Reading view

Riatdhësimi i 19 vjeçarit, Policia e Shtetit: Nëna pretendonte se i biri ishte rrëmbyer ne Sierra Leone! I riu ishte në gjendje të renduar emocionale

Lidhur me riatdhësimin e 19 vjeçarit në Shqipëri, Policia e Shtetit ka reaguar duke u shprehur se ka qenë nëna e tij e cila pretendonte se i biri ishte rrëmbyer në Freetoën të Sierra Leone, e që më pas ai ka arritur të shpëtonte veten duke shkuar në stacionin e policisë të këtij qyteti.

Policia e Shtetit njofton se u finalizua me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i 19 vjeçarit.

“Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.
Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.
Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.

NJOFTIM

Policia e Shtetit
Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.
Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetown, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.
Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetown në Tiranë.
Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.
Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetown për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.
Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetown, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.
Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.
Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.

The post Riatdhësimi i 19 vjeçarit, Policia e Shtetit: Nëna pretendonte se i biri ishte rrëmbyer ne Sierra Leone! I riu ishte në gjendje të renduar emocionale appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Hije skandali me tenderat e Rindërtimit të Thumanës! Firma “PE-VLA-KU” nën sekuestro preventive fitoi tenderin e majm. Eliminoi 17 oferta të tjera! Çfarë thonë ekspertët

EMISIONI VETTING

Si e mori tenderin Kompania për të rindërtuar në pallatin kur ishte e sekuestruar?

Më 4 gusht të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e këtij pallati por edhe të tjerë. Objekti i këtij tenderi  është “Minikonkursi Nr.25 (Kontrate ne baze te Marrëveshjes Kuadër me REF-67609-08-03-2020) – “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonën e re për zhvillim Krujë, Paketa A, Objektet A+J, B, C, D+G, E, F+H, I, njësia administrative Krujë, Bashkia Krujë. (Programi i Rindertimit)

 

 

VETTING -Rindertimi Thumane (14)

Për këtë tender është hapur gara për projektimin dhe kompaninë që do të merrej me  këtë shërbim.

“Minikonkursi Nr.19- (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-66894-07-27-2020) – “ “Shërbime projektimi per projektin teknik dhe marrjen e lejes se ndertimit per ndertesat njesi banimi (pallat) ne perputhje me PDYV-ne e zonës Thumane”, Njësia Administrative Thumane, Bashkia Kruje. (Programi i Rindërtimit)”. Në garë morën  pjesë 22  bashkime subjektesh, fituese  rezultoi Erald – G” sh.p.k  dhe Transport Highëay Consulting” sh.p.k.

VETTING -Rindertimi Thumane (13)

Ndërsa kompania supervizore rezultoi fituese  Archi-Space shpk, me ortakët themelues të shoqërisë Luçjano Bojaxhiu me 50% të kapitalit dhe Rais Petrela me 50% të kapitalit. Më 2 shtator 2016, me anë të kontratës së shitjes së pjesëmarrjes së kapitalit, Luçjano Bojaxhiu shet 50% të kuotave të kapitalit në favor të Z. Rais Petrela, kundrejt çmimit 50 lekë.

Kontrata është nënshkruar në bazë të marrëveshjes kuadër, plotë 6. 5 miliardë lekë. Paratë u fituan nga kompania “Pe Vla Ku” shpk, e cila do të merrej me ndërtimin e pallatit ku do të strehoheshin banorët e prekur nga tërmeti. Por edhe familjeve që u ishte shembur banesa për shkak të rindërtimit, por jo prej lëkundjeve të tërmetit do të strehoheshin në këto godina.

Romina Radonshiqi eksperte ekonomie thekson se: “Qeveria duhet të strehoj qytetarët e ka detyrim ligjorë nga një akt të tillë”.

Miliarda lekë përfitoi kompania, por sipas analizës së tenderit të dhëna tronditëse dolën në skenë.

Kompania “PE VLA KU” shpk,  pas një verifikimi të kryer në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton e bllokuar nga përmbarimi.

Konkretisht në datë 18.12.2017, me anë të urdhrit Nr. 1303 Prot “Për Vendosjen e sekuestros konservative”, lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor Altin Vako, u urdhërua vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet që zotëron debitori subjekti “PE – VLA – KU” shpk.

VETTING -Rindertimi Thumane (12)

Ky urdhër ka qenë në fuqi deri më 23 tetor 2020, u urdhërua lirimi nga sekuestro konservative i të gjitha aksioneve të zotëruara nga debitori shoqeria “PE – VLA – KU”.

Edhe pse sekuestro është hequr në tetor të vitit 2020 në kohën kur është dhënë tenderi për ndërtimin e pallatit në Thumanë, Kompania ka qenë në sekuestro.

Dhe urdhri ka qenë në fuqi në momentin e vlerësimit të ofertës dhe në momentin e shpalljes së tenderit nuk ishte hequr ende sekuestro konservative.

Të qenit nën sekuestro e aksioneve të kompanisë “PE VLA KU” për detyrimet që ky subjekt ka pasur ndaj palëve të treta me shumë mundësi, sipas ligjit për përmbarimin privat i jep mundësinë këtij të fundit të nxjerr në ankand çdo pasuri të subjektit qofshin këto makineri e pajisje apo sekuestrim të të ardhurave financiare.

Avokati Shpati sqaron në parim se: “Nga fjala sekuestrim do të thotë se çdo veprimtari është e bllokuar dhe çdo veprim i kryer nga ky subjekt është i jashtëligjshëm. Pra zhvillon aktivitetin në shkelje ligji nuk duhet të marr tender dhe ai që e ka dhënë tenderin  është duke shkelur ligjin”.

VETTING -Rindertimi Thumane (17)

Kjo situatë krijon risk  dhe nuk jep besueshmëri dhe garancinë e duhur Fondit Shqiptar të Zhvillimit se ky subjekt do të realizonte e përfundonte punimet e kontratës. Rrjedhimisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye ligjore për ta marrë vetë përsipër riskun duke ia besuar punët e kontratës një shoqërie që pasuritë e veta ia ka nën sekuestro e që në çdo kohë mund ti dal në ankand.

Sakaq Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk duhet ta kishte kualifikuar në këto kushte, ndërkohë që ka ftuar edhe jo pak, por me shume se 17 subjekte të tjera ne garë. Me qëllim që të garantohej shpallja e shpejt e një fituesi që plotëson kriteret për kualifikim me aftësi dhe kapacitete e duhura si dhe me besueshmërinë për të realizuar me sukses punimet objekt i kontratës.

Në bazë të ligjit të prokurimeve neni 46/1 i cili i jep mundësinë Autoriteti Kontraktor që në fazën e vlerësimit të ofertave të bëj përzgjedhjen si fitues  operatorin që ka:

“Kualifikimet  e nevojshme teknike profesionale kapacitete organizative makineritë pajisjet asetet te tjera fizike aftësinë organizative besueshmërinë përvojën e duhur si dhe personelin e nevojshëm për të zbatuar kontratën siç është përshkruar nga autoriteti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës”.

Konform këtij ligji operatori “PE-Vla-KU” duhej të s’kualifikohej sepse nuk ofronte besueshmërinë e duhur sipas nenit 46. Por drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk pyeti për këtë ligj duke marr riskun e mos zbatimit apo shtyrjes së afateve në dëm të popullit dhe konkretisht këtyre familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe shteti.

Por si u reflektua realisht në punime ky problem i kompanisë dhe lëshimi i qindra miliona lekëve që i bëri FSHZH-së kompanisë në kurriz të qytetarëve?

Paketa A që përfshinte disa njësi banimi kanë filluar në janar 2021 dhe duhet të përfundonin  në qershor të  vitit 2021 me mbi 8 njësi kolektive  dhe përafërsisht 160 apartamente.

Gazetarët e emisionit “Vetting” zbuluan se kjo kompani për shkak të problemeve  me sekuestron, por jo vetëm nuk i ka mbaruar pallatet e kontraktuara në kohë. Por edhe jashtë afateve sipërfaqja e projektuar për të ndërtuar ishte një kantier ndërtimi me vinça, mjete të rënda teksa në pallatet e ndërtuar karabinaja nuk ishin vendosur pllakat, dritare, dyer madje nuk ishin kryer as suvatimet dhe termoizolimi.

Këto kishin mbetur pa përfunduar në fillim të gushtit 2021 ku shtatori përsëri do ta gjente në kantier këtë vend.

VETTING -Rindertimi Thumane (6)

Kush mbajti përgjegjësi për tejkalimin e afateve?

Kush mbajti përgjegjësi për parat e shpërdoruara që këta banorë të vazhdonin të paguheshin me bono qiraje sepse firma që kishte fituar padrejtësisht tenderin kishte zvarritur punimet?

Kush mbajti përgjegjësi për ato familje që jetuan në banesa me qira dhe e paguan nga xhepi se ju ndërpre bonusi? Një zinxhir i gjatë ku çdo hallkë pasohej me dëm. Për ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa problemi nis në procedurat e tenderave në përgjithësi: “Tenderat janë dhënë me vlertë gati 100%, në këto kushte procesi nuk ka integritetin e  duhur”.

The post Hije skandali me tenderat e Rindërtimit të Thumanës! Firma “PE-VLA-KU” nën sekuestro preventive fitoi tenderin e majm. Eliminoi 17 oferta të tjera! Çfarë thonë ekspertët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

I përndjekuri politik tregon kalvarin me Rindërtimin! Gasa për Vetting: Banesat i kam me dokumentet, shteti s’mi rikthen! Avokati: Bashkia ka bërë veprime të kundraligjshme

EMISIONI VETTING

Për 90-vjeçarin Sali Gasa, historia është më shumë se një varg fatkeqësish dhe tragjedish. Dita e tërmetit solli edhe më shumë rrethana të dhimbshme, gruaja e tij,  pasi mori vesh se në familjen e saj për shkak të tërmetit kishin humbur jetën nipi bashkë me të atin, humbi kujtesën, këto ishin një goditje shumë e madhe për bashkëshorten Drita Gasa.

Shteti merr çdo gjë që i përket, ky 90-vjeçar vazhdon të kërkojë nëpër gjykata dhe zyra, ndërkohë që sfidat dhe problemet rriten çdo ditë e më shumë. Në këtë tragjedi, ku duhet të ishte një rikuperim dhe një ndihmë, ai ka mbetur vetëm në kërkim të asaj që i takon. Çdo shpresë dhe çdo mundësi, sikur janë një mrekulli që i janë hequr, ndërsa ai kërkon drejtësi. Ai ndjen se gjithçka është thjesht një shaka tragjike që luhet mbi shpinën e tij.

Sali Gasa thekson se këto para janë lekët e burgut. 90-vjeçari ka vuajtur në kohën e komunizmit dhe po ndëshkohet edhe sot në kohën e demokracisë. Me paratë e burgut politik arriti të blejë banesat në Thumanë, 4 hyrje të gjitha me certifikatë pronësie u prishën për të rindërtuar Thumanën.

Por fëmijët e të moshuarit mbetën pa banesa sepse shteti nuk ua siguroi pronën të dhënë me kushtetuese.

Më tej i moshuari Sali Gasa sqaron se: “Pallati nr.42  kam pas 3 hyrje në emrit të fëmijëve dhe djalit. Në pallatin 35, ka qenë një hyrje, 4 shtëpi kemi përfituar për 11 frymë dhe 5 kryefamiljar. Shtëpitë i kemi blerë vet të gjitha të regjistruar në hipoteke në emër të fëmijëve.”

I moshuari ka kaluar një jetë plot vuajtje dhe sakrifica, ende nuk ka mundur të gëzojë pronën e tij. Ai tregon me zemërim se: “Pavarësisht se ato shtëpi i ka blerë vetë, shteti ende nuk ia ka dhënë atij siç i takon”.

Sali Gasa shprehet i pikëlluar se: “Janë shtëpitë tona i kemi blere vet nuk na i ka dhënë  shtetësi jemi të përndjekur politik, shteti duhet të na i kishte dhënë falas, jo me na i marrë. Jam liruar në vitin ‘90 nga burgu politik, kam bërë 18 vite e 6 muaj në burg, jam liruar me urdhër të Ramiz Alisë”. 90 vjeçari shprehet me një ton të theksuar pikëllimi dhe shqetësim.

Sipas të moshuarit është shkelur nenit 17, ai sqaron se: “Na kanë kthyer përgjigje do merren shtëpitë në bazë këtij neni këtij akti mashtrime”.

VETTING -Rindertimi Thumane (7)

Kërkesa ime është ballafaqim, nëse unë dal fajtor, të jap edhe këtë hyrje që kam këtu.”

Me këto fjalë, Sali Gasa thekson me dhimbje jo vetëm vështirësitë e jetës, por edhe pasigurinë që ka pasur për të ofruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij, ndërsa shteti dhe autoritetet duket se e kanë lënë të vetëm në përballje me sfidat e jetës. I moshuari është ankuar  dhe ka vënë në dijeni çdo institucion si përfaqësues ligjor, por përveç premtimeve asnjë hap tjetër nuk është marr. Duke u shtrënguar ti drejtohet derës së gjykatës.

Gasa shprehet se: “Jam ankuar dhe kam hapur gjyqet! Në gjyqin e parë zv.kryeministrja, në bazë të aktit normativ na takojnë hyrjet më vete, siç i kemi pasur”

Një tjetër familje përballet me një problem të ngjashëm, që duket se ka të bëjë me një burokraci të pashpjegueshme dhe të pafalshme. Ata kishin dy banesa, por pas tërmetit, vetëm njëra prej tyre iu dha nga institucionet. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata janë ende të mbetur në pritje të asaj që duhet të ishte një zgjidhje e thjeshtë, një ndihmë që ka mbetur vetëm premtim.

Avokati Enver Shpata shprehet se: “Bashkia për sa kohë se e ka përcaktuar me listën e të dëmtuarve dhe ka bërë më pas selektime, që do të thotë se është e kundraligjshme”

VETTING -Rindertimi Thumane (17)

Padyshim që ky është një tjetër shembull i administratës që nuk arrin të ofrojë një zgjidhje për ata që kanë vuajtur, e cila nuk është thjesht një histori për t’u treguar, por një realitet të cilin shumë qytetarë të këtij vendi vazhdojnë ta përjetojnë, duke mbetur në pritje të një “miratimi” që duket se nuk vjen kurrë.

Mirela Fifo një tjetër banore e Thumanës për Vetting shprehet se: “Unë kam patur dy hyrje në këtë pallat, por bashkia jonë ma ka refuzuar banesën tjetër.”

Me fjalët e saj, ajo shpreh një frustrim të thellë ndaj një sistemi që përpiqet t’i japë “zgjidhje”, por në fakt ka bërë më shumë dëm se sa mirë. Kjo është një situatë që pasqyron shumë prej problemeve që përballen qytetarët çdo ditëm premtime të thyera, shkelje të të drejtave dhe një administratë që nuk zgjidh problemin, por që është vet problemi.

VETTING -Rindertimi Thumane (9)

Mirela Fifo thekson se: “Pallati është shembur për rindërtim: Sipas tyre jemi të pajisur, ne kemi qenë të shkallës DS3, kemi prit lekët për ta riparuar pallatin dhe me për të hyrë dhe jo për të na i prish e mos të na jepnin fare”.

Denoncuesja  shpërthen në ndjenjë zemërimi pasi shtëpia ka qenë me certifikatë pronësie e pajisur që në vitin 2006, por ky sistem nuk ia njohu të drejtën e pronës. Ky është një tregim i një familjeje, që pavarësisht se kanë kaluar një jetë të tërë duke punuar dhe kontribuar në këtë vend, nuk kanë mundur të gëzojnë atë që ligjërisht ju takon.

Më tej Mirela Fifo thotë se: “E kanë prish për projekt në bashki dhe komunë i jemi drejtuar e s’na kanë dhënë zgjidhje i jemi drejtuar gjykatës kërkojmë pronën tonë të fëmijës tim”.

Fifo akuzon dhe zbulon dhe një tjetër fytyrë të së vërtetës, ajo shprehet se ka pas dhe raste abuzimi.

“Ka familjar të tjerë që kanë pasur një plus një dhe kanë marr 3 plus 1 dhe unë që kam pas shtëpinë time me dokumenta, s’ma jep shteti.”

Ndërsa për të plotësuar sa e sa familje ka shteti, dmth ma merr mua ja jep atyre” sqaron zonja Fifo.

Mirela Fifo nuk ka lënë vend pa u ankuar, por të gjithë i tregojnë para fytyrës një VKM të nxjerrë në kohë emergjence që mesa duket “shkel” edhe mbi kushtetutën.

“Kam folur edhe vet me kryetarin dhe s’kam shkuar më  se me tha sipas ligjit je e plotësuar.”

Çështjen aktualisht edhe Mirela Fifo  e ka depozituar në gjykatë, por një rreze shprese e dhënë nga avokati mban këto familje me sytë nga peshorja e drejtësisë.

Fifo u shpreh se: “Avokati thotë se  është pronë me dokumenta, nuk e mohon dot askush. Kërkojmë shtëpinë tonë metrat katrore nuk kërkojmë asgjë tjetër”.

Denoncimet dhe dëmi që shteti i rëndoi individit pas tërmetit vijon të mbetet  një sforco.

“Jemi totalisht të zhgënjyer, nuk kemi gjet asnjë të drejtë”- thekson Fifo.

Blerim Myrta pas tërmetit  është diskriminuar pasi edhe pse e ndante vetëm një mur nga komshiu i tij.  ASHK-ja i refuzon legalizimin e banesës, ndërsa familjes tjetër ia pranon.

Blerim Myrta një tjetër banor i pallatit sqaron se: “Unë objektin e kam pas  187 m2. I kam pas me certifikatë pronësie, ndërsa pjesën tjetër ka qene në proces legalizimi që para tërmetit.

Blerim Myrta
Blerim Myrta

Më datë 10 prill 2020 më ka ardhur përgjigja që objekti është përjashtuar nga procesi I legalizimit.

Rrjedhimisht edhe dëmshpërblimi ishte sa çereku i pronës që ai posedonte.

Avokati i çështjes shprehet se ky është një rast i paprecedent pasi në bazë të procedurave ligjore  ashk duhet ta kishte regjistruar pronën sipas tij jemi në kushtet e diskriminimi.

Sinkron avokati: “ Për njerëz të barabartë kanë bërë diferencime që për mua nuk janë aspak të ndershme dhe as njerëzore”.

Të gjithë këta qytetarë, janë në këtë situatë tragjike pikërisht për shkak të menaxhimit të gabuar të tenderave dhe fondeve publike, të cilat shpesh janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Vendimet e marra nga autoritetet shtetërore nuk kanë pasur si prioritet përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, por përfitimin nga kontratat e dyshimta dhe shpërndarja e fondeve përmes rrugëve të pandershme. Ky sistem ka krijuar një hendek të thellë midis premtimeve dhe realitetit, duke i lënë qytetarët pa të drejtat e tyre, duke e kthyer çdo mundësi për përparim në një iluzion. Kjo është një situatë ku jo vetëm që ata nuk gëzojnë asgjë nga ajo që u takon, por janë të detyruar të luftojnë nëpërmjet procedurave të pafundme ligjore, të cilat nuk sjellin asnjë rezultat konkret.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa në analizojnë situatën se për shkaka të menaxhimit të gabuar nga autoritet, problemi bije më pas tek banorët: “Pasojat e saj janë të qarta, produkte që kalojnë ndjeshëm për nga pikëpamja e cilësisë së tyre dhe kosto që shpesh herë i kemi parë që janë abuzive”.

VETTING -Rindertimi Thumane (8)

The post I përndjekuri politik tregon kalvarin me Rindërtimin! Gasa për Vetting: Banesat i kam me dokumentet, shteti s’mi rikthen! Avokati: Bashkia ka bërë veprime të kundraligjshme appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Banorët e Thumanës “qajnë” hallet në Vetting! Hilet e përdorura për t’u shembur banesat që pësuan dëmtime të lehta nga tërmeti! Vera Fifo tregon padrejtësinë: Duam metrat siç i kemi patur

EMISIONI VETTING

Rindërtimi në Thumanë ka kaluar në një proces shkeljesh të së drejtave themelore për familjet që kanë pasur prona me certifikata pronësie.

Nëse tërmeti i dëmtoj pjesërisht shtëpitë e tyre, shteti ju shembi dhe ju premtoj tua ndërtonte nga e para. Banesat të cilët ishin të dëmtuar pjesërisht, shteti i shembi për të ndërtuar Thumanën dhe strehuar banorët që kishin humbur banesat.

Emisioni “ Vetting” kontaktoi me disa banorë që shtëpitë e tyre ishin të dëmtuara dhe sipas komisionit të rivlerësimit ata duheshin të riparoheshin, por që shteti ju shembi, duke ju garantuar se do ju jepte banesa të reja. Banorët e Thumanës denoncojnë për emisionin “Vetting” padrejtësinë që u është bërë:

“Çfarë borxhi jua kemi ku i kemi mundësit ekonomike neve për t’u përplasur nëpër gjykata, kjo është një e drejtë që po na mohohet ta gjejnë ku të duan pronën që kam patur” sqaron Vera Fifo.

Teksa më tej një tjetër banor shprehet se: “Na i premtuan që do na jepnin sipas nenit 17 germa c, nuk na i kanë dhënë,  vetëm mashtrime.”

Si Vera Fifo dhe Sali Gasa janë dhe shumë familje të tjera që kanë përjetuar tragjedinë e tërmetit dhe lënë në një situatë të pasigurt dhe të padrejtë 5 vite më vonë. Pas dëmtimit të banesave të shkallës DS3 pra për rikonstruksion, pallati i tyre sërish u shemb për të rindërtuar Thumanën sot .

Vera Fifo shprehet për Vetting se: “Dëmet tona kanë qenë e dëmtuar DS3, na I kanë  shembur për rindërtimin jo se ishte e dëmtuar nga tërmeti. Na i shemben për të na i ridhëne nuk na i kanë dhënë kemi gjithë këto vite që po vuajmë. Ky është dëm ekonomik që ne po e vuajmë prej 5 vitesh”.

Janë ankuar në bashki, por i kanë kthyer përgjigje se në bazë të aktit normativ janë pajisur, por faktikisht banesa e tyre nuk u dëmtua nga tërmeti, por nga vet shteti.

Problem qëndron se për pronën e tyre kanë rezultuar dy akt konstatime, një që i dhanë banorëve dhe një që mbahej në dosjet e njësisë administrative Thumanë. Ajo që “fshihej” në dokumenta e nxirrte pallatin të dëmtuar të shkallës DS5.

Enver Shpati jurist shprehet për Vetting se: “Këshilli bashkiak ka marr vendim që për mua s’bën sens që një këshill bashkiak të marr një vendim, ta prish banesën ta rindërtoj nga një 2 katesh në 5 katesh dhe mos t’u japi banorëve. Familjet nuk kërkojnë më shumë nga çfarë ata kishin.”

Në tokën ku ka qene shtëpia e tyre është ngritur një 5 katësh nga 2 kate që ishte pallati i tyre, por këtyre banorëve nuk ju dha banesë aty ku ishin, por nga 3 banesa që ata zotëronin para tërmetit me certifikata pronësi ju është dhënë vetëm 1 duke ju mohuar për pasojë e drejta e pronës.

Banorja Vera Fifo sqaron se: “Tani ndërtesën e djalit me certifikata pronësie nuk na i ka dhënë ambientin e punës, nuk na i kanë dhënë ka qene ambient pune kemi paguar taksa në  me licencë.”

VETTING -Rindertimi Thumane (5)

Qytetarët e Thumanës që kanë kontribuar për zhvillimin e komunitetit kanë respektuar ligjet, por tashmë përballen me një realitet ku po vuajnë. Shteti ndërmori shembjen e këtyre shtëpive, me premtimin për ndihmë dhe strehim më të mirë. Por, për shumë qytetarë, si Vera Fifo, kjo ndihmë ka qenë e papërmbushur, duke i lënë ata në një gjendje akoma më të vështirë se para katastrofës.

Ky është një shembull i qartë se si shumë qytetarë, pavarësisht se janë të mbështetur nga ligji dhe kanë pasur të drejta pronësie, janë të detyruar të përballen me një sistem që jo vetëm nuk i mbron, por edhe i trajton me padrejtësi në momentet kur kanë më shumë nevojë.

Më tej, Vera Fifo shprehet se: “Kemi kontribuar për këtë vend këtu ishte dy-katëshe e kanë tjetërsuar e kanë bërë 4 kate, u bë na kanë tjetërsuar vendin nuk marrin parasysh metrat që kishim. Jemi një familje që nuk përfitojmë në kurriz të të tjerëve.”

Vera, një grua që ka kaluar një jetë të tërë duke luftuar për të drejtat e saj, sot ndodhet në një situatë dramatike. Pas 30 vitesh mundimesh, ajo shtron pyetjen e fortë:

“Për çfarë arsye kemi kontribuar kaq shumë për këtë vend, kur asgjë nuk na është kthyer?”

Ajo dhe shumë të tjerë përballen me një sistem që dështoi të ndihmojë ata në kohën e duhur. Ndërsa premtimet për ndihmën dhe dëmshpërblimet mbeten të pabazuara, Vera kërkon për të ardhmen e djalit të saj, që të mos shohë veten të detyruar të largohet nga vendi që ka mundur ta quajë shtëpi. Në një shoqëri ku të drejtat e individëve shpesh injorohen, pyetja që mbetet është:

Ku janë premtimet e bëra dhe kush do të marrë përgjegjësinë për ato që janë lënë pas?

”30 vite mund na janë hedhur poshtë nuk kërkojmë asgjë përveç se aq sa na takon ku janë premtimet ku është e ardhmja e djalit tim,  që ta dëboj e të iki rrugëve të botës për çfarë arsye kujt ja kemi borxh neve. Që nuk kam parë as rinin time, as fëmijët e mi për të ikur, të punuar zvarritur rrugëve, për mos t’i renë në qafë, asnjë dua metrat katror siç i kam pasur,” shprehet e indinjuar Vera Fifo.

Pas ankesave të njëpasnjëshme në bashki, në njësinë administrative e vetmja rrugë i mbeti gjykata  çështja është hapur dhe po vijon procedurat ka 1 vit.

Vera Fifo shprehet e shqetësuar se shteti i ka kthyer në pikën zero: “Jemi tek Gjykata Administrative, ka një vit pa përgjigje, zvarritje, zvarritje. Kujt ja kërkojmë, ku të vemi nuk duan as njerëz që janë në punë të vetë kë do ky shtete të marrim akte ekstreme.

Kërkoj metrat siç i kam patur, kërkoj ambientin e punës siç e kam patur, asnjë gjë më tepër nuk dua i kam arritur të gjitha nuk kam parë rinin time i kemi vënë krahët shtëpisë që fëmijët tanë mos ta fillonin nga zero dhe ne sot e kësaj dite shikoni vajtëm në këtë pikë.”

The post Banorët e Thumanës “qajnë” hallet në Vetting! Hilet e përdorura për t’u shembur banesat që pësuan dëmtime të lehta nga tërmeti! Vera Fifo tregon padrejtësinë: Duam metrat siç i kemi patur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Mitsotakis nuk do dërgojë më trupa ushtarakë në Ukrainë: Greqia s’është e gatshme të çojë ndihma të tilla!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian për Ukrainën në Paris, ka deklaruar se shteti i tij nuk mund të dërgojë më trupa ushtarakë në vendin luftues.

Mitsotakis u shpreh se Greqia nuk është një nga vendet që mund të jetë e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë.

Ai theksoi se është e rëndësishme të fokusohet në vendosjen e armëpushimit, e jo tek diskutimi i dërgimit të trupave, siç raporton To Vima.

“Emëruesi i përbashkët i diskutimeve të sotme është se e duhet të arrijmë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur. Siç dihet, Ukraina ka pranuar në parim një propozim të tillë për një armëpushim 30-ditor, të cilin për fat të keq Rusia ende nuk e ka pranuar. Rrjedhimisht, i gjithë presioni në këtë moment duhet t’i ushtrohet Rusisë, që të mos vazhdojnë këto sulme ushtarake kundër Ukrainës, veçanërisht kundër infrastrukturës, në mënyrë që të arrijmë këtë armëpushim fillestar.

U diskutua çështja e garancive të sigurisë që vendet e tjera mund të jenë në gjendje t’i japin Ukrainës. Greqia nuk është një nga vendet e gatshme që të dërgojë trupa në Ukrainë, si pjesë e aleancës së vullnetarëve dhe gjithashtu beson se i gjithë ky diskutim mund të jetë pak përçarës dhe të mos na lejojë të fokusohemi në gjënë kryesore, që nuk është gjë tjetër veçse si do arrijmë në këtë moment që lufta të përfundojë një orë e më parë. kjo mund të bëhet vetëm përmes një armëpushimi fillestar.”, është shprehur Kyriakos sipas medias greke.

The post Mitsotakis nuk do dërgojë më trupa ushtarakë në Ukrainë: Greqia s’është e gatshme të çojë ndihma të tilla! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Perez thyen rregullat te Reali, jep 250 mijë euro për kokë për ekipin

Ka disa gjëra në dukje të vogla që e bëjnë të jetë ndryshe presidentin e Realit, Florentino Perez. Numri një i Realit nuk nënshkruan në janar, as nuk paguan bonuse për fitoren e një ndeshjeje apo kalimin në një tur tjetër kualifikues.

Por me raste ndodh që ai ta prishë qasjen apo rregullin e tij. Presidenti i Madridit, siç ka raportuar “Cope” dhe “Marca”, i ka paguar secilit lojtar 250,000 euro për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Çmimi ka një shpjegim.

Presidenti vlerësoi përpjekjen e bërë nga ekipi në këtë sezon, pasi ata kanë luajtur katër ndeshje më shumë se në formatin e mëparshëm të kompeticionit (Liga e Kampioneve): dy të tjera për fazën e re të grupeve, plus dy të tjera për të shmangur hyrjen e drejtpërdrejtë në raundin e 16-të dhe në vend të kësaj luajnë një play-off kualifikues kundër Sitit.

Në total, Reali ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje, krahasuar me 13 që i nevojiteshin sezonin e kaluar për të ngritur trofeun në Londër kundër Dortmundit, ndërsa këtë sezon, nëse do t’i shkojë deri në fund dhe të kapte finalen e Mynihut, do t’i duhen plot 17 ndeshje!

RREGULLI – Rregulli apo ajo çfarë rëndom ndodh në Madrid te Reali, është që klubi dhe lojtarët të bien dakord për të gjitha shpërblimet në fillim të sezonit. Kjo vjen nga bisedimi mes kapitenëve dhe presidentit të klubit. Paguhet për fitimin e titujve, jo për ndeshjet specifike, dhe çmimi i madh është nëse sigurohet suksesi në Ligën e Kampioneve dhe më pas La Liga. Gjithsesi, bonuset e këtij sezoni janë negociuar, duke pasur parasysh, natyrisht, Botërorin e ri për Klube.

Nëse obsesioni i madh i Xhani Infantinos ishte që çmimet, të cilat sapo u shpallën nga FIFA, të kalonin ato që jepen sipas formatit të ri të Champions League, presidenti i Realit ka bërë të gjitha përpjekjet e tij për këtë çmim, në mënyrë që Madridi të bëhet klubi i parë që e ngre këtë trofe të ri. Jo vetëm, sepse ai e konsideron atë të jetë jashtëzakonisht prestigjioz, por sepse do të kërkojë një sforco të madhe midis qershorit dhe korrikut, me 32 klube që konkurrojnë dhe pas një sezoni të tërë.

PANORAMASPORT.AL

The post Perez thyen rregullat te Reali, jep 250 mijë euro për kokë për ekipin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Rama i përgjigjet Bashës: Ti vjen vërdallë si reja e nënshpinës në pantallona! Aman mor burrë shpëtoji demokratët, se do ngelen brenda në kënetë!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot sërish Lulzim Bashës, përmes një video në Facebook, duke vijuar kështu më tej komunikimin online mes dy politikanëve.

Duke e ironizuar, Rama i kërkon Bashës që të ballafaqohet me Sali Berishën dhe t’i tregojë të vërtetat e PD-së euroatlantikëve.

Pjesë nga dialogu Basha-Rama

Basha: O Rame si paske thënë sot e kam zemër Lulin.

Rama: E thashë mor Lul, e thashë ndjesë të kërkoj falje, se e di që ti nuk do që këtë ta marrë vesh mileti dashurinë tonë. Po çfarë të bëj më foli zemra po plaste.

Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame. E mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal, me më bërë gropën por re vetë brenda.

Rama: Po unë gjithmonë kam rënë brenda mo burrë, sa herë jam marrë me ty gropë me gropë. Po nuk vej mend, se ta thashë nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.

Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame. Se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për t’i liruar të korruptuarit.

Rama: E jo, ate buf s’e kam dash kurrë dhe ti e di shumë mirë. Se ti edhe sot kë frikë t’ia përmendësh emrin mor Lul, se po të ndjek dhe në fushatë, e hiç, meazallah se ia thua euratlantikëve të verbëtat për bufin, për kënetën e për Gaz Ballakume e për tjetrin e për tjetrin. Jo mo vlla hiç. Vjen vërdallë o Rame, o Rame. Vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë.

Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë. Rama ik e Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas bashkë me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. E mor sa i madh je…Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit

The post Rama i përgjigjet Bashës: Ti vjen vërdallë si reja e nënshpinës në pantallona! Aman mor burrë shpëtoji demokratët, se do ngelen brenda në kënetë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Shmanget miratimi nga Këshilli Bashkiak, Belinda Balluku vendos të ngrejë fabrikë të prodhimit të armëve në Shkozë. Transferon pronësinë e ish-uzinës së Autotraktorëve tek MM

Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës.

 

 

Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale. Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas këtij vendimi, godinat do të përdoren për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë armë dhe municione.

Vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë shtetërore të godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve është marrë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas nenit 58 të rregullores së Këshillit Bashkiak dhe nenit 54 të ligjit për qeverisjen vendore, çështja duhej të kalonte me jo më pak se 3/5 e votave të anëtarëve të këshillit, por kjo as që është diskutuar në mbledhje.

vendim qeveria ministria e mbrojtjes fabrike per prodhim arme shkoze

Kalimi i pronësisë ka shkelur gjithashtu ligjin për pasuritë shtetërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për trajtimin e pronave shtetërore në të ardhmen. Përveç kalimit të pronësisë në shkelje të ligjit, një tjetër shqetësim i madh është ndërtimi i kësaj fabrike në një zonë të banuar me densitet të lartë popullsie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkollave, kopshteve dhe bizneseve që operojnë në zonë. Ky vendim ka ngritur alarmin për mundësinë e një “Gerdeci” të dytë, ku një aksident apo shpërthim i mundshëm mund të shkaktojë tragjedi të tmerrshme.

Për realizimin e projektit është miratuar një buxhet fillestar prej 3 milionë eurosh për shoqërinë KAYO, dhe ajo do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me biznese private për prodhimin e armëve dhe municioneve, një hap që thellon dyshimet për transparencën dhe qëllimet reale të këtij projekti.

c9a519b1-b559-48db-9750-4a8a837ced61

Nëse ky vendim zbatohet pa u ndaluar, do të kemi një tjetër provë të dhunimit të ligjit dhe të interesave të qytetarëve, që po injorohen nga ata që duhet të mbrojnë ligjin dhe sigurinë publike. Pas këtij vendimi, çdo qytetar që jeton në zonën e Shkozës dhe afër saj ka arsye të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ky është një shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve dhe një goditje tjetër për transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës qeveritare.

The post Shmanget miratimi nga Këshilli Bashkiak, Belinda Balluku vendos të ngrejë fabrikë të prodhimit të armëve në Shkozë. Transferon pronësinë e ish-uzinës së Autotraktorëve tek MM appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Partia “Mundësia” prezanton kandidatët, Agron Shehaj: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim thelbësor që mund ta sjellim vetëm ne! Nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer shqiptarëve

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka prezantuar kandidatët e tij për deputetë, duke arsyetuar përse qytetarët duhet ta votojnë këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Shehaj u shpreh se “Mundësia” nuk bën pazare, por ndodhet që të “përmbysë një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia”.

Ai tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe këtë mund ta sjellë vetëm Partia Mundësia.

Sakaq, Shehaj theksoi se kandidatët janë njerëz me një vullnet të jashtëzakonshëm që nuk hyjnë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer pushtetin shqiptarëve.

“E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne.

Ne nuk jemi këtu për të bërë pushim. Por për të luftuar. Nuk është një fushatë zbavitjeje, por një përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.

Në këtë sallë jemi mbi 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në të gjithë vendin.

Shqiptarët po zgjohen dhe po kuptojnë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Po kujtojmë se nuk janë vetëm, se ka një alternativë, që ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk janë në shitje.

Sot do të prezantojmë kandidatët tanë, janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendin. Ky është ndryshimi ynë, ne nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve”, tha ai.

Agron Shehaj: Mirë se keni ardhur në prezantimin e kandidatëve të Partisë Mundësia. Të dashur miq, para një viti i gjysmë nisëm një betejë që shumë kush e quajti të pamundur. Të ndërtonim një forcë politike të re, të pastër, të ndershme dhe të vendosur për të përmbysur një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia.

Na ndan një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, dita kur ne do të korrim frytet e punës që kemi bërë deri më sot. Nuk është koha për të pushuar, por të shtojmë ritmin dhe të flasim me çdo shqiptar që nuk na ka dëgjuar.

E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne.

Ne nuk jemi këtu për të bërë pushim. Por për të luftuar. Nuk është një fushatë zbavitjeje, por një përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.

Në këtë sallë jemi mbi 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në të gjithë vendin.

Shqiptarët po zgjohen dhe po kuptojnë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Po kujtojmë se nuk janë vetëm, se ka një alternativë, që ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk janë në shitje.

Sot do të prezantojmë kandidatët tanë, janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendin. Ky është ndryshimi ynë, ne nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve.

Na presim ditë intesive, por bashkë dhe me vendosmëri do ta çojmë këtë betejë deri në fund.

E ardhmja nuk ndërtohet vetë, ne do ta ndërojmë hap pas hapi, qytet pas qyteti, me zë të lartë dhe me zemër të pastër. Ky është projekti ynë.

The post Partia “Mundësia” prezanton kandidatët, Agron Shehaj: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim thelbësor që mund ta sjellim vetëm ne! Nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer shqiptarëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Giorgia Meloni thirrje SHBA-ve për pjesëmarrje në samitin e ardhshëm të lidërve evropianë për Ukrainën

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila mori pjesë në Samitin e sotëm të Ukrainës në Paris, tha se shpreson që në samitin e ardhshëm të ketë të pranishëm në samit një delegacion amerikan.

Meloni nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA- të për t’i dhënë fund konfliktit.

“Shpresoj që një delegacion amerikan të marrë pjesë në konferencën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Melonit.

Kryeministrja italiane përsëriti qëndrimin se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë.

Për kryeministren italiane tha se është gjithashtu “e rëndësishme” shtrirja e armëpushimit të pjesshëm në infrastrukturën civile, si shkollat dhe spitalet, me qëllimin përfundimtar për një armëpushim të plotë në Ukrainë”.

Në këtë kontekst, Meloni tha se “Kombet e Bashkuara mund të luajnë një rol”.

Aleatët evropianë të Ukrainës kundërshtuan sot njëzëri heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

The post Giorgia Meloni thirrje SHBA-ve për pjesëmarrje në samitin e ardhshëm të lidërve evropianë për Ukrainën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupin në formë

Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut.
Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim të caktuar ndikon shumë në preferencën ushqimore në të ardhmen.

Sistemi tretës është tejet delikat e duhet trajtuar mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e ushqimeve që janë të buta e miqësore me sistemin tretës.

Kosi i bërë me qumësht arrorësh
Shumë njerëz janë të ndjeshëm nga produkteve të bulmetit.

Në vend të tyre mund të konsumoni kos të bërë nga qumështi i bajames, arrës së kokosit apo shqemes.

Kosi me fruta mund të ketë më shumë fibër që per njerëzit me stomak të brishtë, është disi problematike.

Banane
Banania përmban kalium, një mineral që del me forcë nga organizmi në rastet e diaresë apo të vjellave.

Bananet e sapo pjekura janë shumë të mira për stomakun.

Ato që kanë njolla në lëkurë kanë më shumë sheqer dhe deri në 3 gramë fibër.

Pureja e mollës
Pureja e mollës të cilën mund ta bëni vetë në shtëpi është një ushqim i butë dhe delikat.

Kjo pure mund të përgatitet duke zier mollë pa lëkurë për rreth 20 minuta dhe më pas shtypjen e tulit me pirun.

Patatet
Patatet e ziera pa lëkurë janë një ushqim i mirë për bakteret e stomakut.

Ato kanë karbohidrate të thjeshta dhe treten lehtë.

Supa me perime
Kjo supë e ngrohtë furnizon organizmin me elektrolitet e humbura si pasojë e diaresë apo të vjellave.

Lëngu i mishit apo kockave është shumë i mirë për rastet e urthit, të përzierat, ulçerën dhe të vjellat.

Frutat dhe perimet me pak fibër
Shalqini, pjepri, nektarinat, pjeshkët, kumbullat, kungujt, kastraveci pa fara ose lëkurë, avokado, spinaqi, karrotat, panxhari, kungulli, shpargu dhe patëllxhani janë disa prej ushqimeve që janë të mira për stomakun.

Ushqimet e fermentuara
Turshitë janë të pasura me probiotikë dhe ndihmojnë tretjen.

Prishja e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija mund të shkaktojë probleme dhe probiotikët rikthejnë këto ekuilibra.

Njerëzit që kanë probleme me stomakun duhet të shmangin ushqimet me shumë fibër, yndyrë dhe sheqer./AgroWeb.org

The post Ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupin në formë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Të gjithë me sytë nga Gjermania, Çabi Alonso mund të zbulojë nesër të ardhmen

Të gjithë klubet e mëdha europiane nesër do të kenë një vëmendje të veçantë te konferenca për mediat që do të zhvillohet nga Çabi Alonso. Ajo në praktikë është konferenca e zakonshme për mediat para ndeshjes së Bajer Leverkusen kundër Bohumit. Por ka filluar të qarkullojë me shpejtësi një zë që gjatë konferencës ai do të zbulojë të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë në klub apo do të largohet në mbyllje të edicionit.

Kontrata e tij me Leverkusenin zgjat deri në fund të edicionit të ardhshëm dhe Alonso deri tani nuk ka folur në asnjë moment për të. Por kjo konferencë pritet të jetë ajo në të cilën ai të shpalosë objektivat për të ardhmen, duke marrë në konsideratë faktin se ka disa opsione interesante në qarkullim për të.

Në fakt, në Gjermani presin të gjithë që ai të dalë dhe të deklarojë se do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm, që do të ishte një shtysë më shumë për ekipin në një moment kur duket se është rifutur në garën për titullin. Emri i tij qarkullon shpesh në ambientet e Real Madrid, por pritja derisa të mbarojë kontrata e Ançelotit në vitin 2026, tani duket si opsioni më i mirë i mundshëm për të.

PANORAMASPORT.AL

The post Të gjithë me sytë nga Gjermania, Çabi Alonso mund të zbulojë nesër të ardhmen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Gjumi më i mirë pas s*ksit? Ja çfarë thonë studimet

Marrëdhënia seksuale jo vetëm që afron dy njerëz nga ana intime, por gjithashtu dhe efekt qetësues.

Ky efekt bëhet i dukshëm tek rritja e oksitocinës, e njohur ndryshe dhe si “hormoni i dashurisë”, por gjithashtu dhe me uljen e kortizolit, i cili është përgjegjës për nivelet e stresit.

Përveç këtyre, ka një rritje të hormonit peptid prolaktinë gjatë marrëdhënies seksuale, një hormon ky që shpesh lidhet me kënaqësinë seksuale dhe cilësinë e orgazmës.

Por çfarë thotë një studim?

Sipas një studimi, të publikuar në Sleep Health, çiftet flenë më mirë pas seksit.

Pjesëmarrësit në hulumtim raportuan se përjetuar efikasitet më të lartë të gjumit, shpenzuan më pak kohë zgjuar gjatë natës dhe ishin më të motivuar e më me energji për të nesërmen në krahasim me ata që nuk kishin aktivitet seksual.

Në këtë mënyrë, u arrit në një përfundim se seksi përmirëson cilësinë e gjumit. Sakaq, ende nevojiten studime të mëtejshme për të dhëna më të besueshme sipas shkencëtarëve.

The post Gjumi më i mirë pas s*ksit? Ja çfarë thonë studimet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Qeveria greke rrit pagën minimale, ja sa euro do të marrin! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen e pagës minimale nga 830 euro në 880 euro, ndërsa tha se synon që në fund të mandatit 4 vjeçar paga minimale të jetë 950 euro.

Kryeministri iu referua uljes së nivelit të papunësisë, duke theksuar se politika e krijimit të vendeve të punës ka filluar të japë fryte.

Po ashtu, rritja ka pësuar edhe asistenca sociale për të papunët, të cilët do të marrin 540 euro.

Gjithashtu rritje ka pësuar edhe paga për punonjësit e martuar me tre vite eksperiencë. Ata do të marrin 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do të marrin 39.4 euro në ditë.

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi nga data 1 prill.

Kjo është rritja e 5-të e pagës bazë që nga viti 2019. Rritja kumulative gjatë gjashtë viteve arrin në 35.4%. Fitimi për punëtorët tani është i barabartë me afërsisht 5 paga minimale shtesë të vitit 2019 në vit.

Nga këto rritje përfitojnë edhe të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë të rregullt në shtetin helen.

The post Qeveria greke rrit pagën minimale, ja sa euro do të marrin! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtjen, Genc Pollo: Hap pozitiv! Reagimi i Vuçiç, i paarsyeshëm

Ish ministri Genc Pollo thotë se marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një hap pozitiv bashkëpunimi mes shteteve të NATO-s dhe shteteve pro NATO-s sic është Kosova.

Sipas tij, reagimi i presidentit serb është i paarsyeshëm për të krijuar idenë e armikut të jashtëm dhe për të zbutur tensionin e shoqërisë serbe.

“Serbia jo vetëm po militarizohet më shumë se të tjerët, por ka politika revizioniste, pra të rishikimit të kufijve në Ballkan, në raport me Kosovën ne e kemi të njohur, në raport me Malin e Zi është më i butë, por është ndërhyrës dhe me Bosnjë Hercegovinën përmes Srbskës. Një faktor destabilizimi mbetet i tillë për shtetet e rajonit”, tha Pollo në emisionin Open në News24.

Genc Pollo: Është një hap pozitiv, bashkëpunimi mes shteteve të NATO-s në formate më të vogla dhe me shtetet pro NATO-s sic është Kosova është normalitet brenda aleancës. Në këtë moment politikisht të vështirë për Vucic ai reagon në mënyrë jo propocionale dhe të paarsyeshme për të krijuar idenë e armikut të jashtëm dhe për të zbutur tensionin e shoqërisë serbe, studenteve që protestojnë. Janë tre shtete që kanë gjetur më shpejt gjuhën.

Serbia jo vetëm po militarizohet më shumë se të tjerët, por ka politika revizioniste, pra të rishikimit të kufijve në Ballkan, në raport me Kosovën ne e kemi të njohur, në raport me Malin e Zi është më i butë, por është ndërhyrës dhe me Bosnjë Hercegovinën përmes Srbskës. Një faktor destabilizimi mbetet i tillë për shtetet e rajonit.

Nëse rrethanat politike dhe diplomatike do të lejonin do ishte e imagjinueshme që të bashkoheshin në këtë lloj bashkëpunimi konkret teknik të shkëmbimit të informacionit që nuk ndonjë dramaticitet, mund të bashkoheshin edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, ndoshta edhe Sllovenia. Vërejtja e dytë është një kontrast i madh, vë në pah dështimin e një politike 10 vjecare të një afrimi jo parimor nga qeveria e Edi Ramës.

The post Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtjen, Genc Pollo: Hap pozitiv! Reagimi i Vuçiç, i paarsyeshëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Skandali me vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, Kryebashkiaku Ermal Dredha për emisionin “TakFak”: Brenda 12 ditëve, këtu s’do hidhen më plehra

Tak Fak/ Situata skandaloze në vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Vlorës vazhdon të përkeqësohet, duke krijuar kushte të papërballueshme për banorët. Të jetosh mes plehrave dhe derrave në katër stinët e vitit është bërë një rutinë e hidhur për ata që banojnë pranë fushës së mbetjeve, ndërkohë që në këtë zonë ka shpesh zjarre, duke kërcënuar jetën dhe pasurinë e qytetarëve.

Një zjarr i madh shpërtheu sërish në fushën e mbetjeve, duke rrezikuar banesat që ndodhen pranë. Zjarrfikësit janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll flakët, ndërkohë që situata ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dha një premtim për zgjidhjen e këtij problemi të vazhdueshëm:

“Brenda 12 ditësh, këtu nuk do të hidhen më mbetje. Ne do të sigurojmë një plan të ri menaxhimi dhe do të marrim masa për të zgjidhur këtë situatë që ka zgjatur për dekada,” tha ai.

Ky premtim vjen në një moment kritik, ku banorët po përballen me pasojat e vazhdueshme të ndotjes dhe rrezikut nga zjarret.

The post Skandali me vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, Kryebashkiaku Ermal Dredha për emisionin “TakFak”: Brenda 12 ditëve, këtu s’do hidhen më plehra appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

‘TakFak’/ “Situata shqetësuese”- Banorët e lagjes ‘24 Maji’ në Vlorë jetojnë mes plehrash! Ambientalisti Ferruni: Të bëhet kapsulimi urgjent i mbetjeve

TakFak/ Një situatë e skandaloze vazhdon të mbizotërojë në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit të Vlorës, një problem që ka prekur banorët për dekada me radhë. Të jetosh pranë këtij vendi është një sfidë e përditshme, ku banorët janë të detyruar të jetojnë mes plehrave, derrave dhe zjarreve të shpërthyera mbi mbetjet, që shpesh kanë rrezikuar jetën dhe banesat e tyre.

Gazetarja e emisionit Tak Fak shkoi të pyesë në Bashkinë Vlorë.

Françesko Tozaj, Nëndrejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Vlorë, theksoi se autoritetet janë duke marrë masa për të përmirësuar situatën:

“Do të merren masat për të kontrolluar situatën. Ka zjarre të vazhdueshme që shpërthejnë mbi plehra. Kapsulimi i mbetjeve është një masë që do të ndërmerret. Brenda pak kohësh, planifikojmë që mbetjet të hidhen në fushën e Sherishtës.”

Por, për Lavdosh Feruni, ambientalist, situata është ende shumë shqetësuese:

“Duhet të bëhet kapsulimi urgjent i mbetjeve. Zona është tashmë e kontaminuar dhe hedhja e dherave nuk është një zgjidhje afatgjatë. Ne po rrezikojmë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin në përgjithësi,” deklaron ai.

Ky është një problem që ka zgjatur për një periudhë të gjatë dhe që ka një ndikim të madh në jetën e banorëve të qytetit të Vlorës. Zgjidhja kërkon ndërhyrje të shpejtë dhe të efektshme nga autoritetet, për të siguruar kushte më të sigurta dhe më të pastra për qytetarët.

The post ‘TakFak’/ “Situata shqetësuese”- Banorët e lagjes ‘24 Maji’ në Vlorë jetojnë mes plehrash! Ambientalisti Ferruni: Të bëhet kapsulimi urgjent i mbetjeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Në “ferrin” e mbetjeve në Vlorë/ Banorët flasin për TakFak: Jetojmë me derrat dhe plehrat! Aromë e keqe dhe e padurueshme

TakFak/ Një situatë skandaloze vazhdon të jetë e pranishme në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit të Vlorës, ku banorët jetojnë mes një problemi që zgjat prej dekadash. Të jetosh në këtë lagje, sidomos në lagjen 24 Maji, është bërë një sfidë e përditshme, e cila ka prekur jo vetëm kushtet e jetesës, por edhe shëndetin dhe sigurinë e banorëve.

Një nga problemet më të mëdha është ndotja që vjen nga plehrat, të cilat grumbullohen në mënyrë të papërgjegjshme në këtë zonë. Derrat, që janë shpesh në kërkim të ushqimit, janë një pamje e zakonshme, duke e përkeqësuar ndotjen dhe duke bërë që banorët të përballen me kushte të padurueshme. Aroma e keqe dhe mbeturinat që nuk merren në kohë, janë një problem i vazhdueshëm.

Në këtë situatë të vështirë, zjarret që shpërthejnë mbi mbetjet janë një rrezik tjetër për jetën e banorëve. Shpeshherë, këto zjarre kanë kërcënuar banesat dhe banesat e familjeve të zonës. Rreziku është gjithashtu prezent për shëndetin e qytetarëve, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe ndihmuar në përhapjen e sëmundjeve.

Një banor i lagjes 24 Maji, i cili ka jetuar aty për shumë vite, tregon për kushtet dramatike që përjetojnë. “Situata është shumë e vështirë. Derrat janë kudo, aroma e keqe është e padurueshme, dhe ndotja është e lartë. Na duhet të jetojmë kështu çdo ditë, pa asnjë mundësi për t’u larguar nga kjo situatë,” thotë ai. “Rruga është e keqe dhe shpesh herë s’ka as ujë të pijshëm. Po ashtu, zjarret mbi plehra janë një rrezik i madh.”

Banorët e lagjes 24 Maji kërkojnë veprime urgjente nga autoritetet përgjegjëse. Ata kërkojnë që mbetjet të grumbullohen dhe menaxhohen në mënyrë të duhur, që të shmangen zjarret dhe ndotja të reduktohet. Po ashtu, kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës, ndihmën në sigurimin e ujit të pijshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ky problem nuk është më vetëm një shqetësim lokal. Ai ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të garantuar kushte më të mira për qytetarët. Banorët meritojnë një mjedis të pastër dhe të sigurt për jetën e tyre. Është koha që të ndërmerren masa të menjëhershme dhe të efektshme për t’i dhënë fund këtij skandali të papranueshëm.

The post Në “ferrin” e mbetjeve në Vlorë/ Banorët flasin për TakFak: Jetojmë me derrat dhe plehrat! Aromë e keqe dhe e padurueshme appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Polonia do të pezullojë të drejtën e emigrantëve për të aplikuar për azil, ligji kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut

Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se qeveria e tij do të pezullojë përkohësisht të drejtën e emigrantëve që mbërrijnë në Poloni nëpërmjet kufirit me Bjellorusinë për të aplikuar për azil.

Tusk e bëri njoftimin pasi projektligji i diskutueshëm, i cili do t’i lejojë autoritetet polake të pezullojnë këtë të drejtë deri në 60 ditë në të njëjtën kohë, u nënshkrua në ligj nga presidenti Andrzej Duda.

Tusk tha se qeveria e tij do ta miratonte ligjin “pa vonesë”, ndërsa Duda tha se ndryshimet ishin të nevojshme për të forcuar sigurinë në kufijtë e vendit.

Por ligji është kritikuar nga grupet e të drejtave, duke përfshirë Human Rights Watch, e cila tha se BE duhet të ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë nëse zbatohet.

The post Polonia do të pezullojë të drejtën e emigrantëve për të aplikuar për azil, ligji kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Opozita në Turqi: Protestat do vijojnë deri në lirimin e Imamoglu dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale

Kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë i tha BBC-së se protestat do të vazhdojnë “në çdo qytet” derisa të shpallen zgjedhjet e parakohshme presidenciale ose deri sa kryetari i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, të lirohet nga burgu.

Ozgur Ozel, kryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP) të kryebashkiakut, tha se protestat mbarëkombëtare do të përfshijnë një demonstratë shumë të madhe këtë të shtunë në Stamboll. Kjo do të hapë fushatën e partisë për ta bërë Imamoglun presidentin e ardhshëm të vendit në zgjedhjet që priten në vitin 2028, tha ai.

“Në çdo qytet ku shkojmë do të kemi mitingjet më të mëdha në historinë e tyre”, deklaroi Ozel.

“Besimi në Ekrem Imamoglu dhe në demokraci do t’i bëjë protestat më të mëdha dhe më të forta,” tha ai.

Krahas demonstratave masive, ka pasur edhe arrestime masive – më shumë se 1,400 njerëz, duke përfshirë shtatë gazetarë turq që raportonin për protestat.

The post Opozita në Turqi: Protestat do vijojnë deri në lirimin e Imamoglu dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  
❌