Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra ndalojnë lloje kancerogjene të manikyrit xhel

By: Iconstyle
25 August 2025 at 23:12

Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra do të ndalojnë disa lloje manikyri me xhel, sepse përmbajnë një përbërës kimik të quajtur TPO. Ky përbërës përdoret për ta tharë më shpejt xhelin nën dritën UV, por është shpallur i rrezikshëm për shëndetin. Është klasifikuar si i dëmshëm, veçanërisht për sistemin riprodhues. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur që ai të mos lejohet më në produktet kozmetike.

TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide) është një fotoiniciator, pra një substancë kimike që aktivizohet nën dritë UV ose LED dhe shkakton ngurtësimin e materialeve si xheli i thonjve. Për shkak të kësaj aftësie, ai është përdorur gjerësisht në industrinë e manikyrit me xhel. Megjithatë, studime toksikologjike kanë treguar se TPO ka veti të rrezikshme për shëndetin. Ai është kategorizuar nga Bashkimi Evropian si substancë CMR të kategorisë 1B – që do të thotë se konsiderohet kancerogjen, mutagjen ose toksik për riprodhimin.

Në rastin e TPO, shqetësimi kryesor lidhet me fertilitetin dhe shëndetin e sistemit riprodhues. Studimet laboratorike kanë treguar se ekspozimi ndaj këtij përbërësi mund të ndikojë negativisht në aftësinë për riprodhim. Megjithëse shumica e përdoruesve ekspozohen në doza të vogla përmes manikyrit me xhel, autoritetet evropiane e konsideruan të nevojshëm ndalimin, për shkak se rreziku akumulohet me përdorim të vazhdueshëm dhe afatgjatë.

Një tjetër shqetësim është se TPO mund të shkaktojë irritime të lëkurës dhe reaksione alergjike tek personat që janë të ndjeshëm. Në disa raste janë raportuar dermatite kontakti nga përdorimi i zgjatur i produkteve që e përmbajnë këtë përbërës. Përveç kësaj, për shkak të vetive të tij kimike, ekziston frika se mund të çlirojë përbërës të tjerë toksikë gjatë procesit të ngurtësimit me llambë UV.

Ndalimi i TPO është pjesë e një qasjeje më të gjerë të BE-së për të eliminuar gradualisht substancat e rrezikshme nga produktet kozmetike. Ky vendim nuk synon vetëm industrinë e bukurisë, por është pjesë e një politike të rreptë për mbrojtjen e shëndetit publik. Pas hyrjes në fuqi të rregullores, produktet që përmbajnë TPO nuk do të lejohen më në treg dhe përdorimi i tyre në sallonet e bukurisë do të konsiderohet i paligjshëm.

Ky ndryshim tregon qartë se edhe produkte që duken të padëmshme, si manikyri me xhel, mund të mbajnë pas vetes rreziqe serioze shëndetësore. Autoritetet ndërkombëtare paralajmërojnë se konsumatorët duhet të jenë gjithnjë më të vëmendshëm përbërësve që përmbajnë produktet e tyre të përditshme të bukurisë dhe të informohen mbi efektet e tyre afatgjata.

The post Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra ndalojnë lloje kancerogjene të manikyrit xhel appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

A duhet t’i vendosim fëmijëve emrat e gjyshërve?

By: Iconstyle
25 August 2025 at 17:41

Në shumë familje shqiptare, edhe sot e kësaj dite, një fëmijë i porsalindur merr emrin e gjyshit ose të gjyshes. Është një zakon i vjetër, që vjen nga kohë kur familja shihej si një trung i pandarë dhe çdo brez ishte një degë e re që duhej të mbante me vete kujtimin e të kaluarës. Emri ishte një formë nderimi, një shenjë respekti për ata që e kishin mbajtur familjen gjallë. T’i vendosje një fëmije emrin e gjyshit ishte si të lije një pjesë të përjetshme të tij të vazhdonte të jetonte.

Ky zakon ka një bukuri të veçantë. Emri i gjyshit apo gjyshes i jep fëmijës një histori para se ai vetë të ketë shkruar të vetën. Është si një fill i padukshëm që lidh brezat, një kujtesë e heshtur që askush nuk jeton më kot. Shpesh këta emra janë të ngarkuar me kuptime të forta: lidhen me ngjarje historike, me besime popullore, me virtyte që familja i vlerëson. Kur dikush rritet me një emër të tillë, mund të ndjejë krenari, sepse mban mbi vete kujtimin e një njeriu që ka qenë i dashur, i respektuar, ndoshta edhe një figurë që la gjurmë.

Megjithatë, kjo traditë ka edhe anën e saj më të vështirë. Në shoqërinë e sotme, ku prindërit e rinj kërkojnë origjinalitet, dëshirojnë që fëmija i tyre të ketë një emër modern, unik, që lidhet me shijet dhe ëndrrat e tyre, shpesh emri i gjyshërve shihet si kufizim. Ka raste ku emrat e vjetër, të rëndë në tingull apo të huaj për kohën, u ngjajnë fëmijëve si barrë.

A duhet ruajtur kjo traditë, apo duhet lënë të shuhet me kohën?

Ndoshta përgjigjja nuk është bardhë e zi. Ka prindër që zgjedhin të vendosin emrin e gjyshit sepse duan të mbajnë të gjallë kujtimin e tij dhe kjo është një zgjedhje me dashuri. Ka të tjerë që zgjedhin emra krejt të rinj, sepse duan t’i japin fëmijës një identitet të pavarur, të lidhur me botën ku ai do të rritet. Ka edhe raste kur prindërit bëjnë kompromis: përdorin emrin e gjyshit si emër të dytë, duke e mbajtur në dokumente, ndërsa përditë përdorin një emër tjetër më të thjeshtë ose më modern. Zbukurimet gjithashtu nuk janë një ide për t’u neglizhuar.

E rëndësishme është që emri të mos bëhet kurrë peshë. Një emër duhet të jetë dhuratë, jo barrë. Ai duhet t’i japë fëmijës ndjesinë e përkatësisë, por jo të ndalë fluturimin e tij. Në fund të fundit, emri është gjëja e parë që mbajmë nga lindja dhe e fundit që mbetet kur largohemi. Ta zgjedhësh me kujdes është një akt dashurie, qoftë duke respektuar gjyshërit, qoftë duke u bërë kreativ me një emër të ri.

Traditat nuk janë pengesë kur i ruajmë me zemër të hapur, por ato kthehen në barrë kur ndihen si detyrim i verbër. Ndoshta thelbi nuk është tek emri vetë, por tek arsyeja pse e vendosim atë. A e bëjmë për dashuri, apo vetëm për të mos thyer një zakon? Sepse, në fund, fëmijët nuk janë trashëgimi emrash, ata janë histori të reja që presin të shkruhen!

The post A duhet t’i vendosim fëmijëve emrat e gjyshërve? appeared first on iconstyle.al.

Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like”

By: Iconstyle
25 August 2025 at 14:18

Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë e një sfide, ndezi zemërimin e publikut. Pamja mund të duket si një shaka e thjeshtë, një moment argëtues për ndjekësit, por në të vërtetë është pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm: fëmijët po kthehen në mjete për klikime, pa asnjë ndjeshmëri për pasojat që kjo sjell tek ata.

Nuk janë të pakëta blogeret që kanë kthyer në “biznes” vetë fëmijët e tyre dhe i ekspozojnë ata edhe në situatat më delikate e private të përditshmërisë, pa menduar gjatë për pasojat që lë ky ekspozim në psikologjinë dhe rritjen e tyre.

Në këtë moshë, fëmijët janë në fazën më të brishtë të zhvillimit. Çdo përvojë e tyre, e mirë apo e keqe, lë gjurmë. Një shtyrje, një goditje, një përdorim i imazhit të tyre për “humor” ose për spektakël nuk është “lojë” për ta. Është një eksperiencë reale që trupi dhe kujtesa emocionale e regjistrojnë. Dhe kur kjo ndodh përpara një kamere, duke u shndërruar në argëtim publik, përjetimi bëhet edhe më i rëndë: fëmija nuk po trajtohet si qenie me ndjenja, por si “material për ndjekës”.

Sociologia Entela Binjaku e ka përkufizuar qartë këtë fenomen:

“Një pjesë e madhe e të miturve janë mjaft të tërhequr nga platformat sociale, sepse ato janë të pamundura për t’u shmangur. Ndër pasojat negative që përjetojnë të miturit janë shpërqendrimi, humbja e vëmendjes, rënia e disiplinës… Ndodh që edhe ata vetë tentojnë të imitojnë modelet që shohin, por kjo njohje në rrjet iu kthehet në boomerang.”

Ky “boomerang” është thelbi i problemit. Shkenca ka treguar se fëmijët që ekspozohen ndaj dhunës së hershme, edhe në forma të lehta, rriten me më shumë pasiguri, ankth dhe vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme.

Në të njëjtën kohë, ky normalizim i dhunës nuk prek vetëm fëmijët që përdoren në video, por edhe ata që i shohin ato. Një fëmijë që sheh bashkëmoshatarin e tij të shtyhet dhe të qeshet për këtë, mëson se sjellja e dhunshme është e pranueshme. Dhe kështu nis një cikël ku bullizmi dhe agresioni nuk duken më të papranueshme, por si pjesë e lojës së përditshme.

Ndërkohë, platformat e rrjeteve sociale e shpërblejnë këtë sjellje: një video e tillë bëhet virale, merr mijëra klikime dhe komente. Por çfarë mbetet pas? Për influencuesin, një moment famë që do të shuhet kur trendi i radhës të vijë. Për fëmijën, një kujtim i hidhur që nuk fshihet dot me “like”. Një ndjesi e hershme se nuk ishte i mbrojtur, se u përdor për të qeshur të tjerët. Dhe kjo është traumë që mund ta ndjekë gjatë gjithë jetës.

Përdorimi i fëmijëve për klikime është problem shëndeti publik. Studimet ndërkombëtare tregojnë se ekspozimi i hershëm në rrjete sociale, sidomos në përmbajtje tallëse apo dhunuese, lidhet me rritje të ndjeshme të rasteve të ankthit, depresionit dhe madje edhe mendimeve vetëvrasëse tek adoleshentët. Nuk është më çështje “sa ndjekës keni”, por “sa plagë lini pas”.

Fëmijëria duhet të jetë hapësira e sigurisë, ku një fëmijë mëson dashurinë, ndjeshmërinë dhe besimin. Kur kjo hapësirë prishet dhe kthehet në skenë për spektakël publik, atëherë jo vetëm fëmija dëmtohet, por e gjithë shoqëria humbet. Sepse rrit një brez që mëson se vlera e tyre matet me klikime dhe jo me kujdesin e dhënë.

Prandaj, çdo video ku një fëmijë përdoret për argëtim është një akt dhune të cilin nuk duhet ta normalizojmë.

A do të vazhdojmë të qeshim me trauma të vogla që kthehen në plagë të mëdha, apo do të zgjedhim të mbrojmë fëmijët tanë nga etja e pashpirt për famë?

The post Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like” appeared first on iconstyle.al.

“E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos

By: Iconstyle
24 August 2025 at 23:25

Ngjarja makabre në Volos, ku 40-vjeçari shqiptar vrau bashkëshorten e tij, Marjola Nakolecin, po zbardh gjithnjë e më shumë detaje tronditëse. Motra e viktimës ka dëshmuar për mediat greke se 36-vjeçarja kishte duruar prej vitesh dhunë fizike dhe seksuale nga bashkëshorti i saj.

Sipas saj, burri e përdhunonte dhe e linte qëllimisht shtatzënë për ta mbajtur të lidhur dhe për ta penguar të divorcohej. “Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh. Ai e kërcënonte se nëse divorcohej, do të bënte më keq”, tha motra e viktimës.

Ajo tregoi se marrëdhënia e çiftit nisi në moshë të re, por gjithçka ndryshoi sapo ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. U bë abuziv, e rrihte”, u shpreh ajo, duke shtuar se dhuna ndodhte edhe para syve të fëmijëve. “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbyllni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, deklaroi motra.

Familja e dinte situatën, por asnjëherë nuk kishte bërë denoncim zyrtar. “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. I thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, edhe financiarisht, por ajo nuk mundi të përballonte”, rrëfeu ajo me dhimbje.

Pas vrasjes së 36-vjeçares, autori u arratis dhe u fsheh për më shumë se 24 orë. Ai u gjet nga policia në një parcelë pranë shtëpisë, duke mbajtur rroba të tjera që dyshohet se i kishte marrë nga kazanët e plehrave. Gjatë arrestimit, dëshmitarët thonë se ai bërtiste: “I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”.

Në trupin e tij nuk u gjetën as telefoni celular dhe as arma e krimit. Ndërkohë, trupi i Marjolës është dërguar në Selanik, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Një histori e mbushur me vite dhune, frikë dhe abuzim, që përfundoi në mënyrën më tragjike.

The post “E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

test 200 words

By: Iconstyle
23 August 2025 at 19:57

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

The post test 200 words appeared first on iconstyle.al.

Nga kafeja te kristalet: Paleta që do të të shoqërojë këtë vjeshtë 2025

By: Iconstyle
22 August 2025 at 14:35

Nëse do të përditësosh garderobën tënde këtë vjeshtë, mos e nis nga trikot apo palltot, nis nga ngjyrat. Sepse vjeshta 2025 nuk vjen me tone të zakonshme, por me një paletë që duket sikur ka dalë nga një kombinim i kujdesshëm mes natyrës, nostalgjisë dhe guximit modern.

Nga Brandied Melon, një portokalli e butë me tone pikante, te Lyons Blue, një blu e thellë dhe e rafinuar, këtë sezon është e pamundur të mos gjesh një ngjyrë që të flet në gjuhën tënde. Damson sjell glamurin e një lejleku të pasur, ndërsa Winterberry të jep ndjesinë e një pasditeje të ngrohtë me verë të kuqe në dorë. Të gjitha këto ngjyra kanë diçka të përbashkët: të ftojnë të guxosh, por pa dalë nga vetja.

Ajo që e bën këtë sezon akoma më interesant është se këto nuanca të thella dhe të ngrohta kombinohen në mënyrë perfekte me aksesorë. Një orë Swatch në nuancë Bronze Brown mund të jetë pikërisht detaji që e lidh një veshje neutrale me trendin e vjeshtës. Ose një palë syze Swatch me lente në ngjyrë Poppy Red, për ata që duan të thonë diçka pa folur.

Nëse të pëlqen më shumë eleganca sesa eksperimentimi, atëherë Swarovski të vjen në ndihmë me bizhuteri që i përgjigjen shkëlqimit të këtyre ngjyrave. Një varëse me kristal në nuancë Dusty Pink ose një byzylyk i artë që i bie në kontrast Chartreuse-it të gjelbër do të krijojë një kombinim që vërtet tërheq vëmendje.

E bukura e kësaj palete është se nuk të detyron të zgjedhësh mes ngjyrave të forta dhe atyre të zbehta, i përfshin të dyja. Mund të luash me kontraste ose të qëndrosh te një ton i vetëm nga koka te këmbët. Dhe kur veshja është e thjeshtë, një aksesor i menduar mirë e bën gjithë diferencën.

Në vend që të vraposh pas trendeve të momentit, këtë vjeshtë zgjidh të ndërtosh një stil që flet për ty. Dhe për fat, s’ke pse shëtit dyqanet me orë të tëra, në ByBest Shop i ke të gjitha me një klik. Ngjyrat janë gati. Mjafton të zgjedhësh cilës do t’i japësh zë këtë sezon.

The post Nga kafeja te kristalet: Paleta që do të të shoqërojë këtë vjeshtë 2025 appeared first on iconstyle.al.

Veshjet imitim të firmave luksoze ndalohen në Shqipëri: Ligji i ri i jep fund tregut “fake firmato”

By: Iconstyle
21 August 2025 at 14:49

Nuk janë të pakta rastet që kanë mbërritur në redaksinë e Iconstyle vitet e fundit, ku qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar biznese të papërgjegjshme apo dashakeqe që përfitojnë duke shitur mallra të falsifikuara. Me premtimin e “firmave origjinale” dhe çmimeve të ulëta, shumë prej tyre kanë mashtruar konsumatorët shqiptarë, duke i pajisur me produkte pa cilësi, të cilat nuk kanë as garanci, as vlerë të vërtetë. Ky realitet ka kthyer Shqipërinë në një treg të mbushur me “imitime luksi”, ku Gucci, Louis Vuitton apo Dior janë bërë emra të zakonshëm në reklama online, por në fakt shumica e produkteve ishin “fake”.

Me hyrjen më në fund në fuqi të ligjit të ri për markat tregtare më 16 gusht, kjo situatë pritet të ndryshojë ndjeshëm. Teksa deri dje ishte e zakonshme të porositje online një çantë “imitim të parë” ose të gjeje në rrugicat e qyteteve dyqane që shisnin rroba të stampuara me logo firmash botërore, tani çdo mall i tillë do të ndalet në pikat doganore. Ligji i ri i bën të paligjshme importin dhe eksportin e produkteve që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, duke i dhënë fund një tregu të ndërtuar mbi mashtrim dhe fitim të padrejtë.

Përveç tregtarëve, rregullat prekin edhe udhëtarët. Kushdo që hyn në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësore apo detare, mund të ketë me vete vetëm mallra jo tregtare, brenda kufijve duty free dhe pa tregues të dyshimtë. Pra, edhe një çantë apo një palë këpucë të blera jashtë vendit, nëse janë imitime të markave të njohura, rrezikojnë të konfiskohen nga dogana.

Ky ligj sjell disa risi të rëndësishme. Ai i njeh pronarëve të markave të famshme jo vetëm të drejtën për të ngritur padi kundër imituesve, por edhe për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet që u janë shkaktuar. Në nenin 87 parashikohet qartë se çdo përdorim i paautorizuar i një marke të mbrojtur mund të penalizohet, duke detyruar abuzuesit të paguajnë shumat përkatëse. Për më tepër, pronarët e markave kanë mundësinë të kërkojnë nisjen e hetimeve zyrtare pranë Drejtorisë së Pronësisë Industriale, nëse konstatojnë ngjashmëri të rrezikshme me markat e tyre.

Shqipëria ka vite që është kthyer në një “qendër tregtare” për mallrat e falsifikuara, duke rivalizuar tregje si ai turk. Dyqane fizike, por sidomos ato online në rrjete sociale, kanë ofruar çanta, syze, këpucë dhe veshje me logot e firmave luksoze, duke i prezantuar si “imitime të para”. Për shumë konsumatorë, këto produkte ishin e vetmja mundësi për të pasur një “luksoz” në garderobë, por në të vërtetë ishin një mashtrim i pastër.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2024 Dogana shqiptare ka sekuestruar mbi 40 mijë produkte të falsifikuara. Por ky numër tregon vetëm sipërfaqen e problemit, pasi pjesa më e madhe e mallrave kanë hyrë lirshëm dhe janë shitur pa kontroll.

Përfitimi nga tregu i produkteve “fake” nuk ka qenë vetëm një çështje estetike apo mode, por një problem serioz ekonomik. Nga njëra anë, bizneset e ndershme që importojnë mallra origjinale janë dëmtuar drejtpërdrejt, duke humbur klientë. Nga ana tjetër, konsumatorët shqiptarë janë mashtruar, duke paguar për produkte të cilat nuk kanë as garanci dhe shpesh janë të dëmshme për shëndetin, sidomos në rastin e kozmetikës apo këpucëve me materiale toksike.

Një Shqipëri pa treg të mallrave “fake” do të thotë një treg më transparent, më i ndershëm dhe më i sigurt për konsumatorin.

Megjithatë, sfida e vërtetë do të jetë zbatimi. Ligjet janë vetëm në letër nëse institucionet nuk kanë kapacitetin dhe vullnetin për t’i zbatuar. Nëse doganat, policia dhe Drejtoria e Pronësisë Industriale nuk do të kenë një kontroll të rreptë, ekziston rreziku që tregu “fake firmato” të gjejë sërish rrugë alternative.

Për momentin, vendimi është një goditje e rëndësishme ndaj gjithë atyre që kanë pasuruar veten duke shitur mashtrime të mbështjella me logot e firmave botërore. Dhe për konsumatorët shqiptarë, ky është një hap drejt një tregu më të pastër, më të drejtë dhe me më shumë garanci.

The post Veshjet imitim të firmave luksoze ndalohen në Shqipëri: Ligji i ri i jep fund tregut “fake firmato” appeared first on iconstyle.al.

Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

By: Iconstyle
21 August 2025 at 13:59

Naun Shundi, një nga figurat më të dashura të teatrit dhe regjisë shqiptare, sot po lufton me sëmundjen më të rëndë. Ndodhet në një spital në Francë, ku po merr mjekim të specializuar, por përballja e tij nuk është vetëm me sëmundjen. Është edhe me heshtjen e një vendi që i ka duartrokitur aktorët e tij për dekada, por i harron në momentet më të vështira.

Vajza e tij, Rea Shundi, reagoi e tronditur publikisht, duke akuzuar Teatrin Kombëtar, institucionin ku i ati dha shpirt dhe jetë mbi 46 vite, për indiferencën e plotë.

“Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, familja e tij është detyruar të hapë një llogari në “Gofundme” për të mbledhur fondet e mjekimit, sepse shpenzimet janë të papërballueshme. Ky fakt i hidhur na vendos përballë një realiteti të pashmangshëm: në Shqipëri, artistët që i dhanë shpirt kulturës, në pleqëri ose në sëmundje, mbeten vetëm.

Dhe nuk është hera e parë. Vetëm pak kohë më parë u mësua se Tinka Kurti, “zonja e madhe” e skenës dhe kinemasë shqiptare, një ikonë me mbi 260 role në teatër dhe 95 role në film, ndodhet sot në një shtëpi pleqsh. Një aktore që ndërtoi historinë e artit shqiptar, që na dha figura të paharrueshme dhe na mësoi ç’është shpirti, është sot e harruar nga shteti.

Por Tinka dhe Shundi nuk janë të vetmit. Historia shqiptare është e mbushur me artistë që u larguan nga kjo botë në harresë, pa një falënderim, pa një titull, pa një shenjë mirënjohjeje. Lista është e gjatë dhe e dhimbshme:

Mirush Kabashi, mjeshtër i poezisë dhe skenës, u nda nga jeta në dhjetor 2023, pa marrë as minimumin e kujdesit institucional. Mimika Luca, një nga themelueset e Teatrit Kombëtar, ndërroi jetë në shkurt 2023, duke u përcjellë me shumë më tepër heshtje sesa mirënjohje. Vladimir Prifti, regjisori dhe skenaristi i njohur, u largua në nëntor 2023, pothuajse i anashkaluar nga ata që dikur e kishin bashkëpunëtor.

Dhe vetëm pak ditë më parë, në gusht 2025, u nda nga jeta Zija Grapshi, aktor i dashur i Teatrit të Kukullave, që dha mbi gjysmë shekulli art për breza të tërë, por u harrua gjallë nga shteti. Margarita Xhepa, që edhe pse një ikonë e artit dhe ende gëzon jetë, shpesh është përdorur më shumë për propagandë sesa është mbështetur; Dhimitër Orgocka, që u shua në vetmi, e shumë e shumë të tjerë.

Ky është modeli i një shteti që i përdor artistët për festivale, për propagandë, për ceremoni, por nuk i qëndron pranë kur kanë më shumë nevojë. Një shtet që ndan dekorata pas vdekjes, por nuk ofron as minimumin e respektit gjallë. Një shtet që organizon homazhe me kurora lulesh, por nuk paguan as barnat e tyre kur jetojnë.

Kjo është fytyra e vërtetë e turpit tonë. Ne i kemi lënë artistët të varrosen gjallë në harresë dhe në mjerim. Dhe kur vdesin, mbajmë fjalime të bukura, qajmë lot publikë dhe e përdorim kujtimin e tyre për të bërë politikë.

Rasti i Naun Shundit është një thirrje e fortë: sa artistë të tjerë do të lëmë të ikin në këtë mënyrë? Sa Tinka të tjera do të përfundojnë në azile, sa Sandër Prosi të tjerë do të vdesin të harruar, sa herë do të përsërisim të njëjtin turp?

Sepse një komb që nuk i respekton artistët gjallë, është një komb që ka varrosur shpirtin e vet!

The post Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

By: Iconstyle
21 August 2025 at 00:30

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve

Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim. Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të vitit 2023, Caprio bëri publike diagnozën e tij dhe iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 ai festoi përfundimin e trajtimit me një ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, ai publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, ai u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga viti 1985 deri në pensionimin e tij në vitin 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: ai u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

The post Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin appeared first on iconstyle.al.

Cili shtet i ngjan më shumë shenjës tënde të horoskopit?

By: Iconstyle
20 August 2025 at 15:55

Shenjat e horoskopit kanë tiparet e tyre unike, por po të ishin shtete, cilit vend do t’i ngjanin më shumë? Ja si përkthehen shenjat në vende, sipas karakterit që i përfaqëson:

 

Akrepi – Rusia
Sekret, i fortë dhe misterioz. Rusia dhe Akrepi të japin gjithmonë ndjesinë “mos u përziej me mua”. Të dy janë besnikë vetëm me rrethin e ngushtë, gjithmonë me një axhendë të fshehtë që nuk e kupton dot kurrë plotësisht.

Ujori – Japonia
Gjithmonë përpara kohës, me ide dhe teknologji që mahnisin botën. Japonia është e qetë në dukje, por brenda ka një kulturë intensive. Ashtu si Ujori, që shpesh duket i ftohtë, por kur flet për një pasion të vetin, të mbërthen me debat pa fund. Dhe po, shpesh mendon se është më i zgjuari në dhomë.

Dashi – Shtetet e Bashkuara
I zhurmshëm, konkurrues dhe gjithmonë i bindur se është numri një. Amerika e sheh veten si “personazhi kryesor” i botës. Njësoj si Dashi, i cili do gjithmonë të niset i pari, të nisë trendet, bizneset apo edhe konfliktet.

Demi – Franca
Shenjë e luksit, dashurisë dhe shijes. Demi është i fiksuar pas ushqimit, verës dhe bukurisë. Në Francë, ushqimi është fe. Dhe si Demi, kur dashuron, dashuron fort – ndonjëherë edhe më shumë seç duhet.

Shigjetari – Australia
Aventurier, i çmendur dhe gjithmonë gati për një histori të re. Australia është plot aventura të egra, njësoj si Shigjetari që nuk jeton dot pa emocione dhe pa një histori për të treguar. Nuk i pëlqen drama, por adhuron kaosin. Dhe nëse nuk e mban të stimuluar, zhduket pa paralajmërim.

Peshorja – Spanja
E dashur, flirtuese dhe gjithmonë e shoqërueshme. Në Spanjë, vakti kthehet në festë, ashtu si tek Peshorja që nuk lodhet kurrë së foluri dhe do t’i mbajë të gjithë të lumtur. Peshorja është paqeruajtëse, por edhe një biseduese e pandalshme deri në mesnatë.

Peshqit – India
Spiritualë, emocionalë dhe ëndërrimtarë. India është vendi i meditimit, yogës dhe lidhjes me diçka më të madhe se vetja. Njësoj si Peshqit, që shohin gjithmonë të mirën tek të tjerët, por shpesh përfundojnë me zemrën e thyer.

Bricjapi – Gjermania
I disiplinuar dhe këmbëngulës. Gjermania është shembulli i ringritjes pas çdo rrëzimi, gjithmonë më e fortë. Ashtu si Bricjapi, që nuk e do vëmendjen, por arrin gjithçka me punë të heshtur dhe vendosmëri të hekurt.

Virgjëresha – Zvicra
E fiksuar pas pastërtisë dhe perfeksionit. Zvicra është sinonim i rregullit dhe neutralitetit. Po ashtu edhe Virgjëresha: nuk relaksohet pa i vënë gjërat në vend, është shumë selektive dhe nëse nuk e bind, ta pret pa u menduar dy herë.

Gaforrja – Italia
Familjare, emocionale dhe plot dashuri. Në Itali, darkat zgjasin me orë të tëra sepse ushqimi është dashuri dhe familja është gjithçka. Gaforrja kujdeset për ata që do, por kur i mban emocionet brenda për shumë gjatë, shpërthen dhe të bën të largohesh me vrap.

Luani – Afrika e Jugut
Mbreti i xhunglës, i lidhur me krenarinë, kulturën dhe diellin. Në Afrikën e Jugut jetojnë luanët, dhe Luanët janë të sunduar nga dielli. Janë krenarë, dramatikë dhe të kujdesshëm me kë lejojnë në botën e tyre.

Binjakët – Brazili
Energjikë, të shoqërueshëm dhe plot surpriza. Brazili është samba, festa dhe kaos. Por është edhe muzikë e thellë, tradita dhe ndjeshmëri. Binjakët janë njësoj: karizmatikë dhe magnetikë, por me humor që ndryshon nga një moment në tjetrin.

 

Secila shenjë është si një vend më vete: plot histori, kulturë dhe tipare që të bëjnë të ndalosh e të mendosh… a i ngjan shenja jote vërtet këtij shteti?

The post Cili shtet i ngjan më shumë shenjës tënde të horoskopit? appeared first on iconstyle.al.

Pse kur kalon kohë me një partner, çuditërisht filloni të ngjani?

By: Iconstyle
19 August 2025 at 21:01

Është një nga ato gjëra që shpesh i vëmë re pa e kuptuar: pas disa vitesh bashkë, partnerët duken sikur fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit. Jo vetëm në sjellje, por edhe në fytyrë, në mënyrën si buzëqeshin apo si reagojnë. Shkenca ka disa shpjegime për këtë fenomen interesant.

Së pari, njerëzit kanë prirjen të zgjedhin partnerë që u ngjajnë që në fillim. Jo gjithmonë është e vetëdijshme, por tërheqja shpesh lidhet me tipare të ngjashme fizike, prejardhje, kulturë dhe madje edhe me ngjashmëri në shprehjet e fytyrës. Me kalimin e kohës, ky afrim bëhet edhe më i dukshëm.

Ekziston edhe ideja e “pasqyrimit” të pandërgjegjshëm. Kur jeton pranë një personi, fillon të përshtatesh me të, të marrësh gjestet e tij, mënyrën si reagon ndaj gëzimit apo shqetësimit. Nëse një çift qesh shumë bashkë, linjat e buzëqeshjes mund të shfaqen në të njëjtat vende. Nëse kalojnë sfida, mimikat e tensionit krijojnë shenja të ngjashme. Jeta e përbashkët bëhet si një lloj koreografie, ku fytyrat fillojnë të tregojnë të njëjtën histori.

Ka edhe faktorë më të thjeshtë, si dieta, zakonet, mënyra e jetesës dhe ekspozimi në të njëjtat kushte mjedisore. Çifti ha të njëjtën ushqim, bën të njëjtat aktivitete, jeton në të njëjtën klimë, ndaj trupi dhe pamja përshtaten në mënyrë të ngjashme.

Por ndoshta arsyeja më e bukur është kjo: kur dy njerëz ndajnë vite të tëra dashurie, gëzime, tensione dhe kujtime, fytyrat e tyre bëhen pasqyra të njëri-tjetrit. Ngjashmëria nuk është thjesht fizike, por emocionale. Në fund të fundit, nuk është se fillon t’i ngjash partnerit, por fytyra jote bëhet dëshmi e historisë që keni jetuar bashkë.

The post Pse kur kalon kohë me një partner, çuditërisht filloni të ngjani? appeared first on iconstyle.al.

Kafeja mund të na ndihmojë të qëndrojmë të rinj, por ka një kusht!

By: Iconstyle
19 August 2025 at 18:11

Një filxhan kafe në mëngjes është shumë më tepër sesa një zakon. Është aroma që zgjon shtëpinë, çasti i parë i qetësisë përpara se dita të nisë me vrull, është preteksti për një takim apo thjesht një hap i vogël që na bën të ndihemi më njerëzorë. Por pas këtij rituali të përditshëm, shkenca sapo ka zbuluar një sekret që e bën kafenë edhe më magjike: ajo mund të ndikojë në vetë mënyrën se si plaken qelizat tona.

Një studim i publikuar në revistën Microbial Cell tregon se kafeina aktivizon një mekanizëm të lashtë biologjik të quajtur AMPK, që studiuesit e njohin si “butoni i jetëgjatësisë”. Ky mekanizëm funksionon si një roje energjie: kur qelizat ndihen të lodhura, të dëmtuara apo nën stres, AMPK ndizet për t’i rikthyer në ekuilibër, për të riparuar ADN-në dhe për t’i ndihmuar të mbijetojnë më gjatë.

Është e mrekullueshme të mendosh se ky proces nuk është diçka e rastësishme. I njëjti mekanizëm aktivizohet kur ushtrohemi, kur agjërojmë apo kur ndjekim një mënyrë jetese të shëndetshme. Dhe ja ku futet kafeja, si një rrugë e ëmbël dhe e këndshme për të ndezur këtë çelës biologjik që lidhet me jetëgjatësinë. Nuk është për t’u habitur që media ndërkombëtare e ka cilësuar këtë zbulim si një nga historitë më intriguese të vitit: “Filxhani yt i kafesë ndez një mekanizëm të lashtë jetëgjatësie”, shkruan ScienceDaily, ndërsa New York Post paralajmëron me një ton provokues: “Kafeja mund t’ju ndihmojë të qëndroni të rinj – por ka një kusht”.

Ky kusht është ekuilibri. Sepse, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, edhe kafeina ka dy anët e saj. Nga njëra anë, ajo i bën qelizat më rezistente ndaj plakjes, por nga ana tjetër, mund t’i shtyjë të ndahen më shpejt edhe kur nuk janë gati, duke rritur rrezikun e dëmtimeve. Është një lojë e hollë mes mbrojtjes dhe rrezikut, që e bën kafenë edhe më interesante: një pije që flet me gjuhën e qelizave tona dhe luan me kohën në mënyra të padukshme.

Ndoshta ky është shpjegimi pse kafeja nuk është thjesht një pije, por një metaforë e gjallërisë, rinisë dhe përjetësisë. Një filxhan që e ndajmë me veten ose me të tjerët, por që në thelb është një përqafim i vogël i jetës. Dhe ndoshta tani, pasi e dimë sekretin e saj shkencor, çdo mëngjes me kafe bëhet edhe më i çmuar.

The post Kafeja mund të na ndihmojë të qëndrojmë të rinj, por ka një kusht! appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian

By: Iconstyle
16 August 2025 at 21:38

Legjenda e ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo, i lindur më 7 qershor 1936, ishte një nga prezantuesit më të njohur dhe më të dashur të televizionit italian, me një karrierë që u shtri në më shumë se gjashtë dekada.

Përveç prezantimit, ai ka qenë edhe drejtor artistik dhe president i Teatro Stabile di Catania. Në vitet 1970, ai kontribuoi në krijimin e kanalit privat “Antenna Sicilia” në Catania. Pas një përplasjeje me presidentin e RAI-t, Enrico Manca, në vitin 1987 ai u zhvendos në Mediaset, ku prezantoi emisionin “Festival”. Megjithatë, më pas u rikthye në RAI me programe të suksesshme si “Gran Premio” dhe “Serata d’Onore”.

Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij ndodhi në hapjen e Festivalit të Sanremos në vitin 1995, kur ai ndërhyri për të shpëtuar jetën e një burri që tentoi vetëvrasjen në sallë, duke marrë duartrokitjet e fuqishme të publikut.

Në vitin 1999, ai u angazhua me Rai Tre në programin “Giorno dopo Giorno”, më pas “Novecento”. Në vitin 2002, iu besua sërish drejtimi i Festivalit të Sanremos, së bashku me Manuela Arcuri dhe Vittoria Belvedere, pas dështimit të edicionit të mëparshëm.

Pas një shkëputjeje, në vitin 2005 ai u rikthye në RAI me “Sabato Italiano” dhe mori drejtimin e “Domenica In” për herë të tetë, program që e kishte prezantuar më parë edhe gjatë viteve 1979–1985 dhe 1991–1992. Në vitin 2008, Baudo hyri në histori si prezantuesi i Festivalit të Sanremos për herë të trembëdhjetë, duke kaluar rekordin e Mike Bongiornos.

Pippo Baudo mbetet një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e televizionit italian dhe kulturës popullore të vendit.

The post Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian appeared first on iconstyle.al.

6 shenja që tregojnë se je rritur nga prindër të papjekur emocionalisht

By: Iconstyle
15 August 2025 at 11:35

1. Hezitim i vazhdueshëm për të marrë vendime

Kur nuk të kanë mësuar t’i besosh instinktit tënd, çdo zgjedhje mund të duket si një rrezik i madh dhe frika nga gabimi të paralizon.

Si të ndryshosh: Fillo me vendime të thjeshta e pa pasoja të mëdha, duke i marrë pa u mbështetur te mendimi i të tjerëve. Kështu forcon vetëbesimin.

2. Tendenca për t’u justifikuar tepër

Nëse miratimi i të tjerëve është dhënë gjithmonë me kushte, ndoshta sot ndjen nevojë të shpjegosh çdo hap që bën për të shmangur refuzimin.

Si të ndryshosh: Përpara se të japësh shpjegime, pyet veten: “Po e ndaj këtë sepse dua të jem i hapur, apo po kërkoj të më pranojnë?

3. Vështirësi në të kuptuarit të nevojave dhe dëshirave personale

Duke u mësuar të fokusohesh gjithnjë te të tjerët, mund të kesh humbur lidhjen me veten.

Si të ndryshosh: Pyet veten çdo ditë: “Çfarë kam nevojë sot?” dhe prano çdo përgjigje që vjen, edhe nëse nuk është shumë e qartë.

4. Varësi nga siguritë e jashtme

Pa një bazë të qëndrueshme emocionale, është e vështirë të ndërtosh besim tek vetja.

Si të ndryshosh: Mëso të mbështetesh te siguria e brendshme, duke i kujtuar vetes: “Edhe po të mos jem plotësisht i sigurt, sërish mund të eci përpara.”

5. Minim i arritjeve dhe i momenteve të gëzimit

Nëse je mësuar të “të zvogëlohesh” për të mos nxitur xhelozi apo kritika, mund të kesh prirje të mos i japësh rëndësi suksesit tënd.

Si të ndryshosh: Ndaj një arritje, qoftë e vogël apo e madhe, me dikë që i beson, shkruaje diku, ose thuaje me zë të lartë vetëm për vete.

6. Shmangie e konflikteve

Kur mosmarrëveshjet janë parë gjithmonë si të rrezikshme, mund të kesh mësuar t’i shmangësh në vend që t’i përballosh.

Si të ndryshosh: Praktiko përballjen me situata të vogla te njerëz të sigurt. Kujto: ndjenja e parehatshme nuk është e njëjtë me rrezikun real.

The post 6 shenja që tregojnë se je rritur nga prindër të papjekur emocionalisht appeared first on iconstyle.al.

Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Pse nuk i heton askush dhe a është koha të legalizohet prostitucioni?

By: Iconstyle
13 August 2025 at 20:56

Në Shqipëri, prostitucioni i luksit është kthyer në një skenë të hapur, por të paprekshme. Vajza shumë të njohura të showbiz-it, këngëtare, modele dhe influencuese, shfaqen në publik si yje të ndritshme, por në prapaskenë shërbejnë si eskorta për klientët më të pasur e më të rrezikshëm të vendit.

Nga të dhënat e siguruara nga investigimet e fundit, shumat që këto vajza marrin janë tronditëse: një eskortë VIP ka përfituar deri në 150 mijë euro për vetëm një javë nga një prej bosëve më të njohur të krimit. Të tjera, për një fundjavë luksoze në Dubai apo destinacione të tjera, paguhen 10 deri në 20 mijë euro, ndërsa marrëveshjet afatgjata arrijnë në qindra mijëra euro.

Shumë prej tyre, me iniciale si A.K., L.B., E.M., D.G., S.K., R.M., K.N., J.P., A.Z., M.L., R.R., A.D., E.Dh., M.P., E.D., T.S., N.R., Zh.F., L.D., N.I., A.L., janë emra që ndriçojnë në skenë dhe në Instagram, por shfrytëzojnë famën për të tërhequr klientelë të fuqishme, shpesh nga bota e drogës, trafikimit dhe krimit të organizuar.

Nuk është më sekret që këto lidhje ekzistojnë, është realitet i njohur për publikun. E megjithatë, askush nuk guxon t’i hetojë. As policia, as prokuroria nuk thërret asnjë nga këto vajza në pyetje, edhe kur të gjithë e dinë se mjafton të ndjekësh gjurmën e parave për të mbërritur tek bosa më të mëdhenj të drogës dhe krimit në Shqipëri.

Është bërë kulturë e heshtur: të gjithë e dinë, askush nuk vepron. Ato trajtohen si të paprekshme, si të imunizuara ndaj ligjit. Kjo paprekshmëri i ka kthyer në sipërmarrëse të prostitucionit të luksit, me fitime që shpesh tejkalojnë edhe pasurinë e “bossave” që i mbajnë.

Në një kohë kur SPAK fokusohet kryesisht në goditjen e grupeve kriminale, kjo mund të jetë një nga ato çështje ku fijet e krimit të organizuar lidhen drejtpërdrejt me politikën. Eskortat VIP, për shkak të klientelës së tyre, prekin të dyja botët, atë të trafikut, drogës e parave të pista dhe atë të pushtetit politik.

Hetimi i këtij rrjeti do të nxirrte në dritë jo vetëm marrëdhënie të fshehta mes figurave të njohura të showbiz-it dhe bosëve të krimit, por edhe lidhjet e tyre me njerëz kyç të politikës, duke ekspozuar një sistem bashkëpunimi të heshtur që ka funksionuar për vite.

Nga apartamente dhe vila luksoze në bregdet, makina sportive që kushtojnë mbi 200 mijë euro, pushime në destinacionet më të shtrenjta të botës, deri te çanta e orë që vlejnë më shumë se një pagë vjetore e një shqiptari të zakonshëm, të gjitha të blera me para të zeza, të padeklaruara dhe pa asnjë taksë të paguar.

Ndërkohë, paratë që qarkullojnë në këtë treg të zi nuk deklarohen, nuk monitorohen dhe nuk sjellin asnjë të ardhur për buxhetin e shtetit. Nëse këto shuma, që shkojnë nga dhjetëra deri në qindra mijëra euro për një klient, do të ishin pjesë e ekonomisë formale, vetëm nga taksimi i tyre do të siguroheshin miliona euro në vit. Por për sa kohë prostitucioni është ilegal dhe institucionet heshtin, përfituesit e vetëm mbeten krimi i organizuar dhe vetë “VIP”-at që e kanë kthyer trupin e tyre në biznesin më fitimprurës në vend.

Mos vallë ka ardhur momenti që prostitucioni të legalizohet dhe të tatohet, duke sjellë transparencë dhe kontroll mbi një industri që po lulëzon jashtë çdo norme ligjore? Apo duhet të vazhdojmë të jetojmë me një realitet ku Shqipëria shndërrohet çdo ditë e më shumë në parajsë për aferat e prostitucionit luksoz dhe parave të pista? Ju ftojmë të ndani mendimin tuaj në koment dhe të diskutojmë së bashku një ndër temat më të nxehta dhe shqetësueseve të kohëve të fundit.

Heshtja institucionale është bashkëfajësi. Sa më shumë të tolerohet ky fenomen, aq më thellë zhytet vendi në një kulturë ku krimi, paratë e zeza dhe showbiz-i shkrijnë kufijtë, duke krijuar një botë ku ligji vetëm ëndërrohet.

The post Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Pse nuk i heton askush dhe a është koha të legalizohet prostitucioni? appeared first on iconstyle.al.

Zjarrfikësit heronj luftojnë me duart bosh/ Nga avionët fantazmë te satelitët pa punë: Shqipëria digjet, qeveria hesht

By: Iconstyle
13 August 2025 at 16:13

Flakët kanë pushtuar Shqipërinë në orët dhe ditët e fundit, duke kthyer në panik të plotë jetën e mijëra qytetarëve. Fshatra të tëra janë mbuluar nga tymi e nxehtësia përvëluese, ndërsa banorët po detyrohen të braktisin shtëpitë, pronat, bagëtitë, madje edhe pacientët e spitaleve po nxirren me urgjencë për të mos u djegur të gjallë. Në rrugët e ngushta të zonave të prekura shihen kolona makinash e karrocash të ngarkuara me ç’të mund të shpëtohet, ndërsa pas tyre mbetet vetëm një peizazh i zi e i shkrumbuar. 

Bilanci i këtyre ditëve është i rëndë: një i vdekur, dhjetëra banesa të rrënuara, mijëra hektarë pyje e toka bujqësore të shkatërruara. Por përballë kësaj tragjedie, shteti duket i zhdukur. Të vetmit që luftojnë janë zjarrfikësit, pa asnjë pajisje moderne apo lehtësuese, të detyruar të përballen me murin e flakëve vetëm me degë pemësh, lopata të prishura dhe zorrë uji që nuk arrijnë as të mbajnë presionin. Shumë prej tyre punojnë pa maska mbrojtëse, pa veshje të posaçme, me uniforma të vjetra e të grisura.

Qeveria, ndërkohë, nuk shfaqet aty ku duhet. Kryeministri Edi Rama shfaqet vetëm në Facebook dhe X me mesazhe boshe, duke lavdëruar “heroizmin” e zjarrfikësve, ndërkohë që i lë ata të përballen të vetëm me zjarrin.

Në vend të avionëve zjarrfikës që premtoi personalisht në fushatë vetëm tre muaj më parë, vendi ka mbetur me duar bosh. Rama deklaronte në prill se “flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion dy avionë zjarrfikës këtë verë” dhe se marrëveshjet ishin bërë. Sot, kur Shqipëria digjet, avionët nuk ekzistojnë. Ministri Pirro Vëngu doli më 29 korrik të thotë se procedura ishte realizuar, por Ministria e Mbrojtjes e kundërshtoi, duke pranuar se procesi “është ende në zhvillim” pa dhënë asnjë afat.

Në vend të llogaridhënies, Rama përpiqet të justifikohet duke krahasuar Shqipërinë me Greqinë, Italinë e Spanjën, vende që kanë flotë të madhe avionësh e mijëra mjete operative. Po atëherë, pse Shqipëria nuk ka as dy avionët që ai vetë premtoi? Pse qytetarët duhet të digjen në pritje të ndihmës nga jashtë, kur për vite me radhë kanë paguar taksa për një shërbim që nuk ekziston?

Edhe në vitin 2021, pas një vere tjetër të mbushur me zjarre, Rama u shfaq para kamerave duke shpallur me krenari nisjen e projektit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, me kosto mbi 6 milionë dollarë, që sipas tij do të ndihmonin edhe në parandalimin e zjarreve. Premtoi përdorim ekskluziv për “zbulimin dhe reagimin ndaj emergjencave natyrore”.

Realiteti? Drejtoresha e ASIG, Vilma Tomço, e pranoi publikisht se satelitët përdoren vetëm për të bërë foto dhe harta pasi dëmet kanë ndodhur. Asnjë paralajmërim, asnjë masë parandaluese, asnjë shpëtim nga flakët. Pra, edhe këto miliona të shqiptarëve janë hedhur në erë për propagandë e për xhepa personalë.

Ndërkohë, çdo verë historia përsëritet: vendi digjet, qeveria fle. Nuk ka flota ajrore, nuk ka trajnime, nuk ka mjete moderne, nuk ka parandalim. Banorët shohin zjarrin që afrohet dhe ikin me ç’të mundin; zjarrfikësit luftojnë deri në rraskapitje me lopata e kazma, ndërsa qeveria fshihet pas statusesh në rrjete sociale.

Një braktisje e plotë e popullit nga ata që duhet ta mbrojnë. Shqipëria nuk po digjet vetëm nga flakët, por edhe nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe mashtrimet e një pushteti që prej vitesh premton e nuk bën, por vetëm shet mend dhe vjedh!

The post Zjarrfikësit heronj luftojnë me duart bosh/ Nga avionët fantazmë te satelitët pa punë: Shqipëria digjet, qeveria hesht appeared first on iconstyle.al.

Arrestohet shqiptari që tradhtoi të vetët dhe vrau 34 shqiptarë në Masakrën e Malishevës, u bë bashkë me forcat serbe

By: Iconstyle
13 August 2025 at 14:52

Një ngjarje tronditëse që rikthen kujtimet më të errëta të luftës në Kosovë ka dalë sërish në dritë. Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë Ramadan Morinën, i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim (Joviq) të Malishevës, kryer mes 29 dhe 31 marsit 1999, në bashkëpunim me forcat policore dhe ushtarake serbe. Viktimat, të moshës 16 deri në 72 vjeç, u pushkatuan dhe u masakruan brutalisht.

Hetimet kanë siguruar prova materiale dhe dëshmi të dëshmitarëve okularë, përfshirë të mbijetuar që e kanë identifikuar Morinën nga zëri, pavarësisht se ai vepronte i maskuar në momentin e ekzekutimit. Një prej tyre e ka dëgjuar të fliste teksa viktimat po rreshtoheshin për t’u vrarë, duke e njohur menjëherë si banor të zonës.

Ramadan Morina është nga fshati Astrazup i Malishevës. Para luftës punonte si taksist, por me daljen e UÇK-së ishte zhdukur nga skena. Pas luftës, ai u vendos në Beograd, ndërsa në vendlindje vinte rrallë dhe shpesh në mënyrë të fshehtë, për të mos u parë nga banorët. Është i martuar në fshatin Goriq të së njëjtës komunë. Familja e tij kishte lidhje të hershme me Serbinë, pasi edhe xhaxhai i tij kishte jetuar në Beograd për vite të tëra. Sipas burimeve, për veprimtarinë e tij kishte informacion edhe UÇK-ja gjatë luftës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special. Ky arrestim vjen në kuadër të përpjekjeve për të sjellë para drejtësisë autorët e krimeve të luftës të kryera në Kosovë, ku gjatë viteve 1998-1999 u vranë mbi 13.000 civilë dhe mbi 1.600 persona ende figurojnë të zhdukur, shumica shqiptarë.

Masakra e Burimit mbetet një nga krimet më të rënda të luftës, jo vetëm për numrin e madh të viktimave, por edhe për faktin se në mesin e autorëve dyshohet të ketë pasur shqiptarë që u vunë në shërbim të armikut. Arrestimi i Morinës, 26 vite pas krimit, është një kujtesë e hidhur se plagët e luftës nuk janë mbyllur dhe drejtësia, sado vonë, duhet të vihet në vend.

The post Arrestohet shqiptari që tradhtoi të vetët dhe vrau 34 shqiptarë në Masakrën e Malishevës, u bë bashkë me forcat serbe appeared first on iconstyle.al.

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

By: Iconstyle
9 August 2025 at 18:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar brutalisht para dhjetëra të ftuarve.

Sipas dëshmive, incidenti shpërtheu pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, mbërriti me vonesë. Raportohet se ai ka qenë edhe në gjendje të dehur, çka ka shkaktuar pakënaqësi te dhëndri dhe disa nga të ftuarit. Ajo që nisi si një debat verbal u kthye shpejt në një përleshje fizike.

Kasapi dhe vëllai i tij dyshohet se janë sulmuar nga disa persona, mes tyre edhe vetë dhëndri i dasmës. Sulmuesit kanë goditur këngëtarin me grushte e shkelma, duke i shkaktuar lëndime, ndërsa skena e dhunës është zhvilluar para syve të dasmorëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, teksa hetimet për rastin vijojnë.

The post Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët appeared first on iconstyle.al.

Pse një film, libër apo citat “na ndryshon jetën”… por vetëm për disa orë?

By: Iconstyle
7 August 2025 at 14:58

Ke parë ndonjëherë një film që të trondit shpirtin? Ke lexuar një citat që të ngjalli një ndjenjë të fortë “unë duhet të ndryshoj”? Dhe pastaj… pas pak orësh, ishe sërish aty ku ishe më parë?

Nuk je vetëm. Kjo është një ndjenjë shumë njerëzore, dhe psikologjia ka një shpjegim për të.

Truri ynë e shpërblen imagjinatën si realitet

Kur ndeshemi me një ide transformuese, truri jonë aktivizon atë që quhet “vetja e mundshme”, një version ideal i vetes që mund të bëhemi. Kjo na jep një ndjesi euforike, si të kemi zbuluar një të vërtetë të madhe.

Por kjo ndjenjë është një mashtrim i bukur. Truri na shpërblen jo për atë që kemi bërë, por për atë që mendojmë se do bëjmë. Dhe kështu, vetëm duke imagjinuar ndryshimin, ndiejmë sikur kemi përfunduar punën.

Për çudi, kjo na bën më pak të motivuar për të ndryshuar

Kur ndiejmë sikur e kemi kuptuar jetën, na pushton një ndjenjë përmbushjeje e parakohshme. Dhe kjo ul gatishmërinë për të bërë ndryshimin real, që kërkon përpjekje, diskomfort dhe kohë.

Në vend që ta përdorim frymëzimin si nxitje për veprim, e përdorim si zëvendësim të veprimit.

Pse rezistojmë ndaj ndryshimit, edhe kur e duam?

Sepse çdo ndryshim i vërtetë kërcënon identitetin tonë ekzistues. Truri kërkon stabilitet. Kur diçka bie ndesh me mënyrën si e shohim veten, aktivizohet një rezistencë e brendshme: harrojmë, justifikohemi, e shtyjmë për nesër.

Nuk është dobësi. Është një mbrojtje e zgjuar psikologjike ndaj pasigurisë.

Frymëzimi është një “dritare” që mbyllet shpejt

Kur ndiejmë një moment të thellë kuptimi, ne shkëputemi për pak çaste nga vetja e zakonshme. Por sapo kthehemi te rutina, telefonat, njerëzit e zakonshëm, presionet e zakonshme… ai version ideal i vetes tretet.

Dhe për të rikthyer ndryshimin, duhet ta bëjmë brenda asaj jete të zakonshme, jo vetëm gjatë momenteve të ndriçimit emocional.

Gjendja “e nxehtë” dhe gjendja “e ftohtë”

Kur jemi të frymëzuar, jemi në një “gjendje të nxehtë” – emocionalisht të angazhuar, reflektues, me sens kuptimi. Por jeta ndodh zakonisht në gjendje “të ftohtë”, rutinë, automatike, neutrale.

Ajo që dukej e mençur kur ishe i prekur, nuk ka më kuptim kur je në mes të ditës me plot zhurmë dhe angazhime.

Si ta mbash frymëzimin gjallë?

Duke ndërtuar ura mes këtyre dy botëve. Me struktura konkrete, zakone të reja dhe praktikë të qëndrueshme. Jo me emocione spontane, por me veprim të përsëritur.

Frymëzimi është vetëm zgjimi. Ndryshimi ndodh kur zgjohesh çdo ditë, edhe kur nuk ke më frymëzim.

The post Pse një film, libër apo citat “na ndryshon jetën”… por vetëm për disa orë? appeared first on iconstyle.al.

Rënia e frikshme e lindshmërisë: Shqipëria po mbetet pa fëmijë, a kemi ende kohë për ta kthyer?

By: Iconstyle
5 August 2025 at 16:06

Në fillim të viteve 1990 lindnin mbi 15 foshnja për çdo 1 000 banorë. Sot lindin rreth 9,2. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2025 lindjet ranë edhe 14 % krahasuar me një vit më parë. Çdo grua sjell në jetë rreth 1,6 fëmijë, kur duhen të paktën 2,1 për ta mbajtur popullsinë pa rënie. Nëse kjo kurbë vazhdon, klasat do të boshatisen, tregu i punës do të tkurret dhe sistemi i pensioneve do të ketë më shumë marrës se kontribues. Shqipëria po hyn në një epokë ku mosha mesatare rritet, ndërsa shpresa për një të ardhme të gjallë venitet.

Pse po ndodh kjo dramë?

Pagat nuk mbulojnë shpenzimet bazë. Çmimet e banesave në qytet po i tejkalojnë mundësitë e çiftit të ri. Mjekët ikin, spitalet publike mbeten pa pajisje, ndërsa denoncimet për tendera të fryrë nuk mungojnë. Çerdhet dhe kopshtet janë të pakta. Kujdesi privat kushton sa gjysma e rrogës. Leja prindërore nuk mjafton dhe shpesh bie vetëm mbi nënën. Siguria ligjore mbetet e dobët, korrupsioni perceptohet i rrënjosur dhe qytetet tona nuk ofrojnë kthim të sigurt për emigrantët. Në këto kushte, shumë të rinj emigrojnë jo për luks, por për normalitet, duke marrë me vete edhe fëmijët e ardhshëm që vendi nuk do t’i shohë kurrë.

Çfarë mund të ndryshojë sot, jo nesër

Ky që vijon është SUGJERIMI YNË për praktikat që duhet të zbatohen, masa që besojmë se mund të jenë shumë të vlefshme për të kthyer trendin. Nëse keni ide të tjera, ju lutemi ndani mendimet tuaja në komente.

  1. Banesa dhe mbështetje financiare reale

Kredi strehimi me interes zero të garantuara nga shteti. Ndihmë mujore për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë për të paktën pesë vjet. Çerdhe dhe kopshte publike në çdo lagje, që prindërit të mos shpenzojnë gjysmën e pagës te babysitter. Kujdesi privat kushton sa gjysma e një rroge mesatare.

  1. Punë që respekton familjen

Leje prindërore e paguar për të dy prindërit, jo vetëm për nënën. Orar fleksibël dhe mundësi pune hibride në administratë dhe sektorin privat. Zbritje tatimore që rritet me numrin e fëmijëve.

  1. Shëndetësi dhe arsim që japin siguri

Financim të plotë dhe transparencë për çdo kontratë spitalore. Shkolla të rinovuara me laboratorë dhe libra falas. Pa një sistem publik të fortë, çdo pagesë shtesë është fasadë.

  1. Narrativë pozitive, jo propagandë boshe

Fushata që tregojnë histori të vërteta prindërish që ia dalin këtu, jo spot reklamash të zbukuruara. Media, komunitetet e ndryshme dhe shoqëria civile të flasin hapur për vlerën e familjes dhe sigurinë që ofron një shoqëri solidare.

Shqipëria ka edhe pak kohë për ta kthyer këtë spirale. Pa një paketë të tillë masash, të financuar, të matur dhe të monitoruar publikisht, foshnjat do të bëhen më të rralla, punëtorët më të paktë dhe shpresa për të ardhmen do të zbehet. Lindshmëria është oksigjeni ynë kolektiv.

Nëse keni sugjerime shtesë, mos hezitoni t’i ndani, debati i hapur është hapi i parë drejt zgjidhjes.

The post Rënia e frikshme e lindshmërisë: Shqipëria po mbetet pa fëmijë, a kemi ende kohë për ta kthyer? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌