Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin 3 me 0. 

Kjo disfatë nuk u kapërdi dot nga portieri italian i PSG-së, Donnarumma, i cili u “tradhtua” nga nervat, teksa goditi sulmuesin Joao Pedro të Chelsea, duke e shtrirë në tokë.  

Në këtë situatë të tensionuar, u përfshinë edhe trajneri Luis Enrique si dhe Hakimi. Pamjet ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjetit./ D.C

I’m crying at Luis Enrique headloss 😭pic.twitter.com/gHl3kmPffZ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) July 13, 2025

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe João Pedro.

Parisienët dukeshin skuadra perfekte deri sot, por ja që Chelsea tregon sërish se di të fitojë (thuajse) gjithmonë në finalet e mëdha.

I pranishëm në “MetLife Stadium” sot ishte edhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Ky turne ishte i pari i këtij lloji dhe do të luhet një herë në katër vite. m.p.

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i një ndërtese.

Sipas mediat vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Terni të Italisë, ku gruaja është hedhur nga lartësia.

Si pasojë foshnja nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që nëna ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton disa pista, ku një prej tyre është dhe ajo e vetëvrasjes. Nga hetimet e deritanishme rezulton se gruaja identiteti i të cilës ende nuk dihet trajtohej për një sërë problemesh të tjera shëndetësore. m.p.

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si domosdoshmëri për mbrojtjen, por edhe si një formë edukimi dhe forcimi të ndjenjës së patriotizmit.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Moisiu solli shembuj konkretë nga vendet perëndimore dhe Lindja e Mesme.

“Gjermania ka për ta rikthyer. Është popull 80 milionë ai, duhet të ketë ushtri. Me vullnetarë nuk bëhet kjo punë. Shërbimi ushtarak është edukim.”

Ish-presidenti përmendi edhe Izraelin si një model që duhet të merret parasysh:

“Shihni Izraelin, është vetëm 8 milionë, por 100 milionë arabë i vë përpara ai. Ai banon në Amerikë, por është izraelit, vjen dhe bën shërbimin ushtarak, vajza ose djali.”

Sipas Moisiut, shërbimi ushtarak lidhet ngushtë edhe me rënien e ndjenjës së atdhedashurisë në Shqipëri: “Kjo ka të bëjë edhe me patriotizmin, por këtu te ne patriotizmi ka rënë. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti, kemi ne këtë fjalën tonë popullore.” m.p.

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se këtë të diel, rreth orës 20:05, shtetasi A.GJ, ka njoftuar Sallën Operative se kishte gjetur të atin të pajetë. Deri më tani dyshohet se 81-vjeçari i ka dhënë fund jetës me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.p.

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste drejtpërdrejt industrinë eksportuese të Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes negociatave gjatë javëve në vijim.

Sipas mediave gjermane, Mertz deklaroi se në rast se tarifat do të hyjnë në fuqi, qeveria gjermane mund të detyrohet të ndryshojë pjesërisht politikat e saj ekonomike.

Mertz shtoi se po mban kontakte të ngushta me liderët e tjerë evropianë për të shmangur një përshkallëzim tregtar me Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se është thelbësore që Bashkimi Evropian të veprojë i bashkuar dhe të ruajë kanale të hapura komunikimi me presidentin amerikan.

“Kjo do të errësonte çdo zhvillim tjetër dhe do të godiste në thelb industrinë tonë eksportuese,” tha kancelari.

Ai bëri të ditur se gjatë fundjavës ka diskutuar gjerësisht mbi këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. m.p.

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar.

Merkato është një vend ideal për drama verore. Disa i emocionojnë tifozët, të tjerë sjellin zhgënjim të hidhur.

Si ai që pësoi Milan në marrëveshjen e Archie Brown, e cila dukej të ishte një marrëveshje e kryer derisa Fenerbahçe u fut dhe rrëmbeu mbrojtësin e Gent. Kjo çështje i ka lënë tifozët kuqezinj të tronditur dhe të hidhëruar, veçanërisht pas videos tallëse të postuar nga klubi turk në rrjetet sociale.

Kjo u pa nga shumë si një poshtërim i vërtetë, duke reflektuar realitetin e një klubi, Milan, që po dështon të afirmohet në skenën ndërkombëtare dhe thuhet se po grumbullon refuzime dhe një humbje besueshmërie.

E gjithë kjo përkthehet në komente të reja, helmuese rreth gjendjes brenda klubit të Djallit.

Edhe një herë, nivelet e larta të klubit janë kapur në mes të një stuhie. Shumë po sulmojnë paaftësinë e supozuar të Cardinale-s, të bombarduar me mesazhe të ashpra në “X”. Ja disa:

“@acmilan, a e kupton që ky lojtar, që deri dje luante për Gent-in, po tallet me ne së bashku me ekipin e dytë të Stambollit? E kupton këtë apo jo?”

“Ne i kemi sjellë famë ndërkombëtare një lojtari dhe një klubi, për ekzistencën e të cilëve bota nuk ishte në dijeni”.

“Brenda një jave, janë tallur publikisht nga drejtuesit e Brugge-s, janë tallur nga Fenerbahce dhe dy negociata kanë dështuar… Urime, Giorgio & Co. Nuk kam parë kurrë një paaftësi dhe pamjaftueshmëri të tillë të kombinuar. Por a mund të bëni diçka?”

“Ke një vit që planifikon ta shesësh Theon dhe po bën këto gabime duke u përpjekur të gjesh një zëvendësuesin… Me këtë pronësi dhe Furlanin në krye, Milani do të ketë gjithmonë vështirësi. Allegri do të duhet të bëjë një mrekulli”.

“E gjithë kjo falë Gerry Cardinale dhe Giorgio Furlani, të cilët hynë në një sektor, futbollin, për të cilin nuk dinë asgjë… dhe pas poshtërimeve dhe dështimeve të vazhdueshme, ata as nuk kanë guximin të tërhiqen më në fund. Milani i poshtëruar kështu është i papranueshëm”.

“Jemi katandisur në barcaletë për Europën. Faleminderit Cardinale, faleminderit Furlani”. m.p.

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey në praninë e Donald Trump.

Minutat e para të supersfidës kanë qenë më të mira për anglezët, të cilët kanë dominuar lojën dhe kanë pasur më shumë raste.

Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të nga Cole Palmer. Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur.

Joao Pedro në të 43′ shënoi golin e tretë të Chelsea, praktikisht duke mbyllur fatin e takimit që në pjesë të parë. m.p.

BE shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se tarifat hakmarrëse të BE-së mbi eksportet amerikane janë shtyrë përsëri.

Kundërmasat, të cilat duhej të fillonin të martën, erdhën në përgjigje të taksave fillestare të importit të çelikut dhe aluminit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Hakmarrja e BE-së, e cila do të kishte arritur në 21 miliardë euro mallra amerikane, u pezullua për herë të parë në mars. Kjo ndërprerje është zgjatur deri në fillim të gushtit”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp të dielën.

Ministrat e Tregtisë së BE-së pritet të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar se si të përgjigjen.

Kjo vjen pasi Trump i shkroi një letër von der Leyen, duke njoftuar planet e tij për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e BE-së nga 1 gushti.

Chelsea “vret” finalen/ Pano: Ekipi anglez më pragmatist në pjesën e parë, e ndëshkoi Parisin

Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Chelsea ishte më pragmatist në pjesën e parë, realizoi tre gola ndaj Paris SG në finalen e botërorit të klubeve.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Pano u shpreh se pjesa e parë ishte me ritëm.

“Një ndeshje e bukur, një pjesë e parë me gola, me ritëm. Dy ekipe që rrezikuan njëra-tjerën, por Chelsea ishte më pragmatist dhe e ndëshkoi Parisin me lojën e saj, me armët e veta. Jo më kot Chelsea e afroi Palmer, 65 milionë euro nga Brighton. Është lojtar që i di shumë mirë zonat, punon për ekipin. Te goli ishte një teknikë e përkryer. Duket se Chelsea ka dëshirë më të madhe se Parisi për ta fituar këtë trofe.”, theksoi ai./abcnews.al

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin e Londrës

Një aeroplan është rrëzuar në aeroportin e Londrës, ka konfirmuar policia metropolitane.

Policia e Essex tha se u njoftua për një aeroplan 12 metra të lartë që po merrte flakë në vendin e ngjarjes në Southend-on-Sea, pak para orës 16:00 të dielën.

Shërbimi i autoambulancës së Anglisë Lindore tha se katër ekipe ishin në vendngjarje, përfshirë një automjet reagimi të shpejtë, një automjet reagimi në zona të rrezikshme dhe një ndihmës mjekësor të lartë.

Deputeti laburist për Southend West dhe Leigh, David Burton-Sampson, tha në X: “Mendimet e mia janë me të gjithë të përfshirët”.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: “Ne po punojmë me të gjitha shërbimet e emergjencës në vendngjarje tani dhe se puna do të vazhdojë për disa orë. Ne do t’i luteshim publikut të shmangë këtë zonë sa herë që të jetë e mundur ndërsa kjo punë vazhdon”.

Policia tha se, si masë paraprake, oficerët kanë evakuuar klubin e golfit Rochford Hundred dhe klubin e ragbit Westcliff për shkak të afërsisë me incidentin.

Famullitari Dom Vlash Palaj: Më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë te Thethit se i joshën, i rrejtën dhe në fund i hodhën, i tradhtuan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj mbajti një qëndrim të ashpër lidhur me aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Ai kritikoi sjelljen e autoriteteve, duke i akuzuar për mashtrim dhe braktisje të banorëve të zonës. Në fjalën e tij, Palaj u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të reflektojnë thellë mbi mënyrën se si sillen me…

Source

Grenell akuzon Presidenten Vjosa Osmani për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar…

Source

Moisiu: Jetoj ende në shtëpinë e ndërtuar 53 vjet më parë, ndërsa deputetët kanë prona në det e mal

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka reaguar ashpër ndaj realitetit të pasurisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri, duke nxjerrë në pah një kontrast të thellë midis mënyrës se si ai ka jetuar dhe mënyrës se si jetojnë deputetët e sotëm. Në një intervistë për A2CNN, Moisiu deklaroi se vijon të jetojë në të njëjtën shtëpi që ka ndërtuar 53 vite më parë, duke theksuar se, ndonëse jo e re…

Source

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.

Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit.

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.

I’m crying at Luis Enrique headloss 😭pic.twitter.com/gHl3kmPffZ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) July 13, 2025

Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi në fushë me të dy taboret që u përplasën me njëri-tjetrin.

Në fakt ishte trajneri Luis Enrique ai i cili u përfshi në një përplasje me ekipin e Chelseat, duke sulmuar Joao Pedron.

Kështu u desh intervenimi i sigurimit në mënyrë që situata të mos eskalonte më tutje.

The post Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 14 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët. Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur , sidomos në shoqërinë e njerëzve të veçantë. Kjo ditë është e përkryer për diskutime miqësore .

Demi

Sot do të jetë një ditë e mirë për të ndryshuar mjedisin rreth jush. Megjithatë , Demi nuk duhet të ndryshojë planet në momentin e fundin vetëm pse ato nuk rrinë mirë për ju. Natyra juaj konservatore është e tërhequr për risi sot , por ky interes mund të largohet shpejt madje edhe të zhduket .

Binjakët

Binjakët janë njerëz të shoqërueshëm dhe sot do të kenë mundësi të shfaqin anën e tyre intelektuale. Interesat dhe njohuritë tuaja do t’ju interesojnë shumë njerëzve që ju rrethojnë apo bashkëpunëtorëve tuaj. Ju mund të merrni disa lajme nga jashtë. Fati i mirë do t’ju shoqërojë në shumicën e aktiviteteve tuaja sot .

Gaforrja

Do të mendoni se gjerat do ti keni të vështira sot, por jo, do të jetë një ditë e qetë dhe do të ndiheni rehat e të përkëdhelur nga njerëzit tuaj të dashur deri në mbrëmje. Nuk i keni shumë qejf ndryshimet e papritura, doni të llogarisni çdo gjë.

Luani

Krenaria juaj mund të lëndohet sot, madje edhe dështimi më i vogël, perceptohet si katastrofë nga ana juaj. Ju nuk pëlqeni asnjë ndryshim që vjen në mënyrë të menjëhershme. Nuk do të jetë një ditë e mirë pasi nuk pëlqeni të takoni shumë njerëz.

Virgjëresha

Nuk është një ditë për aventura të reja. Shumë nga ju nuk do t’ju pëlqeje argëtimi në lokale të zhurmshme apo me muzikë të lartë. Në disa takime mund ta ndieni veten në siklet, gjëja më e mirë është ti lini gjërat në rrjedhjen e tyre.

Peshorja

Ana krijuese kërkon vëmendje sot . Bazuar në karakterin tuaj, ju mund të tregoni interes në diskutimet e lajmeve, takimeve publike, udhëtimeve , komunikimit të mrekullueshëm me njerëz interesantë .

Akrepi

Ditën e sotme do ta ndieni veten të kufizuar. Ju jeni tip impulsiv, por sot duhet të qëndroni urtë në disa situata, për të përfituar më të mirën prej tyre. Duhet ti rezervoni vetes të drejtën për pak punime. Duhet të shmangni ngarkesat dhe mos harxhoni shumë kohë në internet.

Shigjetari

Jeni i prirur të zhvilloni takime dhe biseda më njerëz të tjerë. Do të zhvilloni disa takimet tek të afërmit tuaj dhe do të organizoni festa të ndryshme. Nuk do të harroni edhe miqtë që i keni larg, me të cilët do të zhvilloni biseda të gjata.

Bricjapi

Nuk ju pëlqen të bisedoni për gjerat personale. Do të ndiheni të lodhur dhe do të keni dëshirë për pak pushim, është një ide e mirë dhe duhet ta vini në zbatim. Një mik i mirë, bisedat me të por edhe të lexuarit e një libri do të jete shoqëruesi juaj për pasditen e sotme.

Ujori

Ju jeni i vërtetë në ato që bëni dhe thoni, dhe për ju kjo është e rëndësishme. Rrethanat dhe zhvillimet e ditës do t’ju nxjerrin në pah juve rreptësinë dhe rregullin që keni gjatë të punuarit. Pasdite mund të mos ndiheni mirë, por yjet ju këshillojnë të merrni çdo gjë me qetësi.

Peshqit

Mos lejoni të huaj dhe kalimtarët e rastit që të prekin shpirtin tuaj. Për ju sot është një ditë e qetë. Do të keni shumë dëshirë të merreni me aktivitete sportive dhe fizike për të djegur energjitë negative. Shumë prej jush do të merren me aktivitete sociale.

The post Horoskopi 14 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA

✇Albeu
By: M C

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Në nëntor të vitit 2019, Grenell ishte emëruar nga Trump si i dërguari i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ka qenë i përfshirë nga afër në këtë proces. Në mandatin e parë të Trumpit, më saktësisht më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike – e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit – e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi. Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, ka deklaruar Trump më 29 qershor.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së.

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani ka paralajmëruar konferencë për media, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, në ditët në vazhdim. Edhe autoritetet serbe kanë thënë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë dhe që po manipulon me fjalët e Trumpit.

“Fatkeqësisht, duket se manipulimet dhe fabrikimet janë mënyra e vetme që Osmani dhe Prishtina të marrin vëmendjen e Uashingtonit”, ka shkruar ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq përmes një postimi në X.

Deklaratat e Osmanit i ka hedhur poshtë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 12 korrik.

“Nuk e kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi nisur asnjë makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam të punojmë, të ndërtojmë”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe. Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës ka kulmuar në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiç – ish-nënkryetar i Listës Serbe – e ka sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe ka vrarë një rreshter policie. Kosova e ka përshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas tij – gjë të cilën Beogradi zyrtar e ka mohuar./REL

The post Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA appeared first on Albeu.com.

Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete!

✇Albeu
By: M C

Aktori i njohur i humorit Jul Deda ishte i ftuar këtë të shtunë në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku nuk munguan batutat nga ana e tij në studio.

Ai foli për njohjen me bashkëshorten e tij, ku me shaka tha se fillimisht e pa nga pas dhe më pas kishte kuriozitetet për ta njohur.

Sakaq Jul Deda zbuloi se ka qenë pak i patakt në fillim të njohjes së tyre, teksa shtoi se kjo mund ta ketë bërë për vete gruan e tij.

“Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat“, tha me batutë ai.

Si je njohur me gruan?

Jul Deda: Si jam njohur me gruan? Prit ta kujtoj se është pak e vjetër.

Jemi njohur në Shkodër. Krejt rastësisht e kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë ‘ç’është kjo? Prit ta shoh pak nga para’. Nëpërmjet një shoqeje të përbashkët i lashë një takim. Doja ta takoja. Në momentin që jemi njohur kam pasur vetëbesim. Njihesha pak pasi dilja nëpër aktivitetet e shkollës, por kjo që desha unë, nuk më njihte.

Pastaj kemi qëlluar në një stol të shatërvani. Kam qenë pak i patakt dhe kjo besoj se e ka bërë për vete.

Kur e puthe?

Jul Deda: Kur u puthëm? Ma datën 2 korrik kemi bërë 27 vjet që jemi puthur për herë të parë.

The post Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete! appeared first on Albeu.com.

❌