Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 August 2025Main stream

SIGURIA DETARE/ Policia vijon monitorimin intensiv te bregdetit

By: Fax Web
17 August 2025 at 14:15

Vijon monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), dhe 6 mjete lundruese falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.

Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar jashtë zonës së perimetrit të sigurisë në plazhin e Pemës së Thatë Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në zonën e quajtur Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

🚨 Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: Mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara dhe pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

Zjarret ne vend reagon Partia e Lirise: Të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare

By: Fax Web
17 August 2025 at 13:31

Anëtarja e Kryesisë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj deklaroi sot se, viti 2025 do të mbahet mend si viti kur Shqipëria u dogj dhe shteti dështoi ta mbrojë.

“Nga veriu në jug, flakët kanë përpirë pyje, toka bujqësore, pasuri natyrore dhe kanë rrezikuar drejtpërdrejt banesa e jetë njerëzish”, tha ajo në një deklaratë për shtyp.

“Në Delvinë, një vatër e madhe zjarri ka shkrumbuar zona të tëra, ndërsa situata është po aq alarmante në dhjetëra pika të tjera në vend”, u shpreh Ibraj.

“Kjo nuk është thjesht një fatkeqësi natyrore , është prova e dështimit të një qeverie që nuk ka as plan parandalimi, as infrastrukturë për reagim të shpejtë dhe efektiv”, shtoi ajo.

“Zjarrfikësit tanë, njerëzit në vijën e parë të përballjes, janë lënë të luftojnë me duar bosh. Pajisjet janë të vjetra, mjetet janë të pamjaftueshme, mbështetja ajrore mungon dhe koordinimi mes institucioneve është minimal. Zona të tëra me rrezik të lartë mbeten pa mbulim, ndërsa çdo ndërhyrje është e vonuar dhe e fragmentuar”, theksoi Ibraj.

“Partia e Lirisë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri. Por mbi të gjitha, i bëjmë thirrje qeverisë të shpallë pa asnjë vonesë gjendjen e emergjencës kombëtare. Kjo është e vetmja mënyrë për të mobilizuar burime shtesë, për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe për të koordinuar një plan të centralizuar ndërhyrjeje në të gjithë territorin. Çdo orë vonesë është një orë humbje. Shqipëria nuk mund të jetojë me skenarin e përvitshëm ku zjarret shkatërrojnë gjithçka dhe më pas harrohen deri vitin tjetër. Një shtet serioz matet nga aftësia për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën e tij. Në këtë provë, qeveria e sotme ka dështuar, deklaroi Ibraj.

PROTESTAT/ Kancelari austriak i tregon kufijtë Vuçiçit: BE s’të bëhet më ombrellë! Jini të kujdesshëm…

By: Fax Web
17 August 2025 at 13:22

Ish-ambasadori serb Nebojsa Vujoviç ka deklaruar për N1 se kancelari austriak Christian Stocker i përcolli një mesazh të qartë nga Bashkimi Evropian Presidentit serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd.

Mesazhi sipas tij ishte: “Mos shpallni gjendje të jashtëzakonshme dhe mos e vendosni ushtrinë në rrugë”.
Sipas Vujoviçit, shërbimet perëndimore të inteligjencës ishin në dijeni të konsideratave të Vuçiçit dhe mesazhet që ai mori ishin “të mprehta, megjithëse të transmetuara me edukatë” – duke e paralajmëruar atë të mos përdorte forcë të tepruar kundër studentëve dhe medias.

“Veprime të tilla, mund të shkaktonin një reagim të ashpër nga media dhe opinioni publik evropian, duke e izoluar më tej Vuçiçin dhe qeverinë e tij”, tha ai, ndërsa shtoi se zyrtarët e BE-së e bënë të qartë se Vuçiç do t’i mbante pasojat personale të lëvizjeve të tij të ardhshme dhe se Brukseli nuk do të shërbente si “ombrellë” mbrojtëse e tij.

“Thelbi i mesazhit ishte – jini të kujdesshëm, mos bëni gabime, ndihmoni veten dhe përmbushni atë që na keni premtuar”, tha Vujoviç. Ai e krahasoi qëndrimin e Vuçiçit me atë të ish-liderit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, duke sugjeruar se nëse Vuçiç përmbush të gjitha angazhimet ndaj Perëndimit, ai do të sigurojë “një dalje dhe një shtëpi të sigurt jashtë vendit”.Por nëse jo, paralajmëroi Vujoviç, “po vijnë valë që askush nuk do të jetë në gjendje t’i kontrollojë. Ndërkohë, Evropa po e luan këtë lojë vetëm për interesat e veta”.

Durrës/ Plagosi rëndë me sende të forta pas sherrit një person, arrestohet 25-vjeçari!

By: Fax Web
17 August 2025 at 13:16

Policia ka identifikuar dhe arrestuar  25-vjeçarin ne Durres si i dyshuar për plagosje te rëndë me sende të forta një person gjatë nje konfliktit të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar. I arrestuari është Kristo Domi, kurse i plagosuri Gëzim Muka, që ka dëmtime serioze në pjesën e kokës.

I dëmtuari gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë.

Pas veprimeve paraprake, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte konfliktuar në rrugë, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, me shtetasin G. M.”, tha policia vendore.

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

By: Fax Web
17 August 2025 at 13:10

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re.

Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez.

Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të cilët kanë kryer sulm në Izrael në tetor të vitit 2023, dhe i kanë marrë rreth 250 pengje.

Besohet se 49 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, përfshirë 27 që janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.

Një flamur i madh izraelit me portretet e pengjeve të mbetura, është shpalosur në të ashtuquajturin Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv.

Protestuesit i kanë bllokuar disa rrugë në qytet, përfshirë autostradën që lidh Tel Avivin me Jerusalemin, duke ua vënë zjarrin gomave dhe duke bllokuar trafikun.

Organizatorët e protestave dhe përfaqësuesit e familjeve të pengjeve kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme të dielën – ditën e parë të javës në Izrael.

Në Jerusalem dhe Tel Aviv, shumë biznese janë mbyllur.

Egjipti ka thënë ditëve të fundit se ndërmjetësuesit janë duke negociuar një armëpushim 60-ditor që përfshin lirimin e pengjeve, pasi rundi i kaluar i bisedimeve në Katar ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Disa pjesëtarë të Qeverisë që kundërshtojnë çdo marrëveshje me Hamasin, i kanë kritikuar protestat e së dielës.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e ka përshkruar protestën e si “fushatë të dëmshme që shkon në të mirë të Hamasit”.

Ministri i Kulturës, Miki Zohar, ka thënë se bllokimi i rrugëve dhe çrregullimi i jetës së përditshme “është gabim serioz dhe shpërblim për armikun”.

Policia izraelite e ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj në rrugë, duke thënë se nuk do të tolerohet prishja e rendit publik.

Plani izraelit për të zgjeruar luftën në qytetin e Gazës është kritikuar ashpër nga shumë diplomatë në botë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për zi buke në Gazë, pasi Izraeli e ka zvogëluar sasinë e ndihmave humanitare që mund të hyjnë në atë territor.

Sulmet e Hamasit në Izrael kanë lënë të vdekur rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë.

Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë mbi 61.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze.

Protestat e dhunshme në Serbi/ Gati për të qëlluar ndaj protestuesve, polici civil kapet me armë mes turmës në Beograd

By: Fax Web
17 August 2025 at 13:08

Një burrë, që studentët dyshojnë se ishte inspektor në civil, u filmua duke mbajtur pistoletë gjatë protestës në Beograd. Në video shihet se ai kishte shenjën e policisë rreth belit dhe lëvizte mes ndërtesave me armën në dorë.

Studentët e FON-it thanë në rrjetin X se inspektorë civilë kishin hyrë në disa pallate në Novi Beograd dhe Zemun, ku nxorën armët dhe tentuan t’i sulmonin. Sipas tyre, disa u arrestuan, ndërsa të tjerë u strehuan në apartamente.

Policia përdori gaz lotsjellës, bomba zëri dhe të shtëna topash për të shpërndarë protestuesit që lëviznin drejt Zemunit. Pas ndërhyrjes, forcat policore u tërhoqën drejt rrethrrotullimit para Bashkisë së Novi Beogradit, ndërsa demonstruesit kishin kaluar nga Stari Merkator drejt Zemunit.

Një tjetër incident ndodhi rreth orës 22:30, kur policia përsëri hapi gaz lotsjellës. Në Bulevardin Mihajla Pupina ishin të pranishme forca të shumta policore dhe automjete të MUP-it, ndërsa zonën e trondisnin të shtëna dhe piroteknikë.

Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trumpin

By: Fax Web
17 August 2025 at 13:06

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pretenduar fitore në fushëbetejë në frontin lindor kundër forcave ushtarake ruse, teksa të dyja palët synojë të jenë në përparësi, para takimit të planifikuar të Zelenskyt me presidentin amerikan, Donald Trump, më 18 gusht, në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi do të mbahet pasi Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për armëpushim në luftë dhe ka thënë se palët duhet të negociojnë drejt një marrëveshjeje të plotë për paqe.

Ky qëndrim nuk është në linjë me dëshirën e Kievit dhe aleatëve evropianë për një ndalje të shpejtë të luftimeve.

Ushtria ukrainase ka thënë më 16 gusht se i ka shtyrë forcat ruse rreth 2 kilometra përtej vijës së frontit, afër qytetit verilindor Sumi. Forcat ruse kanë kryer ofensivë së fundmi në këtë rajon, teksa tentojnë të zaptojnë më shumë territor në luftën kundër ushtrisë ukrainase që po përballet me mungesë armësh.

“Ushtarët ukrainas i vazhdojnë luftimet duke shkatërruar armikun dhe duke i çliruar vendbanimet tona”, ka thënë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase në Telegram.

“Avancimi i njësiteve ukrainase shkon prej 1 deri në 2.5 kilometra”.

Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Mirëpo, Zelensky ka thënë se nuk pret zbutje të ofensivës së Rusisë, teksa edhe Kremlini synon të regjistrojë fitore në kohën e rritjes së aktivitetit diplomatik, me qëllim të dhënies fund të lutës së nisur nga Rusia në Ukrainë më 2022.

Pavarësisht takimit të presidenti rus, Vladimir Putin me Trumpin në Alaskë, më 15 gusht, palët nuk janë pajtuar për një armëpushim dhe Moska i ka vazhduar suomet ajrore në disa qytete ukrainase.

Një ditë më vonë, Trump ka thënë se Kievi duhet të arrijë një marrëveshje me Moskën për dhënie fund të luftës, sepse “Rusia është fuqi shumë e madhe, dhe ata nuk janë”.

Shumë media perëndimore i kanë cituar disa burime të kenë thënë se Trump i ka thënë Zelenskyt që Putini ka propozuar ngrirjen e pjesës më të madhe të vijës së frontit, nëse Kievi ia dorëzon Rusisë gjithë rajonin e Donjeckut.

Zelensky, në anën tjetër, e përmend vazhdimisht se nuk pranon dorëzim territori dhe në këtë linjë janë edhe aleatët evropianë.

“Ligji ndërkombëtar është i qartë. Të gjitha territoret që janë pushtuar përkohësisht i përkasin Ukrainës”, ka thënë kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas më 10 gusht.

Rusia e ka pushtuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe disa pjesë në lindje të Ukrainës më 2014 dhe tani e zotëron një të pestën e shtetit, përfshirë rajonin e Luhanskut dhe disa pjesë të Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit.

Ukraina dhe liderët evropianë kanë thënë se strategjia e Putinit që favorizon negociatat e gjata drejt një marrëveshjeje të plotë dhe refuzimi i një armëpushimi të shpejtë, i mundëson liderit rus të blejë kohë për ta ashpërsuar ofensivën në fushëbetejë.

Liderët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë pritet të zhvillojnë të dielën një takim virtual, për t’i diskutuar hapat e radhës përfundimit të luftës.

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

By: Fax Web
17 August 2025 at 13:02

Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald Trump, atij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tyre rus, Vladimir Putin, pasi në një samit të mbajtur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Alaskë, më 15 gusht, palët nuk kanë arritur marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë.

E përditshmja amerikane, New York Times, i ka cituar disa zyrtarë evropianë t’i kenë thënë se edhe liderët evropianë janë ftuar për të marrë pjesë të hënën në Uashington, në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt.

Në një deklaratë të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është insistuar në rritjen e presionit ndaj Rusisë deri në arritjen e paqes, përfshirë vendosjen e sanksioneve.

Liderët evropianë kanë insistuar, gjithashtu, që Moska “nuk mund ta ketë të drejtën e vetos” në vendimet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo në NATO.

Rusia, në anën tjetër, e ka bërë të qartë se nuk do ta tolerojë anëtarësimin e Kievit në aleancën veriatlantike. Mirëpo, liderët evropianë, kanë thënë se janë të gatshëm që të punojnë drejt një samiti trepalësh, me mbështetje të BE-së.

Takimi i 15 gushtit në mes të Trumpit dhe Putinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret drejt dhënies fund të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

“Ne do ta vazhdojmë ashpërsimin e sanksioneve dhe masat tjera ekonomike për të rritur presionin ndaj luftës ekonomike të Rusisë, derisa të ketë paqe të qëndrueshme”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të zyrtarëve evropianë.

Liderët evropianë nuk kanë qenë shumë rehat me takimin Trump-Putin, duke argumentuar se Zelensky do të duhej të ishte përfshirë në samitin në Alaskë.

Në një deklaratë të lëshuar ndaras, Starmer e ka përgëzuar Trumpin për përpjekjet që po bën për t’i afruar palët me fundin e luftës.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban – i cili është miqësor me Trumpin dhe Putinin – e ka duartrokitur samitin.

“Për vite me radhë i kemi parë dy fuqitë më të mëdha bërthamore duke prishur kornizën e bashkëpunimit të tyre dhe duke nisur mesazhe armiqësore. Kjo tani ka marrë fund. Sot bota është vend më i sigurt sesa dje”, ka thënë Orban përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Mirëpo, Macron ka bërë thirrje për kujdes kundër asaj që e ka quajtur “tendencë të dokumentuar nga Putini për mospërmbushje të zotimeve”.

Ai ka kërkuar që secila marrëveshje për paqe t’i përfshijë garancitë “e pathyeshme” të sigurisë.

Edhe presidenti francez ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj Rusisë, derisa të arrihet një paqe e qëndrueshme.

Liderët evropianë i kanë mirëpritur ato që i kanë quajtur “garanci të sigurisë” të përmendura nga Trumpi, por pa dhënë më shumë hollësi.

Një burim diplomatik i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se Trumpi i ka ofruar Ukrainës garanci të ngjashme – por të ndara – me ato të anëtarësimit në NATO.

“Garanci të forta të sigurisë që i mbrojnë interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës janë thelbësore”, ka shkruar von der Leyen në X.

Trump dhe Putini kanë diskutuar për gati tri orë në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë.

Trump ka thënë se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh” drejt dhënies fund të luftës, mirëpo ende nuk ekziston një marrëveshje.

Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – gjuha që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO.

Tiranë/ Mbante armë me vete arrestohet 32 vjeçari Klevi Prodani

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:56

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Walker”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë.

32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Në kuadër të operacionit “The Walker” u arrestua shtetasi Klevi Prodani.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Zbardhet letra e Melania Trump për Putinin: Kërkon mbrojtjen e fëmijëve

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:47

Zbardhet letra që Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin. Letër e cila iu dorëzua këtij të fundit nga Donald Trump gjatë samitit në Alaska. Në letër, ajo bën apel për mbrojtjen e fëmijëve dhe thekson përgjegjësinë e liderëve për të garantuar një të ardhme të sigurt për brezat e ardhshëm.

Menjëherë pasi e mori letrën, Putin e lexoi atë, ndërsa delegacionet amerikane dhe ruse e ndoqën nga afër reagimin e tij.

“I nderuar President Putin,

Çdo fëmijë ndan të njëjtat ëndrra në zemrën e tij, qoftë i lindur rastësisht në një fshat të thjeshtë apo në një qendër qyteti madhështore. Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziqet.”

Në letrën e publikuar nga “Fox News“, lexohet që Melania i bëri thirrje Putinit se vetëm ai “mund të rikthejë” të qeshurën tek fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë dhe shton se “në mbrojtje të pafajësisë së tyre, ju i shërbeni jo vetëm Rusisë, por vetë njerëzimit”.

Takimi ne Uashington, Zelensky kërkon të shoqërohet nga Ursula von der Leyen. Presidentja e KE: Do të na bashkohen edhe liderë të tjerë

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:42

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të shoqërojë Volodymyr Zelenskyy në Uashington  për takimin që do të zhvillojë me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Von der Leyen përmes një postimi në rrjete sociale, duke thënë se lideri ukrainas i ka kërkuar asaj që të marrë pjesë në takimin me Trumpin. Ajo thotë gjithashtu se do të bashkohen edhe liderë të tjerë evropianë, por ende nuk ka dhënë detaje se kush mund të jenë ata. Zelensky do të takohet me von der Leyen në Bruksel më vonë, përpara se të shkojnë në SHBA.

“Këtë pasdite, do të mirëpres Volodymyr Zelenskyn në Bruksel. Së bashku, do të marrim pjesë në Koalicionin e të Vullnetshmëve. Me kërkesë të Presidentit Zelenskyy, unë do t’i bashkohem takimit me Presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër.”, ka shkruar Von der Leyen.

Himare/ Policia shpëton turisten çeke, ishte bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:12

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në një zonë të thepisur, në vendin e quajtur “Filikurë”.

Sot, pas marrjes së njoftimit se një turiste çeke, gjatë zbritjes me litar në terren shkëmbor, ishte rrëzuar dhe kërkonte ndihmë, shërbimet e patrullës së Rendit dhe ato të Policisë Kufitare organizuan punën dhe kaluan menjëherë në vendin e raportuar.

Pas lokalizimit të turistes, u bë e mundur zbritja e saj në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare drejt portit të Himarës, e më pas drejt qendrës shëndetësore, për kontroll mjekësor ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

⛔Policia apelon që vizitorët dhe pushuesit, gjatë eksplorimeve në terrene të vështira, të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

👮‍♀️👮Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Policisë Kufitare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe pushuesve, në çdo rast nevoje.

Fermat ne Shqiperi, Denaj: Zbuloni përmes aplikacionit “Agritourism Al”

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:12

Nga veriu në jug, Shqipëria mund të zbulohet përmes fermave agroturistike me anë të aplikacionit “AGRITOURISM.AL”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka ftuar sot turistët vendas dhe të huaj që të shijojnë gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase , dhe të përjetojnë nga afër jetën e fermerëve dhe të bëhen pjesë e përditshmërisë së tyre.

“Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritja shqiptare kthehet në përvojë unike”, shkruan Denaj.

Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç,Koçiu: Përkujdesje ndaj pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:10

Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu the se “kjo qendër shëndetësore është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj.

Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore. Kujdes, siguri dhe ndihmë mjekësore aty ku besimi takohet me përkujdesjen”.

“Jam nga Kosova, jetoj në Amerikë. Erdha tek Kisha e Shna Ndout për vizitë. Pashë këto vajzat që jepnin këtë shërbim. është shumë I mirë, ju falënderoj që na e jepni falas. Ju uroj suksese”, u shpreh në një video të ndarë nga ministrja, një turist që vizitoi këtë qendër shëndetësore.

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë regjistruar 34 vatra, 5 ende aktive

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:06

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat:
* 27 janë shuar,
* 5 janë aktive,
* 2 mbahen në monitorim

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatrat aktive
Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbështetja me ndërhyrje nga ajri, janë vënë nën kontroll disa vatra. Problematike ngelet një vatër në vendin e quajtur “Maja e Shkëmbit” dhe tjetra në drejtim të fshatit Valikardhë dhe Peladhi. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 8 forca bashkiake dhe 8 forca të Shërbimi Pyjor. Në mbështetje për përballimin e situatës u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i Forcës Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe më së shumti brenda perimetrit të përshkuar ditë më parë.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll  kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

Në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive. Gjatë ditës në zonë u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Gramsh, 2 fadroma të bashkisë me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Ka patur vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të shtresave të humusit. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit është drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë nga MZSH Mirditë, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, 6 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 AdZM, 4 Shërbimi Pyjor dhe 4 forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.

Vatrat e shuara

* Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat)
* Xeth (Blerim, Fushë Arrëz)
* Durishtë (Petrelë), Ferraj–Zall Herr–Brarë–Priskë e Vogël (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), Vilë-Ballaj (Rrogozhinë)
* Kalanjas (Skrapar)

Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.

Plazhi i Shëngjinit, Rama ndan vlerësimin e pushuesve: Kushte optimale, plazhet publike të zgjeruara

By: Fax Web
17 August 2025 at 12:01

Pushuesit vendas dhe të huaj, që kanë zgjedhur këtë vit bregdetin e Lezhës, gëzojnë jo vetëm plazhet e pastra dhe natyrën e bukur, por edhe hapësirat publike të shtuara dhe të menaxhuara sipas standardeve bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga plazhi i Shëngjinit, duke theksuar se ky sezon turistik ofron më shumë lehtësira dhe kushte optimale për pushuesit.

“Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe, por edhe të menaxhuara me standarde optimale, për të ofruar eksperienca të bukura për të gjithë”, thekson Rama.

Në videon e publikuar nga Rama, pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron Shëngjini, i cili gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një nga destinacionet më të pëlqyera nga vendas e të huaj.  “Janë zgjeruar shumë plazhet publike. Është bërë mjaft mirë. Nuk po shohim dallim cilësie të çadrave mes plazhit privat dhe atij publik, jemi të kënaqur që po ofrohen kushte kaq të mira”, theksoi një prej pushuesve.

Ndërkohë, të tjerë pushues vlerësojnë pastërtinë dhe sigurinë në plazh. “Mblidhen mbeturinat dhe mbahet pastër çdo pjesë e plazhit”, tha një zonjë, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka roje plazhi dhe polici që monitorojnë gjatë gjithë kohës”.

Në Shëngjin është investuar edhe në infrastrukturë, me segmentin e ri rrugor Shëngjin–Velipojë që lehtëson lëvizjen e pushuesve. Po ashtu, është hapur qendra shëndetësore verore, e cila ofron shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke u ardhur në ndihmë vizitorëve gjatë gjithë sezonit turistik.

Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Plazhet e tij janë të njohura për rërën e artë dhe ujin e ngrohtë, ku spikat “Rana e Hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror, si dhe kulinaria e pasur, e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

Me rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe trashëgimi kulturore, Lezha ofron një paketë të plotë për vizitorët. Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara, ku pushuesit gjejnë plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve.

Rama: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me kushte moderne

By: Fax Web
17 August 2025 at 11:57

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor me një pamje krejtësisht të transformuar.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë investimit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Lushnjës, shkolla është rikonstruktuar tërësisht.

“Investimet në Arsim dhe Sport. Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e ambienteve të reja mësimore dhe ndihmëse.

Tashmë, shkolla do të ofrojë klasa të reja dhe të pajisura, një bibliotekë bashkëkohore, laboratorë funksionalë për lëndët shkencore, si dhe terrene sportive moderne që do të shërbejnë për edukimin fizik dhe aktivitete të tjera shkollore.

Ky investim është pjesë e vizionit për të garantuar një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe për të siguruar kushte të denja në mjediset ku formohen brezat e rinj.

Tregu i punes ne Shqiperi, ministri Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor

By: Fax Web
17 August 2025 at 11:51

Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ai deklaroi se në muajin qershor të vitit 2025 janë regjistruar 14770 punonjës më shumë të deklaruar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një rritje domethënëse që vjen si rezultat i një kombinimi të politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe përforcimit të kontrolleve për informalitetin.

Ministri Malaj vlerësoi këtë progres si një tregues të qartë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar një treg pune më të drejtë dhe më të rregulluar.

“Falënderojmë bizneset që po kontribuojnë me përgjegjësi në këtë proces, duke respektuar ligjin dhe duke siguruar të drejtat e punonjësve të tyre”, u shpreh ministri.

Trendi në rritje i deklarimit të punonjësve ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, por edhe në garantimin e të drejtave sociale për qindra mijëra qytetarë, përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Bisedimet per paqen ne Ukraine, Zelensky do te udhetoje per ne Uashington

By: Fax Web
17 August 2025 at 10:40

Udhëheqësit evropianë që përbëjnë “koalicionin e të vullnetshmëve” janë duke u përgatitur për një video-konferencë të rëndësishme të dielën, para se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të udhëtojë për në Uashington për t’u takuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Kjo konferencë synon të përshpejtojë arritjen e një marrëveshjeje paqësore për Ukrainën dhe të sigurojë një angazhim të fortë nga SHBA për mbështetje të mëtejshme. Koalicioni, i cili është i bashkëkryesuar nga liderët evropianë Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz, ka si qëllim të bashkojë shtetet evropiane për të siguruar një marrëveshje që do të mbrojë Ukrainën në procesin e paqes me Rusinë.
Në krye të axhendës së video-konferencës së të dielës do të jetë sigurimi i një angazhimi konkret nga Donald Trump për një garanci sigurie që mund të veprojë si një pengesë e fortë në çdo marrëveshje të mundshme paqeruajtëse mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky angazhim do të ndihmonte që Ukraina të ruante sigurinë e saj dhe të evitonte rrezikun e një përkeqësimi të mëtejshëm të situatës.
Gjithashtu, liderët do të diskutojnë se si ta bëjnë Zelenskyn pjesë të plotë të bisedimeve ndërkombëtare. Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme, Zelensky ka mbetur jashtë disa prej samiteve kyçe, përfshirë takimin e fundit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Trump në Alaska, ku ai nuk ishte ftuar. Udhëheqësit evropianë kanë bërë thirrje të fuqishme për një rol më të madh të Ukrainës në procesin e bisedimeve për paqe.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e koalicionit evropian kanë shprehur shqetësimin se paqja nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen aktive të presidentit Zelensky. Ata theksuan se çdo marrëveshje që nuk përfshin Ukrainën si palë të barabartë mund të rezultojë në një kompromis të padrejtë, që mund të dëmtojë sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
“Zelensky duhet të ketë një rol të qartë dhe të drejtpërdrejtë në bisedimet e ardhshme. Pa Ukraina, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme,” tha një burim i lartë i koalicionit evropian.
Një nga sfidat më të mëdha për liderët evropianë mbetet bindja e administratës Trump për të ndryshuar qasjen e saj. Kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, ai bëri të qartë se SHBA-të nuk do të vazhdonin më të ofronin mbështetje të pakufizuar për sigurinë në Evropë, duke ndikuar kështu në politikën e jashtme amerikane për Ukrainën dhe rajonin.
Pas këtij ndryshimi të qasjes, “koalicioni i të vullnetshmëve” u formua në mars 2025 si një reagim ndaj strategjisë amerikane, me qëllimin për të mbajtur qëndrimin evropian të bashkuar dhe për të siguruar një mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Lidhur me këtë, udhëheqësit evropianë janë të mendimit se pa një angazhim të qartë nga Trump, paqja mund të mbetet e pa arritshme.
Disa orë para konferencës së dielës, është raportuar nga CNN se Donald Trump ka njoftuar se është i gatshëm të organizojë një samit trepalësh mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin. Trump është shprehur se dëshiron të organizojë një takim të tillë deri të premten e ardhshme, nëse bisedimet e tij me Zelenskyn do të shkojnë mirë. Ky samit mund të shërbejë si një mundësi për të rritur shanset për një marrëveshje paqeje, duke i dhënë më shumë hapësirë diplomacisë ndërkombëtare.
Sipas burimeve diplomatike, është e mundur që një tjetër udhëheqës evropian t’i bashkohet takimit të së hënës në Zyrën Ovale, megjithatë ende nuk është e qartë se kush do të jetë. Një pjesëmarrës tjetër mund të ndihmojë për të shtuar presionin mbi administratën amerikane për të ofruar një angazhim më të fortë dhe për të bërë të mundur përfshirjen e Ukrainës në bisedimet e ardhshme.
Tensionet dhe negociatat për Ukrainën mbeten në qendër të diskutimeve ndërkombëtare, ndërsa koalicioni evropian dhe administrata amerikane vazhdojnë të shfaqin dallime të rëndësishme në qasjen e tyre ndaj paqes në rajon. Përpjekjet për të siguruar një marrëveshje të qëndrueshme do të varen nga gatishmëria e liderëve për të punuar së bashku dhe për të siguruar që të gjitha palët të përfshihen në procesin e paqes.

Barcelona fiton 3 me 0 kunder Mallorca-s, Yamal shenon supergol

By: Fax Web
17 August 2025 at 10:38

Barcelona ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të La Ligës, duke mundur 3-0 Majorkën në transfertë, në një ndeshje të cilën shumë shpejt e mbushën polemikat. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Rafinja, pas një asistimi brilant nga Lamine Jamal, ndërsa Ferran Torres dhe sërish Jamal vulosën fitoren për katalanasit. Fitorja erdhi në një ndeshje që ishte më e ngarkuar sesa thjesht një përballje futbolli, për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë lojës.
Ndeshja nisi me shumë intensitet, por është e vërtetë që gjithçka u shoqërua me shumë debate. Majorka e kishte filluar mirë, duke kërkuar një faull të dyshuar përpara golit të parë të Barcelonës, i cili u shënua në minutën e 25, kur Lamine Jamal, i njohur për shpejtësinë dhe pasionin e tij, dhuroi një pasim të saktë për Rafinjën, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Në të njëjtën kohë, ekipi i Majorkës ngriti kërkesa për një faull të mundshëm të Rafinjës ndaj një lojtari të tij gjatë fazës përgatitore të aksionit.
Polemikat vazhduan gjatë pjesës së parë, kur gjyqtari i takimit shpërndau dy kartonë të kuq për Majorkën. Në minutën e 38, Morlanes u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj një lojtari të Barcelonës, dhe vetëm disa minuta më pas, Vedat Muriqi u ndëshkua për të njëjtën arsye, duke lënë ekipin e Majorkës me vetëm 9 lojtarë në fushë. Kjo e bëri misionin e Barcelonës edhe më të lehtë për t’u realizuar.
Në pjesën e dytë, Barcelona u duk sikur po kontrollonte lojën, ndërsa Majorka kishte pak mundësi për t’u rikthyer në lojë. Goli i dytë i Barcelonës erdhi në minutën e 69, kur Ferran Torres shënoi pas një aksioni të shkëlqyer në zonën e Majorkës, duke thelluar diferencën në 2-0. Ky gol e bëri të vështirë çdo përpjekje të Majorkës për të rikuperuar, përveçse për faktin se ata po luanin me vetëm 9 lojtarë.
Por edhe kjo nuk e ndali Barcelonën. Në minutën e 94, Lamine Jamal shënoi një gol të pabesueshëm pas një driblimi të bukur dhe një kalimi të mprehtë përmes mbrojtësve të Majorkës. Ky gol i siguroi Barcelonës një fitore të plotë 3-0 dhe i dha Jamalit një tjetër çmim personal: ai u shpall “Lojtari i Ndeshjes” për javën e parë të La Ligës, një tjetër pohim për potencialin e tij të jashtëzakonshëm.
Një tjetër moment i rëndësishëm pas ndeshjes është diskutimi rreth Lamine Jamalit, i cili po konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon. Pavarësisht se sezoni ka filluar vetëm, ylli i Barcelonës ka arritur të shkëlqejë edhe në këtë ndeshje, duke kontribuar me një asist dhe një gol. Një garë e fortë pritet mes tij dhe bashkëlojtarit të tij të ish-skuadrës, Osmane Dembele, i cili gjithashtu është një nga kandidatët për këtë çmim prestigjioz, bazuar në paraqitjet e tij të shkëlqyera në edicionin e kaluar.
Për momentin, shumë sy janë përqendruar te performanca e Jamalit, i cili, përveçse po shkëlqen me Barcelonën, është gjithashtu një faktor kyç për ecurinë e mundshme të skuadrës në garat europiane dhe ato kombëtare. Për më tepër, e ardhmja e tij do të jetë një çështje e nxehtë diskutimi mes drejtuesve të Barcelonës dhe atyre të federatës spanjolle, pasi të gjithë po presin të shohin se si do të evoluoni këtë sezon.
Përveç ndëshkimeve të ashpra ndaj Majorkës, ka pasur gjithashtu shumë diskutime për vendimet e gjyqtarëve. Kërkesat për faull dhe karton të kuq për Rafinjën nga Majorka ishin të një natyre të diskutueshme dhe lënë hapësirë për analize të mëtejshme. Pavarësisht këtyre kritikave, Barcelona e ka nisur sezonin me një fitore të pastër dhe një performancë mbresëlënëse.
Me këtë fitore, Barcelona tregon një ecuri të shkëlqyer që e bën të duket si një nga favoritët për titullin e La Ligës këtë vit. Fitorja e parë e sezonit ishte një përvojë e rëndësishme për ekipin dhe, mbi të gjitha, një hap i rëndësishëm drejt synimeve të sezonit – që të vazhdojnë të jenë një forcë e madhe jo vetëm në Spanjë, por dhe në Europë.
Në përfundim, kjo ndeshje është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë dhe të pasur për Barcelonën, me shpresën se do të vazhdojnë të ofrojnë paraqitje të shkëlqyera dhe do të sfidojnë për çdo trofe.

❌
❌