimitn e eknologjive e cila duhet të shërbejë si nyje e ndërlidhjes midis  firmave, universiteteve, laboratorëve të kërkimin publikë, agjencive qeveritare dhe institucione financiare . Mungesa e këtij ndërveprimi largon ose rrit distancën e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve, duke i lënë ata të izoluar dhe jo bashkëpunues duke penguar trasformimin teknologjik dhe inovacionin  .

    4) Krijimi i një sektori prodhues që krijon dhe shpërndan njohuri. Dështimi në krijimin dhe shpërndarjen e njohurive ndodh për shkak se ne nuk e kemi kuptuar që njohuria prodhohet në ekonomi ( shpërndahet edhe përmirësohet në universitete) dhe për më tëper nuk e kemi  konsideruar asnjëhërë  njohurinë si e e mirë publike . Ndaj është e rëndësishme mbështetja e qeverisë në ngritjen dhe fuqizimin e sektorëve  të teknologjikë dhe të kërkimit, aftësimi profesional dhe praktikë i të personave të rinj të sapo punësuar, si dhe sigurimi i  ekspertizës teknike ndërkombëtare për kompanitë vendase.

    E pra, që vajza e mikeshës time, por edhe shumë të rinj e të reja të kthehen në Shqipëri jo vetëm për te pirë kafe në Lungomare, por për të punuar si inxhinierë biokimikë, IT, mekanikë, tekstile etj kam një thirrje për të gjithë programshkruesit :

    Ktheni sytë nga prodhimi!  Është ushtrim i vështirë por jo i pamundur!

    The post Një thirrje për të gjithë programshkruesit: Ktheni sytë nga prodhimi ! appeared first on Gazeta Si.

    Gratë ndaj grave!

    By: Gazeta Si
    8 March 2025 at 10:44

    Në një nga bisedat tona të zakonshme, Neritan Seamini më tregoi dy statuset e një burri që denigronte figurat e dy grave. Por ajo që i kishte bërë përshtypje Neritanit ishte se tek komentuesit e statusit të burrit, më aktive në garën “e hedhjes së baltës” mbi jetën e grave në fjalë kishin qenë gra.

    Çfarë dreqin ndodh me gratë?  -më pyet Seamini me një ton shumë serioz.

    Një pyetje e vështirë për t’ju bërë një gruaje,  pasi për t’u përgjigjur vërtetësisht kërkon vetëreflektim.

    Po e filloj këtu. 

    Le ta pranojmë se, ashtu si burrat, ne gratë jemi qenie njerëzore, të afërta me majmunët po aq sa edhe me engjëjt, të afta për mizori dhe dhembshuri, zili dhe bujari, konkurrencë dhe bashkëpunim.

    Disavantazhi ynë eshtë se ne operojmë në një botë në të cilën Zoti përfytyrohet si një burrë i bardhë i gjatë me mjekër, jo si një grua e vogël dhe e rrumbullakët.

    E ndërsa luftojmë çdo ditë  “të çmohemi” nga burrat, burimi ynë përfundimtar i forcës, vlerës, arritjeve dhe identitetit, është çmimi i tyre.

    Elena Ferante e shpjegon shumë më bukur se çdo gjë që kam lexuar ketë –

    “E varfër apo e pasur, e paditur apo e arsimuar, e bukur apo e shëmtuar, e famshme apo e panjohur, e martuar apo beqare, e punësuar apo e papunë, me fëmijë apo pa fëmijë, rebele apo e bindur, jemi të gjitha thellësisht të shënjuara nga ekzistenca në një botë e cila, ndonëse na duket sikur na përket, është helmuar qysh në rrënjë nga mijëvjeçarë sundimi mashkullor.Ne gratë jetojmë mes kontradiktave të përhershme dhe stërmundimeve të papërballueshme. Çdo gjë, vërtet çdo gjë, është formësuar në bazë të nevojave të burrave, madje edhe të brendshmet tona, zakonet seksuale, mëmësia……….

    Cenet, mizoritë, krimet, virtytet, kënaqësia, vetë gjuha jonë skaliten përulësisht në hierarkitë e mashkullores, dënohen ose lëvdohen sipas kodesh që realisht nuk na përkasin e që na rraskapitin. E kështu bëhemi lehtësisht pre e urrejtjes ndaj të tjerëve dhe ndaj njëra tjetrës” .

    Por nuk mjafton kjo, gratë duke përfshirë këtu edhe veten, kanë pritshmëri më të larta dhe të ndryshme ndaj grave te tjera krahasuar me pritshmëritë qe kanë ndaj burrave. Ne gratë priremi të mos i falim gratë.

    Paradoksale, por e kuptueshme!  Mbijetesa ekonomike dhe sociale, i bën gratë më të gatshme të falin dështimin e burrit, papërsosmërinë, dhunën dhe tradhtinë e tij, por kurrë një sjellje të tillë tek një grua tjetër.

    Ndërkohë që, që në fëmijëri ne raskapitemi në luftën për të qenë mike ose viktima të njëra tjetrës. Nëse pranojmë këtë, disa gjëra bëhen më të qarta. Gratë konkurrojnë kundër grave të tjera  por gratë kanë nevojë të mbështeten te gratë e tjera; gratë kanë zili dhe sabotojnë njëra-tjetrën përmes shpifjeve, thashethemeve dhe shmangies, por gratë gjithashtu duan miratimin dhe mbështetjen e grave të tjera. 

     Sot ka me qindra gra,  që edhe pse të rritura, ende mbajnë mend se si jane  tallur, turpëruar, shmangur dhe heshtur në fëmijëri – jo nga djemtë por nga vajza tjera, me gjithë nevojën ulëritëse që kanë pasur për lidhje pozitive dhe shpenguese me njëra-tjetrën.

    Nëse ne gratë do të vazhdojnë të mohojmë që ky problem ekziston duke u luhatur në skajet e superioritetit edhe viktimës, vajzat tona të vogla e mandej gratë e rritura do të vazhdojnë të “heshtin “, jo nga frika ndaj djemve të vegjël e mandej burrave të rritur  por nga  frika ndaj vajzave  e grave të tjera, fuqia e të cilave për t’i shmangur dhe për t’i izoluar i tmerron !

    Nuk di nëse ky reflektim është një përgjigje e vlefshme për pyetjen e Seaminit. 

    Ajo që ka rëndësi është që ne gratë përveçse të drekojmë sot me njëra tjetrën, të kuptojmë nevojën për nje ndërgjegje të re në ndërveprimet, qëndrimet tona të përditshme ndaj një tjetër gruaje.

    Gëzuar 8 Marsin !

    The post Gratë ndaj grave! appeared first on Gazeta Si.

    “Do të hapim grupkapituj të tjerë të negociatave”, Rama: Na duhet Shqipëria në BE, në 11 maj duhet t’i japim fuqinë e këtij procesi

    By: Gazeta Si
    6 March 2025 at 10:42

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së në mars do të hapen grupkapituj të tjerë të negociatave. I ndalur tek zgjedhjet e 11 maj, Rama u shpreh se të gjithë duhet të kuptojnë se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ecë përpara drejt BE dhe jo të kthehet pas në kënetë.

    “Është përputhur rritja e besueshmërisë tonë, respektit ndaj nesh falë nesh me nevojën e tyre për të zgjeruar BE. Në mars do të hapim grupkapituj të tjerë të negociatave. Kemi një mijë vetë që merren me negociatat dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur. Në 11 maj duhet t’i japim fuqinë e këtij procesi. Imagjino të hymë ne në histori me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore. Ne na duhet Shqipëria në Bashkimin Europian. Alternative ndaj nesh është këneta, po të kthehemi mbrapsht ne Shqipërinë e kemi gjetur në kënetë, gjithë ato borxhe. Ishte një kënetë me gjithë ndërtime pa leje në të gjithë bregdetin…Kjo është e vërteta…4.8miliardë kanë hyrë vjet nga turizmi dhe kanë shkuar në të gjithë zinxhirin se turizmi konsiderohet eksport për arsye se vijnë nga jashtë për të konsumuar këtu dhe shfrytëzon të jashtmit për të fuqizuar të brendshmit. 57 % e atyre që sot kanë një pagë në këtë vend, nuk paguajnë taksë…”, tha Rama.

    The post “Do të hapim grupkapituj të tjerë të negociatave”, Rama: Na duhet Shqipëria në BE, në 11 maj duhet t’i japim fuqinë e këtij procesi appeared first on Gazeta Si.

    Ushtria serbe bashkohet me atë ruse në Moskë Vulin: Krenar të jemi krah Putinit për ditën e fitores

    By: Gazeta Si
    6 March 2025 at 10:35

    Presidenti serb do të marrë pjesë me krenari në festimet me rastin e ditës së fitores në Moskë. Këtë e tha zv.kryeministri Aleksandër Vulin. I pyetur nëse Serbia po përballet me trysni pasi presidenti serb do të jetë në Moskë më 9 maj kur përkujtohet fitorja ndaj Gjermanisë naziste, Vulin tha se Perëndimi i ka bërë presion Serbisë të vendosë sanksione ndaj Moskës prej 3 vitesh, por ata nuk e kanë bërë.

    “Sigurisht, ata thonë se presidenti putin është dikush që nuk duhet ta takosh, por personalisht e kam takuar Putinin dy herë në jetën time dhe jam shumë krenar për këtë. E konsideroj këtë kulmin e karrierës time. Është një nder i madh të jesh me presidentin Putin e veçanërisht në ditën e fitores”, ishin fjalët e Vulin, raporton A2 CNN.

    Vulin foli gjithashtu për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të forcave të armatosura serbe në paradën e Moskës.

    “Ushtarët tanë do të marrin pjesë në paradë me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrja e tyre në paradën ushtarake është plotësisht normale, duke konsideruar se luftuam bashkë në luftën e dytë botërore dhe dolëm prej saj fitues”, përfundon Vulin.

    The post Ushtria serbe bashkohet me atë ruse në Moskë Vulin: Krenar të jemi krah Putinit për ditën e fitores appeared first on Gazeta Si.

    Ekonomia europiane midis luftës në Ukrainë edhe ‘armikut’ amerikan!

    By: Gazeta Si
    5 March 2025 at 09:56

    Së fundmi, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se: “Europa duhet të rizbulojë shijen e rrezikut, të ambicies dhe të pushtetit”

    Për ta arritur këtë, Europa duhet të sigurojë pushtetin e humbur ekonomik.

    Lufta e gjeti Europën në zgjimin e mundimshëm nga pandemia, ku rritja ekonomike ishte ngadalësuar edhe inflacioni po rritej. Kjo gjendje e quajtur stagflacion e cila i ngjan shtëpisë që ka çatinë në flakë edhe bodrumin në ujë, edhe pse shumë e vështirë për t’u trajtuar nuk ishte e vetmja sfidë që duhej të përballej Europa.

    Borxhi i lartë, produktiviteti i ulët, hendeku i të cilit sa vinte e rritej krahasuar me Kinën edhe Amerikën, mungesa e sigurisë energjitike, përballja me tranzicionin e gjelbër edhe revolucionit të 4 digjital ishin disa nga çështjet e tjera qe Europa kishte në pjatën e saj. 

    Në 2023, BE realizoi 17% të PBB-së nominale botërore, po aq sa Kina,  ndërkohë që Shtetet e Bashkuara realizuan 26% të saj. Vonesa në inovacion është po ashtu dukshme: nga pesëdhjetë kompanitë kryesore të teknologjisë në botë, vetëm katër janë europiane.

    Çmimet e energjisë elektrike në Europë janë dy deri në tre herë më të larta se çmimet e SHBA-së dhe ato të gazit janë katër deri në pesë herë më të larta. Asgjë nuk do të jetë e mundur për industrinë dhe ekonominë europiane nëse këto boshllëqe nuk reduktohen.

    Sipas një raporti të fundit të hartuar nga Draghi, Bashkimit Europian do t’i duhet të investojë 800 miliardë euro shtesë në vit nëse dëshiron të mbajë vendin e tij në rendin ekonomik global. Kjo do të kërkonte që investimet të rriteshin nga 22% në 27% të PBB-së.

    Thënë ketë, Europa do të duhet të mobilizojë më shumë burime, që do të thotë të rinovojë sistemin e saj bankar duke e bërë atë më efikas, më të përqendruar dhe më të ndërlidhur.

    Dy vendimet e fundit të Shtëpisë së Bardhë, vendosja e tarifave me Europën edhe zvogëlimi i prezencës amerikane në NATO e ekspozoi Europën me një fakt edhe më të hidhur.

    Aleati më i madh, ose miku fatal ka shumë më tepër fuqi për t’i bërë dëm se lufta ne Ukrainë. Për më tepër, sistemi imunitar i Europës për t’u mbrojtur kundër Shteteve të Bashkuara është shumë më i dobët. 

    Së pari, sepse politikëbërësit e Europës janë mësuar t’i shohin Shtetet e Bashkuara si mikun dhe aleatin e tyre më të madh. Përveçse eshtë një kërcim masiv psikologjik për europianët që të pranojnë synimet aktive armiqësore të Uashingtonit, atyre u duhet të rikalkulojnë ndryshe veprimet e tyre në vazhdim.

    Së dyti, sepse Europa ka kohë që ka braktisur “pushtetin e fortë ” duke  investuar pak në mbrojte. Europa shpenzonte 3% të PBB-së së saj për mbrojtjen në vitin 1960 ndërsa sot përqindja është ende nën 2% të kërkuar nga NATO. Ndërsa sot SHBA investon 880 miliardë usd në mbrojtje, Kina 309 miliardë, Europa vetëm 288 miliardë!

    E pakonkurrueshme ekonomikisht, ushtarakisht por edhe politikisht për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, Rusia mund të kërkojë në Evropë të hapet një rrugë për të rifituar territoret e braktisura nga Bashkimi Sovjetik.

    Ndërsa Perandoria Sovjetike zgjohet, Turqia me nostalgji mund të jetonte nën emocionet e Perandorisë Osmane. Të gjithë ëndërrojnë të kthehen në kohë.

    Në këtë sfond, e braktisur nga aleati i saj madje në një luftë të re tarifash me të,  Europës i nevojitet një orë e më parë paqja në Ukrainë, i duhet një marrëdhënie koherente me Rusinë edhe Kinën,  por mbi të gjitha duhet të fillojë të mendojë të mbështetet në forcat e veta, duke i bashkuar ato në mënyrën më efektive të mundshme.

    The post Ekonomia europiane midis luftës në Ukrainë edhe ‘armikut’ amerikan! appeared first on Gazeta Si.

    Zv. kryeministrja Balluku: Nga data 2 prill fluturime të ndërsjellta Shqipëri-Izrael

    By: Gazeta Si
    4 March 2025 at 16:02

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella,

    Balluku theksoi se në këtë mënyrë do të zgjerohet edhe mundësia e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh.

    “Duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella, duke zgjeruar kështu mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh. Gjatë vizitës time në Izrael takova Dina Ben-Tal Ganancia, Drejtoren e Përgjithshme të kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL. Fluturimi inaugurues më 2 Prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe showbiz, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik, më interesant për Evropën”, shprehet më tej Balluku.

    The post Zv. kryeministrja Balluku: Nga data 2 prill fluturime të ndërsjellta Shqipëri-Izrael appeared first on Gazeta Si.

    Jorida Tabaku/ Leximi i një fitoreje!

    By: Gazeta Si
    3 March 2025 at 15:37

    Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i rëndësishëm për të kuptuar kërkesat e elektoratit ndaj përfaqësuesve të vet.

    1. Megjithëse unë nuk ndaj të njëjtat ide e analiza në shumëçka me Joridën, edhe mund te debatoja gjatë me të për ekonominë, duket që baza e partisë se saj e ka veçuar faktin që ajo sot është zëri me elokuent ekonomik në PD. Edhe jo fare çuditërisht. Studimet tregojnë se opinionet e ekonomistëve ndikojnë më shumë ne opinionet e shprehura nga publiku. Së dyti, opinionet e shprehura nga ekonomiste gra dukshëm janë më bindëse sesa të njëjtat opinione të shprehura nga ekonomistët burra.

    2.Gjekmarkaj i konsideronte gratë pjesë e “haremit” politik, duke luajtur tinëz me konotacionin erotik që ka fjala harem në fjalorin tonë të përditshëm.

    Por duke hequr çdo ngjyrim erotik, aty ka një të vërtetë. Gratë në politikë shpesh vetëofrohen për tu bërë ndoshta pjesa më e shëmtuar e klaneve politike. Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e tyre janë pjesë aktive e politikës që ofron kryesisht argëtim emocional , edhe jo ​​rezultate publike. Kjo është një sëmundje intelektuale, e cila fillon në botën politike dhe më pas përhapet, duke ndotur të gjitha format e të menduarit. Jorida i ka qëndruar larg argëtimit emocional.

    Po ashtu ajo ka treguar të jetë ndryshe nga gratë e burrëruara të politikës, të cilave as veshja, as bukuria, as modelet e flokëve, as gërshetat, as spilat në xhaketa, e as ndërhyrjet estetike, nuk u japin dot titullin grua.

    3. Të gjesh vendin edhe kohën për të komunikuar ç’ka të duket e drejtë kërkon inteligjencë e lartë emocionale edhe sociale, madje është vija ndarëse që dallon komunikimin toksik nga ai shëndetshëm. Edhe primaret treguan se demokratët e përçmojnë komunikimin toksik, edhe vlerësojnë komunikim e shëndetshëm publik.

    Sot ka shumë të rinj të reja, burra e gra që kanë zgjedhur të krijojnë shpejt një profil politik duke u çjerrë protestave, mitingjeve , duke u fyer rrugëve , zyrave, edhe televizioneve duke harruar qe shfryrja e të gjitha ankesave edhe akuzave në publik u ngjan shfryrjes së gazit të zorrëve i cili helmon ajrin për këdo rreth teje për një periudhë te papërcaktuar kohore.

    Ndaj në këto primare baza partiake tregoi “pak mirënjohje” për gladiatorët e akuzave . Baza e njeh mirë konstruktin politik “të sakrificave” të tyre .

    Zgjedhja e Joridës si gruaja më e votuar tregoi se përfaqësimi kërkon balancë, kërkon marrëdhënie afatgjatë, kërkon ta konsiderosh veten “si njërin prej tyre”, ndoshta jo më i miri, as më trimi, e as më agresivi, as më i zoti as ai që ka vëmendjen apo mbështetjen e shefit, por thjesht njeriu i tyre!

    Këto primare treguan se njerëzit mund të gjendet larg edhe afër shefave të Partisë, por kjo nuk u jep fuqi politike. Fuqia e vërtetë politike varet nga mbështetja e njerëzve të thjeshtë të bazës!

    Bravo (well done) Jorida!

    The post Jorida Tabaku/ Leximi i një fitoreje! appeared first on Gazeta Si.

    SPAK nuk e rrit PPB-në

    By: Gazeta Si
    3 March 2025 at 13:43

    Nga Gazeta ‘Si’- Hamendësojmë se të gjithë zyrtarët e lartë të ndalur në paraburgim apo në gjykim, në asnjë rast nuk dalin të korruptuar, askush nuk duhet të mendojë se korrupsioni në Shqipëri nuk është aq i madh sa do të dukej nëse një ish zv.ministër në arrati, një kryeministër, një ish kryeministër apo ish president, një ministër shëndetësie, apo dhe një kryetar bashkie në Tiranë do të dilnin të fajësuar në fund të procesit të gjykimit.

    Hulumtimet sistematike të kryera herë pas herë nga një numër autorësh zbulojnë se sa më i korruptuar një vend, aq më ngadalë rritet.

    Korrupsioni fillon e punon kundër rritjes ekonomike përmes disa kanaleve.

    Dhënia e ryshfetit nga bizneset perceptohet si një taksë dhe si e tillë ajo do të paguhet nga i fundit në “zinxhirin ushqimor”, kosumatori, çka jep shpjegim edhe pse nuk ka çmime të ulta.

    Nga ana tjetër vdesin shanset për bizneset e reja që kanë njohur dhe produktivitet çka rezulton edhe me një punësim të ngadaltë dhe paga të ulta e shumë të rinj të talentuar.

    Korrupsioni shfaqet tek ndihmat dhe subvencionet. Tek evazioni fiskal, tek një mbledhje e ulët e taksave, tek mënyra sesi ndahen kontratat publike, pasi këto të fundit përmes një sistemi korruptiv japin një cilësi të ulët të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

    Korrupsioni mund të shtrembërojë përbërjen e shpenzimeve qeveritare. Korrupsioni mund t’i tundojë zyrtarët e qeverisë që të zgjedhin shpenzimet e qeverisë më pak në bazë të mirëqenies publike sesa në mundësinë që ata ofrojnë për zhvatje të ryshfetit. Projektet e mëdha, vlera e saktë e të cilave është e vështirë të monitorohet, mund të paraqesin mundësi fitimprurëse për korrupsion. Apriori, mund të pritet që është më e lehtë të mblidhen ryshfete të konsiderueshme nga projekte me vlera të mësha sesa nga financimet për librat shkollorë ose pagat e mësuesve.

    Nëse do t’i hedhim një sy të shpejtë Shqipërisë, e kupton se korrupsioni, ka depërtuar nëpërmjet të gjitha kanaleve të mundshme.

    Më së pari, është dëshmia e rritjes ekonomike.

    Shqipëria prej dekadash nuk ka mundur të ketë një rritje ekonomike të qenësishme sa t’u garantojë qytetarëve një rritje të ardhurash të përshpejtuara.

    Përfitimi prej rritjes ekonomike ka qenë i ngadalshëm dhe i pandjeshëm në vite. Vetëm pas daljes nga karantina pandemike e Coronavirus, Shqipëria pati një rritje të pritshme ekonomike prej 9 për qind.

    Kjo për shkak se vinte nga një rënie gropë prej -3 për qind një vit më parë dhe pezullim të shumë aktiviteteve.

    Ndër vite, rritja është qarkulluar më shumë tek 4 për qindëshi. Në një inflacion mesatar, diçka më pak kuptohet lehtë se sa është përfitimi.

    Publiku i sotëm është mbërthyer në kërshërinë e telenovelave me dosje përgjimesh dhe arrestimesh të bujshme nga SPAK. Është e natyrshme që këto ngjarje të kenë shumë kuriozitet por dhe mllef brenda, mirëpo ato i kanë zën pothuajse gjithë hapsirën e disktumeve se çfarë presim nga lufta kundër korrupsionit, vetëm drejtësi?

    Rastet kanë treguar se si korrupsioni është zhvilluar pikërisht sipas rrugëve që treguam më lartë, përmes favorizimeve në prokurime, subvencioneve, tarifave preferenciale etj. Çka tregon se gjykimi i mëkatarëve është vetëm një aspekt.

    Por, thelbi i luftës ndaj korrupsionit edhe pse ka një drejtësi të re të pretenduar dhe të reformuar nuk është prekur. Vënia e drejtësisë është një aspekt por jo gjithçka.

    Shqiptarët duhet të presin nga lufta kundër korrupsionit e cila nuk bëhet vetëm nga SPAK apo GJKKO, përfitime ekonomike që vijnë nga rritja ekonomike, cilësia e arsimit dhe shërbimeve publike të tjera.

    Deri tani, reforma në drejtësi ka shkundur politikën po nuk ka nxitur asnjë proces tjetër që do të krijonte barriera të forta dhe më të sigurta për korrupsion. Më i rëndësishëm është roli i qeverisë në ekonomi.

    Sipas Bankës Botërore “Ligjet dhe zbatimi i tyre janë të rëndësishëm por vendet që seriozisht duan ta luftojnë korrupsionin duhet gjithashtu t’i kushtojnë vëmendje reformës, roli i qeverisë në ekonomi, veçanërisht ato fusha që u japin zyrtarëve liri pushteti që janë shtretër të nxehtë për korrupsionin.”

    Ka një mendim që drejtësia do të vihet në vend kur të korruptuarit e kapur t’i paguajnë mbrapsht publikun për çdo cent të vjedhur. Ky është një shqetësim, por beteja e së ardhmes është të mos lëmë të na vjedhin rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror, me pak fjalë të mos na vjedhin edhe të ardhmen.  

    Dy shekuj më parë Adam Smith vuri në dukje se “Njerëzit e të njëjtit zanat takohen rrallë së bashku, madje edhe për qejf dhe diversion, por biseda përfundon në një komplot kundër publikut”.. Ndaj njerëz kujdes!

    Mos shikoni si sillen politikanët me njëri-tjetrin por se çfarë dhe bëjnë ata për të siguruar se korrupsioni po luftohet.

    Nëse një ditë do të mbetemi pa lajme për arrestime të korruptuarish nga SPAK, do jetë një ditë e bukur për të nesërmen e Shqipërisë.

    The post SPAK nuk e rrit PPB-në appeared first on Gazeta Si.

    A është qeverisur ndër vite Shqipëria sipas modelit Trump – Një guidë për votuesit dhe partitë

    By: Gazeta Si
    25 February 2025 at 12:42

    Jonathan Rauch*– Që nga marrja e detyrës, ai ka reduktuar efektivitetin e administratës së tij duke emëruar në agjencitë thelbësore njerëz të cilëve u mungojnë aftësitë dhe temperamentet për të bërë punën e tyre. Pushimet masive e kanë zbrazur shërbimin civil nga shumë prej punonjësve më të aftë. Ai ka kundërshtuar ligjet që mund t’i kishte ndjekur po aq lehtë (për shembull, duke refuzuar të njoftonte Kongresin 30 ditë përpara se të pushonte inspektorët e përgjithshëm). Ai ka shpërfillur gjuhën e thjeshtë të statuteve, vendimeve të gjykatave dhe Kushtetutës, duke krijuar konfrontime me gjykatat, beteja që ka gjasa t’i humbasë. Pak nga urdhrat e tij kanë kaluar nëpër një proces normal të zhvillimit të politikave, çka do të siguronte që ato nuk do të dështojnë – por përkundrazi tani kanë më shumë gjasë të dështojnë.

    Në çështjet e jashtme, ai është konfliktuar me Danimarkën, Kanadanë dhe Panamanë; e quajti Gjirin e Meksikës “Gjiri i Amerikës”; dhe zbuloi një plan Gaz-a-Lago.

    Edhe ata që prisnin më të keqen nga rizgjedhja e tij në fakt prisnin më shumë racionalitet. Sot është e qartë se ajo që ka ndodhur që nga 20 janari nuk është thjesht ndryshim administrate, por ndryshim regjimi, pra ndryshim i sistemit të qeverisjes. Por një ndryshim në çfarë?

    Ka një përgjigje dhe nuk është autoritarizëm klasik – as autokraci, oligarki apo monarki. Trump po instalon atë që studiuesit e quajnë patrimonializëm. Kuptimi i patrimonializmit është thelbësor për ta mposhtur atë. Në veçanti, ky model ka një dobësi fatale që demokratët dhe kundërshtarët e tjerë të Trump duhet të bëjnë linjën e tyre kryesore dhe të pamëshirshme të sulmit.

    Vitin e kaluar, dy profesorë botuan një libër që meriton vëmendje të gjerë. Në librin ” Sulmi mbi shtetin: Si sulmi global mbi qeverinë moderne rrezikon të ardhmen tonë”, Stephen E. Hanson, një profesor qeverie në Kolegjin e Ëilliam & Mary dhe Jeffrey S. Kopstein, një shkencëtar politik në UC Irvine, rishfaqen një term kryesisht të harruar, prejardhja e të cilit daton që nga Max Weber, për librin e tij më të njohur”Etika e protestane dhe Shpirti i Kapitalzimit ( The Protestant Ethic and the Spirit of Capitalism)

    Weber pyeti veten se si liderët e shteteve e formojnë legjitimitetin dhe krijojnë prtendimin se  po sundojnë më drejtësi.. Ai mendoi se përbëhej në dy zgjedhje. Njëra është burokracia ligjore racionale (ose “procedurizmi burokratik”), një sistem në të cilin legjitimiteti jepet nga institucionet që ndjekin rregulla dhe norma të caktuara. Ky është sistemi amerikan që të gjithë e morëm si të mirëqenë deri më 20 janar. Presidentët, zyrtarët federalë dhe ushtarakët betohen për Kushtetutën, jo për një person.

    Burimi tjetër i legjitimitetit është më i lashtë, më i zakonshëm dhe më intuitiv – “forma e paracaktuar e sundimit në botën paramoderne”, shkruajnë Hanson dhe Kopstein. “Shteti ishte pak më shumë se “shtëpia” e zgjeruar e sundimtarit; nuk ekzistonte si një entitet tjetër i veçantë.” Weber e quajti këtë sistem “patrimonializëm” sepse sundimtarët pretendonin se ishin babai simbolik i njerëzve – personifikimi dhe mbrojtësi i shtetit. Pikërisht kjo ide u nënkuptua në deklaratën rrëqethëse të Trump: “Ai që shpëton vendin e tij nuk shkel asnjë ligj”.

    Patrimonializmi mw shumw sesa  formë qeverisjeje wshtw një stil qeverisjeje. Nuk përcaktohet nga institucione apo rregulla; përkundrazi, mund të infektojë të gjitha format e qeverisjes duke zëvendësuar linjat jopersonale, formale të autoritetit me ato të personalizuara, joformale. Bazuar në besnikërinë dhe lidhjet individuale, si dhe në shpërblimin e miqve dhe ndëshkimin e armiqve (të vërtetë ose të perceptuar), ai mund të gjendet jo vetëm në shtete, por edhe midis fiseve, bandave të rrugëve dhe organizatave kriminale.

    Në petkun e tij qeveritar, patrimonializmi dallohet nga drejtimi i shtetit sikur të ishte pronë personale ose biznes familjar i liderit. Ajo mund të gjendet në shumë vende, por eksponenti i saj kryesor bashkëkohor – të paktën deri më 20 janar 2025 – ka qenë Vladimir Putin. Në pjesën e parë të sundimit të tij, ai drejtoi shtetin rus si një raketë personale. Burokracitë shtetërore dhe kompanitë private vazhduan të funksionojnë, por parimi i vërtetë qeverisës ishte Qëndroni në anën e mirë të Vladimir Vladimirovich… ose ndryshe.

    Duke kërkuar ta bënte botën të sigurt me gangsteritetin e tij, Putin përdori propagandën, përmbysjen dhe forma të tjera ndikimi për të përhapur modelin jashtë vendit. Me kalimin e kohës, modeli patrimonial fitoi terren në shtete të ndryshme si Hungaria, Polonia, Turqia dhe India. Gradualisht, këto shtete u koordinuan si një sindikatë familjesh kriminale – “duke zgjidhur problemet, duke ndarë plaçkën, ndonjëherë duke u grindur, por duke ndihmuar njëri-tjetrin kur është e nevojshme”. Putini në këtë skemë zuri pozicionin e capo di tutti capi, shefit të shefave.

    Për të kuptuar burimin e mbajtjes së pushtetit nga Trump dhe dobësinë e tij kryesore, duhet kuptuar se çfarë nuk është patrimonializmi. Nuk është njësoj si autoritarizmi klasik. Dhe nuk është domosdoshmërisht antidemokratike.

    Antiteza e patrimonializmit nuk është demokracia; është burokracia, ose, më saktë, proceduralizëm burokratik. Autoritarizmi klasik – lloji i sistemit që u pa në Gjermaninë naziste dhe Bashkimin Sovjetik – shpesh është shumë i burokratizuar. Kur autoritarët marrin pushtetin, ata konsolidojnë sundimin e tyre duke krijuar struktura të tilla si policia sekrete, agjencitë e propagandës, njësitë speciale ushtarake dhe byrotë politike. Ata legjitimojnë pushtetin e tyre me kode dhe kushtetuta ligjore.

    Në të kundërt, patrimonializmi është dyshues ndaj burokracive; Njerëzit me ekspertizë, përvojë dhe rezyme të dalluara janë gjithashtu të dyshimtë dhë të padëshiruar, sepse ato sjellin qëndrime dhe autoritet të pavarur. Pra, patrimonializmi e furnizon qeverinë me institucione paralele ose, kur është e mundur, i anashkalon fare procedurat burokratike.

    Gjithashtu ndryshe nga autoritarizmi klasik, patrimonializmi mund të bashkëjetojë me demokracinë, të paktën për një kohë. Siç shkruajnë Hanson dhe Kopstein, “Një lider mund të zgjidhet në mënyrë demokratike, por ende kërkon të legjitimojë sundimin e tij/saj në mënyrë patrimonale. Gjithnjë e më shumë, liderët e zgjedhur kanë kërkuar të shkatërrojnë shtetet administrative burokratike (“shtete të thella”, ata i quajnë ndonjëherë) të ndërtuara gjatë dekadave në favor të sundimit nga familja dhe miqtë.” Narendra Modi i Indisë, Viktor Orbán i Hungarisë dhe vetë Trump janë shembuj të liderëve të zgjedhur patrimonialë – dhe ata që kanë arritur mbështetje të konsiderueshme popullore dhe legjitimitet demokratik. Pasi në pushtet, patrimonialistët duan të vishen me retorikën e demokracisë, si Elon Musk që justifikon veprimet jashtëligjore të ekipit të tij duke e bërë “degën e katërt të pazgjedhur jokushtetuese të qeverisë” të jetë “përgjegjëse ndaj njerëzve”.

    Megjithatë, ndërsa patrimonializmi këput tendinat procedurale të qeverisë, ai dobëson dhe përfundimisht e gjymton shtetin. Me kalimin e kohës, ndërsa kërkon të ngulitë veten, shumë liderë përpiqen të kalojnë drejt autoritarizmit të plotë. “Proceset zgjedhore dhe normat kushtetuese nuk mund të mbijetojnë gjatë kur legjitimiteti patrimonial fillon të dominojë në arenën politike,” shkruajnë Hanson dhe Kopstein.

    Edhe nëse autoritarizmi shmanget, dëmi që patrimonializmi i bën kapacitetit shtetëror është i rëndë. Njerëzit më të mirë të qeverisë largohen ose dëbohen. Misionet e agjencive janë të shtrembëruara dhe praktikat e tyre të korruptuara. Procedurat dhe normat braktisen dhe harrohen. Nëpunësit civilë, kontraktorët, përfituesit e granteve, korporatat dhe publiku janë të korruptuar nga zakoni i marrjes së favorit.

    Të thuash, pra, se Trumpit i mungon temperamenti ose hapësira e vëmendjes për të qenë diktator, është të flesh mbi dafina. Ai është organizmi i përsosur i patrimonializmit. Ai nuk njeh asnjë dallim midis asaj që është publike dhe private, e ligjshme dhe e paligjshme, formale dhe informale, kombëtare dhe personale. “Ai nuk mund të bëjë dallimin midis interesit të tij personal dhe interesit kombëtar ( nëse e kupton se cili është interesi kombëtar”, tha John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare në mandatin e parë të Trump, për The Bulwark. Siç më tha kohët e fundit një politikan i shquar republikan, të kuptosh Trump është e thjeshtë: “Nëse je shoku i tij, ai është miku yt. Nëse nuk je shoku i tij, ai nuk është miku yt.” Ky zyrtar zgjodhi të ishte miku i Trump. Përndryshe, tha ai, puna e tij do të ishte pothuajse e pamundur për katër vitet e ardhshme.

    Patrimonializmi shpjegon dhe ato që quhen vendime të çuditshme. Çdo politikë për të cilën interesohet presidenti është pronë e tij personale. Trump hoqi dorë nga ndjekja penale federale ndaj kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, sepse një kryebashkiak i qëndrueshëm i qytetit të madh është një gjë e dobishme. Ai e ndërpreu praktikën 50-vjeçare duke e trajtuar Departamentin e Drejtësisë si “firmën e tij personale ligjore”. Ai e trajton zbatimin e statuteve të miratuara siç duhet si opsionale – dhe, për më tepër, pretendon autoritetin për të zhdëmtuar shkelësit e ligjit. Ai ndërpreu procedimet kundër banditëve dhe rebelëve të 6 janarit sepse ata janë në anën e tij. Agjencitë e tij shqyrtojnë të punësuarit për besnikëri ndaj tij dhe jo ndaj Kushtetutës.

    Në botën e Trump-it, agjencitë federale mbyllen ose brenda tyre futen njerëz pa autoritet ligjor. Një besnik që kishte menaxhuar ndonjëherë vetëm dy organizata të vogla jofitimprurëse zgjidhet për punën më të vështirë të menaxhimit në qeveri. Konfliktet e interesit tolerohen nëse nuk janë të bekuara. Prokurorët dhe inspektorët e përgjithshëm shkarkohen për kryerjen e detyrës. Mijëra nëpunës civilë janë konvertuar në punë me vullnetin e presidentit. Mbrojtja e sigurisë së ish-zyrtarëve është tërhequr sepse ata janë të pabesë. Vetë presidenca trajtohet si një mundësi biznesi.

    Patrimonializmi vuan nga dy mangësi të qenësishme dhe në shumë raste fatale.

    E para është paaftësia. “Kapriçiot arbitrare të sundimtarit dhe rrethit të tij personal ndërhyjnë vazhdimisht në funksionimin e rregullt të agjencive shtetërore”, shkruajnë Hanson dhe Kopstein. Regjimet patrimoniale janë “thjesht të tmerrshme në menaxhimin e çdo problemi kompleks të qeverisjes moderne”, shkruajnë ata.

    Përfundimisht, paaftësia bëhet e dukshme për publikun votues pa pasur nevojë për shumë ndihmë nga opozita. Por të ndihmosh publikun të kuptojë mangësinë tjetër të këtij modeli, që është problem edhe më i madh  e cenueshmërinë tjetër, edhe më të madhe të patrimonializmit – korrupsionin – kërkon mesazhe të pamëshirshme.

    Patrimonializmi është i korruptuar nga përkufizimi, sepse arsyeja e ekzistencës së tij është të shfrytëzojë shtetin për përfitime – politike, personale dhe financiare. Në çdo hap, ajo është në luftë me rregullat dhe institucionet që pengojnë manipulimin, grabitjen dhe rrënimin e shtetit. Ne e dimë se çfarë të presim nga mandati i dytë i Trump. Siç tha Larry Diamond i Institutit Hoover të Universitetit të Stanfordit në një podcast të fundit, “Unë mendoj se do të shohim një orgji absolutisht tronditëse të korrupsionit dhe kapitalizmit mik në katër vitet e ardhshme, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë që nga fundi i shekullit të 19-të, Epoka e Artë”.

    Korrupsioni është thembra e Akilit të patrimonializmit, sepse publiku e kupton dhe nuk e pëlqen. Nuk është një abstraksion si “demokracia” apo “Kushtetuta” apo “shteti i ligjit”. Kjo tregon se qeveria po drejtohet për ta, jo për ju. Kërcënimi më i tmerrshëm me të cilin u përball Putin ishte “kryqëzata e pandërprerë” e Alexei Navalny kundër korrupsionit, e cila mund të kishte rrëzuar regjimin nëse Putini nuk do të kishte rregulluar vdekjen e Navalny në burg. Në Poloni, opozita liberale hoqi nga pushteti Partinë Patrimonialiste Ligji dhe Drejtësia në vitin 2023 me një narrativë kundër korrupsionit.

    Në Shtetet e Bashkuara, kushdo që kërkon prova të fuqisë së anti-korrupsionit nuk duhet të shikojë më larg se sulmet e republikanëve kundër Jim Wright dhe Hillary Clinton. Në rastin e Klintonit, republikanët dhe Trump bënë një shkelje të vogël procedurale (përdorimin e një serveri privat për emailet e klasifikuara) në një skandal të klasit botëror. Trump dhe aleatët e tij vazhdimisht e kritikuan atë si kandidaten më të korruptuar ndonjëherë. Përsëritja e plotë bindi shumë votues se ku ka tym, duhet të ketë zjarr.

    Por dikush mund të thotë se retorika anti korrupsion ndaj Trump mund të mos funksionojë. Në fund të fundit, publiku ka dëgjuar për korrupsionin e tij prej vitesh dhe e ka vlerësuar atë ose thjesht nuk i intereson. Përveç kësaj, publiku beson se të gjithë politikanët janë gjithsesi të korruptuar.

    Por drejtimi i një mesazhi strategjik dhe të koordinuar kundër korrupsionit të Trump është pikërisht ajo që opozita nuk ka bërë. Në vend të kësaj, ajo ka reaguar ndaj çdo gjëje në lajmet e ditës.

    Gjithashtu, nuk është plotësisht e vërtetë që publiku tashmë e di se Trump është i korruptuar dhe nuk i intereson. Përkundrazi, për shkak se ai duket kaq i pafiltruar, ai përfiton nga një perceptim se ai është autentik në një mënyrë që nuk janë politikanët e tjerë, dhe për shkak se ai zemëron elitat, ai gëzon një reputacion se është në anën e personit të zakonshëm. Thyerja e këtyre perceptimeve mund të përcaktojë edhe shkallwn e mbwshtetjes nga eletorati.

    A kanë nevojë opozita të ketë një mesazh të saj? Sigurisht, ata kanw mesazh. Por pikërisht tani, kur ata janë jashtë pushtetit dhe Trump është capo di tutti capi, historia e sundimit patrimonial sugjeron që ato më efektive ai është i korruptuar. Një gjë është e sigurt: Ai do t’u japë atyre shumë material rreth këtij fakti. Burimi: The Atlantic

    *Jonathan Rauch
    Jonathan Rauch është një shkrimtar kontribues në The Atlantic dhe një anëtar i lartë në programin e Studimeve të Qeverisjes në Institutin Brookings. Libri i tij i fundit, “Qëllime të kryqëzuara: pazari i prishur i krishterimit me demokracinë”, do të botohet në janar 2025.

    The post A është qeverisur ndër vite Shqipëria sipas modelit Trump – Një guidë për votuesit dhe partitë appeared first on Gazeta Si.

    ❌
    ❌