Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Presidentja e Moldavisë thotë se Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës, Kremlini mohon

By: Re Nato
30 July 2025 at 14:52

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj shkurt se “Rusia nuk ndërhyn në punët e asnjë vendi”.

Në konferencën për media pas mbledhjes së këshillit, shefja e shtetit deklaroi se Kremlini do të përdorë disa “instrumente politike” për të rritur gjasat e tij për të siguruar shumicën në Parlamentin e Kishinievit, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit.

Ajo tha se këto janë të grupuara në të ashtuquajturin “rrymë sovraniste”, e cila promovon “një alternativë zhvillimi për Moldavinë”, së bashku me euroskepticizmin.

Ajo përmendi gjithashtu “rrymën populiste-agresive” të grupit kriminal Shor, e cila përdor skema për blerje votash, rekruton persona të dhunshëm për protesta të paguara kundër qeverisë dhe përfshin grupe të krimit të organizuar për të vandalizuar institucione shtetërore.

Presidentja tha se një nga objektivat është edhe ulja e pjesëmarrjes së diasporës në votime, përmes provokimeve dhe korrupsionit zgjedhor.

Autoritetet planifikojnë të hapin një numër rekord prej gati 300 qendrash votimi jashtë vendit.

Aksidenti me dy viktima në Borsh/ Identifikohet një prej tyre, dy të plagosurit dërgohen në spital

By: Re Nato
30 July 2025 at 14:30

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të Borshit.

Mësohet se një furgon është përplasur me një automjet. Nga aksidenti kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Një nga viktimat është Kujtim Mehmeti 60 vjeç. Viktima tjetër është bashkëshortja e tij.

Drejtuesi i automjetit, Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.

Forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Gjermania rrit fondet për ushtrinë dhe infrastrukturën

By: Re Nato
30 July 2025 at 13:32

Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin 2026, thanë burime qeveritare, duke hapur rrugën për të shpenzuar qindra miliarda euro për infrastrukturë dhe mbrojtje, raporton DPA.

Buxheti i Ministrit të Financave, Lars Klingbeil, për vitin e ardhshëm parashikon shpenzime prej rreth 520 miliardë eurosh dhe një borxh të ri në vlerë rreth 174 miliardë euro.

Qeveria e re gjermane, që mori detyrën në maj, ka premtuar të rrisë ndjeshëm investimet për të përditësuar infrastrukturën e amortizuar të vendit dhe për të riarmatosur ushtrinë gjermane.

Buxheti për vitin 2025, i cili u miratua nga kabineti në qershor, mbetet ende në shqyrtim dhe pritet të miratohet në parlament pas pushimeve verore.

Buxheti për vitin pasues pritet të hidhet në votim në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit, në nëntor.

Tërmeti, Rusia shpall gjendje të jashtëzakonshme në ishujt pranë Gadishulllit Kamchatka

By: Re Nato
30 July 2025 at 11:30

Në Ishujt Kuril të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Qyteti kryesor në ishuj, porti i peshkimit Severokurilsk, u godit nga disa valë cunami dhe u përmbyt, shkruan Sky News.

Ishujt ndodhen në jug të Gadishullit Kamchatka, i cili ishte epiqendra e tërmetit.

Valë që kalonin tre metra të larta goditën Severokurilskun, thanë zyrtarët.

Ishujt janë një pikë mosmarrëveshjeje me Japoninë, e cila pretendon të drejta territoriale mbi katër prej tyre.

Bashkimi Sovjetik i pushtoi ishujt në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Mosmarrëveshja i ka penguar vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje./abcnews.al

Trump: Refugjatët ukrainas mund të qëndrojnë në SHBA deri në fund të luftës me Rusinë

By: Re Nato
30 July 2025 at 11:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do t’u lejojë refugjatëve ukrainas të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara deri në fund të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Këtë, presidenti amerikan e ka thënë teksa po përgjigjej rreth asaj nëse do t’i lejojë ukrainasit që ikën në SHBA për shkak të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë të qëndrojnë deri në përfundim të luftës.

Dhe Trump u përgjigj: “Mendoj se do ta bëjmë. Kemi shumë njerëz që erdhën nga Ukraina dhe po punojmë me ta”.

Më 10 janar, administrata e presidentit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi një zgjatje të Statusit të Përkohshëm të Mbrojtur (TPS) për qindra mijëra refugjatë nga Ukraina, si dhe nga Sudani dhe Venezuela.

Më parë, më 6 mars, Trump deklaroi se së shpejti do të merrte një vendim në lidhje me statusin e qëndrimit të përkohshëm të refugjatëve ukrainas në SHBA, duke shtuar se “nuk po kërkon t’i dëmtojë ata”.

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

By: Re Nato
30 July 2025 at 08:45

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës, i kanë kryer stërvitjet e përbashkëta në provincën Hebei të Kinës në periudhën 19-28 korrik.

“Stërvitjet i ka dhënë shtysë forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe e kanë përmirësuar aftësinë e ndërsjellë të ekipeve luftarake për të kryer detyra me forcat e armatosura të huaja dhe në mjedis ndërkombëtar”, ka deklaruar Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë.

Këto kanë qenë stërvitjet e para të përbashkëta që janë kryer mes Kinës dhe Serbisë, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe njëkohësisht shtet që mban lidhje të ngushta me Pekinin dhe Moskën.

Në vjetët e fundit, Serbia, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit dhe Uashingtonit, e ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Kinën – krahas atij politik dhe ekonomik – duke blerë armë kineze.

Serbia është bërë shteti i parë në Evropë që ka blerë sisteme kineze për mbrojtje ajrore FK-3.

Evakuime në Japoni dhe SHBA pas tërmetit të fortë në Rusi

By: Re Nato
30 July 2025 at 08:31

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunam deri në katër metra të lartë, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur paralajmërime dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor.

Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë SHBA-në dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunam dhe urdhra për evakuim.

Në Kamçatka, disa persona janë lënduar, ndërsa në një pjesë të madhe të bregdetit lindor të Japonisë – i cili ishte goditur rëndë në tërmetin dhe cunamin katastrofik të vitit 2011 – është urdhëruar evakuimi i popullatës.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për valë cunami deri në 3 metra përgjatë pjesës më të madhe të bregdetit. Televizioni publik NHK raportoi se mbi 1.9 milionë persona janë urdhëruar të evakuohen në vende të sigurta pasi valët filluan të godasin bregun.

Sistemi amerikan i paralajmërimit për cunami është aktivizuar për të paralajmëruar për valë që mund të godasin bregun perëndimor të SHBA-së.

Parashikimet tregojnë se valë deri në 3 metra mund të godasin bregdetin e Rusisë dhe Ekuadorit, ndërsa valë nga 1 deri në 3 metra mund të prekin Japoninë, Havain, Kilin dhe Ishujt Solomon.

Tërmeti i fortë me magnitudë 8.8 godet Rusinë, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

By: Re Nato
30 July 2025 at 07:20

Një nga tërmetet më të forta goditi Lindjen e Largët të Rusisë herët të mërkurën, një tërmet me magnitudë 8.8 ballë që shkaktoi valë të vogla cunami në Japoni dhe Alaska dhe nxiti paralajmërime për Hawaiin, Amerikën e Veriut dhe Qendrore dhe ishujt e Paqësorit në jug drejt Zelandës së Re.

Njerëzve iu këshillua të zhvendoseshin në vende më të larta në disa vende dhe se rreziku i mundshëm mund të zgjasë më shumë se një ditë, por vendet ku valët e cunamit kanë dalë tashmë në breg nuk kanë raportuar deri më tani dëme të konsiderueshme, shkruan AP.

Valë nën 30 centimetra mbi nivelet e baticës u vunë re në komunitetet e Alaskës të Amchitka dhe Adak, tha Dave Snider, koordinator i paralajmërimit për cunami në Qendrën Kombëtare të Paralajmërimit për Cunami në Alaskë.

Valë të bardha arritën në bregun e ishullit Hokkaido të Japonisë në veri dhe në Ibaraki e Chiba, pak në lindje të Tokios, në pamjet e transmetuara në televizionin publik NHK të Japonisë.

Një cunami prej 50 centimetrash u zbulua në portin Ishinomaki në Japoninë veriore, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Kjo ishte matja më e lartë deri më tani midis disa lokacioneve rreth Japonisë veriore. Por valë më të larta vazhdonin të vinin, sipas Shiji Kiyomoto, një zyrtar i reagimit ndaj tërmeteve dhe cunamit në JMA.

Zonat ruse më afër epiqendrës së tërmetit në Gadishullin Kamchatka raportuan dëme nga tërmeti dhe evakuime për shkak të cunamit, por jo lëndime serioze./abcnews.al

Yesterday — 29 July 2025Main stream

Vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi/ Himarë, vihet në pranga 25-vjeçari

By: Re Nato
29 July 2025 at 14:23

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vjedhjes së një shume parash nga automjeti i një pushuesi, shtetasit:

A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për kapjen, më datë 26.07.2025, ka vjedhur shumën prej 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, i cili ishte i parkuar në plazhin e “Porto Palermos”.

Shuma e vjedhur, së bashku me automjetin tip Volkswagen, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

By: Re Nato
29 July 2025 at 14:11

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke parashikuar “vdekje të shumta” nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Ky paralajmërim, që ende nuk përbën shpallje zyrtare të urisë, vjen pas reagimeve të shumta pas publikimit të imazheve të fëmijëve të kequshqyer dhe raportimeve për dhjetëra vdekje të lidhura me urinë pas gati 22 muajsh luftë.

Presioni ndërkombëtar e shtyu Izraelin që gjatë fundjavës të shpallë disa masa, përfshirë ndalesa të përditshme në luftime për shkaqe humanitare në disa pjesë të Gazës dhe hedhjen nga ajri të pakove me ndihma. Megjithatë, Kombet e Bashkuara dhe palestinezët në Gazë thonë se situata ka ndryshuar pak, teksa turmat e dëshpëruara të palestinezëve vazhdojnë të dynden drejt kamionëve me ndihma para se ato të arrijnë në destinacionet e parapara.

Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) paralajmëroi se Gaza që dy vjet është buzë urisë, por zhvillimet e fundit kanë “përshkallëzuar në mënyrë dramatike” situatën.

Shpallja zyrtare e urisë, që është e rrallë, kërkon të dhëna që nuk mund të merren në Gazë për shkak të pengimit të qasjes në këtë territor.

Mbyllet hetimi për “Metat”/ Dosja drejt GJKKO, të ëmës së Kryemadhit i komunikohen sot akuzat

By: Re Nato
29 July 2025 at 13:16

SPAK ka mbyllur zyrtarisht hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Prokuroria e Posaçme do e dërgojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme, teksa këtë të martë, pritet të njihet me akuzat e ëma e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

“Zonja Kryemadhi u paraqit në SPAK. Ajo u shpreh se do të marrë dosjen, për të parë akuzat. Kryemadhi do të njihet me akuzat zyrtare, së bashku me ish bashkëshortin e saj, Ilir Meta. SPAK ka njoftuar se dosja CEZ-DIA dhe lobimi i LSI në SHBA ka përfudnuar. Sot pritet të njihet zyrtarisht me akuzat, Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari.

Meta u hetua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij./abcnews.al

/abcnews.al

Andia Ulliri kërkon mandatin, ankimon në KAS vendimin e Celibashit

By: Re Nato
29 July 2025 at 13:13

Andia Ulliri nuk dorëzohet.

Kandidatja demokrate, e cila kërkon t’i marrë mandatin ish prokurorin Arian Ndoja përshkak të kuotës gjinore, ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e kryekomisionerit Celibashi që rrëzoi kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe ajo e mbyllur funksionojnë të ndara.

Por në shkresën drejtuar anëtarëve të KAS, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa thote se kryekomisioneri i ka interpretuar gabim dispozitat e kodit zgjedhor, duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës ku përcaktohet qarte se 1 në 3 deputete I përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.

Sefa thotë se kodi zgjedhor e përcakton qartë se kemi të bëjmë me një listë unikale, e cila përbehet nga dy pjesë, kandidatet në renditje të fiksuar dhe ato që I nënshtrohet votimit parapëlqyes.  Për këtë sjell si shembull edhe një vendim të gjykatës kushtetuese e cila ndër të tjera thotë: “Partitë politike si subjekte zgjedhore kanë detyrimin të përmbushin kërkesat që disiplinojnë procesin zgjedhor, ndër të tjera, atë për të paraqitur listën shumëemërore me dy komponentë ( atë me renditje të fiksuar dhe atë që I nënshtrohet votimit parapëlqyes).

Pra sipas Sefes, përsa kohe edhe kodi zgjedhor dhe gjykata kushtetuese i referohen një liste unikale edhe shpërndarja e mandateve duhet të behet mbi këto parime, pasi aktualisht mandatin e deputetit nga listat e partisë demokratike në Durrës, e kanë marrë 5 burra dhe 1 grua. Dhe nën këtë arsyetim, Ulliri kërkon mandatin e Ndojës, i cili renditet I pari në listën e hapur.

Në rast se kërkesa e saj do të rrëzohet edhe nga KAS, Ulliri ka paralajmëruar padi në kolegjin zgjedhor cka do të shtynte në kohë edhe certifikimin përfundimtar të 11 majit, pasi Komisioni Rregullator duhet të presë verdiktin përfundimtar jo vetëm për të por edhe per mandatin e vetem të “Shqipëria Behet.”/abcnews.al

Shiu nuk ndalon pushuesit/ Turistë vendas dhe të huaj shijojnë bregdetin në Shëngjin

By: Re Nato
29 July 2025 at 13:11

Reshjet e shiut  dhe rënia e temperaturave  nuk jua kanë prishur pushimet shumë  prej  atyre që kanë zgjedhur të pushonjnë në Shëngjin.

Vendas e të huaj kanë shijuar plazhin dhe këtë të martë.

Të tjerë vizitorë  kanë përfituar nga koha  për tu  njohur me të tjera pika turistike në Lezhë.

Memoriali i Skëndërbeut është një prej tyre.

Bregdeti,  historia dhe kultura e kanë kthyer Lezhën një ndër qytetet më të vizituara nga vendas  dhe të huaj. /abcnews.al

Zaptoi plazhin/ Velipojë, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë. Procedohet 71-vjeçari

By: Re Nato
29 July 2025 at 13:02

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Valipojës, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 80 çadra dhe 160 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi D. M.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 71 vjeç, banues në Velipojë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

Izraeli: Zgjidhja me dy shtete do të çonte në krijimin e një shteti terrorist palestinez

By: Re Nato
29 July 2025 at 11:54

Izraeli ka hedhur poshtë zgjidhjen e konfliktit me dy shtete, ndërsa një samit i OKB-së, ku marrin pjesë dhjetëra vende, diskuton këtë temë në Nju Jork.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ministri i jashtëm Gideon Sa’ar dukej se e kishte vënë në shënjestër drejtpërdrejt samitin.

Ai pretendoi se kishte një “fushatë të shtrembëruar presioni ndërkombëtar kundër Izraelit” dhe e përshkroi zgjidhjen me dy shtete si një “shtet terrorist palestinez”.

“Themelimi i një shteti palestinez sot është themelimi i një shteti të Hamasit”, shtoi Sa’ar.

Izraeli nuk ka ndjekur një zgjidhje me dy shtete vitet e fundit dhe pozicioni i tyre është ashpërsuar që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi.

Avokati i Metës: Jam me pushime/ SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve

By: Re Nato
29 July 2025 at 11:27

Ilir Metës nuk i komunikohen akuzat pas mbylljes së hetimeve nga SPAK.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani nuk është paraqitur për akuzat, pasi ka deklaruar se është me pushime.

Akuzat do i komunikohen sot ish bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhi.

Meta po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij./abcnews.al

Vrasja në Pogradec, 31-vjeçari nuk pranon krimin/ Raporti mjeko-ligjor: E goditi disa herë me thikë

By: Re Nato
29 July 2025 at 11:23

Autori Ilirjan Selmani ka mbajtur qëndrim mohues gjatë marrjes në pyetje nga policia në lidhje me vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço.

Edhe pse policia dhe prokuroria e kanë vënë para provave filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë të zonës, por edhe pas eksperimentit hetimor,

Selmani nuk ka pranuar autorësine e krimit. Sipas raportit mjeko-ligjor ai e ka goditur dhjetëra herë me thikë viktimën, pasi i ka prerë fytin./abcnews.al

Ukraina: Të paktën 20 persona janë vrarë nga sulmet ruse

By: Re Nato
29 July 2025 at 09:36

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në sulmet që Rusia kreu gjatë natës ndaj Ukrainës, thanë zyrtarët rajonalë më 29 korrik.

Rusia kreu tetë sulme në rajonin e Zaporizhjës, duke goditur një burg, tha Ivan Fedorov, kreu i administratës ushtarake.

“Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, 35 janë plagosur”, tha ai në Telegram, duke shtuar se ndërtesa e burgut është shkatërruar si dhe shtëpitë përreth janë dëmtuar.

Për persona të vrarë dhe të plagosur është raportuar edhe në rajonin e Dnipropetrovskut, sipas zyrtarëve rajonalë.

Një sulm me raketa në qytetin Kamjanske vrau dy persona,plagosi pesë të tjerë dhe dëmtoi një spital, njoftoi në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Sergiy Lysak.

Një person tjetër u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm në rajonin e rrethit Sinelnikivski, shtoi ai.

❌
❌