Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga bashkëshorti i saj në Greqi në sy të katër fëmijëve të tyre.
Në një rrëfim për median lokale taxydromos.gr, 18-vjeçarja foli me dhimbje për dramën familjare që po përjeton, duke thënë se tani ndihet sikur ka humbur të dy prindërit e saj.
“Atë që i bëri ai mamasë sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë në sytë e mi! Por do të sigurohem ta takoj, sepse dua t’i them turp. Nuk kam më as nënë as baba. Ashtu si vëllezërit e motrat e mia më të vegjël. Do të bëhem edhe nënë edhe baba për ta që tani e tutje. Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj për vete. E dimë çfarë po kalonim. Ata e kishin zili nënën time dhe ne, fëmijët e saj. Ne ishim një familje që ata e kishin zili dhe e admironin. Tani ai na ka shkatërruar”, tha mes lotësh 18-vjeçarja.
Më herët mediat greke publikuan pamje nga momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit, i cili vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij në sy të katër fëmijëve të tyre në Volos të Greqisë.pandeli nakoleci
Autori i krimit makabër, u arrestua pasditen e sotme nga policia greke.
Pamjet e publikuara nga protothema.gr tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar 40-vjeçarin, i cili të premten (22/8) vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tyre dhe më pas u arratis.
Sipas informacioneve të mediave greke, në fjalët e tij të para pas arrestimit, 40-vjeçari dukej i papenduar. Ai u tha oficerëve të policisë:
” Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?”
Sipas asaj që është raportuar, 40-vjeçari u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.
Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.
Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm (22 gusht) në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten me një mjet kuzhine. Katër fëmijët, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, ndodheshin në shtëpi dhe ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.
Pas krimit, 40-vjeçari u arratis. Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nikoleci., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër.
Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Marjola Nakoleci, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.
“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”
Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas, autori u largua menjëherë.
Vajza tha për median gegonota.neës se prindërit e saj kishin shpesh debate dhe se kohët e fundit e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia. “Nuk e di pse u zunë sot… Babai e xhelozonte shumë mamanë,” shtoi ajo.
Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, vdekja e 36-vjeçares erdhi pas traumës së rëndë nga rënia mbi xhamat e thyer.
“Një grua e qetë, punëtore dhe nënë e përkushtuar”
Banorët e pallatit ku çifti jetonte prej disa muajsh janë të tronditur. Ata e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë, punëtore dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.
Çifti kishte katër fëmijë, më e madhja është një vajzë 18-vjeçare dhe më i vogli një djalë vetëm 6 vjeç.
E kaluara e errët kriminale dhe probleme mendore
Sipas një deklarate zyrtare të policisë greke, autori ka një të kaluar të ngarkuar kriminale dhe historik të problemeve të shëndetit mendor:
• 2013: Arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe hyrje të paligjshme në Greqi
• 2018: Dënuar me 1 vit burg për deklarata të rreme.
• 2019: Arrestuar dy herë për posedim droge.
• 2020: Dënuar me 4.5 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.
Në qershor të këtij viti, Nakoleci u shtrua me urdhër prokurorie në një klinike psikiatrike në Spitalin e Volosit, pasi kishte tentuar vetëvrasjen. Mjekët përcaktuan se ai kishte nevojë për trajtim të detyrueshëm dhe ai kishte qëndruar i shtruar për disa kohë.
The post “Do të hakmerrem ndaj tij”/ Rrëfimi prekës i vajzës së 36-vjeçares së vrarë në Greqi: Do t’i bëj babait atë që ai i bëri mamit appeared first on Albeu.com.