Nga Gazeta âSIâ- Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka goditur njĂ« rrjet ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s duke vĂ«nĂ« nĂ«n hetim gjithsej 16 persona. SPAK thotĂ« se gjatĂ« kĂ«saj kohe ka sekuestruar edhe 6 tonĂ« lĂ«ndĂ« narkotike me njĂ« vlerĂ« nĂ« treg prej 411 milionĂ« eurosh.
Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtatë persona. Vendimi është ekzekutuar për gjashtë prej tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
âVendimi u ekzekutua menjĂ«herĂ« nĂ« bashkĂ«punim me strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit. MĂ« datĂ« 25.07.2025 u bĂ« e mundur arrestimi i gjashtĂ« personave nĂ« hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. GjatĂ« ekzekutimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, nĂ« banesĂ«n e shtetasit A. H. u gjetĂ«n dhe sekuestruan 3 armĂ« zjarri tĂ« llojit pistoletĂ«, tĂ« mbajtura pa leje, pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ«. NjĂ« prej tĂ« dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim, dhe po punohet pĂ«r lokalizimin dhe kapjen e tij nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e Shtetit dhe partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. PĂ«r interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kĂ«rkuar dhe marrĂ« miratimin e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme pĂ«r kryerjen e kontrolleve nĂ« banesa, automjete dhe personaâ, njoftoi SPAK.
Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të botës së krimit. Mes tyre edhe Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.
Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.
SPAK ka arritur të zbulojë akvitietin kriminal të rrjetit të kryer përgjithësisht gjatë periudhës 2020-2021 në disa shtete të Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Episodet e trafikut të drogës
Bëhet fjalë për disa episode të sekuestrimit të kokainës dhe hashashit.
Në shkurt të vitit 2020 në Spanjë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë. Në prill në Belgjikë janë sekuestruar 989.1 kilogramë kokainë. Po në atë muaj në Kanalin e La Manshit janë sekuestruar 250 kilogramë kokainë që kishte destinacion Britaninë.
Në qershor në Holandë janë sekuestruar mbi 2 mijë kokainë, me një vlerë tregu prej 151 milionë eurosh. Po në Holandë, në tetor janë sekuestruar mbi 1484 kilogramë kokainë. Të gjitha këto sekuestrime janë bërë në vitin 2020.
Ndërkohë në Rimini (korrik 2020) dhe Bari (mars 2021) janë sekuestruar përkatësisht 275 kilogramë dhe 4000 kilogramë hashash. Në Spanjë në Mars dhe Shtator të vitit 2020 janë sekuestruar në total 1142 kilogramë hashash. Një episod që lidhet me këtë grup është regjistruar edhe në Francë ku autoritetet kanë sekuestruar një makinë dhe 72 mijë euro cash.
Si funksiononte grupi
Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.
âStruktura organizative e kĂ«tij grupi kriminal, me shtrirje nĂ« disa kontinente dhe me 16 anĂ«tarĂ« tĂ« identifikuar deri tani, dĂ«shmon nivelin e lartĂ« tĂ« sofistikimit tĂ« grupeve kriminale shqiptare, aftĂ«sitĂ« dhe shtrirjen e tyre nĂ« tregje kriminale ndĂ«rkombĂ«tareâ, sipas prokurorĂ«ve tĂ« çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi.
Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.
Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
PoshtĂ« tyre vepronin bashkĂ«punĂ«torĂ« qĂ« siguronin logjistikĂ«n dhe transportin. KĂ«ta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferĂ« â shpesh shtetas rumunĂ« â dhe pĂ«rgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra tĂ« ligjshĂ«m si lĂ«ndĂ« drusore apo kakao. PĂ«rmes tyre kalonin tonelata me lĂ«ndĂ« narkotike drejt porteve tĂ« BelgjikĂ«s, HolandĂ«s apo kalimeve tokĂ«sore drejt FrancĂ«s dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.
NĂ« terren, nĂ« vendet e destinacionit, funksiononte njĂ« tjetĂ«r hallkĂ« e grupit â ajo e shpĂ«rndarjes. KĂ«tu pĂ«rfshiheshin persona qĂ« prisnin sasitĂ« e drogĂ«s, siguronin dorĂ«zimin, dhe shpĂ«rndanin lĂ«ndĂ«n narkotike sipas porosive lokale. KĂ«ta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit nĂ« BritaninĂ« e Madhe dhe EvropĂ«n PerĂ«ndimore.
Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.
Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.
NĂ« aspektin e kryerjes sĂ« pagesave, grupi kishte zbatuar njĂ« metodĂ« tĂ« sofistikuar pĂ«r tĂ« shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal tĂ« pagesĂ«s HaĂ«ala. Ky mekanizĂ«m mundĂ«sonte transferimin e shumave tĂ« mĂ«dha parash midis vendeve tĂ« ndryshme pa kaluar pĂ«rmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kĂ«shtu gjurmĂ«t zyrtare tĂ« transaksioneve. Kjo formĂ« pagesash pĂ«rdorej pĂ«r tĂ« fshehur origjinĂ«n dhe destinacionin e tĂ« ardhurave nga trafiku i drogĂ«s. Verifikimi i shumave bĂ«hej pĂ«rmes kartĂ«monedhave tĂ« koduara, ku ishin shĂ«nuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike qĂ« funksiononin si âtokenâ pĂ«r tĂ« garantuar tĂ«rheqjen e saktĂ« tĂ« shumĂ«s nĂ« pikĂ«n pĂ«rkatĂ«se.
Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Në këtë hetim SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia. Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.
âKy hetim i suksesshĂ«m i drejtuar nga SPAK Ă«shtĂ« rezultat i drejtpĂ«rdrejtĂ« i bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« ndĂ«rinstitucional dhe ndĂ«rkombĂ«tar, veçanĂ«risht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitĂ« e shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«, si dhe agjencitĂ« ligjzbatuese partnere nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, tĂ« cilĂ«t ofruan mbĂ«shtetje pĂ«rmes njĂ« analize tĂ« thelluar tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe zbatimit tĂ« njĂ« koordinimi efektiv ndĂ«rkombĂ«tar policor. Vlera e materialit tĂ« zbuluar pĂ«rmes analizĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« komunikimit tĂ« dekriptuara nga Sky/ECC ka qenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« plotĂ«suar provat e mbledhura gjatĂ« hetimit dhe mbetet ende e vlefshme pĂ«r arritjen e rezultateve tĂ« duhura hetimore. Ky informacion ka qenĂ« thelbĂ«sor nĂ« identifikimin e veprave penale tĂ« rĂ«nda, tĂ« tĂ« dyshuarve, si dhe pĂ«r pĂ«rcaktimin e rolit tĂ« tyre nĂ« kĂ«tĂ« grup tĂ« strukturuar kriminalâ, nĂ«nvizuan prokurorĂ«t e çështjes. Altin Dumani dhe Adnan Xholi.
The post 16 persona nën hetim, SPAK godet rrjetin e drogës. Sekuestrohen mjete luksoze dhe lëndë narkotike appeared first on Gazeta Si.