❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tetë të arrestuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, fshehën thikën e krimit

Ka shkuar ne 8 numri i te arrestuarve per vrasjen e 14-vjecarit ne Maliq te enjten e kaluar. Policia njofton se si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:

-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues nĂ« fshatin Leminot, pĂ«r veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”. 14-vjeçari u dĂ«mtua lehtĂ«, gjatĂ« konfliktit. Ai mori asistencĂ«n e nevojshme mjekĂ«sore dhe la ambientet e spitalit, ditĂ«n e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, pĂ«rkatĂ«sisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, pĂ«r veprĂ«n penale “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e tĂ« vĂ«rtetĂ«s”;
-4 tĂ« mitur, banues nĂ« fshatin ZvirinĂ«, pĂ«r veprat penale “MoskallĂ«zimi i krimit” dhe “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e tĂ« vĂ«rtetĂ«s”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues nĂ« fshatin Leminot, pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

The post Tetë të arrestuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, fshehën thikën e krimit first appeared on JavaNews.al.

Mes natyrĂ«s dhe kuajve, Rama thotĂ« “mirĂ«mĂ«ngjes” me pamjet nga BjeshkĂ«t e DobĂ«rdolit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes të përshëndesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale nga një nga zonat më të bukura malore të vendit, Bjeshkët e Dobërdolit.

NĂ« postimin e tij tĂ« pĂ«rditshĂ«m “MirĂ«mĂ«ngjes, dhe nga BjeshkĂ«t e DobĂ«rdolit, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«.”, Rama ka ndarĂ« njĂ« video tĂ« shkurtĂ«r ku shfaqet njĂ« lĂ«ndinĂ« e qetĂ«, e rrethuar nga gjelbĂ«rimi, ku kuajt enden tĂ« lirĂ« nĂ« njĂ« peizazh mahnitĂ«s alpin.

Pamjet vijnĂ« si njĂ« thirrje pĂ«r t’u ndalur pĂ«r njĂ« moment dhe pĂ«r tĂ« reflektuar mbi bukuritĂ« natyrore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke promovuar turizmin malor dhe destinacionet mĂ« pak tĂ« eksploruara tĂ« veriut tĂ« vendit.

Ky është një nga postimet e shumta ku kryeministri kombinon përshëndetjen e mëngjesit me promovimin e natyrës dhe vendeve të veçanta shqiptare.

The post Mes natyrĂ«s dhe kuajve, Rama thotĂ« “mirĂ«mĂ«ngjes” me pamjet nga BjeshkĂ«t e DobĂ«rdolit first appeared on JavaNews.al.

Meta lejoi chatbot-et tĂ« bĂ«nin biseda “sensuale” me fĂ«mijĂ« dhe tĂ« jepnin informacion tĂ« rremĂ« mjekĂ«sor

NjĂ« dokument i brendshĂ«m i kompanisĂ« Meta Platforms, zbulon se inteligjenca artificiale e gjeneruar nga kompania, pĂ«rfshirĂ« asistentin Meta AI dhe chatbot-et nĂ« Facebook, ËhatsApp dhe Instagram, ka pasur rregulla qĂ« lejonin pĂ«rfshirjen nĂ« biseda “romantike apo sensuale” me fĂ«mijĂ«, prodhimin e informacionit tĂ« rremĂ« mjekĂ«sor dhe madje krijimin e pĂ«rmbajtjeve me gjuhĂ« diskriminuese racore.

Meta ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit, por tha se pasi mori pyetje nga Reuters në fillim të muajit, hoqi pjesët që lejonin flirtimin dhe rolet romantike mes chatbot-eve dhe fëmijëve.

“Bisedat qĂ« seksualizojnĂ« fĂ«mijĂ«t nuk duhej tĂ« ishin lejuar kurrĂ«,” tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i kompanisĂ«, Andy Stone, duke shtuar se shembujt e cituar ishin “tĂ« gabuar dhe nĂ« kundĂ«rshtim me politikat tona”.

Rregullat dhe shembujt e lejuar

Dokumenti prej mbi 200 faqesh, i aprovuar nga departamentet ligjore tĂ« politikave publike dhe inxhinierisĂ« sĂ« Meta-s, pĂ«rcakton sjelljet e pranueshme tĂ« chatbot-eve gjatĂ« ndĂ«rtimit dhe trajnimit tĂ« produkteve tĂ« AI. NĂ« tĂ« theksohet se Ă«shtĂ« “e pranueshme” tĂ« pĂ«rshkruhet njĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« terma qĂ« theksojnĂ« tĂ«rheqjen fizike, si pĂ«r shembull “çdo centimetĂ«r i joti Ă«shtĂ« njĂ« kryevepĂ«r, njĂ« thesar qĂ« e çmoj thellĂ«â€, por vendoset njĂ« kufi kur pĂ«rshkrimi bĂ«het seksual.

PavarĂ«sisht ndalimeve, Reuters tregon se zbatimi i rregullave ka qenĂ« i pasigurt. Dokumenti gjithashtu pĂ«rfshin pĂ«rjashtime qĂ« lejojnĂ« krijimin e deklaratave qĂ« degradojnĂ« njerĂ«z bazuar nĂ« karakteristika tĂ« mbrojtura, pĂ«r shembull argumente qĂ« sugjerojnĂ« se “njerĂ«zit me ngjyrĂ« janĂ« mĂ« pak inteligjentĂ« se tĂ« bardhĂ«t”. Meta nuk ka komentuar mbi kĂ«to shembuj.

Përmbajtje e rreme dhe imazhe të ndjeshme

Rregullat lejojnĂ« krijimin e pĂ«rmbajtjeve tĂ« rreme nĂ«se ka njĂ« shĂ«nim qĂ« konfirmon se informacioni nuk Ă«shtĂ« i vĂ«rtetĂ«. NjĂ« shembull i cituar Ă«shtĂ« prodhimi i njĂ« artikulli qĂ« pretendon se njĂ« anĂ«tar i familjes mbretĂ«rore britanike ka njĂ« infeksion seksualisht tĂ« transmetueshĂ«m, ku cilĂ«sohet si “e verifikueshme si e rreme”.

Dokumenti jep udhĂ«zime edhe pĂ«r menaxhimin e kĂ«rkesave tĂ« pĂ«rdoruesve mbi imazhe tĂ« figurave publike nĂ« kontekste seksualizuese. PĂ«r kĂ«rkesa si “Taylor Swift topless, duke mbuluar gjoksin me duar”, udhĂ«zimi Ă«shtĂ« tĂ« refuzohet duke ofruar njĂ« alternativĂ« humoristike, si imazhi i saj duke mbajtur njĂ« peshk tĂ« madh.

Dhuna e lejuar dhe ajo e ndaluar

Për skena dhune, Meta AI mund të prodhojë imazhe ku shfaqen fëmijë duke u përleshur ose të rritur, madje edhe të moshuar, duke u goditur me grusht apo me shkelma, për sa kohë që nuk përfshihet vdekje apo gjakderdhje. Shembujt që tregojnë skena më të rënda, si përdorimi aktiv i një arme të ftohtë ose pamje të gjakut, konsiderohen të papranueshme.

Çështje etike dhe ligjore

Ekspertët paralajmërojnë se këto standarde ngrenë pyetje serioze ligjore dhe etike. Evelyn Douek, pedagoge në Stanford Laë School, tha për Reuters se ekziston një dallim i madh mes lejimit të përmbajtjes problematike të publikuar nga përdoruesit dhe prodhimit të saj drejtpërdrejt nga një platformë.

“LigjĂ«risht nuk kemi ende pĂ«rgjigje, por moralisht, nga ana etike dhe teknike, Ă«shtĂ« njĂ« çështje krejt tjetĂ«r,” u shpreh ajo.

The post Meta lejoi chatbot-et tĂ« bĂ«nin biseda “sensuale” me fĂ«mijĂ« dhe tĂ« jepnin informacion tĂ« rremĂ« mjekĂ«sor first appeared on JavaNews.al.

Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga

Policia italiane ka goditur një rrjet trafiku droge në Nichelino, provinca e Torinos, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një shtetas italian.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 11,2 kilogramë kokainë dhe rreth 4.800 euro cash.

Aksioni u zhvillua në zonën industriale, ku hetuesit kishin marrë informacione për një marrëveshje të mundshme droge.

Pas disa orësh vëzhgimi, policia ndërhyri duke gjetur 7,7 kg kokainë në një çantë najloni dhe 3,5 kg të tjera të fshehura në një ndarje të modifikuar poshtë sediljes së makinës.

Në një fermë aty pranë, ku njëri prej të arrestuarve kishte çelësin, u gjetën edhe para cash dhe material për paketimin e drogës.

Të tre të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe burimin e drogës.

The post Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga first appeared on JavaNews.al.

Murrizi sherr në rrjetet sociale me Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë

Ish-deputeti i PD-së Myslym Murrizi është përplasur sot në rrjetet sociale me ish deputetin dhe ministrin socialist Arben Malaj, lidhur me korrupsionin në Bankers.

Përplasja e tyre ka arritur deri në nivel personal, kur Malaj i ka kujtuar Murrizit se e ka kërcënuar me jetë kur ka shkuar për ta shkarkuar si drejtor të Tatimeve në 1997.

Murrizi:
Oooo deputet të PD dhe funksionarë politikë të PD!!!
A keni kellqe te belbezoni nje fjale per vjedhjen me te madhe te shekullit (Bankers)?????
Se deputetët dhe funksionarët e PS edhe po të duan nuk jua mban se ju dh*** në gojë Rama
Por edhe juve nëse do ta hapni gojën si laraska në oborr të ish kombinatit të autotraktorëve apo tek mali i robit në Golem do ju dh****sin në gojë shqiptarët siç ju kane dh*** me vote ne kuti prej vitit 2013 por juve u duket era e të dh*** si erë parfumi

Malaj: S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithĂ« tĂ« tjerĂ«ve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur nĂ« parlament, kemi folur nĂ« media, kemi apeluar qĂ« SPAK duhet tĂ« hetojĂ« me prioritet falimentimin e pĂ«rshpejtuar tĂ« Uzines tĂ« PĂ«rpunimit tĂ« ThellĂ« tĂ« NaftĂ«s.
Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur autoritetet tatimore gjate qeverisjes se PD-së, nisën hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe policia e partise tuaj i bllokoj dhe i perzuri tatimoret?

Ish-ministri juaj i Financave urdhëroi ndërprerjen e hetimeve?
Pse nuk protestove në atë ditë?
Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd?
Po, ne kemi folur, por asnjĂ«herĂ« me gjuhĂ« “alabakĂ«sh”, por me argumenta thellesisht profesionale.

Jo me vetë-personalizim si hero.
Aty ke qenë deputet pas vitit 2005, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje,
por edhe tĂ« hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujĂ« tĂ« zi “tĂ« zinjve” politikĂ« qĂ« futĂ«n thellĂ« duart nĂ« paratĂ« e zeza tĂ« UPTHN-sĂ« nĂ« Ballsh.
Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.
Jam krenar qĂ« edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund tĂ« PD-sĂ« – ndaj tĂ« cilave ti asnjĂ«herĂ« nuk reagove pse e bazonin luftĂ«n politike vetĂ«m tek shpifjet ndaj kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ« edhe pas hetimeve politike tĂ« ish-ministrit tĂ« Financave tĂ« PD-sĂ«, pas vitit 2005 nuk gjetĂ«t dot asnjĂ« rast qĂ« tĂ« kisha abuzuar me detyrĂ«n, e aq mĂ« pak tĂ« kisha pasuruar vĂ«llezĂ«rit, motrat dhe familjarĂ«t e mi, tĂ« mirĂ«-arsimuar, me zyra avokatie apo konsulence.
I dashur Murrizi,
më qetë,
me më pak vulgaritet,
me më shumë argumente logjike, me më shumë këmbëngulje morale dhe ligjore.

Kredibiliteti publik nuk fitohet nga vetĂ«-personalizimi si “mĂ« i ndershmi i shekullit tĂ« 21-tĂ«â€,
por nga arritjet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit,
që nisi pas rikthimit të PD-së në pushtet në 2005 dhe u thellua e u zgjerua, madje në nivele kërcënuese për ekonominë dhe demokracinë, nga disa rilindas të babëzitur dhe oligarkë të pangopur, të dyja bashkë dhe reciprokisht për pushtet ekonomik dhe politik.

Çoje deri nĂ« fund njĂ« akuzĂ«z. Murrizi, heto me ekspertĂ« tĂ« jashtĂ«m, fito luftĂ«n qoftĂ« edhe nĂ« njĂ« rast tĂ« vetĂ«m.

Kjo do të jetë fitore politike, publike, që do të ndihmojë të arrish edhe fitore në mënyrë etike.

Murrizi: Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorrin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.

Nuk jam heroik une o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe per modesti po te them qe nuk jam heroik por ne fakt ne krahasim me ty Ben jam sepse ti more “graden” prof kr tek firma piramidale e Lefter Cenajt ndersa une kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.

Nuk kam qenë deputet ne 2005 une o Ben Malaj por veten ne 1997-2001 kur ty te bene bandat deputet e une ne zonen time nuk p**dha per bandat e PS e per komitetet e shpetimit te leshit qe te komandonin ty si top futbolli.

Madje ti e di mire qe nuk te p**dha as ty ne mars 1997 kur doje te me hiqje si nendrejtor tatimesh e te thashe qe je minister pa vota e nuk te p**rdh. Nese e ke harruar se kohet e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.
Nuk kam qen deputet ne 2005 o Ben Malaj por duke qene qe nuk i servilosem kryetareve te partisë kam kandiduar i pavarur ne zonen 61 te dushkut te famshem qe bere ti me Meten, Nanon dhe Kaç Islamin ne vitin 2001 kur me vodhet mandatin me Celibashin ne KQZ, qe e zgjodhi prapë ne 2020 Lyl Basha.

Qe te jesh i sakte o Ben Malaj qe Murrizi nuk ka qenĂ« deputet ne 2005, para se te thuash broçkulla per nje rroge pyete Boden se e ke patur koleg tek Banka e ShqiperisĂ«, ose shkruaj Berishes per t’u siguruar se ne 1997-2001 kur une isha deputet te therriste Alamudhi i piramidave.
Nuk kam qenë deputet ne 2005 o Ben Malaj (Cenaj) se po te kisha qene do flisja per ty si ish- minister Finance qe shite te gjith pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin per 5 lekë.

Nuk kam qene deputet ne 2005 une o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur per Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhate turqeve, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.
Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Keshillit Mbikqyres i Bankes se Shqiperisq per te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.

Dhe kur kam qenë deputet une o Ben Malaj ne 2017-2021 kam folur per Bankersin qysh ne 2019 para 6 vitesh dhe kam thene fiks kete qe ka dal sot ashiqare qe tek Bankersi jane bere pis te gjithë haletë e politikes, perfshi edhe ty o Ben.
Nje fjal e urte thote:

Burri ka koh boll me u felliq derisa te vdesi.
Te shkuara fare o Ben Malaj dhe nese pret per ngushellime nga shtatori se tani jam me pushime po te vij per vizite.
Murrizi o Ben Malaj nuk p***rdh per asnje mashtrues apo hajdut ordiner qofshin keta ne politikë, ne qeveri, ne biznes, ne drejtesi apo ne media dhe nuk leh per nje rroge per asnje padrino palaço duke shpifur si i paftyre.
Por meqe je me “raport” mjekesor dhe vasal ekonomik nuk te padis ne gjykate si mashtrues sepse e di mire qe gjykata nuk i mer per baze çfar nxjerin nga goja ata qe kane rrjedhje vaji.
Te rroni vetë Ben Malaj dhe zoti ju forcofte per humbjen e madhe te asaj qe dallon njeriun nga kafsha, mendjes.
Nuk ka me turp kur shef keta qe demek kanë qeveris shqiperin te shnderrohen ne zagarë te atyre qe kane vjedhur pronat e shqiptareve.
PrapĂ« do flas per Bankersin o Ben Malaj dhe per çdo afer qe di se ma ke ngritur aq shum k

..urajon sa nuk di ku ta derdh kete energji qe me ka dhene kjo thirrja jote si kukuvajke.

Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.
Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoi disa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.
Flori duke ditur arroganca tende banale mĂ« kĂ«rkoi t’ju thoja vetĂ« shkarkimin.

Të prita në zyrë.

Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti.
Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit.
Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë.
TĂ« thashĂ« “pushka top”!

Po mĂ« detyron tĂ« them publikisht tĂ« vĂ«rtetĂ«n e pa mohueshme se ike “me bisht nĂ«n shalĂ«â€.

Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore,

Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike.

Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditĂ« qĂ« mĂ« kishe kĂ«rcĂ«nuar familjen time me banditĂ«t dhe tĂ« fortĂ«t e Fierit,

urdhërova shefin e kabinetit të bente urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar.

Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet.

Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.

Sa i pĂ«rket skemave piramidale, ato lindĂ«n, u rritĂ«n deri ne 50% te PBB-se dhe u shndĂ«rruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarĂ« nĂ«n qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, vetem per protagonizĂ«m mediatik.

Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan.

Kush të pengon?

Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik??

Pikerisht partia jote.

Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?

Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..

Ti, “heroi yne kombetare”,
kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit në burg.

U lodhet shumĂ« dhe gjete vetĂ«m “qenin e ngordhur” tĂ« Kadri Rroshit.

Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik 2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi.

Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty.

Kur të doni ju vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar.

Por mbaj mend, o shpifĂ«s i pa-zakonshĂ«m, mençurinĂ« e popullit se: “Kush nuk ha hudhra nuk i mban erĂ« goja”.

Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.

Ndërsa ti, veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???.

Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.

Bej te fal Taulantit!!!

E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?

Ta thashë por nuk të shpalla armik.

Thjeshtë te shtova si një numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve.

Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???

Çdo shpifje e jotja Ă«shtĂ« provĂ« se sa i vogĂ«l je nĂ« shpirt. Je shumĂ« mĂ« shumĂ« se shume i vogĂ«l.

NjerĂ«zit e vegjĂ«l mbeten tĂ« vegjĂ«l edhe kur u bĂ«jnĂ« zhurma tĂ« mĂ«dha pĂ«r t’u vet-quajtur heronj.

Do ta lë këtu këtë pergjigje!

Nqs nuk ndalesh nuk Ă«shtĂ« faj im qĂ« ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonĂ« tĂ« mĂ«ncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin pĂ«rpjetĂ«â€.

Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur.

Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!

The post Murrizi sherr në rrjetet sociale me Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë first appeared on JavaNews.al.

Trump takohet sot me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do tĂ« takohet kĂ«tĂ« tĂ« premte (15 gusht) nĂ« Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qĂ«llim ndĂ«rmjetĂ«simin e njĂ« marrĂ«veshje mes RusisĂ« e UkrainĂ«s qĂ« do t’i jepte fund luftĂ«s mbi 3-vjeçare.

Por në takimin e sotëm mes Putin e Trump, mungon një prej palëve kyçe, Presidenti ukrainas Volodyr Zelensky.

Ky i fundit ka deklaruar se çdo marrĂ«veshje e arritur pa pĂ«rfshirjen e vendit tĂ« tij do tĂ« jetĂ« “vendim i vdekur”. AleatĂ«t e tij evropianĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« gjithashtu se nuk do tĂ« pranojnĂ« njĂ« marrĂ«veshje me tĂ« cilĂ«n Ukraina nuk Ă«shtĂ« pajtuar.

UdhĂ«heqĂ«si ukrainas do tĂ« presĂ« pranĂ« telefonit njĂ« telefonatĂ« nga Trump pĂ«r tĂ« mĂ«suar nĂ«se, siç shpreson presidenti amerikan, Putin Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« arrijĂ« njĂ« “marrĂ«veshje tĂ« drejtĂ«â€.

Trump deklaroi një ditë më parë se kishte 25% shanse që bisedimet të mund të dështojnë.

Sakaq, në vijën e frontit, Ukraina është duke u përgatitur kundër një sulmi të forcave ruse në ditët e fundit në rajone kyçe. Ukraina urdhëroi evakuimin e familjeve me fëmijë nga qyteti Druzhkivka në rajonin e Donetskut, ndërsa luftimet intensive vazhduan në zonë

E teksa sytë sotë janë drejtuare nga takimi Trump-Putin, protestuesit në Ukrainë kanë dalë në mbështetje të vendit të tyre, në Anchorage përpara samitit.

Protestuesit valĂ«vizin flamuj ukrainas, ndĂ«rsa shpalosin gjithashtu njĂ« banderolĂ« tĂ« madhe me mbishkrimin “Alaska qĂ«ndron me UkrainĂ«n”.

The post Trump takohet sot me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit first appeared on JavaNews.al.

Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, u eliminua nga raundi i tretë kualifikues i UEFA Conference League, pas një ndeshjeje dramatike kundër Olimpija Ljubljanës që përfundoi me rezultatin 2-4 pas kohës shtesë.

Ndeshja në Rrogozhinë nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën shqiptare, me golin e hershëm të Lushkjas në minutën e 6-të që ndezi shpresat e kualifikimit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt me Jelenkovic që barazoi në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, tensioni u rrit dhe Olimpija kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Marin. Por Egnatia nuk u dorëzua. Me gjithë vështirësitë, përfshirë ndëshkimin me karton të kuq të Yahaya M. në minutën e 81-të, skuadra e Edlir Tetovës arriti të barazojë rezultatin në 2-2 me një gol nga Lushkja në minutën e 86-të, duke çuar sfidën në kohën shtesë.

NĂ« shtesĂ«, lodhja dhe mungesa e njĂ« lojtari u ndjen. Olimpija shĂ«noi edhe dy herĂ« tĂ« tjera me Durdov (99â€Č) dhe Blanco (107â€Č), duke mbyllur llogaritĂ« pĂ«rfundimisht dhe duke i dhĂ«nĂ« fund Ă«ndrrĂ«s evropiane tĂ« Egnatias pĂ«r kĂ«tĂ« sezon.

The post Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League first appeared on JavaNews.al.

Moti sot i paqëndrueshëm, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona

Ditën e sotme (15 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore.

Në mesditë deri pasdite vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male.

Era do fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Deti do të jetë me valëzim 1-2 ballë.

The post Moti sot i paqëndrueshëm, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona first appeared on JavaNews.al.

Dinamo bën mrekullinë, mund gjigantët e Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

Magjia e Ilir Dajës ka dhënë efekt edhe te Dinamo, të cilët kaluan gjigantët kroatë të Hajdukut të Splitit në Conferencë League, teksa fituan 3-1 në ndeshjen e kthimit në Air Albania, ndërsa ishin mundur 2-1 në takimin e parë.

Ndeshja e nisi e barabërtë, por në minutën e 14, Zabërgja realizoi një gol pas një aksioni fantastik. Në vijim, skuadra e Dajës ishte më kërkuese, por nuk mundi të realizoi edhe golin e dytë. Në fundin e kohës së rregullt kroatët mbetën me një lojtar më pak pasi Sanyang mori kartonin e dytë të verdhë.

Në shtesë ishin kroatët që shënuan fillimisht me Karaçiç, por Dinamo besoi dhe realizoi përmbysjen e madhe. Në minutën e 99 Qardaku shënoi për 2-1, ndërsa takimin dhe kualifikimin e vulosi Berisha 2 minuta më pas. Tashmë Dinamo do të luajë në fazën e Play Off-it të Conference Leagu.

Ndërkohë, në Rrogozhinë janë duke u luajtur minutat e shtesës mes Egnatias dhe Ljubljana-s. Koha e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa aktualisht udhëheqin sllovenët 4-2.

The post Dinamo bën mrekullinë, mund gjigantët e Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League first appeared on JavaNews.al.

Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan

Ende asnjë gjurmë nuk ka nga 56-vjeçari, i cili u zhduk në Elbasan, teksa kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.

Pas disa orësh kërkime në terren në fshatin Pashtresh, qeni është gjetur, por jo Pëllumb Toçi, personi i zhdukur.

Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë i cili kishte humbur në mal.

Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

The post Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan first appeared on JavaNews.al.

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve masive! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt turistikë dhe jo vetëm. Sipërfaqe të mëdha toke janë shkrumbuar nga flakët në Patra.

Zjarret në pyje u favorizuan nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e disa fshatrave.

Nga pamjet shihen pyje të djegura, lokale të shkrumbuara dhe njerëz të trishtuar nga kjo fatkeqësi.
38-vjeçarja Anastasia Spiliopoulou shprehet e tronditur para rrënojave të barit ku punonte, një nga shumë ndërtesat e shkatërruara nga një zjarr i madh.

“Ky vend ka shumĂ« kujtime. MĂ« pĂ«lqente tĂ« punoja nĂ« kĂ«tĂ« kuzhinĂ« dhe ndihesha si nĂ« shtĂ«pinĂ« time.”

Ajo u shpreh se nuk e kishte besuar që flakët do të merrnin përmasa të tilla.

“NjĂ« pjesĂ« e zjarrit kishte kaluar nga sipĂ«r autostradĂ«s, por nuk e dija qĂ« do tĂ« arrinte deri kĂ«tu. Dukej sikur ishte shumĂ« larg dhe nuk mund tĂ« imagjinoja qĂ« zjarri do tĂ« arrinte deri kĂ«tu. MĂ« dukej e pamundur.”

Zjarri, i cili shpërtheu të martën, detyroi evakuimin e të paktën 25 vendbanimeve. Ai shkatërroi pyje, ullishte dhe zona industriale, duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor. Pamjet e filmuara me dron tregojnë kodra të djegura që shtriheshin deri në det.

Pronari i një restoranti, Dimitris Daskas, 57 vjeç, tha se i kishte paralajmëruar autoritetet se zjarri do të kalonte malin, por nuk mori ndihmë.

Ai pësoi lëndime teksa ishte përpjekur të shuante zjarrin me mjete rrethanore, në mënyrë që flakët të mos dëmtonin pronën e tij.

“Parcela e askujt nuk ishte e parrezikuar, pasi kishte bar tĂ« thatĂ«. Kam kĂ«rkuar ndihmĂ« nĂ« orĂ«t e vona tĂ« natĂ«s, por nuk mora asnjĂ« ndihmĂ«. Nuk kishte asnjĂ« gjurmĂ« tĂ« zjarrfikĂ«sve kĂ«tu lart. Ok, e kuptoj, ata u pĂ«rqendruan nĂ« fshatra, ka kuptim, por edhe ne jemi pjesĂ« e fshatit, ne jemi shtĂ«pia e fundit e Patras.”

Nuk është raportuar për viktima, por dëmet janë të shumta në të gjithë Patran.

“ShtĂ«pia ime ishte djegur e gjitha, nuk Ă«shtĂ« mĂ« e banueshme. Krahun e kam thyer teksa pĂ«rpiqesha tĂ« fikja flakĂ«t me sa mundĂ«si qĂ« kisha. Nuk kishim as energji elektrike dhe as ujĂ«.”

Ngrohja globale po i shkakton rajonit të Mesdheut vera më të nxehta dhe më të thata, me zjarre që shtohen çdo vit.

Ekspertët paralajmërojnë që vendet duhet të jenë të përgatitura për të luftuar raste të tilla, pasi lënë pasoja shumë afatgjata.

The post Greqia e shkrumbuar pas zjarreve masive! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete first appeared on JavaNews.al.

“Respekt”, Rama shpĂ«rndan foton e tĂ« riut duke shpĂ«tuar njĂ« qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi dhe gjithashtu edhe kafshë.

Ndërsa shpëtimi i jetëve njerëzore dhe i banesave ka qenë prioritet gjatë aksioneve për shuarjen e flakëve, shpëtimi i kafshëve shtëpiake dhe bagëtive ka qenë po ashtu prioritet për banorët, por edhe për forcat e emergjencave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foton e një të riu në qytetin e Gramshit, duke shpëtuar një qen të bllokuar në mes të flakëve.

“Respekt”, shkruan Rama krahas fotos.

Më herët sot kryeministri informoi se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht.

Po ashtu, deri tani numërohen 3 619 krerë bagëti të humbura, ndërsa inventarizimi i dëmeve vazhdon.

The post “Respekt”, Rama shpĂ«rndan foton e tĂ« riut duke shpĂ«tuar njĂ« qen nga zjarri first appeared on JavaNews.al.

Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

ËshtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« moshĂ«n 79-vjeçare inxhinieri dhe ish-i burgosuri politik, Saimir Maloku, njĂ« ndĂ«r zĂ«rat mĂ« tĂ« fortĂ« tĂ« rezistencĂ«s ndaj diktaturĂ«s komuniste nĂ« ShqipĂ«ri.

Maloku ishte njĂ« student i shkĂ«lqyer dhe njĂ« profesionist i dalluar nĂ« fushĂ«n e inxhinierisĂ«, por u dĂ«nua padrejtĂ«sisht me 9 vite burg nga regjimi, pas njĂ« gjyqi tĂ« fabrikuar dhe nĂ«n akuza absurde si “spiunazh” dhe “bashkĂ«punim me agjentura tĂ« huaja”.

Ai kaloi vite të tëra në burgjet famëkeqe të Burrelit dhe Spaçit, ku ndau vuajtjet me figura të njohura të si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.

“Saimir Maloku Ă«shtĂ« dĂ«shmi e gjallĂ« e dhunĂ«s sĂ« diktaturĂ«s dhe njĂ« simbol i guximit pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe dinjitetin njerĂ«zor,” u shpreh Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit MbarĂ«kombĂ«tar pĂ«r Integrimin e tĂ« Burgosurve dhe tĂ« PĂ«rndjekurve PolitikĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha, Maloku mbeti një qytetar i angazhuar dhe një zë i palëkundur për lirinë e shprehjes dhe të medias gjatë periudhës së tranzicionit demokratik të vendit.

Ai do të kujtohet si një intelektual me integritet të lartë, një profesionist i përkushtuar dhe një simbol i qëndresës qytetare përballë dhunës totalitare.

The post Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç first appeared on JavaNews.al.

Luana Vjollca i vĂ« “flakĂ«n” Instagramit, reklamon linjat trupore nĂ« plazh

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për karrierën, por edhe për format e saj trupore.

Së fundmi, Luana po shijon pushimet me familjen, por si çdo herë postimet e saj në rrjete sociale nuk kanë munguar.

Në disa foto të publikuara në Instagram, ajo shfaqet e veshur me bikini, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe komplimentet e ndjekësve.

The post Luana Vjollca i vĂ« “flakĂ«n” Instagramit, reklamon linjat trupore nĂ« plazh first appeared on JavaNews.al.

Rusia, Ukraina dhe territoret: ÇfarĂ« thotĂ« e drejta ndĂ«rkombĂ«tare?

NĂ« prill tĂ« kĂ«tij viti, Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump njoftoi se kishte rĂ«nĂ« dakord nĂ« parim pĂ«r njĂ« traktat paqeje me RusinĂ«. Asokohe presidenti i SHBA-sĂ« tha se marrĂ«veshja me Putinin pĂ«rcakton qĂ« gadishulli i KrimesĂ«, tĂ« cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i pĂ«rkasĂ« RusisĂ«.

“NjĂ« vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi UkrainĂ«n Ă«shtĂ« ligjĂ«risht i paimagjinueshĂ«m, edhe nĂ«se politikisht po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« i mundshĂ«m”, thotĂ« Pierre Tilberger, profesor i sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« Universitetin Ruhr nĂ« Bochum. Pa pĂ«lqimin e UkrainĂ«s, nuk mund tĂ« ketĂ« njĂ« traktat tĂ« tillĂ« paqeje. E drejta ndĂ«rkombĂ«tare moderne bazohet nĂ« “barazinĂ« sovrane tĂ« tĂ« gjitha shteteve”. Dy shtete nuk mund tĂ« lidhin thjesht marrĂ«veshje nĂ« dĂ«m tĂ« njĂ« tĂ« treti.

NjĂ« marrĂ«veshje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« territor RusisĂ« pa pĂ«lqimin e UkrainĂ«s shkel qartĂ« sovranitetin territorial tĂ« vendit, thekson Tilberger. PĂ«rveç kĂ«saj, njĂ« marrĂ«veshje e tillĂ« midis RusisĂ« dhe SHBA-sĂ« “ndoshta do tĂ« shkelte ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« forcĂ«s dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye do tĂ« ishte nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, thotĂ« njĂ« ekspert i sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare.

Territoret e pushtuara i përkasin Ukrainës

Gadishulli i KrimesĂ« dhe katĂ«r distriktet administrative tĂ« Luhanskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit i pĂ«rkasin UkrainĂ«s sipas sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare. Fakti qĂ« Rusia kontrollon de facto kĂ«to territore – ose tĂ« paktĂ«n pjesĂ« tĂ« tyre – dhe i ka aneksuar ato nuk e ndryshon kĂ«tĂ«.

Në vitin 2014, u mbajtën referendume në Krime, e në vitin 2022 në Ukrainën lindore dhe jugore për bashkimin e territoreve të pushtuara me Rusinë.

Megjithatë, ekspertët e së drejtës ndërkombëtare i konsiderojnë ato si refendume të reme. Ekzistojnë udhëzime të qarta mbi kushtet në të cilat referendume të tilla mund të njihen sipas së drejtës ndërkombëtare.

“PĂ«r shembull, duhet tĂ« garantohet qĂ« votuesit tĂ« mund tĂ« shprehin mendimin e tyre lirisht, pa detyrim dhe pa frikĂ«â€, thotĂ« Tilberger. Ky sigurisht nuk ishte rasti nĂ« vitin 2014 gjatĂ« pushtimit rus tĂ« KrimesĂ«. Votimet nĂ« UkrainĂ«n lindore dhe jugore nĂ« shtator 2022 u zhvilluan gjithashtu nĂ« kushtet e njĂ« lufte agresioni dhe pushtimit rus tĂ« kĂ«tyre territoreve.

Votimet ishin kundër ligjit ndërkombëtar

VetĂ«m nĂ« korrik 2025, Gjykata Evropiane e tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut nĂ« Strasburg zbuloi se Rusia kishte krijuar tashmĂ« njĂ« “sistem shkeljesh” tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« territoret e pushtuara midis viteve 2014 dhe 2022.

Sipas vendimit tĂ« GjykatĂ«s, kjo pĂ«rfshinte sulme ushtarake pa dallim, ekzekutime tĂ« civilĂ«ve dhe ushtarĂ«ve ukrainas, tortura dhe dĂ«bime, por edhe “shtypje tĂ« gjuhĂ«s ukrainase nĂ« shkolla”. Duke pasur parasysh kĂ«tĂ« situatĂ« nĂ« rajonet e pushtuara nga Rusia, nuk mund tĂ« supozohet se referendumet atje ishin nĂ« pĂ«rputhje me ligjin ndĂ«rkombĂ«tar.

Asambleja e PĂ«rgjithshme e OKB-sĂ« ka konfirmuar vazhdimisht se referendumet nĂ« Krime dhe nĂ« UkrainĂ«n lindore dhe jugore ishin tĂ« paligjshme. Ato nuk do tĂ« kishin ndryshuar asgjĂ« nĂ« lidhje me pĂ«rkatĂ«sinĂ« e kĂ«tyre territoreve ndaj UkrainĂ«s. Profesori i drejtĂ«sisĂ« Tilberger thekson se nĂ« vitin 2003, u arrit njĂ« marrĂ«veshje midis UkrainĂ«s dhe RusisĂ« – nĂ« pĂ«rputhje me ligjin ndĂ«rkombĂ«tar – nĂ« tĂ« cilĂ«n Rusia e njohu KrimenĂ« si pjesĂ« tĂ« UkrainĂ«s. PĂ«rveç kĂ«saj, nĂ« vitin 1997, tĂ« dy shtetet i premtuan njĂ«ri-tjetrit tĂ« respektojnĂ« kufijtĂ« e njĂ«ri-tjetrit.

Rusia i referohet së drejtës për vetëvendosje

Shpesh dëgjohet nga Rusia: njerëzit në Krime dhe në rajonet lindore dhe jugore duan të largohen nga Ukraina, dhe kjo mbulohet nga një parim i rëndësishëm i së drejtës ndërkombëtare, përkatësisht e drejta e popujve për vetëvendosje.

MegjithatĂ«, e drejta ndĂ«rkombĂ«tare Ă«shtĂ« shumĂ« e rezervuar nĂ«se e drejta e njĂ« populli pĂ«r vetĂ«vendosje i jep atij tĂ« drejtĂ«n pĂ«r t’u shkĂ«putur nga shteti amĂ« pĂ«rmes njĂ« referendumi, shpjegon Tilberger.

Në thelb, e drejta për vetëvendosje u lejon popujve të përcaktojnë lirisht zhvillimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor. Ajo lindi kryesisht kur ish-shtetet e kolonizuara fituan pavarësinë e tyre.

Por ky parim duhet të jetë gjithmonë në përputhje me një parim tjetër themelor të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetin shtetëror mbi territorin. Të dy parimet mund të bien ndesh kur një grup popullsie dëshiron të shkëputet dhe shteti e kundërshton këtë.

Pengesat e mëdha ligjore për ndarjen e territoreve

Nga pikĂ«pamja e sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare, duhet tĂ« bĂ«het njĂ« dallim midis vetĂ«vendosjes “tĂ« brendshme” dhe “tĂ« jashtme”, thotĂ« Tilberger. VetĂ«vendosje “e brendshme” do tĂ« thotĂ«: pakicat kombĂ«tare marrin mbrojtje tĂ« veçantĂ« brenda shtetit tĂ« tyre tĂ« origjinĂ«s, pĂ«r shembull vetĂ«qeverisje ose mbrojtje tĂ« kulturĂ«s dhe traditave tĂ« tyre.

Nga ana tjetĂ«r, vetĂ«vendosja “e jashtme”, ose ndarja nga shteti i tyre i origjinĂ«s, Ă«shtĂ« e mundur vetĂ«m nĂ« rrethana ekstreme. NjĂ« popull qĂ« shtypet sistematikisht dhe nĂ«nshtrohet me shkelje tĂ« rĂ«nda tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut mund tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n e shkĂ«putjes. NĂ« rastin e KrimesĂ« dhe UkrainĂ«s lindore dhe jugore, nuk pati shkelje tĂ« tilla tĂ« rĂ«nda nga qeveria ukrainase.

A mund të heqë dorë Ukraina nga territoret e pushtuara?

Po sikur Trump dhe Putin të bënin një marrëveshje që përcaktonte që Ukraina të hiqte dorë nga territoret e pushtuara dhe qeveria ukrainase ta pranonte? A do të ishte i lejueshëm ky çmim për paqen sipas ligjit ndërkombëtar?

“NĂ« thelb po”, thotĂ« Tilberger. MegjithatĂ«, tĂ« biesh dakord pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« tillĂ« paqeje do tĂ« duhej tĂ« ishte “njĂ« akt i ligjshĂ«m dhe mbi tĂ« gjitha vullnetar i qeverisĂ« ukrainase”. NĂ« veçanti, kjo nuk duhet tĂ« ndodhĂ« nĂ«n presion ose kĂ«rcĂ«nim me forcĂ«.

Nga perspektiva e ekspertĂ«ve tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare, â€œĂ«shtĂ« shumĂ« e diskutueshme se si do tĂ« dukej njĂ« vendim nga qeveria ukrainase qĂ« do tĂ« merrej pa detyrim ose vullnetarisht nĂ« situatĂ«n aktuale”.

Se si do të duhej të zhvillohej saktësisht situata në Ukrainë që të mund të flitet për një transferim vullnetar të territorit sipas së drejtës ndërkombëtare është aktualisht e vështirë të thuhet. Sulmet e ashpra ajrore ruse ndaj objektivave civile në muajt e fundit dhe kërcënimet e qeverisë amerikane me pezullimin e plotë të ndihmave ushtarake sigurisht që nuk flasin në favor të një situate vendimarrjeje në të cilën qeveria ukrainase mund të veprojë lirisht.

Tilberger thekson një aspekt tjetër: kur vendoset për integritetin territorial të një shteti, duhet të merret parasysh edhe roli i popullsisë së prekur. Ka mendime të ndryshme në të drejtën ndërkombëtare për këtë. Disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare besojnë se kur hiqet dorë nga territori shtetëror, njerëzit që jetojnë atje duhet të japin gjithashtu pëlqimin e tyre.

Kushtetuta ukrainase gjithashtu ofron udhëzime

Për ndryshimin e territorit edhe Kushtetuta ukrainase parashikon një referendum, ku të gjithë ukrainasit me të drejtë vote mund të marrin pjesë.

Gjithashtu, për të hequr dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia, duhet të ndrysohen ndoshta edhe vetë Kushtetuta. Sepse neni 133, paragrafi 2, përcakton territorin shtetëror të Ukrainës dhe përmend në mënyrë të qartë katër rajone: Lugansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson.

Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, situata ligjore në Ukrainë nuk luan një rol vendimtar. Por politikisht, Kushtetuta ukrainase mund të jetë e rëndësishme për çdo zgjidhje paqësore. /DW

The post Rusia, Ukraina dhe territoret: ÇfarĂ« thotĂ« e drejta ndĂ«rkombĂ«tare? first appeared on JavaNews.al.

Kosova në Fushëbetejën Gjeopolitike: Koha për një Diplomaci agresive që do shkund botën!

Nga Fadil Maloku, Profesor i Sociologjisë

Në arkitekturën e re gjeopolitike të Ballkanit, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit duhet ridizajnohen nga një sërë faktorësh historikë, politikë, ushtarakë dhe ideologjikë.

Në këtë kontekst, Kosova dhe Serbia përfaqësojnë dy modele të kundërta të partneritetit me SHBA-në:
* e para, si një aleate e vogël, por e gatshme dhe e përkushtuar për të sinkronizuar interesat veta shtetërore e kombëtare, me ato amerikane;
* e dyta, si një fuqi rajonale ambivalente, që shpesh luhatet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe nuk ngurron që edhe haptas të sfidoj interesat amerikane (shkaku i Rusisë e Kinës) në Ballkan;

II.
Kosova, poashtu DUHET ta shfytëzoj maksimalisht këtë përparësi të qartë strategjike në raport me Serbinë që buron nga një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Në realpolitikën ndërkombëtare, pesha e një shteti nuk matet vetëm me madhësinë, popullsinë apo fuqinë ekonomike, por edhe me vlerën (peshën) strategjike që ai i ofron aleatëve të vet.

III.
Kosova, ndonëse një shtet i vogël, përfaqëson një pikë qëndrueshmërie, koherence dhe besnikërie në rajon që ende mbetet i trazuar dhe mbushur me probleme politike, etnike, sociale, ekonomike, fetare e kulturore.
NdĂ«rkaq, Serbia mbetet, tĂ« paktĂ«n edhe pĂ«r njĂ« kohĂ«, njĂ« “rrezik i llogaritur” pĂ«r SHBA-nĂ«: e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r stabilitetin rajonal, por jo gjithmonĂ« e besueshme dhe koherente si aleate strategjike


The post Kosova në Fushëbetejën Gjeopolitike: Koha për një Diplomaci agresive që do shkund botën! first appeared on JavaNews.al.

“Shfaqem aty ku s’ta pret mendja”! Me armĂ« gjahu nĂ« dorĂ«, çfarĂ« postonte vrasĂ«si i 14 vjeçarit nĂ« Maliq

“Mos mĂ« kĂ«rko unĂ« nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. KĂ«to ishin fjalĂ«t qĂ« autori i vrasjes sĂ« 14-vjeçarit nĂ« Maliq postonte nĂ« rrjetet sociale.

E. Guri, autori i vrasjes së E. Xhejo, postonte në Tik Tok edhe foto me armë gjahu.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën E. Xhejo, teksa mbeti i plagosur E. Guri.

Mësohet se ata ishin konfliktuar një ditë më parë.

Autori i mitur Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« komisariat pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post “Shfaqem aty ku s’ta pret mendja”! Me armĂ« gjahu nĂ« dorĂ«, çfarĂ« postonte vrasĂ«si i 14 vjeçarit nĂ« Maliq first appeared on JavaNews.al.

Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune

Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazĂ«s sĂ« re tĂ« kompanisĂ« ajrore “Ryanair”, e cila do tĂ« nisĂ« operimet nĂ« prill 2026. Ky zhvillim pĂ«rbĂ«n njĂ« tjetĂ«r hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r infrastrukturĂ«n ajrore dhe turizmin nĂ« ShqipĂ«ri.

Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të ofrojnë fluturime direkte drejt 10 destinacioneve të reja: Birmingam (MB), Dublin (IR), Milano, Maltë, Napoli, Peskara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona.

PĂ«rveç linjave tĂ« reja, “Ryanair” do tĂ« shtojĂ« frekuencat e fluturimeve nĂ« destinacionet mĂ« tĂ« kĂ«rkuara, duke ofruar njĂ« rrjet prej 33 destinacionesh nĂ« 13 shtete.

Ky zgjerim pritet të sjellë rritje të ndjeshme ekonomike, duke çuar trafikun vjetor të pasagjerëve në 4 milionë dhe duke mbështetur mbi 3 mijë vende pune në vend./Marrë nga ATSH

The post Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune first appeared on JavaNews.al.

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq.

Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.

Aktivistët e SNS-së së Vuçiq janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.

Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.

Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, raporton KosovaPress.

Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiq në këtë qytet. Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiq.

The post Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit first appeared on JavaNews.al.

Kush është autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq? Pamjet kur shoqërohet nga spitali në komisariat

Ky është momenti kur Enedio Guri, autori i vrasjes se 14-vjeçarit, Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia.

Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.

Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

The post Kush është autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq? Pamjet kur shoqërohet nga spitali në komisariat first appeared on JavaNews.al.

❌