Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Main stream

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

By: M C
11 August 2025 at 22:45

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk ndiqet rruga e diplomacisë.

Duke folur me udhëheqës mediash më 10 gusht, Pezeshkian i ka kritikuar kundërshtarët e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnë sërish objektet bërthamore iraniane, nëse ato rindërtohen.

SHBA-ja i është bashkuar fushatës ajrore të Izraelit kundër Iranit më 22 qershor, duke bombarduar qendrat bërthamore, Fordov, Natanz dhe Isfahan me bombarduesit B-2 dhe raketa Tomahavk.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se qendrat bërthamore iraniane janë “shkatërruar plotësisht”.

Pezeshkian ka thënë se dorëzimi “nuk është në natyrën tonë”, por as grindjet nuk do ta çojnë Teheranin askund.

“Të supozojmë se nuk dëshironi të negociohet, atëherë çfarë dëshironi të bëni? Të shkoni në luftë?”, ka pyetur Pezeshkian.

Deklaratat e tij i ka kritikuar menjëherë agjencia e lajmeve Tasnim, e cila shërben si krah i Gardës Revolucionare Islamike.

“Kur armiqtë t’i dëgjojnë këto fjalë, çfarë vendimi do të marrin ata dhe çfarë bindjesh do të krijojnë për Iranin? Qartazi, përshtypja e vetme është për ‘dobësinë’ iraniane”, ka shkruar Tasnim në një editorial.

Sipas agjencisë, qëndrimi i presidentit iranian e tregon një shtet “të dobët dhe të dëshpëruar”.

Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i agjencisë Kayhan, dhe i emëruar nga lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei në atë pozitë, e ka kritikuar Pezeshkianin për synimet e tij që të diskutojë me Uashingtonin.

Ai ka pretenduar, pa ndonjë dëshmi, që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “e kanë pranuar hapur humbjen” në luftën 12-ditore në qershor dhe që Uashingtoni “e ka lutur” Iranin për të biseduar.

Muajin e kaluar Irani ka zhvilluar bisedime me fuqitë evropiane lidhur me programin e vet bërthamor.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë, por pa treguar datën e re.

Qeveritë evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet përparim i rëndësishëm në bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit deri në fund të gushtit, ata do t’i rivendosin sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit – veprim që Irani e ka përshkruar si “dhënie fund” të rolit të Evropës në kapitullin bërthamor.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar të zhvillonin rundin e ri të bisedimeve më 15 qershor, mirëpo takimi është anuluar për shkak të luftës.

Dy palët ende nuk janë pajtuar për t’u takuar. Teherani deklaron se nuk mund t’i besojë Uashingtonit, ndërsa Shtëpia e Bardhë vë në pikëpyetje nëse ka logjikë të zhvillohen bisedime, duke marrë parasysh dëmin që u është shkaktuar qendrave bërthamore iraniane./REL

The post Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë appeared first on Albeu.com.

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur

By: M C
11 August 2025 at 22:29

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit.

NASA thotë se njerëzit mund ta shohin shiun e meteorëve në netët e 12 dhe 13 gushtit.

NASA tha se këtë vit, një Hënë e plotë 84% në natën e pikut do të pengojë shikueshmërinë. Ndërsa disa meteorë të ndritshëm mund të jenë ende të dukshëm në orët para agimit.

Mundësia më e mirë për t’i parë ato do të jetë midis mesnatës dhe agimit, me kohën optimale që bie midis orës 2 dhe 3 të mëngjesit sipas orës lokale.

Burimi i Perseideve janë mbeturinat nga kometa 109P/Swift-Tuttle.

Kur këta shkëmbinj hapësinorë që lëvizin me shpejtësi hyjnë në atmosferën e Tokës, mbeturinat hasin rezistencë të re nga ajri dhe nxehen shumë, duke u djegur përfundimisht.

Nuk keni nevojë për pajisje speciale për të parë shirat e ndryshëm të meteorëve që shkëlqejnë çdo vit, vetëm një pikë larg dritave të qytetit.

The post Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur appeared first on Albeu.com.

“Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate në Maqedoninë e Veriut

By: M C
11 August 2025 at 22:21

Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti pak ditë më parë në mbështetje të protestës që u mbajt në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale të Hagës deklaroi se Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshevë si dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër.

“Qëndrimi im ka qenë dhe ngelet parimor dhe i palëkundur: Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshevë si dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër!” tha Mexhiti.

Por deklarata e Mexhiti u kundërshtua nga kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski. Ky i fundit deklaroi për gazetarët se lufta nuk mund të jetë e arsyeshme dhe e drejtë teksa anëtarët e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes u vranë në mënyrë tinëzare në një pritë. Madje Mickoski u bëri thirrje të gjithë politikanëve të arsyeshëm të mos luajnë kartën e (partisë opozitare shqiptare) BDI-së dhe atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa.

Reagime ka pas edhe nga BDI, ku thuhet se deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Sipas BDI Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit.

“Deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes” – thuhet në deklaratën e BDI.

The post “Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Zelensky ‘i përgatitur të lëshojë territor’ sipas marrëveshjes së paqes

By: M C
11 August 2025 at 21:39

Volodymyr Zelensky është i përgatitur të lëshojë territorin e mbajtur nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, sipas raportimeve.

Presidenti ukrainas u tha udhëheqësve evropianë se territori ukrainas i sekuestruar nga Rusia që nga pushtimi i paligjshëm i Vladimir Putinit në shkurt 2022 mund të jetë në tryezë, raportoi The Daily Telegraph.

Por Zelensky u bëri thirrje vendeve evropiane të kundërshtojnë çdo zgjidhje të propozuar nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump që do të shihte Kyiv-in të dorëzonte tokën që Ukraina ende mban.

Kjo do të thoshte t’i jepte Rusisë kontrollin e territorit që ka okupuar në Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krime.

The post Zelensky ‘i përgatitur të lëshojë territor’ sipas marrëveshjes së paqes appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Momenti i shumëpritur erdhi, Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

By: M C
11 August 2025 at 21:16

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej vitesh është në qendër të vëmendjes, duket se e ka zyrtarizuar dashurinë me një propozim martese.

Georgina më në fund ka publikuar në Instagram një foto ku shihet dora e saj me një unazë gjigante diamanti, teksa mban dorën e futbollistit. Krahas imazhit, ajo shkroi “Sí, quiero. En esta y en todas”, “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha).

Cristiano dhe Georgina janë së bashku që nga viti 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid dhe Cristiano hyri për të bërë pazar dhe kanë krijuar një familje të madhe së bashku.

The post FOTO/ Momenti i shumëpritur erdhi, Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez appeared first on Albeu.com.

“30 vatra aktive në 24 orët e fundit”/ Ndërhyhet nga toka e ajri për të shuar flakët, priten dhe 2 helikopterë nga Emiratet Arabe

By: M C
11 August 2025 at 20:52

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Gjatë orë të fundit janë regjistruar 30 vatra zjarri, ku më problematike paraqitet situata në zonat e Poliçanit, Finiqit, Fushë Arrëzit, te “Syri i Kaltër” në Sarandë, Himarë, por edhe në Krujë, Mirditë, Gramsh, Tepelenë.

Në operacion janë aktivizuar 1 avion ‘Canadair’ nga Kroacia, 2 avionë PZL nga Greqia, 1 Black Hawk (Republika Çeke), 1 Black Hawk nga Sllovakia, 2 Black Haëk nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Pritet të operojnë 2 Black Haëk nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Informacion mbi situatën e zjarreve në vend

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në zonat:

Qarku Vlorë

Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme. Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 fefektivë të FA, 1 grup FNSH. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore të FA si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Parku “Rëzom” – maja e “Lucës”, njësia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndërhyrja me mjete tokësore. Në vendngjarje punonjës të AdZM.

Bashkia Himarë – fshatrat Bolenë dhe Tërbaç – Zjarri në pyll me pisha. Në terren: 3 mjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH Himarë e Vlorë, forca vullnetare dhe 20 efektivë të FA.

Fshati Lukovë – Të angazhuar në operacion 3 mjete zjarrfikëse me 11 efektivë MZSH Himarë e Sarandë, avioni Canadair kroat, 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë MZSH Fier.

Fshati Ninat, Bashkia Konispol – Zjarri me drejtim nga fshati Bistricë. Në terren 2 mjete dhe 19 punonjës.

Qarku Lezhë

Fshati Malaj i Epërm, Bashkia Mirditë – Zjarri izoluar, në monitorim nga 6 efektivë MZSH, 6 forca pyjore, 17 forca bashkiake, 2 vullnetarë.

Fshati Kolsh, Bashkia Lezhë – Zjarr në sipërfaqe pyjore, 2 mjete zjarrfikëse Lezhë dhe 1 nga Mirdita.

Qarku Dibër

Mali i Allushit, Bashkia Klos – Zjarri është sën kontroll, digjen trungje brenda vatrës. Po punohet nga 6 efektivë MZSH dhe 1 mjet zjarrfikës.

Mali i Kovashicës, Bashkia Bulqizë – Vatra në monitorim nga 2 mjete zjarrfikëse me 7 efektivë MZSH.

Fshati Kabe, Bashkia Dibër.Vatra e zjarrit po zhvillohet në sipërfaqe me shkurre, ferra, barishte dhe bimësi të ulët, në kah të fshatit. Në terren janë angazhuar 1 mjet zjarrfikës dhe 6 efektivë zjarrfikës.

Qarku Berat

Vijon zjarri në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike.
Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë MZSH Poliçan 3 mjete, 15 efektivë dhe 2 mjete, 10 efektivë Berat, 60 forca të ushtrisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Në mbështetje të situatës është edhe Helikopteri i Forcës Ajrore.

Fshati Rehovë, Bashkia Poliçan – Zjarr pranë banesave, një banesë 2-katëshe ka marrë flakë. Po kryhet evakuim.

Fshati Backë, Bashkia Skrapar –Po punohet për shmangiene rrezikut për banesat.

Qarku Tiranë

Mali i Bërzhitës, Bashkia Tiranë, po punohet për shuarjen e zjarrit.

Fshati Stërbeg, Bashkia Rrogozhinë –Forcave zjarrfikëse vendore u janë bashkuar edhe përforcime nga Peqini.

Fshati Okshtun, Bashkia Rrogozhinë –Zjarri në sipërfaqe me shkurre e ferra është vënë nën kontroll. Po punohet për shuarjen e plotë të vatrës.

Fshati Peqinaj, Bashkia Kavajë – Avioni Canadair kroat në operim.

Fshati Hajdaraj, Bashkia Kavajë – Drejt shuarjes, angazhuar 1 mjet dhe 7 forca.

Zona Arbanë, Bashkia Tiranë. Zjarri ka marrë përmasa, por aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Në këtë vatër zjarri ka shkuar edhe një helikopter Canadair kroat.

Qarku Durrës

Mali i Krujës, Bashkia Krujë, ku pati riaktivizim të zjarrit në pyll pishe, 15 forca operacionale dhe mbështetje nga policia gjatë aksionit për shuarjen e vatrës.

Fshati Barkanesh, Bashkia Krujë. Terreni vështirëson punën.

Qarku Gjirokastër

Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre.

Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.

Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Qarku Elbasan

Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, Bashkia Gramsh. Në terren MZSH Gramsh dhe 25 efektivë të FA.

Qyteti Cërrik – Është arritur të izolohet zjarri në shkurre. Po mbahet në monitorim nga 20 efektivë e 2 mjete zjarrfikëse.

Fshati Hotolisht, Bashkia Librazhd. Forcat po punojnë me intensitet për të shmagur rrezikun për banesat.

Qarku Shkodër

Zona Koderboks, Bashkia Shkodër. Monitorim nga forcat e pyjores dhe zjarrfikësit.

Fshati Stajkë, Bashkia Vau Dejës. Era favorizon flakët, 1 mjet zjarrfikës në terren.

Qyteti Pukë – Situata në kontroll. Në terren janë 2 mjete zjarrfikëse dhe forca policore.

Fshati Xath, Bashkia Fushë Arrëz. sore. Situata është e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Po evakuohen banorët.

Qarku Kukës

Fshati Gegaj, Bashkia Tropojë – Pa rrezik për banesat. Të angazhuara janë 7 forca MZSH, 15 pyjore, 1 emergjenca civile, 18 forca bashkiake, policë dhe 20 vullnetarë.

Mjete ajrore që kanë operuar sot:

1 Canadair (Kroacia)

2 avionë PZL (Greqi)

1 Black Hawk (Republika Çeke)

1 Black Hawk (Sllovakia)

2 Black Hawk (Forcat e Armatosura të Shqipërisë)

Pritet të operojnë:

2 Black Hawk (Emiratet e Bashkuara Arabe)

The post “30 vatra aktive në 24 orët e fundit”/ Ndërhyhet nga toka e ajri për të shuar flakët, priten dhe 2 helikopterë nga Emiratet Arabe appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në tunelin e “Rrugës së Arbrit”, raportohet për disa të pl*gosur

By: M C
11 August 2025 at 20:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit tek “Ura e Vashës”.

Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

The post Aksident i rëndë në tunelin e “Rrugës së Arbrit”, raportohet për disa të pl*gosur appeared first on Albeu.com.

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, tre persona të lënduar

By: M C
11 August 2025 at 20:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Levan-Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Bëhet me dije se nga aksidenti tre persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur, pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, tre persona të lënduar appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës në Itali

By: M C
11 August 2025 at 19:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në makinën e familjes së tij, e parkuar nën diellin përvëlues.

I mituri, Danir, me origjinë moldave, u shtrua fillimisht në repartin e terapisë intensive në spitalin Santissima Annunziata në Sassari. Më pas, më 8 gusht, u transportua me helikopter drejt spitalit Gemelli në Romë, ku, fatkeqësisht, ndërroi jetëa, sipas medias vendase.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim nga Karabinieria, dhe edhe pse dyshohet për goditje nga i nxehti (heatstroke), shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është konfirmuar. Dosja e hetimeve tashmë i është kaluar Prokurorisë Publike të Romës.

Sipas asaj që është mësuar, pasditen e së mërkurës, vogëlushi kishte përfituar nga një moment pakujdesie i prindërve të tij për të dalë nga shtëpia. Pasi panë që fëmija mungonte, prindërit filluan menjëherë kërkimet dhe e gjetën atë pa ndjenja brenda makinës së tyre, e cila ishte parkuar në diellin përvëlues.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur edhe një herë shqetësime mbi sigurinë e fëmijëve gjatë periudhave të nxehta të verës.

The post Ndërron jetë nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës në Itali appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin mes temperaturave ekstreme

By: M C
11 August 2025 at 19:43

Lëvizja përgjatë aksit rrugor Laç–Lezhë është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta gushti. Për të përshkuar vetëm 15 kilometra rrugë, sidomos në fundjava, udhëtarëve u duhen edhe orë të tëra.

Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi i Fushë-Milotit, ku përqendrohet edhe fluksi më i lartë i mjeteve në të dyja kahet e lëvizjes, si ato që vijnë nga Kosova dhe nga Tirana.

Situata është rënduar edhe për shkak të mbylljes së urës së vjetër mbi lumin Mat për shkak të dëmtimeve që ajo ka pësuar. Aksi i vjetër shërbente si rrugë alternative për shfryrjen e trafikut. Pritjet e gjata në rrugë janë edhe më të vështira për shkak të temperaturave ekstreme të këtyre ditëve, mbi 40 gradë Celsius.

Ndërkohë Policia Rrugore është vendosur në disa pika strategjike për të lehtësuar sadopak qarkullimin, por trafiku i rënduar pritet të jetë prezent deri në fund të muajit gusht, kur nis të bjerë dhe fluksi i pushuesve në zonat turistike.

The post Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin mes temperaturave ekstreme appeared first on Albeu.com.

Trump bën deklaratën e fortë: Do vendos Putinin dhe Zelenskyn në një dhomë për marrëveshje! Nëse do arrihet, do ta di në 2 minutat e para

By: M C
11 August 2025 at 19:29

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për luftën në Ukrainë.

Sa i përket pjesëmarrjes së mundshme të Zelenskyt në takimin e së premtes, ai tha se ishte e mundur, megjithëse shprehu dyshime nëse prania e tij do të sillte rezultate të konsiderueshme.

“Ai mund të vijë, por ka shkuar në shumë takime. Kanë kaluar tre vjet e gjysmë pa ndodhur asgjë”, tha ai.

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi më tej se do ta dinte menjëherë nëse mund të arrihej një marrëveshje mes palëve.

“Do të kemi një takim me Vladimir Putinin dhe ndoshta në dy minutat e para, do ta di saktësisht nëse mund të arrihet një marrëveshje”, tha Trump.

Kur u pyet nga një gazetar se si do ta dinte saktësisht nëse mund të arrihej një marrëveshje, Trump u përgjigj: “Sepse kjo është ajo që bëj unë. Unë bëj marrëveshje”.

The post Trump bën deklaratën e fortë: Do vendos Putinin dhe Zelenskyn në një dhomë për marrëveshje! Nëse do arrihet, do ta di në 2 minutat e para appeared first on Albeu.com.

Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses: Të gjitha forcat politike të pajtohen për të zgjidhur ngërçin

By: M C
11 August 2025 at 18:54

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit, pasi nga bllokada vendi është duke humbur shumë mundësi.

Ato i janë referuar dispozitivit të 8 gushtit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin është thënë se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur brenda 30 ditëve, dhe që partia, e cila ka fituar më së shumti vota – të cilës i takon pozita e kryeparlamentarit – mund ta propozojë një kandidat deri në tri herë.

Ambasada e Italisë në Prishtinë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në vendimin e saj.

“Të gjitha forcat politike duhet të pajtohen për ta zgjidhur ngërçin institucional për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është thënë në përgjigje.

Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë mediumit lokal në Kosovë, KOHA, se bllokimi i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën.

“Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre t’i përmbushin angazhimet për të punuar në interesin më të mirë të vendit. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që lidershipi të prioritizojë progresin dhe stabilitetin në dobi të qytetarëve”, është cituar të ketë thënë ambasada.

Seanca konstituive nuk mund të thirret pa u publikuar aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, e ka parë vendimin e Kushtetueses si “devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe që, sipas saj, është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

Partitë tjera të mëdha shqiptare, që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, e kanë mirëpritur vendimin duke e konsideruar fitore kushtetuese dhe demokratike.

Janë bërë muaj që partitë nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis për konstitutim të Kuvendit, fillimisht sepse partitë e mëdha shqiptare e konsideronin të propozuarën e LVV-së për kryeparlamnetare, Albulena Haxhiun, figurë “përçarëse” dhe më vonë për shkak të ndryshimit të mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Një ditë para publikimit të vendimit të gjykatës, Ambasada britanike në Kosovë ka vlerësuar që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të pavarur është jetik për demokracinë dhe që të gjitha vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se dispozitivi është shumë i qartë dhe nëse palët kanë vullnet, mund ta finalizojnë lehtësisht procesin e konstituimit, ndonëse në të i ka vërejtur “dy defekte”: urdhrin që seancën ta vazhdojë Avni Dehari, edhe pse, sipas Hasanit, ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe pse deputetët janë urdhëruar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë, por pa u bërë publike masat ndëshkuese.

Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët. Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL

The post Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses: Të gjitha forcat politike të pajtohen për të zgjidhur ngërçin appeared first on Albeu.com.

“Përvëlohet” Tirana, termometri shënon 42°C! Apel urgjent për qyetarët: Mos dilni nga shtëpia

By: M C
11 August 2025 at 18:44

Vala e të nxehtit afrikan ka kulmuar sot në vend tonë, ku në Tiranë është shënuar temperatura 42°C në mesditë, duke shënuar një nga ditët më të nxehta të verës.

Temperaturat ekstreme kanë përfshirë edhe Beratin, Shkodrën, Elbasanin dhe Gjirokastrën, me vlera mbi 41°C.

Edhe zonat malore si Kukësi nuk kanë shpëtuar nga i nxehti, me temperatura deri në 38°C.

Sinoptikanët apelojnë për kujdes të shtuar, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët, dhe rekomandojnë qëndrimin në ambiente të freskëta gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00). Nga e mërkura pritet një rënie graduale e temperaturave, por moti mbetet kryesisht me diell gjatë gjithë javës.

The post “Përvëlohet” Tirana, termometri shënon 42°C! Apel urgjent për qyetarët: Mos dilni nga shtëpia appeared first on Albeu.com.

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon Khamenein: Kur të dalësh nga bunkeri, shiko nga qielli

By: M C
11 August 2025 at 18:23

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka rinovuar deklaratat e tij të ashpra kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në një përplasje të re verbale mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Katz shkroi:
“Kur të dalë nga bunkeri, Khamenei duhet të ngrejë sytë nga qielli dhe të dëgjojë me kujdes çdo shushurimë.”
Ky mesazh u interpretua gjerësisht si një kërcënim i drejtpërdrejtë që i referohet aktivitetit të dronëve izraelitë në rajon.

Deklarata e Katz erdhi si reagim ndaj një grafike të shpërndarë nga Teherani, e cila tregon zyrtarë izraelitë si objektiva për atentate, përfshirë edhe vetë ministrin e Mbrojtjes, të etiketuar si “Ministri i Terrorizmit Israel Katz”.

Grafika në fjalë thuhet se është një version i ndryshuar i një materiali izraelit të përdorur më parë për të njoftuar eliminimin e zyrtarëve iranianë gjatë konfliktit.

Ende nuk është e qartë ku është krijuar kjo grafikë dhe sa gjerësisht është shpërndarë, por Katz e ka publikuar atë si provë të kërcënimeve që, sipas tij, vijnë nga Irani.

The post Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon Khamenein: Kur të dalësh nga bunkeri, shiko nga qielli appeared first on Albeu.com.

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”/ Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj

By: M C
11 August 2025 at 18:02

15-vjeçari që u aksidentua në aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. I mituri u shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord.

Automjeti kishte humbur kontrollin dhe ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

The post U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”/ Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj appeared first on Albeu.com.

“Eshtë lodhur ai robi, po flen gjum te malli”/ Bisedat në SKY ECC për vila 1 mln $ e resortin “Ajman Park” në Shijak! Si trafikantët tregonin fotografitë e rezidencave

By: M C
11 August 2025 at 17:39

Bisedat në SKY ECC nxorën zbuluar grupin kriminal që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja dhe trafikonin kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Syri Tv ditën e sotme ka publikuar një pjesë nga dosja e hetimeve. Siç u raportua kokaina blihej në Amerikën Latine për tregun e Europës dhe fitimet miliona euro pastroheshin duke ndërtuar rezidenca luksoze.

Në dosje janë bisedat në SKY ECC të Franc Çopës dhe Ervis Çelës dhe këtij të fundit me të vëllanë. Franc Çopja, i njohur dhe me mbiemrin Gergeli i çon një foto ku ai është i shtrirë mbi ngarkesën me kokainë. Ndërsa Çela më pas i dërgon foton të vëllait duke i treguar dhe objektivin e tij për ti blerë të vëllait një vilë 1 milionë dollarëshe si dhuratë për lindjen e djalit.

Në dosje shkruhet se nga konteksti i bisedës dhe nga terësia e komunikimeve dyshohet së ngarkesat me lëndë narkotike i ka nxjerrë Franc Gergely, të cilin në komunikime i referohen me termat “elb, elbasani”, për shkak të vendlindjes së tij.

Pjesë nga dosja

11.36.30. Në vijim në orën 18:49:40, Franc Gergely i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë mbi to dhe pas kësaj fotografie i shkruan “Ja shif e fol…Sa marun me emtalin…

Ervisi në vijim i shkruan “Dolen tomon?; De harbohet tregu; Ahahahahahaha; Qeka shiri lari; Si puna ime siper paletit…”.

11.36.31. Në orën 18:51:49, Ervis Çela komunikon me Riza Çela të cilit i dërgon fotografinë në vijim dhe i shkruan mesazhin “…Se mos kujton qe te rrej un… Esht lodhur ai robi… Po flen gjum te malli…”. Rizai e pyet vëllain e tij “Ore elb e nzorri”, pyetje të cilën Ervisi e pokon.

Javen qe vjen mor até shpin per çunin… Te kam thon qe e bleva?… Shpi për Xhem… 1 mln $… Dhuratë pëer çunin … Esht shum e modhe… Vile shum e bukur… Duhet te bosh 50 çuna të marojnë lekët e mia… 50 mln vëllai sot.

Në dosje gjithashtu janë edhe bisedat mes Ervis Çelës dhe Fadil Ballës i cili ka në pronësi kompaninë AMR shpk që zotëron dhe kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Gjatë bisedave në SKY ECC ata flasin për çmimin e kokainës. Ai thotë se i është ofruar një sasi prej 15 kg kokainë me 31.5 mijë euro çmimin. Gjatë bisedës ai i tregon fotografi të kompleksit Ajman Park në Shijak.

Pjesë nga dosja ku flitet për Resorti në Shijak

…Ka ra bro por ja te flas…Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 buk se me aq ishte pernaj them…”.

Ervisi i përgjigjet “E di un te 28 rrafin cekicat ty”, në vijim Ervisi pyet Fadilin për sasinë që kërkon të marrë

“Sa copa do…Mos u bon tafmaqar…”. Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ja lenë në dorë Ervisit, Fadili i shkruan “500…Dyqind…një qind…

Sa dush o bro…Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti…” dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve të cilat dyshohet që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit “Ajman Park” në Shijak dhe i shkruan “Me more ne qaf…Tashti nuk naloi mo un…”, duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t’i investojë në në kompleksin “Ajman Park”.

The post “Eshtë lodhur ai robi, po flen gjum te malli”/ Bisedat në SKY ECC për vila 1 mln $ e resortin “Ajman Park” në Shijak! Si trafikantët tregonin fotografitë e rezidencave appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet situata me zjarret në Gramsh/ Kryebashkiaku: Vatër e re zjarri më agresive, rrezikohen banesa

By: M C
11 August 2025 at 17:16

Situata e zjarrit në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, thotë se një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer mbi fshatin Sojnik që është akoma më agresive. Me anë të një postimin në Facebook, Ajazi shkruan se flakët janë përhapur deri në fshatin Snosëm dhe rrezikon banesa. Kryebashkiaku i Gramshit thotë gjithashtu se flakët kanë rënë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme.

“Situatë emergjente në pyjet e Gramshit. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani në mesdrekë është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik i cili është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa. Dyshohet se shkaku është veprimtaria kriminale e piromanëve, që me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike.

Pavarësisht angazhimit maksimal të shërbimit tonë zjarrfikës, shërbimit pyjor, drejtorisë së shërbimeve, vullnetarëve dhe ndihmës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – me 20 efektivë në terren dhe 2 helikopterë në operacion – zjarri vijon të jetë aktiv dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erës të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Dënojmë me forcë aktet barbare të zjarrvënies së qëllimshme. Autorët do të përballen me ashpërsinë më të madhe të ligjit dhe me zemërimin e një komuniteti që nuk lejon askënd të dëmtojë pasurinë e përbashkët. Jemi në monitorim të pandërprerë dhe do të vijojmë betejën për të mbrojtur pyjet dhe banorët tanë”, shkruan ai.

The post Përkeqësohet situata me zjarret në Gramsh/ Kryebashkiaku: Vatër e re zjarri më agresive, rrezikohen banesa appeared first on Albeu.com.

BIRN: Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News24

By: M C
11 August 2025 at 17:04

Organizatat ndërkombëtare të medias e cilësuan bllokimin e godinave të përdorura nga Focus Media Group dhe ndërprerjen e transmetimit të News 24 si joproporcional dhe i kërkuan autoriteteve të jepnin shpjegime të qarta ligjore mbi veprimet e kryera.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë reaguar ndaj bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit më 9 gusht ndaj redaksisë së televizionit informativ, News 24 si dhe mediave të tjera të grupit, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI, u shpreh në një postim në X “i alarmuar nga bllokada e policisë” dhe kërkoi “sqarim të menjëhershëm të bazës ligjore” për këtë veprim, të cilin e cilësoi si pengim të punës së gazetarëve.

“Kërkojmë që autoritetet të shpjegojnë menjëherë arsyet ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën e gazetarëve,” tha IPI në deklaratë publike.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e quajti ndërhyrjen “masë joproporcionale” nga autoritetet shqiptare. “Pengimi i gazetarëve për të hyrë në ndërtesë, ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndalimi i sinjalit televiziv janë masa të tepruara,” theksoi ECPMF duke iu referuar situatës.

Edhe rrjeti rajonal SafeJournalists shprehu “shqetësim të thellë” për operacionin, duke theksuar se “çdo veprim që ndikon në punën e mediave duhet të ndjekë procesin e rregullt ligjor, të bazohet në një mandat të qartë dhe të sigurojë ndërhyrje minimale në punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”. Organizata kërkoi gjithashtu që autoritetet të japin kohë të mjaftueshme për zhvendosjen e redaksive në raste të tilla, për të shmangur ndërprerjen e punës.

Ndërtesa e përdorur nga Focus Media Group u bllokua mëngjesin e 9 gushtit nga policia. Kjo e fundit rrethoi godinën në Shkozë, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ndaloi hyrjen e gazetarëve, duke ndërprerë transmetimin e News24 në orën 07:36. Më vonë, televizioni rifilloi transmetimin vetëm përmes YouTube. Godina, e cila përdorej nga televizioni përmes një kontrate qiraje është objekt i një mosmarrëveshjeje gjyqësore.

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, e cila menaxhon pronat publike, këmbuguli se bllokimi me polici i godinës ishte i ligjshëm dhe bazohej në vendim gjykate, ndërsa u ankua se kompanitë mediatike nuk kishin paguar qiratë. “MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale,” deklaroi MEKI./BIRN

The post BIRN: Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News24 appeared first on Albeu.com.

Macron bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo luftë duhet të përfundojë tani

By: M C
11 August 2025 at 16:40

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm për të ndaluar gjakderdhjen. Duke folur për rrjetin televiziv francez BFMTV, Macron dënoi njoftimin e kabinetit izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Qytetin e Gazës dhe kampet Mawashi, si dhe për të ripushtuar këto territore nga Izraeli.

“Njoftimi i kabinetit izraelit për të zgjeruar operacionet e tij në Qytetin e Gazës dhe kampet Mawashi dhe për t’i ripushtuar ato paralajmëron një katastrofë me përmasa të papara, e cila do të jetë një lëvizje drejt një lufte të pafundme”, tha ai.

Siç nënvizoi ai, vazhdimi i kësaj strategjie do të rezultojë që pengjet izraelite dhe banorët e Gazës të vazhdojnë të jenë viktimat kryesore. Për të arritur një armëpushim, Macron propozon një mision stabilizimi nën kujdesin e OKB-së, i cili do të sigurojë sigurinë e Rripit të Gazës, do të mbrojë popullsinë civile dhe do të mbështesë qeverinë palestineze.

“Franca dëshiron të veprojë për sigurinë e Izraelit, lirimin e pengjeve, rifillimin e veprimeve humanitare dhe mbështetjen për popullin palestinez”, tha Macron.

The post Macron bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo luftë duhet të përfundojë tani appeared first on Albeu.com.

Alarmante situata në Sarandë/ Flakët i afrohen Syrit të Kaltër, evakuohen me urgjencë turistët

By: M C
11 August 2025 at 16:22

Shqipëria është “mbërthyer” sërish nga zjarret, kjo dhe për shkak të rritjes së frikshme të temperaturave.

Situata më problematike paraqitet në jug të vendit, ku zjarri ka kaluar rrugën Sarandë-Muzinë dhe po përhapet me shpejtësi drejt Parkut të Syrit të Kaltër, por ende nuk ka hyrë në par.

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e turistëve.

Në terren aktualisht ndodhen dy helikopterë, 20 forca të ushtrisë dhe 4 mjete zjarrfikëse ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i rrugës Sarandë-Muzinë.

The post Alarmante situata në Sarandë/ Flakët i afrohen Syrit të Kaltër, evakuohen me urgjencë turistët appeared first on Albeu.com.

❌
❌