Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë!

By: M C
20 August 2025 at 19:24

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Kështu pretendojnë familjarët e tij të cilët kanë denoncuar në Policinë e Tiranës humbjen e kontakteve me Daniel Shimën.

Familjarët pretendojnë se në telefonatën e fundit që kishin me të afërmin e tyre, Daniel Shima ka thënë: Po më arrestojnë.

Kujtojmë se Daniel Shima është marrë në pyetje më herët nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për rastin në fjalë ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën ku mendohet se Daniel Shima është parë për herë të fundit.

The post Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë! appeared first on Albeu.com.

Vijojnë sulmet masive ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

By: M C
20 August 2025 at 18:49

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve rajonale.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se gjatë natës Rusia lëshoi 93 dronë, si dhe dy raketa balistike Iskander-M.

Në Sumy Oblast, trupat ruse qëlluan më shumë se 140 herë në 52 vendbanime, duke plagosur 16 persona. Edhe në Oblastin e Donetskut, një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën, konfirmoi guvernatori Vadym Filashkin.

Po ashtu sulmet ruse vranë një person dhe 10 të tjerë u plagosën në Oblastin e Donetskut, ndërsa në Oblastin e Kharkivit, gjashtë vendbanime u goditën duke lënë të plagosur dy civilë.

Ndërkohë, në Oblastin e Khersonit, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, mes tyre një fëmijë, raportoi guvernatori Oleksandr Prokudin. Sipas tij, shënjestër e sulmeve ishte infrastruktura kritike dhe ajo sociale.

Sulmet e fundit vijnë ndërsa Moska vijon të refuzojë thirrjet për një armëpushim pa kushte, duke përshkallëzuar luftën me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile të Ukrainës.

The post Vijojnë sulmet masive ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën, autori shpallet në kërkim

By: M C
20 August 2025 at 18:30

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Blut bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 28-vjeçari me iniciale R.L, ndërsa autori 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Siç u raportua autori Altin Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi. Më pas autori nga Mirdita ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 2 herë të plagosurin nga Kukësi. Njëra nga plumbat e ka kapur 28-vjeçarin në shpatull. Të dy thuhet se ishin banorë të Sukthit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post EMRAT/ Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën, autori shpallet në kërkim appeared first on Albeu.com.

Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

By: M C
20 August 2025 at 18:21

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. Vendimi u njoftua nga autoritetet portuale të qytetit bregdetar.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat operojnë brenda gjirit të Vlorës, Himarës dhe në det të hapur, nuk do lejohen të dalin në det duke nisur nga ora 10 e mëngjesit të së enjtes.

Vendimi u mor me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Nga ky vendim nuk preken anijet e transportit ndërkombëtar të cilat do operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

The post Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba një person, autori largohet nga vendngjarja

By: M C
20 August 2025 at 18:17

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një person është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore.

Gjithashtu bëhet me dije se autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”. Sakaq, forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L. Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.

The post Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba një person, autori largohet nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.

Përplasje e fortë mes Stresit dhe Jozit/ Reagimi i menaxherit që tronditi rrjetin

By: M C
20 August 2025 at 17:36

Pas një videoje virale që shkaktoi shumë reagime në rrjet, situata mes reperit Stresi dhe Jozit ka marrë një kthesë të papritur.

Menaxheri i Stresit, Ardian Prenaj, ka dalë në mbrojtje të artistit, duke theksuar se interpretimet e situatës janë të gabuara. Çfarë ndodhi vërtet dhe si do të vazhdojë ky konflikt?

Ngjarja filloi disa javë më parë, kur një video mes Stresit dhe Jozit u bë virale, duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Pas kësaj, Jozit i hoqi “follow” Stresit, duke i dhënë një dimension të ri polemikës. Të gjithë po prisnin një reagim nga Stresi, dhe ai erdhi përmes menaxherit të tij.

Ardian Prenaj, në një postim në “Instagram Story”, theksoi se situata është interpretuar ndryshe nga realiteti. Ai nënvizoi se karriera e Stresit, e cila zgjat mbi 20 vjet, nuk mund të vihet në dyshim për shkak të episodeve të tilla. Ky është një mesazh i qartë për ata që mendojnë ndryshe.

“Situata ka qenë ndryshe nga ajo që është perceptuar nga të tjerët. Është thelbësore të theksojmë se nuk do të lejojmë që një karrierë mbi 20-vjeçare, e ndërtuar me përkushtim dhe integritet, të nëpërkëmbet apo të vihet në dyshim. Respekti ndaj punës dhe kontributit shumëvjeçar është një vlerë që duhet të mbrohet,” – shkruan ai.

Përveç mbrojtjes së karrierës së Stresit, Prenaj e mbyll reagimin e tij me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për reperin. Ai shprehu besimin se artisti do të kthehet më i fortë se kurrë, duke nënkuptuar se polemikat nuk do ta ndalin atë në rrugëtimin e tij artistik.

“Ne kthehemi më të fortë. BB4L ”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se Stresi është i vendosur të vazhdojë me intensitetin e tij të zakonshëm, pavarësisht sfidave që has. Ky mesazh është një sinjal i fortë për fansat dhe kritikët e tij.

Ky reagim i Prenajt vjen si një përgjigje ndaj spekulimeve dhe interpretimeve të gabuara që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Ai dëshiron të sigurojë fansat se Stresi është në një pozicion të fortë dhe se do të vazhdojë të sjellë muzikë të re dhe cilësore për ta.

Me këtë situatë, Stresi dhe menaxheri i tij tregojnë se janë të përgatitur për të përballuar çdo sfidë që u del përpara. A do të arrijnë ata të rikthejnë qetësinë dhe të vazhdojnë me suksesin e tyre? Vetëm koha do ta tregojë.

The post Përplasje e fortë mes Stresit dhe Jozit/ Reagimi i menaxherit që tronditi rrjetin appeared first on Albeu.com.

Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua

By: M C
20 August 2025 at 17:24

Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë blu. Bëhet me dije se takimi ka zgjatur mbi dy orë dhe mesohet se në fokus të bisedimeve u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare. Mësohet se gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare.

The post Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua appeared first on Albeu.com.

3 vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000m

By: M C
20 August 2025 at 16:54

Sot shënohen 3 vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës në 20 gusht 2022.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.

Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë.

Luiza Gega mban gradën kolonele në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

The post 3 vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000m appeared first on Albeu.com.

Kuvendi në pritje të dekretit të Presidentit për legjislaturën e re, socialistët në ankth në pritje të Ramës për ndryshimet në qeveri! Ja kur pritet seanca e parë

By: M C
20 August 2025 at 16:44

Kuvendi është në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të lëgjislaturës XI ndërsa socialistët janë në ankth, në pritje të Edi Ramës për të shpallur qeverinë e re dhe Kryetarin e Kuvendit në asamble. Sipas traditës, kryesocialisti bën lëvizjet e tij në ditët e fundit të gushtit.

Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të lëgjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 Shtator.

Sali Berisha do të ketë në dorë seancën konstituuese të Kuvendit të Ri. Kjo i takon pasi është deputeti më i vjetër në moshë dhe duhet të drejtojë seancën e parë të Parlamentit deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Nëse ndodh që Sali Berisha të refuzojë këtë rol të përkohshëm, kjo e drejtë i takon Tritan Shehut dhe më pas Vasil Llajos.

Cilat do të jenë ndryshimet në qeverinë “Rama 4”, kush do bëjë çfarë, pritet të mësohen në Asamblenë e Partisë Socialiste në ditët e fundit të gushtit.

The post Kuvendi në pritje të dekretit të Presidentit për legjislaturën e re, socialistët në ankth në pritje të Ramës për ndryshimet në qeveri! Ja kur pritet seanca e parë appeared first on Albeu.com.

Nuk votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, deputetja e Vetëvendosjes sqaron pse u hakmor

By: M C
20 August 2025 at 16:35

Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Mehmeti Selimi, nuk ka votuar sot për Donika Gërvallen, e cila ishte kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook ajo sqaron se mosvotimi nuk është për arsye partiake, por sjell në vëmendje një postim të 7 shkurtit dhe 25 marsit të 2020 të Donika Gërvallës, e cila shprehej kundër propozimit të bashkëshortit të saj Rexhep Selimi në postin e kreut të grupit parlamentar të VV-së.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake.

Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim.

Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, shprehet ajo krahas postimeve të Gërvallës.

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi nuk ka votuar fare gjatë procesit të votimit për deputeten nga radhët e koalicionit Guxo–LVV–Alternativa, Donika Gërvalla.

Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla dështuan të zgjidhen kryeparlamentare në dy votime të ndryshme në vazhdimin e seancës konstituive paraditen e së mërkurës.

Të dy kandidatet e propozuara nuk morën më shumë se 57 vota “për” në votimin që ashtu siç e kërkoi Gjykata Kushtetuese u bë në mënyrë të hapur.

Seanca e radhës mbahet të premten në ora 11:00.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tre herë.

The post Nuk votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, deputetja e Vetëvendosjes sqaron pse u hakmor appeared first on Albeu.com.

Greqia tërhiqet, heq dorë nga dërgimi i trupave paqeruajtëse në Ukrainë

By: M C
20 August 2025 at 16:16

Edhe pse për disa vite ka qëndruar krah Ukrainës, Greqia ka vendosur të mos i përgjigjet më kërkesës së saj për të dërguar trupa paqeruajtës në kuadër të garancive të sigurisë për Ukrainën, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Vendimi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis i cili tha se Athina mendon pozitivisht për procesin e intensifikuar diplomatik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne duhet të theksojmë nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe është gjithashtu pozitive që si SHBA-ja ashtu edhe shtetet evropiane janë të gatshme të marrin pjesë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Sidoqoftë, Greqia është një vend që respekton ligjin ndërkombëtar dhe nuk do ta dobësojë kurrë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për paprekshmërinë e kufijve”, – shtoi Marinakis.

Në mënyrë specifike për kontributin e mundshëm grek në garancitë e sigurisë për Ukrainën, Marinakis tha: “Aktualisht nuk ka perspektivë për të dërguar trupa greke në Ukrainë, as nuk po merret në konsideratë ndonjë plan i tillë për të ardhmen. Sidoqoftë, është shumë herët për të folur për diçka të tillë”.

The post Greqia tërhiqet, heq dorë nga dërgimi i trupave paqeruajtëse në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
19 August 2025 at 23:48

Dashi

Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat tuaja, pa u provokuar nga të tjerët. Kjo e martë parashikon mundësi të mira në vendin e punës.

Demi

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të vënë në zbatim strategji me vlerë, të cilat i keni përpunuar gjatë javëve të fundit. Do të jeni gati që të mbroni propozimet tuaja nga kritikat e kolegëve ziliqarë. Ndërsa në dashuri duhet të jeni më kurajoz dhe të mos hezitoni, përballë një personi që ju pëlqen.

Binjakët

Ka ardhur momenti që të merrni më shumë përgjegjësi nga pikëpamja profesionale. Marrëveshje dhe bashkëpunime të reja, do ju lejojnë që të arrini një rritje të rëndësishme profesionale. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

Gaforrja

Mundohuni të mos jeni shumë të nxituar dhe impulsiv në vendimet që duhet të merrni lidhur me çështjet e biznesit apo diskutime të vogla në familje. Kjo nuk është një ditë e thjeshtë, por tashmë është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht dhe të mos humbni durimin.

Luani

Në këtë moment është e rëndësishme që të ripërcaktoni objektiva të reja, të cilat duhen realizuar brenda fundit të vitit. Ky është një moment me rëndësi të posaçme, për të ndjekur ëndrrat tuaja, pasi parashikohen mundësi shumë të mira. Edhe dashuria do të shërbejë si burim i ri energjie.

Virgjëresha

Jeni sforcuar aq shumë, por pavarësisht kësaj, ka ende gjëra për të zgjidhur. Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me veprimet financiare që do të bëni gjatë kësaj dite. Një takim i papritur do ju bëjë euforik dhe të qetë.

Peshorja

Mundohuni që të përfitoni nga kjo ditë, për të larguar gjithë negativitetin e akumuluar gjatë ditëve të fundit. Tashmë do të keni të gjitha energjitë e nevojshme për të arritur suksesin. Nuk duhet të ndikoheni nga fjalët e të tjerëve, pasi mund t’iu pengojnë.

Akrepi

Do të jeni shumë të përqendruar dhe aktiv në vendin e punës dhe intuita juaj e shkëlqyer do ju lejojë që të rezultoni të suksesshëm me projektet tuaja. Duhet të jeni gjithmonë profesional dhe diplomatë, shkruan noa.al. Në dashuri, parashikohet që të ketë sqarime.

Shigjetari

Duhet të mundoheni të jeni më aktiv dhe spontan në vendin e punës, pasi një bashkëpunim i ri i cili në të kaluarën ju ka krijuar ndonjë problem, tashmë do të rezultojë mjaft i favorshëm. Megjithatë për të marrë suksesin e dëshiruar, duhet të jeni tejet të organizuar.

Bricjapi

Kjo është një ditë e rëndësishme për tu relaksuar dhe për ti kaluar me partnerin/en. Më në fund do mund ti dedikoni më shumë kohë raportit në çift dhe do të nisni të mendoni për një arratisje të vogël romantike si dhe për aktivitete në çift të cilat duhet ti ndërmerrni bashkë. Në vendin e punës parashikohen konfirmime të rëndësishme.

Ujori

Në këtë moment duhet të mundoheni që të mos përfshiheni nga paniku. Është një ditë e cila ju sheh mjaft të stresuar, por që gjithsesi do ju lejojë që të vlerësoni më mirë kreativitetin tuaj me strategji të reja interesante. Horoskopi i kësaj dite, favorizon takimet.

Peshqit

Kjo e martë sjell mundësi të mira në vendin e punës. Duhet të jeni më të besueshëm gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të korrni frytet e punës tuaj. Edhe në dashuri, do të shpërbleheni.

The post Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

By: M C
19 August 2025 at 23:32

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në aksidentin rrugor në provincën Herat të Afganistanit perëndimor.

Aksidenti ndodhi të martën vonë në mbrëmje kur një autobus që transportonte emigrantë për në Kabul, të cilët do të deportoheshin, u përplas me një kamion dhe një motoçikletë dhe shpërtheu në flakë. Sipas zëdhënësit, numri i të vdekurve është të paktën 71.

Policia raportoi se për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe pakujdesisë (autobusi) doli nga kursi dhe u përplas me dhunë me një kamion.

The post Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë appeared first on Albeu.com.

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

By: M C
19 August 2025 at 23:17

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone XIV ka dhënë një deklaratë shprese, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme dhe lutjes së përbashkët.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, – u shpreh Ati i Shenjtë, duke riafirmuar gatishmërinë e Vatikanit për të mbështetur çdo iniciativë që synon paqen dhe pajtimin.

The post Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

By: M C
19 August 2025 at 22:53

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit, pas lëvizjes në sens të kundërt në Pogradec.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se:

Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”-njofton policia.

The post Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin appeared first on Albeu.com.

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

By: M C
19 August 2025 at 22:31

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore.

Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.

“Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani.

Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.

Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi.

Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./REL/

The post Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta appeared first on Albeu.com.

Britania e Madhe: Jemi të gatshëm të dërgojmë trupa për të mbrojtur Ukrainën

By: M C
19 August 2025 at 22:17

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës.

Britania e Madhe thekson se është gati të ofrojë mbështetje logjistike dhe trajnim për forcat e Kievit, por jo t’i vendosë ato pranë kufirit në rast të ndërprerjes së armiqësive me Rusinë.

Raportimi më i fundit vjen nga The Guardian duke cituar zyrtarë qeveritarë të cilët theksojnë se ky është qëndrimi i Shefit të Forcave të Armatosura Britanike, Sir Tony Radakin.

Sakaq, ky i fundit do t’i paraqesë këto propozime gjatë bisedimeve të nesërme me homologët e tij amerikanë në Pentagon mbi garancitë e sigurisë për Kievin.

The post Britania e Madhe: Jemi të gatshëm të dërgojmë trupa për të mbrojtur Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Madonna feston ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin 29-vjeçar dhe vajzat e saj

By: M C
19 August 2025 at 22:02

Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin e saj, Akeem Morris, dhe vajzat e saj. Këngëtarja udhëtoi drejt Sienës për të përmbushur një ëndërr të kahershme, të shihte garën me kuaj Palio. Ajo u shoqërua nga partneri i saj 29-vjeçar, si dhe nga vajzat e saj, Mercy dhe Lourdes.

Duke postuar një video nga pushimet në Instagram të hënën, më 18 gusht, Madonna shpjegoi: “Ëndrra ime për shumë vite ka qenë të shikoj garën me kuaj Palio në Siena, e cila është mbajtur në ditëlindjen time, më 16 gusht, që nga viti 1482!!”

Më pas ajo shtoi: “Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin dhe madhështinë!! Një ritual vërtet i shenjtë, të shohësh mijëra njerëz të heshtin para se të fillojë gara! Gara në vetvete është e papërshkrueshme.” Ylli përfundoi duke i uruar vetes një ditëlindje të lumtur dhe duke shtuar: “Ëndrrat bëhen realitet.”

Familja e Madonnës shfaqet duke kërcyer me vendasit, duke parë garën dhe duke shijuar një shfaqje fishekzjarrësh. Pamje të tjera e tregonin atë duke blerë gjëra antike, vajzën e saj duke luajtur në piano dhe duke ngarë makinën nëpër fshatrat italiane.

Këngëtarja serviri një tortë rozë me personazhin imagjinar nga koleksioni i figurave aksion The Monsters, Labubu, me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Madudu.”

Për natën e ditëlindjes, ylli zgjodhi një korse gjysmë të tejdukshme me detaje, ndërsa pamjen e kompletoi me një pallto sateni.

The post Madonna feston ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin 29-vjeçar dhe vajzat e saj appeared first on Albeu.com.

Rama nxjerr vendimin e gjykatësit Balliu që ‘çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej AKSHK: Skandaloze! Po i shërbeni ndërtuesve të paligjshëm

By: M C
19 August 2025 at 21:30

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili sipas kryeministrit ka marrë në mbrojtje ndërtuesit e një pallati pa leje që është konfiskuar në Tiranë.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një objekt ku është sistemuar Agjencia Shtetërore e Kadastrës që më herët ushtronte aktivitetin në një godinë të dëmtuar.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, e cilëson këtë vendim skandaloz. “Se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik,” tha kreu i qeverisë, duke shtuar se vendime të tilla minojnë besimin te drejtësia.

Sipas Ramës, gjyqtari Balliu dhe prokurorja Gjeli po mbrojnë interesat e ndërtuesve të paligjshëm. Rama kërkon që organet e kontrollit dhe qeverisjes së gjyqësorit të “zgjohen nga gjumi” për të garantuar zbatimin e ligjit.

Statusi i Ramës

Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima.

The post Rama nxjerr vendimin e gjykatësit Balliu që ‘çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej AKSHK: Skandaloze! Po i shërbeni ndërtuesve të paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Prej disa javësh protesta masive, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë

By: M C
19 August 2025 at 21:19

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti serb Vucic, ndërsa në të merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Đuro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i shërbimeve sekrete serbe, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.

Tema qendrore te takimeve kane qene dhe situata ne Kosove dhe zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe republikën Srpska.

Se fundmi ne Beograd janë sulmuar ambientet e partisë progresive serbe të presidentit Vuçiç.
Ndërhyrja e Policisë së Serbisë ka qenë e ashpër, duke vijuar me arrestime.

Autoritetet kane arrestuar tre persona me akuzën për vandalizimin e ambienteve të partisë progresive serbe ne rrugën Cvijićeva në Beograd.

Konkretisht një burrë 31-vjeçar dhe dy vajza, të moshës 19 dhe 22 vjeç, u arrestuan me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, nën dyshimin për sjellje të dhunshme në një tubim publik të paregjistruar.

Sipas mediave serbe, njëra nga vajzat theu një dritare në ambientet e partisë së Vuçiç, ndërsa dy të tjerat hodhën gurë dhe i vunë flakën kontejnerëve. Ministria e brendshme aty ka bërë një kalkulim të numrit të palëkundur të protestuesve. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç deklaroi se në Beograd kishte “gjithsej 2,300 deri në 2,400 protestues që po prishën në mënyrë drastike rendin publik” dhe qe sipas tij “treguan me agresivitetin e tyre se kishin ndërmend të shembnin, t’i vinin flakën ambienteve partisë dhe të sulmonin policinë”.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, zgjodhi te vizitonte nga afër mbrëmjen e së hënës ambientet e sulmuara përpos zyrave të partisë së tij në rrugën Cvijićeva .

“Ata po përpiqen të shkatërrojnë vlerat themelore me të cilat jemi mësuar. Ne do t’u rezistojmë atyre dhe do të luftojmë”, tha Vuçiç gjate inspektimeve.

Serbia po përjeton protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë. Shkak u be shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, por më vonë tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend.

The post Prej disa javësh protesta masive, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌