Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

“Amaneti u krye”- Vëllai 10-vjeçar i motrave Dhimaku të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik në Delvinë, nis kurimin në Itali

28 August 2025 at 13:49

Isli Dhimaku, vëllai 10-vjeçar i dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik të Delvinës mbrëmjen e së dielës, ka mbërritur në Romë për kurim.

Imami dhe bamirësi Elvis Naçi njoftoi në ‘Facebook’ se 10-vjeçari, i diagnostikuar me leukemi, ndodhet në spitalin “Bambino Gesu” bashkë me nënën e tij.

“Amaneti u krye! Isli, vëllai i dy motrave që humbën jetën nga aksidenti, arriti në spitalin Bambino Gesu në Romë bashkë me nënën. Shpresat janë të mëdha që Isli i vogël të shërohet. Ai tani po fillon kurimin e një sëmundjeje të vështirë, por ne të gjithë të lutemi për djalin e vogël që të kthehet i shëruar në shtëpi. O Zot, sheroje Islin, jepu mjekëve sukses, ktheje atë të shëruar plotësisht tek nëna dhe babai”, shkruan Naçi.

Elvisa dhe Rozina udhëtonin nga fshati i tyre, Kopaçez i Delvinës, drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai i tyre i diagnostikuar me leukemi, por fatkeqësisht nuk arritën kurrë në destinacion.

Aksidenti ndodhi pasi 23-vjeçari Kevin Norra, duke drejtuar një mjet tip Audi Q5 në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me automjetin “Lancia”, ku ndodheshin dy motrat dhe kushërira e tyre, Antonela Zhupa, 24 vjeçe. Përplasja ishte fatale; dy motrat humbën jetën në vend, ndërsa kushërira e tyre mbeti e plagosur rëndë dhe po trajtohet ende në spital.

Dita e djeshme solli një zhvillim tjetër ligjor, pasi Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 23-vjeçarin Kevin Norra, përgjegjës për aksidentin tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Amaneti u krye”- Vëllai 10-vjeçar i motrave Dhimaku të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik në Delvinë, nis kurimin në Itali appeared first on Sinjali.

“Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra …” – SHSKUK jep detaje për 5-vjeçarin që u kafshua nga ujku në Brod të Shtërpcës

28 August 2025 at 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë 5-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij.

I mituri është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK për trajtim më të specializuar.

Lidhur me këtë ka dhënë detaje edhe SHSKUK-ja, duke bërë të ditur se sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.

“Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare. Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile”, thuhet në njoftim.

Po ashti siç bëhet e ditur në njoftim janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

“Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra …” – SHSKUK jep detaje për 5-vjeçarin që u kafshua nga ujku në Brod të Shtërpcës appeared first on Sinjali.

Arrestohet një person për 11 raste të vjedhjeve në shtëpi e lokale në Pejë – i dyshuari tjetёr ende në arrati

28 August 2025 at 13:38

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për njëmbëdhjetë vepra penale të vjedhjes së rëndë në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka vepruar në bashkëpunim me një person tjetër, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Vjedhjet janë kryer gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, në shtëpi dhe lokale të ndryshme, ku janë marrë para dhe sende të ndryshme.

“Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme.

Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr momentalisht ёshtё nё arrati, mirëpo ёshtё i njohur pёr Policinё.”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person për 11 raste të vjedhjeve në shtëpi e lokale në Pejë – i dyshuari tjetёr ende në arrati appeared first on Sinjali.

U shkëput nga koncertet, Kelly jep lajmin e hidhur: Po përballem me një paralizë faciale…

28 August 2025 at 13:28

Këngëtari i njohur Kelly ka bërë të ditur se po përballet me një paralizë faciale që ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore.

Lajmin ai e ndau vetë përmes një ‘InstaStory’, duke treguar se shkëputja e tij nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi… Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore. Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë. Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U shkëput nga koncertet, Kelly jep lajmin e hidhur: Po përballem me një paralizë faciale… appeared first on Sinjali.

32-vjeçari kosovar kapet në Morinë, tentoi të kalojë kufirin me një çantë të mbushur me kanabis

28 August 2025 at 13:17

Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të kalojë kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet kufitare në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar një automjet tip “BMW”.

Gjatë kontrollit, pasagjerit të automjetit, shtetasit B. S., i është gjetur në çantë lënda e dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Postimi i plotë:

Tentoi të kalonte kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet çanta.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. A., 59 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi i ka vënë automjetit të tij, targat e një automjeti tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Kosovë, pasi penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës, me parkimin e parregullt të automjetit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 32-vjeçari kosovar kapet në Morinë, tentoi të kalojë kufirin me një çantë të mbushur me kanabis appeared first on Sinjali.

Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të fillojë më në orën 21:00

28 August 2025 at 13:06

Shoqata Evropiane e Futbollit, UEFA, njoftoi sot ndryshimin e rëndësishëm në orarin e finales së Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Finalja, e cila vitet e fundit është zhvilluar të shtunave në orën 21:00, këtë sezon do të nisë në orën 18:00.

“Vendimi është hartuar për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të ndeshjes për tifozët, ekipet dhe qytetet pritëse duke optimizuar logjistikën dhe operacionet e ditës së ndeshjes, ndërkohë që ofron disa përfitime të prekshme”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, shpjegoi se ndryshimi ka për qëllim ta bëjë finalen më të arritshme dhe gjithëpërfshirëse për tifozët. “Me këtë ndryshim, po e vendosim përvojën e tifozëve në qendër të planifikimit tonë. Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s është kulmi i sezonit të futbollit dhe fillimi i ri i ndeshjes do ta bëjë atë edhe më të arritshme, gjithëpërfshirëse dhe me ndikim për të gjithë të përfshirët”, tha ai.

Sipas Ceferin, një start më i hershëm i finales të shtunën ofron mundësinë që ndeshja të përfundojë më herët, duke lejuar tifozët të shijojnë pjesën tjetër të mbrëmjes me familjen dhe miqtë, pavarësisht nëse loja shkon në kohë shtesë apo penallti.

Ky ndryshim vjen pas viteve që finalja fillonte në orën 21:00, një orar që ishte vendosur si zëvendësim për orën 20:45, e cila ishte përdorur deri në sezonin 2018/19. Finalja e sezonit të ardhshëm do të luhet në Puskas Arena të Budapestit.

“Qëllimi ynë është ta bëjmë ditën e ndeshjes një përvojë vërtet të këndshme për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e emocioneve, duke krijuar njëkohësisht një atmosferë mikpritëse që ua lehtëson familjeve dhe fëmijëve pjesëmarrjen në ndeshjen më të madhe dhe më të rëndësishme të futbollit të klubeve të sezonit”.

The UEFA Champions League final will kick off at 18:00CET as of the 2025/26 season.

The decision is designed to enhance the matchday experience and benefit fans, teams and host cities.

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të fillojë më në orën 21:00 appeared first on Sinjali.

Von der Leyen: Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet ndaj infrastrukturës civile në Kiev

28 August 2025 at 12:50

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas sulmit të dhunshëm të Rusisë ndaj Kievit të enjten, i cili goditi edhe zyrat e BE-së.

Ajo ka thënë se është “e indinjuar nga sulmi ndaj Kievit të enjten që goditi edhe zyrat e BE-së”.

“Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me dronë dhe raketa në kryeqytet që nga korriku… ishte sulm edhe ndaj delegacionit tonë të BE-së. Sapo fola me zëvendësambasadorin tonë dhe jam e lehtësuar që asnjë nga stafi ynë nuk u lëndua.”, ka deklaruar von der Leyen.

Në një postim të mëparshëm në X, ajo e përshkroi situatën si “një natë tjetër të bombardimeve të pamëshirshme të Rusisë” dhe paralajmëroi se “Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj diskriminuese ndaj infrastrukturës civile”.

Von der Leyen gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të “bashkohet me negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Von der Leyen: Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet ndaj infrastrukturës civile në Kiev appeared first on Sinjali.

Krasniqi thotë se VV-ja po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Haxhiun e Bashën

28 August 2025 at 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ndonëse PDK-ja e mbajti zotimin për të zhbllokuar Kuvendin, Lëvizja Vetëvendosje po synon të vazhdojë bllokadën.

Sipas tij, ka një tendencë të qëllimshme për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit. Ai theksoi se i gjithë angazhimi i VV-së po bëhet për kandidaturën e Nenad Rashiqit për nënkryetar, ndërsa për kandidatin tjetër, Bashën, nuk është parë i njëjti nivel mbështetjeje.

“Ne po abstenojmë nga votimi sepse kjo mënyrë e votimit është jokushtetuese. Efekti politik dhe real i kësaj është që po vazhdon bllokada”, ka thënë Krasniqi, duke e cilësuar angazhimin për Rashiqin si skenar të paramenduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krasniqi thotë se VV-ja po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Haxhiun e Bashën appeared first on Sinjali.

U sulmua nga ujku në oborrin e shtëpisë, 5-vjeçari nga Shtërpca në gjendje stabile

28 August 2025 at 12:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë 5-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij.

I mituri është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK për trajtim më të specializuar. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja është stabile për momentin, por është duke u përcjell. Jemi duke u përkujdesur, ekzaminimet e nevojshme janë bërë të gjitha. Kemi ftuar dhe ekipin e epidemiologjisë….gjendja është stabile por ky pacient duhet të qëndroj rreth një javë ditë në klinikën tonë. Lëndimet i ka në gjoks dhe në shpinë”, tha Kolgeci.

Ndërkohë, për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka konfirmuar kohën dhe rrethanat e sulmit.

“Me datën 27 gusht 2025, 21:45 policia në Shtërpcë është informuar për një sulm që ka ndodhur në lagjen ‘Coklarë’ të fshatit Brod, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë. Fëmija pas sulmit është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në Prishtinë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Sipas familjarëve, sulmi kishte ndodhur rreth orës 19:00 kur fëmija, 5 vjeç ishte në oborrin e shtëpisë”, ka thënë Veseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U sulmua nga ujku në oborrin e shtëpisë, 5-vjeçari nga Shtërpca në gjendje stabile appeared first on Sinjali.

Votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, AAK përjashton nga grupi parlamentar Adem Hoxhen

28 August 2025 at 12:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i AAK’së, deputetin Adem Hoxha.

Lajmin për media e ka konfirmuar Shefja e Grupit, Time Kadriaj.

Ajo tregoi se vendimi është marrë pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, AAK përjashton nga grupi parlamentar Adem Hoxhen appeared first on Sinjali.

S’vota për Branislav Nikoliqin 

28 August 2025 at 11:56

Branislav Nikoliq nuk ka arritur ta marrë asnjë votë për t’u zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Votimi i tij u bë pas shortit për këtë pozitë.

55 vota kundër dhe 5 abstenime ishin votat për Nikoliqin.

The post S’vota për Branislav Nikoliqin  appeared first on Sinjali.

Tragjike: Ish-gjyqtari nga Skenderaj dyshohet se i dha fund jetës

28 August 2025 at 11:55

Një lajm i rëndë ka ardhur nga Skenderaj, ku një ish-gjyqtar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se sot, më 28 gusht rreth orës 10:30, është raportuar se Avdullah Mecini, nga fshati Klinë e Mesme, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me litar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Mecini kishte shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Skenderajt dhe ishte i njohur në komunitet për punën e tij.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

The post Tragjike: Ish-gjyqtari nga Skenderaj dyshohet se i dha fund jetës appeared first on Sinjali.

28-vjeçari nga Prizreni sulmon policët pasi shqyen gjobën në mes të qytetit

28 August 2025 at 11:55

Një skenë e pazakontë është regjistruar të mërkurën pasdite në Prizren, ku një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda hetimeve bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën “Adem Jashari”, kur patrulla policore ndaloi T.Ç, 28 vjeç, dhe e gjobiti për kundërvajtje.

Por, në vend që ta pranojë masën, i riu e shqeu gjobën para policëve dhe iu afrua me sjellje arrogante, duke i sulmuar fizikisht. Si pasojë, dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Pavarësisht rezistencës, zyrtarët arritën ta fusin nën kontroll dhe ta shoqërojnë në zyrat e hetimeve rajonale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij pritet të ngrihet padi për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet për rastin po vazhdojnë nga organet kompetente në Prizren.

The post 28-vjeçari nga Prizreni sulmon policët pasi shqyen gjobën në mes të qytetit appeared first on Sinjali.

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

28 August 2025 at 11:48

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me tërheqjen e shortit për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Edhe pse kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka ftuar Listën Serbe që të marrë pjesë, kjo e fundit nuk është paraqitur. Në sallë ka qenë i pranishëm vetëm deputeti Nenad Rashiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb appeared first on Sinjali.

Rashiq: Shpresoj të marr votat e ish-opozitës, zgjedhja ime nuk është kundërkushtetuese

28 August 2025 at 11:44

Para fillimit të seancës, Nenad Rashiq shprehu shpresën se sot do të sigurojë votat e ish-opozitës, duke theksuar se ka pasur biseda me disa prej tyre.

Sipas Rashiqit, zgjedhja e tij eventuale për nënkryetar nuk do të ishte kundërkushtetuese.

“Ata nuk kanë votuar apo kanë abstenuar, sepse kanë konsideruar që nuk është në harmoni me Kushtetutë. Gjatë bisedimeve që kam pasur me ta, jam përpjekur t’ju shpjegoj se ai votim nuk është kundërkushtetues dhe se mund të votojnë pa hezitim. Do të shohim nëse do të votojnë tani”, tha Rashiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rashiq: Shpresoj të marr votat e ish-opozitës, zgjedhja ime nuk është kundërkushtetuese appeared first on Sinjali.

Kadrijaj: Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së

28 August 2025 at 11:30

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar punimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili është bashkëautor i një artikulli ku përmenden akuza ndaj UÇK-së. Kadrijaj tha se përgjegjësia për këtë sipas saj bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një monstrum të tillë nuk është dashur as të propozohet. Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së propozuar”, tha Kadrijaj.

E pyetur nga gazetarët nëse AAK-ja e ka votuar Bashën për kryetar të Kuvendit, ajo theksoi se nuk e ka bërë këtë.

“Bekë Berisha e ka votuar. I ka premtuar”, shtoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kadrijaj: Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së appeared first on Sinjali.

Zvicra publikon listën për ndeshjen me Kosovën, mungojnë Bislimi e Hajdari, përfshihen Xhaka dhe Jashari

28 August 2025 at 11:19

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Takimi i parë i Grupit B mes Zvicrës dhe Kosovës pritet të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin St. Jakob-Park në Basel.

Trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin, ka thirrur 23 futbollistë për këtë përballje, ku pjesë e listës janë edhe dy yje shqiptarë.

Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë të ftuar për ndeshjen ndaj Dardanëve, ndërsa dy lojtarë të tjerë mungojnë. Uran Bislimi, i cili zgjodhi të luajë për Zvicrën dhe refuzoi Kosovën, nuk është ftuar, ndërsa Albian Hajdari, që pëlqehet nga Dardanët, ende nuk ka marrë vendimin për përfaqësuesen që do të zgjedhë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zvicra publikon listën për ndeshjen me Kosovën, mungojnë Bislimi e Hajdari, përfshihen Xhaka dhe Jashari appeared first on Sinjali.

Limaj për punimin e Bashës: Ka fyer dhe shtrembëruar vendin e vet, kjo është shumë serioze

28 August 2025 at 11:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të punimit shkencor të kryeparlamentarit Dimal Basha, ku përmendet në mënyrë kritike UÇK-ja. Ai ka thënë se artikulli është i papranueshëm dhe cenon rëndë vendin dhe popullin e Kosovës.

“Ai është një punim shkencor që shërben për studentë, profesorë, prokurorë, gjyqtarë, propagandistë. Është një hulumtim shkencor, i bazuar dhe i publikuar nga dy autorë. Më vjen shumë keq që një shqiptar, për të publikuar një punim shkencor, ka fyer, ofenduar, rrënuar dhe shtrembëruar vendin dhe popullin e vet. Kjo është shumë serioze, serioze është edhe natyra e artikullit”, tha Limaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limaj për punimin e Bashës: Ka fyer dhe shtrembëruar vendin e vet, kjo është shumë serioze appeared first on Sinjali.

AGK: Dënojmë sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Basha – të papranueshme

28 August 2025 at 11:08

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj qëndrimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e dënuar “fuqishëm” dhe shprehur “keqardhje” që ai ka nisur mandatin e tij në një post kaq të rëndësishëm duke sulmuar mediat.

Gjatë një konference për shtyp para seancës konstituive, ku u distancua nga punimi kundër ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilin ishte bashkautor, Basha tha: “Prej 6 vjetësh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe”.

AGK-ja, përmes një postimi në Facebook, e cilësoi gjuhën e Bashës “të papranueshme dhe shumë të rrezikshme”.

Po ashtu, Asociacioni i bëri thirrje Bashës “ta kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AGK: Dënojmë sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Basha – të papranueshme appeared first on Sinjali.

Duda Balje: S’e kam plan të votoj për asnjë kandidat nga pakica serbe

28 August 2025 at 11:02

Deputetja e Unionit Socialdemokrat nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk do të votojë për asnjë kandidat nga pakica serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

E pyetur nëse do të mbështeste Nenad Rashiqin, Bale tha se “nuk kam votë për asnjë kandidat nga pakica serbe”.

Ajo shtoi gjithashtu se “nuk mendoj që do të dalim lehtë nga kjo krizë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Duda Balje: S’e kam plan të votoj për asnjë kandidat nga pakica serbe appeared first on Sinjali.

❌
❌