In memoriam: Mali i dhimbjes dhe pesha e mallit për Aleks Selmanin
Nga Luan Rama Miku im, dhe jo vetëm, zotni Astrit Fani, gjen gjithmonë një shteg të vetin kah vetëm ai din me ardhë e me t’pushtu me mirësinë e vet elegante. Para do kohe më la pa fjalë. Më dërgoi një foto të bërë gati 36 vjet më parë. E hapa gjithë kurreshti WhatsApp-in, sapo më erdhi sinjali i mbërritjes së një mesazhi prej tij, sepse, sa herë Astriti shkruan, vjen gjithmonë një gjë e vlefshme.