Reading view

Tragjike/ Ylli i Liverpulit vdes në një aksident me makinë, ishte martuar 10 ditë më parë

Diogo Jota , sulmuesi 28-vjeçar i Liverpoolit dhe ekipit kombëtar portugez, vdiq tragjikisht këtë mëngjes në një aksident me makinë në provincën e Zamorës, Spanjë. Incidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë Palacios de Sanabria.

Jota po udhëtonte me vëllanë e tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist, kur makina në të cilën ndodheshin doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Flakët përfshiu automjetin dhe u përhapën në bimësinë përreth. Shërbimet e emergjencës, të njoftuara nga disa dëshmitarë, nuk mundën të bënin asgjë.

Lajmi, i raportuar nga Marca , ka tronditur botën e futbollit, e cila po mban zi për vdekjen e parakohshme të talentit portugez. Jota ishter martuar vetem dhjete dite me pare.

The post Tragjike/ Ylli i Liverpulit vdes në një aksident me makinë, ishte martuar 10 ditë më parë first appeared on JavaNews.al.

  •  

Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë

Nga Skënder Minxhozi/

Nigel Farage është një personazh i njohur në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj. Është njeriu që ka marrë përsipër meritën (damkën, nëse shihen sondazhet e sotme), për avancimin bashkë me Boris Johnson të fushatës së famshme të Brexit në verën e vitit 2016. Thënë ndryshe daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pas referendumit të shpallur nga kryeministri i kohës David Cameron.

Prej disa ditësh Nigel Farage, kryetar i një partie politike të ekstremit të djathtë ka nisur një debat në distancë me kryeministrin Rama në lidhje me kriminalitetin shqiptar në Britani. “Merr kriminelët e tu” është mesazhi bazë i Farage, i cili tingëllon në sinkron të plotë me frymën ksenofobe e raciste që të djathtat evropiane po ndjekin këto kohë nën shembullim e administratës së Donald Trump, që ka nisur prej muajsh një gjueti emigrantësh në rrugët e qytetet e SHBA. Në thelb ajo që derdh Farage në mesazhet e tij për Ramën është një pjesë e helmit përjashtues në rang planetar që ka pushtuar kryesisht hemisferën veriore pas zgjedhjeve amerikane. Jemi futur në një botë të re dhe duhet bashkëjetuar me të!

Debati Rama-Farage është vetëm njëri ndër shumë e shumë episodet ku qindra mijë shqiptarë që punojnë sa shpirti jua di në lloj-lloj punësh të rënda, që çojnë përpara familjet e tyre me sakrifica të pafundme, shkollojnë fëmijët, që hapin biznese e paguajnë taksa – i gjithë ky komunitet njerëzor, vijon të vuajnë imazhin e trafikantit, kriminelit apo shkelësit të ligjit me pasaportë shqiptare. A thua se kombësitë e tjera janë engjëj! A thua se dhe vetë britanikët nuk janë de facto porositësit dhe konsumuesit më të parë të drogës e veseve të tjera për të cilat tregohen me gisht të ardhurit!

Britania e Madhe po përjeton sot një debat të brendshëm në lidhje me emigracionin, që sillet prej vitesh në rreth vicioz. Dalja nga Bashkimi Evropian nuk e zgjidhi problemin e infiltrimeve të refugjatëve klandestinë dhe as integrimin e tyre në shoqërinë britanike. Nuk përmirësoi as ekonominë e situatën sociale, çka krijon frustrim dhe shtyn drejt tezave të personazheve si Farage. Në këtë amulli politike stagmatizimi i një komuniteti si ai shqiptar ka qenë prej kohësh në axhendën e disa politikanëve e mediave. Megjithatë realieti është kokëfortë. Masa milionëshe e emigrantëve nga India, Pakistani, Bangladeshi, Lindja e Mesme apo Evropa Lindore së bashku me problematikat që ajo ka krijuar ndër vite, nuk mund të mbulohen me “shoshën” modeste të shqiptarëve. Jemi shumë pak për të qenë koka e turkut në një fuqi 60 milionëshe.

Nigel Farage është rasti klasik i populistit që po përpiqet të ndërtojë rikthimin e tij politik në skenën politike britanike, pas zhgënjimit masiv që ka shkaktuar Brexit, të cilin ai e glorifikoi dhe pasi po sheh se konservatorët në krizë, sfera më e afërt politike me idetë e tij, janë tashmë një basen votash ku ai mund të marrë përkrahje dhe konsensus. Ky është edhe thelbi i debatit të tij me Ramën: të fitojë pikë në lojën politike kombëtare.

Vetëm pak vite më parë Shqipëria doli vendi me më pak grabitje në Evropë, një shifër që habiti shumëkënd. Asnjë çudi në fakt. Ky është një realitet i cili lidhet me sjelljen tonë, me atë që jemi dhe bëjmë, përjashtuar rastet speficike nga të cilat nuk është i imunizuar asnjë vend. Britania e Madhe më e para, ashtu si çdo vend i madh perëndimor.

Kur statistikat flasin, e vërteta del në shesh. Kur elita drejtuese e një vendi si Britania e Madhe kërkon të bëjë propogandë e luftë politike me emigracionin, e vërteta fshihet, përdridhet dhe manipulohet. Ky është rasti kur shifrat fryhen, statistikat fillojnë e fusin ujë, teksa populistët e tipit Farage nisin e kërkojnë kokat e turkut për paaftësinë e tyre për të ofruar zgjidhje për krizat e brendshme.

Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë janë një vend shumë më i sigurt se Londra apo Liverpuli e kjo pasiguri në ato qendra të mëdha urbane natyrisht s’i detyrohet shqiptarëve të dhunshëm aty. S’mund të jemi engjëj në vendin tonë dhe kriminelë e vrasës nëpër botë. Nuk shkon as me logjikë e as me fakte. Më e saktë është të thuhet siç nuk ka pyll pa derra, po ashtu nuk ka komunitete emigrantësh pa kriminelë e trafikantë. Puna është se këta të dytët bëjnë rregullisht më shumë zhurmë e bien në sy ku e ku më fort sesa qindra mijë të tjerët që ulin kokën e mundohen të përballin jetën e vështirë të emigrantit.

Do dalë përherë një Farage që të na e fryjë këtë lloj propogande spekuluese, e cila zhduket ngadalë dhe me shumë vështirësi nga trutë e opinionit publik. Siç ka ndodhur me “italianët janë mafiozë”, “francezët arrogantë” apo me “hebrenjtë hileqarë” etj etj. Janë klishe të cilat fatkeqësisht vetëm koha do i shërojë dhe kura zakonisht në këto raste është e ngadaltë. S’po përmendim klishetë për britanikët sepse lista do të ishte shumë e gjatë dhe jo fort e bukur!

 

 

The post Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë first appeared on JavaNews.al.

  •  

Reuters/ Ja sesi Trump shantazhoi prokurorët izraelitë që të heqin dorë nga akuzat ndaj Kryeministrit Netanyahu

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të shtunën sulmoi prokurorët në Izrael lidhur me gjyqin për korrupsion me të cilin është përballur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se Uashingtoni, pasi i ka dhënë ndihmë Izraelit me vlerë miliarda dollarë, nuk do ta “durojë këtë”.
Netanyahu u padit në vitin 2019 në Izrael për akuzat e ryshfetit, mashtrimit dhe shkeljes së besimit – të cilat ai i mohon të gjitha. Gjyqi filloi në vitin 2020 dhe përfshin tre çështje penale.
Të premten, gjykata hodhi poshtë një kërkesë të avokatëve të Netanyahut për të shtyrë dëshminë e tij për dy javët e ardhshme për shkak të çështjeve diplomatike dhe të sigurisë pas konfliktit 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit këtë muaj.
Ai pritet të dalë në bankën e të akuzuarve të hënën për t’u marrë në pyetje.
“Është ÇMENDURI të bësh atë që prokurorët jashtë kontrollit po i bëjnë Bibi Netanyahut”, tha Trump në një postim në Truth Social, duke pohuar se procesi gjyqësor do të ndërhynte në aftësinë e Netanyahut për të zhvilluar bisedime me grupin militant palestinez Hamas dhe Iranin.
Një zëdhënës i prokurorisë izraelite nuk pranoi të komentojë mbi postimin e Trump. Netanyahu në X e ripostoi postimin e Trump dhe shtoi: “Faleminderit përsëri, @realDonaldTrump. Së bashku, do ta bëjmë Lindjen e Mesme përsëri të Madhe!”
Postimi i dytë i Trump gjatë pak ditëve, duke mbrojtur Netanyahun dhe duke bërë thirrje për anulimin e gjyqit, shkoi një hap më tej duke e lidhur veprimin ligjor të Izraelit me ndihmën e SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë miliarda dollarë në vit, shumë më tepër se çdo komb tjetër, duke mbrojtur dhe mbështetur Izraelin. Ne nuk do ta durojmë këtë”, tha Trump.
Netanyahu “tani për tani” ishte në proces të negociatave për një marrëveshje me Hamasin, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Të premten, presidenti republikan u tha gazetarëve se besonte se një armëpushim ishte afër .
Hamasi ka thënë se është i gatshëm të lirojë pengjet e mbetura në Gaza sipas çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Izraeli thotë se mund ta përfundojë atë vetëm nëse Hamasi çarmatoset dhe shpërbëhet. Hamasi refuzon të dorëzojë armët.
Interesi për zgjidhjen e konfliktit në Gaza është rritur pas bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit .

Raportimi nga Ryan Patrick Jones dhe Mike Stone; Raportimi shtesë nga Maayan Lubell në Jerusalem; Redaktimi nga Humeyra Pamuk, Sandra Maler, Chizu Nomiyama dhe Kim Coghill

The post Reuters/ Ja sesi Trump shantazhoi prokurorët izraelitë që të heqin dorë nga akuzat ndaj Kryeministrit Netanyahu first appeared on JavaNews.al.

  •  

Neni Basha, kur Doktori përjetëson paraardhësin

Nga Skënder Minxhozi/

Doni t’i gjeni një përcaktim të shkurtër dhe përmbledhës asaj që po ndodh në Partinë Demokratike pas 11 majit?! Mjafton të shqiptoni togëfjalëshin “neni Basha” dhe i keni thënë të gjitha. Nuk ka nevojë as për analiza, refleksione, kalkulime a tjerrje të këtij lloji. Shihni si u soll kreu i partisë në momentin që u vu përballë shifrave zgjedhore dhe do të kuptoni gjithçka. Do të kuptoni përse partia po hesht teksa u tkurr me 250 mijë vota krahasuar me katër vite më parë. Do të kuptoni përse Berisha dhe të tjerët që tashmë janë emëruar deputetë janë kaq të qetë dhe bëjnë një luftë imagjinare sa për sy e faqe me kutitë e votimit sa për të kaluar vapën.

Do të kuptoni përse stanjacioni e jo rotacioni apo rinovimi i elitës drejtuese janë alfa dhe omega e Partisë Demokratike qyshse përzunë me hunj e shkallë zjarrëfikësish nga selia kryetarin humbës tre vjet të shkuara. Do të kuptoni më në fund përse Edi Rama ka luksin të mos lerë mbledhje a konferencë (apo edhe dasëm) pa marrë pjesë në Evropë e SHBA, duke lënë në Tiranë shqytarët e vet që të merren me folklorin elektoral të opozitës.

E keqja e epokës teknologjike që jetojmë është se asgjë që thuhet publikisht nuk zhduket më. Google dhe gjigandët e tjerë të botës dixhitale kanë shpikur madje “të drejtën e harresës” si mjet për t’i hequr nga qarkullimi disa ngjarje e lajme të vjetra. Por ja që deklaratat e Berishës në momentin kur PD miratonte nenin e largimit të kryetarit në statutin e ri, janë ende në rrjet. Ai deklaronte, fjala vjen, në 1 dhjetor 2021 se “kryetari do të largohet, nëse humb zgjedhjet, pa asnjë diskutim. Ky nen do quhet “Neni Basha”! Duke e shoqëruar propozimin me lëvizjen karakteristike të dorës kur dëshëron të garantojë ata që ka përpara, Doktori mundi t’i shkëpusë disa duartrokitje e fishkëllima entuziaste militantëve të mbledhur në sallë, por siç ka ndodhur rëndom me garancitë e tij publike, ato kanë qenë fjalë të shkruara në akull.

Mund t’i shohë kushdo dhe të provojë sesa pak përputhen këto fjalë sot me qëndrimin në zyrë të Sali Berishës. Mund të shohë fjala vjen edhe atë që deklaronte Gazmend Bardhi tre vjet më parë e ta krahasojë me atë që thotë këro orë në favor të qëndrimit të Berishës edhe pasi mbeti 33 mandate prapa Edi Ramës në zgjedhje.

“Neni Basha” është sot totemi i vërtetë që mban në këmbë PD-në e sotme, filozofinë e saj të vijimësisë dhe të kultit të individit. Sikur të mos kishte një nen të posaçëm për shkarkimin e kryetarit të PD, nuk do të dinim si ta përkufizonim shpejt e me pak fjalë refuzimin e tij për të ikur nga detyra. Neni në fjalë nuk parasheh sesa të vështira kanë qenë zgjedhjet për partinë, sesa hajdute ishte pala tjetër dhe sesa “rrethana” specifike u bënë pengesë për fitoren e garës elektorale. Ky nen, sipas ngulmimit dhe batutave ironike që Berisha përdorte në momentin që aprovohej uninamisht dhe duke mallkuar “Lul bravën”, nuk duhej të linte asnjë shteg për justifikime. Të tillë e donte Berisha dhe të tjerët asokohe. Rigoroz, të prerë dhe të paapelueshëm. Ironia e 11 majit provoi se guri i hedhur lart në atë moment, ra shpejt mbi kokat e propozuesve të nenit. Koha dhe graviteti fitojnë gjithnjë, thonë ligjet e fizikës.

A ka nder më të madh për Lulzim Bashën sesa të krijosh një dispozitë staturore me emrin e tij e cila parasheh shkarkim automatik në rast humbjeje të zgjedhjeve, e më pas kur kjo rrethanë të paraqitet, ti ta refuzosh atë publikisht dhe me insistim! Basha arriti një rezultat elektoral në kufinjtë e komikes, por për një gjë duhet të jetë i kënaqur: ata që e larguan e kanë kthyer në simbolin e papërgjegjshmërisë së tyre. Me siguri do të jetë duke fërkuar barkun nga kënaqësia që nga 12 maji. E dënuan me një nen të cilin nuk po e zbatojnë ata vetë të parët…

 

The post Neni Basha, kur Doktori përjetëson paraardhësin first appeared on JavaNews.al.

  •  

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se zgjedhjet shqiptare rezultojnë të ndershme e pa probleme kur ato verifikohen brenda trajektores së ditës së votimit dhe periudhës së numërimit të votave. Qindra kuti janë hapur tashmë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ato kanë zbuluar një listë problemesh teknike, kurthesh të vogla komisionerësh, bërryla kandidatësh apo thjesht pakujdesi, të cilat deri tani nuk kanë lëvizur nga vendi as edhe njërin prej 33 mandateve që Rama ka avantazh mbi Berishën. Madje as mandatin milimetrik të Zegjinesë! As Ilir Alimehmeti nuk ja mori dot vendin Jorida Tabakut e as partitë e reja nuk shtuan dot asnjë mandat tjetër. Rinumërimi i la shifrat aty ku i gjeti, me përjashtim të pak qindra votave që kanë lëvizur më shumë brenda listave të të njëjtës forcë politike, sesa mes pozitës dhe opozitës.

Ajo që shpaloset sa herë rihapen kutitë në proceset elektorale shqiptare, po konfirmohet edhe këtë radhë. Madje për ironi të fatit, kur janë rinumëruar 50 përqind e kutive të Tiranës partia më e favorizuar padrejtësisht me vota është PD. Në 606 kuti të rinumëruara demokratët kanë marrë padrejtësisht 309 vota, kurse PS 223 vota. Ata që bërtasin se janë vjedhur, rezultojnë se ju kanë marrë vota të tjerëve!

Që rinumërimi ishte një stuhi në gotën e ujit kjo pritej. Sepse zgjedhjet tona kanë kohë që kanë marrë një dozë të madhe vëmendjeje dhe verifikimi në procesin e votimit dhe numërimit të votës. Tregtia e vockël e votave mes komisionerëve e kandidatëve nëpër tryezat e numërimit është e vetmja lojë që po zbulohet gradualisht duke na dhënë të kuptojmë edhe një herë sesa i madh është hendeku mes asaj që dëgjojmë nga podiumet e politikës dhe studiot televizive, me atë që ka ndodhur realisht në terren me mbi 5200 kutitë e votimit në 11 maj.

Masakra elektorale që priste Sali Berisha rezultoi ashtu siç pritej, një flluskë sapuni. Shqipëria e varfër nuk ka trena shqiptarë, e jo më të ketë trena bullgarë, siç thotë opozita.

Vendi ynë i drejtohet kësisoj edhe një herë më tepër pas një sage elektorale, një vere të nxehtë të mbushur me lajme pushimesh, me turma turistësh nëpër plazhe dhe rrugët, fshatrat e qytetet dhe me gosipin e tekave të vipave që ndërrojnë kostumet e banjos, të dashurat apo destinacionet ekzotike. Sherri i zgjedhjeve vjen e tretet si vesa para diellit, sapo stina e nxehtë instalohet fuqiplotë dhe topit shqisat politike të miliona shqiptarëve.

Për pak ditë politika shqiptare do të heqë spinën dhe do t’i drejtohet plazhit. Ky do të jetë edhe akti i fundit dramës së sforcuar zgjedhore, ku më në fund Ilirian Celibashi do të ketë mundësinë të hedhë firmën finale mbi rezultatin e 11 majit. Është një procedurë disamujore që përsëritet e me të cilën jemi mësuar tashmë, madje e kemi bërë edhe Kosovën të sillet si ne me zgjedhjet me kalimin e viteve.

Me hapjen e kutive opozita mori edhe nje tjetër bumerang në fytyrë. Pas rinumërimit të votave kudo nëpër Shqipëri teorema e masakrës elektorale është sot edhe më e dobët e anemike.

Jemi përballë rastit klasik kur një palë humbëse e përdor kontestimin e rezultatit si melhem për plagët e marra në kutitë e votimit. Pas rinumërimit në kuti nuk po gjendet shkaku i humbjes, por alibia e saj. Berisha po e shtyn me mjeshtëri karrocën e humbësit drejt pushimeve verore, ndërkohë që lufta e tij me kutitë po bie qysh tani në plan të dytë, përballë luftës tjetër, asaj të vërtetës mes Iranit dhe Izraelit. Shqiptarët po dëshmojnë se janë më të interesuar për raketat mbi Tel Aviv e Teheran, sesa për dramat psiko-sociale Alimehmeti-Tabaku apo Xhaçka-Gjylameti.

Ndodhemi në një pikë të sezonit politik, atë post-zgjedhor, ku Sali Berisha “takon” Lulzim Bashën. Në sensin që të dy janë gjetur përballë realitetit të ftohtë identik të shifrave elektorale që i ka nxjerrë humbës, duke u përpjekur të justifikohen me lloj-lloj piruetash përballë shqiptarëve. Siç pritej, edhe hapja e kutive nuk ndihmoi. Megjithatë do të ndihmojnë pushimet verore dhe plazhi, “melhemi” i zakonshëm i opozitës në 12 vitet e fundit.

The post Kutitë u hapën, pushime të mbara! first appeared on JavaNews.al.

  •  

Lufta Izrael-Iran: Ajo që nuk duhej kurrsesi

Nga Zef Mazi, Ish-Asistent i posaçëm për Strategjinë i Drejtorit të Agjencisë Bërthamore (IAEA), Vjenë

Lufta që nisi Izraeli duke bombarduar Iranin ishte e paprovokuar, e papritur, e keqmenduar dhe me pasoja të mëdha. Goditja paraprake (pre-emptive strike, masë preventive luftarake para se të ndërmerret një sulm i afërt ndaj tij) ishte dhe është vetëm pretekst. Pretekst është edhe programi bërthamor i Iranit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit të SHBA-së kanë pohuar se Irani nuk ka dhe nuk po ndjek program për armë bërthamore. Prandaj, nuk bëhet fjalë për program bërthamor ushtarak të Iranit, ai është preteksti. Por kemi të bëjmë me një operacion luftarak për të ndryshuar regjimin në Iran.

Netanjahu ka afro 30 vjet që përsërit se Irani është dy ditë, dy javë, dy muaj larg bërjes së bombës, një gënjeshtër e përsëritur edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pa u skuqur. Synimi ka qenë që të ndërmerret sulm kundër Iranit dhe të tërhiqet e të përfshihet SHBA-ja direkt në këtë luftë. Kjo u evitua nga të gjithë presidentët para Trumpit.

Ndonjërit është mirë t’i tregohet se ku e ka vendin. Një tjetrit i duhet thënë, dhe duhet që të kuptohet, se nuk mund të sundohet më bota. Ajo kohë e hegjemonisë unipolare, me mbarimin e Luftës së Ftohtë në fundin e viteve 1980, ka përfunduar. Korpusi legjislativ ndërkombëtar përmblidhet me të drejtën ndërkombëtare, një rend i bazuar në ligje, në drejtësi, një rend i diskutuar dhe i miratuar bashkërisht, zyrtarisht. Rendi i bazuar në rregulla nuk ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare! Ai rend do të thotë “me rregullat e tua”, që i ke vendosur ti, që janë vendosur si të duash, kur të duash, rregulla që janë bërë për të tjerët dhe duhet të zbatohen nga të tjerët, pra në një botë që ndodhet në sistem anarkie, ku shihet se po ecet me logjikën e ligjit të më të fortit. Sot nuk është lehtë të pranohet të ecet me logjikën “unë jam më i forti”. Sot është bërë realitet se ecet me logjikën e “një ndër disa më të fortët”.

Kështu, mbi këtë logjikë, është konceptuar dhe ngritur OKB-ja 80 vjet më parë. Vendet duhet të sillen në atë situatë që ato të njohin dhe të zbatojnë ligjin, të drejtën ndërkombëtare, jo të ndjekin politika dhe të bëjnë veprime të jashtëligjshme, jashtë çdo ombrelle ligjore.

Vendet duhet të sillen në atë situatë që t‘a kuptojnë se ku e kanë vendin dhe ku është vendi i të tjerëve, ku dhe cilat janë interesat e sigurisë të tyre dhe të të tjerëve, si dhe rreziqet që bart ky ose ai veprim, të kuptojnë se nuk mund të shkelet e drejta ndërkombëtare. Ajo e drejtë duhet të respektohet nga të gjithë dhe cilido. Asnjë shtet nuk mund të dalë mbi të.

Nuk mund të bombardohet kudo, kurdo, cilido, pa arsye, ose për arsye të supozuara, të sajuara, të rreme. Kujtoj, të tilla ishin edhe “arsyet krejt të pavërteta, të sajuara” për të justifikuar bombardimin e Irakut. Sulmet e Izraelit më 13 qershor dhe nga Amerika më 22 qershor ishin të pajustifikuara, krejtësisht të panevojshme, të dëmshme, të paprovokuara. Një numër i madh ekspertësh gjeopolitikë, ushtarakë dhe politikë kanë pohuar në mënyrë të përsëritur se Irani nuk përbën rrezik të menjëhershëm apo afatgjatë për SHBA-në. Drejtues kryesorë janë individë të përbuzur dhe jopopullorë. Një ndjenjë e tillë nuk është parë prej shumë dekadash.

Kur bëhet fjalë për armë bërthamore, për rrezik bërthamor, duhet të ketë dhe të njihet një lloj proporcionaliteti kur dhe përse mund të përdoren ato armë shkatërruese në përputhje me doktrinat strategjike ushtarake të vendeve që i posedojnë. Nuk shihet të ketë arsye se do të arrihet në atë pikë, dhe kurrsesi nuk duhet shkuar deri atje. Ajo do t’i jepte fund jetës në Planetin Tokë.

Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (Non-Proliferation Treaty,  NPT), në të cilën Irani është palë, e ka nënshkruar dhe ratifikuar atë, është kthyer me kokë poshtë! Ai Traktat nuk duket se respektohet më. Me ç’po ndodh, vendet anëtare kanë të drejtë të mos e shohin atë si mbrojtje. Në këtë kontekst, nuk përjashtohet edhe mundësia e një tërheqjeje të Iranit nga NPT. Ndoshta kjo nuk do të ndodhë, por edhe mund të ndodhë një veprim i ngjashëm me atë që bëri Koreja e Veriut, sepse Irani u provokua skajshëm dhe mund të mendohet edhe të tërhiqet. Ndoshta jo. Traktati NPT ka kërkesa për t’u anëtarësuar, për t’u bërë palë në të, por nuk ka klauzolë që të pengojë daljen e një shteti anëtar prej tij.

Koreja e Veriut as mund të sulmohet dhe as do të sulmohet ndonjëherë, sepse ajo ka armë bërthamore dhe mjete të dërgimit të tyre në distanca të largëta. Po të kishte Irani armë të tilla, a do guxonte njeri ta sulmonte? Izraeli nuk ka firmosur, nuk është palë në NPT, dhe as pohon, as mohon se ka armë bërthamore. Izraeli është jashtë çdo kontrolli të IAEA-s. Kjo është krejt normale, ai nuk është palë në NPT. Përse të mos jetë?! Përse të mos i kërkohet me insistim që të jetë palë dhe të vendosë gjithçka ka në fushën bërthamore nën kontrollin e garancive të Agjencisë Bërthamore, si reth 170 shtete të tjerë? Përse t’i lejohet të ketë armë bërthamore? A nuk përbën kjo rrezik për të tjerët? Përse të punohet që ai tjetri të mos lejohet të ketë, bile edhe të bombardohet, gjoja që të pengohet të mos ketë!

SHBA-ja nën presidencën e parë të Trumpit anuloi JCPOA-n. Ajo është marrëveshja më shtrënguese, më strikte dhe kontrolluese, që IAEA i ka vendosur ndonjëherë ndonjë vendi tjetër që nga krijimi i saj në 1957. Irani, si palë nënshkruese e JCPOA-s, po e zbatonte pikë për pikë marrëveshjen e garancive, përfshirë edhe Protokollin Shtesë, po e zbatonte sikur ta kishte firmosur. Irani monitorohej nga mbi 10 inspektorë të IAEA-s çdo ditë, duke qenë kështu vendi më i monitoruar në botë që nga krijimi i IAEA-s.

Nëse Irani tërhiqet nga NPT, ose ndërpret marrëdhëniet me IAEA-n, mund të kuptohet se do të ketë më shumë liri të ecë në drejtimin që ka vendosur. Sot Irani e ka të ndaluar nga FATWA që ka lëshuar Ajatollahu Khamenei! Irani, Persia e Lashtë me histori 7000-vjeçare, vepron me kalkulim, pa emocione, dhe unë nuk shoh se do ta ndërmarrë atë hap. A nuk janë sot këto rrethana që vënë në pikëpyetje anëtarësinë në NPT? Por kjo situatë, kur ky shtet 7000-vjeçar bombardohet, ai detyrohet të ndërmarrë ato hapa që i gjykon me vend.

Sulmi i SHBA-së ndaj instalimeve bërthamore të Iranit shihet edhe si sulm ndaj vetë NPT-së. Ai sulm është në kundërshtim flagrant me Kartën e OKB-së, me Statutin e Agjencisë Bërthamore, me Konventën e Sigurisë Bërthamore (NSC) që ndalojnë rreptësisht sulmet ndaj këtyre instalimeve!

Si mundet përsëri t’i besohet diplomacisë dhe negociatave? Ne ishim në negociata, ti më bombardon dhe, pas bombardimit, më thua “eja ulu të bisedojmë”! Absurditet dhe hipokrizi e skajshme.

 Është problem strategjia e hegjemonisë, që këtej e tutje nuk do të ketë më, por do të jetë politikë e hegjemonisë. Amerika duhet të sundojë botën, një problem dhe qëndrim ideologjik hegjemonist. Kjo nuk pranohet më nga vende të tjera. Ato vende duhet të ndërhyjnë dhe, me siguri, do të ndërhyjnë, në kohën, formën dhe mënyrën që do e gjykojnë të përshtatshme. Nëse vazhdon kjo që po shohim, është të ecësh me ligjin e xhunglës. Kjo që ndodhi dhe vazhdon, që mediat kryesore shtetërore “mainstream” nuk e japin, por kanë vënë embargo pothuajse totale, flet qartë se Izraeli është lejuar “të përdredhë” Amerikën si të ishte një lojë në duart e saj. Më saktë, po e heq “si të ishte”.

Irani është 79 herë më i madh se Izraeli si territor dhe 14 herë më i madh si popullsi. Ai është më i madh se krejt Evropa Perëndimore. Izraeli i jep formë politikës në Uashington sipas interesave të veta. Përdoren shuma marramendëse parash, kryesisht nga AIPAC dhe nga hebrenj të tjerë amerikanë shumë të pasur, për të zgjedhur kongresin dhe senatin, për të zgjedhur president dhe drejtuesit e lartë të institucioneve kryesore të shtetit. Prandaj, shohim një senat dhe kongres të bindur ndaj tij, “në xhep”. Është rreziku i një lufte të gjatë; askush lart në Uashington duket se nuk është i përgatitur për luftë të shkurtër. Katastrofë.

Bombardimi amerikan mësohet se ka pasur efekt mjaft të limituar. Ai ka dëmtuar vetëm disa godina që ishin bosh. Edhe sikur të kishte përdorur bombat “buster” 13-tonëshe, që depërtojnë deri rreth 65 metra, nuk do kishin efekt sepse, kryesisht Fordo, është në thellësi disa qindra metra nën tokë dhe e fortifikuar. Irani ishte lajmëruar një natë më parë për sulmin, kishte hequr materialin bërthamor, edhe disa centrifuga më të fundit dhe i ka strehuar nuk dihet se ku. Ndërsa Izraelit po i mbarohen municionet, edhe pse vijojnë fluturimet me armatime dhe municione nga Amerika dhe Gjermania, edhe nga disa të tjerë që rreshtohen pas linjës. Pathyeshmëria ushtarake duket paskësh qenë fasadë kur mësohet se pa mbështetjen ditore direkte amerikane me armatime, municione dhe të tjera nuk mund të përballojë më gjatë se një javë.

Nuk ka strategji. Nëse ka, cila është ajo? Cili është objektivi për t’u arritur? A janë menduar pasojat strategjike afatgjata? A kuptohet se në ç’rrugë është hyrë? Nëse nuk ka strategji, atëherë për çfarë bëhet, cili është fundi i kësaj ndërmarrje marrëzie? Ajo që po ndodh nuk bën kurrfarë sensi. Duhet kujtuar çfarë ndodhi në Luftën e Parë Botërore me Britaninë, me emocionet e saj, me thirrjen që i bëri SHBA-së për t’u futur në atë luftë. E njëjta situatë duket se po përsëritet sot. Logjika “nëse nuk e bëjmë ne, do e bëjnë pasuesit tanë” është lajthitje për të justifikuar ç’po bëhet. Janë shpëlarë trutë nga propaganda marramendëse ditore, dhe njerëzit mendojnë se nuk ka rrezik, ndërkohë që rreziku është jashtëzakonisht i madh.

Çdo gjë që po bëhet është keq, me ndikim enorm gjeopolitik, me ndikim negativ në situatën energjetike, në furnizimet botërore me energji, me ndikim të madh negativ në ekonominë botërore, etj. Nga Ngushtica e Hormuzit kalon mbi 20 për qind e furnizimit botëror me naftë, nënprodukte të saj, me gaz dhe gaz të lëngshëm, etj. Vetëm Kina merr mbi 30 për qind të nevojave të saj nga Irani dhe ndonjë vend tjetër i Gjirit Persik. Por, përsëri, pavarësisht, ne do të bombardojmë dhe pas tij, Irani do të shkatërrohet, regjimi do të bjerë. Është iluzion i madh vetëshkatërrues!

Pavarësisht si etiketohet dhe çfarë argumentesh “fake” përdoren, ky është qartë një operacion për ndryshim regjimi, për të siguruar paralelisht edhe dominimin hegjemon të Izraelit në Lindjen e Mesme. Operacioni është gjithashtu i lidhur dhe kundër BRICS, ku Irani është anëtar, është kundër aleancës integruese të Euro-Azisë, kundër korridoreve të Iniciativës kineze të “Një brez, një rrugë” (Belt and Road Initiative) si dhe asaj veri-jug, nga Murmansku në Iran dhe që aty në Indi.

Kundërpërgjigja e Iranit

Reagimi i fundit i Iranit, me sulmin ndaj bazave amerikane në rajon, shënon një eskalim të rrezikshëm dhe thellon krizën e besimit në diplomacinë ndërkombëtare parandaluese. Kjo retorikë e shkëmbimit të zjarrit, ku çdo veprim ushtarak shkakton një kundërpërgjigje, e bën më të vështirë uljen në tryezën e bisedimeve. Për të rikthyer besimin te diplomacia, hapi i parë dhe thelbësor është de-eskalimi i menjëhershëm i situatës, i ndjekur nga një ndalje e ndërsjellë e veprimeve armiqësore. Më pas, është jetike që palët, me ndërmjetësimin e aktorëve neutralë dhe me ndikim (si OKB-ja apo shtete të tjera të rëndësishme), të angazhohen në një dialog gjithëpërfshirës që adreson jo vetëm shqetësimet bërthamore, por edhe çështjet më të gjera të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, duke kërkuar garanci dhe kompromise reale nga të gjitha anët.

Ndryshim regjimi! Vërtet? Objektivi i “ndryshimit të regjimit” (regime change) në Iran, i cili shfaqet si një motiv pas veprimeve ushtarake dhe politikave të caktuara, ngre pyetje serioze mbi realizueshmërinë dhe etikën e tij. Historikisht, përpjekjet për ndryshim regjimi me forcë shpesh kanë dështuar, duke shkaktuar kaos, destabilizim rajonal dhe rritje të fundamentalizmit, në vend të promovimit të demokracisë apo stabilitetit. Duke marrë parasysh madhësinë, historinë dhe fuqinë e Iranit, si dhe rrjetin kompleks të aleancave të tij, një ndërhyrje e tillë do të ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe ka shumë pak gjasa të ishte realiste pa pasoja katastrofike për rajonin dhe botën.

Përveç kësaj, pyetja nëse duhet ndërmarrë një ndryshim regjimi mbetet thellësisht etike dhe ligjore. E drejta ndërkombëtare thekson parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve sovrane, dhe shkelja e këtij parimi pa një bazë të fortë ligjore dhe pa mbështetje të gjerë ndërkombëtare mund të minojë edhe më tej rendin global dhe besimin te diplomacia. Flet shembjulli i disa shteteve si Lidi, Siri, Afganistan, etj.

Është bërë diçka normale që të bombardosh pa diskriminim, krejtësisht, kudo, pa llogaritur, pa menduar sesa e vështirë dhe negative është bërë e gjithë situata. Kështu nuk mund të vijohet më gjatë. Rreziku se po nuk eliminove kundërshtarin mund të përdoret edhe bombë bërthamore është i lartë. Flitet edhe për opsionin Samson sipas të cilit, nëse humbas, do të marr me vete të gjithë të tjerët. Sot nuk ka siguri për asgjë.

Jemi në një situatë kur gjërat kanë dalë krejtësisht jashtë kontrollit, bëhen veprime të jashtëligjshme, antikushtetuese, në kundërshtim të hapur me Kartën e OKB-së dhe me të drejtën ndërkombëtare, me Statutin e Agjencisë Bërthamore, me Konventat e Sigurisë Bërthamore, janë shkelur të gjitha ligjet e luftëbërjes. Operacioni Barbarosa filloi më 22 qershor 1941.

 

The post Lufta Izrael-Iran: Ajo që nuk duhej kurrsesi first appeared on JavaNews.al.

  •  

Dasma e miliarderit, 50 mijë USD kosto për çdo të ftuar, 10 milion USD fatura e festimeve

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është gati të lidhë kurorë me partneren e tij, Lauren Sánchez, në një dasmë që është përshkruar tashmë si “dasma e shekullit”. Ceremonia do të zhvillohet në fund të qershorit në Venecia, në një ndërtesë historike e shndërruar për këtë rast në një vend magjik luksi dhe stili.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ngjarja do të zgjatë disa ditë, me mbi 200 të ftuar që do të shijojnë një eksperiencë të pakrahasueshme. Çdo detaj është menduar me përpikëri. Kostoja për çdo të ftuar arrin deri në 50 mijë dollarë, duke përfshirë menunë, akomodimin luksoz, ekskursione me jaht, ambientin dhe argëtimin, për rreth 200 të ftuar, shuma totale arrin në 10 milionë dollarë. Menuja për çdo të ftuar shkon në 1000 euro për person.

Ushqimi do të përgatitet nga një ekip prej 500 profesionistësh, përfshirë shefa kuzhine të njohur, kuratorë ushqimi, kamerierë të specializuar, floristë dhe teknikë që do të kujdesen për çdo element të ceremonisë.

Pritet që ambienti të pasqyrojë një përzierje të luksit tradicional venecian me teknologji të avancuar, përfshirë ndriçime speciale, skenografi dinamike dhe elementë të sofistikuar dekorativë.

 

 

Të ftuarit do të akomodohen në resorte dhe vila me pesë yje, ndërsa lëvizja e tyre nëpër qytet do të bëhet me mjete detare private dhe eskortë të posaçme.

Ky event nuk është thjesht një dasmë, por një shfaqje e pasurisë, ndikimit dhe finesës që karakterizon çiftin Bezos–Sánchez. Me shpenzime që kapin shifrën e miliona dollarëve, kjo dasmë pritet të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të bujshme të dekadës.

The post Dasma e miliarderit, 50 mijë USD kosto për çdo të ftuar, 10 milion USD fatura e festimeve first appeared on JavaNews.al.

  •  

Netanyahu pas sulmit amerikan: Unë e Trump mendojmë njëlloj, paqe përmes forcës!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për goditjet “precize” të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër tri objekteve bërthamore në Iran.

Në një mesazh video të publikuar të dielën, Netanyahu tha: “Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e drejtë dhe të jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë.”

Netanyahu theksoi se gjatë operacionit , Izraeli kishte bërë gjëra vërtet të jashtëzakonshme, por sipas tij, veprimi i Amerikës kundër objekteve bërthamore të Iranit ishte i pakrahasueshëm dhe se asnjë vend tjetër në botë nuk mund ta kishte bërë atë që bëri SHBA.

Netanyahu tha se historia do ta mbajë mend Presidentin amerikan si liderin që veproi për t’i mohuar regjimit më të rrezikshëm në botë, armët më të rrezikshme në botë.

 

 

Duke theksuar se udhëheqja e tij dhe ajo e Presidentit Trump ka krijuar një “pikë kthese historike” që do të çojë Lindjen e Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje me paqe dhe begati, Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij të njohur:
“Presidenti Trump dhe unë themi shpesh: paqja arrihet përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja.”

The post Netanyahu pas sulmit amerikan: Unë e Trump mendojmë njëlloj, paqe përmes forcës! first appeared on JavaNews.al.

  •  

Moti sot, vranësira të dobëta dhe temperatura deri 35 gradë celsius

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në jug të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu e afatshkurtra në formë pikash. Temperatura do te shkoje deri ne 35 grade celsius

Erado do të fryjë  me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

The post Moti sot, vranësira të dobëta dhe temperatura deri 35 gradë celsius first appeared on JavaNews.al.

  •  

Skenaret e mundshme: Si mund të hakmerret Irani për sulmet amerikane?!

Ekspertët thonë se Irani është dobësuar ndjeshëm nga sulmet e Izraelit ndaj bazave të tij ushtarake deri më tani, si dhe nga çmontimi i aleatëve të tij rajonalë në Liban (Hezbollah), në Siri dhe në Gaza (Hamasi). Por Irani është ende i aftë të shkaktojë një sasi të konsiderueshme dëmesh.

Zyrtarët iranianë paralajmëruan SHBA-në kundër përfshirjes, duke thënë se do të pësonte “dëme të pariparueshme” dhe se rrezikonte një “luftë të përgjithshme” në rajon.

Ajo ka kërcënuar të shënjestrojë bazat amerikane në rajon në shenjë hakmarrjeje. SHBA-të operojnë me vende ushtarake në të paktën 19 rajone në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Bahreinin, Egjiptin, Irakun, Jordaninë, Kuvajtin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndër objektivat më të dukshme për Iranin është selia e Flotës së 5-të të Marinës Amerikane në Mina Salman në Bahrein.

 

 

Mund të synojë gjithashtu një rrugë kritike transporti detar të njohur si Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian dhe përmes së cilës transportohet 30% e furnizimit botëror me naftë. Mund të sulmojë gjithashtu rrugë të tjera detare që rrezikojnë destabilizimin e tregjeve globale.

Irani mund të shënjestrojë gjithashtu asetet e vendeve fqinje që i percepton se po ndihmojnë SHBA-në, gjë që rrezikon përhapjen e luftës në të gjithë rajonin.

The post Skenaret e mundshme: Si mund të hakmerret Irani për sulmet amerikane?! first appeared on JavaNews.al.

  •  

Këshilltari i Khamenei: Do godasim flotën amerikane dhe do mbyllim ngushticën e Hormuzit

Raketa kundër anijeve amerikane dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit – kjo është përgjigjja që Irani kërcënon t’i japë Shteteve të Bashkuara pas sulmit të natës ndaj tre impianteve bërthamore.

«Pas sulmit amerikan ndaj impiantit bërthamor të Fordow-t, tani është radha jonë», ka paralajmëruar Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i gazetës konservatore Kayhan, e cila shpesh është identifikuar si “zëdhënëse” e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në një mesazh në Telegram, Kayhan citon Shariatmadarin të ketë thënë:

«Pa hezitim dhe pa vonesë, si hap të parë duhet të kryejmë sulme me raketa kundër flotës detare amerikane të vendosur në Bahrein dhe njëkohësisht të mbyllim ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, britanike, gjermane dhe franceze».

Mesazhi përmbyllet me një citat nga Kurani: «Vritini kudo që t’i gjeni».

The post Këshilltari i Khamenei: Do godasim flotën amerikane dhe do mbyllim ngushticën e Hormuzit first appeared on JavaNews.al.

  •  

Fordow, qendra bërthamore 100 metra nën masivet malore që u godit nga amerikanët

Rreth orës 2 të mëngjesit, me orën shqiptare, të dielën më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin bombarduar Iranin, duke goditur tre objekte të programit bërthamor të Ajatollahëve.

Pika kyçe e këtij programi është e mbrojtur nga ajo që quhet “mali i shenjtë” – impianti bërthamor i Fordow-t. Është brenda këtij bunkeri gjigand që regjimi i Teheranit ka vendosur një pjesë të centrifugave të nevojshme për pasurimin e uraniumit.

Një objektiv i vështirë edhe për aviacionin izraelit, i cili deri në ndërhyrjen amerikane kishte arritur vetëm të “gërvishtte” pjesën e jashtme të kësaj strukture thelbësore.

Pamjet e fundit satelitore tregonin dëme të vogla në një mur mbajtës përgjatë një rruge hyrëse, dhe pikërisht për këtë arsye kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte kërkuar ndërhyrjen e SHBA-së – i vetmi vend që zotëron bombat speciale të afta të godasin në thellësi të tokës këtë strukturë të fortifikuar.

Republika Islamike e Iranit, që nga ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke u bazuar jo vetëm në përvojën e saj të vështirë, por edhe në atë të fqinjëve. Për tetë vjet ajo ka luftuar kundër Irakut, duke përdorur edhe raketat tokë-tokë – armë që sot konsiderohen të pazëvendësueshme në arsenalin e saj. Pikërisht gjatë atyre viteve, Irani ishte dëshmitar i sulmit izraelit ndaj reaktorit bërthamor irakian Osirak – një prej ndërhyrjeve të para të Izraelit për të ndalur përhapjen bërthamore në rajon. Kjo e bëri Iranin të kuptojë se, nëse donte të zhvillonte një program atomik, duhej ta mbronte atë siç duhej.

Kështu nisi plani për të ndërtuar struktura nëntokësore, të afta të përballonin goditje, si Fordow dhe më vonë Kolan Gaz, në jug të Natanzit (një tjetër impiant i goditur nga sulmet amerikane).

Ndërtimi i “laboratorit” të Fordow-t ka nisur në vitet 2006–2007, ndërsa regjimi pranoi ekzistencën e tij publikisht vetëm në vitin 2009. Vendndodhja u zgjodh për shkak të terrenit malor, ideal për t’u përdorur si “strehë e mbrojtur”. Sipas disa burimeve, zona ka edhe një simbolikë: rajoni i Fordow-t kishte një përqindje të lartë “dëshmorësh” në luftën kundër trupave të Saddam Husseinit dhe nuk ndodhet larg qytetit të shenjtë Qom, një qendër e rëndësishme e islamit shiit. Megjithatë, ky aspekt simbolik mbetet dytësor përballë nevojave të sigurisë dhe rëndësisë shkencore të kërkimeve në fushën bërthamore.

Impianti thuhet se përbëhet nga një sërë hapësirash të mëdha nëntokësore, ku janë vendosur pajisjet teknologjike.

Një raport i Institutit Britanik për Studime të Sigurisë RUSI vlerëson se këto struktura ndodhen në një thellësi prej 90–100 metrash – mjaftueshëm për të përballuar një sulm izraelit. Aviacioni izraelit disponon bomba anti-bunker dhe i ka përdorur ato në të kaluarën për të vrarë drejtues të Hezbollah-ut të fshehur në tunele nën ndërtesa, por nuk i ka në arsenalin e tij bombat GBU-57A të zhvilluara nga Pentagoni, të vetmet që mund të lëshohen nga bombarduesit amerikanë B-2.

“Spirit”, siç quhet ky avion në zhargon ushtarak, është i vetmi aeroplan në botë që mund të mbajë GBU-57 – “superbombën” prej 14 tonësh të ndërtuar për të shkatërruar bunkerë në thellësi të madhe, siç është rasti i Fordow-t.

Janë bërë disa hipoteza mbi strukturën mbrojtëse të impiantit, duke llogaritur shtresa betoni, dheu dhe materialesh të tjera të vendosura nga punëtorët për ta kthyer “qendrën” në një kala të vërtetë. Megjithatë, këto mbeten me një nivel pasigurie për shkak të mungesës së të dhënave të sakta.

Përveç mbrojtjes së brendshme, rreth perimetrit të impiantit janë vendosur edhe masa kundër-operacionale për të parandaluar sulme të mundshme nga trupa speciale.

The post Fordow, qendra bërthamore 100 metra nën masivet malore që u godit nga amerikanët first appeared on JavaNews.al.

  •  

Bomba GBU-57, tmerri i tuneleve nëntokësore që u përdor në Iran

Gjithçka filloi me ngritjen në fluturim, 37 orë më parë, të një formacioni avionësh B-2 nga baza e Witheman-it, në Missouri, me destinacion bazën e Guam-it në Paqësor. Një zhvendosje, sipas burimeve zyrtare, për arsye mbrojtjeje. Por kjo rezultoi të ishte thjesht një lëvizje mashtruese, sepse shumëkush dyshonte se destinacioni përfundimtar ishte Irani – dhe ashtu ndodhi.

Avionët B-2 hodhën 12 bomba GBU-57, të ashtuquajturat “superbomba” prej 14 tonësh: dhjetë mbi Fordow – objekti më i rëndësishëm – dhe dy mbi Natanz, një tjetër pikë kyçe e programit bërthamor iranian. Më pas, një breshëri raketash lundruese të lëshuara nga Marina Amerikane goditi Isfahanin, nyjen e tretë të rrjetit atomik të Iranit. Kjo ndërhyrje konfirmoi skenarët që ishin parashikuar gjatë ditëve të fundit, me referenca të vazhdueshme për nevojën e përdorimit të armëve speciale për të goditur “malin” që mban brenda vetes centrifugat e Fordow-t.

Bomba GBU-57 u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 për t’u përdorur kundër shteteve armiqësore, si Koreja e Veriut apo Republika Islamike e Iranit. Më vonë, ajo u përmirësua për të rritur fuqinë shkatërruese, me teknologji që nuk janë zbuluar plotësisht për arsye sigurie. Qëllimi i bombës është të depërtojë në “guaskën” mbrojtëse të objektivit dhe të shpërthejë brenda, për të shkaktuar dëme të mëdha në thellësi. Besohet se përditësimet e fundit e kanë rritur efektshmërinë e saj edhe në rastet kur nuk ka të dhëna të sakta mbi thellësinë ose pozicionin e synuar.

Sipas një artikulli të New York Times, shumë ushtrime ushtarake të Pentagonit kanë treguar se për të goditur objektiva si Fordow nevojiten disa avionë B-2, secili prej të cilëve mund të mbajë dy bomba. Kështu, goditjet ndodhin në një rend të shpejtë, njëra pas tjetrës – si një çekiç që godet me ngulm një gozhdë. Sidomos kur duhet të përshkojnë mbrojtjen rreth centrifugave të Fordow-t, të cilat, sipas disa ekspertëve, ndodhen në një thellësi prej 90-100 metrash. Sipas Donald Trump-it, pas sulmit, objekti i Fordow-t është “fshirë nga faqja e dheut”. Megjithatë, për shkak të natyrës nëntokësore të strukturës, do të duhen orë për të kuptuar më qartë efektet e goditjes.

“Rrethi malor” i Fordow-t ka qenë themelor për zhvillimin e programit bërthamor iranian, por të njëjtin rëndësi kanë edhe dy “laboratorët” e tjerë. I pari, Natanz, aktiv që nga fillimi i viteve 2000, është përgjegjës për pasurimin e uraniumit. Ai ka një pjesë mbi tokë dhe një pjesë nëntokësore. Izraeli ka ndërmarrë më herët aksione për të penguar punën aty: përmes sabotimeve kibernetike, shpërthimeve dhe sulmeve të drejtpërdrejta. Tani, SHBA ka goditur sërish me GBU-57.

Impianti i dytë, Isfahani, plotëson rrjetin e shpërndarë në gjithë territorin iranian. Mendohet se aty grumbullohet uraniumi që më pas përdoret në centrifuga. Në të njëjtën zonë ndodhen edhe industri për prodhimin e raketave dhe dronëve. Ditët e fundit, Isfahani ka qenë objektiv i sulmeve izraelite dhe, sipas AIEA-s, aty janë konstatuar shkatërrime të konsiderueshme.

The post Bomba GBU-57, tmerri i tuneleve nëntokësore që u përdor në Iran first appeared on JavaNews.al.

  •  

Agjencia Atomike: Nuk ka sinjale rrezatim bërthamor pas sulmeve

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka thënë se deri më tani nuk ka pasur raportime për rritje të niveleve të rrezatimit jashtë vendit pas sulmeve amerikane në Fordow, Isfahan dhe Natanz.

“Pas sulmeve ndaj tre centraleve bërthamore në Iran – përfshirë Fordow – IAEA mund të konfirmojë se deri në këtë kohë nuk është raportuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë centralit”, tha agjencia në një postim në rrjetet sociale.

“IAEA do të japë vlerësime të mëtejshme mbi situatën në Iran sapo të bëhen të disponueshme më shumë informacione”, thuhet në njoftim.

The post Agjencia Atomike: Nuk ka sinjale rrezatim bërthamor pas sulmeve first appeared on JavaNews.al.

  •  

Ministri i jashtëm iranian: Sjellje kriminale, do ketë pasoja të përjetshme!

Të shtunën mbrëma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm ajror të koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi lajmin përmes rrjetit të tij social Truth, duke deklaruar: “Kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre objekteve bërthamore. Të gjitha avionët tanë janë larguar nga hapësira ajrore iraniane dhe janë në rrugë të sigurt drejt bazave. Fordow, objekti kryesor, është goditur me një ngarkesë të plotë bombash. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të kishte mundur ta bënte këtë. Tani është koha për paqe”.

Pas këtij deklarimi, një llogari e lidhur me Gardën Revolucionare iraniane publikoi në platformën X: “Tani ka nisur lufta”, duke e konsideruar sulmin amerikan një akt lufte të mirëfilltë.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi sulmin e SHBA si «një sjellje kriminale» që do të ketë «pasoja të përjetshme».

Kreu i diplomacisë iraniane theksoi sërish se programi bërthamor i Iranit ka natyrë paqësore dhe akuzoi SHBA-të për «një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara». Ai deklaroi: «Ne e rezervojmë të drejtën të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur interesat dhe sovranitetin tonë».

Në një fjalim të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Trump sqaroi se sulmi kishte për qëllim ndalimin e kërcënimit bërthamor nga “shteti i parë që sponsorizon terrorizmin”. Ai deklaroi se objektet bërthamore iraniane janë “thuajse plotësisht të shkatërruara” dhe i bëri thirrje Iranit që të zgjedhë paqen, duke përmendur viktimat e shumta që, sipas tij, janë shkaktuar nga veprimet iraniane gjatë dekadave.

Presidenti amerikan theksoi se ndaj objektit të Fordow, të njohur si “mali bërthamor”, avionët B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën gjashtë bomba “bunker-buster” me peshë 14 ton secila. Ndërkohë, ndaj impianteve të Natanz dhe Esfahan janë përdorur 30 raketa Tomahawk, të lëshuara nga nëndetëse amerikane nga një distancë prej 650 kilometrash.

Trump falënderoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ushtrinë izraelite për bashkëpunimin, duke deklaruar se “kurrë më parë nuk është vepruar si një skuadër kaq e koordinuar”.

Nga ana tjetër, Irani reagoi me vendosmëri përmes Organizatës për Energjinë Atomike, duke deklaruar se “zhvillimi i industrisë bërthamore nuk do të ndalet, pavarësisht konspiracioneve djallëzore të armiqve”. Sipas tyre, kjo industri është fryt i punës dhe gjakut të “dëshmorëve bërthamorë”.

Kryeministri izraelit Netanyahu vlerësoi lidershipin e Trump, duke thënë: “Historia do të kujtojë se Presidenti Trump veproi për t’i mohuar regjimit më të rrezikshëm në botë armët më të rrezikshme në botë”. Ai shtoi se kjo goditje mund të hapë një të ardhme të begatë për Lindjen e Mesme dhe falënderoi SHBA-në për aleancën e palëkundur.

The post Ministri i jashtëm iranian: Sjellje kriminale, do ketë pasoja të përjetshme! first appeared on JavaNews.al.

  •  

Uluni në bisedime ose do ju godasim prapë, mesazhi Trump për Teheranin

Mesazhi i Trumpit drejtuar regjimit iranian ishte i shkurtër, i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: ejani në tryezën e negociatave, ose do të vijnë sulme të tjera.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, tha ai. “Dhe shumë më të lehta.”

Në prag të sulmeve, Trump kishte lënë vazhdimisht hapësirë ​​​​për vazhdimin e negociatave.

Tani, ai vazhdon ta lërë rrugën të hapur, por me kërcënimin e sulmeve të mëtejshme amerikane që i kanosen udhëheqjes së Iranit.

 

 

“Ose do të ketë paqe, ose do të ketë tragjedi për Iranin shumë më të madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit”, tha ai.

The post Uluni në bisedime ose do ju godasim prapë, mesazhi Trump për Teheranin first appeared on JavaNews.al.

  •  

Irani kundërpërgjigjet, një valë raketash niset drejt Izraelit

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pas sulmit amerikan mbi Iran.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se një numër raketash janë lëshuar nga territori iranian drejt Izraelit.

Sipas një deklarate zyrtare të IDF-së, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të ndaluar kërcënimin, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të hyjnë në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë.

“Alarme paralajmëruese janë aktivizuar në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe qytetin e Jerusalemit,” thuhet në deklaratën e IDF. Dëshmitarë nga kryeqyteti raportojnë se kanë dëgjuar disa shpërthime të forta mbi qytet, të cilat besohet të jenë rezultat i aktivizimit të sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite.

 

 

Nuk ka ende të dhëna për viktima apo dëme materiale, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme.

The post Irani kundërpërgjigjet, një valë raketash niset drejt Izraelit first appeared on JavaNews.al.

  •  

Trump sulmon Iranin, goditen tre qendra të pasurimit të uraniumit

Pritja mori fund. SHBA sulmoi mbrëmë Iranin. U tha që ky vendim do të merrej brenda dy javëve, por duket se Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk ka pritur as 48 orë për të sulmuar Iranin pas deklaratës së fundit.

Ishte vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë që deklaroi në rrjetet sociale se avionët amerikanë janë futur në Iran dhe kanë bombarduar objektiva nuklearë.

“Kemi përfunduar me sukses të plotë sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë avionët tani ndodhen jashtë hapësirës ajrore iraniane. BOMBA u hodhën mbi objektivin kryesor, Fordoë. Të gjithë avionët janë në rrugës për tu kthyer në shtëpi, të sigurt. Urime për Luftëtarët tanë të mëdhenj Amerikanë. Nuk ka një ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.” – deklaroi Trump.

Tashmë me përfshirjen e Amerikës hapet një kapitull krejt i ri. Nuk dihet se si do të reagojnë vendet fqinje apo fuqitë e tjera të mëdha, por fakt është se Irani tashmë ndodhet në një situatë tepër të vështirë.

The post Trump sulmon Iranin, goditen tre qendra të pasurimit të uraniumit first appeared on JavaNews.al.

  •  

NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

REUTERS, MADRID/ Spanja ka kërkuar të mos marrë pjesë në planin e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve në 5% të produktit të tyre të brendshëm bruto, një veprim që mund të prishë një samit në të cilin aleanca ushtarake planifikon t’u kërkojë atyre të angazhohen ndaj objektivit.
Në një letër dërguar shefit të NATO-s, Mark Rutte, të cilën e ka parë Reuters, kryeministri Pedro Sanchez kërkoi një “formulë më fleksibile” që ose e bën objektivin e shpenzimeve opsional ose përjashton Spanjën nga zbatimi i saj.
Ai tha se nuk ishte qëllimi i Spanjës të pengonte rezultatin e samitit të NATO-s të javës së ardhshme . Por çdo marrëveshje për të rritur shpenzimet e mbrojtjes – një përgjigje ndaj një kërkese të Presidentit të SHBA-së Donald Trump – do të kërkonte miratim unanim nga 32 shtetet anëtare.
“Angazhimi për një objektiv prej 5% jo vetëm që do të ishte i paarsyeshëm, por edhe kundërproduktiv, pasi do ta largonte Spanjën nga shpenzimet optimale dhe do të pengonte përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të forcuar ekosistemin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, shkroi Sanchez në letër.
“Është e drejta legjitime e çdo qeverie të vendosë nëse është apo jo e gatshme të bëjë këto sakrifica. Si një aleat sovran, ne zgjedhim të mos e bëjmë këtë”, shtoi ai.
Me një vlerë prej 1.28% të PBB-së, Spanja kishte përqindjen më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen në aleancë vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të NATO-s. Sanchez ra dakord në prill të përshpejtojë përpjekjet për të përmbushur objektivin aktual të NATO-s prej 2%.
Rutte ka propozuar që shtetet anëtare të bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të angazhojnë një 1.5% të mëtejshme për shpenzime më të gjera që lidhen me sigurinë.
Udhëheqësit në të gjithë NATO-n thonë se objektivi i saj aktual i shpenzimeve nuk është më i mjaftueshëm, me Rusinë që përbën një kërcënim më të madh që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.
I pyetur për koment mbi kërkesën e Spanjës, një zyrtar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut tha: “Diskutimet midis aleatëve mbi një plan të ri investimesh në mbrojtje janë duke vazhduar.”

SHQETËSIMET E SPANJËS

SHBA-të, të cilat kanë qenë mbështetëset kryesore ushtarake të Kievit që nga pushtimi i Rusisë, shpenzuan rreth 3.38% të PBB-së për mbrojtje në vitin 2024, e treta më e lartë midis vendeve të NATO-s, sipas aleancës.
Trump ka thënë se anëtarët e NATO-s nuk po shpenzojnë pjesën e tyre të drejtë për mbrojtje dhe ka kërcënuar të mos u vijë në ndihmë atyre që nuk po e bëjnë këtë.
Megjithatë, Sanchez tha se nxitimi drejt një objektivi prej 5% do të dëmtonte përpjekjet e Bashkimit Evropian për t’u bërë i pavarur në prodhimin e mbrojtjes, duke i shtyrë qeveritë të blejnë pajisje jashtë bllokut dhe se kjo ishte “e papajtueshme me shtetin tonë të mirëqenies dhe vizionin tonë botëror”.
Partnerët e vegjël të koalicionit, platforma e ekstremit të majtë Sumar, kundërshtojnë çdo rritje, ashtu si edhe partia Podemos, e cila nuk është pjesë e koalicionit, por ka mbështetur qeverinë në votime kyçe.
Tani, një skandal korrupsioni që ka përfshirë partinë socialiste të kryeministrit ka shkaktuar zemërim midis partnerëve dhe aleatëve të koalicionit, duke ngritur madje edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
“Nëse qeveria ka nevojë për mbështetje parlamentare për të miratuar shpenzimet, do të ketë një kohë shumë të vështirë në situatën aktuale”, tha Jose Miguel Calvillo, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Complutense të Madridit.
Disa anëtarë të tjerë të NATO-s gjithashtu e kanë vënë në pikëpyetje afatin kohor, duke thënë se është shumë i shpejtë, por në përgjithësi janë të gatshëm të regjistrohen, thonë burime diplomatike.
Italia, për shembull, dëshiron që afati të zhvendoset në vitin 2035 nga viti 2032 dhe të hiqet një kërkesë për të rritur shpenzimet me 0.2% në vit, tha një burim me njohuri për çështjen.
“Nuk duket mirë, me të vërtetë, por ende nuk kemi mbaruar”, tha një zyrtar i lartë evropian në lidhje me letrën e Sanchez. “Nesër do të kemi diskutime të thella dhe ndoshta do të gjejmë një rrugëdalje. Spanja ka treguar se është një aleat i palëkundur deri më tani.”

The post NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake first appeared on JavaNews.al.

  •  

“Gjyqtarët që kaluan vettingun janë më të korruptuarit, po kalbin besimin, marrin lekë ‘ditën për diell”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin për një krizë të thellë besimi në drejtësi, duke deklaruar në emisionin “Real Story” se “97-98% e shtetasve vuajnë ende simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi”.

Ai theksoi se, ndonëse SPAK po bën një punë të mirë, nuk mund të mjaftohemi me hetime nga platformat Sky ECC dhe Encro Chat, ndërkohë që gjyqtarë e prokurorë “marrin lekë ditën për diell”.

Karamuço paralajmëroi se kalimi i vetting-ut po keqinterpretohet si një formë imuniteti nga disa funksionarë të korruptuar, të cilët po “kalbin sistemin” dhe po rrënojnë çdo shpresë të qytetarëve te drejtësia.

“Sigurisht që nuk i mohohet puna e mirë SPAK-ut, por ashtu siç e përmendën edhe kolegët vetëm 2-3% e dhënies së drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë përgjigjen për shtetasin, gati 97-98% vuajnë këto simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi.

Kemi nga ata që kanë kaluar ‘vetting-un’ dhe po korruptohen më shumë nga sa janë korruptuar më përpara, sepse mendojnë se kalimi i ‘vetting-ut’ është një imunitet që nuk më hyn më asnjë gjemb në këmbë edhe kjo duhet parë.

Sepse SPAK po shikon vetëm këto Sky ECC dhe Enco Chat, ku del ndonjë gjyqtarë, ndonjë prokuror. Por ke sot gjyqtarë dhe prokurorë që të marrin ‘ditën për diell’ lekë. Këtyre çfarë do u bësh?! Sepse këta po kalbin dhe po humbin besimin e qytetarëve”, tha Karamuço./abcnews.al

The post “Gjyqtarët që kaluan vettingun janë më të korruptuarit, po kalbin besimin, marrin lekë ‘ditën për diell” first appeared on JavaNews.al.

  •  
❌