❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë



Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i aksidentit fatal të ndodhur një ditë më parë në Unazën Lindore të kryeqytetit, ku humbën jetën dy punëtorë egjiptianë të kompanisë Alba Beton, të cilët ishin duke lëvizur me një kamion, në të cilin ishte instaluar një pompë për hedhjen e betonit.

Skema është e njëjtë me aksidentin e 2023. Mjeti hyn me shpejtësi në rreth. Këtu nuk ka frenime. Përplaset me mjetin e 28-vjeçarit, me barrierat e rrethit dhe përfundon në nivelin e poshtëm, ku nga përplasja shoferi humbi jetën, ndërsa pasagjeri një orë më vonë në spital.

Viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti para rreth një muaji, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare. Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist, raporton Tch.

Do të duhen rezultatet e ekspertizës mjekoligjore të viktimave, por edhe ekspertimi teknik i mjetit për të zbuluar se çfarë e ka sjellë mosreagimin e tyre në momentin kur mjeti futet në rreth.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që grupi hetimor ka sekuestruar, shihet se si kamioni merr para mjetin e 28-vjeçarit Roland Nuri dhe barrierat e rrethit, duke përfunduar në nivelin e poshtëm, ku fati ka ruajtur qytetarë të tjerë që kanë qenë duke lëvizur drejt Elbasanit në kohën e aksidentit.

Top Channel mëson se i plagosuri në këtë aksident, që ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij Audi, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë lëndime të lehta, pavarësisht se mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

Ngjarje e rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari - dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti



Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt.

Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Mësohet se, rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka dalë drejt bregut, ku ka humbur ndjenjat.

Kanë qenë pushuesit dhe familjarët e tij që e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reagimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë, raporton euronews.al.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri



Disa protestues dhe oficerë policie janë lënduar gjatë një proteste të dhunshme antiqeveritare paraditen e së enjtes pranë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë në kryeqytetin shqiptar.

Policia vendosi një perimetër të zgjeruar sigurie rreth Kuvendit, pasi prej ditësh protestuesit kishin paralajmëruar për mbajtjen e tubimit për të enjten.

Pjesa mĂ« e madhe e deputetĂ«ve hynĂ« nĂ« Kuvend nga hyrja anĂ«sore, ku u pĂ«rballĂ«n me thirrjet e protestuesve “Nuk na pĂ«rfaqĂ«soni”, “Parlament i krimit”, “PoshtĂ« qeveria”, “ShqipĂ«ria kĂ«rkon revolucion”, raporton Evropa e LirĂ«.

Protestat nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« quajtura “Revolucioni i Flamingove”, janĂ« nĂ« ditĂ«n e 54-tĂ«.

Ato nisën fillimisht si kundërshtim ndaj projektit të mbështetur nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, afër Vlorës.

Por, më pas kërkesat u zgjeruan, duke përfshirë edhe pakënaqësi të tjera që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, zhvillimit urban, menaxhimin e territorit dhe çështje të tjera sociale dhe politike.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Gjendja para Kuvendit të enjten u tensionua kur protestuesit nisën të hedhin vezë dhe domate.

Disa protestues arritĂ«n ta heqin njĂ« pjesĂ« tĂ« gardhit metalik dhe u pĂ«rplasĂ«n me oficerĂ«t e policisĂ«. Policia pĂ«rdori ujĂ« me presion dhe sprej me piper pĂ«r t’i shpĂ«rndarĂ« protestuesit.

Gjithashtu disa protestues tentuan tĂ« bllokojnĂ« edhe qarkullimin e automjeteve nĂ« rrugĂ«n pranĂ« Kuvendit duke ju bĂ«rĂ« thirrje drejtuesve tĂ« mjeteve t’i bashkohen protestĂ«s. Policia ndĂ«rhyri pĂ«r tĂ« shmangur bllokimin e rrugĂ«s.

Gjatë përplasjeve mbetën të lënduar edhe protestës, edhe punonjës të policisë. Autoritetet ende nuk e kanë treguar numrin e të lënduarve.

Debati brenda Kuvendit

Derisa protesta po zhvillohej pranë Kuvendit, brenda tij po mbahej seanca e radhës që ka 34 çështje në rendin e ditës.

Opozita e akuzoi policinë për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve.

“Ministri [i BrendshĂ«m] duhet tĂ« japĂ« shpjegime pĂ«r substancat qĂ« po pĂ«rdoren kundĂ«r tyre, tĂ« pazakonta, qĂ« po ju shkaktojnĂ« djegie trupi qytetarĂ«ve”, tha deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj.

KĂ«tyre pretendimeve iu pĂ«rgjigj ministri i BrendshĂ«m, Besfort Lamallari: “JanĂ« tĂ« certifikuara nga kompanitĂ« prodhuese dhe pĂ«rdoren nga BE dhe SHBA”.

Debati lidhet me disa imazhe të publikuara nga protestuesit, që tregojnë se uji i hedhur nga policia në drejtim të tyre mban një ngjyrë bojëqielli dhe se, sipas disa prej tyre, shkakton djegie në trup.

Qeveria dhe përfaqësues të shumicës kanë pretenduar qysh në nisje të protestave se pas tyre fshihen edhe interesa dhe ndikime të lidhura me Iranin.

Taulant Balla, kreu i grupit tĂ« deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« Socialiste, nĂ« seancĂ«n e sĂ« enjtes i quajti “terroristĂ«â€ disa prej protestuesve dhe pĂ«rsĂ«riti pretendimet pĂ«r lidhje me Iranin.

“Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio nĂ« konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare kundĂ«r terrorizmit njĂ« javĂ« mĂ« parĂ« tha se ka disa lĂ«vizje tĂ« ekstremit qĂ« mund tĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« stabilitetin nĂ« EvropĂ«. Persona tĂ« identifikuar prej nesh, me lidhje tĂ« qarta me GardĂ«n Revolucionare tĂ« Iranit janĂ« orkestruesit kryesorĂ« tĂ« dhunĂ«s nĂ« protestĂ«â€, tha Balla.

Organizatorët e protestës i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, tha se shpërndarja e Kuvendit është i vetmi akt që duhet të marrin deputetët.

Opozita i bëri thirrje Qeverisë që të diskutohen në Kuvend të gjitha kërkesat e protestuesve dhe të krijohet një grup pune për katër ligjet, që protestuesit kërkojnë të anulohen.

Ata kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura, Ligjit për Investimet Strategjike, Paketës së Maleve si dhe Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë.

Në rendin e ditës së seancës parlamentare është miratimi i rezolutave për punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjashtë institucioneve të tjera të pavarura.

Gjithashtu Kuvendi do të diskutojë edhe mbi aktin normativ që i hapi rrugë financimit të koncertit të këngëtarit amerikan, Kaney West me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Dënohet me burg komentuesi që kërcënoi Hysni Gucatin, Gjykata jep vendimin



Gjykata Themelore nĂ« Drenas ka dĂ«nuar me burgim prej 4 muajve Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, i cili akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “kanosje”, ndaj kryetarit tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«, Hysni Gucati.

Në seancën përfundimtare, gjyqtari tha se i akuzuari dënohet edhe me shumën prej 70 euro, derisa palët mund të ankohen për vendimin, raporton kp.

Sipas ProkurorisĂ«, Avdullahu kishte kĂ«rcĂ«nuar pĂ«rmes rrjetit social Facebook kryetarin e OrganizatĂ«s sĂ« VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«, Hysni Gucati.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 3 qershor 2026, rreth orës 13:10, i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.

NĂ« aktakuzĂ« thuhet se nĂ« njĂ« faqe nĂ« Facebook me emrin “Diaspora nĂ« Krye” ishte postuar njĂ« fotografi e Hysni Gucatit me mbishkrimin “Prokuroria heton Hysni Gucatin - mori rrogĂ« pĂ«r 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar nĂ« punĂ«â€.

Sipas ProkurorisĂ«, mĂ« pas i pandehuri, pĂ«rmes profilit tĂ« tij personal nĂ« Facebook me emrin “Eqrem Avdullahu”, kishte komentuar: “KĂ«tĂ« derr duhet pushkatu”.

Shpend Ahmeti thotĂ« se mbi 172 mijĂ« eurot e padeklaruara ishin ndihmĂ« financiare nga familja, Prokuroria propozon t’i konfiskohet kjo shumĂ«



NĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« rastin ku Shpend Ahmeti akuzohet se nĂ« cilĂ«sinĂ« e Kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, nuk e ka deklaruar saktĂ« pasurinĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r mosdeklarim tĂ« 172 mijĂ« e 600 euro, tĂ« enjten, Ahmeti tha se kjo shumĂ« ishte ndihmĂ« financiare nga familja e tij dhe theksoi se disa herĂ« i Ă«shtĂ« nĂ«nshtruar kontrollit tĂ« pasurisĂ« nga Agjencia pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Prokuroria propozoi qĂ« i akuzuari tĂ« dĂ«nohet me burg dhe gjobĂ«, si dhe t’i konfiskohet shuma e padeklaruar.

Fillimisht, i akuzuari Ahmeti u deklarua i pafajshĂ«m, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”.

Në fjalën hyrëse, prokurori special Dren Paca deklaroi se aktakuza do të provohet me provat që do të administrohen, e këtu përfshihen përgjigja zyrtare e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, formularët e deklarimit të pasurisë për periudhën 2018-2022 gjatë mandatit të kryetarit, të dhënat e siguruara nga bankat dhe ekspertiza financiare.

Paca shtoi se pas administrimit të tyre, do të vërtetohet se i akuzuari ka deponuar mjete në shumë 172 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Arbër Istrefi, deklaroi se kundërshton në tërësi aktakuzën për arsye se nuk janë përmbushur asnjë nga elementet e parapara të veprës penale.

Ai shtoi se mjetet që po pretendohen se nuk janë deklaruar, janë deponime në llogari bankare nga vetë i mbrojturi i tij, nuk kanë origjinë kriminale dhe nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehjes së tyre.

Vetë Ahmeti, deklaroi se gjatë periudhës së lartcekur i është nënshtruar kontrollit të plotë nga APK-ja dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem apo vërejtje nga APK.

“GjatĂ« kĂ«saj periudhe, une i jam nĂ«nshtruar disa herĂ« kontrollit tĂ« plotĂ« nga APK, qĂ« sipas ligjit bĂ«het me llotari dhe pĂ«rzgjedhen 20 pĂ«r qind tĂ« zyrtarĂ«ve. UnĂ« jam pĂ«rzgjedhur disa herĂ« nĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« dhe sipas Ligjit pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit, nĂ« qoftĂ« se Agjencioni gjen parregullsi i shkruan zyrtarit dhe i jep afat 15 ditor qĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« deklarimin e pasurisĂ«. Pas kĂ«tyre kontrolleve, nuk kam marrĂ« asnjĂ« shkresĂ« nga Agjencioni”, deklaroi Ahmeti.

Avokati Istrefi propozoi qĂ« si dĂ«shmitar tĂ« ftohet ndonjĂ« zyrtar ligjor i AgjencisĂ« pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit, por ky propozim u refuzua nga trupi gjykues, me arsyetimin se Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigjja e APK-sĂ« lidhur me faktet qĂ« mbrojtja pretendon t’i vĂ«rtetojĂ« pĂ«rmes dĂ«shmitarit.

Procedura vazhdoi me administrimin e provave materiale, dhe pastaj me dhënien e mbrojtjes së të akuzuarit.

I akuzuari Ahmeti deklaroi se paratë të cilat i kishte deponuar gjatë përiudhës 2018-2022 ishin ndihmë financiare nga familja e tij për shpenzime të ndryshme, ngase bashkëshortja e tij ishte e papunë në atë kohë, dhe asnjëherë nuk kishte qëllim fshehjen e tyre.

Ai tha se nuk e kishte deklaruar atë shumë, për arsye se nuk kishte menduar se është obligim, por shtoi se për të siguruar transparencë të plotë, i kishte deponuar në bankë.

“NĂ« rastin mĂ« tĂ« keq pĂ«r mua Ă«shtĂ« gabim teknik”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se asnjĂ«herĂ« nuk ka pasur qĂ«llim pĂ«r tĂ« fshehur pasurinĂ«.

Ahmeti deklaroi se këto para ishin të ndihmë nga familjarët e tij, të cilët i kishin siguruar përmes punës, dhe sipas tij interesi i vetëm i familjarëve ishte dashuria për të.

Ai shtoi se vetë ka qenë pjesë e grupit parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kishte dhënë komente lidhur me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit.

Ahmeti deklaroi se ndihmë nga familjarët i ishte dhënë edhe para marrjes së postit të kryetarit, edhe pas.

Seanca vazhdoi me dhĂ«nien e fjalĂ«s pĂ«rfundimtare, ku prokurori Dren Paca deklaroi se Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar qĂ« i akuzuari nuk i ka deklaruar nĂ« mĂ«nyrĂ« te saktĂ« tĂ« ardhurat qĂ« ka pasur obligim t’i deklarojĂ«.

Prokurori propozoi qĂ« i akuzuari tĂ« shpallet fajtor dhe tĂ« dĂ«nohet me 1 vit e 6 muaj burgim dhe gjobĂ« 5 mijĂ« euro, si dhe t’i konfiskohet pasuria nĂ« shumĂ«n e padeklaruar apo ndonjĂ« pasuri e barasvlefshme.

Në fjalë përfundimtare, avokati Istrefi duke cituar një vendim të Gjykatës Supreme, ndër të tjerash, tha se veprimet e të akuzuarit në rastin më të keq mund të cilësohen si kundërvajtje.

Ai shtoi se në asnjë formë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale që i vihet barrë, si dhe është vërtetuar që nuk ka ekzistuar asnjë qëllim për fshehje.

Avokati Istrefi kërkoi që Gjykata të nxjerrë vendim meritor- lirues.

Në seancën fillestare më 21 janar 2026, Ahmeti u deklarua i pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, i cili akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, i cili në bazë të Ligjit Nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-050 si dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Origjinën dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e saktë, të plotë dhe në kohë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobive pasurore dhe detyrimeve financiare, por me rastin e paraqitjes së deklaratave vjetore pranë Agjenicsë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar të ardhurat reale.

Aktakuza thotë se Ahmeti nuk i ka deklaruar deponimet në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes bankomatëve në llogarinë e tij personale, në vlerën e përgjithshme prej 118 mijë e 200 euro, si dhe duke mos deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë personale të nënës së tij L.A., ku shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 euro.

Me kĂ«tĂ«, akuzohet se nĂ« vazhdimĂ«si ka kryer veprĂ«n penale “Mosraportimi ose raportimi i rremĂ« i pasurisĂ«, i tĂ« ardhurave, i dhuratave, i dobisĂ« tjetĂ«r materiale ose i detyrimeve financiare”’ , tĂ« pĂ«rcaktuara me nenin 430, par.2 lidhur me nenin 77 tĂ« Kodit Penal. /BetimipĂ«rDrejtĂ«si

“Policia pĂ«rdori lĂ«ndĂ« qĂ« pĂ«rdoren nĂ« BE dhe SHBA”, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarĂ«



Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha sot nga seanca e Kuvendit se lëndët irituese të përdorura nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve janë profesionale, dhe përdoren në vende të BE-së dhe SHBA-ve.

"Konfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, lëndë speciale irrituese profesionale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të certifikuara dhe të përdorura nga forcat policore në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u shpreh ministri Lamallari.

Në vijim të replikës së tij, ministri kritikoi ashpër qëndrimin e opozitës ndaj akteve të dhunës në protesta, duke theksuar se ajo duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunën dhe tentojnë të fshihen pas protestuesve.

"Lajmi nuk Ă«shtĂ« spray i pĂ«rdorur. Lajmi Ă«shtĂ« qĂ« partia e ‘molotovarĂ«ve’ Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« parti tĂ« ‘skuthave’, qĂ« hedhin gurin dhe fshehin dorĂ«n. Nuk mund tĂ« pretendoni se pĂ«rfaqĂ«soni zĂ«rin e protestĂ«s, ndĂ«rsa toleroni njerĂ«z me kapuç dhe individĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« nxisin dhunĂ«," deklaroi Lamallari.

Ministri i Brendshëm i kërkoi PD-së që të largojë njerëzit me kapuç përpara se t'i largojë Policia.

"Largoni njerëzit me kapuç përpara se t'i largojë Policia. Policia e Shtetit po bën detyrën e saj konform ligjit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Nuk keni asnjë të drejtë morale t'i jepni leksione Policisë së Shtetit për mënyrën se si garanton rendin dhe sigurinë," përfundoi ministri Lamallari.

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares



Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares, Dorina Sejdini që u dërgua në burg me foshnjën.

Vendimi u dha nga Edvan Veçani, raporton Tch.

Në lidhje me rasti pati reagime të menjëhershme si nga Presidenti i vendit Bajram Begaj, ashtu dhe nga avokati i Popullit.

“TĂ« shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky Ă«shtĂ« i vetmi vendim i drejtĂ« qĂ« Parlamenti mund tĂ« marrĂ« sot



Në një prononcim për mediat, në hyrje të Parlamentit ku po protestohet nga qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për shkrirjen e Parlamentit.

Berisha hyri në Kuvend nga porta e Kalasë së Toptanit, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.


"Parlamenti mblidhet nĂ« rrethim! I vetmi akt i pĂ«rgjegjshĂ«m i tij Ă«shtĂ« tĂ« deklarojĂ« fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugĂ« pĂ«r zgjedhjen qĂ« kĂ«rkojnĂ« mbarĂ« rinia dhe qytetarĂ«t shqiptarĂ«. Çdo akt tjetĂ«r Ă«shtĂ« fund e krye i pavlerĂ«. Ndaj dhe ne kĂ«rkojmĂ« sot vetĂ«shpalljen, shkrirjen e kĂ«tij parlamenti. Ky Ă«shtĂ«, them edhe njĂ«herĂ«, i vetmi vendim i drejtĂ« qĂ« parlamenti mund tĂ« marrĂ« sot", tha Berisha pĂ«r gazetarĂ«t, raporton A2cnn.

Kreu i PD-së nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse është gati për të djegur mandatet.

Protesta jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Balla: Nuk është paqësore, është terrorizëm



Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe përplasjeve fizike jashtë godinës së Kuvendit, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla në një postim në Facebook shkruan se kjo nuk është paqësore, por terrorizëm.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« protestĂ« paqĂ«sore, Ă«shtĂ« terrorizĂ«m. Gjaku i policisĂ« Ă«shtĂ« gjaku i shtetit. Kush ngre dorĂ« kundĂ«r punonjĂ«sit tĂ« policisĂ«, ka ngritur dorĂ« kundĂ«r shtetit”, shkruan ai, gjersa ka publikuar njĂ« video tĂ« njĂ« polici tĂ« gjakosur nĂ« kokĂ«. /Telegrafi/


Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia hedh ujë në drejtim të protestuesve



Protesta para objektit të Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar.

PĂ«rballĂ« rezistencĂ«s sĂ« vazhdueshme dhe bllokimit tĂ« akseve rrugore, Policia e Shtetit ka ndĂ«rhyrĂ« duke hedhur ujĂ« me presion drejt protestuesve pĂ«r t’i shpĂ«rndarĂ« ata.

Në terren janë angazhuar dy autobotë uji, të cilët po përdoren për të liruar segmentet rrugore të bllokuara.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve ujëhedhëse, qytetarët po refuzojnë të largohen nga ambientet e Parlamentit, duke e mbajtur situatën tejet të tensionuar, raporton euronews.al.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, po ashtu janë hedhur vezë dhe domate në drejtim të Policisë.

Përplasje para Kuvendit të Shqipërisë, lëndohen dy efektivë policie



Dy efektivë kanë mbetur të lënduar pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu, në protestën pranë Kuvendit.

NjĂ« prej efektivĂ«ve ka marrĂ« dĂ«mtime tĂ« lehta ndĂ«rsa polici tjetĂ«r Ă«shtĂ« gjakosur, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Protestuesit qëlluan me vezë, domate, dhe shishe uji, uniformat blu, duke çarë gardhin metalik të vendosur për garantimin e perimetrit të sigurisë.

Një ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për transportimin e policëve të plagosur drejt spitalit, për marrjen e ndihmës mjekësore.

Kujtojmë që protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 54-ët, dhe mbahet në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion të Kuvendit.

Vazhdon të shtrenjtohet nafta dhe benzina, MINTI publikon çmimet



Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 23 korrik.

Sipas vendimit të MINTI-it, nafta sot është 1.68 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të mërkurën.

Po ashtu një cent më shtrenjtë është edhe benzina. Sot është 1.49 euro për litër, gjersa të mërkurën ishte 1.48.

Nafta vazhdon të jetë me 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnĂ« nĂ« fuqi nĂ« ora 10:00 dhe vlejnĂ« 24 orĂ«. /Telegrafi/

“Leje qĂ«ndrim pĂ«r tĂ« huaj nĂ« kĂ«mbim tĂ« parave”- gjithçka nga aksioni i PolicisĂ« dhe AKI-sĂ« dhe arrestimi i tĂ« dyshuarve



Një aksion i përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve për keqpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Divizionit për të Huaj, një zyrtar i Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe një shtetas i huaj.

Sveçla ka thënë se të dyshuarit, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare dhe ndërmjetësuese, dyshohet se kanë ofruar shërbime për palë të ndryshme duke anashkaluar procedurat ligjore, me qëllim të përfitimit financiar.

“MirĂ«pres aksionin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe AgjencisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r InteligjencĂ«, i cili rezultoi me arrestimin e dy zyrtarĂ«ve tĂ« Divizionit pĂ«r tĂ« Huaj, njĂ« tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Regjistrimit Civil dhe njĂ« shtetasi tĂ« huaj, pĂ«r tĂ« cilĂ«t ekziston dyshimi se nĂ« kuadĂ«r tĂ« ushtrimit tĂ« funksioneve tĂ« tyre zyrtare e ndĂ«rmjetĂ«suese dhe me qĂ«llim tĂ« pĂ«rfitimit financiar, kanĂ« kryer shĂ«rbime ndaj palĂ«ve duke anashkaluar procedurat ligjore”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka ritheksuar se lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i integritetit institucional mbeten prioritet, duke theksuar se çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të trajtohet me seriozitet të plotë.

“Askush nuk do tĂ« lejohet tĂ« pĂ«rdorĂ« pozitĂ«n zyrtare pĂ«r pĂ«rfitime personale nĂ« dĂ«m tĂ« interesit publik dhe tĂ« drejtave tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r trajtim tĂ« barabartĂ« para institucioneve”, ka thĂ«nĂ« Sveçla.

Lëshonin leje qëndrimi për të huaj në këmbim të parave, Prokuroria jep detaje për zyrtarët e arrestuar të MPB-së

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë tre persona, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumenteve.

Ndalimi është bërë pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Prokurorisë, dy nga personat e ndaluar janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëri prej tyre është zyrtar në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).

Të dyshuarit me inicialet F.Sh. dhe G.J. dyshohet se, në cilësinë e zyrtarëve publikë dhe në bashkëkryerje, kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj në mënyrë të kundërligjshme, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës dhe duke përfituar, sipas dyshimeve, dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

NdĂ«rkohĂ«, personi i tretĂ«, me inicialet D.K., dyshohet se ka falsifikuar dokumente tĂ« ndryshme me qĂ«llim qĂ« t’u mundĂ«sonte personave tĂ« tjerĂ« tĂ« aplikonin dhe tĂ« pajiseshin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme me leje qĂ«ndrimi nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik. /Telegrafi/

Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Tiranë, momenti kur betonierja përplaset me barrierat dhe bie poshtë



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga një urë, ku si pasojë dy persona kanë vdekur dhe një është lënduar.

Betonierja ka rĂ«nĂ« nga lartĂ«sia pasi Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me “Audin”, ndĂ«rkaq A2cnn ka publikuar momentet e pĂ«rplasjes sĂ« automjetit.

Nga aksidenti i rĂ«ndĂ« kanĂ« humbur jetĂ«n tĂ« dy personat qĂ« ndodheshin nĂ« betoniere, ndĂ«rsa ka mbetur i lĂ«nduar drejtuesi i “Audit”, i cili ndodhet nĂ« spital dhe sipas informacioneve paraprake Ă«shtĂ« nĂ« gjendje stabile.

Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune.

Policia sqaron se pas pĂ«rplasjes betonierja ka çarĂ« barrierat metalike mbrojtĂ«se tĂ« rrethrrotullimit dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« nivelin e poshtĂ«m tĂ« aksit rrugor TEG–Elbasan, nĂ« drejtim tĂ« Elbasanit.


Mot i qëndrueshëm në Shqipëri, temperaturat deri në 34 gradë



Shqipëria të enjten do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në shtim në orët e vona të mbrëmjes.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/



Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 11 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 24 deri 29 gradë.

Era do tĂ« fryjĂ« nga veriu dhe verilindja, e lehtĂ« deri mesatare 2–7 m/s. /Telegrafi/

​16 vjet nga vendimi i GjykatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare pro pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s



Sot mbushen 16 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë publikoi opinionin e saj këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010 vendosën në favor të Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Vendimi u lexua nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës, Hisashi Owada, i cili deklaroi se "miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare".

Procesi në GJND kishte nisur pas kërkesës së Serbisë, e cila, përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kërkoi një opinion këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Opinioni i Gjykatës u konsiderua një fitore e rëndësishme juridike dhe diplomatike për Kosovën, pasi konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e pavarësisë. Pas këtij vendimi, një numër shtetesh njohën Republikën e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri më tani, Republika e Kosovës është njohur nga 118 shtete, ndërsa vazhdon përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare.

Vendimi i 22 korrikut 2010 mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë juridike dhe shtetformuese të Kosovës, duke shërbyer si referencë kryesore në mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi e shtrëngata



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/




Moti sot, Kosova nĂ« nivelin portokalli tĂ« sigurisĂ« – IHMK njofton pĂ«r shi, breshĂ«r e stuhi



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në njoftimin për motin ka njoftuar se Kosova të mërkurën është në nivelin portokalli të sigurisë, duke paralajmëruar për shi, breshër, stuhi e bubullima.

IHK njofton se paralajmĂ«rimi vlen pĂ«r datĂ«n 22 korrik, ora 00:00–23:59.

“GjatĂ« datĂ«s 22 korrik 2026 priten zhvillime tĂ« fuqishme konvektive, tĂ« cilat do tĂ« sjellin stuhi lokale me bubullima, tĂ« shoqĂ«ruara nĂ« disa rajone me reshje intensive shiu, breshĂ«r dhe erĂ«ra tĂ« forta me karakter stuhish”, thuhet nĂ« njoftim.

IHK tutje paraqet ndikimet e mundshme:

  • Rrezik i lartĂ« nga goditjet e rrufesĂ«, me pasoja tĂ« mundshme pĂ«r njerĂ«zit dhe kafshĂ«t.
  • DĂ«mtime nĂ« rrjetin elektroenergjetik dhe ndĂ«rprerje tĂ« furnizimit me energji elektrike.
  • Pengesa nĂ« sistemet e telekomunikacionit.
  • PĂ«rmbytje tĂ« shpejta lokale nĂ« zonat me reshje intensive.
  • DĂ«mtime nĂ« objekte, automjete, infrastrukturĂ« dhe kultura bujqĂ«sore, veçanĂ«risht nga breshĂ«ri dhe erĂ«rat e forta.
  • Rritje e rrezikut pĂ«r ndezjen e zjarreve si pasojĂ« e shkarkimeve atmosferike.

Rekomandime për qytetarët:

  • Shmangni qĂ«ndrimin nĂ« ambiente tĂ« hapura gjatĂ« stuhive.
  • Mos u strehoni nĂ«n pemĂ« tĂ« vetmuara, pranĂ« shtyllave elektrike ose objekteve metalike.
  • Mbroni automjetet dhe pronĂ«n nga breshĂ«ri dhe erĂ«rat e forta.
  • Tregoni kujdes tĂ« shtuar nĂ« komunikacion pĂ«r shkak tĂ« dukshmĂ«risĂ« sĂ« reduktuar dhe rrugĂ«ve tĂ« rrĂ«shqitshme.
  • Ndiqni njoftimet dhe udhĂ«zimet e institucioneve kompetente deri nĂ« pĂ«rfundimin e periudhĂ«s sĂ« paralajmĂ«rimit. /Telegrafi/


Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?



Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale.

Mjafton një klikim dhe në ekran të shfaqen dhjetëra profile grash që ofrojnë shërbime eskorte në Kosovë.

Sipas autoriteteve kosovare, prapa disa prej këtyre profileve nuk fshihen gra që veprojnë me vullnetin e tyre, por viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

Në këtë platformë, të identifikuar edhe nga Policia e Kosovës për shitje të shërbimeve seksuale, Radio Evropa e Lirë gjeti shumë profile të grave nga shtetet e Amerikës Latine.

Disa prej profileve thuhet të jenë të verifikuara nga vetë platforma, e cila ofron shërbime në të gjithë Evropën.

“Ato qĂ« rekrutohen nga jashtĂ«, sidomos nga shtetet e AmerikĂ«s Latine, rekrutohen me kontrata tĂ« rregullta. Paraqiten si punĂ«tore tĂ« rregullta nĂ« KosovĂ«, me lejeqĂ«ndrim dhe pajisen me kontratĂ« pune”, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, Zana Sadiku-Sertolli nga Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«.

Sadiku-Sertolli, e cila është koordinatore për veprat penale të trafikimit me qenie njerëzore, thotë se kjo formë e rekrutimit dhe organizimit e ka vështirësuar ndjekjen penale të këtyre rasteve.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme - përgjegjëse për lëshimin e lejeve të punës dhe lejeqëndrimeve për shtetas të huaj - për politikat dhe strategjitë për luftimin e këtij fenomeni, por as pas tri javësh nuk ka marrë përgjigje.

Lidhur me platformën ku ofrohet shërbimi i eskortave, REL-i ka pyetur edhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) nëse ka pasur ndonjë kërkesë për të bllokuar qasjen në këtë ueb-faqe në Kosovë, por nuk ka marrë përgjigje.

Në të kaluarën, ARKEP-i ka ndërhyrë duke detyruar ofruesit e internetit dhe operatorët mobilë të bllokojnë faqet e mediave ruse të sanksionuara në Kosovë. Ndërsa, edhe pse me shërbime që bien ndesh me ligjin, shumë platforma të basteve online që funksionojnë nga jashtë vendit, janë të qasshme në Kosovë.

Policia e KosovĂ«s ka thĂ«nĂ« pĂ«r REL-in se Ă«shtĂ« duke monitoruar ueb-faqet e dyshuara, pĂ«rfshirĂ« atĂ« ku listohen edhe gra nga Amerika Latine, por ka shtuar se “nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk mund tĂ« ofrojmĂ« informata tĂ« tjera”.

NĂ« njĂ« raport tĂ« publikuar vitin e kaluar nga ky institucion thuhet se Kosova “vazhdon tĂ« mbetet vend i origjinĂ«s, transitit dhe destinacionit pĂ«r viktimat e trafikimit” dhe se njĂ« nga format e reja tĂ« identifikuara Ă«shtĂ« ofrimi i shĂ«rbimeve seksuale pĂ«rmes faqeve online tĂ« eskortave.

Sipas atij raporti, viktimat janë zakonisht të moshave nga 18 deri në 30 vjeç dhe vijnë në mënyrë të organizuar nga vende si: Brazili, Venezuela, Kolumbia e Peruja.

Pikërisht një shtetase e Perusë është arrestuar në Prishtinë në vitin 2024 nën dyshimet se ishte njëra nga organizatoret e këtij rrjeti të trafikantëve.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë të dhëna nga Prokuroria Speciale për vazhdimësinë e procedurave në këtë rast, por nuk ka marrë përgjigje.

Para disa muajsh, mediumi Kallxo.com raportoi se kishte siguruar një pjesë të dosjes hetimore të këtij rasti, ku dyshohet se organizatorët e rrjetit ua merrnin mbi 50 për qind të fitimeve vajzave të trafikuara, që rriheshin nëse nuk respektonin udhëzimet.

Edhe në Bosnje e Hercegovinë, Zyra e Prokurorëve tha për REL-in se gjatë viteve 2025 dhe 2026 ka identifikuar disa shtetase braziliane të shfrytëzuara seksualisht përmes së njëjtës platformë.

Sipas saj, një grup i organizuar kriminal organizonte transportin dhe akomodimin e viktimave, ndërsa fitimet u dërgoheshin organizatorëve përmes kriptovalutave. Në hetime janë përfshirë edhe Europol-i, Interpol-i dhe autoritetet braziliane.

Në Kosovë, bashkëpunimi juridik me vendet e origjinës së këtyre viktimave është dëshmuar më i ndërlikuar në rastet ku vendi nuk ka marrëdhënie diplomatike me vendin e origjinës së viktimës, tregon prokurorja Sadiku-Sertolli.

“Ka shtete qĂ« nuk e njohin KosovĂ«n dhe duhet tĂ« ekzistojĂ« njĂ« marrĂ«veshje bilaterale me shtetin ku e ka origjinĂ«n ajo viktimĂ«, pasi qĂ« duhet tĂ« vlerĂ«sohet se a do tĂ« ishte e sigurt viktima qĂ« tĂ« kthehej atje [ose jo]”, thotĂ« ajo, duke shtuar se, megjithatĂ«, ky problem zgjidhet zakonisht pĂ«rmes ZyrĂ«s pĂ«r bashkĂ«punim juridik ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« MinistrinĂ« e DrejtĂ«sisĂ«.

Ky fenomen nuk kufizohet vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Agjencia evropiane e policisë, Europol, thotë se trafikimi për shfrytëzim seksual, përfshirë i grave nga Amerika Latine, është pjesë e rrjeteve kriminale që veprojnë në disa kontinente.

Në qershor të këtij viti, disa agjenci të policisë dhe sigurisë - Europol-i, Interpol-i, Frontex-i dhe Ameripol-i - koordinuan një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit me qenie njerëzore, ku morën pjesë edhe autoritetet kosovare.

Operacioni përfundoi me mbi 1.000 arrestime dhe identifikimin e një numri të madh viktimash nga Amerika Latine.

“GjatĂ« fazĂ«s operative, vendet pjesĂ«marrĂ«se kryen veprime tĂ« synuara pĂ«r zbatimin e ligjit, duke pĂ«rfshirĂ« kontrolle tĂ« pĂ«rforcuara nĂ« pikat e nxehta, si kufijtĂ« dhe aeroportet, si dhe hetime proaktive pĂ«r rastet nĂ« vazhdim, qĂ« kĂ«rkojnĂ« bashkĂ«punim operativ tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«â€, tha Europol-i nĂ« pĂ«rgjigjen pĂ«r REL-in.

Kosova nuk listohet në mesin e vendeve ku pati arrestime.

Ndërkohë, edhe në Shqipëri, mediat kanë raportuar për një situatë të ngjashme si në Kosovë me eskorta nga vendet e Amerikës Latine, por autoritetet shtetërore nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it për këtë temë.

Ndërsa, në Serbi, ku është rritur numri i viktimave të identifikuara të trafikimit, raportuesi kombëtar për këto raste, Zoran Pashalliq, i tha REL-it se, deri më tani, nuk ka të dhëna për viktima nga Amerika Latine.

Për dallim nga Serbia, statistikat në Kosovë tregojnë se numri i viktimave të identifikuara të trafikimit ka rënë në vitet e fundit.

Megjithëse nuk specifikohet se sa prej tyre janë shfrytëzuar seksualisht, vetë policia e cilëson këtë si një nga format më të përhapura të trafikimit dhe pranon se numri real i viktimave besohet të jetë më i lartë.

Këtë muaj, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion nëpër sallone masazhi dhe në lokale të natës me muzikë, i cili përfundoi me arrestimin e disa personave.

Megjithatë, ata u dyshuan për veprat penale të mundësimit të prostitucionit e jo për trafikim me qenie njerëzore.

Ku qëndron dallimi? Prokurorja Sadiku-Sertolli thotë se dallimi qëndron te liria e personit: trafikimi nënkupton se viktima rekrutohet, kontrollohet ose detyrohet për t'u shfrytëzuar, ndërsa mundësimi i prostitucionit lidhet me organizimin ose përfitimin nga prostitucioni.

Ajo tregon se për shkak se trafikuesit sigurohen të mos lënë prova materiale, institucionet e hetuesisë në Kosovë e kanë të vështirë të sigurojnë prova materiale përtej deklaratave të viktimave.

“KĂ«tu, sfidĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« qĂ« viktimĂ«n ta bindĂ«sh qĂ« Ă«shtĂ« viktimĂ« e trafikimit”, tregon Sadiku-Sertolli, duke theksuar se ky problem shfaqet veçanĂ«risht te viktimat nĂ«n moshĂ«n 18-vjeçare.

Sipas një raporti të Policisë së Kosovës, gjatë viteve 2021-2024 janë identifikuar 42 viktima në këtë grup-moshë, prej të cilave tetë ishin të moshave nga 12 deri në 14 vjeç. Shumica prej tyre thuhet të jenë shfrytëzuar për shërbime seksuale.

Por, jo vetëm mungesa e gjurmëve të lëna nga trafikuesit e vështirëson ndjekjen penale të këtyre rasteve, thotë Sadiku-Sertolli.

Ajo thotë se, pavarësisht bashkëpunimit të mirë mes institucioneve, sfida mbeten kapacitetet e kufizuara të disa prej tyre, veçanërisht mungesa e stafit në shërbimet sociale dhe pajisjeve të punës për policë.

Sipas të dhënave që Radio Evropa e Lirë ka marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për rastet e trafikimit me qenie njerëzore në tre vjetët e fundit janë shqiptuar vetëm dy dënime me burgim.

Kodi Penal parasheh dënime prej pesë deri në 12 vjet burgim për trafikimin me qenie njerëzore, ndërsa në rastet më të rënda dënimi mund të arrijë deri në burgim të përjetshëm.

E, raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore për vitin 2025 kritikon Kosovën pikërisht për politikën ndëshkimore.

NĂ« raport thuhet se dĂ«nimet nĂ«n minimumin ligjor dhe “shqiptimi i gjobave si ndĂ«shkim i vetĂ«m minojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r t'i mbajtur trafikuesit pĂ«rgjegjĂ«s, dobĂ«sojnĂ« efektin parandalues, krijojnĂ« shqetĂ«sime tĂ« mundshme pĂ«r sigurinĂ« e viktimave dhe nuk pasqyrojnĂ« seriozitetin e kĂ«saj vepre penale”.

I njëjti raport vë në pah edhe një tjetër problem, të cilin e thekson edhe prokurorja Sadiku-Sertolli: mungesën e trajnimeve dhe ekspertizës.

Sipas raportit, shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk kanë trajnim dhe përvojë të mjaftueshme, veçanërisht në rastet që përfshijnë kontroll emocional ose psikologjik të viktimave - gjë që mund të ndikojë në shqiptimin e dënimeve më të lehta ose në kualifikimin e rasteve si vepra penale me dënime më të ulëta se trafikimi me qenie njerëzore.

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar pyetje Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me sfidat që gjykatat hasin në trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe masat që po ndërmerren për forcimin e kapaciteteve të gjyqtarëve në këtë fushë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

❌