❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Srebrenicës, në lindje të Bosnjes, për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur nga Evropa pas Holokaustit.

Në korrik 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u rrethuan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe brenda fare pak ditëve pas rënies së Srebrenicës, që ishte shpallur një zonë e sigurt nga OKB dhe supozohej se ishte e mbrojtur nga prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Të paktën 7 viktima, të sapoidentifikuara, përfshirë dy djem 19-vjeçarë, u varrosën të premten në varrezën kolektive në lokalitetin Potoçari, pranë më shumë se 6 mijë viktimave të varrosura tashmë atje.

Varrimet mbahen çdo vit për viktimat që ende zhvarrosen nga varret masive të hapura në pjesën lindore të Bosnjes. Në disa raste, të mbijetuarit mund të varrosin vetëm pjesë të mbetjeve trupore të të dashurve të tyre.

Në reagimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu nderimet e saj për djemtë dhe burrat e Srebrenicës, si dhe nënat e tyre që sipas saj mbajnë prej dekadash peshën e humbjes.

“Duhet tĂ« mbajmĂ« mend dhe tĂ« mbrojmĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« gjeneratat e ardhshme ta dijnĂ« mirĂ« se çfarĂ« ndodhi nĂ« SrebrenicĂ«â€, tha Von der Leyen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vendi i të cilit kishte detyrën e mbrojtjes së Srebrenicës, iu adresua të mbledhurve me një mesazh të regjistruar.

“Ne nuk do ta harrojmĂ« kurrĂ« tmerrin e atyre ditĂ«ve tĂ« errĂ«ta dhe mendimet tona janĂ« me ata qĂ« janĂ« prekur nga kjo tragjedi”, tha Rutte.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe disa gjykata në Serbi kanë dënuar 54 persona me 781 vite burg dhe disa dënime të përjetshme për krimet e kryera në Srebrenicë, përfshirë për akuzën e gjenocidit.

Presidenti i atĂ«hershĂ«m i Republika Srpska, Radovan KaradĆŸić dhe komandanti i trupave serbe, Ratko Mladić ishin mes atyre qĂ« u dĂ«nuan me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe appeared first on Euronews Albania.

Kujdesi për nishanet gjatë verës, dermatologia: Bëni kontroll, ja risku i mundshëm

Ekspozimi i nishaneve në diell pa përdorur krem mbrojtës mund të bëhet shkak për shfaqjen e melanomës. Për këtë arsye mjekët dermatolog rekomandojnë që personat që kanë shumë nishanë, të bëjnë vizita tek mjeku përpara se të nisin pushimet dhe të ekspozohen në plazh.

“Para ekspozimit do tĂ« rekomandoja njĂ« kontroll tĂ« nishaneve sepse shpesh herĂ« risku Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« te disa individĂ« pĂ«r tĂ« transformuar kĂ«to nishanĂ« nĂ« njĂ« melanomĂ« ose pĂ«r tĂ« patur sĂ«mundje tĂ« tjera tĂ« lĂ«kurĂ«s”, tha Monika Fida, dermatologe.

Por kush janë më të rrezikuar për të zhvilliar kancer lëkure apo melanomë?

“IndividĂ«t qĂ« kanĂ« predispozitĂ« familjare, individĂ«t qĂ« kanĂ« ngjyrĂ« lĂ«kure tĂ« çelur, individĂ«t qĂ« kanĂ« mbi 50 nishane”, shtoi Monika Fida.

Edhe pse Shqipëria nuk ka shifra të sakta sa i takon kancerit të lëkurës apo melanomës, mjekët dermatolog thonë se në vitin 2024 kanë trajtuar 90 raste me melanomë, e cila nëse nuk kapet në kohë është jetëkërcënuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kujdesi për nishanet gjatë verës, dermatologia: Bëni kontroll, ja risku i mundshëm appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato

Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve.

Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.

30-vjeçari ishte prej kohĂ«sh nĂ« survejim nga drejtuesit kuqezi, tĂ« cilĂ«t arritĂ« ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka njĂ« karrierĂ« tĂ« pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe pĂ«r Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra tĂ« tjera tĂ« njohura nĂ« kontinentin e vjetĂ«r. Ai cilĂ«sohet pĂ«rforcimi i duhur nĂ« repartin difensiv, pasi mund tĂ« aktivizohet si mbrojtĂ«s qendre dhe mesfushor “6”.

Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinho.

Më poshtë është dhe skeda e lojtarit 30-vjeçar, i cili ka veshur dhe fanellën e ekipeve zinxhir të kombëtares iberike, por jo skuadrën A.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato appeared first on Euronews Albania.

Fluks në urgjencën e QSUNT: 350 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë, ja shkaqet

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa.

“JanĂ« shtuar pacientĂ«t qĂ« vinĂ« me gjendje tĂ« fikti, kjo vjen nga mungesa e lĂ«ngjeve, por edhe nga pacientĂ« qĂ« vuajnĂ« nga sĂ«mundjet kronike. Numri i vizitave ditĂ«t e fundit Ă«shtĂ« shtuar, njĂ« mesatare 300-350 nĂ« ditĂ«â€, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT.

Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës.

“PacientĂ«t kardiak duke mos marrĂ« lĂ«ngje dhe duke marrĂ« medikamente anti-hipertensiv tĂ« tensionit, ulet tensioni akoma mĂ« shumĂ«. Moshat e pacientĂ«ve janĂ« mbi 60-vjeç e sipĂ«r, por edhe moshat e reja”, shtoi mjekja.

Në këto kushte mjekja apelon që të evitohet dalja ndërmjet orës 11- dhe 5 pasdite, të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta, ujë dhe jo kafe, pije me gaz apo alkool.

 

 

The post Fluks në urgjencën e QSUNT: 350 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë, ja shkaqet appeared first on Euronews Albania.

Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin

KĂ«tĂ« tĂ« premte janĂ« zhvilluar homazhet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« 51-vjeçarit  “DĂ«shmori  I Atdheut” Arben Anamali.

Kapiteni i anijes turistike u mbyt në liqenin e Shkodrës, teksa shpëtoi disa turistë që kishin rënë në ujë. Për bashkëshorten e tij, Najada Anamali, kjo është një ngjarje e rëndë dhe dhimbje e madhe për familjen. Mes lotësh, ajo thotë se Arbeni ka qenë shumë punëtor dhe i përkushtuar pas familjes, ndërkohë njoftimin e mori nga një koleg i tij.

“ËshtĂ« njĂ« dhimbje e madhe pĂ«r krejt familjen tonĂ«, pĂ«r nĂ«nĂ«n e tij nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« qĂ« e ka nĂ« shtĂ«pi, pĂ«r mua, pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tij, djalin dhe vajzĂ«n, pĂ«r kĂ«do qĂ« e ka njohur sepse ka qenĂ« njĂ«ri shumĂ« i mirĂ«. Ka bĂ«rĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, tha Najada Anamali.

Edhe nipi i Arbenit, Mirsad Isufi, kërkoi që daja i tij të respektohet si hero


“ËshtĂ« njĂ« humbje shumĂ« e madhe, i falenderojmĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« kontribuar te gjetja e tij. ShpresojmĂ« tĂ« mos harrohet dhe tĂ« respektohet si njĂ« hero”, tha ai.

Pas 48 orësh kërkime, në ditën e tretë të operacionit nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i Arben Anamalit u gjet në liqenin e Shkodrës mëngjesin e së enjtes. Kapiteni Arben Anamali  njihej si një operator me përvojë në lundrim dhe ishte i angazhuar prej vitesh në turizmin ujor në liqenin e Shkodrës.

The post Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin appeared first on Euronews Albania.

Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpuls, Partizani barazon me Nomme Kalju

Një lojë e dominuar nga Vllaznia, por në fund fati i buzëqesh skuadrës nga Letonia, Daugavpils që mori një fitore me shumë vlerë në Elbasan.

Ndeshja e parë zyrtare nuk shkoi ashtu siç duhet për Edi Martinin, me skuadrën e tij që e pati të pamundur të merrte rezultat pozitiv ndaj një ekipi me të cilin diferencat ishin të mëdha. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me një paraqitje pozitive të shkodranëve, teksa në pjesën e dytë ritmi ishte po i njëjtë.

Nga momenti nĂ« moment pritej goli i VllaznisĂ«, por nĂ« minutĂ«n e 85’, miqtĂ« nga Letonia gjetĂ«n avantazhin me Lizunovs, pas njĂ« devijimi tĂ« saktĂ« me kokĂ« qĂ« u ndal nĂ« rrjetĂ«n e Qarrit. 0-1 dhe Daugavpils merr njĂ« fitore me shumĂ« vlerĂ« pĂ«r çështjen kualifikim.

Skuadra tjetër e Superligës, Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Nomme Kalju në transfertë. Të kuqtë krijuan pak raste shënimi, me kundërshtarin që diktoi lojën. Ishin vendësit që gjetën të parët avantazhin në nisje të pjesës së dytë ku Mannilaan ndëshkoi demat. 4 minuta zgjati avantazhi i estonezëve, pasi Xhuliano Skuka riktheu ekuilibrat, teksa më tej shifrat mbetën të pandryshuara 1-1. Ndeshjet e kthimit luhen më 17 korrik.

The post Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpuls, Partizani barazon me Nomme Kalju appeared first on Euronews Albania.

Ndryshime në Policinë e Shtetit: Emërohen shefa të rinj në disa komisariate

Policia e Tiranës ka realizuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja dhe rotacione mes drejtuesve të komisariateve dhe strukturave të rendit, më konkretisht:

  • Idriz Daulle, deri mĂ« tani ZĂ«vendĂ«sdrejtor i Rendit nĂ« DVP TiranĂ«, Ă«shtĂ« emĂ«ruar Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« nr. 5, TiranĂ«.

  • Besmir Qebini, nga pozita e Shefit tĂ« Komisariatit nr. 5 nĂ« TiranĂ«, Ă«shtĂ« emĂ«ruar Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« KukĂ«s.

  • Bekim Lika, nga pozita e Shefit tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« KukĂ«s, Ă«shtĂ« emĂ«ruar Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r.

  • Ermal Kenaçi Ă«shtĂ« emĂ«ruar Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« nr. 2, TiranĂ«.

  • Feliks Hoda Ă«shtĂ« emĂ«ruar Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« nr. 4, TiranĂ«.

  • Ervis Gjoshi, deri mĂ« parĂ« Shef i Komisariatit nr. 4, Ă«shtĂ« emĂ«ruar ZĂ«vendĂ«sdrejtor pĂ«r Rendin nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ«.

  • Robert Losha Ă«shtĂ« emĂ«ruar Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« nr. 7, TiranĂ«.

  • Elton Shahini Ă«shtĂ« emĂ«ruar Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« nr. 1, TiranĂ«.

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit: Emërohen shefa të rinj në disa komisariate appeared first on Euronews Albania.

Rama: TaksĂ« mĂ« e lartĂ« kushdo qĂ« ka shtĂ«pi tĂ« dytĂ«, do t’i mbyllim legalizimet

Kushdo që ka një shtëpi të dytë ose të tretë do të paguajë një taksë më të lartë. Vendimi për të përcaktuar çmimin nuk është marrë ende, por do të shpallet brenda disa javëve, kur të miratohen çmimet referencë të banesave.

“Taksa pĂ«r shtĂ«pinĂ« e dytĂ« do tĂ« jetĂ« mĂ« e madhe sesa pĂ«r shtĂ«pinĂ« e parĂ«. BashkitĂ« sidomos ato pranĂ« bregdetit do tĂ« kenĂ« njĂ« tĂ« ardhur domethĂ«nĂ«se”, tha kryeministri Rama.

Në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit, Rama foli edhe për legalizimet, proces i cili në objektivin e qeverisë duhet të mbyllet në vitin 2028.

“Legalizimet duhet tĂ« mbyllen. Nuk mund tĂ« ndĂ«rtojĂ« ky vend ilegalisht. Do t’i mbyllim brenda mandatit tĂ« katĂ«rt. E kemi vĂ«nĂ« objektiv”, tha ai.

Diskutimet për pronën dhe bashkëpronësinë janë pjesë e një aksioni të nisur së fundmi në territor, ku janë hasur ndërtime pa leje dhe zaptime të tokave në masë të madhe.

The post Rama: TaksĂ« mĂ« e lartĂ« kushdo qĂ« ka shtĂ«pi tĂ« dytĂ«, do t’i mbyllim legalizimet appeared first on Euronews Albania.

Rama kërkoi shkarkimin e nënkryebashkiakëve,demokratët: Nuk ndjekim urdhëra politikë

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të zbatojnë urdhrin e Ramës. I pyetur nëse do të zbatojë kërkesën e kryeministrit Rama për të shkarkuar kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarëve të bashkive.

Qosja thekson se nuk do të shkarkojë nënkryetarët se këtë e kërkon kryeministri.

“Nuk i bindem urdhrave politik tĂ« kryeministrit, isha kĂ«tu si kryetar i bashkisĂ«, kryetarĂ«t e njĂ«sive administrative do i shkarkoj nĂ« varĂ«si te performancĂ«s”, tha ai.

Kryebashkiaku Tavo nĂ« kundĂ«rshtimin e tij, tha se: NĂ«nkryetarĂ«t e mi janĂ« tĂ« rinj”, duke nĂ«nkuptuar se do t’i testojĂ« nĂ«se duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« detyrĂ« apo jo.

I kontaktuar nga Euronews Albania, kryetari i djathtë i bashkisë se Fushë-Arrëzit, Hilë Curri deklaroi se nuk do i shkarkojë nënkryetarët e bashkisë. Sipas tij nënkryetaret e bashkisë që ai drejton punojnë mirë.

Edhe pĂ«r kryetarĂ«t e njĂ«sive administrative deklaroi se nuk do i shkarkojĂ« duke thĂ«nĂ« “Kjo ishte vetĂ«m pĂ«r bashkitĂ« e PS, ne koservatorĂ«ve nuk na kapi reforma”.

Gjithashtu kryetari i bashkisĂ« sĂ« MirditĂ«s, Albert MĂ«lyshi, i kontaktuar nga Euronews Albania pĂ«r tĂ« njĂ«jtat çështje deklaroi se: “Pushteti vendor Ă«shtĂ« i pavarur. Bashkia MirditĂ« bazohet nĂ« bazĂ« tĂ« performancĂ«s sĂ« punĂ«s sĂ« administratorit jo nĂ« urdhĂ«ra politik.”

I pyetur nĂ«se do i shkarkojĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« performancĂ«s sĂ« tyre, MĂ«lyshi deklaroi se “ËshtĂ« mĂ«nyra si e vlerĂ«soj unĂ« punĂ«n e tyre, çdo 3 muaj analizĂ« tĂ« punĂ«s. Jo me urdhĂ«ra.”

The post Rama kërkoi shkarkimin e nënkryebashkiakëve,demokratët: Nuk ndjekim urdhëra politikë appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i IKMT pĂ«rplaset me banorĂ«t nĂ« Theth:S’ka Zot tĂ« godasĂ« punonjĂ«sit e Shtetit

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë. Pas sulmit me molotov ndaj fadromës, ka shpërthyer një përplasje e ashpër mes banorëve të Thethit dhe zyrtarëve të IKMT-së.

Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë për të mbajtur rendin, ndërsa operacioni për shembjen e ndërtesave pa leje ka vijuar. Po ashtu, autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin e personave që hodhën shishe benzine në drejtim të fadromës. Sipas njoftimit të policisë, hedhja e shishes me benzinë nuk ka shkaktuar dëme në mjetin fadromë, por vetëm ka dëmtuar urën.

Në një debat të ashpër mes shefit të IKMT-së, Fatmir Metaj, dhe një banori të Thethit, ai u shpreh:

“Nuk mund tĂ« hedhĂ«sh molotov dhe tĂ« vrasĂ«sh punonjĂ«sit e shtetit. Nuk Ă«shtĂ« normale. Ke ndĂ«rtuar pa leje, je i paligjshĂ«m. Nuk Ă«shtĂ« e pranueshme tĂ« vrasĂ«sh njerĂ«zit. Po tĂ« ishe ti atje, do tĂ« kishte pasur pasoja.”

Banori i Thethit, nĂ« reagim, i tha shefit tĂ« IKMT-sĂ«: “Me shpinĂ« time çfarĂ« ke?” ndĂ«rsa Metaj iu pĂ«rgjigj: “Jo me molotov, nuk mund ta kthehesh shtetin mbrapa as me armĂ«, as me kallash. TĂ« jesh i bindur ti dhe njĂ« mijĂ« si ty.”

NjĂ« tjetĂ«r banori i Thethit shprehet i revoltuar duke iu drejtuar shefit tĂ« IKMT-sĂ«: “Molotovin e ke ti pĂ«r popullin,” duke theksuar  dhe pakĂ«naqĂ«sinĂ« e banorĂ«ve ndaj ndĂ«rhyrjes sĂ« autoriteteve.

Incidenti solli shqetësime mes shtetit dhe banorëve duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen nga forcat e policisë.

The post Zyrtari i IKMT pĂ«rplaset me banorĂ«t nĂ« Theth:S’ka Zot tĂ« godasĂ« punonjĂ«sit e Shtetit appeared first on Euronews Albania.

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

GHF-ja pĂ«rdor kompani private amerikane tĂ« sigurisĂ« dhe logjistikĂ«s pĂ«r tĂ« sjellĂ« furnizime nĂ« GazĂ«, duke anashkaluar sistemin e udhĂ«hequr nga OKB-ja, pĂ«r tĂ« cilin Izraeli pretendon se Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuar nga militantĂ«t e udhĂ«hequr nga Hamasi pĂ«r t’i plaçkitur ndihmat e destinuara pĂ«r civilĂ«t.

Hamasi – i cili Ă«shtĂ« i shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA dhe BE – i mohon akuzat e Izraelit.

The post OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë appeared first on Euronews Albania.

Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret në pyetje nga SPAK

Këtë të premte, për rreth një orë Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje si person nën hetim kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkrelin.

Ai Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« pyetje nga prokurori Dritan Prençi pĂ«r veprĂ«n penale “korrupsion aktiv nĂ« zgjedhje” pĂ«r blerje votash gjatĂ« fushatĂ«s pĂ«r zgjedhjet parlamentare tĂ« 11 majit nĂ« favor tĂ« PartisĂ« Socialdemokrate.

Tre ditë pas zgjedhjeve, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar celularin e Kristian Shkreli.

Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.

Ndërkohë SPAK vijon hetimet për personat e dyshuar për krime zgjedhore.

The post Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret në pyetje nga SPAK appeared first on Euronews Albania.

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar

Pas drejtorëve të bashkive dhe kryetarëve të njësive administrative, kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive në të gjithë vendin.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët në Durrës, kreu i qeverisë deklaroi se nënkryetarët janë të konsumuar dhe duhet një rifreskim i tyre, duke theksuar se ata nuk po performojnë siç duhet.

“NĂ«nkryetarĂ«t i shoh tĂ« rraskapitur. Ju qeshni, por edhe dy vjet keni (i drejtohet kryetarĂ«ve). I shoh shumĂ« tĂ« lodhur, Pjerin, nĂ«nkryetarĂ«t. BĂ«ni mirĂ« t’i shkarkoni tĂ« gjithĂ« dhe tĂ« bĂ«ni njĂ« rifreskim tĂ« madh. NĂ«nkryetarĂ«t qĂ« merren me çështjet urbane dhe rurale duhet tĂ« jenĂ« mĂ« energjikĂ«. Departamentet e bujqĂ«sisĂ« duhet tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« artikuluara,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi më tej se është e rëndësishme që bashkitë të kenë struktura drejtuese më dinamike dhe të përkushtuara për të realizuar projektet e qeverisë.

“Kush e di se nĂ« çfarĂ« ore gjumi janĂ« nĂ«nkryetarĂ«t tuaj teksa ju jeni kĂ«tu. NĂ« nderin tĂ«nd, Pjerin, Ă«shtĂ« qĂ« t’i shkarkosh dhe t’i rifreskoni tĂ« gjithĂ«,” tha Rama.

Deklaratat e Ramës vjen pak orë pasi ai vendosi ultimatum deri ditën e hënë që të shkarkohen drejtuesit e të gjithë Njësive Administrative në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar appeared first on Euronews Albania.

Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit

Një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e angazhuar në prishjet në zonën e Thethit, është sulmuar me lëndë djegëse të tipit Molotov.

Sipas pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, shihet një pjesë e nxirë mbi fadromë, ndërkohë që është tentuar të digjet dhe ura me dru që të çon drejt një pjese tjetër të fshatit.

Mbi urë shihen qartë gjurmët e zjarrit dhe shenjat e djegies, ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe mjetin e IKMT.

Aktualisht, forca të shumta të policisë të armatosura shoqërojnë mjetet e rënda të Inspektoratit për të siguruar vijimin e punimeve.

“Rreth orĂ«s 15:35, njĂ« shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur nĂ« rrugĂ« njĂ« shishe me lĂ«ndĂ« djegĂ«se, duke tentuar djegien e njĂ« ure druri, por me ndĂ«rhyrjen e PolicisĂ« Ă«shtĂ« parandaluar djegia e plotĂ« e saj. Nga zjarri, ura ka pĂ«suar dĂ«mtime tĂ« pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet pĂ«r identifikimin dhe kapjen e personit qĂ« hodhi nĂ« rrugĂ« lĂ«ndĂ«n djegĂ«se”, thueht nĂ« njoftimin e policisĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit appeared first on Euronews Albania.

Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, për Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Trump i tha NBC News se nĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re, “ne do tĂ« dĂ«rgojmĂ« Patriot nĂ« NATO dhe mĂ« pas NATO do t’i shpĂ«rndajĂ« ato”, duke shtuar se NATO do tĂ« paguajĂ« pĂ«r armĂ«t.

Njoftimi i tij erdhi pasi Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, foli pĂ«r njĂ« “dialog pozitiv” me Trumpin pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« armĂ«t tĂ« mbĂ«rrinin nĂ« kohĂ«. Ai tha se kishte kĂ«rkuar 10 sisteme Patriot pas njĂ« rritjeje tĂ« sulmeve ruse me dronĂ« dhe raketa nĂ« qytetet ukrainase gjatĂ« javĂ«s sĂ« kaluar.

Bateritë Patriot zbulojnë dhe kapin raketat që vijnë përballë dhe konsiderohen si një nga sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në botë.

The post Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane appeared first on Euronews Albania.

Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër

Rasti i tragjik i Arben Anamalit, kapitenit të një anijeje turistike nga Shkodra, ka tërhequr vëmendjen e mediave izraelite, pas humbjes së jetës së tij gjatë një operacioni shpëtimi për dy turistë izraelitë që kishin rënë në ujë për shkak të rrymave të forta në Liqenin e Shkodrës.

Mediat izraelite e kanë cilësuar si një rast heroik të shqiptarit dhe shpjegojnë gjatë raportimit fillesën e ngjarjes deri në gjetjen e trupit të Arben Anamalit.

Gjatë raportimit shkruhet:

“Mbetjet mortore tĂ« Anamalit u gjetĂ«n tĂ« enjten nĂ« mĂ«ngjes pas njĂ« kĂ«rkimi qĂ« zgjati pothuajse 48 orĂ«. Anamali, i cili udhĂ«hoqi njĂ« grup turistĂ«sh pĂ«rfshirĂ« shtatĂ« qytetarĂ« izraelitĂ«, humbi jetĂ«n duke shpĂ«tuar dy prej tyre, tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« rrezik tĂ« mbyten.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fillim të javës, kur Anamali, pavarësisht paralajmërimeve për rryma të forta, i udhëhoqi turistët në një ekskursione në Liqenin e Shkodrës. Dy prej turistëve izraelitë u hodhën në ujë dhe u përballën me një rrezik për mbytje. Pavarësisht përpjekjeve të para për shpëtim, përfshirë hedhjen e jelekëve shpëtimi, ata nuk arritën të shpëtohen.

Në një akt heroik, Anamali u hodh vetë në ujë për të shpëtuar turistët, duke i afruar ata me varkën dhe duke i ndihmuar ata të ktheheshin në anije. Pas shpëtimit të dy turistëve, Anamali humbi kontaktet dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak si pasojë e lodhjes dhe përpjekjeve ekstreme.

Pas dy ditĂ«sh kĂ«rkimesh tĂ« pĂ«rpiktĂ«, trupi i tij u gjet dhe u transportua nĂ« spitalin rajonal tĂ« ShkodrĂ«s pĂ«r ekzaminime tĂ« mĂ«tejshme. Arben Anamali lĂ« pas dy fĂ«mijĂ« dhe njĂ« komunitet tĂ« tronditur nga humbja e kĂ«tij njeriu heroik qĂ« dha jetĂ«n pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar tĂ« tjerĂ«t”, thuhet nĂ« raportimin e mediave izraelite.

The post Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në sezonin veror

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Sipas ecurisë së kursit në kursin e këmbimit, në sezonin veror ajo ka humbur vlerë përballë lekut.

Në grafikun që ilustron Banka së Shqipërisë prej datës 1 korrik, një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer mbi 100 lekë. Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.4 milion shtetas të huaj.

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja dhe paratë që dërgojnë emigrantët si remitanca.

Ndërsa vetëm në 5 muaj trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në sezonin veror appeared first on Euronews Albania.

Ulsi Manja sulmon prokuroren e Shkodrës: U tregua e paaftë, nuk kreu hetimet

Një ditë më parë, Ministri i Drjetësisë, Ulsi Manja kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për Prokuroren Elsa Gjeli, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në një deklaratë për mediat sot, Manja theksoi se prokurorja ka marrë një vendim për mbylljen e çështjes pa kryer asnjë hetim. Sipas tij, ajo ka arritur në përfundimin se mungon elementi i fajit në rastin e ndërtimit, një konkluzion që Manja t thekson si paaftësi profesionale dhe tendenca për të mos ushtruar funksionin e ndjekjes penale.

“Nuk jemi kundĂ«r qĂ« prokuroria e ShkodrĂ«s dhe çdo prokurori ta ngrejĂ« zĂ«rin kur cenohet pavarĂ«sia e ushtrimit tĂ« funksionit tĂ« prokurorit. Por ka dhe detyrime qĂ« tĂ« thellohet kur ka njĂ« çështje me ndjeshmĂ«ri publike pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« zbatuar ligji dhe kushtetuta. Prokuroria si institucion pĂ«rveçse ushtron funksionet duhet tĂ« japĂ« llogari para qytetarĂ«ve tĂ« ShkodrĂ«s pĂ«r mbrojtjen e territorit.

Prokurorja ka marrë përsipër vendimin pa kryer asnjë veprim hetimor, ka arritur në konkluzionin se mungon faji si element i anës subjektive, gjë e cila tregon nxitim, paaftësi profesionale, dhe tendenca të qarta për të mos ushtruar funksionimin e ndjekjes penale dhe të hetimit, në rastin konkret të ndërtimit pa leje në zemër të Thethit. Ka edhe pasaktësi të tjera ligjore.

Thethi Ă«shtĂ« park kombĂ«tar qĂ« mbrohet nga disa ligje. edhe nĂ«se punimet do tĂ« lejoheshin siç arsyeton prokurorja nĂ« vendim, do duhej tĂ« merrej mendimi i organeve kompetente  qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me zonat e mbrojtura”, tha ministri.

Manja theksoi se ligji për legalizimet, që ishte një bazë për vendimin e prokurores, është i shfuqizuar dhe nuk mund të përdoret më për të justifikuar vendime të tilla.

“Absurdi qĂ«ndron nĂ« faktin qĂ« prokuroja Elsa Gjeli kur analizon kuadrin ligjor sektorial pĂ«r tĂ« pĂ«rligjur vendimin e mos fillimit tĂ« çështjes, i referohet njĂ« ligji tĂ« shfuqizuar, qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« fuqi nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Dihet publikisht qĂ« ligji pĂ«r legalizimet Ă«shtĂ« shfuqizuar.

Ky rast qĂ« ne kemi referuar nĂ« KĂ«shillin e LartĂ« tĂ« ProkurorisĂ« dhe tek Inspektoriati i LartĂ« i DrejtĂ«sisĂ«, ka marrĂ« vĂ«mendje tĂ« opinionit publik pĂ«r shkak tĂ« ndjeshmĂ«risĂ« mjedisore dhe simbolikĂ«s qĂ« mbart Thethi”, tha Ministri i DrejtĂ«sisĂ«.

Ministri Manja e përmbylli deklaratën duke theksuar rëndësinë e këtij rasti dhe nevojën për një shqyrtim të detajuar të veprimeve të prokurores Gjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulsi Manja sulmon prokuroren e Shkodrës: U tregua e paaftë, nuk kreu hetimet appeared first on Euronews Albania.

U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit

Disa ditë pas gjetjes së trupit të 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit, dyshimet se i riu është vrarë nga persona të tjerë janë rritur. Grupi hetimor ka zbuluar se 23-vjeçari nga fshati Zenisht i Matit ka shenja dhune në pjesën e qafës, që tregon se ai është mbytur dhe më pas është hedhur në humnerë, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte është nxjerrë ditën e enjte nga ujërat e liqenit të Shkopetit. Hetimet janë fokusuar në dy pista kryesore që lidhen me të kaluarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Të dhënat e para tregojnë se Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman dhe kishte qëndruar për një periudhë kohe në burg. Kjo e kaluar penale po konsiderohet një element kyç në përcaktimin e motivit të krimit.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përfshirjes së mundshme të viktimës në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse Dobra kishte pasur konflikte me persona të përfshirë në këtë aktivitet, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Ndërkohë, autoritetet janë duke mbledhur prova dhe analizuar të dhënat e komunikimeve të fundit të viktimës, si dhe lëvizjet e tij, për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe motivin e saktë të vrasjes. Po ashtu, grupi hetimor ka ngritur dyshime pas verifikimit të kamerave të sigurisë, se i riu është ndjekur nga dy automjete, për të cilat po punohet për gjetjen e tyre dhe personave të përfshirë në këtë krim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

Mbytja e turistes nĂ« VlorĂ«, flet mjeku: NĂ«na s’mbijetoi, vajza erdhi nĂ« gjendje kome

Një grua ukrainase ka humbur jetën këtë të premte në Vlorë pas një incidenti të rrezikshëm në det, ku rrezikoi të mbytej dhe vajza e saj 18-vjeçare. Gruaja ndërroi jetë në spital, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është intubuar.

Mjeku Edmond Breshani, i cili ka asistuar rastin, shpjegoi se vajza dhe nëna u paraqitën në spital në gjendje kome. Nëna, 44 vjeçe, ishte pa shenja jete dhe nuk u arrit të rikthehej në jetë për shkak të dëmtimit të thellë nga mbytja.

Vajza 18-vjeçare u paraqit në gjendje kome, me frymarrje të ngadalësuar, puls të dobët dhe tension të ulët, sipas mjekut. Ajo u intubua dhe dhe gradualisht, filloi të merrte frymë dhe të reagonte, ndërsa tensioni i është stabilizuar dhe ajo ndodhet në reanimacion.

“Vajza 18 vjeçe dhe nĂ«na 44 vjeçe kanĂ« ardhur nĂ« spital rreth orĂ«s 12:00 nĂ« gjendje shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, nĂ« koma. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete, pa puls dhe pa ton zemre.

Ekipi i urgjencës që e asistoi që në plazh zbatoi protokollin për pacientët e mbytur. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete kur erdhi në spital. Komunikuam më parë me ekipin e urgjencës që po vinte dhe zbatuam të gjitha protokollet, por ajo nuk arriti të kthehej në jetë, pasi zemra kishte dalë jashtë funksionit për shkak të uljes së oksigjenimit nga uji i madh dhe rëra që kishte marrë.

Vajza 18 vjeçe ishte në gjendje kome, me frymarrje të ngadalta, puls të dobët dhe tension 5. Ajo u fut në intubim dhe u bë ringjallja me oksigjenim sipas protokollit. Gradualisht filloi të merrte frymë vetë dhe të reagonte e të zgjohej.

Tensioni i është stabilizuar në 11 dhe ndodhet në reanimacion me frymarrje të drejtuar dhe i janë bërë të gjitha mjekimet e nevojshme, po ashtu po i bëhet aspirimi.

PĂ«r momentin vajza 18 vjeçare Ă«shtĂ« nĂ« gjendje mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe ka shanse pĂ«r mbijetesĂ«. Ambulancat dhe mjekĂ«t ishin nĂ« dispozicion dhe asistuan qĂ« nĂ« momentet e para tĂ« ngjarjes”, tha mjeku.

The post Mbytja e turistes nĂ« VlorĂ«, flet mjeku: NĂ«na s’mbijetoi, vajza erdhi nĂ« gjendje kome appeared first on Euronews Albania.

❌