Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Spahiu për situatën me zjarret: Qeveria të deklarojë emergjencën civile kombëtare

Juristi Kreshnik Spahiu teksa flet për alarmin që është dhënë në disa zona për zjarret, sugjeron shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh. ”Do ishte e udhës që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të…

Source

Do shkojë në 2 numri i viktimave nga zjarret në Gramsh? Brataj: Situata është kritike, janë disa vatra

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ndodhet në Gramsh, dhe nga aty thotë se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë. Brataj tregon se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet. ”8 persona janë paraqitur në spital…

Source

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

Gramshi është në alarm nga zjarret. 4 fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe në pyllin e Koshnicës. Policia ka krijuar një kordon sigurie. Banorët kanë refuzuar fillimisht të evakuohen, por pas këmbënguljes së grupeve të emergjencave janë dorëzuar duke u larguar. Ka pasur edhe persona të lënduar…

Source

30 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, 5 helikopterë në terren

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 16:55, se janë evidentuar 37 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 30 janë ende aktive. Viktima e parë nga zjarret është regjistruar në një fshat të thellë të bashkisë së Gramshit, në Kullollas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë viktima një 80-vjeçar kishte ndezur një zjarr në oborrin e banesës, zjarr i cili shpejt i ka dale nga…

Source

Zjarret në Malin e Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarjen e flakëve

Situata me zjarret është e rëndë edhe në Malin e Zi. Një ushtar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin. Ushtria…

Source

Newcastle ofron 50 milionë euro për Ferran Torres, por Barcelona e cilëson të pashitshëm

Newcastle United po kërkon me ngulm përforcime në sulm, por me afatin e merkatos që po afron, koha po mbaron. Pas dështimit për të siguruar Joao Pedron (që shkoi te Chelsea), si dhe Bryan Mbeumo e Benjamin Sesko (të dy tashmë te Manchester United), vëmendja e klubit anglez është kthyer te Ferran Torres. Sipas “Fichajes”, si Newcastle ashtu edhe Tottenham kanë paraqitur oferta rreth 50 milionë…

Source

Rama: Revista ”Wanderlust” zbulon Shqipërinë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale

Kryeministri Edi Rama ka postuar për ndjekësit shkrimin e revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust”, e cila zbulon Shqipërinë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale. ”Wanderlust” tregon vendin tonë që nga eksplorimi i natyrës së egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, lagunat, jetën baritore e deri tek rituali i kafesë turke. Postimi i plotë Revista e njohur e…

Source

Ministria e Mbrojtjes thirrje edhe banorëve të 4 fshatrave në Poliçan që të largohen nga banesat

Alarm i kuq është nga situata e zjarreve në vend. Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria e Mbrojtjes u kërkon banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”…

Source

Manchester City sfidon Chelsea-n për të rrëmbyer Xavi Simons

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar Xavi Simons, duke synuar të prishë planet e Chelseat. Klubi londinez ka qenë në bisedime me Leipzig për mesfushorin holandez, me një ofertë prej rreth 60 milionë paund, dhe kishte marrë miratimin e lojtarit për të negociuar. Megjithatë, Cityzens e shohin 22-vjeçarin si pasues ideal të Savinhos, i cili është në radarin e Tottenham…

Source

21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton

Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret. Këtë vit për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet. ”Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, siguria e qytetarëve nuk mund të mbështetet në një buxhet minimal. 21 milionë euro për 61 bashki nuk…

Source

Prapaskena/ Hojlund i është ofruar Bayernit, por gjermanët e refuzuan!

Ndërsa Milani po punon për të bindur Rasmus Hojlund të pranojë ofertën e tij, del në dritë një prapaskenë e re lidhur me sulmuesin danez të Manchester United. Sipas “Sky Sport DE”, ish-lojtari i Atalantës iu ofrua Bayern Munchen-it, por kampionët e Bundesligës e refuzuan propozimin. Klubi bavarez është i kënaqur me repartin aktual të sulmit, i cili pas largimit të Leroy Sané dhe së shpejti edhe të…

Source

Emisioni “Me zemër të hapur”, kryeredaktorja: Morën kompjuterin, aty është puna ime 7-vjeçare

Kryeredaktorja e emisionit ”Me zemër të hapur” në News24, Anila Ahmataj ka reaguar për marrjen e kompjuterit, aty ku thotë se materialet e punës së saj 7-vjeçare dhe që u morën nga Policia. Ajo e quan situatën të rëndë dhe të papreçedentë. “Kjo që po ndodh brenda zyrës time në News24 me kompjuterat dhe dokumentat është e papreçedent! Aty në atë kompjuter janë me qindra dokumenta dhe materiale…

Source

Liverpooli befason Interin dhe Milanin, bën gati ofertën për mbrojtësin e Parmës

Pas një vere ku Interi dhe klube të tjera italiane e kanë ndjekur me vëmendje, Serie A rrezikon të humbasë talentin 18-vjeçar Giovanni Leoni. Sipas “Sky Sport”, Parma e vlerëson mbrojtësin qendror me 30 milionë euro plus bonuse dhe nuk ka ndërmend të bëjë zbritje. Nëse nuk mbërrin një ofertë që i afrohet kësaj shume, lojtari i lindur në vitin 2006 do të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Collecchio.

Source

Situata kritike në Gramsh nga zjarret, presidenti Begaj: Të tregohet kujdes, angazhim dhe përgjegjësi

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar i shqetësuar për situatën me zjarret në Gramsh, ku është kritike, edhe me një humbje jete. Apeli i kreut të shtetit është që të gjithë aty të kenë ndërgjegjësim maksimal, kjo duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. ”Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga…

Source

Situatë kritike! Helikopterët e emergjencave në stadiumin e Gramshit, në gatishmëri për të transportuar të plagosur

Helikopterët e emergjencave janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit në pritje për të transportuar të plagosur drejt Tiranës. Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht…

Source

Galatasaray kërkon t’i rrëmbejë Pavard dhe Sommer Interit, por zikaltrit e refuzojnë

Galatasaray ka nisur sërish negociata me Interin. Pas një tentative të parë jo shumë serioze për Hakan Çalhanoglun, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë të rëndësishëm të zikaltërve: Benjamin Pavard dhe Yann Sommer. Sipas “Fotomac”, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur kontaktet me agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas planifikojnë t’i paraqesin një ofertë zyrtare Interit.

Source

❌