Investimet në hotele arrijnë 792 milionë euro, 65% marka ndërkombëtare me 5 yje
Investimet në struktura hoteliere marka ndërkombëtare kapën vlerën 792 milionë euro. Të paktën ky është bilanci që bën qeveria në dokumentin e strategjisë së turizmit 2024-2030 miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Bilanci i këtyre zhvillimeve vjen si një parashtrim i piketave që vendosen për mënyrën sesi do të zhvillohet turizmi një sektor që edhe pse strategjik dhe me numra rekord vizitorësh në vend ka pasur luhatjet e tij.
Paketa e vitit 2018 që synonte nxitjen e investimeve në struktura me katër dhe pesë yje marka ndërkombëtare duket se ka tërhequr disa emra në vend të cilat kanë investuar drejtpërdrejt në të dy kategoritë e strukturave. Po kështu ka nxitur bashkëpunimet mes partnerëve shqiptarë dhe markave ndërkombëtare duke marrë kundrejt pagesës emrin dhe duke zbatuar standardet që imponon ai.
Por ku kanë shkuar realisht investimet e markave ndërkombëtare dhe cilat janë disa nga shifrat që tregojnë mënyrën sesi është zhvilluar ky sektor? Strategjia vëren:
- Investimet kryesohen nga hotelet e markës Melia, me 669 dhoma të projektuara, ndërsa vendin e dytë e mbajnë hotelet e markës Accor, me 616 dhoma të planifikuara, pasuar nga Hyatt me 447 dhoma;
- Për sa u përket investimeve totale për dhomë, kryesojnë investimet në hotelet e markës Marriott, me një investim mesatar prej 322 581 euro për dhomë, pasuar nga hotelet Hilton, me 201 149 euro për dhomë, dhe Melia me 122 571 euro investim për dhomë;
- Në lidhje me shifrat totale të investimeve, kryeson Açor me një vlerë totale investimi prej 122 milionë euro, pasuar nga Marriott me 100 milionë euro dhe Melia me 82 milionë euro;
- Nga një vlerë totale investimesh prej 792 milionë euro, 65% janë projekte të kategorisë me 5 yje, me një investim total prej 615 milionë euro, ndërsa projektet me 4 yje përfaqësojnë 35% të totalit, me 177 milionë euro investime.
ĂfarĂ« sjell strategjia e re
Strategjia e turizmit 2024-2030 ndan vendin në të paktën 6 klastera turistikë duke grupuar disa rajone sipas karakteristikave të përbashkëta duke synuar që në vijim të zhvillohen një sërë produktesh, aktivitetesh, eksperiencash, atraksionesh dhe infrastrukturash turistike të krahasueshme ose të ngjashme. Konkretisht këto klastera janë:
1.Klasteri i bregdetit të Adriatikut 2. Klasteri verior i brendshëm 3. Klasteri i qytetit të Tiranës 4. Klasteri qendror 5. Klasteri i bregdetit të Jonit 6. Klasteri jugor i brendshëm.
Lidhur me menaxhimin e plazheve strategjia parashikon që së pari që të bëhet klasifikim dhe tematizim i plazheve, së dyti menaxhimi të jetë më i gjerë duke kaluar në nivel rajonal dhe së treti sillen sërish në vëmendje koncesionet. Këta të fundit nuk sqarohen shumë në detaj se në cilin aspekt do të angazhohen, pra nëse do të përfshirjen direkt edhe plazhet apo do të jenë në shërbime të tjera të lidhura me të si infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve apo shërbime mbështetëse turistike.
Një tjetër element që prek strategjia ka të bëjë me zhvillimin e bregdetit ku kryesisht në të kaluarën janë dhënë leje për zhvillimin e fshatrave turistikë që në fakt kanë si synim rezidencat.
âAktualisht, projektet e investimeve nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« po e bazojnĂ« fizibilitetin e tyre financiar kryesisht nĂ« shitjet e pasurive tĂ« paluajtshme/rezidencave, ose nĂ« kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk ofrojnĂ« njĂ« burim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m financimi pĂ«r projekte tĂ« tilla, si nĂ« aspektin e periudhave tĂ« shlyerjes po ashtu edhe tĂ« normave tĂ« interesitâ thuhet nĂ« strategji.
Në këtë kontekst është parashikuar që të adresohet mungesa e efikasitetit të tregut nëpërmjet skemave të përshtatura të nxitjes që mundësojnë ngritjen e resorteve të shfrytëzimit të miksuar dhe të projekteve private në shkallë të vogël në sektorin e hotelerisë, plotësisht funksionale dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale.
âDuke rregulluar zhvillimin e projekteve tĂ« âshfrytĂ«zimit tĂ« miksuarâ, objektivi Ă«shtĂ« tĂ« thjeshtohet cikli i investimit pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« afatgjatĂ« dhe nĂ« kushtet aktuale tĂ« tregut, qeveria duhet tĂ« ofrojĂ« stimuj tĂ« synuar pĂ«r tĂ« mundĂ«suar zhvillimin e balancuar tĂ« dhomave tĂ« hoteleve, rezidencave tĂ« markĂ«s dhe jo tĂ« markĂ«s, ndryshe nga çândodh aktualishtâ, thuhet nĂ« dokument.
Â
Â
Â
The post Investimet në hotele arrijnë 792 milionë euro, 65% marka ndërkombëtare me 5 yje appeared first on Revista Monitor.