Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Historike! Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës

By: M C
30 July 2025 at 21:44

Shkëndija ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me rezultatin 1-2 në Rumani. Rezultat historik që i siguron turin e tretë të Champions dhe po ashtu grupet e një kompeticioni europian për këtë sezon.

Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1 me 0. Kështu shkon në turin e tretë pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Golin e parë e shënoi skuadra rumune sot, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin.

Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të. E gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.

The post Historike! Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës appeared first on Albeu.com.

DOKUMENTI/ Përplasjet për Kodin e ri Penal! Prokuroria ka qenë në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit

By: M C
30 July 2025 at 21:17

Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh këtë të mërkurë se institucioni që ai drejton nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e punës i cili hartoi draftin e ri të Kodin Penal dhe se u njohën vetëm më produktin përfundimtar.

“Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar.”, tha kryeprokurori ndër të tjera.

Ndërkohë, burime për mediat nga grupi i punës kanë bërë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë në dijeni të draftit të Kodit Penal dhe ka qenë pjesë e grupit të punës.

Madje sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjet, i cili mban datën 2 shkurt 2023, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Kujtim Luli, me detyrë shef sektori për koordinimin, studimin dhe integrimin do të jetë përfaqësuesi i tyre në këtë grup pune.

The post DOKUMENTI/ Përplasjet për Kodin e ri Penal! Prokuroria ka qenë në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit appeared first on Albeu.com.

Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

By: M C
30 July 2025 at 20:48

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

“Të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të paditurës [ZRRE-së] do të dalin ne treg të lirë për t’u furnizuar me energji elektrike, janë njoftuar për një ndryshim me rëndësi kaq të lartë vetëm 2 muaj e gjysmë paraprakisht. E paditura, përveç faktit që ka dështuar qe këtë çështje ta rregullojë përmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palëve arsyetimin, bazën ligjore, këshillën juridike si dhe çështjet e tjera me rendësi për një tranzicion të tillë, ka dështuar që fillimisht të ju ofroj konsumatorëve informata të nevojshme dhe jetike për këtë proces”, u tha në vendimin e Gjykatës.

Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-së për të nxjerrë të gjithë konsumatorët në treg të lirë, të “bazuar në një interpretim të gabuar” të dispozitave ligjore, përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi sipas gjykatës ZRRE-ja i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë konsumatorët, që sipas ligjit, plotësojnë të paktën një nga kriteret e kërkuara për dalje në treg të lirë.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i të paditurës janë të kundërligjshme, si për nga përmbajtja ligjore ashtu edhe për nga forma procedurale, duke u bazuar në interpretim të pasaktë të dispozitave dhe zbatim të gabuar të normave në dëm të konsumatorëve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikën 4 të vendimit të ZRRE-së, me të cilin, konsumatorët fundorë kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike në tregun konkurrues.

Vendimi i Komerciales vjen disa orë pasi Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga 31 korriku do të nisë shkyçjen nga rrjeti i të gjitha bizneseve që nuk kanë një kontratë me ndonjë furnizues të licencuar për rrymë dhe që deri më tani janë furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila po vepron si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale, duke e vlerësuar si vendim të rëndësishëm dhe që konfirmon shqetësimet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe nga kjo odë “lidhur me mënyrën e njëanshme dhe jo transparente të zbatimit të këtij procesi”.

“Në mungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRRE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike. ZRRE është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës, dhe moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë të rendit juridik që sjellë përgjegjësi penale”, u tha në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndërkaq, Oda Ekonomike Amerikane i bëri thirrje ZRRE-së që “të shfuqizojë menjëherë vendimin e saj të kontestuar për liberalizimin e tregut të energjisë”.

“Aktgjykimi i sotëm, por edhe ato të para disa javëve, konfirmojnë shqetësimet e ngritura nga bizneset dhe Oda Amerikane, duke theksuar më tej të metat procedurale dhe substanciale në procesin e liberalizimit. Pasiguria juridike e krijuar muajve të fundit ka shkaktuar konfuzion të jashtëzakonshëm në mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmërinë rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ”, tha kjo Odë.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 të punësuar ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë në treg të hapur dhe furnizohen me energji me çmime të parregulluara nga shteti. Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu. Kompanitë që nuk kanë siguruar kontrata për furnizim, deri më 31 korrik, sipas ligjit, mund të furnizohen nga KEK-u./ REL

The post Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë appeared first on Albeu.com.

A ka refuzuar një bashkëpunim për arsye pagese? Danja Koka: Nuk kam kosto të çmendura…

By: M C
30 July 2025 at 20:38

Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, Danja Koka ka zbuluar detaje si nga jeta private ashtu edhe profesionale. Ajo gjithashtu ka folur hapur edhe në lidhje me marrëdhëniet që ka me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.

Danja tregoi edhe planet për në shtator, nëse do e shohim sërish në ekran apo jo.

Pjesë nga intervista:

Në marrëdhënie pune, ke bërë ndonjëherë sikur nuk të intereson bashkëpunimi vetëm për t’u bërë më e kërkuar?

Nuk e kam këtë natyrë, kur nuk më pëlqen them ‘faleminderit por nuk jam e interesuar’. Mbase pjesën tjetër mund ta lëndoj a ku di unë se ça.

Ke refuzuar një bashkëpunim për arsye pagese?

Duke qenë se tre muaj na doli shpirti atje, kam përshtypjen që jam në një fazë që nuk mund të them ‘ok, hajde s’ka gjë se mund ta bëjmë falas çfarëdo lloj gjëje’. Patjetër që ka një kosto, nuk ka kosto të çmendura, nuk jam edhe natyra. Më vjen edhe zor, mendoj edhe për biznesin. Shoqëria më thotë ‘s’ke për t’u bërë kurrë’. Tani shpejt kam dy projekte që nuk kanë kosto marramendëse por unë do ta bëj se më pëlqen.

Planet për të ardhmen, ku do të shohim në shtator? Ku e mendon veten? Ku e shikon veten? Ku dëshiron ta shikosh vete?

Dua shumë ta shoh edhe unë veten në televizion, aty do jemi dhe aty do të shihemi.

The post A ka refuzuar një bashkëpunim për arsye pagese? Danja Koka: Nuk kam kosto të çmendura… appeared first on Albeu.com.

Ish-administratori i Interit dënohet me 11 vjet burg

By: M C
30 July 2025 at 20:20

Shteti kinez ka nisur prej kohësh luftën ndaj trukimeve dhe korrupsioni në futboll, me masa të rënda për të gjithë ata që janë shpallur fajtorë.

Pak kohë me parë, ish-trajneri i përfaqësueses së Kinës, Li Tie, u dënua me 20 vite burg për korrupsion.

Sot, dy ish-funksionarë të lartë të Federatës Kineze, janë dënuar me dënime me burg prej më shumë se 10 vitesh secili, pas një çështje gjyqësore të nisur dy vite më parë.

Liu Jun, ish-presidenti i Superligës kineze, u dënua me 11 vite dënim me burg dhe me pagesën e një gjobe prej rreth 132 mijë eurosh.

Ai është një emër i njohur edhe në Europë, pasi në vitin 2016, Suning e emëroi administrator të deleguar të Interit për një periudhë disamujore.

Ai ka qenë për shumë vite pjesë e grupit Suning, pasi ka qenë edhe administratori i klubit Jiangsu Suning i cili më pas u shpërbë.

Bashkë me të u dënua edhe Uang Xiaoping, ish-drejtuesi i komisionit disiplinor të Federatës.

Për të u dha dënim me 10 vite burg dhe një gjobë prej rreth 84 mijë eurosh.

Të gjithë u cilësuan fajtorë se kishin marrë ryshfete, edhe pse nuk është saktësuar asnjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

The post Ish-administratori i Interit dënohet me 11 vjet burg appeared first on Albeu.com.

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

By: M C
30 July 2025 at 19:55

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 31 korriku është afati i fundit për bizneset dhe subjektet që kanë zaptuar hapësira publike pranë rrugëve, për t’u larguar vullnetarisht.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se pas kësaj date do të ketë penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen.

Kujtojmë se ky aksion ka nisur prej disa javësh në të gjithë vendin dhe është pjesë e reformës së thellë që synon të lirësojë çdo centimetër hapësirë publike.

“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.

Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shkruan Rama në Facebook.

The post Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të… appeared first on Albeu.com.

Situata në Lindjen e Mesme, zyrtari izraelit: Tel Avivi mund të aneksojë pjesë të Gazës

By: M C
30 July 2025 at 19:36

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha një zyrtar izraelit më 30 korrik, një ide që do t’i jepte një goditje të madhe shpresave të palestinezëve për shtetësi.

Deklaratat e bëra nga anëtari i kabinetit të sigurisë, Zeev Elkin, vijnë një ditë pasi Britania tha se do të njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa për të lehtësuar vuajtjen në Gazë dhe nuk pajtohet për një armëpushim në luftën me Hamasin.

Franca, e cila javën e kaluar tha se do ta njohë një shtet palestinez në shtator, dhe Arabia Saudite publikuan të martën një deklaratë, të mbështetur nga Egjipti, Katari dhe Liga Arabe, duke përshkruar hapat drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete.

Si pjesë e përfundimit të luftës në Gazë, thanë ata, Hamasi “duhet t’i japë fund sundimit në Gazë dhe t’i dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez”.

Izraeli ka dënuar paralajmërimet për njohjen e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte dhuratë për Hamasin, i cili e sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Duke e akuzuar Hamasin se po tenton të zvarrisë bisedimet me qëllim që të nxjerrë koncesione nga Izraeli, Elkin tha për transmetuesin publik Kan se Izraeli mund t’i japë grupit radikal palestinez një ultimatum për arritjen e një marrëveshjeje, në të kundërtën do të zgjeronte veprimet ushtarake.

“Gjëja më e dhimbshme për armikun tonë është humbja e territorit”, tha ai. “Një sqarim për Hamasin se në momentin që luajnë lojëra me ne, do të humbasin toka që nuk do t’i marrin më kurrë, do të ishte një mjet i rëndësishëm presioni”.

Përpjekjet për ndërmjetësim, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi, u ndërprenë javën e kaluar, me palët që fajësuan njëra-tjetrën për bllokimin.

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me situatën në Gazë, ku organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se skenari më i keq i urisë është duke ndodhur. Të mërkurën, autoritetet shëndetësore në Gazë njoftuan se janë regjistruar edhe shtatë vdekje të lidhura me urinë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha një ditë më parë se vendimi i Britanisë do të ishte “shpërblim për terrorizmin e Hamasit”. Ai kishte bërë deklarata të ngjashme edhe pas njoftimit të Francës.

Netanyahu tha më herët gjatë këtij muaj se dëshiron paqe me palestinezët, por tha se krijimi i çdo shteti palestinez në të ardhmen do të ishte platformë e mundshme për shkatërrimin e Izraelit, prandaj tha se siguria duhet të mbetet në duart e shtetit të tij.

Kabineti i tij qeverisës përfshin figura të ekstremit të djathtë që hapur kërkojnë aneksimin e gjithë tokave palestineze. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, tha të martën se rivendosja e vendbanimeve hebraike në Gaza është “më afër se kurrë”, duke e quajtur Gazën “një pjesë të pandashme të tokës së Izraelit”. /rel

The post Situata në Lindjen e Mesme, zyrtari izraelit: Tel Avivi mund të aneksojë pjesë të Gazës appeared first on Albeu.com.

Ledri partneri perfekt/ Nga i “huaj” në suportuesin e parë të Xhensilës, këngëtari bën lëvizjen e radhës

By: M C
30 July 2025 at 19:24

Sytë e Ledrit “buzëqeshën” kur ju përmend emri i Xhensila Myrtezajt në intervistën që ai dha së fundmi për Alketën.

Ndonëse pohoi se janë thjesht “shok”, fansat e tyre nuk i besuan asnjë fjalë, kjo dhe për shkak të mimikave që reperi bënte, të cilat e nxirrnin “zbuluar” që mes tyre ka vërtet diçka më tepër se një miqësi.

Këtë e kemi vënë re dhe nëpër klipet e tyre të fundit si dhe nëpër koncertet që kanë së bashku. Kimia që kanë me njëri-tjetrin vihet re kilometra larg dhe këtë nuk e luan as “topi”.

E në një kohë kur lart e poshtë po thuhet se Ledri dhe Xhensila tanimë janë dy zemra të bashkuara në një, edhe suporti për njëri-tjetrin nuk mungon.

Ka qenë vetë Ledri ai i cili së fundmi ka hedhur menjëherë në llogarinë e tij në “Instagram” projektin më të ri të Xhenit.

The post Ledri partneri perfekt/ Nga i “huaj” në suportuesin e parë të Xhensilës, këngëtari bën lëvizjen e radhës appeared first on Albeu.com.

“Kandidatët e gjatë fitojnë fushatat zgjedhore!” Rama rrëfen për median gjemane sulmin në vitin 1997: Mendova, ‘kaq ishte, jeta ime ka mbaruar’

By: M C
30 July 2025 at 18:51

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit”. Që në nisje të intervistës Rama “ngacmohet” për pjesën e gjatësisë dhe fizikut të tij.

Konkretisht ai pyetet nëse gjatësia është avantazh në politikë dhe Rama thotë se është e mundur dhe se di një statistikë që thotë se kandidatët e gjatë fitojnë fushatat zgjedhore në raundin e 80 përqindëshit.

Gjithashtu kryeministri pyetet nëse rritet autoriteti politik me gjatësinë. Kreu i qeverisë shprehet se kjo nuk ndodh domosdoshmërisht. Ai merr sehmbullin e kryeministres italiane Georgia Melonin për të cilën thotë se është e shkurtër, por karizma e saj e bën të duket e gjatë.

Rama ka rrëfyer edhe kujtimet e tij nga sulmi në janar të vitit 1997, por edhe nga fëmijëria në kohën e komunizmit. Për sulmin e vitit 1997 Rama tha se ishte një tentativë vrasjeje teksa ka treguar momente nga nata e ngjarjes dhe çfarë e pasoi.

Pjesë nga intervista nga Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në “Die Zeit”:

Z. Kryeministër, le të fillojmë me gjatësinë tuaj. Ju jeni një nga krerët më të gjatë të qeverisë në Evropë, apo jo?

Po, mendoj se po.

Apo në të gjithë botën?

Nuk e di, por sigurisht në Evropë. Milo Gjukanoviç, ish-presidenti i Malit të Zi, ishte gjithashtu shumë i gjatë, por nuk është më në detyrë.

Ju ishit dikur një lojtar profesionist basketbolli. Jeni 2.02 metra i gjatë.

Jo, 1.98 metra i gjatë. Si Friedrich Merz. Tetë centimetra më i gjatë se Donald Trump.

A është avantazh të jesh i gjatë në politikë?

Është e mundur. Unë di një statistikë që thotë se kandidatët e gjatë fitojnë fushatat zgjedhore në raundin e 80 përqindëshit.

Në foto, mund të shihesh së bashku me Presidentin Francez Emmanuel Macron ose me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Dhe gjithmonë bie në sy vizualisht.

Ishte veçanërisht argëtuese me Rishi Sunak, ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Fotot u bënë përpara Downing Street të famshëm 10 në Londër, dhe shtypi britanik e zemëroi shumë Rishin për shkak të ndryshimit tonë në gjatësi. Ai dukej kaq i vogël.

Por si fëmijë, e urreja të isha kaq i gjatë. Ishte e tmerrshme. Kjo ishte gjatë epokës komuniste, kur gjimnastika e mëngjesit u bë e detyrueshme në shkollë – një produkt eksporti i Revolucionit Kulturor Kinez. Nuk mund të lihesha pas dore, dhe mësuesi gjithmonë bërtiste: “Rama, zgjohu, lëviz! Rama, bëje ndryshe!” Ose kur qeshja me zë të lartë në klasë – së bashku me të tjerët – isha gjithmonë gjëja e parë që mësuesit vinin re. Nuk mund të fshihesha kurrë.

A rritet autoriteti politik me gjatësinë?

Jo domosdoshmërisht. Shikoni Georgia Melonin, kryetaren e qeverisë italiane. Ajo është e shkurtër, por karizma e saj e bën të duket e gjatë. Mendoj se karizma është më e rëndësishme se gjatësia. Një nga ish-shokët e mi të basketbollit është më i gjatë se unë.

A ju ndihmoi forca juaj fizike kur dikush u përpoq t’ju vriste në vitin 1997?

Ky ishte mendimi i mjekëve që më trajtuan. Sulmi ndaj meje ishte shumë brutal.

Sulmi ndodhi në Tiranë. Ju ishit 32 vjeç, lektor në akademinë e arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përballën me autoritetet në artikuj gazetash. Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë kohë.

Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në një periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie me shi, dhe Tirana ishte një qytet shumë i ndryshëm atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht, dhe natën rrugët ngjanin me vrima të zeza. Pak para se të
arrija në shtëpinë ku jetoja, u shfaqën dy silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat që mbante një rrotull letre: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilderi. Por jo, ai po lëkundte një shufër hekuri brenda rrotullës së letrës, rashë përtokë nën goditjet dhe u përpoqa ta mbroja shoqen time duke e kapur për dore me të dyja duart pas shpine.

Pashë dritat e llambave me vaj që dridheshin në dritaret e shtëpisë, dhe mendova, “Kaq ishte, jeta ime ka mbaruar”. Burrat më lanë – me sa dukej i vdekur – të shtrirë në baltë. Gjaku më rridhte nga fytyra, goja ime ishte gjithashtu plot me gjak. Kisha disa prerje në lëkurën e kokës dhe hundë.

Cilët ishin këta burra?

Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të organizoja një peticion që i bënte thirrje qeverisë të dorëhiqej. Në spital, mjeku që më trajtoi më tha: “Pa
gjendjen tënde të mirë fizike si atlet, do të kishte shkuar keq. Gjatësia jote të ndihmoi gjithashtu, kishe humbur disa nga goditjet.”

Si ishte fëmijëria dhe rinia jote në Shqipëri, në këtë vend të varfër, të izoluar rreptësisht, popullsia e të cilit ishte e shtypur nga diktatori Enver Hoxha dhe që quhej Koreja e Veriut e Evropës?

Ne fëmijët nuk kishim shumë, por jashtë ishim të lirë dhe mjaft të lumtur. Ne bënim topa futbolli nga copa gome. Luanim me gurë të vjetër dhe copa druri. Ose uleshim në anë të rrugës dhe ne shpikëm lojëra me hamendje: Cili numër do të ishte në targën e autobusit ose kamionit tjetër që kalonte? Duhej të ishe i duruar; rrugët ishin bosh. Vështirë se kishte makina; automjetet private ishin të ndaluara.

A kishe shpesh frikë atëherë?

Frika është fjala e gabuar. Frika është një reagim ndaj një ngjarjeje. Dhe ngjarjet ishin shumë të rralla atëherë. Ishte një shoqëri me përgjigje të gatshme. Ne ishim të dominuar nga vetëdija e të jetuarit brenda kufijve të ngushtë që nuk mund t’i kalonim, sepse atëherë do të ndodhte diçka e keqe. Nuk duhet ta bësh këtë, nuk duhet ta thuash atë në asnjë rrethanë. Shmangni ata njerëz. Ne jetonim në dy botë paralele njëherësh: Kishte gjëra që mund t’i thoshe vetëm në shtëpi sepse ishin të rrezikshme. Gjëra të tjera mund të shpreheshin vetëm në publik sepse ishin qesharake propagandë.

The post “Kandidatët e gjatë fitojnë fushatat zgjedhore!” Rama rrëfen për median gjemane sulmin në vitin 1997: Mendova, ‘kaq ishte, jeta ime ka mbaruar’ appeared first on Albeu.com.

Shpërthen vullkani në Rusi pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë

By: M C
30 July 2025 at 18:37

Vullkani Klyuchevskoy në gadishullin e Kamçatkës në Rusi, ka nisur të shpërthejë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8.8 që goditi rajonin.

Sipas një njoftimi të publikuar në platformën Telegram nga Shërbimi Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave, ‘po vërehet rrjedhje e lavës së nxehtë në shpatin perëndimor, ndërsa mbi vullkan ka ndriçim të fortë dhe shpërthime të vazhdueshme’.

Vullkani Klyuchevskoy është një nga më të lartët në botë dhe ka shënuar disa shpërthime aktive gjatë viteve të fundit.

Kamçatka, ku ndodhet ky vullkan, ishte edhe epiqendra e tërmetit të regjistruar.

The post Shpërthen vullkani në Rusi pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë appeared first on Albeu.com.

Një tjetër akt vandal ndaj simboleve kombëtare në Kosovë, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

By: M C
30 July 2025 at 18:25

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari.

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.

“Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” ka deklaruar Oroshi.

Ndërkohë, Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se po verifikon gjendjen në terren dhe do të veprojë në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë. Sipas tyre, zona ku ndodhet shtatorja është e pajisur me kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren, është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe simbolike të qytetit.

The post Një tjetër akt vandal ndaj simboleve kombëtare në Kosovë, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren appeared first on Albeu.com.

Korriku nën “pushtimin” e flakëve, sa llogaritet dëmi i shkaktuar nga zjarret në Shqipëri

By: M C
30 July 2025 at 18:22

Vendi ynë është përfshirë nga zjarret prej më shumë se një muaj, ndërsa dy ditët e fundit shumë vatra janë shuajtur dhe situata është vendosur nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes shpesh ka bërë bilancin sa sipërfaqe janë shkrumbuar nga zjarret si dhe forcat e zjarrfikësve të cilët punojnë në terren.

Deri tani mësohet se zjarret kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha të djegur në dekadën e fundit.

Në krahasim me vitin 2023, zjarret e rënë këtë vit, pjesa më e madhe e të cilëvë në pjesën e dytë të muajit korrik, kanë djegur një sipërfaqe 5 herë më të madhe.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 160 milionë euro.

Vlerësimi për kostot bëhet nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, i cili ka gjurmuar deri më tani 58 vatra të cilat janë përhapur në pyje e kullota.

Reshjet e ditëve të fundit i kanë shuar pothuajse të gjitha vatrat, por nuk përjashtohet mundësia që edhe muaji gusht të krijojë situata të ngjashme.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Vlora, Shkodra, Dibra, Bulqiza, Librazhdi dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.

The post Korriku nën “pushtimin” e flakëve, sa llogaritet dëmi i shkaktuar nga zjarret në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Humbi kontaktet që mbrëmë me familjen, personi gjendet i pl*gosur rëndë poshtë urës së Maliqit

By: M C
30 July 2025 at 17:43

Një person në gjendje të rëndë shëndetësore është gjetur rreth orës 15:30 nga policia poshtë urës së Maliqit. Mësohet se policia ka konstatuar një person poshtë urës.

Personi bëhet me dije se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihet se përse personi është plagosur ndërsa i plagosuri kishte humbur kontaktet me të afërmit që mbrëmjen e djeshme.

Teksa policia po kryente kontrolle për të, ai u gjet i plagosur por gjallë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe personat që mund të jenë përfshirë në plagosjen e personit.

The post Humbi kontaktet që mbrëmë me familjen, personi gjendet i pl*gosur rëndë poshtë urës së Maliqit appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me murin, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

By: M C
30 July 2025 at 17:22

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Cakran-Gorishovë në Fier.

Sipas raportimeve, një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me murin, dy persona dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në autostradën Maribor-Lubjanë të Sllovenisë/ Furgoni përplaset me kamionin, humbin jetën pesë persona

By: M C
30 July 2025 at 17:08

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë. Mësohet se nga aksidenti pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Siç raportohet një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi. Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.

Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit. Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites.

The post Aksident tragjik në autostradën Maribor-Lubjanë të Sllovenisë/ Furgoni përplaset me kamionin, humbin jetën pesë persona appeared first on Albeu.com.

Qindra alpinistë dhe turistë evakuohen pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve në malin Dolomitet Brenta në Itali

By: M C
30 July 2025 at 16:47

Qindra alpinistë dhe turistë u evakuuan pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve në shpatet e Cima Falkner në Brenta Dolomites në veri të Italisë. Ekspertët paralajmëruan për një rritje të ndjeshme të rrëshqitjeve të dheut në zonë të lidhur me shkrirjen e ngricave të përhershme.

Ditët e fundit, vizitorët raportuan se dëgjuan rrëzime shkëmbinjsh dhe panë re të dendura pluhuri që ngriheshin nga Mali Pelmo në Val di Zoldo, pasi majat shkëmbore u shkëputën dhe u rrëzuan në luginën poshtë në komunën Selva di Cadore në provincën Belluno të Italisë.

Një tjetër shembje u regjistrua në Cima Falkner, ku ekspertët thonë se e gjithë zona po kalon një proces erozioni të lidhur me rritjen e temperaturave dhe emergjencën më të gjerë klimatike. Askush nuk u lëndua dhe mbeturinate e gurëve që binin u ndalën në mal.

Pas raportimeve për rrëzime shkëmbinjsh, të martën u krye një inspektim teknik nga shërbimi gjeologjik me mbështetjen e një njësie helikopterësh, i cili konfirmoi se e gjithë maja është e prekur nga një proces gjeomorfologjik i vazhdueshëm, me shumë gjasa i lidhur me shkrirja e ngricave të përhershme.

Rrëzimet e shkëmbinjve kanë ndodhur gjithmonë në Dolomite, por ekspertët këtë vit paralajmëruan për një rritje të ndjeshme të numrit të shembjeve, të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme dhe kriza klimatike.

The post Qindra alpinistë dhe turistë evakuohen pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve në malin Dolomitet Brenta në Itali appeared first on Albeu.com.

Mandati sërish jo në duart e tij/ Reagon ashpër Adriatik Lapaj: Pra PSD iu pranua dorëheqja, neve jo! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë

By: M C
30 July 2025 at 16:35

Ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos, duke ia hequr kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit.

KAZ rrëzoi vendimin e Celibashit, dhe ia kaloi mandatin Dajkos e cila është e para në listën e mbyllur të ‘’Nismës Shqipëria Bëhet’’.

Pas vendimit nga KAS, Lapaj ka reaguar ashpër duke e cilësuar vendimin ‘’standard të dyfishtë’’, duke sjellë në vëmendje praktikën e ndjekur nga PSD ku mandati u kaloi kandidatëve në listë të hapur pas dorëheqjeve të listës së mbyllur.

“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.

Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, – shprehet Lapaj.

The post Mandati sërish jo në duart e tij/ Reagon ashpër Adriatik Lapaj: Pra PSD iu pranua dorëheqja, neve jo! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë appeared first on Albeu.com.

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

By: M C
30 July 2025 at 16:27

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas Osmani, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në Facebook.

Presidenca e Kosovës tha se Osmani gjatë qëndrimit në SHBA më herët gjatë korrikut kishte paraqitur kërkesën para zyrtarëve amerikanë për vazhdimin e këtij programi.

Në prill të vitit 2024, MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt, që është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.

Programi kap vlerën e 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo shumë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës./REL

The post Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Armando Sadiku rikthehet në Zvicër, firmos me klubin e Challenge League

By: M C
30 July 2025 at 16:25

Bellinzona ka zyrtarizuar nënshkrimin e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku për këtë sezon, duke rikthyer në Zvicër një emër të njohur për futbollin e këtij vendi.

34-vjeçari kthehet aty ku nisi karriera e tij në vitin 2011, kur nga Shqipëria u transferua fillimisht te Locarno dhe më pas te Lugano, përpara se të kalonte te Zurihu në janar të vitit 2014.

Pas aventurës së parë në Zvicër, Sadiku ka luajtur në disa shtete të ndryshme si Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi dhe së fundmi në Indi.

Megjithatë, gjatë viteve ka pasur edhe dy rikthime të përkohshme te Lugano, duke forcuar më tej lidhjen e tij me Zvicrën.

Statistikat e Sadikut në Zvicër flasin vetë: ai ka zhvilluar 42 ndeshje dhe ka shënuar 30 gola me Locarnon, ndërsa me fanellën bardhezi të Luganos ka regjistruar 79 paraqitje dhe 41 gola.

Në total, në Super League ka luajtur 90 ndeshje duke shënuar 29 herë, ndërsa në Challenge League ka 95 paraqitje dhe 58 gola, duke mbrojtur edhe ngjyrat e Vaduzit.

Përveç eksperiencave të shumta në kampionatet europiane dhe më gjerë, Sadiku numëron edhe gjashtë paraqitje në La Liga-n spanjolle, tri në Europa League dhe tri në Copa Libertadores.

Me Kombëtaren shqiptare ka regjistruar 38 ndeshje dhe 12 gola, duke qenë pjesë e ekipit që mori luajti në Euro 2016.

Me rikthimin te Bellinzona, klubi në fjalë një golashënues me eksperiencë dhe shpreson që Sadiku të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat e sezonit.

The post Armando Sadiku rikthehet në Zvicër, firmos me klubin e Challenge League appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 30 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
29 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur ndaj partnerit dhe të shprehni ndjenjat tuaja me më shumë siguri. Në punë, një detyrë e re kërkon vëmendje të veçantë, por me përqendrim do të arrini rezultate të mira. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur stresin dhe mbani një rutinë të qëndrueshme fizike. Financat paraqiten të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e kota dhe mendoni për kursime afatgjata.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet romantike sot mund të përjetojnë një frymë të re, ndaj mos hezitoni të kaloni kohë cilësore me të dashurit tuaj. Në aspektin profesional, një bashkëpunim mund të sjellë përfitime të papritura, por kërkohet diplomaci në komunikim. Kujdesuni për shëndetin duke mos neglizhuar pushimin, pasi lodhja mund të ndikojë në energjinë tuaj. Financiarisht, mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një pagesë të vonuar.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot ndiheni të frymëzuar në dashuri dhe mund të bëni hapa të guximshëm drejt një lidhjeje të re ose përmirësimit të një marrëdhënieje ekzistuese. Në punë, idetë tuaja kreative do të vlerësohen, por mos harroni të qëndroni të fokusuar te detajet. Shëndeti është i mirë, por është koha të fokusoheni më shumë në ushqimin e shëndetshëm. Financat janë në rritje, sidomos nëse bëni investime të mençura.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Atmosfera në çift është e ngrohtë dhe mund të gjeni zgjidhje për mosmarrëveshje të vogla që ju kanë shqetësuar. Në punë, një koleg mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj, dhe bashkëpunimi do të sjellë përfitime reciproke. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj sistemit tretës, ndaj zgjidhni ushqime të lehta. Në aspektin financiar, bëhuni të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit për të shmangur shpenzimet e panevojshme.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot mund të ndiheni më tërheqës dhe të kërkuar, duke sjellë pasion në marrëdhëniet tuaja. Në vendin e punës, pritet një mundësi e re që kërkon vendosmëri dhe vetëbesim. Shëndeti është në formë të mirë, por mos e teproni me aktivitetet fizike. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar investime të ardhshme.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Marrëdhëniet me partnerin mund të jenë më të qeta sot, duke ju lejuar të diskutoni çështje të rëndësishme me maturi. Në punë, organizimi i mirë do t’ju ndihmojë të përfundoni detyrat në kohë. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi një pushim i shkurtër do të bëjë mrekulli për energjinë tuaj. Në aspektin financiar, shmangni huazimet dhe përqendrohuni në kursime.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita sjell harmoni në jetën tuaj sentimentale, duke ju ndihmuar të thelloni lidhjet ekzistuese ose të krijoni njohje të reja. Në punë, mund të merrni një propozim interesant që kërkon analizë të kujdesshme para se të pranoni. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos lini pas dore aktivitetin fizik. Financat janë në kontroll, por është mirë të bëni një rishikim të shpenzimeve të fundit.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, ndiheni të afërt me partnerin dhe mund të ndani ndjeshmëri të thellë sot. Në aspektin profesional, një projekt i rëndësishëm kërkon vëmendje maksimale dhe mund të sjellë shpërblime të mira. Kujdesuni për shëndetin duke mos neglizhuar gjumin dhe pushimin. Sa i përket financave, shmangni investimet e rrezikshme dhe mbani një qasje konservatore.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë pavarësi në marrëdhënie, ndaj komunikoni hapur me partnerin tuaj. Në punë, një sfidë e papritur do të kërkojë fleksibilitet dhe aftësi të mira zgjidhjeje. Shëndeti është i mirë, por mos e anashkaloni ushtrimet fizike për të ruajtur balancën. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar dhe riorganizuar shpenzimet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në aspektin sentimental, sot është dita e duhur për të sqaruar keqkuptimet dhe për të forcuar besimin reciprok. Në punë, mund të përballeni me detyra të shumta, por menaxhimi i mirë i kohës do të jetë çelësi i suksesit. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj tensionit nervor, ndaj praktikoni relaksim. Financat qëndrojnë të stabilizuara, por shmangni shpenzimet impulsive.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dita sjell optimizëm në marrëdhëniet tuaja, duke ju nxitur të merrni iniciativa të reja në dashuri. Në aspektin profesional, një ide origjinale mund të hapë dyer të reja për ju, por kini kujdes nga premtimet e mëdha. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni hidratimin. Financat janë të qëndrueshme dhe është momenti i duhur për të bërë plane afatgjata.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, sot është një ditë e qetë që ju lejon të reflektoni mbi ndjenjat tuaja dhe të forconi lidhjet me të afërmit. Në punë, mund të merrni vlerësim për një përpjekje të mëparshme dhe të ndjeni motivim të shtuar. Shëndeti është i mirë, por është e rëndësishme të mbani një ekuilibër mes punës dhe pushimit. Financat janë të mira, por rekomandohet kujdes me shpenzimet e vogla të përditshme.

The post Horoskopi 30 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

❌
❌