Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 August 2025Main stream

“Procesi i 21 Janarit, drejt fundit”/ Idajet Beqiri: Berisha do të thirret për të dëshmuar

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:30

Avokati Idajet Beqiri thotë se procesi i 21 Janarit, është drejt fundit nga SPAK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij.

“Procesi i 21 janarit është drejt fundit, janë grumbullar provat. Në shtator do thirret edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, ish presidenti i Republikës, madje edhe ish kreu i opozitës asokohe. Berisha i ka njerëzit brenda atje në SPAK dhe ata e informojnë për procesin hetimor. Tashmë ka ardhur momenti ku ai nuk mund ta përballojë më këtë ngjarje. Ishte krim i mirëfilltë shtetëror, përgjegjësi kryesor ishte Sali Berisha. Ishte vrasje shtetërore, e urdhëruar prej tij. Serverat dhe kamerat, para se të fshiheshin, janë regjistruar dhe pasi janë regjistruar, janë fshirë. Janë regjistrimet, momentalisht, i ka në dosje SPAK, apo janë në dosje tjetër, faktikisht ato janë të regjistruara, janë të hedhur.”, theksoi ai./abcnews.al

Bajern e nis sezonin me trofe/ Bavarezët fitojnë Superkupën kundër Shtutgartit

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:17

Bajerni i Mynihut ka nisur me trofe sezonin e ri. Skuadra bavareze fitoi Superkupën e Gjermanisë, duke mundur në finale 2-1 Shtutgart.

Harri Kejn në pjesën e parë dhe Luiz Diaz në të dytën vulosën suksesin e kampionëve të Bundesligës.

Shtutgart vetëm sa zbuti humbjen me golin e Leveling në limitet e kohës së rregullt, ndërsa nuk prishi festën e bavarezëve që nisin sezonin e ri si Super kampionë të Gjermanis

Barcelona e nis si kampione/ Mund 0-3 Mallorca ne sfidën e parë në La Liga

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:04

Barcelona e nisi me një fitore të madhe sezonin e ri në La Liga.

Kampionët spanjollë mundën 3-0 Majorkën në transferte, ne nje sfide ku nuk munguan polemikat.

Rafinja në minutën e shtatë kaloi në epërsi Barcelonën, ndërsa më pas ishte Ferram Torres që dyfishoi shifrat. Por goli i sulmuesit spanjoll u shoqërua me protesta, pasi realizoi kur një prej rivalëve ishte i dëmtuar.

Sfida për Barcelonën u be më e lehtë, pasi vendasit e mbyllën pjesën e parë me nëntë lojtarë. Me të kuq u ndëshkua edhe Vedat Muriqi. Në limitet e kohes se rregullt, Lamin Jamal shënoi golin e tretë që vulosi fitoren e Barcelonës, që i jep një sinjal të fortë të gjithë rivalëve./abcnews.al

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare simboli i televizionit italian, Pippo Baudo

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:30

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raporton ANSA.

Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.

Lajmi u mësua nga ANSA nga burime pranë familjes dhe është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma.

Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian.

Pippo Baudo punoi për televizionin publik thuajse përgjatë gjithë karrierës së tij.

Before yesterdayMain stream

Itali/ 20-vjeçarja palestineze humb jetën pas evakuimit nga Gaza

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:46

Një palestineze 20-vjeçare që vuante nga kequshqyerja e rëndë e cila ishte evakuuar nga Gaza në Itali këtë javë, ka ndërruar jetë, sipas një spitali në Piza.

Gruaja, e cila sipas mediave italiane quhet Marah Abu Zuhri, arriti në Piza mbrëmjen e së mërkurës përmes një udhëtimi humanitar të qeverisë italiane.

Zuhri kishte shkuar në Itali me nënën e saj në një nga tre fluturimet e forcës ajrore italiane që mbërritën këtë javë me një total prej 31 pacientësh në gjendje kritike që vuanin nga sëmundje të rënda të lindura, plagë apo amputime, tha Ministria e Jashtme italiane.

Sipas spitalit, ajo kishte “një situatë shumë të ndërlikuar klinike” dhe ishte ”në një gjendje të thellë humbjesh organike”, thanë mjekët në një deklaratë.

Të premten, pasi iu nënshtrua analizave dhe trajtimit, ajo pësoi një krizë të papritur frymëmarrjeje dhe arrest kardiak duke ndërruar jetë.

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:18

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj janë akuzuar për mashtrim dhe korrupsion pasi kanë përdorur fondet publike për lidhjen e tyre të dyshuar romantike.

Të premten, prokurorët thanë se LaToya Cantrell pati një “marrëdhënie personale, intime” me Jeffrey Vappie nga tetori i vitit 2021, kur ai ishte pjesë e ekipit të saj të sigurisë, raporton BBC.

Nga ai moment deri në daljen e tij në pension në qershor të 2024-ës, dyshja janë akuzuar se kanë deklaruar që Vappie ishte ende në detyrë ndërsa ishin të përfshirë në “veprimtari personale”, përfshirë 14 udhëtime të ndara brenda dhe jashtë vendit.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar lidhur me pretendimet.

New Orleans ka reaguar për AP duke thënë se është në dijeni të akuzave dhe se këto të fundit po shqyrtohen nga avokati i kryebashkiakes.

Prokurorët federalë thanë se Cantrell dhe Vappie përdornin platformën WhatsApp duke aktivizuar fshirjen automatike të bisedave për të shkëmbyer mesazhe që të “vijonin mashtrimin e tyre”. kjo bëri që çifti ta fshihte lidhjen dhe veprimtarinë e paligjshme.

Merz: SHBA-të janë të gatshme për garancinë e sigurisë së Ukrainës

By: Re Nato
16 August 2025 at 22:02

SHBA-të janë gati për të qenë pjesë e garantuesve të sigurisë për Ukrainës, thotë kancelari gjerman Friedrich Merz.

Në një deklaratë për ZDF, ai u shpreh: “Lajmi i mirë është se Amerika është gati të marrë pjesë në garancitë e sigurisë dhe nuk po ua lë vetëm europianëve.”

Sa i përket udhëtimit të ardhshëm të Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, Merz tha se pas kësaj duhet të mbahet një takim tripalësh sa më shpejt të jetë e mundur mes Zelensky, Putin dhe Trump me synimin për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Nëse funksionon, ia vlen më shumë sesa një armëpushim”, tha ai.

Merz tha se Trump kishte lënë të kuptohej që Rusia dukej e gatshme për të negociuar bazuar te vijat e frontit të luftës sesa te kufijtë e rajoneve ukrainase për të cilat flet.

Ky është një ndryshim i madh sepse Rusia po merr territore që s’i ka pushtuar ende”, tha Merz.

Ai shtoi se Zelensky do të flasë të dielën me liderët europianë që do ta ndihmojnë të përgatitet për takimin.

“Do t’i japim disa këshilla të mira”, përmbylli ai.

Izraeli kërkon zhvendosjen e palestinezëve në Sudanin Jugor

By: Re Nato
16 August 2025 at 21:38

Sudani Jugor dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime për një marrëveshje që do të zhvendoste palestinezët nga Gaza e shkatërruar nga lufta në këtë vend afrikan. Ky plan u refuzua shpejt nga liderët palestinezë si i papranueshëm.

Ende nuk është arritur një marrëveshje, por bisedimet midis po vazhdojnë.

Sipas këtij plani, nëse do të zhvillohej më tej, palestinezët nga enklava e shkatërruar nga pothuajse dy vjet luftë me Izraelin do të zhvendoseshin në një vend në zemër të Afrikës, i cili vetë ka vuajtur për vite nga dhuna politike dhe etnike.

Këtë muaj, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se synon të zgjasë kontrollin ushtarak në Gaza, dhe këtë javë përsëriti propozimet që palestinezët të largohen vullnetarisht nga territori.

Liderët arabë dhe ata ndërkombëtarë kanë refuzuar idenë e zhvendosjes së banorëve të Gazës në ndonjë vend tjetër. Palestinezët thonë se kjo do të ishte si një tjetër “Nakba” (katastrofë), kur qindra mijëra u detyruan të ikin ose u përzunë gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948.

 

Rusi/ Zjarr në një fabrikë, 11 viktima dhe mbi 100 të plagosur

By: Re Nato
16 August 2025 at 21:11

Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi 130 të tjerë.

Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës.

Ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të tjerë u nxorën gjatë natës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, një punishte baruti në objekt u përfshi nga flakët dhe shkaktoi shpërthimin.

Nga të plagosurit, 29 mbetën në spital – 13 në Ryazan dhe 16 u transportuan në qendrat mjekësore në Moskë.

Autoritetet rajonale thanë se tre persona u shpëtuan nga nën rrënoja gjatë natës, ndërsa hetuesit nisën një hetim paraprak për shkakun e zjarrit.

Autoritetet lokale shpallën ditë zie në rajonin e Ryazanit.

“Flamujt do të ulen në të gjithë rajonin. Institucioneve kulturore, kompanive televizive dhe radiofonike dhe organizatave u është kërkuar të anulojnë ngjarjet argëtuese.”

Ndryshe, ishte shpërthimi i dytë vdekjeprurës në uzinën Elastik në më pak se katër vjet./abcnews.al

“Luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz”/ Vengu: Helikopterët e Forcës Ajrore dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në operacion

By: Re Nato
16 August 2025 at 20:18

Ministri i Mbrojjtes, Pirro Vengu thotë se dita e sotme ka qenë një luftë më nga ajri në Fushë Arrëz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër.”, shkruan Vengu./abcnews.al

Trump: Mund të ketë një takim Putin-Zelenky dhe të arrijmë marrëveshje për paqe

By: Re Nato
16 August 2025 at 20:14

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar një të shkëlqyer dhe të suksesshëm takimin me homologun rus, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump shprehet që nëse gjithçka shkon sipas plani, mund të ketë takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky dhe të arrihet marrëveshje për paqe.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe me disa udhëheqës evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, shumë të respektuar. U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt drejt një marrëveshje paqeje, e cila do të përfundojë luftën, dhe jo vetëm një marrëveshje për armëpushim, e cila shpeshherë nuk mbahet. Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pastaj do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, do të shpëtohen miliona jetë njerëzish. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, shkruan Trump./abcnews.al

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

By: Re Nato
16 August 2025 at 19:46

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur.

Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor.

Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet.

Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të dendur deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona fatkeqësie, shkruan BBC.

Në Buner, një i mbijetuar tha se përmbytjet mbërritën si “dita e fundit të botës”.

“Dëgjova një zhurmë të fortë sikur mali po rrëshqiste. Vrapova jashtë dhe pashë të gjithë zonën duke u dridhur, sikur të ishte fundi i botës”, tha Azizullah.

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”/ Nura: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

By: Re Nato
16 August 2025 at 19:24

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte shefi i Kremlinit.

Në një intervistë për “Edicioni qendror” në ABC News, Nura u shpreh se është arritur marrëveshje për shkëmbime territoresh, edhe pse nuk është bërë publike.

“Ky takim ishte 50 me 50 në rezultate, nga pikëpamja matematikore.  Në pikëpamje gjeopolitike më i fituar ishte Vladimir Putin. Putin nuk erdhi në një vend të BE, por në një shtet të rëndësishëm dhe doli fitimtar. Iu shtrua tapeti i kuq, u duartrokit nga Trump. Për mua është arritur një marrëveshje e madhe. SHBA do ta drejtojnë këtë organizim. Mendoj se marrëveshja është arritur në të gjitha dimensionet e saj. SHBA nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt. Do të kemi shkëmbime territoresh. Do kemi zgjidhje diplomatike. Unë besoj se po. Besoj se është sinjal për të gjithë globin, sepse konflikte të tilla nuk kemi vetëm në Ballkan.”, theksoi ai./abcnews.al

Putin kërkon territor/ Zbardhen kushtet: Marr Donetsk dhe ndërpres luftimet

By: Re Nato
16 August 2025 at 19:08

Asnjë progress domethënës nuk u bë në takimin e Alaskës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, por presidenti amerikan ka një mesazh të qartë për homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit duhet patjetër të pranojë një marrëveshje për paqen, pasi Rusia është një shtet më I fuqishëm se Ukraina.

“Duhet të bëni një marrëveshje. Rusia është një fuqi shumë e madhe, dhe Ukraina nuk është. Ukraina duhet të bjerë dakord, Presidenti Zelenskyy duhet të bjerë dakord. Tani është me të vërtetë në dorë të Presidentit Zelensky ta përfundojë”

Putin dhe Trump nuk thanë pas takimit të tyre se ccfarë u arrit konkretisht nga bisedimet, por mediat ndërkombëtare raportojnë se territoret e Ukrainës ishin pjesë e diskutimit.

Sipas mediave ndërkombëtare presidenti rus i tha homologut të tij amerikan se është gati të ngrijë konfliktin në vijat e frontit, në këmbim të rajonit lindor të Donetskut.

Nëse plotësohet ky kusht Putin tha se do të ngrijë vijën luftimet e frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë dhe nuk do të nisë sulme të reja për të marrë më shumë territor.

Ky veprim do t’i jepte Moskës kontrollin e plotë të një territori që e ka pushtuar që nga viti 2014 me ndimën e separatistëve.

Megjithatë pasi u informua nga Trump, Zelensky e refuzoi këtë kërkesë, pasi kushtetuta e vendit të tij nuk ia lejon këmbimin e territoreve. Pavarësisht kësaj, lideri ukrainas do të ishte i hapur për të diskutuar ccështjen e territorit gjatë një takimi me Trump në Uashington të hënën.

Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit ukrainas theksoi se asnjë vendim nuk duhet të merret pa Ukrainën, sidomos në lidhje me territorin e vendit.

Ndërkohë në reagimin e tij të parë publik që pas takimit me Trump, presidenti rus Putin tha se vizita e tij në Alaska ishte e dobishme dhe në kohën e duhur. Ai e quajti bisedën me homologun amerikan të sinqertë dhe thelbësore.

Putin u tha gjithashtu zyrtarëve se Rusia respekton qëndrimin e SHBA për konfliktin në Ukrainë.

Pas takimit të tyre të parë pas 7 vitesh, Putin dhe Trump dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, ku nuk pranuan pyetje nga gazetarët. Ata njoftuan se arritën të binin dakord për shumë pika, por të tjera mbeteshin ende për t’u diskutuar. Megjithatë ajo që gjithë bota po e pret në ankth nuk ndodhi: një marrëveshje për fundin e luftës në Ukrainë nuk u arrit./abcnews.al

Zjarret vazhdojnë të djegin Evropën, numri i viktimave rritet

By: Re Nato
16 August 2025 at 18:56

Zjarret vazhdojnë të digjen në të gjithë Evropën Jugore mes një vale të vapës së vazhdueshme që ka sfiduar përpjekjet për të kontrolluar flakët, ndërsa temperaturat pritet të rriten gjatë fundjavës.

Spanja aktualisht po lufton 14 zjarre të mëdha, sipas Virginia Barcones, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve të emergjencës.

“Sot do të jetë përsëri një ditë shumë e vështirë, me një rrezik ekstrem të zjarreve të reja”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Tre persona kanë vdekur në Spanjë si pasojë e zjarreve, përfshirë dy zjarrfikës vullnetarë.

Sanchez shprehu mbështetje për familjen e vullnetarit të dytë, i cili vdiq në një spital në Leon të enjten pasi pësoi djegie të rënda.

Agjencia kombëtare e motit AEMET paralajmëroi për rrezik ekstrem zjarri në pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë edhe vendet ku flakët më të mëdha po digjeshin në veri dhe perëndim.

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit në Alaskë

By: Re Nato
16 August 2025 at 18:39

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin për në Rusi, pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaska.⁣

“Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan avionin e presidentit rus gjatë rrugës së tij nga Alaska në Rusi”, shkroi Kremlini në Telegram.

Takimi i 15 gushtit midis Trumpit dhe Putinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret drejt dhënies fund të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Trump dhe Putini kanë diskutuar për gati tri orë në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë.

Trump ka thënë se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh” drejt dhënies fund të luftës, mirëpo ende nuk ekziston një marrëveshje.

Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – gjuha që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CGTN Europe (@cgtneurope)

Trump mbështet planin për lëshime territoriale në këmbim të paqes në Ukrainë

By: Re Nato
16 August 2025 at 18:19

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha udhëheqësve evropianë pas takimit të tij me Presidentin Vladimir të premten në Alaska, se ai mbështeste një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke u lëshuar territor rusëve, në vend që të përpiqej për një armëpushim, sipas dy zyrtarëve të lartë evropianë që u informuan për telefonatën.

Trump do ta diskutojë këtë plan me Presidentin Volodymyr Zelensky të hënën në Shtëpinë e Bardhë, dhe udhëheqësit evropianë janë të ftuar të marrin pjesë, thanë zyrtarët, duke folur me kusht anonimiteti për të diskutuar bisedimet private, shkruan New York Times.

Pas takimit të tij me Putin, Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe beson se një traktat i shpejtë paqeje mund të negociohet, për sa kohë që Zelensky pranon t’ia lëshojë pjesën tjetër të rajonit të Donbasit Rusisë, madje edhe ato zona që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse.

ZZelensky dhe udhëheqësit evropianë e kanë kundërshtuar fuqimisht një lëshim të tillë të tokës së pabanuar, e cila përmban gjithashtu linja të rëndësishme mbrojtëse dhe është e pasur me minerale.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një marrëveshje përfundimtare nuk mund të përfshijë që Kievi të bjerë dakord të lëshojë përgjithmonë ndonjë territor sovran ukrainas, gjë që do të shkelte Kushtetutën e Ukrainës./abcnews.al

Samiti me Trump në Alaskë, Putin: Ishte në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm

By: Re Nato
16 August 2025 at 17:55

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të shtunën se takimi i tij me Donald Trump në Alaska ishte “në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm”, shkruan CNN.

Udhëheqësi rus — duke vënë në dukje se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë” — tha se Rusia respektonte qëndrimin e administratës Trump në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Biseda ishte shumë e sinqertë dhe substanciale, dhe sipas mendimit tim, na afron më shumë me vendimet e nevojshme”, shtoi ai./abcnews.al

“Trump foli si Putin”/ Zyrtari ukrainas: Kjo është e rrezikshme

By: Re Nato
16 August 2025 at 17:35

Zyrtari i lartë ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duke propozuar që armëpushimi të zëvendësohet me një marrëveshje paqeje, në fakt ka marrë anën e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Fatkeqësisht, Trump ka marrë qëndrim si Putini, dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në parlamentin ukrainas.

Sipas tij, nën konceptin “marrëveshje paqeje”, Putini nënkupton disa “gjëra të rrezikshme” për Ukrainën.

“Në vizionin e Putinit, kjo do të thotë se Ukraina nuk do të hyjë në NATO, do të pranohen kërkesat absurde për denazifikim dhe demilitarizim, si dhe statusi i gjuhës ruse dhe Kishës Ortodokse Ruse”, shtoi Merezhko./abcnews.al

 

❌
❌