❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“BOOKISH” – Seria qĂ« solli historinĂ« shqiptare nĂ« ekran

NĂ« botĂ«n e televizionit britanik u mbajt premiera e serisĂ« “BOOKISH”, e cila u transmetua mĂ« 16 korrik nĂ« orĂ«n 20:00, nĂ« kanalet Sky 109 dhe Virgin 114, pjesĂ« e familjes sĂ« madhe UKTV dhe BBC Studios.

Një nga momentet më të veçanta të kësaj serie është prezantimi i Princeshës Nafije Zogu, motrës së Mbretit Ahmet Zogu, një figurë e rëndësishme në historinë shqiptare. Rolin e saj e luan aktorja Rina Krasniqi, që përmes këtij projekti i jep jetë dhe zë historisë shqiptare. Kjo ishte një mundësi për të parë pasionin dhe kompleksitetin e një periudhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë në një format dramatik dhe tërheqës për publikun ndërkombëtar.

“BOOKISH” sjell nĂ« ekran njĂ« ekip tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m aktorĂ«sh, ku pĂ«rfshihen emra tĂ« njohur tĂ« industrisĂ« si Mark Gatiss (i njohur pĂ«r rolin nĂ« “Sherlock”), Joely Richardson (“101 Dalmatians”), Polly Walker (“Bridgerton”), Elliot Levey (“Peaky Blinders”) dhe Angeliki Papoulia (“Dogtooth”).

Aktorja shqiptare qĂ« portretizon PrinceshĂ«n Nafije Zogu shpreh emocionin e saj pĂ«r kĂ«tĂ« eksperiencĂ«: “Ka qenĂ« njĂ« nder i pa pĂ«rshkruar me fjalĂ« tĂ« luaj rolin e njĂ« figure kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme historike. TĂ« punosh pranĂ« legjendave tĂ« ekranit dhe njĂ« ekipi kaq tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m ka qenĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« e paharrueshme.” Ajo shton se ky projekt vlerĂ«son tregimet reale dhe Ă«shtĂ« krenare qĂ« po sjellin historinĂ« shqiptare pĂ«rpara njĂ« audience ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

Atmosfera nĂ« setin e xhirimeve ka qenĂ« gjithashtu e veçantĂ« dhe e gjallĂ«, me njĂ« humor tipik ballkanik. Aktorja thotĂ« me buzĂ«qeshje: “Ne sollĂ«m pak mĂ« pak çaj
 dhe shumĂ« mĂ« shumĂ« raki!”, duke nĂ«nkuptuar jo vetĂ«m ngrohtĂ«sinĂ« e ekipit, por edhe njĂ« dozĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« kulturĂ«s shqiptare qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« produksion.

“BOOKISH” arriti tĂ« bashkojĂ« historinĂ«, kulturĂ«n dhe artin nĂ« njĂ« rrĂ«fim me dimensione ndĂ«rkombĂ«tare, e njĂ«herĂ«sh duke bashkuar edhe publikun shqiptar me atĂ« ndĂ«rkombĂ«tar, e poashtu edhe ekipin e aktorĂ«ve. “BOOKISH” arriti tĂ« shpĂ«rfaq njĂ« histori qĂ« pĂ«rçon jo vetĂ«m njĂ« ngjarje, por edhe njĂ« pjesĂ« tĂ« identitetit shqiptar nĂ« njĂ« nga platformat mĂ« tĂ« njohura televizive tĂ« botĂ«s./KultPlus.com

Ekipi Olimpik i të Rinjtë të Kosovës gati për EYOF Shkupi 2025

Prej 20 deri më 26 korrik, 32 sportistë nga Kosova do të përfaqësojnë vendin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), që këtë vit mbahet në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Ekipi ynë konkurron në 9 sporte: xhudo, atletikë, çiklizëm, pingpong, gjimnastikë, not, taekwondo, shenjëtari sportive dhe badminton. Sportistët janë të pajisur me veshje të brendit të njohur 4F, transmeton KultPlus

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, priti ekipin dhe uroi suksese, duke i inkurajuar për maksimumin në gara. Disa sportistë munguan në pritje për shkak të përgatitjeve jashtë vendit, të mbështetura po ashtu nga KOK-u.

Udhëtimi drejt Shkupit do të bëhet të shtunën, ndërsa ceremonia hapëse mbahet të dielën./KultPlus.com

Misteri i fundit i Edgar Allan Poe

Nga të gjithë shkrimtarët që i kanë dhënë letërsisë botërore atmosferën e errët, tronditëse dhe të mbështjellë në mister, Edgar Allan Poe mbetet figura më emblematike. Poeti dhe shkrimtari amerikan, i njohur për tregimet e tij gotike, temat e errëta dhe portretizimet e mendjes njerëzore në kufijtë e çmendurisë dhe ankthit, duket se jetën e tij jo vetëm që e kaloi në hije, por edhe e mbylli në mënyrë po aq të pashpjegueshme.

Vdekja e Poe-s më 7 tetor 1849, në moshën 40-vjeçare, mbetet një nga misteret më të mëdha të historisë letrare. Edhe sot, mbi 170 vjet më vonë, nuk ka një përgjigje të qartë për rrethanat që çuan në fundin e tij tragjik, një përfundim që mund të ishte shkruar prej vetë Poe-s, në ndonjë nga tregimet e tij të ankthshme dhe misterioze.

Poe kishte planifikuar njĂ« udhĂ«tim nga Richmond, Virginia, drejt Nju Jorkut, por gjatĂ« rrugĂ«s ndaloi nĂ« Baltimore mĂ« 28 shtator. PesĂ« ditĂ«t nĂ« vijim mbeten tĂ« paqarta dhe tĂ« zhytura nĂ« heshtje. MĂ« 3 tetor, ai u gjet nĂ« njĂ« gjendje tĂ« mjerueshme pranĂ« tavernĂ«s Gunner’s Hall, i pavetĂ«dijshĂ«m dhe me rroba qĂ« nuk i pĂ«rkisnin. U dĂ«rgua nĂ« spitalin Washington College, ku kaloi ditĂ«t e fundit tĂ« jetĂ«s nĂ« njĂ« luhatje mes vetĂ«dijes dhe delirit, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

Sipas dĂ«shmive tĂ« doktor John J. Moran, Poe pĂ«rjetoi halucinacione, bisedonte me “qenie tĂ« padukshme” dhe ishte i mbuluar me djersĂ«, me fytyrĂ« tĂ« zbehtĂ« dhe shikim bosh. Asokohe u mendua se ishte viktimĂ« e alkoolit, njĂ« plagĂ« qĂ« e kishte ndjekur herĂ« pas here gjatĂ« jetĂ«s sĂ« tij. Por kjo nuk shpjegon shumĂ«: pse ishte me rroba tĂ« huaja? Pse ndodhej nĂ« njĂ« qendĂ«r votimi pikĂ«risht ditĂ«n e zgjedhjeve?

NjĂ« nga teoritĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rhapura lidhet me praktikĂ«n e “cooping”, njĂ« metodĂ« mashtrimi elektoral ku viktimat rrĂ«mbeheshin, drogoheshin dhe maskoheshin pĂ«r tĂ« votuar disa herĂ« nĂ« emra tĂ« ndryshĂ«m. Poe mund tĂ« ketĂ« qenĂ« thjesht nĂ« vendin e gabuar, nĂ« kohĂ«n e gabuar dhe me pamjen e njĂ« njeriu tĂ« paorientuar, ai u bĂ« pre e njĂ« praktike brutale.

Të tjerë kanë hedhur hipoteza se mund të jetë rrahur dhe grabitur, ose madje se ka marrë ndonjë sëmundje si tërbimi. Por asnjë nga këto nuk është vërtetuar plotësisht. Misteri mbetet, ashtu siç do ta kishte dashur vetë Poe.

Ironikisht, Poe, mjeshtri i misterit dhe i së panjohurës, u nda nga jeta në mënyrën më të përshtatshme për një autor të tillë: duke lënë pas një fund të hapur, një enigmë dhe një pyetje që vazhdon të ngacmojë mendjet.

Sot, ajo që mbetet nuk është vetëm trishtimi për humbjen e një shkrimtari të madh, por edhe ndjesia e thellë se vetë jeta e Poe-s ishte një rrëfim i paplotë si një poezi e prerë në mes, ose si një tregim që mbyllet me fjali të ftohta, pa përfundim.

Edgar Allan Poe jetoi në mister, dhe vdiq në po të njëjtën mënyrë./KultPlus.com

Vdes Connie Francis, zĂ«ri legjendar i “Pretty Little Baby”

Këngëtarja e njohur amerikane, Connie Francis, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Disa ditë më parë, ajo ishte shtruar në spital për shkak të dhimbjeve ekstreme, shkruan People.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi miku i saj, Ron Roberts.

“Me zemĂ«r tĂ« rĂ«nduar dhe me pikĂ«llim tĂ« madh ju njoftoj pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« mikes sime tĂ« dashur, Connie Francis, mbrĂ«mĂ«. E di qĂ« Connie do tĂ« donte qĂ« fansat e saj tĂ« ishin ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« e mĂ«sojnĂ« kĂ«tĂ« lajm tĂ« trishtĂ«. Detaje tĂ« tjera do tĂ« publikohen mĂ« vonĂ«â€, ka shkruar ai.

KĂ«nga e saj “Pretty Little Baby” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« sĂ« fundi virale nĂ«pĂ«r rrjete sociale./KultPlus.com

Fyelli

Nga Naim Frashëri

Pa dĂ«gjo fyellin ç’thotĂ«
Tregon mërgimet e shkreta,
Qahet nga e zeza botë
Me fjalë të vërteta.

Që kur se më kanë ndarë
Nga shok’ e nga miqĂ«sija,
Gra e burra kanë qarë
Nga ngashërimet e mija!

Krahërore e kam çpuar
E kam bëre vrima vrima,
Dhe kam qar’ e kam rĂ«nkuar
Me mijëra psherëtima!

Dhe me botën e gëzuar
Bëhem shok edhe marr pjesë,
Dhe me njerës të helmuar
Bënem mik me besa-besë.

Puna si do që të bjerë
Unë qanj me mallëngjime,
Më çdo vënt e kur-do-herë
Psherëtin zëmëra ime!

Gjithë bota më dëgjojnë
Po së jashtëmi më shohin,
DĂ«shirĂ«n s’m’a kupĂ«tojnĂ«
Zjar’ e brendĂ«shmĂ« s’m’a njohim.

Njerëzit me mua rrinë,
UnĂ« qanj’ e mallĂ«ngjehem,
Po dufn’ e pshehtĂ« s’m’a dinĂ«
Andaj kurrĂ« s’pĂ«rdĂ«llehem.

Gjith’ ata qĂ« janĂ« ndarĂ«
Fyellit shokë ju bënë,
ShkallĂ«t’ e tij disa farĂ«,
Na shkalluan mëndjen tënë.

Rrëmet i njerëzisë!
ZĂ«r’ i fyellit s’ësht’ erĂ«,
Ky Ă«sht’ zjarr’ i dashurisĂ«
Që i ra kallamit mjerë!

I ra qiellit e ndriti,
I ra zëmrësë e nxehu,
I ra verës e buçiti,
I ra shpirtit, dhe e dehu.

I dha erë trëndafilit
I dha dritë bukurisë,
I dha këngëtë bilbilit,
I dha shije gjithësisë.

Ay zjar i ra në qiej,
Edhe duke përvëluar,
U bënë kaq yj e diej,
Që i mba Zoti ndër duar,

Nga ky zjar Zot’ i vĂ«rtetĂ«,
Që ka ngehur gjithësinë,
Hoth një shkëndijë në jetë,
Dhe bëri soje njerinë.

More zjar i bekuar!
Unë me ty jam përzjerë,
Pa jam tretur e kulluar,
Po të kam shpirt, mos më lerë. / KultPlus.com

Serialet më të suksesshme në histori: Ja pesë më të mirët

Në botën e argëtimit televiziv, disa seriale kanë arritur të thyejnë rekorde shikueshmërie dhe të bëhen fenomene globale. Këto prodhime kanë tërhequr miliona shikues dhe kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën popullore. Ja cilat janë pesë serialet me të shikuara dhe të vlerësuara që kanë thyer rekorde në mbarë botën:

Game of Thrones (2011-2019)

Me tetë sezone, Game of Thrones u bë një fenomen botëror dhe një nga serialet më të shikuara ndonjëherë. Episodet e fundit të serisë, veçanërisht finalja e sezonit të tetë, tërhoqën më shumë se 19 milionë shikues vetëm në SHBA, duke thyer rekorde të HBO-së. Seria e bazuar në librat e George R.R. Martin përmbante një kombinim të dramës epike, betejave spektakolare dhe kthesave të papritura që mbajtën audiencën të lidhur për vite me radhë.

Breaking Bad (2008-2013)

Breaking Bad u konsiderua një nga serialet më të mira të të gjitha kohërave dhe ka thyer disa rekorde shikueshmërie. Sezoni i fundit tërhoqi miliona shikues dhe finalja e serisë arriti një audiencë rekord me më shumë se 10 milionë shikues në SHBA. Ky thriller dramatik mbi një mësues kimie që kthehet në një prodhues droge, interpretuar nga Bryan Cranston, ka fituar një numër të madh çmimesh dhe një vend të veçantë në historinë e televizionit.

Friends (1994-2004)

Friends është një nga komeditë më ikonike të të gjitha kohërave. Ky serial i famshëm vazhdon të mbetet një hit global, madje edhe dekada pas transmetimit të tij për herë të fundit. Finalja e serisë, e cila u transmetua në maj të vitit 2004, tërhoqi rreth 52.5 milionë shikues në SHBA, duke e bërë atë një nga finalet më të shikuara të serialeve televizive. Friends mbetet i popullarizuar në platforma të ndryshme streaming dhe është ndër serialet më të ritransmetuara të të gjitha kohërave.

The Walking Dead (2010-2022)

Seria e zhanrit horror-dramatik, The Walking Dead, ka mbajtur rekorde të jashtëzakonshme për shikueshmëri, veçanërisht në sezonet e saj të hershme. Ky serial, që ndjek një grup të mbijetuarish në një botë të pushtuar nga zombitë, arriti kulmin në sezonin e pestë me më shumë se 17 milionë shikues për premierën e tij, duke vendosur një rekord të ri për rrjetin AMC.

Squid Game (2021)

Seriali korean Squid Game bëri një shpërthim të madh global kur u lansua në Netflix në vitin 2021. Ai u bë shpejt seriali më i shikuar në histori të platformës, duke thyer rekorde me mbi 1.65 miliardë orë të shikuara në katër javët e para pas lançimit. Me një premisë unike dhe tension të lartë, Squid Game ka fituar një vend të përhershëm në listën e serialeve më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Këto seriale jo vetëm që kanë tërhequr një audiencë masive, por kanë formuar edhe bisedat kulturore dhe kanë lënë një trashëgimi të qëndrueshme në botën e argëtimit. Shikueshmëria e tyre rekord tregon fuqinë e një historie të mirë dhe aftësinë e televizionit për të bashkuar audiencën globale në mënyra të papara më parë./KultPlus.com

Nata e shtatë e Etno Fest 2025: Identiteti i zhbërë në Sanxhak dhe kujtesa që ruhet me art

Edicioni i shtatë i Etno Fest 2025 solli një përballje të thellë me çështjen e identitetit shqiptar në Sanxhak, përmes debatit, artit skenik dhe trashëgimisë kulturore. Në një atmosferë të ngrohtë, pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime thelbësore mbi ruajtjen e identitetit kombëtar në rajonet që ndodhen përballë sfidave të asimilimit dhe harresës historike.

Debati u mbajt me temĂ«n “Identiteti i zhbĂ«rĂ« nĂ« Sanxhak” dhe mblodhi nĂ« njĂ« panel emra tĂ« njohur si Ismet Azizi, kryetar i ShoqatĂ«s “Kosova pĂ«r Sanxhakun”, Ali Daci, profesor nga Rozhaja, dhe Qazim Namani, arkeolog e ekspert i trashĂ«gimisĂ« kulturore.

Përmes shembujsh historikë dhe dëshmive autentike, u trajtua procesi i zbehjes së identitetit shqiptar në rajonet si Rizhaja, Tregu i Ri dhe Tutini. Ismet Azizi prezantoi një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ndrydhjen dhe asimilimin e shqiptarëve në këto zona, ndërsa Ali Daci solli dëshminë e udhëtares britanike Edit Durham, e cila në fillim të shekullit XX kishte vërejtur se vetëm dy familje nuk flisnin shqip në Rozhajë.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, u pĂ«rmend edhe Okarina – njĂ« instrument muzikor i periudhĂ«s sĂ« neolitit i zbuluar nĂ« Runik mĂ« 1968 – si dĂ«shmi e lashtĂ«sisĂ« dhe autoktonisĂ« shqiptare nĂ« kĂ«to troje. Rikonstruksioni i saj u realizua nga mjeshtri Shaqir Hoti.

Arkeologu Qazim Namani përshkroi me saktësi fazat historike të asimilimit të shqiptarëve nga shekulli XVIII deri më sot, duke theksuar edhe mungesën e vullnetit institucional për të ndriçuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë.

Konkluzioni i debatit ishte i qartë: duhet të qëndrojmë vertikalisht në etnokulturë për të ruajtur dhe pasuruar identitetin kombëtar.

PjesĂ« e veçantĂ« e festivalit ishte performanca e Ansamblit “Vaçe Zela” nga Lushnja, i cili solli kĂ«ngĂ« e valle tradicionale, si dhe veshje kombĂ«tare qĂ« pasqyrojnĂ« mozaikun e pasur tĂ« identitetit kulturor shqiptar. Atmosfera festive u pasurua me bashkĂ«punimin e ngrohtĂ« mes mysafirĂ«ve dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« ansamblit, tĂ« cilĂ«t kĂ«nduan dhe vallĂ«zuan sĂ« bashku.

NjĂ« tjetĂ«r moment kulmor i Etno Fest ishte monodrama “Arka” me autor dhe interpretues aktorin Mentor Zymberaj. PĂ«rmes njĂ« rrĂ«fimi emocional qĂ« zhvillohet nĂ« kohĂ« reale nĂ« skenĂ«, personazhi pĂ«rballet me kujtimet e tij familjare – nga babai intelektual deri tek vĂ«llai i vogĂ«l i dashuruar pas figurĂ«s sĂ« Charlie Chaplinit.

Kostumet familjare, ora e ndalur dhe një letër e nënës tërheqin emocionin e publikut, duke e kthyer skenën në një arkë të kujtesës që secili nga ne e mban brenda vetes. Me një lojë të saktë, pa teprime, Zymberaj e udhëhoqi shfaqjen deri në kulm, ku dhimbja dhe qeshja u shkrinë në një emocion të përbashkët, të përshëndetur me duartrokitje të gjata.

Etno Fest 2025 dëshmoi edhe njëherë se arti dhe kultura janë forca jetike në mbrojtjen e identitetit. Me diskutime të thella, prezantime të pasura kulturore dhe vepra artistike që prekin shpirtin, festivali mbetet një thirrje për vetëdijesim dhe veprim në ruajtjen e trashëgimisë sonë./KultPlus.com

Reuters: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës

Arkeologët që punojnë në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri besojnë se kanë zbuluar vendbanimin më të vjetër evropian të ndërtuar në një liqen në Evropë, duke gjetur dëshmi të një komuniteti të organizuar të gjuetisë dhe bujqësisë, që ka jetuar aty rreth 8,000 vjet më parë, shkruan Reuters.

Ekipi, i përbërë nga arkeologë shqiptarë dhe zviceranë, kalon orë të tëra çdo ditë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit, duke nxjerrë me kujdes shtyllat prej druri që dikur shërbenin si bazament për banimet. Sipas mediave ndërkombëtare, ata gjithashtu po mbledhin eshtra të kafshëve shtëpiake dhe të egra, objekte prej bakri dhe fragmente qeramike me gdhendje të detajuara.
Albert Hafner, nga Universiteti i Bernës, tha se vendbanime të ngjashme janë gjetur në rajonet alpine dhe mesdhetare, por ato të zbuluara në fshatin Lin janë rreth gjysmë mijëvjeçari më të vjetra, duke datuar midis 6,000 dhe 8,000 vjet më parë.

“PĂ«r shkak se ndodhen nĂ«n ujĂ«, materiali organik Ă«shtĂ« ruajtur shumĂ« mirĂ«, dhe kjo na lejon tĂ« zbulojmĂ« se çfarĂ« hanin kĂ«ta njerĂ«z dhe çfarĂ« mbillnin,” tha Hafner.

Studime të shumta tregojnë se Liqeni i Ohrit, i ndarë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është liqeni më i vjetër në Evropë, me një moshë mbi një milion vjet, përcjellë KultPlus.

Më shumë se një mijë mostra druri janë mbledhur nga vendbanimi, i cili mendohet të ketë strehuar disa qindra banorë.

Mendohet se vendbanimi shtrihet në një sipërfaqe prej rreth gjashtë hektarësh, por deri tani, pas gjashtë vitesh punë, është zbuluar vetëm rreth 1% e tij.

Hafner tha se gjetjet tregojnë se njerëzit që jetonin në liqen kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e bujqësisë dhe blegtorisë në pjesë të tjera të Evropës.

“Ata ende merreshin me gjueti dhe mbledhje, por tĂ« ardhurat kryesore ushqimore vinin nga bujqĂ«sia,” u shpreh ai.

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha se mund të duhen dekada për të eksploruar plotësisht këtë zonë.

“Nga mĂ«nyra se si ata kanĂ« jetuar, janĂ« ushqyer, kanĂ« gjuajtur, peshkuar dhe nga mĂ«nyra se si Ă«shtĂ« pĂ«rdorur arkitektura pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar vendbanimin, mund tĂ« themi se ata kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« zgjuar pĂ«r kohĂ«n e tyre,” tha Anastasi./KultPlus.com

Baritoni Gëzim Myshketa sonte debuton në Spanjë, ndanë skenën me emra të mëdhenj të skenës operistike 

Baritoni i njohur shqiptar GĂ«zim Myshketa sonte do tĂ« debutojĂ« nĂ« “Teatro Real” tĂ« Madridit nĂ« SpanjĂ«, dhe nĂ« kĂ«tĂ« debutim do tĂ« prezantohet me shfaqjen operistike “La Traviata”, shkruan KultPlus. 

Baritoni Myshketa do të prezantohet më 17, 20 dhe 23 korrik, dhe në këtë shfaqje operistike do ta ndajë skenën me artistë të mëdhenj të skenës operistike botërore si: Nadine Sierra, Diego Florez dhe Xabier Anduaga.  

Kjo shfaqje operistike do tĂ« prezantohet nĂ«n pĂ«rcjelljen e korit dhe orkestrĂ«s sĂ« “Teatro Real Madrid”, nĂ«n dirigjimin e Henrik Nanasi. 

Gëzim Myshketa është një prej baritonëve më të suksesshëm shqiptar që është prezantuar në skena të ndryshme të Evropës, duke u rikthyer shumë shpesh edhe në Shqipëri dhe Kosovë./ KultPlus.com / KultPlus.com 

Gabriel GarcĂ­a MĂĄrquez dhe “NjĂ«qind Vjet Vetmi” qĂ« rrezikoi tĂ« humbiste rrugĂ«s

Romani i famshĂ«m “NjĂ«qind Vjet Vetmi” (Cien Años de Soledad), njĂ« nga veprat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« letĂ«rsisĂ« botĂ«rore, pothuajse nuk do tĂ« kishte dalĂ« kurrĂ« nĂ« dritĂ«, pĂ«r njĂ« arsye sa tĂ« thjeshtĂ« aq edhe prekĂ«se: Gabriel GarcĂ­a MĂĄrquez nuk kishte 82 pesos pĂ«r ta dĂ«rguar me postĂ« dorĂ«shkrimin e tij nĂ« shtĂ«pinĂ« botuese nĂ« ArgjentinĂ«.

Në vitin 1967, Mårquez dhe bashkëshortja e tij Mercedes jetonin me vështirësi ekonomike në Meksikë. Kur përfundoi dorëshkrimin e romanit që do të bëhej një nga kulmet e realizmit magjik, ata e çuan në postë për ta dërguar në Buenos Aires. Por dërgesa kushtonte 160 pesos, dhe çifti kishte vetëm 78. Ata e ndanë dorëshkrimin në dy pjesë dhe dërguan gjysmën e parë.

Mercedes, me humorin që e karakterizonte, i tha Gabrielit:
“Po tĂ« kishim pasur ato 82 pesos, do t’u kishim dĂ«rguar edhe romanin e keq qĂ« kishe shkruar.”
Pasi siguruan paratĂ« pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« dorĂ«shkrimit, romani mbĂ«rriti i plotĂ« te shtĂ«pia botuese Sudamericana, dhe pjesa tjetĂ«r Ă«shtĂ« histori: njĂ« vepĂ«r qĂ« tronditi botĂ«n letrare dhe i dha MĂĄrquez-it Çmimin Nobel pĂ«r LetĂ«rsi nĂ« vitin 1982.

Ky episod i thjeshtë tregon fuqinë e këmbënguljes, dashurisë dhe besimit në art edhe kur gjithçka duket e pamundur./KultPlus.com

Poezia e Arian LekĂ«s hap ekspozitĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare “Nautical Poetics” nĂ« KinĂ«

Vargjet e poetit shqiptar Arian Leka janĂ« pĂ«rzgjedhur si hyrje poetike e ekspozitĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare “Nautical Poetics: Invitational Exhibition of Maritime Poetry”, e cila u hap nĂ« qytetin Hangzhou tĂ« KinĂ«s njĂ« nga qendrat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« artit bashkĂ«kohor nĂ« rajonin e PaqĂ«sorit.

Kjo ekspozitë unike bashkon autorë nga vende dhe gjuhë të ndryshme përreth një simboli të përbashkët: detin, jo vetëm si hapësirë fizike, por edhe si metaforë e udhëtimit shpirtëror, kujtesës kolektive, përplasjes së identiteteve, përcjellë KultPlus.

Vargjet e LekĂ«s janĂ« pĂ«rzgjedhur nga libri “HartĂ« memece pĂ«r tĂ« mbyturit”, konkretisht nga cikli “KripĂ« fshehur nĂ« gjak” (Salt Hidden In The Blood), ku motivi i detit zĂ« njĂ« vend qendror.

Ky pranim ndĂ«rkombĂ«tar vjen si njĂ« tjetĂ«r dĂ«shmi e fuqisĂ« shprehĂ«se tĂ« poezisĂ« shqipe nĂ« skenĂ«n globale, dhe Ă«shtĂ« raportuar edhe nga Festivali Poeteka, si nje urĂ« komunikimi mes letĂ«rsisĂ« shqipe dhe botĂ«s. Vargjet e Arian LekĂ«s, tĂ« vendosura nĂ« mure poetike nĂ« ekspozitĂ«n “Nautical Poetics” nĂ« Hangzhou, krijojnĂ« njĂ« dritare tĂ« re pĂ«r tĂ« kuptuar se poezia shqipe, veçanĂ«risht ajo qĂ« buron nga brigjet mesdhetare, zotĂ«ron njĂ« identitet tĂ« fuqishĂ«m, thellĂ«sisht universal dhe gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pranishĂ«m nĂ« peizazhin global tĂ« artit bashkĂ«kohor.

Një nga vargjet që ka zgjedhur vetë ekspozita si titull të saj është:

“Me botĂ«n bĂ«j luftĂ«, me veten paqe”
(With the world make war, and peace with yourself)

ć’Œäž–ç•Œäœœæˆ˜ć§ïŒäœ†èź°ćŸ—äžŽè‡Șć·±èźČ撌.

Ky varg tashmë qëndron i gdhendur në një mur digjital në zemër të Hangzhout. Ai shërben si një ftesë për të dëgjuar një zë poetik që vjen nga brigjet shqiptare, një zë që flet për idealin shpirtëror, për mungesën e lirisë, për betejat e brendshme njerëzore./KultPlus.com

Rabdishti, nĂ« garĂ« pĂ«r “Fshatrat mĂ« tĂ« mirĂ« turistik nĂ« botĂ«â€

Me shtigje të shënuara, male madhështore dhe një komunitet që ruan me përkushtim traditat, Rabdishti është shndërruar në një qendër të vogël për turizmin e qëndrueshëm në zonën e Dibrës.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nĂ« bashkĂ«punim me GIZ ShqipĂ«ri ka vendosur ta pĂ«rzgjedhĂ« si njĂ« nga 6 pĂ«rfaqĂ«suesit e ShqipĂ«risĂ« nĂ« nismĂ«n globale “Fshatrat mĂ« tĂ« MirĂ« TuristikĂ« nĂ« BotĂ«â€ nga UNWTO.

Një fshat ku çdo gur mbart një histori dhe çdo mik pritet si i shtëpisë. Në Rabdisht, jeta rrjedh e qetë, por hapat e rinj të turizmit po krijojnë një rrugë të re  një rrugë që nuk harron rrënjët.

Fshati Rabdishtit në Dibër, së fundi është kthyer në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për agroturizmet e reja që po shtojnë ofertën turistike të zonës.

Rabdishti është një nga fshatrat ku institucionet e linjës në bashkëpunim me donatorët, kanë punuar për ndërtimin e një modeli turizmi rural të bazuar te komuniteti.

Fshati Rabdisht Ă«shtĂ« njĂ« nga 100 fshatrat turistikĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. I ndodhur nĂ« njĂ« peizazh malor, i ndĂ«rtuar mĂ« shtĂ«pi tradicionale me gurĂ«, çatitĂ« prej rrase guri, si dhe rrugĂ«t me kalldrĂ«m i japin pamje tĂ« veçantĂ« dhe unike duke u njohur “fshati i gurtĂ«â€.

Rabdishti shtrihet në majën e Luginës së Shërimit e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore e kullotës së bjeshkës së Rabdishtit dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.

Vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë fshat pëlqejnë jetën tipike të fshatit, bujtinat tradicionale në Rabdisht, ku mikpritja dhe gatimet tradicionale shijohen si askund në rajonin e Dibrës./atsh/KultPlus.com

NĂ«nshkruhet memorandum strategjik Kosovë–FrancĂ« pĂ«r LojĂ«rat Mesdhetare Prishtina 2030

Ministria e Sportit, Ministria e Arsimit dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar një memorandum strategjik mirëkuptimi në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës arsimore dhe sportive, duke përfshirë fazën e hartimit të projektit për Qendrën e Studentëve, që përfshin:
Konviktet
PalestrĂ«n “1 Tetori”
Menzën e studentëve
Qendrën e shërbimeve shëndetësore
Ndërtesa tjera përcjellëse

Gjithashtu, përfshihen edhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit, të cilat do të shërbejnë për nevojat e Lojërave Mesdhetare dhe do të mbeten si trashëgimi në funksion të nxënësve, studentëve dhe sportistëve të rinj,transmeton KultPlus

Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Qeverisë së Francës përmes AFD-së konfirmon përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm, përmirësim të kushteve për komunitetin akademik dhe sportiv, si dhe për organizimin dinjitoz të ngjarjes më të madhe sportive që Kosova ka mirëpritur ndonjëherë.
“FalĂ«nderojmĂ« QeverinĂ« e FrancĂ«s dhe AgjencinĂ« Franceze pĂ«r Zhvillim pĂ«r pĂ«rkrahjen e fuqishme nĂ« kĂ«tĂ« projekt strategjik”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar./KultPlus.com

Baleti “Cantata” ndez emocionet nĂ« kalanĂ« e GjirokastrĂ«s

NĂ« skenĂ«n e festivaleve, nĂ« kalanĂ« e GjirokastrĂ«s Ă«shtĂ« shfaqur baleti “Cantata”, njĂ« nga kryeveprat e baletit bashkĂ«kohor italian.

Pjesa kishte për koreograf Mauro Bigonzetti dhe u interpretua nga balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit, transmeton euronews.

Baleti “Cantata” Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r abstrakte qĂ« flet pĂ«r njeriun nĂ« tranzicion, pĂ«r izolimin dhe pĂ«r bashkĂ«jetesĂ«n e pĂ«rvojave personale brenda njĂ« bote kolektive nĂ« lĂ«vizje.

Kjo pjesë sjell një shpërthim emocionesh në ritmin, pasionin dhe shpirtin e Italisë së Jugut.

“PĂ«r ne si trupĂ« e Teatrit tĂ« OperĂ«s dhe Baletit Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e veçantĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« pjesĂ« kontemporane nĂ« kalanĂ« e GjirokastrĂ«s.

SikundĂ«r Ă«shtĂ« edhe 20-vjetori nĂ« UNESCO, Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e veçantĂ« dhe shpresojmĂ« qĂ« edhe publiku ta pĂ«lqejĂ« shumĂ« si shfaqje,” – thotĂ« njĂ« nga balerinat.

Vendosja nĂ« skenĂ« e baletit “CANTATA” ishte pjesĂ« e programit tĂ« aktiviteteve qĂ« u organizuan nĂ« 20-vjetorin e pĂ«rfshirjes sĂ« GjirokastrĂ«s nĂ« PasuritĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s./KultPlus.com/

117 vite nga lindja e Kristo Konos, mjeshtrit të muzikës shqiptare

MĂ« 17 korrik 1907 lindi nĂ« Korçë kompozitori i njohur Kristo Kono (1907–1991), njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« muzikĂ«s shqiptare. Me njĂ« kontribut tĂ« spikatur si kompozitor, dirigjent dhe pedagog, Kono ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« pashlyeshme nĂ« historinĂ« e muzikĂ«s serioze shqiptare.

Ai Ă«shtĂ« autor i operetĂ«s “Agimi”, veprave vokalo-instrumentale, kĂ«ngĂ«ve popullore tĂ« stilizuara, si dhe muzikĂ«s pĂ«r teatĂ«r e film. Kono ka kontribuar gjithashtu nĂ« themelimin e institucioneve muzikore dhe nĂ« edukimin e artistĂ«ve tĂ« rinj, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

Edhe pse ka kaluar mbi tri dekada nga ndarja e tij nga jeta, muzika e Kristo Konos vijon të jetojë në skenat shqiptare dhe në kujtesën kulturore të vendit./KultPlus.com

QKK, thirrje artistëve të rinj të dorëzojnë projektet për Forumin Agora Pitching

Forumi Agora Pitching i Animasyrosdo të jetë përsëri pjesë e Kampusit Ndërkombëtar MIFA.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë publikoi thirrjen e hapur për Forumin Agora Pitching. Ky forum është një program ndërkombëtar që synon të mbështesë krijuesit dhe artistët e rinj nga vendet mesdhetare, përkatësisht Greqia, Shqipëria, Kroacia, Qiproja, Libani dhe Tunizia, duke u ofruar atyre aftësi dhe përvojë. Gjashtë profesionistë nga këta vende do të marrin pjesë në program, të cilët do të përzgjidhen në bazë të planeve e projekteve që ata paraqesin deri më 18 korrik.

“Pitch” Ă«shtĂ« njĂ« prezantim konçiz dhe bindĂ«s i njĂ« ideje filmi, i krijuar pĂ«r tĂ« bindur producentĂ«t, drejtuesit e studios ose palĂ«t e tjera tĂ« interesuara pĂ«r tĂ« investuar ose zhvilluar projektin. NĂ« thelb, “pitching” Ă«shtĂ« tentativa pĂ«r ta shitur njĂ« skenar apo ide filmike, qĂ« synon tĂ« gjenerojĂ« emocione dhe tĂ« sigurojĂ« fonde pĂ«r fazĂ«n tjetĂ«r tĂ« krijimit tĂ« filmit.

PunĂ«toria 4-ditore e Trajnimit pĂ«r Pitching do tĂ« mbahet si pjesĂ« e Kampusit NdĂ«rkombĂ«tar MIFA nĂ« Syros nga 23 deri mĂ« 26 shtator. Isntruktoret do tĂ« jenĂ« profesionistĂ« tĂ« vlerĂ«suar audiovizualĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhur nga ekipi i Tregut NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Filmit tĂ« Animuar tĂ« Annecy-sĂ« (MIFA). GjatĂ« punĂ«torisĂ«, gjashtĂ« pjesĂ«marrĂ«sit do tĂ« zhvillojnĂ« projektet e tyre pĂ«r t’u pĂ«rballur me sfidat e tregut ndĂ«rkombĂ«tar dhe do tĂ« pĂ«rgatiten nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« Pitch Partenaire qĂ« do tĂ« mbahet nĂ« qershor 2026 nĂ« Annecy./atsh/KultPlus.com

Trailer-i zyrtar i sezonit 5 tĂ« “Stranger Things” zbulohet nga Netflix

Pas tre vitesh pritje, Netflix ka publikuar pamjet e para dhe trailer-in zyrtar pĂ«r sezonin e pestĂ« dhe tĂ« fundit tĂ« serialit shumĂ« tĂ« dashur “Stranger Things”.

Krijuar nga vëllezërit Duffer, sezoni përmbyllës do të nisë në nëntor 2025, duke shënuar kthimin e shumëpritur të aventurave në Hawkins.

Publikimi i sezonit është ndarë në tri pjesë:
27 nëntor 2025: dalin katër episodet e para
26 dhjetor 2025: vjen pjesa e dytë me tre episode
1 janar 2026: finalja e madhe, me episodin përmbyllës

Sezoni i katërt përfundoi me një zhvillim dramatik: një çarje mes dy botëve që kërcënon qytetin e Hawkins, ndërsa bota e Upside Down fillon të pushtojë realitetin tonë. Armiku kryesor është më i fuqishëm se kurrë dhe rreziku është i jashtëzakonshëm.

Pamjet e publikuara më 16 korrik tregojnë personazhet kryesorë të gatshëm për betejën përfundimtare.
Sipas pritshmërive, sezoni i fundit do të jetë i errët, i mbushur me dramë, aksion dhe ndoshta edhe me lamtumira emocionale të disa prej personazheve të dashur nga publiku.

Një fund epik për një nga serialet më të suksesshme në historinë e Netflix, që pritet të sjellë një përmbyllje të denjë për aventurën që ka mbajtur publikun të mbërthyer për vite me radhë./KultPlus.com

235 vite nga vdekja e Adam Smith

Sot janë bërë 235 vite nga vdekja e babait të Ekonomisë, Adam Smith, shkruan KultPlus.

Adam Smith (5 qershor 1723 – 17 korrik 1790) Ă«shtĂ« një filozof dhe ekonomist skocez i Iluminizmit. Ai qĂ«ndron nĂ« histori si babai i shkencĂ«s ekonomike moderne, vepra kryesore e tĂ« cilit, Pasuria e kombeve, Ă«shtĂ« njĂ« nga tekstet themeltare tĂ« liberalizmit ekonomik.

Ai  ishte profesor i filozofisĂ« morale nĂ« Universitetin e Gllasgout, ku i kushtoi dhjetĂ« vite tĂ« jetĂ«s sĂ« tij kĂ«tij teksti qĂ« frymĂ«zoi ekonomistĂ«t e mĂ«dhenj pasardhĂ«s, ata që Karl Marks do t’i quante « klasikĂ«t » dhe qĂ« do tĂ« hidhnin parimet kryesore tĂ« liberalizmit ekonomik.

Shumica e ekonomistëve e konsiderojnë Smithin si «babain e ekonomisë politike» megjithatë, disa, si austriaku Jozef Shumpeter dhe amerikani Murrej Rothbard, e kanë quajtur një autor të vogël, duke konsideruar që vepra e tij përmbante pak ide origjinale dhe që këto të fundit ishin të gabuara. /KultPlus.com

69 vite nga premiera e “High Society”, njĂ« klasik qĂ« vazhdon tĂ« shkĂ«lqejĂ«

NĂ« korrik tĂ« vitit 1956, publiku pati fatin tĂ« shijonte pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« komedinĂ« muzikore “High Society”, njĂ« nga filmat mĂ« tĂ« dashur tĂ« epokĂ«s sĂ« artĂ« tĂ« Hollivudit.

Sot, 69 vite më vonë, ky film mbetet një perlë e pakohë, që vazhdon të mahnisë breza të tërë me sharmin, humorin dhe elegancën e tij.

Me njĂ« kast brilant, Grace Kelly nĂ« rolin e saj tĂ« fundit para se tĂ« bĂ«hej princeshĂ«, Bing Crosby dhe Frank Sinatra, dy ikona tĂ« muzikĂ«s dhe kinemasĂ«, “High Society” Ă«shtĂ« jo vetĂ«m njĂ« rikrijim i suksesshĂ«m i filmit “The Philadelphia Story”, por edhe njĂ« krijim muzikal i shkĂ«lqyer me kompozime tĂ« Cole Porter, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

I xhiruar me ngjyra tĂ« pasura dhe stil glamuroz, filmi Ă«shtĂ« njĂ« portret i shoqĂ«risĂ« sĂ« lartĂ« amerikane tĂ« viteve ’50, por njĂ«kohĂ«sisht njĂ« reflektim mbi dashurinĂ«, martesĂ«n dhe zgjedhjet personale, me njĂ« ton ironik dhe tĂ« pĂ«rzemĂ«rt.

Pas gati shtatĂ« dekadash, “High Society” nuk ka humbur asgjĂ« nga hijeshia e tij. ËshtĂ« ende njĂ« nga filmat mĂ« tĂ« shikuar e mĂ« tĂ« dashur nga adhuruesit e klasikĂ«ve, dhe njĂ« kujtesĂ« e bukur pĂ«r njĂ« kohĂ« kur muzika, eleganca dhe yjet shkĂ«lqenin vĂ«rtet nĂ« ekranin e madh./KultPlus.com

Zbulohen detaje të reja për hetuesin paranormal që vdiq pas turneut me kukullën Annabelle

Autoritetet nĂ« Pensilvani kanĂ« dhĂ«nĂ« detaje tĂ« reja pĂ«r hetuesin paranormal qĂ« papritmas u gjend i pajetĂ« gjatĂ« njĂ« turneu ku po ekspozonte kukullĂ«n e famshme Raggedy Ann, tĂ« njohur si “Annabelle” dhe e cilĂ«suar si e pushtuar.

Dan Rivera, 54 vjeç, hetues kryesor pĂ«r ShoqatĂ«n e KĂ«rkimeve Psikike tĂ« New England me bazĂ« nĂ« Connecticut, vdiq tĂ« dielĂ«n mĂ« 13 korrik gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« Gettysburg, si pjesĂ« e turit “Devils on the Run”.

Sipas raportit të Policisë së Shtetit të Pensilvania-s, Rivera kishte njoftuar kolegët më herët gjatë ditës se ndihej keq dhe ishte kthyer në dhomë për të pushuar, përcjellë KultPlus.

Turneu ku Rivera po merrte pjesĂ« quhej “Devils on the Run”, njĂ« seri eventesh kushtuar historive dhe objekteve paranormale. Ndalesa nĂ« Gettysburg pĂ«rfshinte prezantimin e kukullĂ«s Annabelle, njĂ« kukull klasike e stilit Raggedy Ann, qĂ« sipas legjendave urbane, Ă«shtĂ« e pushtuar nga njĂ« entitet keqdashĂ«s.

Kukulla Annabelle Ă«shtĂ« pjesĂ« e historisĂ« sĂ« njohur tĂ« Ed dhe Lorraine Warren, hetuesve tĂ« njohur tĂ« fenomeneve paranormale, tĂ« cilĂ«t nĂ« vitet ’70 deklaruan se kukulla ishte burim i aktiviteteve tĂ« rrezikshme dhe misterioze. Ajo aktualisht mbahet nĂ« njĂ« kuti tĂ« mbyllur xhami, nĂ« muzeun privat tĂ« familjes Warren.

Dan Rivera kishte mĂ« shumĂ« se 10 vite pĂ«rvojĂ« nĂ« fushĂ«n e hetimeve paranormale dhe ishte pjesĂ« e New England Society for Psychic Research (NESPR), organizata e themeluar nga vetĂ« Warrens. Ai ishte gjithashtu njĂ« figurĂ« shumĂ« e ndjekur nĂ« TikTok dhe producent kĂ«shillues nĂ« serialin e Netflix “28 Days Haunted”.

Në një deklaratë për publikun, NESPR u shprehën të tronditur nga humbja:

“Dan ishte jo vetĂ«m njĂ« pjesĂ« thelbĂ«sore e ekipit pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ«, por edhe njĂ« mik i dashur, me integritet tĂ« lartĂ« dhe pasion tĂ« sinqertĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar tĂ« tjerĂ«t. Ai ndikoi shumĂ« njerĂ«z pĂ«rmes punĂ«s sĂ« tij, qoftĂ« nĂ« terren, nĂ« evente apo pĂ«rmes rrjeteve sociale.”

Shoqata konfirmoi se eventet e planifikuara për pjesën tjetër të vitit do të vazhdojnë, në nderim të punës dhe pasionit të Rivera-s:

“Ne besojmĂ« fort se Dan do tĂ« kishte dashur qĂ« puna tĂ« vazhdonte, pĂ«r tĂ« bashkuar njerĂ«z, pĂ«r tĂ« ndarĂ« njohuri dhe pĂ«r tĂ« mbajtur gjallĂ« trashĂ«giminĂ« e familjes Warren.”/KultPlus.com

❌