Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

VIDEO/ Zegjineja i nxjerr bojën Bardhit: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

By: redi
20 August 2025 at 23:01

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD-së. Këtë herë në postimin e saj, ajo i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej…

Source

Inva Mula performancë në Amfiteatrin e Durrësit, Rama: Nën jehonën e historisë, tingujt e melodive më të bukura

By: redi
20 August 2025 at 22:00

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekës një video nga performanca e sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula në Amfiteatrin e Durrësit. ”Sopranoja shqiptare Inva Mula së bashku me mjeshtrin e pianos Ekland Hasa dhe virtuozin e violinçelit Redi Hasa, sollën një performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e lashtë të Durrësit, nën jehonën e historisë, tingujt e melodive më të bukura…

Source

Yesterday — 20 August 2025Main stream

12 vatra zjarri janë në vend

By: redi
20 August 2025 at 21:49

Prej orës 09:00 të ditës së sotme deri në orën 20:00, janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, sipas të cilës vijon të jetë aktiv zjarri në parkun natyror të Gërmenjit, ndërsa në orët e pasdites është regjistruar një vatër e re zjarri…

Source

Tensione në Serbi, mbështetësit e Vuçiçit kundër protestuesve

By: redi
20 August 2025 at 21:43

Mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS), të Presidentit Aleksandër Vuçiç organizuan sot protesta nën moton “Qytetarët kundër bllokadave”. Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Dua jetën time përsëri”, “Dua një jetë normale”, dhe “Dua Serbinë time përsëri”, ata zhvilluan tubime si reagim ndaj protestave që janë zhvilluar muajt e fundit në vend. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç…

Source

Nuk mori votat për të qenë kryetarja e Kuvendit, Gërvalla: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

By: redi
20 August 2025 at 21:21

Kuvendi i Kosovës dështoi sot të votonte për kryetare të kuvendit Donika Gërvallën, kjo e fundit ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me fjalë poetësh. Në një postim në Facebook, kryediplomatja e Kosovës në detyrë shkruan se kush u mundua për nder, nder ka gjetë. “E thënë me fjalët e poetit: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe…

Source

Shefat e shtabeve të BE-së mbajnë mbledhje për garancitë e Ukrainës

By: redi
20 August 2025 at 21:13

Shefat e shtabeve të sigurisë NATO-s patën një “diskutim të shkëlqyer dhe të sinqertë” gjatë një telekonference mbi rezultatet e bisedimeve të fundit mbi konfliktin në Ukrainë, tha kreu i komitetit ushtarak të aleancës. “Ne riafirmuam mbështetjen tonë për Ukrainën. Prioriteti ynë mbetet një paqe e drejtë, e besueshme dhe e qëndrueshme”, shkroi Admirali Giuseppe Cavo Dragone në një postim në…

Source

Fifi publikon kërcënimet që po merr nga fansat e Eglit

By: redi
20 August 2025 at 21:04

Fifi dhe Egli Tako i kanë prishur prej kohësh raportet mes tyre. Fifi së fundmi ka reaguar publikisht ndaj një ndjekëseje që i kishte dërguar mesazhe fyese dhe banale në rrjete sociale, në lidhje me partnerin e saj, Eglin. Në një postim në “Instagram Story”, ajo publikoi screenshot-in e bisedës, ku gjuhës së rëndë të ndjekëses iu përgjigj me ironi, duke e quajtur “klienti i radhës të një kompanie…

Source

VIDEO/ Balluku pret në takim dy veteranët e sistemit energjetik: Shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

By: redi
20 August 2025 at 20:47

Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku priti në takim Arbenin dhe Marjanin, dy prej veteranëve të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre. Balluku u shpreh se ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj. Zv.

Source

Garancitë e sigurisë për Ukrainën, Lavrov: S’ka kuptim të diskutohet pa ne

By: redi
20 August 2025 at 20:42

Moska ka thënë se duhet të jetë pjesë e çdo diskutimi ndërkombëtar mbi sigurinë e Ukrainës. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka deklaruar sot se diskutimet rreth garancive të sigurisë pa Rusinë nuk mund të diskutohen pa Rusinë. Lavrov kujtoi se propozimi i palës ukrainase, të cilin delegacioni rus e kishte pranuar, përfshinte, ndër të tjera, që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit…

Source

Shkoi për të shpëtuar turistin, por jet ski i Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

By: redi
20 August 2025 at 20:23

Një mjet lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër jet ski në det teksa shkonte për të shpëtuar një turist në zonën e Jonufrës. Sipas Policisë në mjetin tjetër lundrues ndodheshin dy persona njëri prej të cilëve është lënduar. “Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë…

Source

Shuhet Greta Kryeziu, për të u bë fushatë për mbledhje fondesh

By: redi
20 August 2025 at 20:14

Me pikëllim të thellë, është bërë e ditur ndarja e parakohshme nga jeta e Greta Kryeziut, drejtoreshë e shëndetësisë në qytetin e Kamenicës. Ajo kishte nevojë për një transplant të mëlçisë, ku edhe u bë fushatë për mbledhje fondesh. Në këtë moment të rëndë, Oda e Farmacistëve ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Kryeziu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën…

Source

Gonxhja poston fotot: Super atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival

By: redi
20 August 2025 at 20:01

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë foto nga ”Solar Music Festival” që u mbajt në Sarandë. ”SUPER atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival! Për dy netë radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes! Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë…

Source

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike

By: redi
20 August 2025 at 19:49

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me armë zjarri rreth orës 16:40 gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 44-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar menjëherë prej andej me makinën e tij tip “Toyota Yaris”…

Source

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

By: redi
20 August 2025 at 19:21

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Kontaktin e fundit me familjen ai e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin…

Source

Rama publikon tjetër material: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit

By: redi
20 August 2025 at 18:47

Kryeministri Edi Rama edhe sot ka një reagim për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë. Kreu i qeverisë shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur vetëm 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i…

Source

”Vajzë Fest”, Edi Rama: Ejani ta jetojmë traditën bashkë, aty ku çdo hap është histori

By: redi
20 August 2025 at 18:18

Në fund të çdo gushti, ”Vajza e Vlorës” shndërrohet në një qendër ku shpaloset arti dhe mikpritja shqiptare. Kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen ”Vajzë Fest”, që mbahen për 3 ditë në fshatin Vajzë në Vlorë. ”Tre ditë që kthejnë Vajzën në një skenë magjie! Nga tingujt e këngëve labe te shijet e sofrës së amvisave, nga pjesët teatrore tek ecjet në natyrë e netët me…

Source

💾

Ben Andoni: Në shtator pritet një qeveri teknokrate me synim hyrjen në BE

By: redi
20 August 2025 at 18:07

Gazetari dhe analisti Ben Andoni thotë se kryeministri Edi Rama do të përpiqet të ndërtojë një qeveri teknokrate, me qëllimin e vetëm për të futur Shqipërinë në BE, por kjo është thikë me dy presa, pasi teknokratët tanë janë të bindur ndaj numrit një, dhe nuk është se marrin vendime të pavarura. ”Sot nuk ka PS, por ka parti të Ramës, nuk ka PD, por ka parti të Berishës. Ky i fundit nuk mund të…

Source

Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare dhe të peshkimit

By: redi
20 August 2025 at 17:57

Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka pezulluar lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për…

Source

Qendra shëndetësore verore në kishën e Shna Ndout, qytetarët: Ndihmë për të moshuarit dhe fëmijët

By: redi
20 August 2025 at 17:44

Pelegrinët dhe vizitorët e kishës së Shna Ndout në Laç mund të përfitojnë shërbim shëndetësor falas. Në këtë vend të shenjtë është hapur Qendra Shëndetësore Verore, e pajisur me mjete dhe medikamente të nevojshme për të mbështetur nevojat e qytetarëve dhe besimtarëve. Qendra do të jetë e hapur çdo vit nga marsi në shtator, duke përfshirë të martat e pelegrinazhit 13-javor, me staf mjekësor në…

Source

❌
❌