Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 August 2025Main stream

Vajza shqiptare mahnit jurinë, shkëlqen në spektaklin gjerman të talenteve muzikore (VIDEO)

By: D Marku
17 August 2025 at 22:43

Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”.

Me zë të fuqishëm dhe energji të jashtëzakonshme skenike, Aulona mori “po”-në vendimtare nga të gjithë anëtarët e jurisë, përfshirë edhe reperen e famshme Loredana, e cila është pjesë e jurisë këtë sezon.

Performanca e saj nuk kaloi pa u vërejtur edhe nga përfaqësuesit institucionalë. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka shpërndarë videon e Aulonës, duke e përgëzuar publikisht për suksesin.

“Talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij. I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz ‘Deutschland sucht den Superstar’ dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, shkruan Ajeti në Instagram.

Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar për të rinjtë kosovarë që po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare të muzikës dhe artit.

 

The post Vajza shqiptare mahnit jurinë, shkëlqen në spektaklin gjerman të talenteve muzikore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT)

By: D Marku
17 August 2025 at 22:39

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil.

Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe më pas ka përfunduar në përplasje fizike.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor.

Gjithashtu bëhet me dije se disa kohë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm.

The post Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949/ Berisha: Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë

By: D Marku
17 August 2025 at 22:11

Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Ceremonia përkujtimore u zhvillua në prani të qytetarëve, familjarëve të të rënëve, si dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe pushtetit vendor. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha e cilësoi ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të diktaturës komuniste. Berisha shkruan në postimin e tij se më 17 gusht 1949, forcat e udhëhequra nga Mehmet Shehu ekzekutuan barbarisht 14 burra nga familjet më të njohura të Mirditës, duke i pushkatuar dhe varur në litar.

Berisha theksoi se pas kësaj masakre, qindra familje mirditore u përndoqën, u internuan në kampet e Tepelenës dhe në vende të tjera, ndërsa mbi 600 burra e gra u martirizuan gjatë 46 viteve të regjimit, për shkak të besimit dhe bindjeve të tyre.

Lideri i opozitës gjithashtu shkruan se në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.

Postimi i Berishës:

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949.
Të dashur miq,
më 17 gusht të vitit 1949 populli i Mirditës përjetoi një masakër të vërtetë nga regjimi mizor komunist. Njësi terroriste të drejtuara nga vrasësi serial Mehmet Shehu ekzekutuan në Qafë Valmir 14 martirë nga familjet më në zë të Mirditës: 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë dhe 4 të tjerë i varën në litar.
Pas kësaj masakre, xhelati i shqiptarëve Enver Hoxha përndoqi dhe internoi në kampet e përqendrimit në Tepelenë e gjetkë qindra familje mirditore. Mbi 600 burra e gra të Mirditës u martirizuan gjatë 46 viteve të diktaturës, për liri, besimin te Zoti dhe atdheun e tyre.
Sot, në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, qytetarët e Mirditës, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti. Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.
Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë:
1. Ded Preng Gjomarkaj – Orosh, varur në litar.
2. Pjetër Ded Vila – Kaçinar, varur në litar.
3. Dodë Mark Biba – Tenë, varur në litar.
4. Dod Llesh Paloka – Kaçinar, varur në litar.
5. Nikollë Bardhok Bajraktari – Rrëshen, pushkatuar.
6. Llesh Gjon Melyshi – Malaj, pushkatuar.
7. Nikoll Llesh Bajraktari – Orosh, pushkatuar.
8. Ndrecë Mark Ndoj – Kaçinar, pushkatuar.
9. Bardhok Dodë Gjini – Prosek, pushkatuar.
10. Gjin Gjok Kaçi – Bukmirë, pushkatuar.
11. Gjergj Beleshi – Kthellë e Epër, pushkatuar.
12. Ndoc Gjet Çupi – Blinisht, pushkatuar.
13. Preng Shkurt Nikolli – Orosh, pushkatuar.
14. Frrok Mata – Kaçinar, pushkatuar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

The post Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949/ Berisha: Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë appeared first on Albeu.com.

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

By: D Marku
17 August 2025 at 20:40

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin në Ukrainë.

Burime nga Shtëpia e Bardhë konfirmojnë se Trump ka kushtëzuar organizimin e këtij samiti me ecurinë e bisedimeve që priten të zhvillohen të hënën në Zyrën Ovale me Zelenskyn.

Ndërkohë, një numër udhëheqësish evropianë kanë konfirmuar se do t’i bashkohen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një takim në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministren e Italisë, Giorgia

Meloni dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me këtë të fundit Zelensky u takua mesditëne kësaj të diele.

Në takim do të jetë gjithashtu edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte. Udhëheqësit evropianë po përpiqen t’i tregojnë Trumpit se janë thelbësorë për marrëveshjen e paqes që ai dëshiron.

Kjo vjen pas një samiti të dështuar në Alaska të premten, ku Trumpi dhe presidenti rus, Vladimir Putin nuk arritën dot një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë, në favor të një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

The post Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

By: D Marku
17 August 2025 at 20:18

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
E gjitha zona është mbuluar nga tymi, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

The post Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

By: D Marku
17 August 2025 at 19:31

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm, është çështje ditësh derisa ata të vrasin dikë.

Ai i akuzoi protestuesit për “terrorizëm të pastër” dhe përsëriti pretendimet e tij se muaj të tërë protestash kundër tij janë orkestruar në Perëndim dhe kanë synim shkatërrimin e Serbisë.
“Vendi ynë është në rrezik të madh, ata kanë rrezikuar të gjitha vlerat tona, jetën normale, çdo individ. Nëse nuk ndërmarrim hapa më të ashpër, është çështje ditësh kur ata do të vrasin dikë. Po flas hapur për këtë, sepse mendoj se vrasja është e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë. Çdo gjë tjetër e kanë bërë tashmë”, ka thënë ai.
Paralajmërimet e ashpra erdhën pas pesë netësh radhazi përleshjesh midis protestuesve nga njëra anë dhe policisë dhe besnikëve të Vuçiç nga ana tjetër.

Të shtunën në mbrëmje protestuesit e zemëruar dogjën zyrat e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit në qytetin e Valjevo.

Vuçiç nuk specifikoi se cili do të jetë reagimi shtetëror që ai tha se do të vijë brenda një jave. Por ai theksoi se një gjendje e jashtëzakonshme nuk është e afërt.

Dhjetëra njerëz tashmë janë ndaluar dhe plagosur nga protestat kryesisht në Beograd dhe Novi Sad e po ashtu në qytete më të vogla, Policia është përballur me akuzat për ushtrim të tepruar të forcës.

Trazirat shënuan një përshkallëzim të madh pas më shumë se nëntë muajsh demonstratash kryesisht paqësore që filluan pasi një tendë u shemb në një stacion treni në Novi Sad duke vrarë 16 persona.

Shumë njerëz fajësuan për tragjedinë punën e dobët te kryer, si pasojë e korrupsionit në projektet e infrastrukturës.

The post Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz appeared first on Albeu.com.

BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

By: D Marku
17 August 2025 at 19:26

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Kapitali mësoi prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.

Aktualisht kuadri rregullator në fuqi detyron që bankat të kenë një minimum kapitali sa 12 për qind e aktiveve të ponderuara me risk, por Banka e Shqipërisë preferon të qëndrojë në pozita konservatore dhe t’u imponojë bankave private një raport më të lartë kapitali.

Të dhënat historike tregojnë se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për Bankën e Bashkuar e Shqipërisë ka qenë mjaft i luhatshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, ky tregues zbriti në minimumin e lejuar nga ligji rreth 12 për qind, por një vit më vonë UBA raportoi një tregues dukshëm të përmirësuar të kapitalit, në 19 për qind si pasojë e injektimit të kapitaleve të reja nga aksionarët.

Megjithatë disa prej këtyre injektimeve janë kontestuar nga Autoriteti Rregullator si jo në përputhje me kërkesat ligjore. Kjo bashkë me humbjet e regjistruara nga UBA gjatë dy viteve të fundit ka bërë që norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të zbresë në 15.71 për qind në fund të vitit të kaluar.

Sipas pasqyrave financiare, në vitin 2023, UBA raportoi një humbje prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar bilanci i saj u mbyll me një humbje prej 6.2 milionë eurosh.

Pas këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë ka vendosur të veprojë duke e vendosur UBA-n në plan të detyruar masash për rritjen e kapitalit rregullator. Ky vendim erdhi, pas një inspektimi që departamenti i Mbikqyrjes në BSH zhvilloi në UBA gjatë muajve mars-prill të këtij viti.

Burime konfidenciale i thanë Kapitalit se UBA është duke i plotësuar kushtet e vendosura nga mbikqyrja në mënyrë graduale.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është banka më e vogël në tregun shqiptar duke zënë vetëm 1.1 për qind të tregut. Në fund të gjashtëmujorit të parë, asetet totale të UBA-s ishin rreth 250 milionë euro, ndërsa kapitali i saj ishte afro 36 milionë euro.

Kjo e bën atë një bankë sistemikisht të papërfillshme për sistemin financiar shqiptar. Por pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë ka preferuar të qëndrojë në pozicion konservativ duke e vendosur nën masa të detyruara për rritjen e kapitalit.

Aktualisht Banka e Bashkuar e Shqipërisë zotërohet në masën 98 për qind nga shoqëria e sigurimeve Eurosig e biznesmenit Kadri Morinaj, ndërsa 2 për qind e aksioneve të saj zotërohen nga disa aksionerë të vegjël.

The post BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) appeared first on Albeu.com.

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

By: D Marku
17 August 2025 at 18:55

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë vetë në rrjete sociale.

Ky ndryshim tregon një tjetër dimension të stilit të tij personal, duke reflektuar kreativitetin dhe guximin për të eksperimentuar me pamjen.

Ai ka një histori të gjatë të eksperimenteve me flokët, veçanërisht gjatë kohës së tij në Big Brother, ku shpesh provonte ngjyra dhe stilime të ndryshme që e bënin të dallohej.

Transformimi i fundit nuk është thjesht një ndryshim estetik, por edhe një shprehje e natyrës së tij të lirë dhe krijuese, që nuk ndalet para asnjë sfide estetike.

Pamja e re me flokë rozë duket se i jep një energji të freskët dhe të gjallë, duke e treguar sërish si një personazh që nuk frikësohet të eksperimentojë dhe të dalë jashtë normave tradicionale të stilit.

Transformimi i fundit nuk është thjesht një ndryshim estetik, por edhe një shprehje e natyrës së tij të lirë dhe krijuese, që nuk ndalet para asnjë sfide estetike.

Pamja e re me flokë rozë duket se i jep një energji të freskët dhe të gjallë, duke e treguar sërish si një personazh që nuk frikësohet të eksperimentojë dhe të dalë jashtë normave tradicionale të stilit.

E artisti pejan këtë kohë ndau me ndjekësit se ka disa probleme në muzikë, që e kanë penalizuar për të sjellë këngë të reja, por që do të rikthehet shumë shpejt te publiku.

Për këtë pati reagime nga palët e përfshira, ndonëse pritet të shihet në vazhdim.
E artisti pejan këtë kohë ndau me ndjekësit se ka disa probleme në muzikë, që e kanë penalizuar për të sjellë këngë të reja, por që do të rikthehet shumë shpejt te publiku.

Për këtë pati reagime nga palët e përfshira, ndonëse pritet të shihet në vazhdim.

The post Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë appeared first on Albeu.com.

Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali

By: D Marku
17 August 2025 at 18:31

Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një garë mesjetare me kuaj midis dy lagjeve të qytetit.

Madonna e ndoqi garën nga Palazzo Pannocchieschi d’Elci, një pallat luksoz me pamje nga Piazza del Campo.

Sipas mediave italiane, festa e ditëlindjes vazhdoi në një hotel me pesë yje në qendrën historike të Sienas.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna feston ditëlindjen e saj në Itali. Vitin e kaluar, ajo ishte në Pompei, qytetin e lashtë pranë Napolit.

Madonna Louise Veronica Ciccone, e lindur më 16 gusht 1958 në Bay City, Michigan, është një nga yjet e muzikës më të famshme dhe me ndikim në historinë e kulturës.

Ajo u rrit në një familje katolike me prejardhje italiane dhe franceze, dhe fëmijëria e saj e hershme u formua nga përvoja e humbjes së nënës së saj, e cila vdiq kur Madonna ishte vetëm pesë vjeçe.

Në fillim të viteve 1970, ajo u zhvendos në New York me ambicien për t’u bërë balerinë. Në atë moment, ajo nuk kishte pothuajse asgjë – mbërriti me disa dollarë në xhep dhe një vendosmëri të madhe për të pasur sukses.

Ishte kjo periudhë që formësoi personalitetin dhe qasjen e saj ndaj artit: një etikë e fortë pune, këmbëngulje dhe pa kompromis.

Fillimi i karrierës së saj muzikore u shoqërua me punën në klube dhe bashkëpunimin me grupe të reja muzikore, por ajo shpejt u dallua si një artiste solo që kombinon vallëzimin, meloditë pop dhe një imazh të guximshëm.

The post Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali appeared first on Albeu.com.

Olta Gixhari mahnit ndjekësit me poza provokuese nga pushimet luksoze

By: D Marku
17 August 2025 at 18:02

Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo po shijon disa ditë pushimi në një destinacion luksoz, prej nga ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe mjaft tërheqëse.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe të ngushtë, Olta ka theksuar linjat e saj trupore, ndërsa dukja e saj provokuese ka marrë vëmendjen jo vetëm të pushuesve në vendin ku ndodhet, por edhe të fansave online.

Postimet e aktores kanë marrë me dhjetëra komente dhe pëlqime, duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e saj të madh në publik.

The post Olta Gixhari mahnit ndjekësit me poza provokuese nga pushimet luksoze appeared first on Albeu.com.

“Nuk kam dashur ta bëj”/ Vr*u me th*kë në zemër bashkëmoshatarin, Enedio Guri përlotet në sallën e gjyqit: Jam shumë i penduar…

By: D Marku
17 August 2025 at 17:59

Ledian Spaho avokati i Enedio Gurit ka folur për mediat, pasi gjykata e Korçës dha masat për tetë të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Pirg të Maliqit. Avokati u shpreh se autori ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit duke thënë se nuk donte që veprimet e tij të sillnin këtë pasojë.

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain E. Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën”, tha avokati i autorit 14-vjeçar.

Gjithashtu bëhet me dije se autori ka qenë i përlotur në para togave të zeza duke thënë se ka dashur të bëj vrasje dhe ishte grindje momentale.

“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, shprehet autori Enedio Guri.

Sakaq edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli për përfshirjen e tij pas vrasjes së bashku me të vëllanë.

The post “Nuk kam dashur ta bëj”/ Vr*u me th*kë në zemër bashkëmoshatarin, Enedio Guri përlotet në sallën e gjyqit: Jam shumë i penduar… appeared first on Albeu.com.

Vr*sja e Erald Xhejos në Maliq/ Gjykata lë në burg autorin e mitur së bashku me të atin dhe xhaxhain

By: D Marku
17 August 2025 at 17:39

Gjykata e Korçës ka dhënë masën për të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Pirg të Maliqit.

Për autorin është dhënë masa arrest në burg, bashke me babain dhe xhaxhain, për 4 te miturit” detyrim paraqitje” nen mbikqyrje te prinderve.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë e së premtes ranë në prangat e policisë, autori i dyshuar 14-vjeçari E.Guri. Policia arrestoi gjithashtu babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, pasi sipas policisë pastruan gjurmët dhe  fshehën thikën me të cilën 14-vjecari kreu krimin.

Në pranga ranë 4 të mitur të tjerë të pranishëm në konflikt pasi me dëshminë e tyre tentuan të mbulonin ngjarjen, si dhe një 34 vjeçar i identifikuar si Flori Çela pasi ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja. Ndaj të miturit Guri rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.

Konflikti mes viktimës dhe Gurit nisi një vit më parë, ndërkohë që situate agravoi të premten ku viktima kishte shkuar të qethej në berberhanen e fshatit aty ku kishte hasur autorin.

Ndërkohë, në rrjetin social TikTok, autori i vrasjes postonte video me armë, duke sjellë në fokus rastet e të miturve që paralajmërojnë të tilla fatalitete.

The post Vr*sja e Erald Xhejos në Maliq/ Gjykata lë në burg autorin e mitur së bashku me të atin dhe xhaxhain appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Korçë, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

By: D Marku
17 August 2025 at 17:18

Një i moshuar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 16 të qytetit, ku një 70 vjeçar është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa trupi do të transportohet drejt morgut të spitalit për ekspertizën mjekoligjore.

The post E rëndë në Korçë, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia appeared first on Albeu.com.

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

By: D Marku
17 August 2025 at 16:42

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016.

Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe, duke qenë një nga çiftet më të njohura dhe të shquara në skenën ndërkombëtare.

Vetëm pak ditë më parë, CR7 i propozoi asaj martesë, siç e ndau Georgina në rrjetet e saj sociale, duke treguar unazën mbresëlënëse të fejesës, e cila vlerësohet të paktën gjashtë milionë euro.

Ky ishte mesazhi nga influencuesja: “Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”. Epo, në ‘D Corazon’, gazetari Alberto Guzman dha detaje rreth planeve të dasmës së çiftit.

Alberto Guzman jep më shumë detaje

“Mund t’ju them se nuk ishte dhurata e vetme që i ka bërë Georginas – unaza – por i ka dhuruar asaj edhe një Porsche, dy ora, me vlerë më shumë se 50 mijë euro dhe rroba nga dy stilistë të njohur për më shumë se 30 mijë euro”.

Në këtë drejtim, gazetari dha më shumë aspekte kyçe rreth një martese hipotetike midis të dyve.

“Kam folur me një person të afërt me Georginan, sepse po shqyrtojnë se kur do të jetë dasma. Me sa duket data nuk është caktuar ende”.

“Por ata më thonë se ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë pas 19 korrikut 2026, kur përfundon Kupa e Botës, të cilën Cristiano Ronaldo dëshiron ta luajë, në moshën 41 vjeçare, dhe t’i thotë lamtumirë botës së futbollit”, shtoi ai.

Së fundmi, Guzman zbuloi se ku mund të mbahet dasma.

“Duket se kjo tregon se dasma mund të mbahet në Portugali”, tha ai

The post Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez appeared first on Albeu.com.

Shkaktonin zhurma dhe drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 shtetas në Shëngjin

By: D Marku
17 August 2025 at 16:32

Në vijim të masave të ndërmarra për monitorimin e zhurmave të gjeneruara nga muzika, si dhe atyre të shkaktuara nga motomjetet, strukturat e sigurisë publike të DVP Lezhë kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës.

Si rezultat, janë kryer 22 matje të nivelit të zhurmës nga muzika, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Po ashtu, në bazë të ankesave të qytetarëve dhe pushuesve për zhurmat shqetësuese të shkaktuara nga drejtimi i motomjeteve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme të Shëngjinit dhe Policinë Rrugore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar 25 drejtues motomjetesh, për shkaktim zhurmash shqetësuese, në zonën turistike të Shëngjinit.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, 3 drejtues motomjetesh, konkretisht shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç, dhe F. G., 24 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu, motomjetet e tyre u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.

Policia e Lezhës do të vijojë praninë e shtuar në të gjithë territorin e njësisë administrative Shëngjin dhe në zonat turistike të qarkut, për të garantuar një sezon veror të qetë dhe të sigurt për qytetarët dhe turistët.

The post Shkaktonin zhurma dhe drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 shtetas në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

SHBA, tre të vdekur dhe tetë të plagosur nga të shtënat me armë në Nju Jork

By: D Marku
17 August 2025 at 16:18

Tre burra janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri gjatë natës në një klub në Nju Jork.

Policia e NYPD tha se disa persona të armatosur ishin të përfshirë në incident pas një “mosmarrëveshjeje” dhe se po zhvillohet një kërkim për të gjetur përgjegjësit.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3:30 të mëngjesit të dielën në Taste Of The City Lounge në lagjen Crown Heights të Brooklyn.

Komisionerja e Policisë, Jessica Tisch, tha në një konferencë për shtyp se tre burra kishin vdekur – një 27-vjeçar, një 35-vjeçar dhe një mashkull tjetër, mosha e të cilit nuk ishte specifikuar.

Zonja Tisch tha se 11 viktimat ishin të moshës nga 27 deri në 61 vjeç. Shefi i policisë tha se disa persona me armë ishin të përfshirë në incident në vendin e quajtur Franklin Avenue, ku u sekuestruan të paktën 36 gëzhoja.

The post SHBA, tre të vdekur dhe tetë të plagosur nga të shtënat me armë në Nju Jork appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

EMRAT/ Parcela me dr*gë në fshatrat turistikë Lukovë dhe Shën Vasil, arrestohen 2 persona

By: D Marku
15 August 2025 at 15:46

Policia e Himarës ka zbuluar një parcelë me 150 bimë narkotike cannabis sativa, mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil.

Në saj të operacionit policor antikanabis “Koordinata”, në përroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë me bimësi të dendur dhe shkurre, dy shtetas, Fatmir Suli dhe Çelik Xhebra në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Shtetasit me inicialet, F. S., 62 vjeç dhe Ç. Xh., 47 vjeç, u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët, një veprim që sipas Policisë është i dokumentuar edhe në pamje filmike, gjatë monitorimit me mjetet inteligjente dron.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, u sekuestruan 3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga dy shtetasit për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Himarë/Kontrolle intensive në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses një rast i goditjes së kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i planit operacional policor antikanabis “Koordinata”.

Gjenden të kultivuara, në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

            •           F. S., 62 vjeç

            •           Ç. Xh., 47 vjeç

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët, veprim i dokumentuar edhe në pamje filmike, gjatë monitorimit me mjetet inteligjente dron.

Konkretisht, në prroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë me bimësi të dendur dhe shkurre, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, u sekuestruan 3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga dy shtetasit për këtë veprimtari kriminale.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

The post EMRAT/ Parcela me dr*gë në fshatrat turistikë Lukovë dhe Shën Vasil, arrestohen 2 persona appeared first on Albeu.com.

Leku shënon forcim ndaj euros dhe dollarit, investimet dhe turizmi ndikojnë në stabilitet

By: D Marku
15 August 2025 at 15:18

Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin historik ndaj lekut ku monedha vendase vazhdon të forcohet, ku dollari këmbehet me 82.6 lekë  dhe euro me 96.76.

Megjithatë banka e Shqipërisë konstaton se lëvizjet janë shumë më të lehta krahasuar me dy vitet e fundit  pare ku monedhat e huaja u zhvlerësuan menjëherë.

Në terma vjetorë, forcimi i Lekut është ngushtuar më tej në tremujorin e dytë, duke zbritur në 2.3%, nga 4.7% në tremujorin e parë të vitit.

Madje institucioni qëndror financiar shprehet se situate nisi më vonë dhe ka qenë më i përmbajtur.

Deri në tre javët e para të muajit korrik, masa e forcimit të Lekut kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar ishte vetëm 0.6% krahasuar me 10.2% që shënonte përkatësisht në të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 2023.

Paralelisht me to, vëllimet e tregtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë.

Po ashtu banka shton se dhe rritja e investimeve të huaja ka qenë në të njëjtin trend rritës si tre mujori I parë.

Ndërkaq ekspertët shtojnë se ndikimin më të fortë në mbiccmimin e lekut e  ka sezoni turistik kur ka një fluks në rritje të pushuesve të huaj.

Ndërkaq dhe rënia e ccmimeve në tregjet e huaja ka bërë që të ketë dhe nëj stabilitet në vlerën e mallrave të importit në Shqipëri.

The post Leku shënon forcim ndaj euros dhe dollarit, investimet dhe turizmi ndikojnë në stabilitet appeared first on Albeu.com.

“Travel and Tour World”: Transformimi ekonomik i Shqipërisë Jugore, ndikimi i turizmit të trashëgimisë

By: D Marku
15 August 2025 at 14:53

Shqipëria Jugore ka përjetuar një kthesë të jashtëzakonshme ekonomike në vitet e fundit, falë investimeve të konsiderueshme si nga Banka Botërore ashtu edhe nga bashkitë lokale, sipas “Travel and Tour World”.

Qytete kyçe si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda kanë përjetuar një zhvillim, të nxitura nga transformimi i sektorëve të tyre të turizmit.
Trashëgimia e pasur kulturore e zonës, e kombinuar me përmirësimet strategjike të infrastrukturës, ka rezultuar në një ndryshim dinamik, duke i shndërruar qytetet dikur të qeta në qendra të gjalla të aktivitetit ekonomik.

Restaurimi i trashëgimisë nxit rritjen e turizmit

Për vite me radhë, Shqipëria Jugore ka përjetuar një zhvillim të ngadaltë ekonomik dhe rënie të ndjeshme të popullsisë, veçanërisht në mesin e brezit të ri që kërkon mundësi pune jashtë vendit.

Megjithatë, investimet e fundit e kanë përmbysur këtë trend. Një nxitës kryesor i këtij ndryshimi ka qenë Projekti i Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turistik (PIUTD), një iniciativë e nisur në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe Bankën Botërore.

Fokusi i projektit ka qenë restaurimi i monumenteve historike, përmirësimi i infrastrukturës përreth dhe rritja e shërbimeve që lidhen me turizmin.

Vendet ikonike të trashëgimisë si Kalaja e Beratit, Kalaja e Gjirokastrës dhe shëtitorja e Qafës së Pazarit në Sarandë kanë përfituar të gjitha nga këto përpjekje, duke i bërë ato më të arritshme për turistët.

Restaurimi i gati 200,000 metrave katrorë hapësirë publike ka përfshirë përmirësimin e rrugëve me kalldrëm, ndërtimin e trotuareve të reja, instalimin e ndriçimit dhe shtimin e ambienteve për vizitorët si pikat e informacionit.

Këto ndryshime kanë ndihmuar në transformimin e rajonit në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke tërhequr një numër gjithnjë e në rritje vizitorësh çdo vit.

Një bum turizmi në jug të Shqipërisë

Shifrat flasin vetë. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), vendi përjetoi një rritje marramendëse prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019.

Në pjesën jugore të vendit, rritja ka qenë edhe më e rëndësishme. Qytete si Berati kanë përjetuar një rritje të numrit të turistëve pothuajse katërfish, ndërsa numri i vizitorëve në Gjirokastër është gjashtëfishuar.

Kjo rritje e vizitorëve jo vetëm që i ka sjellë dobi sektorit të turizmit, por ka pasur edhe një efekt në bizneset lokale, duke krijuar mundësi të reja në të gjitha industritë.

Investimet e sektorit publik kanë luajtur një rol vendimtar në tërheqjen e sipërmarrësve të sektorit privat, veçanërisht në industritë e turizmit dhe mikpritjes.

Shumë vendas kanë shfrytëzuar mundësinë për të shndërruar shtëpitë e tyre historike në hotele  ose për të nisur përvoja kulinare dhe kulturore.

Për më tepër, rajoni po përjeton një bum në turizmin e aventurës, me shtigje të reja për ecje dhe çiklizëm, autobusë elektrikë dhe madje edhe “zip line-t” që po futen për të tërhequr adhuruesit e aktiviteteve në natyrë.

Krijimi i vendeve të punës dhe përfshirja ekonomike

Një nga rezultatet më të rëndësishme të përpjekjeve të rimëkëmbjes është rritja e konsiderueshme e mundësive të punësimit, veçanërisht në sektorët e mikpritjes, turizmit dhe transportit.

Janë krijuar mijëra vende të reja pune dhe një shifër e jashtëzakonshme prej 50% e këtyre pozicioneve janë plotësuar nga individë që më parë ishin të përjashtuar nga tregu i punës, duke përfshirë gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse jo vetëm që ndihmon në diversifikimin e ekonomisë lokale, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin social të rajonit.

Ndërsa bizneset e reja lindin për të përmbushur nevojat e popullsisë turistike në rritje, mundësitë e punësimit po zhvillohen.

Përveç kësaj, shumë ish-banorë të rajonit, të cilët më parë kishin kërkuar punë jashtë vendit, po kthehen në qytetet e tyre të lindjes, të nxitur nga mundësitë e krijuara rishtazi.

Këta të kthyer, shpesh duke sjellë me vete ekspertizë të vlefshme, kanë qenë të dobishëm në nxitjen e investimeve dhe inovacionit të mëtejshëm.

Rijetësimi i këtyre qyteteve është një produkt si i investimeve të jashtme ashtu edhe i një kthimi të talenteve lokale, duke krijuar një cikël të qëndrueshëm rritjeje dhe zhvillimi.

Një model për zhvillim të qëndrueshëm

Projekti PIUTD nuk ka të bëjë vetëm me turizmin dhe infrastrukturën – por ka të bëjë edhe me qëndrueshmërinë.

Restaurimi i vendeve historike, së bashku me zhvillimin e iniciativave të ekoturizmit, pasqyron një angazhim të fortë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit.

Kjo qasje siguron që përfitimet e turizmit do të vazhdojnë të rrjedhin në zonë për vitet që vijnë, duke minimizuar ndikimin mjedisor të zhvillimit të shpejtë.

Projekti u ka mundësuar bashkive të krijojnë njësi turistike përgjegjëse për zhvillimin afatgjatë të sektorit.

Këto njësi do të sigurojnë që sektori i turizmit i Shqipërisë Jugore të vazhdojë të evoluojë në një mënyrë të qëndrueshme, duke balancuar rritjen ekonomike me ruajtjen e aseteve të pasura kulturore të zonës.

Duke investuar si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, Shqipëria po hedh themelet për një sektor turizmi të begatë dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Shqipëria Jugore, një histori suksesi në turizëm

Transformimi i Shqipërisë Jugore, veçanërisht në rajonet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës, qëndron si një dëshmi e fuqisë së turizmit të trashëgimisë.

Suksesi i projektit PIUTD thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike.

Duke tërhequr investime ndërkombëtare, duke promovuar sipërmarrjen lokale dhe duke krijuar mundësi punësimi gjithëpërfshirëse, Shqipëria ka vendosur një standard të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e turizmit.

The post “Travel and Tour World”: Transformimi ekonomik i Shqipërisë Jugore, ndikimi i turizmit të trashëgimisë appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

By: D Marku
15 August 2025 at 14:35

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër.

Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar.

Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen.

Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.

The post Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë appeared first on Albeu.com.

❌
❌