❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komuna e PrishtinĂ«s vendos ndriçim “smart” te “Stacioni i AutobusĂ«ve”



Komuna e PrishtinĂ«s ka njoftuar se ka pĂ«rfunduar vendosjen e ndriçimit “smart” nĂ« hapĂ«sirĂ«n e “Stacionit tĂ« AutobusĂ«ve”, me qĂ«llim rritjen e sigurisĂ« dhe funksionalitetit pĂ«r qytetarĂ«t.

NĂ« njoftimin e publikuar, Komuna thekson se ndriçimi i ri e bĂ«n kĂ«tĂ« zonĂ« “mĂ« tĂ« sigurt, mĂ« funksionale dhe mĂ« tĂ« kĂ«ndshme” pĂ«r pĂ«rdoruesit.

“‘Stacioni i AutobusĂ«ve’ tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« dritĂ«! Sapo kemi vendosur ndriçimin smart, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« mĂ« tĂ« sigurt, mĂ« funksionale dhe mĂ« tĂ« kĂ«ndshme pĂ«r qytetarĂ«t”, thuhet nĂ« njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrjet përfshijnë edhe më shumë gjelbërim, ndriçim modern e efikas, si dhe masa që synojnë më shumë siguri dhe pastërti.

“Investimet pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e hapĂ«sirave publike nuk do tĂ« ndalen. Prishtina po transformohet çdo ditĂ«â€, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim. /Telegrafi/


Bardhyl Hasanpapaj i përgjigjet Veton Surroit me 8 pika për 8 pikat e tij për presidenten Osmani



Polemikat rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe deklarimeve të Presidentes Vjosa Osmani kanë nxitur një përplasje argumentesh mes publicistit Veton Surroi dhe juristit Bardhyl Hasanpapaj, shkruan Gazeta Infokus.

Pas qëndrimeve të shprehura nga Surroi lidhur me interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin presidencial, Hasanpapaj ka reaguar publikisht me një sqarim të detajuar në tetë pika, duke kundërshtuar vlerësimet e tij dhe duke argumentuar se Gjykata nuk ka konstatuar asnjë shkelje kushtetuese nga Presidentja Osmani.

Hasanpapaj, i cili është Dr. Sc., profesor universitar, jurist dhe analist i njohur në mediat kosovare, thekson se debati nuk duhet të përqendrohet në pyetjen nëse dekreti ka prodhuar efekt juridik, por nëse Presidentja ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar një shkelje të tillë.

Në reagimin e tij, ai argumenton se ekziston një dallim i qartë juridik ndërmjet një akti që nuk prodhon efekt juridik dhe një akti që përbën shkelje të Kushtetutës, duke theksuar se Gjykata ka konstatuar vetëm të parën.

Hasanpapaj vlerëson gjithashtu se nuk qëndron pretendimi se Gjykata ka rrëzuar arsyetimin e Presidentes Osmani. Sipas tij, aktgjykimi konfirmon premisën themelore se Presidenti duhet të zgjidhet të paktën 60 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit në detyrë, ndërsa trajton vetëm rrethanat e jashtëzakonshme të krijuara pas zgjedhjeve të parakohshme dhe konstituimit të vonuar të Kuvendit.

Sipas Hasanpapajt, afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata nuk është korrigjim i një shkeljeje kushtetuese, por një zgjidhje për një situatë të jashtëzakonshme që Kushtetuta nuk e kishte parashikuar në mënyrë eksplicite.

Ai thekson se po të kishte pasur shkelje kushtetuese, Gjykata do ta kishte konstatuar qartë në dispozitiv dhe arsyetim, pasi gjykatat kushtetuese nuk komunikojnë përmes insinuatave, por përmes konstatimeve të drejtpërdrejta juridike.

Hasanpapaj është gjithashtu kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e ardhshme, ku garon me numrin 34 në listën zgjedhore të kësaj partie.


Gjakova shkurton orët mësimore



Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë ka vendosur të shkurtojë kohëzgjatjen e orëve mësimore në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.

Drejtori i Arsimit në Gjakovë, Hysen Brahimaj, tha për RTK-në se vendimi është marrë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve adekuate në shumicën e objekteve shkollore.

Sipas tij, shumë shkolla nuk janë të pajisura me sisteme klimatizimi, gjë që e vështirëson zhvillimin normal të procesit mësimor gjatë ditëve me temperatura të larta.

“PĂ«r shkak tĂ« temperaturave tĂ« larta qĂ« mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« rajonin tonĂ« dhe paralajmĂ«rimit pĂ«r temperatura tĂ« larta, pĂ«r shkak tĂ« shĂ«ndetit tĂ« fĂ«mijĂ«ve
 shumica e shkollave nuk i kanĂ« kushtet qĂ« ne i kemi si qĂ«llim pĂ«r mbarĂ«vajtjen e orĂ«s mĂ«simore si duhet. TĂ« gjitha shkollat nuk kanĂ« klima nĂ« objektet e tyre, andaj kemi marrĂ« njĂ« vendim prej 45 minutave orĂ«t tĂ« zgjasin 40 minuta”, tha Brahimaj.

Ai theksoi se siguria dhe shëndeti i nxënësve mbeten prioritet për institucionet arsimore, ndërsa shtoi se aktualisht nuk është vlerësuar e nevojshme ndërmarrja e masave të tjera.

“Siguria edhe shĂ«ndeti i fĂ«mijĂ«ve Ă«shtĂ« primare pĂ«r neve, andaj jemi munduar me u pĂ«rshtat. PĂ«r momentin nuk e shohim tĂ« arsyeshme ndonjĂ« masĂ« tjetĂ«r, mirĂ«po kĂ«tĂ« kemi pasur mundĂ«si edhe e kemi bĂ«rĂ« pĂ«r shkak tĂ« shĂ«ndetit tĂ« fĂ«mijĂ«ve”, u shpreh ai.

Brahimaj vlerësoi se shkurtimi i orëve mësimore nuk do të ndikojë negativisht në procesin arsimor. Përkundrazi, sipas tij, vendimi ndihmon në krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e mësimit gjatë temperaturave të larta.

Ai bëri të ditur se masa është e përkohshme dhe se situata do të monitorohet në vazhdimësi.

“Kjo gjendje do tĂ« shihet nĂ« vazhdimĂ«si varĂ«sisht prej situatĂ«s, Ă«shtĂ« njĂ« vendim i pĂ«rkohshĂ«m. Do ta shqyrtojmĂ« ndoshta prej 40 minutash nĂ« 35, varĂ«sisht, mirĂ«po nuk shohim nĂ« zbritje tĂ« kohĂ«zgjatjes sĂ« orĂ«s mĂ«simore mĂ« tutje”, tha drejtori i Arsimit.

Vendimi ka hyrë në fuqi këtë javë dhe përfshin të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në komunën e Gjakovës.

Në Gjakovë kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në përfundimin e vitit shkollor, ndërsa autoritetet arsimore thonë se do të vazhdojnë ta përcjellin situatën meteorologjike dhe gjendjen në shkolla për të vlerësuar nevojën për masa të mëtejshme.

Rruga për në Moknë bllokohet nesër pas orës 16:00 për shkak të punimeve



Qytetarët janë njoftuar se rruga për në Moknë do të jetë e bllokuar për qarkullim nesër pas orës 16:00, për shkak të punimeve që po zhvillohen në minimin e rrugës.

Sipas njoftimit nga punëkryesi, drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës janë kërkuar të tregojnë mirëkuptim dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, si dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve.

“Ju lusim pĂ«r mirĂ«kuptim dhe kujdes tĂ« shtuar gjatĂ« lĂ«vizjes nĂ« atĂ« zonĂ«, si dhe tĂ« shfrytĂ«zoni rrugĂ« alternative”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/


Prebreza: Po vazhdojnĂ« punimet nĂ« rrugĂ«n “GurĂ«t e GjatĂ«â€ nĂ« Harilaq, asfaltimi po realizohet sipas planit



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« FushĂ« KosovĂ«s, Valon Prebreza, ka njoftuar se bashkĂ« me Ministrin e InfrastrukturĂ«s, Dimal Basha, kanĂ« vizituar punimet nĂ« rrugĂ«n “GurĂ«t e GjatĂ«â€ nĂ« fshatin Harilaq, ku po realizohet asfaltimi i kĂ«saj rruge.

Në një postim në Facebook, Prebreza ka thënë se investimi është i rëndësishëm për banorët e zonës dhe se punimet po zhvillohen sipas planit.

“Sot, sĂ« bashku me Ministrin e InfrastrukturĂ«s, Dimal Basha, vizituam nga afĂ«r punimet nĂ« rrugĂ«n ‘GurĂ«t e Gjatë’ nĂ« fshatin Harilaq, ku po realizohet asfaltimi i kĂ«saj rruge me rĂ«ndĂ«si pĂ«r banorĂ«t e zonĂ«s”, ka shkruar Prebreza.

Ai ka theksuar se investimi, sipas tij, dëshmon përkushtimin për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin mes nivelit lokal dhe atij qendror.

“Ky investim Ă«shtĂ« dĂ«shmi e pĂ«rkushtimit tonĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s rrugore dhe krijimin e kushteve mĂ« tĂ« mira pĂ«r qytetarĂ«t. Me bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« ndĂ«rmjet nivelit lokal dhe atij qendror, po vazhdojmĂ« tĂ« realizojmĂ« projekte qĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve”, ka deklaruar ai.

Në fund, Prebreza ka shtuar se punët po ecin sipas planifikimit dhe ka paralajmëruar angazhim për investime të tjera në komunë.

“PunĂ«t po zhvillohen sipas planit dhe do tĂ« vazhdojmĂ« me angazhim tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« sjellĂ« investime tĂ« reja nĂ« çdo pjesĂ« tĂ« komunĂ«s sonĂ«â€, ka pĂ«rfunduar Prebreza. /Telegrafi/


Tragjedia në Shëngjin me dy viktima nga Kosova, reagon presidenti Begaj



Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova.

Përmes një mesazhi publik, kreu i shtetit shprehu ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroi shërim të shpejtë për tre personat e tjerë të lënduar në këtë ngjarje.

“Me hidhĂ«rim tĂ« thellĂ« mĂ«sova pĂ«r ngjarjen tragjike qĂ« u mori jetĂ«n dy tĂ« rinjve nga Kosova sot nĂ« ShĂ«ngjin. NĂ« kĂ«to çaste tĂ« vĂ«shtira, shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjet dhe tĂ« afĂ«rmit e viktimave, ndĂ«rsa uroj shĂ«rim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« pĂ«r tre shokĂ«t e tyre”, shkroi Begaj.

Presidenti theksoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një kujtesë për rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë në plazhe.

Ai u bëri thirrje institucioneve qendrore dhe vendore, si edhe operatorëve turistikë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror.

Sipas Begajt, forcimi i masave të sigurisë është i domosdoshëm për të parandaluar ngjarje të ngjashme dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe vizitorëve në zonat bregdetare të vendit. /Telegrafi/


Krasniqi: Fëmijët tanë po largohen jo sepse nuk e duan Kosovën, por sepse nuk besojnë se shteti po ecën me ta



Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Riza Krasniqi, ka deklaruar se largimi i të rinjve nga Kosova po ndikon drejtpërdrejt në familjet dhe në vetë shtetin, duke theksuar se, sipas tij, ky fenomen nuk lidhet vetëm me pagat, por edhe me mungesën e besimit te institucionet.

“FĂ«mijĂ«t tanĂ« po largohen jo sepse nuk e duan KosovĂ«n, por sepse nuk besojnĂ« se shteti po ecĂ«n me ta”, ka thĂ«nĂ« Krasniqi.

Ai ka theksuar se familja është një nga vlerat më të mëdha të shoqërisë shqiptare, por sipas tij nuk mjafton kujdesi vetëm për familjen, pa u kujdesur edhe për funksionimin e shtetit.

“Kam bindjen se nuk mjafton tĂ« kujdesemi vetĂ«m pĂ«r familjen. Duhet tĂ« kujdesemi edhe pĂ«r shtetin. Sepse njĂ« familje e fortĂ« nuk mund tĂ« ekzistojĂ« pa njĂ« shtet qĂ« funksionon”, Ă«shtĂ« shprehur Krasniqi.

Duke folur pĂ«r pritjet e prindĂ«rve, ai ka thĂ«nĂ« se arsimimi cilĂ«sor, kujdesi shĂ«ndetĂ«sor dhe siguria janĂ« kĂ«rkesa qĂ« nuk mund t’i garantojĂ« njĂ« familje e vetme, por janĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e shtetit.

“Çdo prind dĂ«shiron qĂ« fĂ«mijĂ«t e tij tĂ« kenĂ« arsim cilĂ«sor, kujdes shĂ«ndetĂ«sor tĂ« mirĂ« dhe siguri. Por kĂ«to nuk mund t’i sigurojĂ« asnjĂ« familje e vetme. KĂ«to janĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« shtetit dhe institucioneve”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka shtuar se tĂ« rinjtĂ« po largohen “sepse kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« mundĂ«si, mĂ« shumĂ« siguri dhe mĂ« shumĂ« besim” nĂ« njĂ« sistem qĂ« funksionon, ndĂ«rsa ka paralajmĂ«ruar se pasojat janĂ« tĂ« dyfishta – pĂ«r familjen dhe pĂ«r shtetin.

“Kur largohet njĂ« i ri, humbet njĂ« familje. Kur largohen mijĂ«ra tĂ« rinj, humbet njĂ« shtet”, ka thĂ«nĂ« Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se për këto arsye ka vendosur të kandidojë për Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se politika, sipas tij, duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe e orientuar drejt ndërtimit të institucioneve më të forta.

“Kam vendosur tĂ« kandidoj pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s. Besoj se politika duhet tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarit dhe se detyra jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« institucione mĂ« tĂ« forta, shkolla mĂ« cilĂ«sore, shĂ«rbime mĂ« tĂ« mira dhe mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r gjeneratat e reja”, ka deklaruar ai.

NĂ« fund, Krasniqi ka bĂ«rĂ« thirrje qĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« mendohet “pĂ«rtej premtimeve tĂ« momentit”, duke ngritur pyetjen se çfarĂ« shteti do t’u lihet brezave tĂ« rinj.

“NĂ« kĂ«to zgjedhje duhet tĂ« mendojmĂ« pĂ«rtej premtimeve tĂ« momentit
 Duhet tĂ« pyesim veten se çfarĂ« shteti duam t’u lĂ«mĂ« fĂ«mijĂ«ve tanĂ«. NjĂ« shtet nga i cili largohen, apo njĂ« shtet nĂ« tĂ« cilin zgjedhin tĂ« qĂ«ndrojnĂ«?”, ka pĂ«rfunduar ai.

Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës



Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është përuruar nënstacioni policor në Orllan të Podujevës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë publike dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve policore për qytetarët e kësaj zone.

Sipas njoftimit tĂ« PolicisĂ«, ceremonia e pĂ«rurimit Ă«shtĂ« mbajtur nĂ« kuadĂ«r tĂ« angazhimit pĂ«r rritjen e kapaciteteve njerĂ«zore dhe infrastrukturore, me synim ofrimin e shĂ«rbimeve “sa mĂ« cilĂ«sore dhe efikase”.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Policia thekson se po punon në zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, ndërsa përurimi i këtij nënstacioni, sipas saj, forcon kapacitetet dhe thellon bashkëpunimin me komunitetin lokal.

“NĂ«nstacioni Policor nĂ« Orllan dhe nĂ«nstacionet tjera policore do tĂ« kontribuojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e sigurisĂ« publike, forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve policore mĂ« tĂ« shpejta, mĂ« efikase dhe mĂ« tĂ« afĂ«rta pĂ«r qytetarĂ«t”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe rendit publik, si dhe për ndërtimin e besimit të vazhdueshëm me qytetarët në të gjitha pjesët e vendit. /Telegrafi/


MIT njofton për mbyllje të përkohshme të një korsie në disa segmente rrugore më 5, 6 dhe 7 qershor për shkak të garës së çiklizmit



Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se mĂ« 5, 6 dhe 7 qershor 2026 (e premte, e shtunĂ« dhe e diel) Federata e Çiklizmit e KosovĂ«s do tĂ« organizojĂ« GarĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Çiklizmit nĂ« disa segmente rrugore tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« autoudhĂ«t “ArbĂ«n Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të garës do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit në segmentet e parapara, sipas itinerarit.

“GjatĂ« zhvillimit tĂ« garĂ«s, nĂ« segmentet e parapara do tĂ« ketĂ« mbyllje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« njĂ« korsie tĂ« qarkullimit”, thuhet nĂ« njoftimin e ministrisĂ«.

Itinerari i mbylljeve të përkohshme

5 qershor 2026 (e premte)

  • Mbyllet njĂ«ra korsi nĂ« AutostradĂ«n “ArbĂ«n Xhaferi”
  • Ora 13:00
  • Nisja: Sheshi “Metush Krasniqi”, KamenicĂ«
  • Itinerari: nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s
  • PĂ«rfundimi: kthimi nĂ« kilometrin 28

6 qershor 2026 (e shtunë)

  • Mbyllet njĂ«ra korsi: Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit (73 km), ora 09:00
  • Mbyllet njĂ«ra korsi: Ferizaj – Hani i Elezit (32 km), ora 11:30
  • Mbyllet njĂ«ra korsi: Ferizaj – PrishtinĂ« – Hani i Elezit (95 km), ora 13:00
  • Mbyllet njĂ«ra korsi: Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit (80 km), ora 16:00

7 qershor 2026 (e diel)

  • Mbyllet njĂ«ra korsi: Ferizaj – PodujevĂ« (kthimi nĂ« TrudĂ«) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit (120 km), ora 10:00
  • Mbyllet njĂ«ra korsi: Ferizaj – TrudĂ« (kthim) – FushĂ« KosovĂ« – Llapushnik – DuhĂ«l (kthim) – Llapushnik – FushĂ« KosovĂ« – Ferizaj (183 km), ora 14:00

MIT ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se, pĂ«r mbarĂ«vajtjen e garĂ«s dhe sigurinĂ« e pjesĂ«marrĂ«sve, Federata e Çiklizmit e KosovĂ«s do tĂ« bashkĂ«punojĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe institucionet kompetente.

“Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe Transportit kĂ«rkon mirĂ«kuptimin e qytetarĂ«ve dhe tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« trafik pĂ«r kufizimet e pĂ«rkohshme gjatĂ« zhvillimit tĂ« garĂ«s, si dhe apelon pĂ«r respektimin e udhĂ«zimeve tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, zyrtarĂ«ve tĂ« garĂ«s dhe sinjalizimit rrugor”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/



Në spitalin e Pejës foshnjat do të kontrollohen për pesë sëmundje të rënda që në ditët e para të jetës



Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka filluar ofrimin e një shërbimi të ri për të gjitha foshnjat e porsalindura, përmes të cilit do të realizohet skriningu neonatal në ditët e para të jetës.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky test synon zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve të rralla, të cilat në fazat e para mund të mos shfaqin shenja, por që mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës nëse nuk diagnostikohen dhe trajtohen me kohë.

“Çdo foshnjĂ« e lindur nĂ« Spitalin e PejĂ«s nga tani do tĂ« kontrollohet pĂ«r 5 sĂ«mundje tĂ« rĂ«nda qĂ« nĂ« ditĂ«t e para tĂ« jetĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Spitali bën të ditur se përmes këtij programi do të bëhet kontrolli për pesë sëmundje: hipotiroidizmin kongjenital, fenilketonurinë, fibrozën cistike, galaktozeminë dhe atrofinë muskulore spinale (SMA).

“PĂ«rmes kĂ«tij programi bĂ«het kontrolli pĂ«r pesĂ« sĂ«mundje: Hipotiroidizmi kongjenital
 Fenilketonuria
 Fibroza cistike
 Galaktozemia
 Atrofia muskulore spinale – SMA”, thuhet mĂ« tej.

Sipas spitalit, ky shërbim i ri konsiderohet hap i rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit ndaj të porsalindurve në rajonin e Pejës, pasi zbulimi i hershëm u mundëson mjekëve të fillojnë trajtimin në kohë dhe të parandalojnë komplikime që mund të ndikojnë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së fëmijës.

“Me fillimin e skriningut neonatal, Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« PejĂ« po ofron njĂ« standard mĂ« tĂ« avancuar tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r foshnjat dhe familjet e tyre qĂ« nga ditĂ«t e para tĂ« jetĂ«s”, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/


QKUK reagon pĂ«r gjetjen e ZKA-sĂ«: Uniformat e pandemisĂ« mbetĂ«n nĂ« stok deri nĂ« skadencĂ«, s’janĂ« blerĂ« me afat tĂ« skaduar



Pas raportimit se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka përfshirë në stok farmaceutik artikuj me afat të skaduar, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka reaguar duke thënë se artikujt e evidentuar nuk janë rezultat i furnizimeve apo blerjeve të realizuara me afat të skaduar.

“Produktet e evidentuara nuk janĂ« rezultat i furnizimeve apo blerjeve tĂ« realizuara me afat tĂ« skaduar nga ShSKUK. AsnjĂ« material nuk Ă«shtĂ« pranuar nĂ« stok me afat tĂ« skaduar nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedurave tĂ« furnizimit tĂ« institucionit”, thuhet nĂ« reagimin e QKUK-sĂ«.

Sipas QKUK-së, produktet e përmendura në raport lidhen me uniforma të siguruara për nevojat e personelit gjatë pandemisë Covid-19, me qëllim të garantimit të mbrojtjes dhe gatishmërisë së stafit shëndetësor në kushte emergjente.

“Produktet e pĂ«rmendura nĂ« raport pĂ«rbĂ«hen nga uniforma tĂ« siguruara pĂ«r nevojat e personelit gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« pandemisĂ« Covid-19
 nĂ« kushtet e njĂ« situate emergjente dhe tĂ« paparashikueshme”, thuhet mĂ« tej.

Institucioni thekson se, pĂ«r shkak se njĂ« pjesĂ« e kĂ«tyre artikujve nuk Ă«shtĂ« pĂ«rdorur, ato kanĂ« mbetur nĂ« stok deri nĂ« afatin e pĂ«rdorimit, i cili – sipas reagimit – ka qenĂ« deri mĂ« 31 dhjetor 2025.

“PĂ«r shkak se njĂ« pjesĂ« e kĂ«tyre artikujve nuk Ă«shtĂ« pĂ«rdorur, ato kanĂ« mbetur nĂ« stok deri nĂ« arritjen e afatit tĂ« tyre tĂ« pĂ«rdorimit, i cili ka qenĂ« deri mĂ« 31.12.2025. Nga data 01.01.2026, kĂ«to produkte janĂ« larguar automatikisht nga sistemi dhe nuk figurojnĂ« mĂ« nĂ« stok”, thuhet nĂ« reagim.

QKUK vlerëson se evidentimi i artikujve në regjistrat e stokut nuk nënkupton se ShSKUK ka blerë apo pranuar produkte me afat të skaduar, por se një pjesë e rezervave të krijuara për nevoja emergjente nuk është shfrytëzuar dhe për pasojë ka arritur afatin e skadencës.

“Evidentimi i tyre nĂ« regjistrat e stokut nuk nĂ«nkupton se ShSKUK ka blerĂ« apo pranuar produkte me afat tĂ« skaduar, por se njĂ« pjesĂ« e rezervave tĂ« krijuara pĂ«r nevoja emergjente nuk Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuar dhe, si pasojĂ«, ka arritur afatin e skadencĂ«s”, thuhet tutje.

Në fund, QKUK thekson se ShSKUK vazhdon të zbatojë procedurat dhe kontrollet për monitorimin e afateve të përdorimit dhe trajtimin e produkteve të skaduara në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/


ZKA: SHSKUK përfshiu në stok farmaceutik artikuj me afat të skaduar



Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kishte përfshirë artikuj me afat të skaduar në stokun farmaceutik.

Në raportin e auditimit të vitit 2025, ZKA thekson se në regjistrat e stokut farmaceutik figuronin shtatë artikuj në vlerë rreth 58 mijë euro të cilëve ju kishte kaluar afati i përdorimit gjatë vitit dhe si rrjedhojë për to nuk ishte bërë dalje si artikuj të skaduar në Sistemin e Menaxhimit të Stokut Farmaceutik.

Kjo kishte ndodhur si rezultat i mungesës së monitorimit të rregullt të afateve të skadencës së barnave në stok si dhe kontrollit të pamjaftueshëm periodik të stokut për të siguruar që barnat me afat të skaduar të evidentohen dhe të trajtohen sipas procedurave përkatëse.

“Mbajtja e barnave me afat tĂ« skaduar nĂ« stok ndikon nĂ« paraqitjen jo tĂ« saktĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« stokut nĂ« pasqyrat financiare duke i mbivlerĂ«suar ato”- thuhet nĂ« raportin e ZKA-sĂ«, shkruan Kallxo.com.

Raporti i ZKA-së për SHSKUK-në i vitit 2025 ka rezultuar me 12 rekomandime, prej tyre pesë të reja dhe shtatë rekomandime të përsëritura.

Raporti i auditimit për vitin 2024 kishte rezultuar me nëntë rekomandime, dy prej të cilave janë zbatuar ndërsa për shtatë të tjera nuk ka nisur zbatimi.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar opinion të kualifikuar në raportin e auditimit të pasqyrave financare për vitin 2025. Auditori jep opinion të kualifikuar kur pasqyrat financiare nuk janë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Të hyrat e realizuara nga SHSKUK në 2025 ishin në vlerë 3,123,932 euro. Ato kanë të bëjnë me të hyrat nga participimi, certifikatat mjekësore, parkingu, etj.

Raportin e plotĂ« tĂ« SHSKUK-sĂ« mund ta gjeni KËTU.

KRU “Mitrovica” paralajmĂ«ron shkyçje nga rrjeti pĂ«r keqpĂ«rdoruesit e ujit tĂ« pijes



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Mitrovica” ka njoftuar se, me hyrjen nĂ« sezonĂ«n verore dhe rritjen e konsumit tĂ« ujit, po pĂ«rballet me vĂ«shtirĂ«si nĂ« furnizimin e rregullt tĂ« zonave dhe pikave tĂ« larta me ujĂ« pĂ«r pije.

NĂ« njoftimin e publikuar, KRU “Mitrovica” thekson se rritja e konsumit lidhet edhe me, siç thuhet, keqpĂ«rdorimet e ujit tĂ« pijes, ndaj nga sot kĂ«rkohet zbatim rigoroz i masave kundĂ«r kĂ«tij fenomeni.

“Me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« burimeve ujore, garantimit tĂ« furnizimit tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe pĂ«rdorimit tĂ« ujit tĂ« pijes vetĂ«m pĂ«r qĂ«llimet pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« i dedikuar – pije, higjienĂ« personale dhe pĂ«rgatitje tĂ« ushqimit – nga sot kĂ«rkohet zbatim rigoroz i masave kundĂ«r keqpĂ«rdorimit tĂ« ujit”, thuhet nĂ« njoftim.

Kompania paralajmëron se konsumatorët që zihen duke përdorur ujin e pijes për qëllime të palejuara do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit, pavarësisht nëse konsumimi regjistrohet me ujëmatës dhe nëse pagesat janë të rregullta.

“Çdo konsumator qĂ« haset duke pĂ«rdorur ujin e pijes pĂ«r qĂ«llime tĂ« palejuara, si ujitja e kopshteve, mbushja e pishinave, larja e trotuareve, larja e automjeteve apo aktivitete tĂ« tjera qĂ« cenojnĂ« furnizimin e rregullt tĂ« qytetarĂ«ve me ujĂ« pĂ«r pije, duhet tĂ« shkyçet nga rrjeti i ujĂ«sjellĂ«sit, pavarĂ«sisht se uji regjistrohet pĂ«rmes ujĂ«matĂ«sit dhe konsumatori Ă«shtĂ« i rregullt me pagesa ndaj KRU-sĂ«â€, thuhet mĂ« tej.

KRU “Mitrovica” u ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« kujdesshĂ«m dhe racional tĂ« ujit, duke e cilĂ«suar ujin e pijes si “pasuri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t” dhe “burim jetik”.

“Uji i pijes Ă«shtĂ« njĂ« pasuri e pĂ«rbashkĂ«t dhe njĂ« burim jetik, ndaj secili prej nesh ka pĂ«rgjegjĂ«si sociale dhe qytetare pĂ«r ta pĂ«rdorur atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kujdesshme dhe racionale, duke respektuar nevojat e tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«ve”, thuhet nĂ« njoftim.

Kompania ka kërkuar respektim maksimal të masave dhe angazhim të përbashkët për ruajtjen e burimeve ujore. /Telegrafi/


Po asfaltohet rruga “Agron Rrahmani” nĂ« UglarĂ«, nĂ«nshkruhet marrĂ«veshja



Komuna e FushĂ« KosovĂ«s ka njoftuar se Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar memorandumi i bashkĂ«punimit me KomunĂ«n e GraçanicĂ«s pĂ«r realizimin e projektit tĂ« rregullimit tĂ« rrugĂ«s sĂ« Uglarit, pĂ«rkatĂ«sisht segmentit tĂ« rrugĂ«s “Agron Rrahmani”.

NĂ« postimin e publikuar nĂ« Facebook, Komuna ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se projekti ka gjatĂ«si 2.9 kilometra dhe vlerĂ« investimi 1.1 milion euro, ndĂ«rsa synon, sipas njoftimit, t’i japĂ« fund njĂ« problemi shumĂ«vjeçar, duke pĂ«rmirĂ«suar infrastrukturĂ«n rrugore dhe duke lehtĂ«suar qarkullimin e qytetarĂ«ve.

“Sot u nĂ«nshkrua memorandumi i bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet KomunĂ«s sĂ« FushĂ« KosovĂ«s dhe KomunĂ«s sĂ« GraçanicĂ«s pĂ«r realizimin e projektit tĂ« rregullimit tĂ« rrugĂ«s sĂ« Uglarit, pĂ«rkatĂ«sisht segmentit tĂ« rrugĂ«s ‘Agron Rrahmani’”, thuhet nĂ« njoftim.

Komuna thekson se, falë bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, procedurat për realizimin e projektit pritet të nisin së shpejti, me synimin që punimet të fillojnë sa më herët.

“FalĂ« bashkĂ«punimit dhe koordinimit tĂ« ngushtĂ« ndĂ«rinstitucional, procedurat pĂ«r realizimin e projektit do tĂ« nisin sĂ« shpejti, me qĂ«llim qĂ« punimet tĂ« fillojnĂ« sa mĂ« parĂ«â€, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Sipas Komunës së Fushë Kosovës, rregullimi i kësaj rruge pritet të krijojë kushte më të mira për banorët dhe bizneset që veprojnë në atë zonë, duke kontribuar në zhvillimin lokal.

“VazhdojmĂ« me investime konkrete dhe projekte nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KomunĂ«s sĂ« FushĂ«-KosovĂ«s”, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/


Rruga “Sokoli” nĂ« Plemetin do tĂ« asfaltohet, parashihet edhe ndĂ«rtimi i kanalizimit



Komuna e Obiliqit ka njoftuar se kryetari Halil Thaçi ka pritur në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, me të cilin kanë diskutuar për projektet që janë duke u realizuar dhe ato që planifikohen të zbatohen në këtë komunë.

Sipas njoftimit tĂ« komunĂ«s, gjatĂ« takimit Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar edhe njĂ« Memorandum BashkĂ«punimi pĂ«r realizimin e njĂ« projekti infrastrukturor nĂ« rrugĂ«n “Sokoli” nĂ« fshatin Plemetin.

Memorandumi parasheh asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës dhe ndërtimin e kanalizimit.

Kryetari Thaçi ka falënderuar ministrin Rashiq për bashkëpunimin dhe mbështetjen përmes këtij memorandumi, duke vlerësuar se projekti do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e Plemetinit.

Ndërkaq, ministri Rashiq, sipas komunës, e ka përgëzuar kryetarin Thaçi për punën dhe angazhimin në zhvillimin e Komunës së Obiliqit, duke vlerësuar përkushtimin në përmirësimin e shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/


Nga vota te politika, thirrje që rinia të trajtohet si aset - jo si kapital elektoral



Tashmë ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, ndërsa Telegrafi ka pyetur lexuesit se sa besojnë se partitë politike i marrin seriozisht problemet e të rinjve.

NĂ« sondazh kanĂ« votuar 1 mijĂ« e 911 persona dhe rezultati Ă«shtĂ« i qartĂ«: 69 pĂ«r qind, apo 1 mijĂ« e 314 vota, thonĂ« “aspak”. 15 pĂ«r qind thonĂ« “pak”, 8 pĂ«r qind “mesatarisht”, 5 pĂ«r qind “shumĂ«â€, ndĂ«rsa 4 pĂ«r qind nuk kanĂ« qĂ«ndrim.

Këto statistika, sipas përfaqësuesve të forumeve të të rinjve, sociologëve dhe organizatave joqeveritare, konsiderohen shqetësuese.

Ismet Krasniqi, përfaqësues rinor në bordin drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), tha për Telegrafin se të rinjtë në Kosovë e kanë të vështirë të kyçen në tregun e punës.

“Dy prej kĂ«rkesave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, nĂ« pikĂ«pamjen time, janĂ« ndĂ«rlidhja e tregut tĂ« punĂ«s me fushĂ«n e studimeve tĂ« studentĂ«ve, pĂ«r shkak se shumĂ« studentĂ«, tĂ« cilĂ«t diplomojnĂ«, qoftĂ« nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s, qoftĂ« edhe nĂ« universitete private, po e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« kyçen nĂ« tregun e punĂ«s, e kjo pĂ«r shkak tĂ« njĂ« mosndĂ«rlidhje, le tĂ« themi, tĂ« fushĂ«s sĂ« studimeve ose kĂ«rkesĂ«s sĂ« madhe sĂ« tregut tĂ« punĂ«s, me fushĂ«n e studentĂ«ve, çka ata studiojnĂ«; dhe e dyta, ndoshta do tĂ« ishte tĂ« fokusohen mĂ« shumĂ« tek tĂ« rinjtĂ« qĂ« janĂ« nĂ« NIT, ‘Not in education, employment or training’, qĂ« nuk janĂ« ndoshta as nĂ« trajnime, as nĂ« punĂ«sim, as nĂ« arsimim, pĂ«r shkak se po Ă«shtĂ« goxha mĂ« e vĂ«shtirĂ« edhe pĂ«r rrjetin e shoqĂ«risĂ« civile qĂ« t’i prekĂ« kĂ«ta tĂ« rinj”, tha ai.

Sociologu dhe profesori universitar Besim Gollopeni tha se projektet politike janë të ripërsëritura dhe boshe, ndërsa, sipas tij, duhet të bëhet më shumë për të rinjtë që të mos ikin nga vendi dhe të krijohen programe që nuk i lënë të rinjtë pasivë, sidomos gjatë periudhës verore, kur ka pushime në shkolla dhe universitete.



“ShumĂ« tĂ« rinj e tĂ« reja sot largohen nga Kosova, po emigrojnĂ«; shumĂ« tĂ« rinj e tĂ« reja sot janĂ« tĂ« papunĂ«; shumĂ« tĂ« rinj e tĂ« reja janĂ« pĂ«rfshirĂ« dhe pĂ«rfshihen drejt aktivitete tĂ« cilat çojnĂ« drejt mbase edhe sjelljeve devijante e kĂ«shtu me radhĂ«â€, tha ai.

“Kjo natyrisht pastaj shoqĂ«rohet me probleme kolektive apo problem tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, problem tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m shoqĂ«ror. ShumĂ« prej projekteve apo premtimeve qĂ« sot po i japin subjektet politike, pra nĂ« kĂ«to zgjedhje, mĂ« shumĂ« janĂ« projekte tĂ« ripĂ«rsĂ«ritura, mund tĂ« them edhe janĂ« projekte boshe, sesa projekte qĂ«, nĂ« fakt, do duhej tĂ« ishin dhe do duhej ta pĂ«rfaqĂ«sonin rininĂ« nĂ« kĂ«to programe politike”.

“NdonjĂ«herĂ« krijohet edhe pĂ«rshtypja qĂ« subjektet politike mĂ« shumĂ« rininĂ« po e shikojnĂ« dhe po e trajtojnĂ« mbase si njĂ« kapital elektoral apo pĂ«r çështje zgjedhjesh - votash, sesa si njĂ« aset shoqĂ«ror qĂ« do duhej tĂ« merreshin me tĂ« mirĂ«filli dhe do duheshin tĂ« ofronin projekte specifike qĂ« do tĂ« ndikonin drejtpĂ«rdrejt nĂ« mirĂ«qenien e tyre sociale dhe ekonomike nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”.

“Duke pasĂ« njĂ« moshĂ« tĂ« re tĂ« popullatĂ«s mes 16 dhe 23 vjeç, atĂ«herĂ« çka mund tĂ« bĂ«jnĂ« subjektet politike nĂ« dy vitet e para, menjĂ«herĂ« posa tĂ« formohen institucionet. GjĂ«ja e parĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ne duhet tĂ« krijojmĂ« politika koherente tĂ« cilat subvencionojnĂ« rininĂ«. NjĂ« problem evident, kisha me thĂ«nĂ« qĂ« ne e hasim sot, Ă«shtĂ« te rinia e moshĂ«s 16-23 vjeç. PĂ«r shembull, tani jemi nĂ« prag tĂ« muajit qershor dhe nxĂ«nĂ«sit mbarojnĂ« mĂ«simet, studentĂ«t mbarojnĂ« mĂ«simet dhe afĂ«rsisht dy deri nĂ« tre muaj kanĂ« kohĂ«n e lirĂ«. ÇfarĂ« bĂ«jnĂ« kĂ«ta tĂ« rinj? ÇfarĂ« programi u ofrojnĂ« partitĂ« politike apo institucionet?”, shtoi mĂ« tej profesori universitar.

Ferid Murseli nga Demokracia për Zhvillim tha se 35 për qind e të rinjve janë pa punë, pa arsim dhe pa asnjë angazhim, duke e cilësuar këtë si një prej përqindjeve më të larta në rajon.

“Mendoj qĂ« gjithĂ« faktorĂ«t ndikojnĂ«, pra Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«rlidhje faktorĂ«ve qĂ« ndikojnĂ« nĂ« mosbesimin e tĂ« rinjve nĂ« fushata politike tĂ« bĂ«ra nga subjekte politike. Ndoshta qĂ« edhe shumĂ« shpesh po kemi fushata, po shohim qĂ« pjesa e pĂ«rfshirjes sĂ« rinjve, e ardhmja qĂ« Ă«shtĂ« rinia nĂ« kĂ«tĂ« vend, shpesh Ă«shtĂ« vetĂ«m pjesĂ« deklarative e subjekteve politike dhe pas fushatave e kemi gjendjen e njĂ«jtĂ«, pra asnjĂ« politikĂ« reale, asnjĂ« politikĂ« qĂ« pretendon zhvillimin e tĂ« rinjve dhe tĂ« rejave tĂ« kĂ«tij vendi. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« pasqyrohet nĂ« indeksin e pjesĂ«marrjes sĂ« tĂ« rinjve, publikimin qĂ« ne si D4D e kemi realizu nĂ« prill tĂ« kĂ«tij viti, ku shihet se 35 pĂ«r qind e tĂ« rinjve janĂ« pa punĂ«, pa arsim, pa asnjĂ« angazhim, pra Ă«shtĂ« njĂ« prej pĂ«rqindjeve mĂ« tĂ« larta nĂ« rajon”, deklaroi ai.

Pyetësori i Telegrafit është me karakter informues dhe pasqyron qëndrimet e lexuesve që kanë votuar online, në kohën kur partitë politike kanë nisur fushatën dhe pritet të prezantojnë programet dhe premtimet e tyre, përfshirë politikat që lidhen me të rinjtë, punësimin, arsimin dhe mundësitë e zhvillimit.

PĂ«r çdo problematikĂ« qĂ« hasni nĂ« pĂ«rditshmĂ«ri, ju lexues dhe shikues mund tĂ« na shkruani nĂ« [email protected]. /Telegrafi/

Basha: Po pĂ«rfundojnĂ« punimet nĂ« rrugĂ«n Sofali–KolovicĂ«, investim 1.5 milionĂ« euro



Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka inspektuar punimet në rrugën që lidh Sofalinë me Kolovicën, ku aktualisht po zhvillohen punimet e asfaltimit dhe projekti, sipas tij, po shkon drejt përfundimit.

Në një postim në Facebook, Basha ka bërë të ditur se inspektimi është bërë në mesditë, ndërsa ka theksuar se projekti po realizohet përmes një investimi prej 1.5 milionë euro nga Qeveria Kurti.

“NĂ« mesditĂ« inspektova punimet nĂ« rrugĂ«n qĂ« lidh SofalinĂ« me KolovicĂ«n. Aty po zhvillohen punimet e asfaltimit dhe projekti po shkon drejt pĂ«rfundimit tĂ« suksesshĂ«m, falĂ« njĂ« investimi prej 1.5 milionĂ« euro nga Qeveria Kurti”, ka shkruar Basha.

Ministri ka shtuar se, sipas tij, investimet synojnë modernizimin dhe rritjen e sigurisë në infrastrukturën rrugore.

“VazhdojmĂ« me punĂ« konkrete pĂ«r infrastrukturĂ« mĂ« moderne dhe mĂ« tĂ« sigurt pĂ«r qytetarĂ«t”, ka deklaruar Basha. /Telegrafi/


Malisheva paralajmëron gjoba për ndotësit, lokacionet e pastruara do të monitorohen



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Jakup Gashi, drejtorin e Bujqësisë, Sylë Dukolli, dhe drejtorin e Financave, Blerim Thaqi, kanë vizituar sot fshatin Shkarashnik, ku kanë takuar biznesmenin Naim Selmanaj dhe e kanë falënderuar për kontributin e tij në largimin e mbeturinave, në kuadër të aksionit për një Malishevë më të pastër.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë vizitës Kastrati ka vlerësuar angazhimin e bizneseve dhe qytetarëve që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mjedisore, duke theksuar se ruajtja e ambientit është përgjegjësi e përbashkët.

Po ashtu, kryetari Kastrati dhe drejtori i Inspektoratit, Jakup Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të paautorizuara, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për ndotësit.

Ata kanë bërë të ditur se shumë nga lokacionet ku po zhvillohen aktivitetet e pastrimit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe se ndaj personave që ndotin ambientin do të shqiptohen gjoba mandatore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Malisheva Ă«shtĂ« e jona. Ta ruajmĂ« dhe tĂ« kujdesemi pĂ«r tĂ«!”, ishte mesazhi i pĂ«rcjellĂ« gjatĂ« kĂ«saj vizite. /Telegrafi/



Dheu nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova” po pastrohet me kontratĂ« mirĂ«mbajtjeje, projekti i sanimit i bllokuar nĂ« “GjykatĂ«n e tenderĂ«ve”



Ministri i InfrastrukturĂ«s dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka nisur pastrimi i rrĂ«shqitjeve tĂ« dheut nĂ« AutostradĂ«n “Ibrahim Rugova”, nĂ« segmentin Suharekë–Prizren.

Në një postim në Facebook, Basha ka bërë të ditur se pastrimi ka filluar që nga dita e djeshme, ndërsa ka sqaruar se projekti për sanimin e skarpateve është përgatitur nga ministria, por ka mbetur i bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për shkak të ankesave.

“QĂ« nga dje ka filluar pastrimi i rrĂ«shqitjeve tĂ« dheut nĂ« AutostradĂ«n ‘Ibrahim Rugova’, nĂ« segmentin Suharekë–Prizren”, ka shkruar Basha.

Ai ka theksuar se kontrata për projektin e sanimit është dhënë më 10 prill 2026, por sipas tij procedurat janë zvarritur në OShP.

“Ministria jonĂ« e ka hartuar projektin pĂ«r sanimin e skarpateve dhe kontrata Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« mĂ« 10 prill 2026. MegjithatĂ«, pĂ«r shkak tĂ« ankesave, ky projekt po mbahet nĂ« Organin Shqyrtues tĂ« Prokurimit (OShP), pĂ«rtej çdo afati tĂ« arsyeshĂ«m”, ka deklaruar ministri.

Basha ka kritikuar efikasitetin e OShP-së, duke thënë se, po të mos kishte vonesa, sanimi do të ishte duke u realizuar dhe qytetarët nuk do të përballeshin me rrëshqitje dheu në rrugë.

“Sikur OShP-ja tĂ« ishte mĂ« efikase dhe tĂ« mos kishte zvarritje tĂ« panevojshme, sot projekti i sanimit do tĂ« ishte duke u realizuar, ndĂ«rsa qytetarĂ«t nuk do tĂ« pĂ«rballeshin me dhe e rrĂ«shqitje nĂ« rrugĂ«â€, ka shkruar ai.

Ministri ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin, duke theksuar se vonesat, sipas tij, nuk janë shkaktuar nga ministria.

“Autoudha po pastrohet nga rrĂ«shqitjet e dheut, dhe qytetarĂ«t i falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe durimin e treguar pĂ«r kĂ«to vonesa tĂ« shkaktuara, pa fajin tonĂ«â€, ka deklaruar Basha.

Në fund, ai ka theksuar se siguria në komunikacion mbetet prioritet.

“Siguria e qytetarĂ«ve mbetet prioriteti ynĂ« kryesor dhe nuk do tĂ« ndalemi sĂ« intervenuari aty ku ka rrezik pĂ«r qarkullimin dhe jetĂ«n e tyre”, ka pĂ«rfunduar ministri. /Telegrafi/



Pacolli-Dalipi: Aksioni për largimin e mbeturinave vazhdon në çdo cep të Kosovës



Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka deklaruar se aksioni për largimin e mbeturinave po vazhdon në të gjithë vendin.

Në një postim në Facebook, Pacolli-Dalipi ka shkruar se iniciativa nuk do të ndalet.

“Aksioni pĂ«r largimin e mbeturinave vazhdon nĂ« çdo cep tĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar ministrja, duke shtuar: “S’ka me u ndal sepse #AtdhetjetĂ«rnukkemi”.

Ministrja nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me lokacionet ku po zhvillohet aksioni, numrin e ekipeve në terren apo afatet e ndërhyrjeve, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të vazhdojnë me aktivitetet e pastrimit në ditët në vijim. /Telegrafi/


❌