Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Makina përplas motomjetin, dëmtohet pasagjerja

21 August 2025 at 13:39

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. / abcnews.al /

Plani i rritjes, nis financimi nga BE/ Miratohen 32 milionë euro për 3 projekte energjitike në Shqipëri

21 August 2025 at 13:36

3 Projektet e para që do të mbështet nga plani i rritjes për Ballkanin perëndimor në Shqipëri do të jenë në sektorin energjitik.Në një document të Kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor specifikohet se në dispozicion të Shqipërisë është  vënë një fond prej 32 milionë eurosh i cili do të mbështesë këto projekte.

Një nga  investimet synon  dixhitalizimin e 40 nënstacioneve të tensionit të lartë të energjisë  në Shqipëri duke ndikuar në uljen e mëtejshme të humbjeve në rrjet dhe rritjen e kapaciteteve.Për këtë projekt Bashkimi europian do të financojë  13 .6 milionë euro.

Po ashtu parashikohet qe të  investohet rreth 10.5 milionë euro edhe në përmirësimin e paisjeve dhe të sistemeve të hidrocentralit të Fierzës një ndër më të mëdhenjtë në vend.Kjo synon  rritjen e jetëgjatësisë së kësaj vepre me gati 30 vite  por edhe shtimin e kapacitetit prodhues të energjisë elektrike me gati 10%.

Në planin e rritjes është planifikuar edhe një investim me vlerë 8 milione euro  për një linjë  të re  tensioni Rrashbull- Tiranë  çka synon rritjen e kapaciteve trasmetuese për të përballuar rritjen e kerkesës për energji.

Investime në sektorin energjitik janë parashikuar vetëm për tre vende të rajonit Shqipërinë ,Malin e Zi dhe Serbinë ndërsa nuk përfshihen Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor. Këto fonde përfshijnë investime dhe reforma për vendet e rajonit, si pjesë e axhendës reformues për përiudhën 2024-2027.

Shqipëria përfiton në total 922 milionë euro ndërsa I është miratuar parafinancimi në vlerë 64.5 milionë euro  Në 2026-ën,  vendi jonë pritet  të marrë shumën më të lartë në kredi dhe grante, konkretisht 314 milionë euro, ndërsa në 2027-ën, 251 milionë euro. / abcnews.al /

Dinamo City luan për historinë/ Në orën 20:15, sfida e parë në play off e Conference League

21 August 2025 at 13:29

Deri tani ka qenë një sukses, por historia mbetet ende për t’u shkruajtur. Dinamo City nis sot në mbrëmje misionin për një vend në grupet e Conference League. Në 180 minuta, ndoshta pak më shumë duke llogaritur shtesat e mundëshme, skuadra e Ilir Dajës do të luajë dy sfidat e play off kundër polakëve të Jagiellonia, duke nisur nga ajo në transfertën e sotme në orën 20:15.

Kjo përmballje mund të jetë deçizive në prag të asaj të kthimit që blutë do të luajnë javën e ardhshme si pritës në stadiumin “Air Albania”.

Dinamovitët vijnë në play off e Conference League pasi hodhën poshtë parashikimet në fazën e tretë kualifikuese të turneut, ku eliminuan Hajdukun e Splitit. Pas humbjes 2-1 në Kroaci, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përmbysi rezultatin në ndeshjen e dytë të fituar 3-1 në Tiranë.

Ky sukses ka rritur ndjeshëm kuotat e bluve dhe I ka dhënë një dozë të rëndësishme besimit të tyre.

Por tani, niveli i vështirësisë është ngritur në një tjetër nivel.

Polakët shihen si favoritë edhe për faktin se në edicionin e shkuar të Conferencë League u eliminuan vetëm në çerekfinale.

Por ashtu si me Hajduk Split, te Dinamo City kanë kuptuar se parashikimet mund të përmbysen.

Për këtë nevojitet një rezultat pozitiv në sfidën e mbrëmjes së sotme, ku për herë të parë blutë duhet të bëjnë pa lojtarin e tyre më të rëndësishëm si Baton Zabërgja të larguar pas kualifikimit të fundit. Për të zëvendësuar sulmuesin e Kosovës, Dinamo City transferoi Bernard Berishën, që pritet të debutojë me skuadrën e Ilir Dajës në sfidën e parë të play off të Conference League.  / abcnews.al /

Sherri që nisi nga Gjykata/ Leka: Gjyqtari ka cënuar funksionin e tij, i korruptuar

21 August 2025 at 13:26

Një vendim i nje gjykatësi, ka sjellë një përplasje të fortë mes qeverisë dhe difekteve të drejtësisë së re. Vendimi i gjykatësit Hazbi Balliu, lidhur me një ndërtesë 6 katëshe në ‘Rrugën e Elbasanit’, sfidon jo vetëm qeverinë por dhe institucionet e sigurisë ndërtimore.

Analisti Martin Leka komentoi këtë ngjarje për ‘Newsline’ duke e cilësuar gjyqtarin si të korruptuar dhe të paaftë. Më tej, Leka tha se reformat në drejtësi duhet të vijojnë dhe se këto ndërtime nuk janë bërë në një ditë ndaj qeveria duhet të kuptojë defektet.

“Reforma në drejtësi duhet të vijojë më tej, sepse kur një objekt është pa leje dhe qeveria e sekuestron nuk mundet që një gjyqtar të bëj një veprim si gjyqtari në fjalë. Gjyqtari i ka bërë një sfidë shtetit ndaj organet duhet të marrin masat. Qeveria dhe parlamenti duhet të marin masa që sistemi i drejtësisë ka nevojë të reformohet. Nuk është një çështje që ka të bëj me ekuivoke, këtu nuk ka nevojë për interpretim. Gjyqtari ka cënuar funksionin e vet si gjyqtar dhe mund të jetë më i ndershmi por në çdo opinion të njerëzve quhet i korruptuar dhe i paaftë. Për çdo gjë fajin mund ta ketë qeveria, por në rastin konkret qeveria dhe Rama ka të drejtë.

Kjo edhe qeverinë duhet ta vërë në punë për të kuptuar ku i ka defektet e saja, sepse ndërtimet nuk janë bërë në një ditë.” / abcnews.al /

Asllani “driblon” në Merkato/ Lëvizje surprizë, mesfushori kuqezi transferohet te Torino

21 August 2025 at 13:08

Jo vetëm në fushë, pasi Kristjan Asllani “driblon” edhe në merkato, duke shtangur të gjithë, me lëvizjen e tij të fundit.

Ndryshe nga sa pritej, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë është shumë pranë transferimit te Torino.

Sipas mediave italiane, marrëveshja është mbyllur, ndërsa priten vetëm testet mjekësore, firma në kontratë dhe prezantimi zyrtar i tij në klubin torinez.

Ky I fundit I plotësoi Kristjan Asllanit kërkesat financiare, që bllokuan transferimin e tit e Bolonja, që më parë kishte arritur dakordësinë me Inter.

Kushtet e transferimit të futbollistit kuqezi te Torino nuk ndryshojnë. Bëhet fjalë për një formulë huazimi, ku Inter do të kontribuojë në pagën e Asllanit, ndërsa klubi “granada” do të blejë kartonin në fund të sezonit për një shifër që kap 15 milion euro bashkë me bonueset.

Në këtë mënyrë ka marrë fund telenovela e gjatë e merkatos për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare.

Transferimi te Torino mund të rezultojë një lëvizje e duhur në karrierën e Kristian Asllanit.

Pas miqësoreve të fundit në vigjilje të sezonit të ri të Serie A, futbollisti kishte kuptuar se nuk do të gjente hapësira me Inter, ndërsa te skuadra e drejtuar nga Baronio, ai do ketë mundësi të luajë me vazhdimësi.

Te Torino, Kristjan Asllani do të gjejë futbollistin tjetër të kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, që gjithashtu u transferua nga Empoli në këtë sesion të merkatos së verës.

/ abcnews.al /

Yesterday — 20 August 2025Main stream

Vendimi i ri/ Çekia rrit kufirin e shpejtësisë në autostrada në 150 km/orë

20 August 2025 at 17:15

Çekia shton kufirin e shpejtësisë në autostrada deri në 150 kilometra në orë, duke u bërë vendi i parë mes anëtarëve të Bashkimit Europian që arrin këtë nivel. Autoritetet rrugore vendase po vendosin tabela me kufijtë e rinj të lëvizjes me shpejtësi në segmente të caktuar të autostradave të vendit, që janë kryesisht të drejta dhe me një gjatësi të konsiderueshme.

Një prej tyre është segmenti 50 kilometërsh Çeske Budejovice – Tabor, një nga rrugët që lidhin jugun e vendit me Pragën, që do të jetë e para që do t’i nënshtrohet një testimi, duke nisur nga fundi i shtatorit para se të jepet aprovimi përfundimtar edhe për autostrada të tjera të vendit.

Kufiri aktual i shpejtësisë është 130 kilometra në orë, por me vendimin e ri, Çekia i merr kryesimin Polonisë dhe Bullgarisë, ku me automjet lejohet të udhëtosh me deri në 140 kilometra në orë. Vetëm Gjermania nuk mund të kapërcehet për momentin, pasi në autostradat që lidhin qytetet e mëdhenj, prej dekadash nuk ka kufi shpejtësie.

Vendimi i qeverisë së djathtë çeke shkon përkundër disa vendeve europiane si Austria dhe Holanda që vitet e fundit e kanë ulur kufirin e shpejtësisë për të ulur çlirimin e gazrave karbonikë e për të rritur të ardhurat nga gjobat.

Shqipëria ka kufirin më të ulët të shpejtësisë, 110 km/h, duke u krahasuar me vende si Suedia dhe Finlanda, ku për shkak të kushteve të motit si vende të ftohta me ngrica dhe dëborë, autoritetet nuk kanë arritur ta shtojnë këtë kufi. / abcnews.al /

Witkoff: Trump dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza

20 August 2025 at 16:48

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që “të gjithë pengjet të kthehen” nga Gaza dhe bën thirrje që lufta “të përfundojë menjëherë”.

Witkoff e ka thënë këtë në një intervistë të transmetuar ditën e djeshme, më 19 gusht, në “Fox News”.

Duke iu referuar pranimit të një marrëveshjeje të pjesshme për armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi këtë javë, Witkoff ritheksoi angazhimin e Trump-it për lirimin e të gjithë pengjeve.

“Tani, (Trump) ka qenë shumë vendimtar dhe i qartë në postimet e tij në Truth. Ai dëshiron që të gjithë pengjet të kthehen. Ky është qëndrimi ynë,” tha Witkoff, duke iu referuar një postimi të fundit të presidentit Trump, ku thuhej se pengjet do të lirohen vetëm pasi Hamasi të përballet dhe të shkatërrohet.

Trump duket se është në një linjë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po vazhdon me një fushatë të zgjeruar ushtarake kundër Hamasit dhe është zotuar se Izraeli mbetet i përkushtuar për një marrëveshje të plotë që do të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës sipas kushteve të Izraelit.

Megjithatë, Netanyahu nuk e ka refuzuar në mënyrë eksplicite propozimin e miratuar këtë javë nga Hamasi, duke sugjeruar se Jeruzalemi po i mban të hapura opsionet.

Witkoff shtoi: “Kjo luftë duhet të përfundojë menjëherë, 20 pengje duhet të kthehen tek familjet e tyre, dhe një numër i barabartë i të burgosurve palestinezë duhet të lirohen. Thjesht ta mbyllim këtë, t’i sjellim paqe dhe qetësi popullit të Gazës, dhe ta rindërtojmë Gazën ashtu siç është parashikuar nga presidenti.”

Witkoff nuk u shpreh për 30 pengjet e mbetura në Gaza, nga të cilët 28 janë konfirmuar të vdekur. Më herët këtë vit, Trump kishte mbështetur një politikë të emigrimit masiv nga Gaza dhe një rindërtim tërësor të territorit, megjithatë muajt e fundit është distancuar nga kjo ide. / abcnews.al /

Erdogan bisedon me Putin: Mbështesim bisedimet për paqe

20 August 2025 at 16:17

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin diskutuan rezultatin e samitit të javës së kaluar në Alaskë midis presidentëve të SHBA-ve dhe Rusisë, çështjet tregtare dhe marrëdhëniet dypalëshe, në një bisedë telefonike të mërkurën.

“Gjatë telefonatës, u diskutuan rezultatet e samitit të Alaskës dhe marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi, veçanërisht lidhjet tregtare,” tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal.

“Presidenti Erdogan deklaroi se po ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me procesin e paqes, duke theksuar se që nga fillimi i luftës (në Ukrainë), Turqia është përpjekur me sinqeritet të arrijë një paqe të drejtë dhe, në këtë drejtim, mbështet qasjet që synojnë të vendosin një paqe të qëndrueshme me pjesëmarrjen e të gjitha palëve,” thuhet në deklaratë.

“Presidenti Putin, duke tërhequr vëmendjen te Procesi i Stambollit, falenderoi Presidentin Erdogan për pritjen e bisedimeve të paqes dhe për përpjekjet e Turqisë,” shtoi ajo.

Siç shkruan Anadolu, dy presidentët ranë gjithashtu dakord për rëndësinë e ruajtjes së dialogut mes dy vendeve. / abcnews.al /

“Rebelohet” lagjja pariziene/ Banorët e Montmartre: Turizmi po na mbyt, iku identiteti dhe qetësia

20 August 2025 at 15:56

Kulla Eiffel, katedralja Notre-Dame dhe Muzeu i Luvrit janë ndër vendet më ikonike që turistët vizitojnë kur vijnë në kryeqytetin e Francës.

Por ekziston një zonë tipike franceze dhe romantike që turistët duan ta eksplorojnë gjithnjë e më shumë në Paris: Montmartre.

Mijëra turistë nga e gjithë bota enden çdo ditë në rrugët e mbushura me njerëz të kësaj lagjeje artistike.

Por kartolina panoramike tani është nën presion nga turizmi i tepërt.

Një argjendar në zonë tregon për Associated Press se kur u zhvendos në këtë lagje, dukej sikur jetonte në një fshat në zemër të Parisit, por tani jo më.

Shumica e dyqaneve lokale janë zhdukur, së bashku me shumë vende parkimi dhe atmosferën miqësore.

Në vend të tyre janë turma njerëzish që bëjnë selfie, dyqane që shesin suvenire turistike dhe kafene me menu që u shërbejnë vizitorëve.

Montmartre është vetëm një pikë e nxehtë në një revoltë evropiane në rritje kundër turizmit masiv. Nga Venecia në Barcelonë e deri në Amsterdam, qytetet po përpiqen të menaxhojnë numrin në rritje të vizitorëve.

Banorët e lagjes së famshme varen një banderolë të zezë në shenjë proteste mes dy ballkoneve, ku shkruhej në anglisht: “Pas kartolinës: vendasit keqtrajtohen nga Kryetari i Bashkisë.”

Sacré-Cœur, monumenti më i vizituar në Francë në vitin 2024, dhe lagjja përreth Montmartre janë shndërruar në atë që disa vendas e quajnë një park tematik në qiell të hapur.

Pyetja tani, thonë banorët, nuk është më se sa turistë mund të mirëpresë një qytet, por nëse ka mbetur ndonjë hapësirë për ata që e quajnë shtëpi. / abcnews.al /

Sherri që nisi nga Gjykata/ Historiku i pallatit që përplasi qeverinë me drejtësinë

20 August 2025 at 15:41

Qeveria ka hapur një front të ri kundër paligjshmërisë, me drejtesine ne mes. Kësaj radhe, në zemër të Tiranës.

“Kjo është ndërtesa e sherrit, mes kryeministrit Rama, ndërtuesve pa leje, por dhe drejtësisë. Në vitin 2022 ky hotel 6 kate pa leje, u konfiskua. Në 2025, qeveria ia kaloi këtë godinë për përdorim ASHK, por Gjykata Administrative pezulloi vendimin. Kjo ndërtesë tani nuk i përket askujt, as shtetit as ndërtuesve pa leje”

Bëhet fjalë për këtë godinë buzë rrugës së Elbasanit, por si nisi ky sherr?

Në aksionin e vitit 2022 kundër ndërtimeve pa leje, qeveria, me anë ë Këshillit Kombëtar të I Territorit, vendosi konfiskimin e 8 objekteve, mes të cilave ky hotel 6 katësh. Rezulton të jetë ndërtuar nga dy biznesmenë vëllezër, Thanas dhe Robert Biqiku të cilët zotërojnë kompaninë RT Max, me administratorë dy familjarë të tyre, Augustin dhe Xhordan Biqiku.

Papritur, deputeti biznesmen, Agron Shehaj nga dera e hotelit në parlament ankohej për bllokim të Call Centerit të vet. Ai akuzonte qeverinë, se si deputet opozitar po goditej për ti mbyllur gojën.

Për herë të parë, kryeministri Rama me një statur në Tëitter zbuloi se në fakt, Shehaj kishte strehuar biznesin e tij në një hotel pa leje të konfiskuar, ndaj dhe duhej ta vijonte biznesin në një ndërtesë me leje.

Por problemi tani është më i madh se biznesi call center i Shehajt, që me siguri e gjeti një strehë. Problemi është se Kadastra e Shtetit ka mbetur pa strehë.

“Termeti i 26 nentorit te 2019, demtoi rende godinen e Agjencise Shteterore te Kadastres. Ekspertiza e shtetit e nxori te paperdorueshme godinen, madje i klasifikoi tek objektet per tu shembur. 6 vite me pas nuk eshte shembur ende, por perdoret per sherbime plotesuese, vetem ne ambientet e pademtuara.”

Abc Neës vizitoi godinën e vjetër të Kadastrës. Fasada nuk kishte shenja dëmi, por brenda nuk lejohej hyrja për shkaqe sigurie. Ishte kryeministri Rama i cili me anë të disa fotoje tregoi gjendjen e zyrave aty, me mure e tavane të shembura.

Por ccfarë ka ndodhur? Kadastra prej vitit 2019 vijon punën e copëzuar në disa godina të tjera, derisa qeveria në 18 qershor të këtij viti, i gjeti një shtëpi të re, pikërisht ambientet e hotelit të konfiskuar.

Një muaj më pas, gjyqtari nga Lushnja, Hazbi Balliu i cili rezulton të jetë transferuar me punë Gjykatën Administrative TIranë më 9 qershor të këtij viti me vendim të KLGJ, pezullo vendimin e qeverisë.

Gjyqtari i Gjykates Administrative, Hazbi Balliu me nje vendim per sigurim padie, pezulloi perdorimin e hotelit pa leje, nga Agjencia e Kadastres.Sipas tij, godina nuk duhet te ndryshoje destinacion deri ne perfundim te gjyqit. Madje ne zbardhjen e vendimit, Balliu kerkon qe Kadastra te kthehet ne godinen e vjetër, ate të demtuar nga termeti. Sepse nuk ka gjetur prova qe ajo te jete e paperdorshme, ndryshe nga cfare ka konstatuar vete ekspertiza shteterore.

“Gjykata vlerëson se ASHK ka funksionuar edhe pas vitit 2021 për 4 vite rresht në të njëjtën godinë dhe nuk ka prova që ky shërbim nuk mund të vazhdojë në kushtet ekzistuese. Pavarësisht se punonjësit e ASHK-së mund të mos jenë në hapësira komode në ushtrimin e detyrave tyre, kjo situatë nuk mund të vlerësohet se përbën cenim të rëndë interesit publik që paralizon veprimtarinë e ASHK-së”

Por me kete vendim, gjyqtari Balliu i ka dhene nje dore ndertuesve pa leje, e ka lene serish Kadastren, nje institucion shteteror qe i sherben interesit publik, rrugeve.Tashme kur ky gjyqtar ka nderhyre mes shtetit dhe ndertuesve pa leje, a do jete rasti balliu thjesht nje sherr konkret, apo rasti tipik i nevojes per rishikim te vettingut dhe reformes ne drejtesi?

“Se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.” / abcnews.al /

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit/ Festa e përvitshme, bektashinjtë mblidhen ne Teqenë e Kulmakut

20 August 2025 at 15:29

Në malin e Tomorrit ka nisur pelegrizazhi i përvitshëm. Mijëra besimtarë bektashinj mblidhen në teqenë e Kulmakut, për të kujtuar shenjtorin Imam Aliu.

Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit nga data 20 deri në 25 gusht janë marrë një masash nga autoritetet si dhe Kryegjyshata Botërore.

“Jemi ne ndihme te pelegrinëve, duke filluar nga rruga nga uji, nga cdo gjë sanitare që u vjen ne ndihmë, nga pjekja e mishit te gjithcka që u nevojitet.”

Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u bën apel besimtarëve që të jenë të kujdesshëm me zjarret.

“Për pjekjen e mishit ne kemi vende të caktuara Edhe nese ndonjeri pa dijeninë tonë mund të ndezë zjarrin, kur të ikë duhet të ketë parasysh që ta shuajë atë.”

Gjatë këtyre ditëve në malin e Tomorit, besimtarët kryejnë ritaualet e lutjeve e ndezjes së qirinjve, ndërsa festojnë së bashku, duke bërë edhe kurbanin. Të parët që ngjiten në mal janë blektorët e zonës, që ofrojnë qinjgjat, simbolin e festës.

“Presin me shumë dashuri për të ardhur lart. Këtu ka njs atmosferë pozitive.”

Rreth 300 mijë pelegrinë nga zona të ndryshme të vendit, por edhe bota ngjiten në malin e Tomorrit, ndërsa numri i tyre ka ardhur në rritje çdo vit.

Momentet kuliminante të festës së baba Tomorrit janë në datat 22 dhe 23 gusht. Mali i Tomorrit konsiderohet i shenjtë për besimtarët bektashinj, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. / abcnews.al /

Zaptimi i hapësirave publike/ Kryeministri Rama ndan pamjet: Durrës, ecim!

20 August 2025 at 15:06

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin e tij socal Facebook pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës. Me diçiturën ‘Durrës, ecim’, kryeministri ndau pamje nga disa zona të qytetit bregdetar të cilat janë zbrazur nga ndërtimet ilegale dhe nga zaptimi i territoreve të qytetarëve.

Aksioni për lirimin e hapësira publike ka nisur prej disa javësh në mbarë vendin, ku qytetarë dhe biznese të shumta kanë bashkëpunuar sipas rregullave për lirimin e mjediseve.

Krahas saj, kryeministria ka lançuar portalin ‘Hapësira ime publike’ ku qyetarët mund të raportojnë çdo rast ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Deri më tani, në këtë rubrikë janë raportuar 6187 raste nga qytetarë të ndryshëm, ku 1355 prej tyre kanë marrë zgjidhje dhe 4832 janë në proces.

Netanyahu akuzon kryeministrin australian për “tradhti ndaj Izraelit” pas njohjes së Palestinës

20 August 2025 at 14:48

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë tensionuar ndjeshëm, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi kryeministrin australian Anthony Albanese për “tradhti ndaj Izraelit” dhe për “braktisje të komunitetit hebre në Australi”.

Deklaratat e Netanyahut erdhën pas një sërë vendimesh të qeverisë australiane, përfshirë ndalimin e hyrjes në Australi për deputetin e ekstremit të djathtë izraelit Simcha Rothman, pjesë e koalicionit qeverisës të Netanyahut. Rothman ishte ftuar nga Shoqata Hebraike Australiane (AJA) për të folur në disa aktivitete në vend.

Në një reagim të fortë, Netanyahu e quajti Albanesen “një politikan të dobët” dhe tha se historia do ta mbajë mend për këtë qëndrim.

Si kundërpërgjigje ndaj ndalimit të Rothman, Ministria e Jashtme izraelite anuloi vizat për zyrtarët australianë pranë Autoritetit Palestinez dhe paralajmëroi se do të shqyrtojë me kujdes çdo kërkesë zyrtare të Australisë për hyrje në Izrael.

Ministri australian i Emigracionit, Tony Burke, e justifikoi ndalimin duke thënë se Australia mban një “qëndrim të ashpër ndaj kujtdo që vjen për të përhapur urrejtje e ndasi”. Ai shtoi se Netanyahu po “reakton me mllef” për shkak të vendimit të fundit të Australisë për njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, vendim i cili u bashkohet hapave të ngjashëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja.

Edhe lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, kritikoi ashpër qëndrimin e Netanyahut, duke e cilësuar si një “dhuratë” politike për kryeministrin australian. “Përplasja me Netanyahun sot e forcon çdo lider demokratik në botë,” shkroi Lapid në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Shoqata Hebraike Australiane (AJA) njoftoi se Rothman do të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara në mënyrë virtuale, duke shtuar: “Komuniteti hebre nuk do t’i nënshtrohet Tony Burke apo Penny Wong.”

Tensionet vijnë në një kohë kur Australia ka raportuar rritje të rasteve të antisemitizmit, ndërsa komuniteti hebre në vend përbën një nga më të mëdhenjtë për frymë në botë të të mbijetuarve të Holokaustit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të drejtuar nga Hamasi, më shumë se 62,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor. Izraeli nisi fushatën ushtarake pas sulmit të Hamasit, ku u vranë rreth 1,200 izraelitë dhe 251 të tjerë u morën peng. / abcnews.al /

Italianët “mësyjnë” Vlorën/ Shumica e turistëve janë nga Italia, pasojnë polakët

20 August 2025 at 14:17

Vlora mbetet e preferuara e italianëve gjatë verës. Turistët nga vendi fqinjë dominojnë në qytetin bregdetar. Por sipas operatorëve turistikë, këtë sezon ka edhe risi, sa i përket të huajve që zgjehdin Vlorën.

Të kërkojnë më shumë se thjeshtë akomodim. Ata nuk mjaftohen vetëm me vizita në qendrën historke apo plazhin e Vlorës. Guida disa ditore është e larmishme, me eksplorim të të gjithë bregun e Jonit.

Vlora mbetet një destinacion i rëndësishëm edhe për shqiptarët që pushojnë brenda vendit. Sipas të dhënave nga operatorët turistik qyteti bregdetar edhe këtë vit renditit si më i kërkuari. / abcnews.al /

❌
❌