Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

By: el da
26 August 2025 at 14:50

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas shefit të sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Fier, Altin Dervishi, ndër shkaqet kryesore kanë qenë mosrespektimi i normave të shpejtësisë, parakalimi i gabuar, ndryshimi i menjëhershëm i korsisë, dhe ndërprerja e menjëhershme e rrugës jo vetëm nga automjetet, por edhe nga këmbësorët.

Po sipas Dervishit akset kryesore më problematike kanë qënë “ Pushimi i Shoferit”, “ Kryqëzimi i Savrës” aksi “Savër- Çermë,” “ Rreth-rrotullimi Savër- Ura e Kuçit, “ Kryqëzimi i Vajkanit”, “ Rrethrrotullimi i Parkut- Qëndër”, “ Qendër- QTU” , ku kontrollet kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë me patrullë dhe shërbim të përforcuar. Gjithashtu shefi i qarkullimit ka pohuar se vetëm gjatë muajit gusht në qarkun e Fierit janë vendosur 6088 masa administrative, nga të cilat 4185 për shpejtësi, për parakalim të gabuar 416, për përdorim alkooli 22, pa rrip sigurimi 122, për kasë mbrojtëse 196, përdorim celulari 12, për parkim të gabuar 328 dhe 789 për shkelje të tjera.

Përdorimi i automjeteve nga adoleshentët mbetet një problematikë tjetër madhore ka thënë Dervishi teksa ka apeluar për më shumë kujdes nga ana e prindërve për të mos lejuar fëmijët në timon.

Edhe pse kjo periudhë shënon fundin e sezonit veror, trafiku në të gjithë qarkun e Fierit vijon të jetë tepër i rënduar, dhe përballë këtij fluksi të lartë automjetesh të shtuar krahasuar me vitet e mëparshme kemi marrë një sërë masash për monitorimin e shpejtësisë me radar dhe mjete inteligjente si në akset kryesore ashtu edhe në ato dytësore ka thënë Dervishi .

Dervishi ka apeluar gjithashtu për të gjithë përdoruesit e rrugës, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./kb

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

By: el da
26 August 2025 at 14:30

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e ka thirrur zyrtarisht Asamblenë e PS.

Sipas traditës aty Rama ka zbuluar emrat e ministrave të rinj, por deri më tani nuk kemi një datë, edhe pse që prej ditës së djeshme kur është rikthyer në punë pas pushimeve të verës, shefi i qeverisë ka pritur e ka përcjellë në zyrë vartësit e tij.

Aty janë paraqitur ditën e djeshme numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi. Ndërkohë ditën e sotme, Rama ka pritur në zyrë thuajse të gjithë ministrat e tij, prej orëve të para të mëngjesit.

A2 CNN mëson se në mesditë në zyrën e Ramës ka hyrë edhe ish-Presidenti i Kosovës, biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është duke ndërtuar aeroportin e Vlorës.

Gazetarja Fjorela Beleshi raporton se Rama ka diskutuar me të vetët më shumë sesa për emra të përveçëm, për strukturën e re të Komisomeve Parlamentare, pasi socialistët do të propozojnë që të ketë ndryshime.

Mësohet se socialistët synojnë që me legjislaturën e re të kemi 11 komisione të përhershme parlamentare. Edhe komisioni Antikorrupsion i zotit Xhafaj do të propozohet nga mazhoranca që të jetë i përhershëm, por të njëjtin fat nuk do ta ketë Komisioni i Dezinformimit, që është drejtuar nga Erion Braçe.

Nga burime brenda PS mësohet se ideja për ndarjen e re të Komisioneve dhe për të shtuar numrin e tyre ka të bëjë me negociatat e grupkapitujve, sepse duhet t’i shkojë për shtat negociatave me BE-në. Për të bërë realitet këtë propozim të socialistëve duhet të ndryshohet edhe rregullorja e Kuvendit./kb

 

Partiçkat

By: el da
26 August 2025 at 14:10

 

Nga ARTUR AJAZI

Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave reja, ishte fillimi i fundit atyre besojnë akoma se “ politikë duhen aktorë rinj”. Zgjedhjet dherezultati i 11 Majit, tregoi se “partiçkat u krijuan ngamatrapazë dhe jo nga përfaqësonjës brezit ri politikanëve. Edhe rezultati i marrë nga partiçkat, po ashtu dhe sherret banale dhe fyese për ato vota morën nga shqiptarët, treguan formimin real kryetarucëve, deri para 11 Majit, dilnin ekraneduke ftuar shqiptarëtvotoni për ne, jemi e ardhmjajuaj”. Sa qesharakë. Por ja listën e kandidatëve, kryetarucët kishin vendosur emrat e tezeve, hallave, dajave, mamave, baballarëve, nipërve, me soj dhesorrollop, dhe asnjë emër tjetër, anëtari apo kontribuesi. Pra, ende pa nisur mirë nga rrugëtimi i tyredrejt njëpolitike progresiste”, ata kishin nisurmatrapazllëqet me lista dhe emrat e kandidatëve. Zoti edeshi, ata merrnini vetëm 1 deputet, dhe ai me sherre dhe shamata. Madje u shanë me libër shtëpiekryetarucët e partiçkave, aq sa ata kishin votuar përata, shqyen sytë dhe thanë me vehte se “si votuam ne për këta pazarexhinj”. Por ja , fushata mbaroi, rezultati u shpall, ashtu edhe lista emërore e deputetëve, ku partiçkat e “politikës të ardhmesShqipërisë”, me shumë sforco morën 1 deputet. Dhesherri nuk ka mbaruar, pasi kryetarucët e tyre nuk e kanë mbyllur sherrin akoma. Kjo natyrisht është për qeshur dhe për qarë. E ndërsa shqiptarët presin, nga gjiri i tyre dalin emra rinj, për përfaqësuardenjësisht politikën e re europianiste këtë vend, shohin se si krijohen partiçka me familjarë dhe farafiskryetarucësh, dhe pastaj durojnë dhe lexojnë media edhe sherret banale mes tyre. joshur nga politika e vjetër 35 vjeçare, dhe kthyer ushtarë kastës vjetër kësaj politike, ata vegjetuan fare pak skenën e madhe, duke menduar se do kishin fitime mëdha. Harruan se “luani nuk hap rrugë kollaj”, dhese pjesën madhe kërkon ta hajë vetë. Edhe pse fushatë u ftuan nga opozita ti bashkohen asaj, ata me gjojafodullëkdeklaruan se “ne do jemi fituesit e 11 Majit”. fakt, kallauzi ishte gjetkë. Pazaret ishinbërë, dhe pazaret po bëhen akoma dhe sot pa nisur 10Shtatori. Shqiptarët e dinë tanimë se, partiçat e reja, dhe kryetarucët e tyre, janë thjesh pazarexhin, matrapazë, dhe leva bindura politikës vjetër, me seli ish-SHQUP. politikë nuk mund futesh me formim gjysmuar, dhe plane paracaktuara për fituarllokma mëdha”, pa e nisur fillimisht nga pikazero. Shqipëria (si vend ballkanik) ka specifikat e sajedhe skenën politike. Nuk është e lehtë ngjitesh majë, nqs nuk je njeri i duruar, i ekuilibruar, tolerant dhe aspak arrogant. Kryetarucët e rinj, i morën gabimleksionet e para nga ish-lideri historik, dhe kjo ikushtoi atyre shumë, aq sa zgjedhjet e tjera, ata nukmund marrin as votat e farafisit, jo pastaj shqiptarëve./kb

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

By: el da
26 August 2025 at 13:50

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në WhatsApp dhe Telegram, duke detyruar përdorimin e messenger-it kombëtar Max, që transmeton të dhënat drejtpërdrejt te “Vëllai i Madh” i regjimit.

Shumë përdorues kanë raportuar se Max nuk funksionon mirë dhe shërben si një mjet spiunimi, por ai është bërë i detyrueshëm në të gjitha telefonat e rinj dhe për punonjësit e administratës publike.

Për të shmangur kontrollin, rusët po përdorin VPN, Google Meet dhe aplikacione të tjera të mesazheve. Në disa rajone, trafiku celular fiket rregullisht për të parandaluar sulmet e dronëve ukrainas, duke e bërë jetën pa internet një realitet të përditshëm.

Kjo ka pasoja të mëdha për ekonominë: Taksistët, picajolët, farmacitë dhe dyqanet nuk mund të funksionojnë pa lidhje, ndërsa qytetarët po tërheqin më shumë para cash për të shmangur ndërprerjet e bankingut online.

Edhe institucionet kulturore janë nën vëzhgim: Teatri Bolshoy ka instaluar softuerin InfoWatch për të monitoruar punonjësit, duke përfshirë e-mailet, mesazhet dhe faqet e vizituara në internet./kb

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

By: el da
26 August 2025 at 13:30

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale. Në padinë e dorëzuar në një gjykatë federale në Teksas, këto kompani thonë se Apple ka dëmtuar konkurrencën duke integruar OpenAI në sistemin operativ të iPhone-ve. Ata pretendojnë se kjo marrëveshje i privon konsumatorët nga e drejta për të zgjedhur mes produkteve të ndryshme.

Gjithashtu, sipas padisë, Apple dhe OpenAI po ruajnë monopolin dhe pengojnë kompanitë inovative si X dhe xAI të konkurrojnë lirshëm.  Edhe Apple mohoi akuzat, duke thënë se App Store është i drejtë dhe i paanshëm, dhe aplikacionet renditen me kritere objektive. Në dyqanin e aplikacioneve të Apple, thuhet se aplikacionet e X dhe chatbot-i Grok i xAI nuk po promovohen si duhet për shkak të një marrëveshjeje me OpenAI.
Megjithatë, padia tregon tensionet në rritje mes kompanive të teknologjisë për dominimin në fushën e inteligjencës artificiale. Konflikti mes tyre do të ndiqet me kujdes nga tregu dhe autoritetet rregullatore, pasi në këtë betejë ligjore pritet të dalin në pah sfidat dhe rregullat për konkurrencën në sektorin më të avancuar të teknologjisë sot./kb

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

By: el da
26 August 2025 at 13:10

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar detyrën deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha.

73 deputetë kanë votuar pro kandidaturës së Bashës. Pro Dimal Bashës kanë votuar deputetët e grupit parlamentar të PDK-së, përveç tre figurave: Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Fadil Demaku.

Pro votuan edhe depuetët e AAK-së, Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Bekë Berisha, por edhe Arben Gashi nga radhët e LDK-së.

Gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova do të ketë një Kuvend funksional, duke i hapur rrugën edhe përpjekjeve për formimin e qeverisë së re.

Dimal Basha ishte kandidati i pestë i propozuar nga radhët e Vetëvendosjes, pas Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci.

Asnjëri prej katër kandidatëve të mëparshëm nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota për kryetar të Kuvendit.

Pika e radhës është zgjedhja e pesë nënkryetarëve para se Kuvendi të konsiderohet i konstituuar dhe të fillojë të rrjedhë afati për votimin e qeverisë.

Kuvendi pas fjalës së Dimal Bashës shkoi në pushim njëorëshe, ndërsa punimet do të rifillojnë në orën 12:30/kb

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

By: el da
26 August 2025 at 12:50

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një prej tyre ishte Mariam Abu Dagga, një gazetare 33-vjeçare e pavarur dhe bashkëpunëtore e disa mediave ndërkombëtare, përfshirë Associated Press. Para se të ndahej nga djali i saj 12-vjeçar, të cilin lufta e detyroi të evakuohej jashtë Gazës, Mariam i la një letër prekëse një testament shpirtëror, ku i kërkonte të ishte i fortë, të studionte dhe të bëhej një njeri i vlefshëm. Ajo i kërkoi që, kur të rritej e të kishte një vajzë, t’i vinte emrin e saj: Mariam.

Mariam tregonte realitetin e dhimbshëm të Gazës nëpërmjet postimeve në rrjete sociale. Ajo u vra nga një tank izraelit pranë Spitalit Nasser, ku shkonte çdo ditë për të dokumentuar historitë e fëmijëve të kequshqyer. Ishte një nga vendet e pakta ku kishte sinjal telefoni shkallët e jashtme të spitalit dhe aty punonte me përkushtim, deri në momentin e fundit të jetës së saj.

Në të njëjtin sulm humbën jetën edhe pesë gazetarë të tjerë. Kameramani i Reuters, Hussam al-Masri, u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, pa e ditur se po filmonte momentin e vdekjes së tij. Ai ishte i pari që u godit nga predha; të tjerët u vranë pak më pas nga një sulm i dytë. Reuters reagoi duke kërkuar sqarime urgjente për vrasjen e bashkëpunëtorëve të saj.

Një tjetër viktimë ishte Moaz Abu Taha, fotoreporter i pavarur. Përveç punës së tij si gazetar, ai njihej për ndihmën që u ofronte familjeve të pacientëve në spitale. Pediatri Ahmad al Farra kujton se Moaz shpesh blinte qumësht apo ushqime për fëmijët. Në mesazhin e fundit që i kishte dërguar, i shkruante: “Doktor, bleva disa biskota për t’i sjellë nesër te fëmijët e repartit tënd.” Por nuk arriti dot t’i çonte, sepse u vra.

Po ashtu, në sulm humbi jetën edhe Mohammed Salama, kameraman i Al Jazeera, i cili ishte i fejuar dhe planifikonte të martohej pasi të arrihej një armëpushim. Ai nuk e pati këtë mundësi. Al Jazeera e dënoi ashpër vrasjen, duke e quajtur një tjetër krim të kryer nga forcat e okupimit ndaj gazetarëve të saj.

Viktima tjetër ishte Ahmed Abu Aziz, që punonte për Quds Feed Network dhe Middle East Eye. Ai ishte një zë i rëndësishëm në dokumentimin e ngjarjeve në terren.

Ndërsa në një sulm të ndarë në Mawasi, u vra Hassan Douhan, akademik dhe gazetar për mediat Al-Hayat dhe Al-Jadida, duke e çuar në gjashtë numrin total të gazetarëve të vrarë atë ditë.

Kjo ngjarje shënon një nga ditët më të errëta për lirinë e shtypit në Gaza. Gazetarët, të cilët përpiqen të tregojnë të vërtetën në kushte ekstreme dhe nën kërcënimin e përhershëm të vdekjes, po bëhen gjithnjë e më shpesh viktima të drejtpërdrejta të luftimeve. Spitalet dhe vendet që dikur konsideroheshin të sigurta, nuk po kursehen më./kb

 

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

By: el da
26 August 2025 at 12:30

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një telefonate të pazakontë në një dyqan akulloresh në Camp Richardson, liqeni Tahoe: një ari i qetë dhe i qetë qëndronte pas banakut, sikur të ishte gati të merrte porosinë e klientit të radhës.

Vizitori kurioz, i quajtur me dashuri “Fuzzy” nga oficerët, duket se u tërhoq nga aromat e sheqerit që përhapeshin nga brenda dyqanit. Hyri brenda jo vetëm duke vëzhguar, por bëri edhe një kontroll në enët e akullores teksa identifikoi shijen e tij të preferuar: luleshtrydhen.

Asnjë alarm, vetëm shumë të qeshura

Për fat të mirë, ndërhyrja përfundoi pa ndonjë dëm të konsiderueshëm: me pak durim dhe disa paralajmërime, oficerët arritën ta nxirrnin ariun jashtë në mënyrë të sigurt. “Fuzzy: u kthye në pyll me barkun plot dhe pa shkaktuar ndonjë dëm, duke lënë pas vetëm disa gjurmë putrash në dysheme e një kavanoz të zbrazur.

Kishte nga ata nuk mundën t’i rezistonin shkrepjeve të disa fotove. Imazhet u përhapën shpejt në mediat sociale, duke i dhënë “Fuzzy-t” famë të përkohshme lokale, aq sa disa propozuan t’i kushtonin një aromë të veçantë ose ta kthenin në maskotën zyrtare të dyqanit./kb

 

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

By: el da
26 August 2025 at 12:10

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli. Analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre u synua që me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë treguan se brenda tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit.

“Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që ndërkohe për interesa personale dhe mbarojnë me një dëshpërim. Ajo që ndodhi sot me Kolegjin Zgjedhor, është vendim përfundimtar dhe i dha rrugë ligjore një prej parimeve themelore të politikës në drejtësi, që i shërben ligjit”, tha ai për “Abc News”. Gjithashtu nënvizoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një vendim i drejtë. “Është një proces që dëshmon për mundësitë, pasi nuk janë mbyllur të gjitha shportat, një prej tyre është KQZ që herë pas herë ka rënë pre e presioneve politike, ose e simpative politike. KQZ ka dëshmuar simpati politike që nuk mund t’i lejohet. Jemi në një kohë ku procesin zgjedhor duhet ta udhëheqë ligji…Nuk mund të kapërcehet Kolegji Zgjedhor sepse është hapi i fundit që mund të bëjë një parti për të gjetur të drejtën e tyre, mbetet Gjykata Kushtetuese, por nuk ka ndodhur që të kenë rrëzuar vendimin e Kolegjit zgjedhor. Është një vendim që respekton vullnetin politik që e ka caktuar Dajkon numër një të listës, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve që i kanë dhënë votën dhe duke u ngjitur në skema shumë të ulëta personale…Në sensin politik, ku grupim politik i të rinjve, do të jetë një pamje të qartë se janë përsëri po aq të vjetër sa edhe shefat e tyre”, tha mes të tjerash ai./kb

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

By: el da
26 August 2025 at 11:50

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh automjetesh, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

“Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor”, shkruan Tare.

Por, MEKI në një deklaratë për mediat sqaron se inertet që shihen në foton e publikuar nga Tare do të përdoren për disa projekte që synojnë rijetëzimin e Shpellës së Spilesë. Sipas ministrisë, ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë. Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj”, thuhet në deklaratë.

Më tej shpjegohet se ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ.

“Pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet!”, thekson MEKI.

Po ashtu bëhet me dije se për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës./kb

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

By: el da
26 August 2025 at 11:30

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite me radhë, sipas news.com.au.

Hulumtimi zbuloi se virusi mund të plakë para kohe enët e gjakut të grave me rreth pesë vjet, duke rritur rrezikun e tyre për atak në zemër dhe goditje në tru më vonë në jetë.

Studimi, i botuar në ’’European Heart Journal’’, ndoqi gati 2 400 të rritur në 16 vende.

Hulumtuesit gjurmuan ndryshimet në ngurtësinë e arterieve gjashtë dhe 12 muaj pas infeksionit, dhe ajo që gjetën ishte e habitshme.

Gratë që kishin Covid-19 treguan ngurtësim të konsiderueshëm të arterieve të tyre, edhe kur sëmundja e tyre fillestare ishte e lehtë.

Sa më i rëndë infeksioni, aq më i keq ishte dëmtimi.
Gratë e shtruara në kujdes intensiv kishin rritjen më të lartë, por efekti u pa ende tek ato që qëndruan në shtëpi.

Ngurtësimi arterial ka rëndësi sepse është i lidhur fort me sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët vlerësojnë se plakja e enëve të gjakut mund të rrisë rrezikun e problemeve me zemrën me rreth 3% për një 60-vjeçare.

Në krahasim, efekti tek burrat nuk ishte statistikisht i rëndësishëm.
Profesoresha Rosa Maria Bruno e Universitetit ’’Paris Cité’’ tha se gjetjet ishin një flamur i kuq për shëndetin e grave pas Covid-19.

“Ne e dimë që Covid mund të ndikojë drejtpërdrejt në enët e gjakut. Gjetjet tona nxjerrin në pah se mund të ketë pasoja afatgjata, veçanërisht për gratë, dhe se duhet të identifikojmë se kush është në rrezik në një fazë të hershme për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, tha ajo.

Megjithatë, ka edhe disa lajme të mira. Njerëzit e vaksinuar treguan më pak ngurtësim arterial sesa ata që nuk kishin marrë kurrë një vaksinë, duke sugjeruar se vaksinat ofrojnë mbrojtje përtej parandalimit të sëmundjeve të rënda.

Kardiologët thonë se hulumtimi nënvizon rëndësinë e kujdesit pasues.

Kontrollet e rregullta, një stil jetese i shëndetshëm dhe menaxhimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit mund të ndihmojnë në kompensimin e rrezikut.
Studimi është një nga hetimet më të mëdha ndërkombëtare mbi ndikimin afatgjatë vaskular të Covid-19 dhe shton provat në rritje se virusi nuk është vetëm një sëmundje e frymëmarrjes, por edhe një vaskulare me pasoja afatgjata./kb

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

By: el da
26 August 2025 at 11:10

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.

“Shumat e përfitimeve ndryshojnë ndjeshëm në rajon. Republika Srpska ofron shumën më të lartë mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencën sociale dhe ndihmat për fëmijë. Në të kundërt, Shqipëria ofron përfitimet mujore totale më të ulëta (70 euro), të përbëra nga Ndihma Ekonomike dhe një ndihmë për energjinë.

Për vendet e tjera, përfitimet mujore totale janë si më poshtë: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)” thuhet në raport.

Në një tabelë specifike raporti përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.

Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).

Një tjetër pikë që raporti merr në analizë është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.

“Pragu në të cilin këto përfitime ndërpriten ndryshon dukshëm, por një model i përbashkët është se shumica e përfitimeve të lidhura me varfërinë humben sapo nis punësimi formal, edhe në nivele minimale të të ardhurave.

Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.

Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.

Kjo formulë, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep një peshë të caktuar punësimit formal dhe, nëse vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun për marrjen e Ndihmës Ekonomike, familja nuk përfiton më” thuhet në raport./ Monitor/kb

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

By: el da
26 August 2025 at 10:50

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë sot më 26 gusht pamje nga puna në kantier.

“Po rilind si një hapësirë moderne”, shkruan kryeministri.

Qendra do të ketë një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë. Nuk do të mungojnë as auditorët dhe klasat për inovacionin.
“Do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon”, shkruan kryeministri Edi Rama./kb

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

By: el da
26 August 2025 at 10:30

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur as ato që lidhen me jetën e saj sentimentale.

Një prej pyetjeve më të drejtpërdrejta ishte ajo për lidhjen e dikurshme me këngëtarin Mevlan Shaba. Një ndjekës e pyeti me tone të ashpra nëse ajo ishte penduar për gjithçka kishte bërë për të, duke e cilësuar ish-partnerin “idiot mashkull”.

Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë. Ajo deklaroi se nuk ndjen aspak pendesë për përjetimet në atë marrëdhënie, duke e konsideruar si një kapitull të sinqertë të jetës së saj. “Kurrë, çfarë është e ndjerë dhe e pastër nuk është për t’u penduar”, u shpreh ajo.

Me këtë qëndrim, Brunga dha një mesazh të fortë për publikun: se eksperiencat e kaluara, pavarësisht fundeve që marrin, mbeten të vlefshme kur janë të vërteta. Deklarata e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, sidomos pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP” lidhja e saj me Mevlanin ishte shpesh në qendër të diskutimeve dhe komenteve.

Reagimi i saj ka gjetur mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe forcën që përcolli.

Komentet tregojnë se publiku e sheh Livian si një zë që guxon të flasë hapur për përvojat personale./kb

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

By: el da
26 August 2025 at 10:10

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ulen përballë në një samit paqeje, duke paralajmëruar se “do të ketë pasoja” nëse ky takim dështon.

Nuk e di nëse do të takohen. Ndoshta po, ndoshta jo. Do të shohim çfarë ndodh për një ose dy javë, dhe nëse duhet, do të ndërhyj vetë,” tha Trump nga Zyra Ovale, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung.

Vetëm një javë më parë, pas një takimi me Zelensky-n dhe disa liderë evropianë në Washington, Trump kishte lënë të kuptohej se një samit Putin–Zelensky ishte çështje ditësh dhe se do të pasohej nga një takim trepalësh me praninë e tij për të shtyrë përpara një marrëveshje paqeje.

Por Moska nuk ka treguar asnjë gatishmëri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të premten se “nuk ka asnjë takim të planifikuar”, duke përsëritur se një bisedim i tillë do të ndodhte vetëm kur Ukraina të hiqte dorë nga aspiratat për NATO, të ndërpriste furnizimet me armë perëndimore dhe të pranonte ndryshime në pushtet në Kiev.

Sipas Trump, arsyeja pse Putin shmang takimin është “sepse nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin”. Ai shtoi se pas dy javësh, nëse takimi nuk zhvillohet, do të përcaktojë se kush është përgjegjës për dështimin.

Ndërkohë, Zelensky ka pranuar publikisht të takohet me Putinin, madje duke hequr kushtin e një armëpushimi paraprak për zhvillimin e bisedimeve. Trump gjithashtu zbuloi se ka folur rishtas me Putinin pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur mundësinë e hapjes së bisedimeve për çarmatimin bërthamor me pjesëmarrjen e Kinës.

Takimi i Trump me presidentin e Koresë së Jugut u përqendrua në marrëdhëniet bilaterale, aleancën ushtarake dhe situatën rajonale, ndërsa presidenti amerikan nuk përjashtoi mundësinë e një takimi të ri me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un./kb

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

By: el da
26 August 2025 at 09:50

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.  Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë/kb

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

By: el da
26 August 2025 at 09:30

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut gëzojnë internetin mobil më të shpejtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave, shpejtësia mesatare e internetit mobil në këtë shtet arrin në 161.53 mbps, duke e lënë pas Shqipërinë dhe Kosovën.

Renditja e internetit mobil (mbps):
Maqedonia e Veriut – 161.53 mbps
Shqipëria – 104.11 mbps
Kosova – 97.43 mbps
Mali i Zi – 80.27 mbps
Serbia – 71.70 mbps
Bosnja e Hercegovina – 29.65 mbps

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për internetin fiks (në shtëpi apo zyra), Serbia ka shpejtësinë më të lartë në rajon, me 92.21 mbps, duke lënë pas Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Renditja e internetit fiks (mbps):
Serbia – 92.21 mbps
Mali i Zi – 87.64 mbps
Shqipëria – 84.64 mbps
Kosova – 82.24 mbps
Maqedonia e Veriut – 49.01 mbps
Bosnja e Hercegovina – 35.71 mbps

Bosnja e Hercegovina, më e ngadalta në të dy kategoritë
Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me internetin më të ngadaltë, si në celular ashtu edhe në rrjetet fikse./kb

 

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

By: el da
26 August 2025 at 09:10

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor, deklaron ajo në dokumentarin e ARD-së.

“Duhet ta arrij këtë duke respektuar dinjitetin njerëzor,” deklaron Angela Merkeli në fund të intervistës së saj me gazetarin Ingo Zamperoni. “Për mua, është e rëndësishme si e adresoj çështjen.” Kjo tingëllon si një mesazh që ish-kancelarja dëshiron të dërgojë në lidhje me politikën e migrimit të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz: për të, dinjiteti njerëzor dhe humanizmi mbeten parimet drejtuese të politikës së migrimit.

Pothuajse dhjetë vjet më parë, më 31 gusht 2015, ish-kancelarja Merkel shqiptoi tre fjalët legjendare “Do t’ia dalim mbanëw” pasi hapi kufijtë dhe lejoi qindra mijëra refugjatë në vend. Dhjetë vjet gjatë të cilave ndodhën shumë gjëra, dhe jo vetëm gjëra të mira. Dhjetë vjet gjatë të cilave CDU-ja e braktisi politikën e migrimit të Merkelit.

Sfida të mëdha

“Duke e hedhur vështrimin pas (pranoj) se ishte një vendim i veçantë me të cilin u përballa”, thotë ajo sot në të vetmen intervistë televizive që dha për të shënuar përvjetorin. “Por jam habitur gjithashtu vitet e fundit kur kam parë se sa shpesh ato tre fjalë, ‘Do t’ia dalim mbanë’, më janë hedhur në fytyrë. Ato nuk synuan të shprehin asgjë tjetër përveç faktit se ndodheshim para një detyre të madhe.”

Pasojat e vendimit të Merkelit e vunë Gjermaninë para sfidave të mëdha: më shumë se një milion kërkesa për azil në vitet 2015/2016, qendra të mbipopulluara refugjatësh, shkolla dhe qendra kujdesi ditor të mbingarkuara, si dhe mungesë strehimi. Komunat gjermane ishin të mbingarkuara në shumë drejtime.

Pastaj erdhi nata e Vitit të Ri 2015. Në Këln, në sheshin e Katedrales, qindra gra u bënë viktima të sulmeve seksuale ose grabitjeve. E gjitha kjo çoi në një polarizim të klimës politike të vendit dhe një ringjallje të popullaritetit të AfD-së, një parti e themeluar në 2010 në përgjigje të politikës së shpëtimit të euros, parti e cila po humbiste terren.

Kulturë e madhe mirëseardhjeje

“Sigurisht, vendimi im i shtyu disa njerëz të bashkoheshin me AfD-në,” thotë sot Angela Merkel. “Dhe sigurisht që e forcoi AfD-në.” Por a është kjo një arsye për të mos bërë diçka që ajo e konsideronte të drejtë, të rëndësishme dhe të denjë për dinjitetin e njeriut?

Angela Merkeli kujton në këtë drejtim edhe kulturën e madhe të mikpritjes që ekzistonte në Gjermani. Njerëz që nuk donin “që ne të tradhëtonim vlerat tona në lidhje me dinjitetin njerëzor” dhe që ishin të lumtur të ndihmonin, siç thotë ajo. “Ishte detyra ime të gjeja një barazpeshë dhe të merrja parasysh shqetësimet e të gjithë qytetarëve të vendit. Dhe AfD luajti një rol në këtë, por edhe të gjithë të tjerët.”

Merzi shpall “kthesë në çështjen e azilit”

Por brenda partisë së saj, CDU-së, mbështetja u zbeh shpejt, veçanërisht për shkak të rënies së popullaritetit në sondazhe. “Nuk ishte sekret se kishte pasur përçarje brenda partive unioniste që nga shtatori 2015. Mendoj se kjo nuk na ndihmoi të gjenim një përgjigje për pyetjen se si do ta kryenim këtë detyrë.”

Mosmarrëveshja është zgjidhur që nga zgjedhja e Friedrich Merzit si kryetar i CDU-së në vitin 2022. CDU është shkëputur nga politika e migrimit e Merkelit dhe ka shpallur një “kthesë në çështjen e azilit”.

Po Merkeli? Ajo i qëndron besnike vetes. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse u takua me refugjatët në qershor, gjatë një takimi të filmuar nga kanali WDR. Në atë rast, ajo u distancua nga kthimet pas në kufi.

Evropa dhe politika e migrimit

Edhe sot, kjo mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes për të në lidhje me politikën e migrimit. “E thashë që në fillim se do ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë të kënaqshme për Evropën dhe Bashkimin Evropian vetëm nëse mendojmë së bashku, në nivel evropian, edhe nëse është tmerrësisht e vështirë, sepse secili shtet anëtar mendon natyrshëm se tjetri ndoshta mund të bëjë pak më shumë. Por ky është pikërisht arti i qeverisjes ose arti i diplomacisë.”

Gjatë mandatit të saj, Angela Merkeli sidoqoftë nuk arriti të bashkojë Evropën në çështjen e politikës së migrimit. Përkundrazi. Ajo ishte gjithnjë e më të izoluar midis krerëve të qeverive.

Atentatet dhe sulmet me thikë të kryera nga refugjatët në vitet e fundit padyshim kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e numrit të njerëzve në favor të një politike më kufizuese të migrimit në sondazhet e opinionit. Në DeutschlandTrend të janarit 2025, kjo shifër ishte 68%.

Merzi i vë Merkelit notë të keqe

Gjatë konferencës së shtypit të verës, kancelari Friedrich Merz i vuri së fundmi paraardhëses së tij si udhëheqëse e CDU-së një notë të keqe kur u pyet nëse “ia dolëm mbanë”. “Sot e dimë,se në këtë fushë, që kishte në mendje ajo atëherë nuk ia dolëm mbanë”, tha Merz. Ai tha se shifrat flasin vetë edhe kur bëhet fjalë për integrimin.

Angela Merkeli i sheh gjërat pak më ndryshe: “Është një proces, por deri tani kemi arritur shumë. Dhe ajo që mbetet për t’u bërë duhet bërë.”/ DW/kb

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

By: el da
26 August 2025 at 08:50

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.

Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro 633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro./Marrë nga Monitor/kb

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

By: el da
26 August 2025 at 08:30

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose përdhosin flamurin amerikan.

“Nëse përdhosni flamurin, do të përballeni me një vit burg, pa mundësi për lirimin e parakohshëm,” tha Trump gjatë nënshkrimit të urdhrit në Zyrën Ovale.

Urdhri kërkon që gjyqtarët të aplikojnë me përpikmëri ligjet për përdhosjen e flamurit dhe shkelësve t’u pezullohet viza apo leja e qëndrimit.

Trump e ka përshkruar flamurin amerikan si simbol të unitetit dhe ka theksuar se përdhosja e tij është një akt ofendues dhe provokues, që shpreh përbuzje, armiqësi dhe dhunë kundër kombit.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës Supreme në vitin 1989 ka vendosur se djegia apo shkatërrimi i flamurit kombëtar mbrohet si pjesë e lirisë së shprehjes, një çështje që ngjall debat të fortë në kontekstin e urdhrit të Trump./kb

 

❌
❌