Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Artisti eksploron trashëgiminë toksike të minierave në ‘malet e zeza’ të Zambisë, duke e kthyer në art

By: Kult Plus
29 July 2025 at 23:40

“Malet e zeza” famëkeqe të Zambisë, grumbuj të mëdhenj mbetjesh minerare që shëmtojnë horizontin e rajonit Copperbelt, janë jashtëzakonisht personale për Stary Mwaba, një nga artistët pamorë më të njohur të vendit.

“Kur ishim fëmijë, e quanim ‘mu danger’,  që do të thotë ‘në rrezik’,” thotë Mwaba.

“‘Mali i zi’ ishte ai vend ku nuk duhej të shkoje,” thotë piktori, i cili ka lindur dhe jetuar në Copperbelt deri në moshën 18-vjeçare.

“Por ne gjithsesi futeshim fshehurazi, për të mbledhur fruta të egra që, për çudi, arrinin të rriteshin atje,” kujton artisti.

Sot, të rinjtë që shkojnë drejt “mu danger” janë në kërkim të copëzave të xeheve të bakrit mes mbetjeve të gurta të këtyre grumbujve të lartë, trashëgimi toksike e një shekulli prodhimi industrial minerar në Zambi, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bakrit dhe kobaltit.

Ata hapin tunele të thella dhe dredha-dredha dhe nxjerrin gurë për t’i shitur kryesisht blerësve kinezë, të cilët më pas nxjerrin bakrin.

Është një punë e vështirë, e rrezikshme, shpesh e paligjshme dhe ndonjëherë fatale. Por mund të jetë edhe fitimprurëse dhe në një rajon ku papunësia tek të rinjtë është rreth 45%, për disa të rinj është mënyra e vetme për të mbijetuar.

Vepra më e fundit e Mwabas e ekspozuar këtë muaj në Muzeun Kombëtar të Lusakës rrëfen historinë e të rinjve që punojnë në malin e zi në qytetin Kitwe dhe kap ritmet e jetës mes banorëve të lagjes Wusakile.

Ata punojnë për drejtues bandash të njohur si “jerabos”, një formë e deformuar e fjalës “jail boys”, që nënkupton perceptimin e tyre si kriminelë.

Artisti ka pikturuar një seri portretesh të mëdha, duke përdorur gazeta të vjetra si kanavacë. Ai pret artikuj që i tërheqin vëmendjen, të cilat i quan “rrëfime të mëdha”, dhe i ngjit në një letër bazë.

Ai përdor një hekur saldimi për të djegur disa nga fjalët dhe për të krijuar një seri vrimash në rrëfimet. Pastaj derdh bojë për të krijuar portretet, apo siç i quan ai, “rrëfime të vogla”.

“I marr këto rrëfime të mëdha, dhe krijoj vrima në mënyrë që të mos mund t’i kuptosh më. Pastaj i imponoj imazhet e njerëzve që njoh mbi to, për të treguar që rrëfimet e vogla, rrëfimet e njerëzve të zakonshëm kanë gjithashtu rëndësi,” shpjegon Mwaba. “Ata kanë histori që janë të rëndësishme dhe që janë pjesë e historisë më të madhe.”/BBC/KultPlus.com

‘përse, vdekje’

By: Kult Plus
29 July 2025 at 23:11

(Gjiri) 
I NANËS 

përse, vdekje 
ku tambli prekë tokën mbinë lufta 
ku tamblit i sosë gjaku 
gufon gjak 

mendo me zë, 
vdekje 
veç kur kësisoj bën 
nuk ma punon pas shpine 
o, gjithçka që ke shpikë ndodhet nën dhé. 

ke ardhë në çast të fundit, vdekje 
“nanë” tingëllon si gojë e mbushur gji 
të vetëdijshme janë për të tyren  
vdekje 

shterru, 
gji morti ku gojën lagë – 
aty ku s’ka tambël 
s’ka as lot 
as vdekje 

LINGUA 

(Gjuha) 

Epimenidi, kretan, thotë që të gjithë kretanët rrejnë 
(kurse Epimenidi është vetë kretan) 
për rrjedhojë, s’është e vërtetë që kretanët rrejnë 
pra, Epimenidi thotë të vërtetën 
pra: 
të gjithë kretanët rrejnë 

Mandra, ciganesha, thotë që të gjithë ciganët vdesin 
(kurse Mandra është vetë ciganeshë) 
për rrjedhojë, është e vërtetë që ciganët vdesin 
pra, Mandra thotë të vërtetën 
sepse Mandra është grua 
dhe e pavdekshme 

*  *  * (LIRIA) * * * 

Liria ashtu si gozhda, 

nuk e di se si duket druri në anën tjetër  

nëse në anën tjetër s’është syri 

Liria ashtu si kungimi 

nuk e di kush ka jetuar për bukë e ujë 

përderisa nga varri të mos i pikojë vaj i shenjtë 

Liria, sikurse fjala, 

s’mund ta bëjë të plotë vajtimin 

(liria ime, jepmë sy që gjuhën mos ta grijë) 

ai që s’e ka dikënd 

varroset me shpenzimet e Tokës 

pa dyshim 

• Tijana Rakoçeviqi (1994) është poete, eseiste dhe dramaturge nga Mali i Zi. E shpërblyer dhe përkthyer disaherësh për cilësitë e saj letrare. 

• Shqipëroi: Argëzon Sulejmani 

Rikthim i magjishëm i Marigona Qerkezit, nga skenat botërore në qiellin e hapur të Prishtinës

By: Kult Plus
29 July 2025 at 22:46

Flonja Haxhaj

Mbrëmjen e kaluar, arti operistik mori jetë në zemër të Prishtinës, aty ku tingulli u bashkua emocionin dhe e shndërroi hapësirën përballë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në një skenë të magjisë muzikore. ‘Opera Night’, e zhvilluar në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival, solli para publikut kosovar sopranon shqiptare me famë botërore, Marigona Qerkezin, shkruan KultPlus.

Ky rikthim kishte një simbolikë të veçantë. Pas një karriere që ka marrë hov në skena prestigjioze të Evropës, Qerkezi u kthye në vendlindje jo vetëm si një artiste e suksesshme, por si një zë që i përket këtij publiku dhe që flet në gjuhën e shpirtit të saj. Emocionet e saj në skenë u reflektuan qartë edhe në përzgjedhjen e repertorit – një udhëtim muzikor përmes epokave, stileve dhe kulturave të ndryshme, që ndërthuri elegancën franceze, pasionin italian, ndjeshmërinë shqiptare dhe frymën amerikane të shekullit XX.

Mbrëmja u hap me një nga veprat më prekëse të repertorit lirik, ‘Après un rêve’ të Gabriel Fauré. Më tej, Qerkezi solli një nga ariet më të dashura të repertorit operistik, “O mio babbino caro” nga Giacomo Puccini, e cila u interpretua me ndjeshmëri të thellë. Në vijim, u zhyt nën emocionet që u transmetuan përmes ‘Casta Diva’ nga opera Norma, e që u vu në jetë përmes zërit të Qerkezit, shoqëruar nga pianistja, Jess Rucinski.

Pas kësaj, vëmendja u pozicionua tek pianistja Rucinski, e cila interpretoi me finesë veprën “Lied ohne Worte” të Felix Mendelssohn, duke krijuar një atmosferë melankolie përmes tingujve të pastër të pianos.

Marigona Qerkezi u rikthye më pas me një tjetër perlë të Puccinit, “In quelle trine morbide”, pasuar nga aria e fuqishme “Vissi d’arte” nga Tosca – një interpretim që ndërthurte shpirt, kontroll teknik dhe forcë dramatike, për të vazhduar më pas me veprën e fuqishme ‘Merce, dilette amiche’ të Verdit.

Pianistja Rucinski sërish erdhi me një interpretim solo teksa solli në piano veprën impresioniste “Sonatine, II. Animé” të Maurice Ravel.

Pjesa e dytë e mbrëmjes mori një ton më të ngrohtë dhe modern, me interpretimin e këngës “Summertime” të George Gershëin – një përzierje e klasikes me jazz-in, që nxori në pah fleksibilitetin vokal dhe interpretativ të Qerkezit.

Ndërkaq, me veprën “Sinfonia” të kompozitorit shqiptar Aulon Naçi, Marigona Qerkezi solli në skenë edhe frymën e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke emocionuar publikun me një ndjeshmëri të veçantë.

Pas kësaj, ajo interpretoi këngët “Non ti scordar di me” e Ernesto Curtis dhe “I Feel Pretty” nga West Side Story të Leonard Bernstein.  Në pjesën finale të koncertit, Qerkezi interpretoi “Klänge der Heimat” të Johann Strauss II, një vals që u përcoll me mjeshtëri dhe finesë të jashtëzakonshme. 

E momenti kulminant dhe më emocionues i mbrëmjes erdhi tek vepra e fundit, teksa Qerkezi solli perlën e muzikës shqiptare ‘Margjelo’ të Prenk Jakovës. Interpretuar me një mjeshtëri të rrallë, kjo performancë u përmbyll me ovacione të zjarrta nga publiku.

Si surprizë e veçantë e mbrëmjes, në skenë u ngjit tenori dhe themeluesi i festivalit, Rame Lahaj, i cili bashkë me Marigona Qerkezin solli një duet nga opera Tosca e Puccinit. Ky moment i përbashkët, përveçse një dhuratë për publikun, ishte një dëshmi e vërtetë se opera në Kosovë po jeton përmes emrave që jo vetëm përfaqësojnë vendin me dinjitet në botë, por edhe i rikthehen atij me dashuri dhe përkushtim.

Pas kësaj paraqitje dinjitoze që erdhi si një rikthim për të në Kosovë, Marigona Qerkezi tha për KultPlus se ndjehet shumë e lumtu që ishte pjesë e këtij koncerti, dhe çdo ndjenjë që ka arritur në çdo paraqitje në teatro prestigjioze, iu shtua në këtë mbrëmje teksa performoi përpara publikut të saj.

“Ishte një mbrëmje shumë e bukur dhe shumë e veçantë që me siguri do të mbetet shumë gjatë në zemrën time, një rikthim për publikun tim të dashur, një paraqitje e parë për pesë-vjetorin e këtij festivali madhështor ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, po besoj që publiku e ka shijuar shumë po aq sa e kam shijuar edhe unë. Unë erdha nga performancat e mia në Royal Opera House në Londër prej rolit të Leonorës, kjo magjia e punës dhe e asaj që kam zgjedhur ta bëj gjatë gjithë jetës që dashurinë e publikut e mbaj gjithmonë me vete dhe e kam të freskët atë të publikut londinez, ajo mu shumfishua, mu shtua dhe mu thellua edhe më shumë me publikun tim i cili është gjithmonë i veçantë dhe ajo dashuria mbizotëron dhe vullneti për të performuar para publikut tim”, theksoi Qerkezi.

Tutje ajo foli edhe për programin  duke theksuar se ka dashur të interpretojë vepra të periudhave të ndryshme, por duke mos lënë anash as krijimtarinë shqiptare.

“Ka qenë një program mjaft i pasur, me kompozitorë të ndryshëm nga periudha të ndryshme stilistike dhe përveç veprave të cilat i kam interpretuar si të plota në skenë, disa prej tyre dhe të tjera do t’i interpretoj edhe në të ardhmen. Kam zgjedhur edhe vepra të kompozitorëve tanë, interpretova veprën e kompozitorit tonë Aulon Naçi, një simfoni që e kam interpretuar për vite e vite në vende të ndryshme. Gjithashtu, përmbylljen e koncertin e kam bërë me një perlë shqiptare siç është ‘Margjelo’”, tha Qerkezi, duke shtuar mes tjerash që ndjehet e lumtur edhe për prezantimin e saj në formë të surprizës, bashkë me tenorin e mirënjohur, Rame Lahaj.

Ndërkaq, për KultPlus foli edhe pianistja Jess Rucinski, e cila përveç se e shoqëroi në piano soprano Qerkezi, dhuroi edhe momente të veçanta teksa performoi dy vepra solo.

“Ishte shumë bukur. Më pëlqeu kjo hapësirë midis qytetit. Ishte kënaqësi të shihja se sa shumë njerëz erdhën dhe se sa shumë e vlerësojnë Marigonën. Për mua, edhe pse nuk kam qenë kurrë në Kosovë dhe kisha vetëm lidhje indirekte me Festivalin, ndihem shumë e mirëseardhur me njerëzit me të cilët kam punuar dhe jam takuar”, tha Jess Rucinski.

Ju kujtojmë se Rame Lahaj International Opera Festival, vazhdon rugëtimin e tij duke sjellë performance të muzikës operistike nën interpretimin e muzikantëve vendor dhe të huaj, ku do të kurorëzohet më datë 2 gusht ku do të mbahet koncerti ‘Rame Lahaj & Friends’./KultPlus.com

‘Kujtime nga lumi’, shfaqja e Zana Hoxhës që synon të thej tabutë e fenomeneve ekzistenciale

By: Kult Plus
29 July 2025 at 22:24

Diellza Gashi

Në natën e 28 korrikut, jo si në netët e mbushura me muzikë, ngjyra, pije dhe festë të gjallë, Prishtina e zhurmshme dhe e etur për jetë, perëndoi nën një tjetër frymë, më e heshtur, më e mbyllur, më melankolike. Ajo nuk ishte më qyteti që vallëzonte nën dritat e netëve të verës, por një qytet që kujtonte, që kthehej pas, që dëgjonte zërin e kujtimeve të veta, të tjetrit, apo edhe të vetes e tjetrit së bashku.

Në burgun-muze të Prishtinës, “Burgu i Idealit” aty ku dikur mbylleshin trupat por jetonin idealet, u ngjitën dy net radhazi skenat e shfaqjes “Kujtime nga Lumi”, nga regjisorja dhe dramaturgia Zana Hoxha. Në një hapësirë të ngarkuar me histori dhe heshtje, ku muret janë dëshmitarë të dhimbjeve e shpresave, zërat e aktorëve sollën një rrëfim ndryshe, një udhëtim poetik ndërmjet kujtesës dhe ëndrrës, mes lirisë së mohuar nga tjetri dhe asaj që vazhdon të kërkohet për veten. 

Në Prishtinën që kujtonte, përjetonte dhe lëkundej mes harresës dhe rikthimit, perëndimi i diellit i gjeti spektatorët të mbledhur pranë Fontanës së Pallatit të Rinisë. Ajo fontanë, që prej kohësh është vëzhguar si një objekt, mori jetë sërish atë mbrëmje nga fryma e artit, përcjellë KultPlus.

Në këtë hapësirë simbolike, aktorët dolën në skenë mes tingujve të këngës së Minatorit “E di se do të shoh”, një nisje e butë e ngarkuar me ndjesi që paralajmëronte udhëtimin emocional që do të pasonte. Prej aty, publiku u ftua të ndjekë shfaqjen më tej, në një tjetër hapësirë plot domethënie, në Burgun e Idealit, ku zëri i artit bëhet dëshmi.

Që në çastin kur publiku kaloi portën e Burgut të Idealit, u bë e qartë se kjo nuk do të ishte një shfaqje e zakonshme. 

Vendosja e shfaqjes në burg, në vetvete, ishte një deklaratë, një zgjedhje e guximshme artistike që i jepte trup shfaqjes para se të niste, që krijonte një tension të ndjeshëm te spektatorët. Nuk kishte nevojë për fjalë, vetë korridoret e ngushta, të mbyllura dhe zhurma e hapave në beton, paralajmëronin se kjo natë do të ishte e ngjethshme.

Njerëzit e ulur aty, mes mureve që kishin dëgjuar klithma dhe heshtje të rënda, tashmë dëgjonin fjalën e artit të shkruar për tu kthyer në një art që vihet në skenë. Dhe secili, në mënyrën e vet, përjetonte dramën jo vetëm si spektator, por si dëshmitar i një historie të përbashkët, që na flet nga e kaluara, por ende ndikon në frymëmarrjen e së tashmes.

Oborri i dikurshëm i të burgosurve ishte zgjedhur për të ndjekur shfaqjen “Kujtime nga lumi”. Në atë hapësirë të heshtur tani ngrihej zëri i aktorëve, dhe qielli që dikur ishte vetëm një copëz lirie për të dënuarit, u bë kupolë e një shfaqjeje që flet për lirinë, dhimbjen, mungesën dhe shpresën.

Burgu, si vend konkret por edhe si metaforë, ishte më shumë sesa një sfond. Ai ishte një personazh i heshtur në vetë shfaqjen, një prani që thellonte çdo fjalë të thënë dhe çdo heshtje të qëllimshme. Kjo hapësirë, që dikur përfaqësonte kontrollin, izolimin dhe nënshtrimin e individit, u kthye në një ide të fuqishme për të eksploruar pikërisht të kundërtën, kërkimin për të qenë vetvetja, nevojën për t’u dëgjuar, për të dalë jashtë strukturave që kufizojnë shpirtin.

Duke ndjekur narrativën e dyfishtë të Mances dhe Hanës, shfaqja ndërtonte ura mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme, mes krizës individuale dhe realitetit kolektiv. Sepse liria, ashtu si mungesa e saj, kurrë nuk është vetëm personale, ajo është një përvojë që na bashkon dhe na përplas, një nevojë që na lidhet me tjetrin, me shoqërinë, me sistemin.

Ngjarja nis në vitin 1994, në një kohë të turbullt, por në një moshë kur njeriu nuk e kupton ende peshën e historisë. Mance dhe Hana, dy adoleshentë, luajnë buzë një lumi, lumi i tyre që i mbledh të gjitha: kujtimet, turpin, heshtjen, dhimbjen, dëshirën për të qenë dikush tjetër dhe për të shpëtuar.

Hapësira e skenës ishte ndërtuar me kujdes për të ripërjetuar kujtimet. Lumi i improvizuar në mes të skenës nuk ishte thjesht vendi ku ndodhte veprimi. Ai ishte vetë kujtesa, ai që rrjedh dhe kurrë nuk qëndron i njëjtë.

Dritat kaltëroshe që ndriçonin skenën krijonin një atmosferë të brishtë, gati të tejdukshme, si një ëndërr që nuk e di nëse po ndodh apo po kalon. Kjo dritë nuk ishte ndriçim, ishte ndjesi, ajo e një kujtese të papërpunuar, që endet si mjegull mbi të tashmen.

Ideja e krijimeve të tilla, improvizimeve skenike në një hapsirë jo të zakonshme, dritat e zbehta por të forta në të njëjtën kohë, kostumet secili me domethënie të veten deri te robdishambri simbolik i vdekjes e tretjes, duhet të kenë qenë sfidë për krijuesit e organizatorët. Sa i përket kësaj pjese Zana Hoxha u shpreh se procesi i provave ka qenë shumë i mirë.

“Kemi filluar diskutmet për shfaqjen në prill, në maj kemi filluar provat, pastaj kemi vazhduar në fund të qershorit e në korrik. Nuk kemi pasur hapsirë tonën të rregullt për prova dhe ka qenë sfiduese në aspektin teknik, po në aspektin njerëzor jo, sepse të gjithë e kanë dashur projektin.”- thotë regjisorja dhe njëkohësisht edhe dramaturgia e shfaqjes.

Në strukturën e rrëfimit të shfaqjes u përjetua një narrativë e dyfishtë mes Mances dhe Hanës, duke pasuar shpesh me anakroni. Të dy personazhet bartën kujtime të thella dhe të pathëna. 

Hana, e lënduar nga lufta, nga trauma e një dhune që nuk ka pasur emër, ndërsa Mance, i dhunuar nga shtëpia, nga vetja, nga shoqëria që nuk e lejon të jetë ashtu siç është. 

Kujtimi i Hanës, e rrahur nga një i rritur si fëmijë, nuk përçoi vetëm kujtimin e një personazhi, por kujtimin e vetë regjisores, i vënë në skenë jo për të rrëfyer vetëm një të kaluar, por për të kuptuar se si kjo e kaluar vazhdon të formësojë çdo të tashme.

Në atë çast, ndodh një ndërprerje, regjisorja, Zana, del vetë në skenë. Nuk është më teatri që po luhet. Është jeta. Është rrëfimi i saj, kujtimi i saj. Një rrëfim që nuk është më pjesë e skenarit, por një hapje e vetes. Ajo flet për atë që ka qenë dhe për atë që është, dhe befas, kufiri mes publikut dhe skenës tretet.

Në një intervistë për KultPlus, regjisorja Hoxha, kur u pyet rreth zanafillës së idesë së shfaqjes u shpreh se ka qenë në një rezidencë artistike në Vjenë, këtë vit në maj, “Mu kthyen kujtimet e shokut tim Mance që unë i kisha harruar gati krejt dhe e ndieva si nevojë t’i trajtoj këto kujtime dhe të bëj diçka.” – shtoi regjisorja. 

Publiku gjatë shfaqjes u ftua të ndajë kujtime, ato që njeriu i ka ngulitur thellë në harresë e nuk e di pse nuk i ka thënë kurrë. Sepse, në të vërtetë, kjo është forca e kujtesës, ajo nuk jeton vetëm në vetëdije. 

Frojdi do të thoshte se shumë nga ato që na përcaktojnë, që na bëjnë ata që jemi, qëndrojnë në nëndijen tonë, të shtypura, të fshehura, por gjithsesi veprojnë. Kujtimet që i kemi harruar me vetëdije, jo sepse nuk vlejnë, por sepse na kanë lënduar, janë ato që shpesh na formësojnë në heshtje.

Arketipi, siç do ta quante Jungu, lind pikërisht këtu, kur një përvojë e veçantë bëhet e përbashkët. Kur kujtimi i një individi nis të flasë për shumëkënd. Në këtë shfaqje, Mance nuk është më vetëm një djalë i rrahur dhe i heshtur, ai bëhet arketip i të gjithë atyre që janë mbyllur në ndonjë mënyrë, për shkak të identitetit, zërit, dëshirës, kujtesës. Ai është kujtim, por edhe pasqyrë.

Mance, personazhi më i brishtë, por ndoshta edhe më i thelli, është një shpirt që kërkon një zë. Ai është ndryshe, jo vetëm sepse këndon, jo vetëm sepse nuk ndihet si vetja në veten e tij, por sepse ka guximin të mos e fshehë veten. Dhe për këtë, dënohet. Rrihet. Izolohet. Në një nga momentet më tronditëse, ai vesh robdishambrin e nënës së tij dhe kapet duke kënduar në një çast intimiteti, gëzimi të pastër por që i ndalet menjëherë. Muzika fiket, ai mbyllet. Është një simbol i asaj se si sistemi, familja, shoqëria, të gjitha ndërhyjnë për të ndalar të bukurën nëse ajo nuk është “në rregull”.

Mance është një personazh real i kujtimeve të Zana Hoxhës. Për KultPlus ajo tregoi se Mance ka qenë miku i saj që është vetëvrarë. 

“Mance ka vdekur, ia ka marrë jetën vetes dhe unë kam dashur të kthej vëmendjen te fenomenet e tilla kur personat ndihen që nuk i sheh askush dhe janë të pashpresë. Kam dashur të kthej njëlloj shprese dhe ta bëj në një mënyrë që edhe publiku t’i ndaj përvojat  e veta bashkë me aktorët”- u shpreh regjisorja.

Po në zemër të shfaqjes “Kujtime nga lumi” qëndron edhe një tekst, vepra “Lum Lumi” nga Ali Podrimja. Kjo vepër, e shkruar pas humbjes së birit të poetit, nuk është thjesht elegji. Është një akt i zhveshjes së shpirtit, një përpjekje e dëshpëruar për të gjetur kuptim në një dhimbje.

Ali Podrimja shkroi “Lum Lumi” për të birin, por si çdo vepër e madhe, ajo del përtej kontekstit personal. Në këtë shfaqje, dhimbja e Podrimjes përthithet nga dhimbjet e Mances, Hanës, regjisores, e më pas edhe nga vetë publiku. Po ashtu si Podrimja që nuk mund të gjejë përgjigje pse ndodhi humbja, edhe shfaqja nuk ofron përgjigje, por ndan të njëjtin boshllëk, të njëjtën plagë, të njëjtën heshtje që pason.

Lidhja mes poezisë dhe skenës është një urë që nuk shihet, por që ndihet. Fëmija i humbur në poezinë e Podrimjes gjendet sërish në Mancen, një jetë e mohuar para kohe, një dritë që nuk u lejua të rritet. Dhe ashtu si Podrimja i flet birit të tij që nuk i përgjigjet më, edhe aktorët i flasin kujtimeve të veta, personave të humbur, vetes që nuk është më.

Përmes poezisë, shfaqja arrin një dimension më universal, ajo nuk është më vetëm për Kosovën e viteve ’90, për luftën, për identitetin, për seksualitetin apo për dhunën. Ajo bëhet për çdo humbje që s’mund të thuhet plotësisht, për çdo të afërm të zhdukur, për çdo vetvete të shtypur, për çdo dashuri që s’arriti të jetojë.

Në fund të shfaqjes Mance vdes. Pas gjithë kësaj rruge që ndjek shfaqja, nga lumi si lojë, në lumin si dëshmitar i dhimbjes, nga kujtimet që përpiqemi t’i harrojmë, në kujtimet që na formojnë, ajo që mbetet në fund është Hana, e vetme. Ajo nuk është më ajo vajza që luante buzë lumit. Tani ajo qëndron në heshtje përballë gjithë asaj që ka humbur, Mancen, zërin e tij, shpresat e papërmbushura, kohët që nuk kthehen, e vetveten që është detyruar të mbijetojë duke bartur gjithçka.

Ky fund i heshtur, pa zgjidhje dhe pa kthim, nuk është pessimist,është i vërtetë. Sepse ndonjëherë, nuk ka shërim të plotë. Ka vetëm vazhdimësi. Dhe në këtë vazhdimësi, Hana mbetet si një figurë që kujton, që nuk harron, që zgjedh të mbajë kujtimet jo si barrë, por si dëshmi.

Mesazhi i shfaqjes nuk është vetëm për të kujtuar të kaluarën por për të kuptuar se sa shumë nga ajo që jemi, edhe sot, vjen nga gjëra që nuk i themi me zë. Që kujtimet nuk janë të padëmshme, por kanë fuqi. Dhe se, për t’u bërë vërtet të lirë, duhet të guxojmë të shohim përbrenda, të përballemi me to, t’i ndajmë, edhe nëse na lëndojnë.

Në fund, “Kujtime nga lumi” është një shfaqje për ata që janë ndryshe, për ata që kanë humbur në vete dhe për vete, për ata që kanë heshtur dhe për ata që guxojnë ta thyejnë këtë heshtje. Është një kujtim i përbashkët që bëhet ujë i përbashkët, dhe ndoshta, në atë ujë, gjenden copëza nga vetja.

Sepse siç lumi rrjedh gjithmonë, edhe kujtimi, edhe dhimbja vazhdojnë. Dhe ajo që mbetet është njeriu që kujton, e që nuk lejon që tjetri të harrohet. Këtë bën Hana. Këtë bën Zana. Këtë bën Mance. Këtë bën shfaqja.

Ndërkaq ju kujtojmë që në këtë shfaqje lujnë aktorët Qendresa Kajtzati dhe Edon Shileku, në rolet kryesore, si dhe Flamur Ahmeti dhe Elsa Belegu. Kompozitor Liburn Jupolli, skenografe Grace Ramsey, menaxhere produksioni Venera Ismaili dhe Elira Lluka Qorrolli, si dhe teknik i dritave Skënder Latifi./KultPlus.com

Yesterday — 29 July 2025Main stream

Ylli i The 1975 paralajmëron për kërcënimin ndaj vendeve të vogla për koncerte

By: Kult Plus
29 July 2025 at 21:59

Më shumë se 1,000 bare, pube dhe restorante në Mbretërinë e Bashkuar do të organizojnë ngjarje muzikore si pjesë e një festivali të ri kombëtar, të quajtur Seed Sounds Weekender, që do të mbahet në shtator. Kjo nismë ka mbështetjen e Matty Healy, këngëtarit të grupit The 1975, i cili ka paralajmëruar për shuarjen e hapësirave të vogla muzikore, vendet ku lindin yjet e së ardhmes.

“Vendet lokale nuk janë thjesht vende ku bandat e reja nisin karrierën, ato janë themeli i çdo kulture të vërtetë,” tha Healy në një deklaratë. “Pa to, nuk do të kishim The Smiths, Amy Winehouse apo The 1975. Do të kishim heshtje.”

Festivali synon të mbështesë hapësirat që quhen “seed venues”, vendet e para ku artistët e rinj bëjnë debutimin e tyre. Shembuj të këtyre hapësirave përfshijnë Grapes pub në Sheffield ku debutuan Arctic Monkeys, Rayner’s Hotel në Londër ku këndoi për herë të parë Amy Winehouse, dhe The Castle Hotel në Manchester, një nga skenat e para të The 1975.

Sipas organizatorëve, këto hapësira po përballen me sfida të jashtëzakonshme ekonomike. Sektori i mikpritjes në Mbretërinë e Bashkuar është në rënie, dhe mbi 370 pub-e pritet të mbyllen vetëm gjatë vitit 2025, sipas Shoqatës Britanike të Birrës dhe Pub-eve, që fajëson taksat dhe kostot e larta.

Kit Muir-Rogers, bashkëthemelues i platformës së muzikës live GigPig, tha se ky festival është “një moment për të bashkuar dhe për të festuar hapin më të rëndësishëm në rrugëtimin e një artisti”.

Sipas tij, ky lloj muzike tani po njihet gjerësisht si “seed music” dhe këto hapësira si “seed venues”, vende që mbjellin talentin që një ditë do të ngjitet në skenat më të mëdha si ajo e Glastonbury.

Matty Healy, ambasadori i këtij festivali, shtoi se rrënimi i financimeve për këto hapësira është simptomë e një tendence më të gjerë për të shkatërruar infrastrukturën demokratike që mundëson artin. “Në vend të saj, mbetet një ekonomi kulturore ku vetëm të privilegjuarit kanë mundësi të krijojnë, dhe ku mbijeton vetëm arti që sjell fitime të menjëhershme,” tha ai.

Seed Sounds Weekender do të mbahet nga data 26 deri më 28 shtator, në shumë lokacione në të gjithë Britaninë – për të kujtuar se muzika e vërtetë lind në bodrume, në lokale të vogla, dhe jo në zyra korporatash apo arena të mëdha./BBC/KultPlus.com

Emrat e njohur të industrisë muzikore, pjesë e prapaskenave të Sunnyhill Festival

By: Kult Plus
29 July 2025 at 21:16

Festivali i sivjetmë “Sunnyhill Festival” përpos emrave tani të njohur pjesëmarrës do të mirëpresë edhe figura tjera të njohura të industrisë muzikore ndërkombëtare, ndër të cilët spikat Paul Tollet, promotori i shquar amerikan me bazë në Los Angeles. I njohur si bashkëthemelues i festivalit legjendar Coachella më 1999, së bashku me Rick Van Santenin, Tollet konsiderohet një nga zërat më me ndikim në skenën globale të muzikës live, mëson KultPlus.

Në mesin e të ftuarve është edhe Robert Kyncl, udhëheqës i “Creative Artists Agency”, një prej agjencive më të fuqishme në botë, si dhe themelues i “Warner Music Group”, kompania e mirënjohur me seli në New York nga ku kanë dalë disa nga artistët më të njohur të skenës botërore.

Pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe Christofer Huber, drejtues i Europan Festival Association, i njohur për kontributin e tij në rrjetëzimin dhe zhvillimin e festivaleve evropiane.

Ashtu si në edicionet e kaluara, nuk do të mungojë as David Bradley, agjenti i pop-yllit Dua Lipa që e ka ndjekur dhe përfaqësuar që prej fillimeve të karrierës së saj. Një tjetër emër me peshë që do të jetë i pranishëm është Maha Dakhill, një nga agjentet më të kërkuara dhe një ndër zbulueset më të mëdha të talenteve në botën e artit dhe argëtimit.

Pjesëmarrja e këtyre emrave jo vetëm që e ngrit nivelin e festivalit në Kosovë, por gjithashtu krijon mundësi të reja për bashkëpunime ndërkombëtare dhe për afirmimin e skenës lokale në arenën globale./KultPlus.com

Tik Tok do të krijojë një aplikacion të ri vetëm për SHBA-në

By: Kult Plus
29 July 2025 at 20:50

ByteDance raportohet se po zhvillon një version të ri të aplikacionit TikTok vetëm për SHBA-në që do ta lançojë më 5 Shtator. Sipas The Information, kompania po ecën përpara me këtë plan për të qenë në përputhje me ligjin që kërkon shitjen e biznesit të TikTok në SHBA ose përndryshe rrezikon dëbimin nga vendi.

Raportoi sugjeron se përdoruesit në SHBA duhet të përdorin një aplikacion të ri nëse duan të kenë qasje në rrjetin social TikTok. Thuhet se ByteDance do të heqë aplikacionin ekzistues të TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA në momentin që i riu debution.

Besohet se versioni ekszitues i aplikacionit do të ndalojë së funksionuari në Mars dhe pse afatet mund të ndryshojnë.

Ky është zhvillimi më i fundit në sagën e TikTok ndërsa e ardhmja e tij është e paqartë pasi presidenti Amerikan Joe Biden nënshkroi një ligj që i jepte afat deri më 19 Janar të këtij viti të shiste biznesin Amerikan ose mund të dëbohej.

Por presidenti Trump vendosi ta shtyjë dy herë këtë afat përmes një urdhri ekzekutiv. Tashmë besohet se një marrëveshje është pranë ndërsa pritet miratimi i qeverisë Kineze./KultPlus.com

Jean Smart nënshkruan krahun e një fanseje si Deborah Vance dhe ajo e kthen në tatuazh

By: Kult Plus
29 July 2025 at 20:20

Jean Smart kishte shkrimin e duhur kur bëhej fjalë për kërkesën unike të një fanseje për tatuazh.

Një video e publikuar në Instagram tregoi yllin e serialit “Hacks” duke përshëndetur fansat jashtë teatrit ku po luan në shfaqjen e saj në Broadway, “Call Me Izzy”. Një fanse iu afrua asaj me një kërkesë të pazakontë, të nënshkruante krahun e saj me emrin Deborah Vance. Vance, natyrisht, është personazhi karizmatik dhe i drejtpërdrejtë i Smart në serialin komedik të HBO, “Hacks”.

Smart u duk e habitur kur fansja i tregoi se kishte ndër mend ta kthente nënshkrimin në tatuazh.

“Do të bësh çfarë?” – e pyet ajo e hutuar. “E ke seriozisht?”

Fansja e siguroi se po, ishte krejtësisht serioze, ndërsa Smart u shqetësua se mos e bënte gabim nënshkrimin.

“Deborah Vance nuk gabon,” dëgjohet fansja t’i thotë në video.

Aktorja fituese e çmimeve Emmy e pa me një vështrim dhe e pranoi me humor: “Kjo është e vërtetë. Faleminderit që ma kujtove.”

Smart, e cila deri atëherë ishte ulur, u ngrit dhe me një dozë nervozizmi shkroi nënshkrimin në krahun e fanses. Videoja e postuar në rrjetet sociale përfshinte edhe një fotografi të tatuazhit të përfunduar me firmën e Deborah Vance.

Vitin e kaluar, Jean Smart fitoi Emmy-n e saj të tretë për portretizimin e legjendës së stand-up-it nga Las Vegasi në komedinë popullore të HBO-së, dhe këtë shtator është sërish e nominuar për të njëjtin çmim./CNN/KultPlus.com

Fragment nga “Muzeu i pafajësisë” i autorit Orhan Pamuk

By: Kult Plus
29 July 2025 at 19:18

Dashuri, guxim, modernizëm

Një mbrëmje, kur shkuam në Fuaje, Sibeli më dhuroi parfumin Spleen që e kishte blerë në Paris dhe që unë po jua paraqes këtu. Ndonëse nuk më pëlqente të përdorja parfume, një ditë e vura në rrëzë të qafës. Fysuni e ndieu kur bëmë dashuri.

– Zonjusha Sibel ta ka dhënë këtë parfum?

– Jo, e kam blerë vetë.

– Që t’i pëlqejë zonjushës Sibel?

 – Jo, shpirt, që të të pëlqejë ty.

– Ti, sigurisht, bën dashuri me zonjushën Sibel, apo jo?

-Jo.

– Mos më gënje, të lutem, – tha Fysuni.

Në fytyrën e mbuluar nga djersët, iu shfaq një lloj ankthi. – Do ta pranoj natyrshëm. Sigurisht që bën dashuri edhe me të?

E nguli vështrimin mbi sytë e mi si ajo nëna që me durim kërkon të dëgjojë të vërtetën nga fëmija që po e gënjen.

– Jo.

– Më beso, gënjeshtra ma thyen më shumë zemrën. Të lutem, më thuaj të vërtetën. Po mirë, përse nuk bëni dashuri?

– Me Sibelin jam njohur verën e kaluar në Suadije, – i tregova Fysunit, duke e përqafuar. – Ngaqë gjatë verës shtëpia ku kalonim dimrin qe e zbrazët, ne vinim në Nishantash. Në vjeshtë ajo u largua për në Paris. Gjatë dimrit kam shkuar unë disa herë tek ajo.

– Me avion?

– Po. Këtë dhjetor Sibeli e mbaroi universitetin dhe u kthye nga Franca për t’u martuar me mua. Nisëm të takohemi në shtëpine verore në Suadije, por shtëpia ishte aq e ftohtë, sa pas njëfare kohe na humbi dëshira për të bërë dashuri, – vazhdova unë.

-Po bëni pushim derisa të gjeni një shtëpi të ngrohtë?

Ne fillim të marsit, para dy muajsh, shkuam edhe një herë në shtëpinë verore ne Suadije. Ishte shume ftohtë. Kur ndeza oxhakun, shtëpia u mbulua e gjitha nga tymi. U grindém. Pas kesaj Sibeli kaloi një grip te rëndë. Pati temperature dhe qendroi një javë në shtrat. Pas kësaj nuk donim të shkonim më atje për të bërë dashuri.

-Cili nga ju nuk deshi? – pyeti Fysuni. -Ajo apo ti? – Në fytyrën qe dukej sikur vuante nga kureshtja dhe dukes se thoshte “Te lutem, me trego te verteten”, kete radhe u shfaq vështrimi lutes me nentekstin: Te lutem, më gënje, por mos me trishto!”

-Sipas hamendjeve të mia, Sibeli mendon që po të bëjmë më pak dashuri tani, uné do ta vlerësoj më shumë fejesën, martesën. madje edhe atë vetë, – iu përgjigja.

Por ti me the se ju keni bërë dashuri me parë.

-Nuk po me kupton. Nuk po flasim për aktin tonë të parë.

 -Jo, e di, -tha Fysuni, duke ulur zërin.

– Me ate veprim. Sibeli me tregoi se sa shumë me donte dhe sa besim kishte tek une,- i thashe.- Por mendimi për të bërë dashu ri para martese e shqetëson ende… Une e kuptoj këtë. Megjithëse ka studiuar për shume kohe në Evrope, s’eshte kaq e guximshme dhe moderne sa ti…

Heshtëm nje copë herë. E kam vrarë mendjen për shume vite të tëra rreth kuptimit të kësaj heshtjeje, ndaj mendoj se tani jam në gjendje t’jua përshkruaj gjendjen me paanèsi: Fjalia e fundit që i thashe Fysunit, mbartte edhe një nëntekst tjeter. I shpjegoja asaj se qëndrimi i Sibelit nënkuptonte dashuri dhe besim, ndërsa i Fysunit guxim dhe modernizem. Nga kjo dilte perfundimi se, meqenëse Fysuni kishte bërë dashuri me mua e nisur nga “gu ximi dhe modernizmi” – për shume vite me radhë do të ndieja pendesë të thellë për këto fjalë që më shpëtuan nga goja – me të nuk do të kisha ndonjë përgjegjësi apo lidhje të veçantë. Si “mo derne” që ishte, atë nuk e rëndonte shume fakti i të bërit dashuri me një mashkull para martese ose e te mos qenit e virgjër natën e parë të marteses… Ishte e njejta gjë si me ato gratë evropiane që i ënderrojmë aq shumë apo si disa gra të përfolura qe thuhej se bridhnin rrugeve të Stambollit… Por, në të vërtetë ato fjale ia pata thënë vetëm për t’i bërë qejfin.

Teksa i bluaja të gjitha këto gjatë atyre minutave heshteje – ndoshta jo kaq qartë vështrimin e kisha ngulur në degët e pemëve, në kopshtin prapa pallatit, që lëkundeshin nga era. Pasi benim dashuri, rrinim ashtu të shtrirë duke biseduar me sytë të drejtuar jashtë dritares, në pemët në kopshtin e pasëm, në ndër tesat që dukeshin midis pemëve dhe te sorrat që fluturonin raste sisht aty rrotull.

– Unë nuk jam as guximtare, dhe as moderne! – u përgjigj pas një copë here Fysuni.

 M’u duk sikur në fjalët e saj pasqyrohej shqetësimi që mund t’i ishte krijuar nga tema e rëndë e bisedës, madje m’u duk pakëz e thjeshtë, ndaj nuk e vrava shumë mendjen.

– Një grua mund ta dashurojë si e marrë një burrë për vite e vite me radhë, pa bërë asnjëherë dashuri me të… – shtoi Fysuni me kujdes.

– Sigurisht, – iu përgjigja. Ra përsëri heshtja.

– Ti do të thuash se tani ju të dy nuk bëni më dashuri me njëri tjetrin? Përse nuk e sjell zonjushën Sibel këtu?

-Nuk më ka vajtur mendja, – iu përgjigja, i habitur edhe vetë se si nuk qemë kujtuar më parë. – Nuk e di përse u bëre ti shkak që të më kujtohej ky vend ku dikur kyçesha për të studiuar ose për të dëgjuar muzikë me shokët.

– E besoj se nuk të ka vajtur mendja, -tha Fysuni me vështrimin e një mendjemprehteje. – Por ka diçka të gënjeshtërt në ato që rrëfeve më parë. Po apo jo? Dua të mos gënjesh asnjëherë. Nuk mund ta besoj që ti nuk vazhdon të bësh dashuri me Sibelin. Betohu të lutem.

– Të betohem që këto kohë nuk kam bërë dashuri me Sibelin,-i thashë dhe e përqafova Fysunin.

– Mirë, kur do të filloni të bënit dashuri sërish? Në verë, kur ata të tutë të shkojnë në Suadije? Kur do të shkojnë? Përgjigjmu drejt.nuk do të pyes më.

– Ata do të mbarten në Suadije pas ceremonisë së fejesës, mërmërita i turpëruar.

– Po tani po më gënjen?

-Jo.

– Mendohu pakëz po deshe.

Bëra sikur u mendova një copë herë. Ndërkohe Pysuni kishte marrë nga xhepi i xhaketés patentën dhe po luante me të

– Zoti Ethem, edhe une kam një emër të dytë, – tha. – Gjithsesi, a u mendove?

– Po, u mendova, – i thashë. Unë nuk të kam thënë asnjë gënje shtër.

– Kur? Tani apo gjatë këtyre ditëve?

– Asnjëherë… – iu përgjigja. Në raportin ku jemi nuk është nevoja t’i themi gënjeshtra njëri-tjetrit.

– Si?

 I thashë se në lidhjen tonë nuk kishte përfitime apo interesa pune, dhe ndonëse fshehurazi nga të gjithë, ne po e jetonim atë thellësisht me ndienjat më të pastra njerëzore pa i lënë vend gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

-Jam e bindur që po më gënjen, -tha Fysuni.

 -Sa shpejt e humbe respektin për mua.

– Në të vërtetë, unë dëshiroja të më gënjeje… Sepse njeriu gënjen vetëm kur ka frikë të humbasë diçka.

– Sigurisht, që unë gënjej, por gënjej për ty… Jo ty. Po deshe. tani e tutje e bëj edhe këtë. Takohemi përsëri nesër. Mirë?

– Mirë! – tha Fysuni.

E përqafova dhe i mora erë me gjithë shpirt në zverk. Sa e herë e nuhasja aromën e saj që i përngjante një përzierje algash deti. karamele të djegur dhe biskota femijësh, në shpirt më krijohej nje ndienjë lumturie dhe mirësie. Megjithatë, orët që kaloja me Fysunin, s’mund ta ndryshonin rrjedhen qe me kishte marrë jeta. Ndoshta gjithçka po ndodhte ngaqe lumturia dhe gëzimi që përje toja në shpirt, më dukeshin si ndjesi krejt të natyrshme. Gjithsesi, kjo nuk kishte aspak lidhje me gjykimin qe “une kam gjithnjë të drejte – e natyrshme kjo për të gjithë meshkujt turq – apo me mendimin tjetër se isha pre e padrejtesive. Ndoshta, thjesht, nuk isha fort i vetedijshëm për atë çka po përjetoja.

Pikërisht ato dite nisa të dalloja disa plage e vraga të thella e të pariparueshme qe po me hapeshin dalengadale ne shpirt, nga ato qe i zhysin disa meshkuj në vetmi te tmerrshme për gjithe jetën. Tashme, çdo natë, para se të flija, nxirrja nga frigoriferi shishen e rakisé, mbushja një gotë dhe e pija i vetëm në heshtje. Dritaret e dhomës së gjumit në shtëpinë tonë, në majë të një pallati te larte perballe xhamisé sé Teshvikijes, shihnin kah dritaret e dhomave të gjumit të shume hyrjeve të tjera që i ngjanin kësaj tones. Kur isha femija, futesha në dhome ne erresire dhe teksa perpiqesha te depertoja me veshtrim përtej xhamave në dhomat e tjera të gjumit, ndieja paqe në shpirt.

Gjate atyre neteve, teksa vështroja dritat e Nishantashit, men dja me thoshte se për të vazhduar jetën time të bukur dhe te lumtur, pa e ndryshuar ate, nuk duhej të bija në dashuri me fy sunin. E kuptoja se nuk duhej të rrëmbehesha nga shoqëria e Pysunit, nga problemet, shakate dhe mirësia e saj. Kjo nuk qe shume e vështirë, sepse përveç kohës kur bënim dashuri dhe zgjidhnim ushtrimet e matematikës, nuk rrinim shumë gjatë me njëri-tjetrin. Kisha nisur të mendoja se herë Fysuni dhe here unë, kur largoheshim nga apartamenti, pas orëve të hareshme të dashurise, tregonim të njëjtin kujdes për të mos “rënë brenda”. Por për të kuptuar këtë histori, mendoj që është e domosdoshme. të kuptohen lumturia dhe kënaqësia që përjetonim gjatë atyre minutave tejet të hareshme, të ëmbla dhe të papërsëritshme.

Sigurisht që dëshira për t’i jetuar sërish e sërish ato çaste dashurore e për të shijuar ato kënaqësi, është shkëndija e zjarrit që i jep jetë kësaj historie. Per te kuptuar arsyen që më mbante të lidhur pas saj, jam detyruar t’i kujtoj dhe rikujtoj ato çaste dashurore të papërsëritshme për vite të tëra, por në vend te men dimeve arsyetuese, para sysh me shfaqeshin gjithnjë pamje të këndshme nga orët kur benim dashuri: Fysuni bukuroshe ështe ulur ne prehrin tim dhe unë kam përpirë në gojë gjoksin e saj të madh në të majtë… Ndërkohë që djersët që më pikojnë nga balli dhe mjekra, bien mbi zverkun e saj të hijshëm, unë vështroj si i magjepsur shpinen dhe pjesën e saj të pasme. Ja, si i pulit sytė pasi ka lëshuar nje klithmë kënaqësie… Ja edhe shprehja që lexohet në fytyrë, në çastin kur kënaqësia jonë arrin kulmin…

Por siç do ta kuptoja me vonë, këto pamje, nuk ishin pasoje e lumturisë dhe kënaqësisë qe kisha provuar, ishin veçse disa fotografime ngacmuese… Shumë vite më pas, teksa luftoja te gjeja shkakun e marrosjes pas saj, përpiqesha të sillja në kujtesë jo vetem çaste nga aktet tona dashurore, por edhe dhomen ku kishim bërë dashuri, mjedisin përreth, madje edhe gjërat e rën domta. Ndodhte që ndonjë korb në kopshtin e pasëm të ndërtesës, ndalte mbi hekurat e ballkonit dhe na këqyrte në heshtje. Ishte njëlloj si ata zogjtë që ndalonin në ballkonin e shtëpisë sonë kur unë isha fëmijë. Atëherë mamaja më thoshte: “Pa hë, fli tani se po të përgjon korbi”, dhe unë frikësohesha. Edhe Fysuni paskesh ndjerë të njëjtën frikë nga një zog i ngjajshëm në fëmijëri.

Të ftohtët dhe pluhuri në dhomë, ndonjëherë pamja e zber dhylët, ndotësia apo hijet e trupave tanë apo të çarçafeve, cope zat që depërtonin nga jeta jashtë asaj dhome, trafiku, zhurmat e pafundme në kantieret e ndërtimit dhe britmat e shitësve, të gjitha këto na kujtonin që akti ynë dashuror nuk i përkiste botës së ëndrrave, por ishte një pjesëz e botës së vërtetë. Ndonjëherë dëgjonim boritë e anijeve, diku larg në Dollmabahçe apo Beshik tash, dhe të dy së bashku përpiqeshim të gjenim se ç’lloj anijeje ishte. Në çdo takim të ri ne dashuroheshim gjithnjë e më me pa sion dhe natyrshmëri. Kësisoj arrita të kuptoja se burimi i vërtetë i lumturisë sime, nuk qenë vetëm kjo botë dhe hollësitë e aktit dashuror tejet magjepsës, por edhe të metat, lungat, puçrrat, qi met dhe prekat e errëta dhe të frikshme në trupin e Fysunit.

Ç’ndiesi tjetër më mbante të lidhur kaq fort pas saj, përveç kënaqësisë së të bërit dashuri pa kufi dhe dlirësisht? Ose për t’u shprehur më mirë, përse bëja dashuri me gjithë shpirt me të? Mos ishin kënaqësia dhe dëshira e përsëritur për të bërë seks, ato që krijonin atë që e quajmë dashuri, apo ishte diçka tjetër ajo që e zgjonte dhe e ushqente këtë dëshirë të ndërsjelltë? Gjatë atyre ditëve të lumtura kur takoheshim dhe bënim dashuri fshehurazi, nuk më shkonte mendja t’i bëja vetes pyetje të tilla. Atëherë i përngjaja një fëmije të gëzuar që ka hyrë në një shitore karamelesh dhe i rrufit ato njëra pas tjetrës tejet i lumtur./KultPlus.com

‘Kosovë, lahutë e djegur këngësh’

By: Kult Plus
29 July 2025 at 18:46

Poezi nga Din Mehmeti

Je fjalë e ruajtur nga dheu
Që hyn nëpër gjak
E del nëpër diell

Je kraharor i shpuar nga plumbat
Krua i gjetur në palcën e shkëmbit
Të nxirë nga gjuajtjet nëpër kohë

Kosovë lahutë e djegur këngësh
E thirrjesh ndër revolucione

2

Je emër i pakësuar në luftë
Për të mbetur e bukur
Për gjuhën që s’deshi të këputet
Nga rrënjët e legjendës së vjetër

Je stuhi e vringëllimave të shpatave
Tokë e bleruar ndër ëndrra
Tokë e rritur në gjinj
Nëpër vite e shekuj

Kosovë, pushkë e gjatë e zbrazur
Nga rruga e nga pylli

3
E gurë të thyer mbi gurë
e mur –
Shpend i vrarë në bebëza

E gurë të ngrënë mbi rrashtë
e duar –
Durim i gjakut në emër

E rrashtë e shpuar mbi gurë
e flamur
Lumë i zi, lumë i kuq në zemër

4
Je ylli im dhe vdekja ime
Ke zërin e ninullave
Ninullave të kënduara kryengritjeve

Je gjuha ime dhe ashti im
Ke formën e sofrës –
Sofrës së dasmave të kuqe

Je e tashmja dhe e ardhmja ime
Ke syrin prej lulediellit –
Lulediellit të skuqur nga flaka e pushkës
Nga gjaku e djersa

5

Djepi yt më ka rritur
Djepi yt më ka plakur
Rrugët tymojnë

Në prehrin tënd jemi gjetur
Në prehrin tënd kemi mbetur
Këngët jehojnë

Kosovë tokë e paepur

6

Pas teje
Shekujt gurë të shpuar breg rrugëve
ëndërrojnë

Pas teje
Dejtë e tharë rreth zemrave
lotojnë

Pas teje
Kullat e verbuara ditëve të përflakura
recitojnë

Pas teje
Tokë e qiell muze eshtrash e dritash
gjakojnë

Pas teje
Fjalët e mia të gurëzuara në shkëmb
të kërkojnë

7

Të kërkoj ndër libra
E të gjej në gjuhë –

Rrethatore e ngrirë e brezit

Të kërkoj nëpër dete
E të gjej në shkëmb

Fanar i dritës dhe i gjakut

Të kërkoj ndër varre
E të gjej në tufat e kallinjve
Si mustaqet e rritura të nipave

Kosovë lavër e skuqur e ballit tim

8

Të dua për farën
Që tufoi edhe ndër varre
Edhe mes gishtërinjve
Edhe ndër sy

Të dua për farën
Që s’e kalbi as gjaku
Që s’e mërdheu as acari

Që s’e shterri as thatësia

Të dua për duart
që libra shkruajnë
Për ikjet e kthimet e tua
Nëpër fërfëllaza e të reshura

Të dua për kullat tri herë të kallura
E të ndërtuara sërish nëpër krisma

Të dua për emrin që shkrove
Me majë të briskut nëpër lisa

Për shqiponjat që i qëndise
Shamive të djemve të vetëm
Për ndjekjet rrahjet vdekjet
E Mehmet Dinës
Për yrishet e tij sukave
Për pushkën e tij pa rrip
Për fishekët e tij nëpër xhepa
Të dua për damarët e dritës
Në duart e Din Mehmetit

9

E kullat e djegura të mbikullave –
Lëmsha flake në qiell

E pushkët e heshtura nga pushkët
për një emër
Për një djep për një qiell –
Recital i gjuhës

Kosovë krismë e gjatë

10

Qëndroj para teje me një pushkë
E me një laps –
Porosia jote më kall
Fryma jote më jep zemër jetë më jep

11

Të dua për këngët e babait
Mbrëmjeve pa dritë
Për lutjet e nënave vetëtimave
Për pranverat që nxorre nga gjoksi
Për yjet diejt tokës së pëlleshme
Të dua për duart që ngrenë ura
Që lidhin në mes veti popujt
Për ato që ndërtojnë shkolla në fshat

Kosovë shqiponjë valltare shkëmbinjsh
Dhe fushash të bleruara

Të dua për një kështjellë eshtrash
Për një shpatë
Për një emër
Për gjithçka që shihet e preket
Për gjithçka në ëndërr e zhgjëndërr

Të dua kur qeshi kur qaj
Kur ngrihem kur zbres
Kur eçtohem kur kam uri
Kur dashuroj kur çmendem

Kosovë zog i diellit…/KultPlus.com

Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë për krijmtarinë audiovizuale

By: Kult Plus
29 July 2025 at 18:10

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, zhvilluan sot një takim me kineastët shqiptarë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri.

Ministri Gonxhja e cilësoi si një moment te rëndësishëm për të ndarë me komunitetin e industrive kreative prioritetet për të ardhmen, duke vendosur në qendër transparencën, rritjen e standardeve profesionale dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Gjatë takimit, së bashku me përfaqësues të QKK-së dhe ekspertë ndërkombëtarë të ftuar nga British Council, u prezantuan pikat kryesore të strategjisë së re për audiovizualin, e ndërtuar mbi nevojat dhe potencialin e tregut vendas dhe ndërkombëtar, rregulloren e re të aplikimit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, e cila synon të thjeshtojë procedurat dhe të krijojë më shumë hapësira për projekte cilësore si dhe mundësitë konkrete që ofron Media Desk i Creative Europe për përfshirjen e kineastëve shqiptarë në rrjete dhe bashkëprodhime evropiane.

“Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe me partneritete të qëndrueshme, mund të ndërtojmë një ekosistem të fortë për krijimtarinë audiovizuale në Shqipëri, një sektor që jo vetëm përfaqëson identitetin tonë kulturor, por edhe ka potencial real për zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturore”, u shpreh kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja./KultPlus.com

“Pallati 176” rikthehet me emocione dhe kujtime të paharruara

By: Kult Plus
29 July 2025 at 17:45

U shkrua rreth 40 vite më parë nga Adelina Balashi, fillimisht si një punim diplome. Sot, është e vështirë të imagjinohet teatri shqiptar pa të. “Pallati 176” ka hyrë në historinë e skenës shqiptare si një nga komeditë më të suksesshme dhe më të dashura për publikun. Batutat e saj janë bërë pjesë e gjuhës së përditshme, ndërsa personazhet, Fredi, Elsa dhe mamaja, mbeten të paharrueshëm në kujtesën kolektive.

Pas dekadash, emocionet e “Pallati 176”, rikthehen me të njëjtën forcë. Të shohësh sërish në skenë këtë treshe ikonike është si të hapësh një album kujtimesh të gjalla, që lidhen ngushtë me breza të tërë shikuesish, përcjellë KultPlus.

Dhe kush i bleu llokumet këtë herë? Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila solli në vëmendje jo vetëm një vepër që ka lënë gjurmë, por edhe artistët dhe regjisorët që kanë ndërtuar themelin e artit skenik shqiptar. Një nderim për ata që kanë qenë para nesh dhe një kujtesë e bukur për ata që vazhdojnë të na emocionojnë ende sot./KultPlus.com

Ikonat e Korçës në Francë, ekspozitë e rrallë në Muzeun e Chambéry

By: Kult Plus
29 July 2025 at 17:10

Një ekspozitë e veçantë do të çelet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga fondi i pasur i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar.

Me një koleksion prej më shumë se 8200 objekte muzeale, nga të cilat rreth 6400 janë ikona, MKAM përfaqëson muzeun me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe më gjerë, përcjellë KultPlus.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët nga maji deri në tetor 2026, në qytetin historik të Chambéry, për t’u zhvendosur më pas në një tjetër qytet të Francës, ku do të qëndrojë deri në mars 2027.

“Ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet edhe në Komitetin Shkencor francez, duke forcuar shkëmbimin ndërinstitucional mes muzeve të të dy vendeve”, është shprehur ministri.

Ai e cilëson gjithashtu këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, duke e afirmuar Korçën si një nga qendrat më të rëndësishme të artit mesjetar në Europën Juglindore./KultPlus.com

Kortezhi i Ozzy-t në udhëtimin e fundit në Birmingham

By: Kult Plus
29 July 2025 at 16:50

Adhuruesve do t’u jepet një mundësi për t’i bërë nderimet e tyre yllit të heavy metal-it Ozzy Osbourne, kur kortezhi i tij të udhëtojë nëpër qytetin e tij të lindjes, Birmingham, sipas BBC-së.

Trupi i këngëtarit të grupit legjendar “Black Sabbath” do të udhëtojë sot përgjatë Broad Street në qendër të qytetit.

Lajmi u zbulua nga prezantuesi i BBC WM, Ed James, i cili tha se një makinë funerale do të shkojë drejt “Urës Black Sabbath” dhe stolit ku mijëra tifozë kanë lënë mesazhe dhe lule.

Kryetari i Bashkisë së Birmingham-it, Zafar Iqbal, tha se “do t’i bëjmë nderimet dhe homazhet e fundit një prej legjendave më të mëdha të gjalla të Birmingham-it”.

Osbourne vdiq në moshën 76 vjeç më 22 korrik.

Duke e përshkruar atë si një “bir të Birminghamit”, Iqbal tha se “ai e vendosi Birminghamin në hartë. Ai e vendosi Astonin në hartë”.

“Qyteti ështe krenar që po ndërmerr eventin”, tha ai, dhe shtoi se “ishte mirënjohës që familja ishte ofruar të paguante për ta mundësuar atë të ndodhte”.

Osbourne dhe anëtarët e tjerë të grupit “Black Sabbath”, Tony Iommi, Bill Ward dhe Geezer Butler, iu dha çmimi “Liria e Qytetit” në qershor./KultPlus.com

Sunny Hill Festival: 3 ditë deri të festivali

By: Kult Plus
29 July 2025 at 16:21

Vetëm edhe 3 ditë kanë mbetur për të siguruar biletën tuaj për edicionin e sivjetmë të Festivalit Sunny Hill. Nëse akoma nuk e keni bërë këtë, tani është koha pasi që biletat e fundit janë në shitje.

Festivali,këtë vit mbahet prej 1 deri më 3 gusht në Parkun e Festivalit në Bërnicë të Poshtme.

Festivali tashmë ka bërë të ditur listën e plotë të artistëve që do të performojnë dhe sjell emra të njohur nga skena ndërkombëtare dhe vendore. Mes tyre janë Dua Lipa, Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro, Tommy Gold, Peggy Gou, Skream, Fatboy Slim, Bookie, Sugar Rush, Mochakk, Artssassin, Ledri, Yanina, Pint, Tayna dhe plot të tjerë.

Biletat mund t’i blini përmes: Platformës zyrtare www.sunnyhillfestival.com;
Pikës informuese të Festivalit, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Rave-travel.com;

Të qasshme për momentin janë tiketat “Regular”, ato grupore (për 3 dhe 5 persona), VIP (për skenën kryesore dhe C4) ose “VIP Bundle” që ju ofron qasje në zonën “VIP” të të dy skenave.
Për më shumë informata vizitoni kanalet zyrtare të Festivalit./KultPlus.com

Ushtrime për përdorimin e telefonit

By: Kult Plus
29 July 2025 at 15:57

Ushtrime për përdorimin e telefonit
Poezi nga Teki Dervishi

Larg syve Atdheu po t’u bëheka
pjesë e trupit qe me së shumti te dhemb.
Posa kalova kufirin, puna e parë
më re ndermend ti
mungojne cikërrima monedhash
një fletë blloku dhe lapsi kimik
deri te kabina e parë e telefonit
nuk ma kerkuan pasaportën
Dita kalon në pritje përceptuese
të hapësires me drita të paadresë
Asaj që pret zgjuar mijera kilometra larg
nata i bën një shekull pa gjumë
derisa une mesoj se si natën
s’është edukatë të besh telefonatë
tek ata që mund t’ia dërgojnë lajmin
se ende jam gjallë, edhepse i humbur
në labirintin e gjallë të shpirtit që mezi e mban trupi im.
Jam stërvitur që herën e parë
kur ta marrin receptorin e telefonit
ta kërkoj zerin se jam shumë i kënaqur
e të mos mund fjala ime t’i dëftojë
lotët që me rrjedhin faqeve
Kush qe ai i marrë nga folklori
që tha se „larg syve – larg zemrës”
muzikë e parajsës është zëri i nënës
“A po ke ku të flesh, biri im –
a po ke çka me hangër?”
Jam stërvitur që kur fle i lodhur
asgjë të mos dëgjoj pos telefonit
jam stërvitur qe kurrë të mos kerkoj nga ai
të cingerojë kur më së shumti ma do shpirti
Larg syve Atdheu po t’u bëheka
pjesë e trupit që më se shumti të dhemb./KultPlus.com

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s: Prezantohet dosja e nominimit

By: Kult Plus
29 July 2025 at 15:40

Grupi Këshillimor Teknik i Punës ka bërë prezantimin final të dosjes së nominimit të Liqenit të Shkodrës në UNESCO, si Rezervë Biosfere Ndërkufitare. Prezantimi i dosjes u bë gjatë takimit në mjediset e KUB Piramida.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Shkodër tha se, qëllimi i këtij takimi të fundit ishte, rishikimi i dosjes së nominimit, përpara prezantimit dypalësh (me Malin e Zi) dhe fazën finale, dërgimin në UNESCO për shqyrtim dhe vendimmarrje.

DRTK Shkodër që në vitin 2023 ka qënë pjesë e institucioneve partnere vendore në territorin e Pellgut Ujembledhës të Liqenit të Shkodrës dhe ka dhënë ekspertizën e nevojshme për sa i përket trashëgimisë kulturore në zonën e propozuar për nominim.

Shqipëria dhe Mali i Zi do të paraqesin një dosje të përbashkët. Ky projekt synon të sjellë ndikim pozitiv për komunitetet vendase duke krijuar mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me Programin e UNESCO-s për Njeriun dhe Biosferën.
Nëse shpallet zonë e mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Shkodrës do të përfitojë standarde më të larta menaxhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit./atsh/

Rita Ora renditet në listën e të veshurve më mirë të javës nga Vogue

By: Kult Plus
29 July 2025 at 15:30

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka marrë vëmendjen e revistës prestigjioze Vogue, duke u renditur në mesin e yjeve më të veshura me stil të javës.

Në artikullin me titull “The Best Dressed Stars of the Week Had Looks With Personality”, stilisti i njohur Christian Allaire përzgjedh pamjet më të spikatura, ku ndër to shquhet edhe Rita Ora me një veshje të mahnitshme të markës Prada. Ajo u shfaq elegante dhe me klas në një gala verore në Gassin, Francë, më 24 korrik, përcjellë KultPlus.

E veshur me një fustan të zi klasik me detaje të rafinuara, Rita përçoi finesë dhe individualitet, duke reflektuar si gjithmonë personalitetin e saj përmes modës. Pamja e saj u shoqërua edhe me komente pozitive për stilin e veçantë dhe mënyrën e përkryer se si e përfaqëson elegancën moderne.

Për më tepër, Vogue fton lexuesit të votojnë për pamjen e tyre të preferuar të javës dhe Rita Ora është padyshim një nga favoritët./KultPlus.com

“New Generation” në RLIOF: Talentet e reja operistike ngjiten sonte në skenën e Prishtinës

By: Kult Plus
29 July 2025 at 15:07

Në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj (RLIOF), sonte në mbrëmje do të mbahet koncerti “New Generation”, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirat e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Nën moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!”, kjo natë do t’u kushtohet talenteve të reja të operës, të cilët do të sjellin në skenë rezultatet e masterklasës së këndimit të zhvilluar me tenorin me famë botërore Ramón Vargas. Zërat e së ardhmes do të interpretojnë një repertor të zgjedhur me arie, të shoqëruar në piano nga Jess Rucinski, në një mbrëmje që premton emocion, profesionalizëm dhe pasion të ri për artin lirik,transmeton KultPlus.

Koncerti “New Generation” është më shumë se një performancë – është një deklaratë për të ardhmen, një platformë për të mbështetur artistët e rinj në rrugëtimin e tyre drejt skenës ndërkombëtare, si pjesë e misionit të Fondacionit Rame Lahaj./KultPlus.com

Dua Lipa dhe Callum Turner, në listën e përfolur për filmin e ri të James Bond

By: Kult Plus
29 July 2025 at 14:33

Dua Lipa dhe Callum Turner po përfliten për përfshirje në filmin e radhës të James Bond – njëri si këngëtare e kolonës zanore, dhe tjetri si aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit legjendar 007.

Çifti i famshëm, që u fejua muajin e kaluar, ka gjasa 12 me 1 për të qenë pjesë e filmit – sipas parashikimeve të kompanisë së basteve britanike William Hill.

Sipas të njëjtit burim, Dua Lipa, 29 vjeçe, ka një shans 15 me 8 për të ndjekur hapat e Adele dhe Billie Eilish në interpretimin e këngës hyrëse të filmit, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, partneri i saj, Callum Turner, 35 vjeç, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje për të pasuar Daniel Craig në rolin e James Bond – ku koeficienti i bastit për të është ulur në 7 me 2.

Zëdhënësi i William Hill, Lee Phelps, deklaroi: “Spekulimet për filmin e ri të James Bond janë duke u shtuar, dhe kemi parë mbështetje për çiftin Dua Lipa dhe Callum Turner për të qenë të përfshirë në projekt. Dua Lipa tashmë e ka dëshmuar veten në skenën e madhe dhe në studio muzikore, ndaj nuk është befasi që ajo po shihet si kandidate serioze për të sjellë këngën ikonike të radhës së Bond-it. Ndërkohë, Callum Turner po mbështetet gjithnjë e më shumë për të trashëguar rolin nga Daniel Craig – është vetëm pas favoritit aktual Aaron Taylor-Johnson”./KultPlus.com

❌
❌