Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkëndija mposhtet në shtëpi, Qarabag fiton minimalisht sfidën e parë në Champions

By: armand
5 August 2025 at 22:04

Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të përfitojë nga faktori fushë në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 1-0 nga Qarabag. Sfida e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Tetovës u vendos nga një episod në minutën e 18-të, kur Bayramov realizoi nga pika e bardhë […]

The post Shkëndija mposhtet në shtëpi, Qarabag fiton minimalisht sfidën e parë në Champions appeared first on BoldNews.al.

Sfida ndaj Qarabag, trajneri i Shkëndijës: E kemi studiuar rivalin deri në detaje

By: armand
4 August 2025 at 17:58

Rrugëtimi i Shkëndijës së Tetovës në Champions League ka marrë trajtën e një “endërre”, ku ekipi i Jeton Beqirit do përpiqet ta vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur. Në prag të përballje është prononcuar “timonieri” i klubit nga Maqedonia e Veriut. Ai përmend ndër të tjera se e ka studiuar deri në detajë […]

The post Sfida ndaj Qarabag, trajneri i Shkëndijës: E kemi studiuar rivalin deri në detaje appeared first on BoldNews.al.

Rivalët që mund të përballet Shkëndija në “play-off”-in e Ligës së Evropës

4 August 2025 at 11:52

UEFA ka bërë ndarjen e grupeve për shortin e “play-off”-it në të tri garat evropiane për klube, njofton Telegrafi.

Sot, Shkëndija do të mësojë rivalin e mundshëm nëse arrin të kalojë pengesën e radhës në Ligën e Kampionëve – skuadrën e njohur azerbajxhanase Qarabag, me të cilën përballet në rrethin e tretë kualifikues.

Në rast të kualifikimit, tetovarët do të përballen me një kundërshtar mjaft të fortë në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve. Ndër emrat e mundshëm janë: Celtic (Skoci), Bodo/Glimt (Norvegji), fituesi i çiftit Kopenhagë – Malmo, fituesi i përballjes Crvena Zvezda – Lech Poznan, si dhe fituesi nga dueli Ludogorets – Ferencvaros.

Por edhe në rast të eliminimit nga Qarabagut, Shkëndija do të vazhdojë garat në Evropë, këtë herë në Ligën e Evropës. Në këtë skenar, ku do të jetë pjesë e skuadrave jo-bartëse, janë përcaktuar edhe kundërshtarët e mundshëm në “play-off”-in e kësaj gare:

Kundërshtarë potencialë të Shkëndijës në “play-off”-in e Ligës së Evropës:

Young Boys (Zvicër)

Fituesi i çiftit Hamrun Spartans – Maccabi Tel Aviv

Humbësi i çiftit Ludogorets – Ferencvaros

Humbësi i çiftit Malmo – Kopenhagë

Shorti për “play-off”-in e Ligës së Kampionëve do të hidhet sot në orën 12:00, ndërsa ai i Ligës së Evropës një orë më vonë, në 13:00. /Telegrafi/

The post Rivalët që mund të përballet Shkëndija në “play-off”-in e Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Debakël i Vardarit, Shkëndija ruan nderin e Maqedonisë në arenën evropiane

1 August 2025 at 11:39

Sezoni evropian për klubet nga Maqedonia e Veriut ka qenë i vështirë dhe i shkurtër për shumicën e tyre, me Sileksin e Rabotniçkin të eliminuar në rundin e parë, ndërsa Vardari u turpëruar mbrëmë nga Lozana, njofton Telegrafi.

Vardari, skuadër kjo që e përfaqësoi vendin në Ligën e Konferencës, është eliminuar në raundin e dytë kualifikues, duke përfunduar para kohe aventurën në Evropë, edhe atë duke u turpëruar me rezultat të thellë 5:0 (6:2) nga Lozana e Zvicrës. Më herët, që në raundin e parë të kësaj gare, u eliminuan edhe Sileksi dhe Rabotniçki, duke e lënë vendin pa përfaqësim në këtë garë.

Megjithatë, është skuadra nga Tetova, Shkëndija, ajo që po mban gjallë shpresat dhe nderin e futbollit të Maqedonisë në garat evropiane. Kampionët e vendit kanë kaluar me sukses dy runde në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, duke eliminuar fillimisht ekipin nga Uellsi, The New Saints (TNS), e më pas duke bërë një befasi të madhe me eliminimin e gjigantit rumun, FCSB (Steaua Bukuresht).

Në raundin e tretë, Shkëndija do të përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit, një kundërshtar me përvojë të madhe ndërkombëtare. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 5 gusht në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:00. Por mos harrojmë se sido që të jetë rrugëtimi i kuqezinjve, ata së paku kanë siguruar garat në grupe të Ligës së Konferencës.

Por mos harrojmë se kuqezinjtë e Tetovës, synojnë të vazhdojnë rrugëtimin historik drejt fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, apo atyre të Evropës. /Telegrafi/

The post Debakël i Vardarit, Shkëndija ruan nderin e Maqedonisë në arenën evropiane appeared first on Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës në hapat e Skënderbeut

31 July 2025 at 17:42

Shkëndija e Tetovës po ndjek gjurmët e Skënderbeut të Korçës, klubit të vetëm shqiptar që ka arritur deri më sot në play-off të Ligës së Kampioneve, raporton Telegrafi.

Në sezonin 2015–2016, Skënderbeu kaloi tre kundërshtarë radhazi – Crusaders (Irlandë e Veriut), Milsami (Moldavi) dhe FC Astana (Kazakistan), përpara se të ndalej nga Dinamo e Zagrebit në raundin play-off-it.

Megjithatë, kjo arritje e kualifikoi direkt në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës , duke shënuar një arritje historike për futbollin shqiptar.

Në mënyrë të ngjashme, Shkëndija po ngjitet me vendosmëri në skenën evropiane. Gjatë këtij edicioni, kuqezinjtë nga Tetova kanë eliminuar në raundin e parë The New Saints (Uells), ndërsa mbrëmë arriti një triumf të madh ndaj FCSB (Steaua nga Rumania), klub me traditë dhe eksperiencë të pasur në Evropë.

Aktualisht, Shkëndija është kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve, ku do të përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit, kundërshtar me reputacion, por që nuk është i pakalueshëm.

Shkëndija tani më minimalisht ka siguruar 5 milionë euro të ardhura nga pjesëmarrja dhe fitoret në Ligën e Kampioneve, një shifër rekord kjo për një klub nga Maqedonia e Veriut.

Ky sukses financiar pritet të sjell stabilitet afatgjatë për klubin tetovar, duke i mundësuar investime në infrastrukturë, akademi dhe përforcime cilësore në skuadër.

Me një organizim serioz dhe një strategji të qartë, Shkëndija po vendos themelet e një epoke të re, duke dëshmuar se edhe ekipet nga Maqedonia e Veriut mund të jenë faktorë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Shkëndija e Tetovës në hapat e Skënderbeut appeared first on Telegrafi.

Shqiptarët nderojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija siguron minimalisht grupet e Conference League

By: armand
30 July 2025 at 21:53

Shkëndija e Tetovës ka bërë historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Dhe duke e bërë një gjë të tillë, ka arritur një rezultat historik për të dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë e Tetovës, falë mbrëmjes magjikë në Bukuresht në rast eliminimi në turin e tretë të Championsit, […]

The post Shqiptarët nderojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija siguron minimalisht grupet e Conference League appeared first on BoldNews.al.

Shkëndija “gjunjëzon” Steauan edhe në Bukuresht, arrin turin e tretë të Championsit

By: armand
30 July 2025 at 21:34

Shkëndija është kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit në Bukuresht ndaj Steaua Bukureshtit me rezultatin 1-2. Shkëndija do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, të cilët eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-0 irlandezët e Shelbourne. Sa i përket sfidës së sotme, […]

The post Shkëndija “gjunjëzon” Steauan edhe në Bukuresht, arrin turin e tretë të Championsit appeared first on BoldNews.al.

Përveç suksesit sportiv, Shkëndija ka fituar të paktën pesë milionë euro

30 July 2025 at 21:57

Kuqezinjtë nga Tetova shënuan fitore të madhe edhe në ndeshjen e kthimit ndaj FCSB-së në Bukuresht, duke kaluar në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, njofton Telegrafi.

Ky sukses historik u siguron atyre të paktën pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, një arritje e paprecedent për futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Përveç suksesit sportiv, ky kualifikim do të sjellë në arkën e klubit shumën më të madhe ndonjëherë të fituar nga një ekip nga Maqedonia nga UEFA – të paktën pesë milionë euro, ndërsa kjo shumë mund të rritet ndjeshëm në varësi të rrugëtimit të mëtejshëm të ekipit.

Në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, Shkëndija do të përballet me Qarabagun nga Azerbajxhani. Nëse arrin ta eliminojë këtë kundërshtar, atëherë kuqezinjtë do të luajnë në “play-off”-in për grupet e Ligës së Kampionëve. Në rast eliminimi, ata zhvendosen në “play-off”-in e Ligës së Evropës. Edhe nëse nuk kalojnë më tej as aty, Shkëndija tashmë e ka të garantuar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës.

Shkëndija tashmë është emër i konfirmuar në hartën evropiane të futbollit – dhe ky është vetëm fillimi. /Telegrafi/

The post Përveç suksesit sportiv, Shkëndija ka fituar të paktën pesë milionë euro appeared first on Telegrafi.

Mrekullia në Bukuresht! Shkëndija shkruan histori evropiane

30 July 2025 at 21:27

Kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë gjigantin rumun FCSB dhe sigurojnë së paku grupet evropiane të Ligës së Konferencës, njofton Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës ka shkruar një faqe të ndritur në historinë e saj dhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë kanë befasuar të gjithë Evropën duke eliminuar gjigantin rumun FCSB (Steaua e Bukureshtit) edhe në ndeshjen e kthimit, kësaj here në një stadium me mbi 30 mijë tifozë në Bukuresht, ku triumfuan me rezultat 1-2, duke vazhduar më tej në rrugëtimin evropian në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampioneve.

Edhe pse FCSB shihej si favorit absolut para përballjes, Shkëndija tregoi karakter, shpirt gare dhe mentalitet fitues. Goli i parë u shënua nga rumunët në minutën e 28-të me anë të Cisottit, por përgjigjja e shpejtë dhe e fuqishme erdhi nga Liridon Latifi, i cili në minutën e 33-të barazoi shifrat dhe shtangu publikun vendas.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Vane Krstevski me një goditje të saktë në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren 1-2 për Shkëndijën – një rezultat që i siguron kuqezinjve kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të paktën një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tetovar, por edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi. Për herë të parë, një ekip nga Maqedonia e Veriut siguron garat evropiane të grupeve që në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.

Në raundin e tretë, Shkëndija do të përballet me Qarabagun nga Azerbajxhani – një sfidë tjetër e madhe, por tashmë me statusin e një skuadre që ka fituar respektin e të gjithëve. /Telegrafi/

The post Mrekullia në Bukuresht! Shkëndija shkruan histori evropiane appeared first on Telegrafi.

Historike! Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës

By: M C
30 July 2025 at 21:44

Shkëndija ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me rezultatin 1-2 në Rumani. Rezultat historik që i siguron turin e tretë të Champions dhe po ashtu grupet e një kompeticioni europian për këtë sezon.

Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1 me 0. Kështu shkon në turin e tretë pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Golin e parë e shënoi skuadra rumune sot, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin.

Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të. E gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.

The post Historike! Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës appeared first on Albeu.com.

Steaua mundet nga Shkëndija/ Fitore e madhe e kampiones së Maqedonisë së Veriut

By: xhir jeta
23 July 2025 at 12:41

Nuk është arritur ende asgjë, por krenaria duhet të jetë e madhe. Shkëndija e Tetovës regjistroi një fitore të bujshme në raundin e dytë të Championsit, duke mundur 1-0 Steauan e Bukureshtit në stadiumin qendror të Shkupit.

Ish-kampionia e Europës nuk përballoi dot skuadrën e shqiptarëve të Maqedonisë duke pranuar disfatën, e duke shpresuar që të përmbysë rezultatin në sfidën e kthimit në fushën e vet.

Shkëndija luftoi fort, edhe pse pati përballë një ekip që cilësohej favorit, dhe suksesi u fiksua në minutën e 65-të kur shënoi afrikani Adamu Ibrahim Alhasan. Steaua e pati më të vështirë në fund, pasi në 79’ u përjashtua me karton të kuq Florin Tënase.

Në rast kualifikimi, kampionia maqedonase do të ketë punë në raundin e tretë me Shelburnin e Irlandës ose Karabakun e Azerbajxhanit. Duke mbetur në Champions, skuadra kampione e Kosovës, Drita, nuk e përballoi dot pengesën e parë.

Ekipi nga Gjilani u mund 2-0 në Danimarkë nga kampionia e atij vendi, FC Kopenhagen. Të dy golat u shënuan nga I njëjti lojtar, Magnus Matson, dhe që të dyja herët me penallti, në minutat 69 e 76.

Besohet se Drita do ta ketë shumë të vështirë në Prishtinë, edhe pse padyshim që do ta provojë. Duke kaluar tek Liga e Konferencës, Ballkani nisi aventurën europiane të këtij sezoni me fitoren 4-2 ndaj Florianës së Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Tolaj e Adetunxhi shënuan nga dy herë, ndërsa ndeshja do të mbahet mend sepse pati ndërprerje të energjisë elektrike në fundin e pjesës së parë, por më pas gjithçka vazhdoi normalisht.

Shkëlqejnë Shkëndija e Drita/ Champions, sukses i dy skuadrave të tjera të shqiptarëve

By: xhir jeta
16 July 2025 at 12:40

Për fat kemi përfaqësues edhe jashtë kufijve tanë shtetërorë.

Dy skuadra të shqiptarëve nderuan kombin me paraqitjen e tyre në turin e parë eliminator në Champions, duke arritur kualifikimin.

Këto janë Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut pati nevojë për kohë shtesë për të kaluar rivalin nga Uellsi, Nju Sejnts.

Pas barazimit 0-0 në sfidën e parë, tetovarët ia dolën 2-1 në stadiumin “Toshe Proeski” të Shkupit, pas plot 120 minutave lojë.

Fabris Tamba kaloi Shkëndinë në epërsi në 18’, por Xhordan Uilliams barazoi që në pjesën e parë, në 38’.

Kualifikimi u arrit vetëm 4 minuta para fundit kur Bodenham shkaktoi autogol.

Sukses I madh edhe për Dritën e Gjilanit.

Kampionia e Kosovës do të përpiqet të ndjekë gjurmët e Ballkanit, dhe raundi I parë eliminator në Champions u kalua me sukses.

Pas fitores 1-0 në Prishtinë një javë më parë, u arrit triumfi edhe në Luksemburg.

Skuadra vendase, Diferdanzh, u mund 3-2, dhe heroi kryesor ishte Arb Malaj.

Sulmuesi, që më parë ka luajtur në Turqi, shënoi dy gola në minutat 4 e 17, duke I dhënë epërsi vendimtare gjilanasve.

Vendasit barazuan në 2-2, por pikërisht në minutën e tretë shtesë Veton Tusha realizoi rrjetën e fitores për ekipin e drejtuar nga trajneri Zekeria Ramadani.

Në raundin e dytë, përballë Dritës do të jetë FC Kopenhagen I Danimarkës, dhe rival I Shkëndisë është Steaua e Bukureshtit

Shkëndija në raundin e dytë, aty e pret  Steaua

15 July 2025 at 22:43

Shkëndija e Tetovës ka kaluar me sukses pengesën e parë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti TNS-in pas vazhdimeve me rezultat 2-1 në “Todor Proeski” të Shkupit, njofton Telegrafi.

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Uells, dueli i kthimit solli emocione që nga minuta e parë. Në aksionin e parë serioz, Latifi goditi shtyllën, ndërsa portieri i mysafirëve bëri disa pritje vendimtare në fillim.

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të, kur kapiteni Besa Ibraimi asistoi bukur për Tamban, i cili nga kaloi Shkëndijën në epërsi.

Në minutën e 28-të, Ibraimi u afrua shumë pranë një goli spektakolar me një lëvizje të bukur dhe tentim lobimi, por topi kaloi ngjitur me shtyllën.

Kur pritej fundi i pjesës së parë, TNS barazoi në minutën e 44-të pas një gabimi të mbrojtjes dhe një goditjeje të saktë nga Williams.

Pjesa e dytë solli disa raste për Shkëndijën, ndërsa në minutën e 82-të gjyqtari akordoi penallti për “kuqezinjtë”, por pas rishikimit me VAR u konstatua pozicion jashtë loje.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku vendimtari ishte një autogol për TNS. Në minutën e 116-të, pas një krosimi të Ademit, mbrojtësi Bodenham e devijoi topin në rrjetën e vet dhe Shkëndija avancoi në raundin tjetër.

Skuadra tetovare tani do të përballet me gjigantin rumun, Steaua Bukuresht, në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

 

The post Shkëndija në raundin e dytë, aty e pret  Steaua appeared first on Telegrafi.

Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht

19 June 2025 at 15:43

Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka miratuar zyrtarisht kalendarin e garave për Ligën e Parë dhe të Dytë, si dhe për Kupën e Maqedonisë për sezonin garues 2025/26, njofton Telegrafi.

Ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen gjatë fundjavës, të shpërndara në tre ditë: e premte, e shtunë dhe e diel. Ndeshjet e Ligës së Dytë do të luhen të shtunave, ndërsa ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të punës – të martën, të mërkurën ose të enjten.

Pjesa e parë e sezonit në Ligën e Parë do të nisë mes datave 8 dhe 10 gusht, ndërsa sezoni në Ligën e Dytë fillon më 23 gusht.

Edicioni i ri i Kupës së Maqedonisë nis me rrethin e parë më 26/27 gusht. Finalja e madhe e Kupës është caktuar të luhet më 30 maj 2026./Telegrafi/

The post Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht appeared first on Telegrafi.

TNS kundërshtari i Shkëndijës në raundin e parë të Ligës së Kampionëve

By: S SH
17 June 2025 at 16:48

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar kundërshtarin e KF Shkëndija në raundin e parë eliminator të UEFA Ligës së Kampioneve – dhe është një emër që sjell kujtime të veçanta për kuqezinjtë, njofton Telegrafi.

Bëhet fjalë për kampionin e Uellsit, The New Saints FC (TNS), një skuadër që Shkëndija e ka përballuar edhe më parë në arenën evropiane. Në sezonin 2018, këto dy skuadra u ndeshën po në raundin e parë të Ligës së Kampioneve, ku Shkëndija dominoi në ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 5:0, falë katër golave nga legjenda Besart Ibraimi.

Edhe pse humbën 4:0 në ndeshjen e kthimit në Uells, kuqezinjtë u kualifikuan dhe vazhduan një kampanjë të paharrueshme, që i çoi deri në “play-off” të Ligës së Evropës kundër Red Bull Salzburg dhe Rosenborg.

Tani, pas shtatë vitesh, historia përsëritet: Shkëndija dhe TNS do të përballen sërish në një duel evropian, me synime të reja dhe ambicie të larta. Takimi i parë do të luhet më 8 ose 9 korrik në Uells, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më pas në Shkup.

Skuadra e Shkëndijës aktualisht ndodhet në fazë përgatitore në Slloveni, ku përballjet miqësore do të shërbejnë për të ndërtuar formën optimale për këto sfida vendimtare në Evropë.

Përballja me TNS shënon nisjen e një tjetër kapitulli ambicioz për Shkëndijën, në një rrugëtim që synon kalimin e raundeve eliminatore dhe afrimin me fazën e grupeve në garat evropiane.

The post TNS kundërshtari i Shkëndijës në raundin e parë të Ligës së Kampionëve appeared first on Albeu.com.

Shkëndija të dielën e feston titullin e pestë me tifozë

12 May 2025 at 17:23

KF Shkëndija njofton se ndeshja e fundit e sezonit ndaj Sileksit do të zhvillohet me praninë e tifozëve, njofton Telegrafi.

KF Shkëndija do ta mbyllë sezonin në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut me praninë e tifozëve në stadiumin e qytetit në Tetovë. Ndeshja e fundit e kampionatit kundër Sileksit, e planifikuar për të dielën më 18 maj, do të jetë edhe momenti i kurorëzimit me trofeun e kampionit për herë të pestë në histori – dhe kjo do të ndodhë me mbështetjen e zjarrtë të publikut vendas.

Fillimisht, pas incidentit të ndodhur në përballjen ndaj Brerës, ku një grup tifozësh nuk respektuan një minutë heshtje para ndeshjes, Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi klubin kuqezi me pesë ndeshje pa praninë e publikut. Një vendim që rrezikonte t’ua mohonte tifozëve momentin e rëndësishëm të festimit të titullit.

Por KF Shkëndija nuk u dorëzua. Klubi dërgoi ankesë zyrtare në Komisionin e Apelit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i cili vendosi ta zbusë masën disiplinore, duke e ulur dënimin nga pesë në katër ndeshje pa tifozë. Si rrjedhojë, tribuna e stadiumit do të jetë e hapur për ndeshjen përmbyllëse të sezonit.

Klubi ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm, duke ftuar të gjithë dashamirët e Shkëndijës që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje historike, për të krijuar një atmosferë madhështore që i shkon për shtat një kampioni të vërtetë. /Telegrafi/

The post Shkëndija të dielën e feston titullin e pestë me tifozë appeared first on Telegrafi.

Festë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës shpallet kampione sezonin 2024–2025

7 May 2025 at 19:41

Shkëndija e Tetovës ka fituar zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë së Veriut për sezonin futbollistik 2024–2025, duke shënuar suksesin e pestë në historinë e klubit. Kuqezinjtë siguruan matematikisht trofeun dy javë para përfundimit të kampionatit, pas një fitoreje 2-1 në ndeshjen ndaj Rabotnickit, të zhvilluar në stadiumin e tyre.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri shfaqi një ecuri të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit dhe mbajti vendin e parë për pjesën më të madhe të kohës. Edhe pse ndjekësi më i afërt në renditje, Sileksi, ndodhet vetëm katër pikë larg, rezultati i ndeshjes së ardhshme kundër Gostivarit — që është tërhequr nga kampionati — pritet të regjistrohet si fitore në tavolinë për Shkëndijën, duke vulosur përfundimisht kreun e tabelës.

Ky është titulli i parë për Shkëndijën pas një pritjeje katërvjeçare, që nga fitorja në sezonin 2020–2021. Kampionatet pasuese janë dominuar gjithashtu nga ekipe shqiptare: Shkupi u shpall kampion në vitin 2022, ndërsa Struga triumfoi në dy sezonet e fundit.

Me rikthimin e Shkëndijës në fronin e futbollit vendor, vazhdon zinxhiri i sukseseve të klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke konfirmuar dominimin e tyre në kampionatin elitar të vendit.

The post Festë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës shpallet kampione sezonin 2024–2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë

7 May 2025 at 19:00

Dy javë para përfundimit të kampionatit, kuqezinjtë nga Tetova siguruan titullin pas fitores ndaj Rabotniçkit, duke ia marrë fronin kampionit të kaluar, Strugës, njofton Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës është kampionja e re e Maqedonisë së Veriut. Skuadra kuqezi siguroi matematikisht titullin e pestë në historinë e klubit vetëm dy javë para fundit të kampionatit, pas një fitoreje të merituar ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1. Me këtë sukses, tetovarët ia morën epitetin e kampionit ekipit të Struga Trim Lum, i cili e mbante titullin që nga sezoni i kaluar.

Ndeshja nisi në mënyrë të furishme nga ana e Shkëndijës, që tregoi qartë ambiciet për të mbyllur kampionatin sa më shpejt. Në minutën e 5-të, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë. Epërsia u dyfishua në pjesën e parë me një gol spektakolar nga Fabricio Tamba, pas një asisti të shkëlqyer nga Adamu Alhassan. Pavarësisht një penalltie të kontestuar që i dhuroi Rabotniçkit një gol përmes Cristojaye Daley, Shkëndija ruajti epërsinë deri në fund, duke festuar titullin me tifozët e saj.

Ndërkohë, fundjava solli edhe befasi në duelet tjera. Tikveshi mundi Besën me 1:0, duke e shtyrë këtë të fundit drejt pozitës që çon në balotazh. Në Strumicë, Shkupi humbi në mënyrë dramatike ndaj Brerës me rezultat 4:3, pavarësisht se kishte epërsi 1:3. Ndeshjet Pelisteri – Voska dhe Sileksi – Gostivari përfunduan me rezultat zyrtar 3:0 për vendasit. Barazim pa gola u regjistrua në duelin mes Vardarit dhe Strugës.

Shkëndija, me një sezon të dominuar nga cilësia, stabiliteti dhe përkrahja e tifozëve, rikthehet në fronin e futbollit të Maqedonisë. Me titullin e pestë të kampionit, kuqezinjtë konfirmojnë se janë një fuqi e pandalshme në skenën vendore dhe një pretendent serioz për suksese edhe në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë appeared first on Telegrafi.

Shkëndija në prag të titullit, java e 31-të hapet sot me duelin Vardari – Struga

6 May 2025 at 09:58

Java e 31-të e kampionatit mund të jetë vendimtare për fatin e titullit kampion, ku Shkëndija ka mundësinë ta sigurojë matematikisht trofeun me një fitore ndaj Rabotniçkit. Në anën tjetër, gara për mbijetesë është përqendruar mes Brerës dhe Besës që ndajnë të njëjtin fat pikësh, njofton Telegrafi

Java e 31-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut starton sot me përballjen ndërmjet Vardarit dhe Strugës, ndërsa tre ndeshjet e tjera luhen të mërkurën me fillim nga ora 17:00, ku në qendër të vëmendjes është dueli në Tetovë mes Shkëndijës dhe Rabotniçkit.

Skuadra kuqezi ka shansin e artë për të siguruar titullin kampion dy javë para fundit, por përballë do të ketë një ekip që tani ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane. Edhe pse ndeshja zhvillohet në Tetovë, Shkëndija do ta luajë atë pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit nga federata, çka e bën sfidën pak sa më të vështirë psikologjikisht.

KF Besa Dobërdoll

Ndërkohë në Strumicë, FC Shkupi do të përballet me AP Breran. Skuadra nga Çairi tashmë e ka siguruar mbijetesën dhe do të luajë pa presion, por për Breran kjo është një ndeshje jetike në luftën për të ruajtur vendin që çon në balotazh. Në një tjetër duel të rëndësishëm për fatin e sezonit, Tikveshi pret Besën nga Dobërdolli. Tikveshi është i sigurt për qëndrimin në elitë, ndërsa Besa kërkon me çdo kusht pikët për të mos rënë nga liga – apo të paktën për të qëndruar në garën për vendin e balotazhit.

Me epilogun e sezonit që po afrohet, java e 31-të pritet të sjellë emocion dhe vendime të mëdha. Sytë janë kah Tetova, ku Shkëndija mund ta mbyllë garën për titullin, ndërsa poshtë në tabelë lufta për mbijetesë vazhdon mes Besës dhe Brerës.

Vlen të rikujtojmë se nga gara tashmë janë larguar dy skuadrat shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari, duke ndikuar dukshëm në dinamikën e këtij sezoni. /Telegrafi/

The post Shkëndija në prag të titullit, java e 31-të hapet sot me duelin Vardari – Struga appeared first on Telegrafi.

Të shtunën derbi Shkupi – Vardari, duel për titull të dielën në Strugë

2 May 2025 at 14:55

Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë hyn në fazën vendimtare, ku çdo pikë ka peshë të madhe dhe çdo duel mund të ndryshojë rrjedhën e renditjes. Java e 30-të sjell katër ndeshje mjaft të rëndësishme që pritet të na japin një pasqyrë më të mirë për tre javët e fundit, njofton Telegrafi.

Derbi i përjetshëm Shkupi – Vardari, dueli mes Strugës dhe Shkëndijës, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titullin, sfida me shumë rëndësi Sileksi – Rabotniçki, ku të dyja skuadrat synojnë Evropën, si dhe përballja për mbijetesë mes AP Brerës dhe Besës, që luftojnë për të kapur vendin e balotazhit, janë paralajmërim për futboll atraktiv.

Java e 30-të fillon me superduelin mes dy rivalëve të përjetshëm, Shkupit dhe Vardarit, që do të përballen të shtunën, më 3 maj, në stadiumin e Çairit, me fillim nga ora 16:00. Edhe pse këtë sezon të dy skuadrat nuk kanë pretendime për titull apo dalje në Evropë, lufta për tri pikët do të jetë më shumë për krenari. Shkupi ndodhet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Vardari ka vetëm një pikë më shumë dhe mban pozitën e gjashtë.

Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 30-të do të zhvillohen të dielën, më 4 maj, me fillim nga ora 16:00. Në një tjetër duel të zjarrtë, Struga pret Shkëndijën, ku kuqezinjtë nga Tetova janë të detyruar të fitojë për të ruajtur epërsinë ndaj ndjekësit kryesor, Sileksit. Ky i fundit ka një ndeshje mjaft të vështirë në udhëtim kundër Rabotniçkit, që tashmë është përfshirë fuqishëm në garën për një vend që të çon në arenën ndërkombëtare dhe synon edhe pozitën e dytë në tabelë, meqë deri në fund mbeten edhe 12 pikë në lojë.

Një duel tjetër i rëndësishëm për mbijetesë është ai mes Besës dhe AP Brerës, që luftojnë për pozitën e 10-të, e cila siguron të paktën ndeshjen e balotazhit për qëndrim në elitë. Gostivari, ndërkohë, do të kërkojë tri pikë të arta përballë Pelisterit. Skuadra e Tikveshit është e lirë këtë javë, pasi Voska Sport i ka mbyllur tashmë para kohe garat në kampionat. /Telegrafi/

Dyshet për javën e 30-të: E shtunë – 3 maj, ora 16:00: Shkupi – Vardari

E diel – 4 maj, ora 16:00: Struga – Shkëndija, Besa– AP Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi.

The post Të shtunën derbi Shkupi – Vardari, duel për titull të dielën në Strugë appeared first on Telegrafi.

❌
❌