Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe, ja kuzat që rëndojnë ndaj tyre (EMRAT)

By: V K
26 August 2025 at 14:53

Policia e Shtetit, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin. Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Dy vëllezër shqiptarë, janë arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasit Erion dhe Klodjan Hoti.

Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet, një shumë parash dhe një celular në ambientet e një fabrike qumështi.

Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit.

Klodjan Hoti, 31-vjeç, i dënuar nga Gjykata e Dibrës në korrik 2020 me 4 vite e 4 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Ai ishte kapur në flagrancë në vitin 2019 brenda një sere në Martanesh, ku kultivonte fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, i mbeteshin edhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin.

Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Të arrestuarit janë:

Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet, një shumë parash dhe një celular në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit.

Klodjan Hoti, 31-vjeç, i dënuar nga Gjykata e Dibrës në korrik 2020 me 4 vite e 4 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”. Ai ishte kapur në flagrancë në vitin 2019 brenda një sere në Martanesh, ku kultivonte fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, i mbeteshin edhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

The post Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe, ja kuzat që rëndojnë ndaj tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Liverpooli fiton falë një 16-vjeçari ndaj Newcastle

By: V K
26 August 2025 at 14:28

Një ndeshje dramatike u zhvillua në “St James’ Park”, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj Newcastle Utd, falë një goli vendimtar të të riut Rio Ngumohas në minutat shtesë.

Minutat e para ishin të tensionuara, me Newcastle dhe Liverpool, që po luftojnë për Alexandre Isak.

Liverpool nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35-të me një goditje të fuqishme nga distanca e Ryan Gravenberch, e cila përfundoi në qoshen e poshtme të portës, duke lënë portierin Nick Pope pa mundësi reagimi.

Para fundit të pjesës së parë, Anthony Gordon i Newcastle provon një ndërhyrje të rrezikshme, që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por VAR e shndërroi në karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të dyfishojë avantazhin në 2-0 në minutën e 46-të, me një pasim të mprehtë nga Cody Gakpo për Hugo Ekitike, i cili shënoi me një goditje të ulët nga kufiri i zonës, duke lënë portierin pa reagim.

Bruno Guimaraes, ngushtoi rezultatin për Newcastle në minutën e 57-të pas një asistimi perfekt të Valentino Livramento për 2-1.

Në minutën e 88-të, William Osula, barazoi rezultatin për Newcastle pas një pasimi të gjatë që kaloi mbrojtjen e Liverpoolit.

Gjyqtari dha 11 minuta shtesë dhe në minutat e fundit, Rio Ngumohas shënoi golin vendimtar pas një aksioni model, duke i dhënë Liverpoolit fitoren 3-2 dhe tre pikët e vlefshme në një përballje të jashtëzakonshme në Ligën Premier.

Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara, përfshirë kartonë të verdhë dhe lëndime, ndërsa të dyja skuadrat treguan intensitet dhe vendosmëri për të kërkuar fitoren deri në sekondat e fundit.

Kjo fitore i jep Liverpoolit një fillim të shkëlqyer të sezonit me dy fitore, ndërsa Newcastle mbetet me një barazim, nga dy përballjet e para të sezonit.

 

The post Liverpooli fiton falë një 16-vjeçari ndaj Newcastle appeared first on Albeu.com.

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet kreu demokrat Sali Berisha

By: V K
26 August 2025 at 13:54

Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka folur për organizimin e PD-së me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

I pyetur nëse Gazment Bardhi do të jetë ende kreu i Grupit të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por vlerësoi punën e tij në këtë detyrë.

“Nuk po prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar. Funksionin do ta përcaktojmë në mënyrë demokratike. Gazment Bardhi, gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi ai që do të përcaktojë se kush do të jetë Kryetar Grupi”, tha ai.

Më tej, teksa u pyet nëse do të hap seancën plenare më 10 shtator, si deputeti më i vjetër në Kuvend, ai theksoi se nuk do ta bëjë.

“Një parlament jolegjitim nuk mund ta hap kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harrojeni! Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja. Por ky është një parlament jolegjitim, nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Rekomandimi i Këshillit të Evropës thotë se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, kjo mjafton. Si mund ta hap unë atë? Si mund t’ia lejoj vetes të ulem aty? Kurrë”, tha kreu i PD.

The post A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet kreu demokrat Sali Berisha appeared first on Albeu.com.

Emërohen administratorët e rinj të njësive në Bashkinë Korçë, ndryshime edhe në Devoll ( EMRAT)

By: V K
26 August 2025 at 13:21

Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar administratorët e rinj.

Ndarja sipas njësive:

Në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni.

Në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere.

Në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol.

Në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi.

Në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi.

Në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho.

Në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti.

Edhe në bashkinë Devoll janë bërë ndryshime, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha.

Marjol Babi dhe Riku Hysi, janë rikthyer si administratorë, konkretisht Babi në Njësinë Administrative Miras dhe Hysi në Njësinë administrative Qendër.

Në Njësinë Administrative Hoçisht, emërohet Jonida Temo.

Sa u përket bashkive të tjera, ende nuk kanë nisur emërimet pritet që të ndodhin brenda këtyre ditëve.

The post Emërohen administratorët e rinj të njësive në Bashkinë Korçë, ndryshime edhe në Devoll ( EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti fatal/ Dy motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leuçemi/ Familjarët shpërthejnë në lot: Na ndihmoni ta shërojmë (VIDEO)

By: V K
26 August 2025 at 13:10

Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po presin ngushëllime për ndarjen nga jeta të dy vajzave, studente të Mjekësisë, Elvisa 22-vjeç dhe Rozina 20-vjeç.

Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leucemia ishin të mëdha jo vetëm nga kryefamiljari që merret me blegtori, por edhe dy vajzat që punonin dy punë për të përballuar kushtet e vështira ekonomike.

Report Tv ishte pranë familjes Dhimaku, ku familjarët mes lotësh tregojnë se dy vajzat shisnin misra në qytetin bregdetar të Sarandës, për të mbuluar shpenzimet e kurimit.

Halla e vajzave, thotë se mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, Elvisa dhe Rozina kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer në banesë për të çlodhur. Pas 30 minutash u nisën për të shitur misra, në Sarandën që gëlon nga turistët.

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.

Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.

“2 yje dy vajza, 22-vjeçe 20-vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.

“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7-vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.

Te dyja vajzat studionin mjekësi.

 

 

 

The post Aksidenti fatal/ Dy motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leuçemi/ Familjarët shpërthejnë në lot: Na ndihmoni ta shërojmë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit/ Kë po “kërcënon” Erion Veliaj?

By: V K
26 August 2025 at 12:27

Kryetari arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit, ka publikuar një mesazh, ku paralajmëron se mund të flasë dhe fjalët e tij do të përbëjnë lajm.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Tik Tok” një video, të cilën e shoqëron me një tekst në gjuhën angleze që përmban këtë mesazh: ”Kur unë të flas do të jetë breaking news”.

Më pas, në tekstin që shoqëron videon, ai shton: “Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë”.

Kujtojmë se Erion Veliaj, është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

Në korrik, atij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa, i janë komunikuar akuzat, mes të cilave përfshirja në korrupsion dhe pastrimi i parave, ndërsa në shtator SPAK do t’u komunikojë atyre edhe përfundimin e hetimit.

Vetë Veliaj dhe Xoxa, i kanë mohuar akuzat në reagime të mëparshme për mediat dhe kryebashkiaku i ka konsideruar ato si sulm politik.

 

The post VIDEO/ Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit/ Kë po “kërcënon” Erion Veliaj? appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj mesazh urimi për kryeparlamentarin e ri Dimal Basha: Shpresoj që bashkëpunimi të vijojë në të mirë të Kosovës

By: V K
26 August 2025 at 11:58

Ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur zgjedhjen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për tejkalimin e ngërçit disa mujor politik në vend.

Mesazhi i Begajt:

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Zgjedhja e Bashës, vjen pas disa muajsh bllokimi institucional, duke i hapur rrugë normalizimit të punës së Kuvendit të Kosovës.

 

The post Presidenti Begaj mesazh urimi për kryeparlamentarin e ri Dimal Basha: Shpresoj që bashkëpunimi të vijojë në të mirë të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

By: V K
26 August 2025 at 11:46

Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili vuan nga leuçemia.

Kreu i Fondacionit, Elvis Naçi, ka përcjellë lajmin se do të jetë “Firdeus”, ai që do të marrë përsipër kurimin e 10-vjeçarit, vëllait të dy motrave të ndjera.

“Shprehim ngushellime per humbjen e dy vajzave. Per vellain e vogel Fondacioni merr persiper kurimin e tij. Kjo ngjarje me humbje kaq te madhe na preku te gjitheve pasi motrat po shkonin tek vellai i tyre per vizite.

Nga mediat u njohem se vellai i tyre vuan nga leucemia dhe i derguam lajmin familjes se do te jemi ne krah te tyre per sherimin e djalit te vogel sa me shpejte qe te jete e mundur . Zoti ua lehtesofte kete dhimbje kaq te madhe”,-shkruan Elvisi në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

The post Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Malin e Tomorit/ Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal

By: V K
26 August 2025 at 11:16

Gjykata e Posaçme, la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më parë në malin e Tomorrit.

Beu akuzohet për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe masa në mungesë ndaj tij ishte caktuar në mars 2023.

Në sallën e gjyqit, përmes avokatit të tij Andi Hasanaj, Beu ka kërkuar masë më të butë duke pretenduar se për të njëjtin fakt penal po procedohej nga autoritetet italiane.

Në vendin fqinj ai është arrestuar në tetor 2023 dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa nga dhjetori 2023 drejtësia italiane ka vendosur që hetimi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.

Hetimi ndaj Beut dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal, është bërë nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane.

The post U arrestua në Malin e Tomorit/ Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal appeared first on Albeu.com.

Investigimi i Faktoje: 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, ja si funksionon oligopoli i ilaçeve

By: V K
26 August 2025 at 10:52

Në një proces mëse të mirëorganizuar, një prodhues vendas i madh, tetë subjekte import- shpërndarje me shumicë dhe dyshimi i arsyeshëm për përcaktim çmimesh dhe cilësie, kanë kthyer 3069 farmaci të licensuara në të gjithë vendin, si shitore të produkteve të diktuara nga grosistët e barnave.

Krahas dominimit të tregut nga subjekte të mëdha prodhuese dhe tregtuese, ekspertët e fushës ngrenë shqetësimin e rënies së cilësisë së medikamenteve, jo vetëm atyre të rimbursueshme, por edhe atyre që tregtohen në farmacitë e hapura.

“Tregu shqiptar i farmacive të rrjetit të hapur, por zhytet nën kthetrën e monopolizimit”, thotë për Faktoje.al, ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma.

Edhe vetë institucionet shtetërore e konstatojnë monopolizimin e tregut në përcaktimin e çmimit dhe llojeve të medikamenteve, duke ua lënë në duar pak subjekteve një proces zinxhir prodhim dhe tregtim shumicë-pakicë.

“Çmimi i barnave në tregun farmaceutik nuk është element konkurrues pasi fiksimi i tij për të paktën një periudhe 6 mujore dhe përcaktimi i tij në pullën e kontrollit e bën atë të pandryshueshëm, duke sjellë kufizim të konkurrencës me çmimet e produkteve në tregun farmaceutik nga aktorët e këtij tregu”.

Me këtë përfundin arrin Autoriteti i Konkurrencës pas një hetimi të gjatë, duke dalë me një raport përfundimtar (i fundit) në tetor të vitit 2022.

Kontrolli i plotë çmim-produkt

“Në Shqipëri janë 3069 farmaci të licencuara; importues dhe shpërndarës në tregun farmaceutik (Tregtimi me shumicë i barnave) janë 233 licenca; Prodhuese në sektorin farmaceutik (Prodhimi i barnave) janë 10 licenca dhe farmaci spitalore (Shërbime spitalore), janë 27 licenca”, thotë QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit), për Faktoje.al.

Edhe pse janë dhënë 233 licensa për subjekte të tregtim me shumicë të barnave, numri real i tyre është shumë më i vogël.

Nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se në vitin 2022 ishin 13 kompani të mëdha farmaceutike.

Ndërkohë nga verifikimet e Faktoje.al dhe pas përpunimit të të dhënave që vijnë edhe nga hetimi i Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se aktualisht janë vetëm tetë subjekte të mëdha të cilët kontrollojnë tregun, por pasi hapin filiale me emra të tjerë tregtarë, “mbulojnë” aktivitetin e tyre, ç’ka japin ‘de jure” idenë se në vend ka shumë kompani tregtimi me shumicë.

“Në tregun farmaceutik kemi një shtresëzim të tillë; import-shpërndarje një kategori dhe prodhues një kategori tjetër, por produktet e të dy kategorive, shpërndarjen tek qytetari e realizojnë përmes farmacive të rrjetit të hapur. Fundi i hinkës është farmacia e rrjetit të hapur. Një pjesë nëpërmjet tenderave shkon në spitale, dhe një pjesë tjetër lëvrohet për qytetarët në farmaci”, thotë Toma.

Subjektet e mëdha prodhuese

Faktoje.al iu referua hetimit të Autoritetit të Konkurrencës i cili në një analizë të detajuar qartësisht dallon vetëm një kompani prodhuese barnash vendase, Profarma dhe tetë kompani të tjera tregtuese.

QKB ka të regjistruar 10 subjekte prodhuese, por Diana Toma saktëson se; “vetëm një kompani është prodhuese barnash, (Profarma), ndërsa kompanitë e tjera prodhojnë produkte teknike mjekësore ose produkte parafarmeceutike”.

Autoriteti i Konkurrencës në të njëjtin raport (tetor 2022 i fundit) mori në shqyrtim tregun e ilaçeve dhe konstatoi se:Mbështetur në analizën e të dhënave mbi vlerën e barnave të prodhuara në vend dhe të tregtuara nga ndërmarrjet e autorizuara për prodhim dhe tregtim, rezultoi se, ndërmarrja Profarma është prodhuesi më i madh farmaceutik në vend, i ndjekur nga Noval dhe Florfarma. Nga një kryqëzim i të dhënave të depozituar nga Profarma SHA dhe FSDKSH (lista e barnave te rimbursueshme), konstatohet se në listën e barnave të rimbursueshme, produktet e Profarma janë pothuajse në të gjitha rastet, alternativa më e lirë brenda barit xhenerik”, thotë AK, që gjithashtu nuk konstaton shkelje, pasi ndonëse sheh dominim tregu, e mbulon me çmimin e ulët të ilaceve, veçanërisht atyre të rimbursueshme.

Subjektet tregtuese

Autoriteti i Konkurrencës në hetimin e saj thekson se institucionet shtetërore, veçanërisht Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), nuk i kishin vënë në dispozicion dokumentet përkatëse mbi kompanitë prodhuese dhe tregtuese, sa ilaçe kanë importuar dhe mbi cilësinë e tyre.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës del në përfundimin se për vitin 2022 “ndërmarrjet më të mëdha të importit të barnave mjekësore janë (Rejsi Farma SHPK, Incomed SHPK, Evita SHPK, IMI Pharma SHPK, Trimed SHPK, Aldosch Farma SHPK, Fufarma SHA, Pegasus SHPK, CFO Pharma SHPK, Delta Pharma-AL SHPK, Megapharma SHPK dhe Intermed SHPK)”.

AK konstaton gjithashtu se; një subjekt tregtar ka dominuar përgjatë vitit 2020 me “vaksinën anti grip”, duke e konsideruar këtë shkelje, pasi rreth 75 % e kësaj vaksine gjendej vetëm në farmacitë e hapura, rrjet i këtij subjekti importues.

“Në përfundim të procedurave hetimore, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se: ’fiksimi i çmimet të shitjes së barnave në çdo nivel tregtimi, të përcaktuara në VKM nr. 143, datë 18.2.2015 “Për përcaktimin e marzheve të tregtimit dhe fabrikimit të barnave”, pika 1,2 dhe 3 sjell kufizim të konkurrencës në tregtimin me shumicë dhe pakicë të barnave”. Gjithashtu po ky institucion konstaton se, “ekzistenca e integrimit vertikal të ndërmarrjeve importuese farmaceutike dhe farmacive të rrjetit të pakicës, mund të sjellë krijimin e pozitës dominuese në treg”.

Pavarësisht qëndrimit të Autoritetit të Konkurrencës, tregu farmaceutik në vend jo vetëm nuk ka ndryshuar, por po thellon kontrollin nga një grup i vogël prodhuesish dhe tregtuesish me shumicë dhe pakicë të ilaçeve.

“…Tek farmacitë e hapura ka kompani të mëdha importuese të cilat duket se kanë bërë shtrirje nga tregtia me shumicë deri në pjesën fundore. Kanë hapur rrjetet e tyre farmaceutike”, thotë Toma, ndërsa shton se kjo ka sjellë “monopolizim të plotë nga prodhimi, depo të mëdha farmaceutike, shpërndarja dhe pastaj tregtia me pakicë nëpërmjet rrjeteve të tyre të farmacive të hapura”.

Hap e farmaci…!

Tre ligje kontroverse të viteve 2009, 2014 dhe 2015, nën sloganin e hapjes së madhe për licensimin e shumë farmacive dhe uljes së çmimeve të ilaçeve, duket se tashmë kanë sjellë dominim të tregut farmaceutik nga një grup i vogël biznesmenësh një prodhues vendas të barnave dhe tetë subjekteve të mëdha importuese të cilët kanë edhe rrjetet farmacish të shitjes me pakicë për të mbyllur ciklin prodhim-tregtim-shitje.

Në vitin 2009, Parlamenti miratoi ligjin 10081, për licensat dhe lejet, të propozuar nga qeveria.

“Nëse deri në 2009 kishim dhënjen e lejes për hapjen e farmacive nga Ministria e Shëndetësisë mbi kritere profesionale, distance etj, pas miratimit të këtij ligji këto kritere rrëzoheshin dhe me dëshirën e çdo individi i cili gjente një ambient edhe ngjitur me një farmaci tjetër, vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit që bëhej, QKB-së, gëzonte të drejtën e hapjes së farmacisë”, thotë për Faktoje.al, Diana Toma, ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve.

“Në vitin 2009 kur ju dha e drejta gjithkujt për të hapur farmaci, ndodhi që u shkëput lidhja mes farmacistit dhe farmacisë në pronësi. Pesha e përgjegjësisë iu la drejtuesit teknik dhe në këtë formë, i krijuam një mburojë artificiale pronarit të farmacisë që të bënte shkelje pa kokëçarje, pasi ‘faturat’ do i paguante drejtuesi teknik i farmacisë që tashmë nuk ishte pronar i subjektit”, thotë Toma, ndërsa këmbëngul se kjo formë largoi profesionistin farmacist nga tregu dhe i dha rëndësi konceptit tregtar edhe në fushën shëndetësore.

Dy ligjet që larguan cilësinë dhe ‘kapën’ tregun…!

Në vitin 2014, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, për disa muaj premtoi ndryshime rrënjësore në sistemin shëndetësor në ligjin për barnat për shërbimin farmaceutik, duke premtuar ulje çmimesh dhe kontroll nga shteti.

Gjithashtu, edhe amendimet e këtij ligji një vit më vonë çimentuan industrinë farmaceutike në vend, duke paracaktuar çmimet, cilësinë dhe në mënyrë indirekte edhe kompanitë që do kishin më shumë akses në këtë treg të rëndësishëm.

“Origjina e barnave që erdhën zëvendësuese, të barnave patentë, patjetër do i ketë çmimet më të lira, por kjo solli atmosferë mbytëse për kompanitë prestigjioze”, thotë Toma.

“Kemi shumë farmaci që falimentojnë dhe që janë në pronësi të farmacistëve profesionistë dhe shtohet numri i këtyre farmacive që janë në pronësi të këtyre rrjeteve. Shohim që rrjetet farmaceutike shesin produkte më lirë sesa ne i blejmë në depo. Para cilit fenomen jemi? Para fenomenit që po investohet për të mbyllur farmacitë e tjera që është shkelje dhe mbyllje në mënyrë të pandershme apo para fenomenit që po pastrohen para”, thekson ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve.

Kush kontrollon?

Agjencia Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al, tha se në vendin tonë janë të autorizuara për tregtim:

“Barnat e prodhuara në vendin tonë; barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi, Norvegji, Islandë dhe Mbretëri e Bashkuar; barnat që kanë marrë autorizim për tregtim lokal dhe që qarkullojnë në vend; barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre dhe barnat e pajisura me autorizimin e tregtimit nga (EMA) ose (FDA)”.

Ndonëse janë pesë autorizime, dominuese të tregut për përdorim spitalor dhe në farmaci private janë barna të prodhuara në vendin tonë, Turqi, apo një nga vendet e Ballkanit, kryesisht Serbi.

“Kompanitë e huaja prestigjioze që ishin deri në atë kohë, (viti 2015), u larguan të detyruara nga ana ligjore, apo konstatuan se nga përcaktimi i qeverisë do uleshin çmimet, që do të thotë se nuk do të kishin treg”, thotë ekspertja e farmaceutikës Diana Toma.

Sipas saj, largimi i detyruar i kompanive të mëdha farmaceutike nuk ishte i paqëllimtë.

“Zhvendosja e tregut në vlerësimin tim është bërë vetëm për interesa të pastra fitimi për një shtresë apo kategori të caktuar individësh, duke mos e patur fare parasysh rëndësinë e prezencës së përfaqësive farmaceutike në Shqipëri të cilat në vetëvete janë garantues të stabilitetit të tregut farmaceutik të një vendi”.

Nga Sebi Alla/ Faktoje

The post Investigimi i Faktoje: 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, ja si funksionon oligopoli i ilaçeve appeared first on Albeu.com.

Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO)

By: V K
26 August 2025 at 10:23

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar edhe gol në Ligën e Parë turke.

31-vjeçari tundi rrjetën e Sakaryaspor, në fitoren 3-1 të Bodrumsporit.

Falë paraqitjes së tij, ai është përfshirë edhe në formacionin e javës në Turqi.

 

The post Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Emrat e 430 patronazhistëve/ Si funksionoi makineria e Belinda Ballukut për vjedhjen e votave

By: V K
26 August 2025 at 10:13

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka bërë publike të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr. 2 të Fierit, duke e cilësuar këtë një rrjet kriminal elektoral që shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit.

Vetëm për rajonin 2, janë evidentuar 430 punonjës të administratës publike që janë përdorur për qëllime politike, shumica e të cilëve janë anëtarë apo mbështetës të PS-së.

Patronazhistët nuk ishin militantë partie por nëpunës shtetërorë në institucione si posta, ujësjellësi, spitali rajonal, tatimet, OSHEE, Albpetrol, ISSH, shkollat, qendrat shëndetësore dhe burgjet.

Secili prej tyre kishte të dhëna të plota personale dhe politike të mbledhura dhe të lidhura me qendrat e votimit.

Gjithashtu, Berisha theksoi se ky sistem është ndërtuar nën drejtimin e Belinda Ballukut.

Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS.

Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS. Apo Qendrat shëndetësore, apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin/votojnë PS

Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti, kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre, ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).

Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:

Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale
Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës
Kontaktet personale dhe lidhjet familjare

Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.)
Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)

Posta

Nga 9 punonjës të rajonit nr 2, 6 janë anëtarësuar në PS

Ujësjellës Kanalizime Fier

Nga Ujësjellës Kanalizime Fier për 33 punonjës janë dhënë nr i ID, bindja politike, numri i telefonit, qendra e votimit dhe pozicioni në punë. 6 janë të anëtarësuar në PS

IEVP Fier

Në IEVP e Fierit 39 punonjësit janë pa përjashtim 100% të PS-së.

DPSHTR – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Në drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në varësi direkte të Belinda Ballukut, janë 6 punonjës në rajonin 2 dhe 3.

Për secilin puninjës janë dhënë numri i celularit, data e emërimit në punë. Është shënuar qendra e votimit su dhe afilacioni politik, pra janë anëtarë apo jo të PS-së. Nga 6 të punësuar anëtarë të PS-së janë 3.

DRSSH – Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore

Nga 10 punonjës në rajonin nr 2. Nga 1 që është i anëtarësuar pothuajse të gjithë të tjerët votojnë për PS.

FSDKSH – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Janë shënuar emrat e 5 punonjësve në rajonin nr 2 . Secili ka shënuar dhe qendrën e votimit.

FSHU – Furnizuesi i Shërbimit Universal (nen OSSHE) në varësi direkte të Belinda Ballukut

Janë 6 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë të dhënat personale dhe qendra e votimit. Nga 6 të punësuar 3 janë anëtarë të PS-së.

OSSH Fier

Në OSSH Fier nga 15 punonjës në rajonin 2, 7 janë anëtarë të PS-së. Për secilin nga emrat janë dhënë të dhënat personale, pozicioni i punës dhe qendra e votimit.

Në spitalin rajonal të Fierit

50 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë emër, atësi, mbiemër pozicion pune dhe qendra e votimit. Për secilin është dhënë nëse është anëtar i PS-së si dhe për kë voton.

Nga 50 punonjës 31 janë anëtarë të PS-së,pra afro 62 %. Votojnë PS-në 33 punonjës (66 %).

Tension i lartë OSSH në varësi të Ballukut

3 punonjës në rajonin e dytë. Nga këta 2 janë anëtarë të PS-së, por votojnë të 3 PS.

Tatime Fier

Nga tatimet fier, janë ish-vartësit e Ceno Klosit. 4 punonjës në rajonin 2, 2 janë anëtarë të PS-së, një është PD/PS.

Duke pasur parasysh drejtoritë që ata punojnë, këta persona mund të jenë përdorur gjatë fushatës së Belindës dhe Cenos në mënyrë që të intimidojnë biznese/qytetarë e të kërkojnë votat për PS-në përkundrejt lehtësive apo gjobvënieve.

ARM – Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier

Dy punonjës të rajonit 2. Të dy me PS-në.

Nga Shërbimi i Provës

Një punonjës me PS-në.

ISSH

1 punonjës në rajonin 2, votues i PS-së.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Fier

Dy punonjëse, të dyja anëtare të PS-së.

DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISE KOMBETARE TE PUNESIMIT DHE AFTESIVE (DRAKPA FIER)

Nga DRAKPA FIER 2 punonjës në Rajonin 2. Të dyja votues të PS-së.

NJVKSH – Njësia e Kujdesit Vendor të Kujdesit Shëndetësor, Fier

Nga 21 punonjës në rajonin 2. Për të gjithë jepen pozicionet e punës. Në kolonën e fundit kontrollohet sjellja. Nga 21 punonjës, 18 kanë sjellje të mirë, pa janë mbështetës të PS-së.

Nga qendrat shëndetësore janë evidentuar 126 punonjës në rajonin 2

Për secilin janë dhënë informacion i detajuar, emër, mbiemër, pozicion pune. Numri i kartës së identitetit, qendra e votimit
Sjellja – 80 % kanë sjellje të mirë (mbështesin PS-së).

Duke pasur parasysh sa të rëndësishme janë qendrat shëndetësore për cdo familje mjekët e familjes apo infermierët, është kriminale politizimi dhe kontrolli dhe intimidimi i personelit të këtyre QSH për tu angazhuar në fushatë për PS-në.

ASHK – Agjencia shtetërore e Kadastës

Nga ASHK janë evidentuar 7 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër pozicion pune, QV dhe numri i celularit.

Bindja politike – 5 nga 7 janë të PS-së.

Drejtoria e Ujit të Kullimit

Nga UKF janë evidentuar 16 punonjës në rajonin 2.

Për secilin punonjës janë dhënë informacion të detajuar, emër, atësi, mbiemër, pozicion pune, qendra e votimit. Bindja politike nuk është plotësuar.

Institucioni i Albpetrol

Nga ASHK janë evidentuar 23 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër, numri i celularit, e QV.

Ketu dokumenti i shpërndarë nga PD!

The post Emrat e 430 patronazhistëve/ Si funksionoi makineria e Belinda Ballukut për vjedhjen e votave appeared first on Albeu.com.

U vra nga bashkëshorti në prani të fëmijëve në Greqi/ Përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve

By: V K
26 August 2025 at 09:38

Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, shqiptari Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakolecin, e cila la pas katër fëmijë.

Mëngjesin e kësaj të marte, është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.

Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës, janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares dhe ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.

Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00.

 

NGJARJA

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau në mënyrë barbare bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë, pritet të dalë përpara gjykatës.

Ai qëlloi për vdekje bashkëshorten Marjola Nakoleci pas një sherri. Gazetat greke, shkruajnë se e ndjera la pas 4 fëmijë.

Sipas gazetës ‘Kathimerini’:Në të njëjtën kohë me procesin gjyqësor, mbetet serioze çështja e kujdestarisë së katër fëmijëve të familjes. Tre prej tyre janë të mitur, me moshë 6, 13 dhe 16-vjeç, ndërsa ka edhe një vajzë 18-vjeçe që sapo u bë e rritur”.

“Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, që nga dje ka nisur një hetim urgjent social nga shërbimi social i bashkisë. Punonjësit socialë dhe psikologët kanë nisur kontakte me të afërm nga të dyja anët për të vlerësuar se cili do të ishte ambienti më i mirë për fëmijët.

Sipas informacioneve, dy motrat e 36-vjeçares, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes, ashtu si edhe gjyshi nga ana e babait, i cili jeton në Shqipëri.

Fëmijët duan të qëndrojnë në Greqi, dhe skenari më i mundshëm që po shqyrtohet është dhënia e kujdestarisë te tezja nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali.

Të gjitha procedurat do të përfundojnë pas kthimit të fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga prokuroria”, shkruan gazeta.

The post U vra nga bashkëshorti në prani të fëmijëve në Greqi/ Përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Aksidentet fatale në rrugët e Shqipërisë/ Avokati Alban Duraj: Shoferëve duhet t’u bëhet “testi i idjotit” çdo 5 vjet

By: V K
26 August 2025 at 09:22

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli në lidhje me aksidentet, të cilat janë kthyer në një “epidemi” në vendin tonë gjatë, sidomos gjatë muajit të fundit.

Avokati u shpreh se është e pritshme që aksidetnet të shtohen gjatë periudhës së verës, ndërkohë që renditi edhe ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Rrugor, si një mënyrë për të parandaluar shtimin e rasteve.

“Çdo muaj ka raste plagosjesh të rënda apo aksidente fatale. Është për t’u habitur që dhe pse ka ndryshuar Kodi Rrugor, vijohet të shkaktohen këto aksidente.

Në verë sipas të gjitha studimet ka shtim të fluksit të aksidenteve, ndikon shumë edhe përdorimi i alkolit dhe lëndëve narkotike.

Duhet një kujdes më i madh në lëshimin e patentave. Masat ndëshkuese janë një instrument parandalues por nuk mjafton kaq. Nëse kemi qytetarët që trajnohen sic duhet, do të ketë më pas aksidente.

Duhet të bëhet testi i idjotit, që funskionon në të gjitha vendet e BE, pra të kuptohet nëse drejtuesi imjetit a është apo jo i aftë që të marrë leje drejtimi.

Testi duhet të bëhet edhe për ata të cilët janë të varur nga telefoni. Ky test do të duhet të bëhet në mënyrë periodike, mbase jo çdo vit, por çdo 5 vite po”, tha ai.

The post Aksidentet fatale në rrugët e Shqipërisë/ Avokati Alban Duraj: Shoferëve duhet t’u bëhet “testi i idjotit” çdo 5 vjet appeared first on Albeu.com.

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

By: V K
26 August 2025 at 09:19

Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe sot.

Në krahasim me mbrëmjen e së hënës ku situata dukej serioze, këtë mëngjes edhe për shkak të rënies së intensitetit të erës situata duket më e qetë.

Rreth orës 5:30 të mëngjesit, ka nisur sërish puna e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët.

Ndryshe nga një ditë më parë kanë ardhur për ndihmë edhe forcat e ushtrisë. Momentalisht, nuk ka ndërhyrje nga ajri, por ajo pritet të ndodhë në vijim.

Sipërfaqja e pyllit të djegur gjatë natës aktualisht po zgjerohet. Dëmi në brendësi të pyllit, i konsideruar pasuri ekologjike, është vërtetë i madh.

The post Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros appeared first on Albeu.com.

Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit

By: V K
26 August 2025 at 08:20

Sot në ora 11:00 do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 58-të për konstituim të legjislativit.

Në tentativën e fundit për konstituim të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit ishin Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

Asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator.

Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

E lidhur me ngërçin politik që po zgjat tash e disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Ditë më parë, Krasniqi në një postim në Facebook shkruante se pasi askush nuk ka arritur të krijojë një shumicë parlamentare edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.

Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional. /Telegrafi/

The post Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe…

By: V K
26 August 2025 at 08:44

Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur 2 tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së re.

Lapaj tregoi se ka refuzuar të jetë pjesë e një pushteti i cili sipas tij, po përpiqert që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë.

Ky vendim, ka ardhur me kosto të cilat është i lumtur t’i mbajë.

“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë. Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytete.

Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar.
Kam refuzuar të jem palë me pushtetin i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, tha ai.

The post Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe… appeared first on Albeu.com.

Humbja në debutim pas golit të sulmuesit shqiptar, Ten Hag përballet me realitetin te Leverkuseni

By: V K
26 August 2025 at 08:25

Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si trajner i skuadrës.

Në një paraqitje të zbehtë dhe të ngadaltë, holandezi analizoi humbjen e skuadrës së tij, ku rastet për gol ishin të pakta: “Qartë që jam i zhgënjyer”, tha Ten Hag.

“Ishte një ndeshje me shumë pak raste dhe Hofenhajm ishte më efektiv.

Nuk arritëm shpesh të futemi në zonën e kundërshtarit. Dy herë nuk u përqendruam dhe pësuam gol.

Kemi shumë punë përpara, gjë që nuk është e papritur. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë”.

Xherell Kuansah shënoi golin e parë për Leverkusen në minutën e gjashtë, por golat e Fisnik Asllanit dhe Tim Lemperle siguruan një fitore 2-1 për vizitorët. Leverkuseni do të udhëtojë për te Verder Bremeni javën e ardhshme.

The post Humbja në debutim pas golit të sulmuesit shqiptar, Ten Hag përballet me realitetin te Leverkuseni appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
26 August 2025 at 07:49

Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 96.6 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.3 lekë, ndërsa në shitje me 103.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.2 lekë dhe shitet me 112.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.6 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

By: V K
26 August 2025 at 07:43

Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në pjesën e parë të ditës.

Në relievet malore në lindje, këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje -Veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

❌
❌