Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vapa ekstreme mund t’i kushtojë Italisë deri në 12 miliardë euro në vit

Valët e të nxehtit ekstrem mund t’i shkaktojnë ekonomisë italiane humbje vjetore nga 6 deri në 12 miliardë euro, që përbëjnë rreth 0.2 deri në 0.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ka paralajmëruar të shtunën shoqata italiane e bizneseve, Confesercenti.

Sipas shoqatës, periudhat gjithnjë e më të shpeshta të temperaturave të larta po rrisin kostot e energjisë, po ulin produktivitetin e punëtorëve, po detyrojnë bizneset të investojnë më shumë për t’iu përshtatur kushteve klimatike dhe po ndikojnë negativisht në qarkullimin e sektorëve më të ekspozuar ndaj vapës.

“Jetesa me 30 deri në 60 ditë të vapës intensive çdo vit mund t’i kushtojë ekonomisë italiane nga 6 deri në 12 miliardë euro”, thuhet në vlerësimin e Confesercenti.

Sipas analizës, humbjet përfshijnë rritjen e konsumit të energjisë, uljen e produktivitetit në punë, investimet e detyrueshme për përshtatjen ndaj temperaturave në rritje, si dhe uljen e shpenzimeve të konsumatorëve.

Presidenti i Confesercenti, Nico Gronchi, e cilësoi vapën ekstreme si një “taksë klimatike” që tashmë është shndërruar në një faktor të përhershëm ekonomik.

“Ajo ndikon te investimet, produktiviteti, shpenzimet dhe zakonet e konsumatorëve, përfshirë edhe turizmin”, tha Gronchi.

Ai theksoi se pasojat ekonomike të rritjes së temperaturave nuk mund të përballohen vetëm nga familjet dhe bizneset, duke bërë thirrje për ndërhyrje të mirëfillta institucionale.

“Është një sfidë që nuk mund të tejkalohet duke ia lënë zgjidhjen vetëm familjeve dhe bizneseve. Nevojiten ndërhyrje strukturore”, deklaroi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vapa ekstreme mund t’i kushtojë Italisë deri në 12 miliardë euro në vit appeared first on Sinjali.

Aksion për lirimin e banesave komunale, Rama: Prona publike nuk mund të uzurpohet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komuna ka vazhduar aksionin për lirimin e banesave komunale që, sipas tij, prej vitesh janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se bëhet fjalë për banesa që janë përdorur pa kontrata dhe pa bazë ligjore.

“Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore”, shkroi ai.

Sipas kryetarit të Prishtinës, prona publike nuk mund të uzurpohet apo të trajtohet si pronë private, duke theksuar se institucionet komunale kanë detyrim ta mbrojnë atë dhe ta menaxhojnë në përputhje me ligjin.

“Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të ndërmarrë veprime ndaj çdo rasti të uzurpimit të pronës komunale.

“Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale”, përfundoi ai.

The post Aksion për lirimin e banesave komunale, Rama: Prona publike nuk mund të uzurpohet appeared first on Sinjali.

“I bëri të vetat” afro 700 mijë euro të pensioneve, gjykata e lë në burg ish-drejtoreshën e Postës në Durrës

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila dyshohet se ka përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj (afërsisht 690 mijë euro), para të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria ka paraqitur prova të reja në kuadër të hetimeve, duke pretenduar se Mataj frekuentonte kazino, një rrethanë që është përfshirë në dosjen hetimore, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për shefen e Financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana. Ato dyshohen, së bashku me ish-drejtoreshën, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, tre të dyshuarat dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti kanë përvetësuar rreth 690 mijë euro, të cilat ishin planifikuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e zonave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Posta Shqiptare, e cila gjatë një kontrolli të brendshëm kishte konstatuar parregullsi në administrimin dhe raportimin e fondeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “I bëri të vetat” afro 700 mijë euro të pensioneve, gjykata e lë në burg ish-drejtoreshën e Postës në Durrës appeared first on Sinjali.

Interi përshpejton bisedimet për transferimin e Djed Spence

Interi po lëviz me shpejtësi për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez Djed Spence.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham ka vendosur një çmim prej të paktën 35 milionë eurosh për 25-vjeçarin, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij të fundit.

Trajneri Cristian Chivu e vlerëson Spence për faktin se mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, ndërsa vetë lojtari thuhet se është i gatshëm për një transferim te Interi.

Nëse marrëveshja nuk arrihet, klubi italian ka në listën e alternativave edhe Nahuel Molina dhe Vanderson.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interi përshpejton bisedimet për transferimin e Djed Spence appeared first on Sinjali.

Dy konvikte do të jenë gati në shtator, vitin tjetër nisin projektet për Lojërat Mesdhetare

Qendra e Studentëve në Prishtinë është duke zhvilluar punime për renovimin e dy konvikteve, me synimin që ato të jenë gati për pranimin e studentëve në muajin shtator.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari, tha se fillimi i akomodimit do të varet nga afatet e regjistrimit që do t’i përcaktojë Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

“Jemi në proces të renovimit të dy konvikteve, ku po bëhen punime si gëlqerosja dhe rregullime të tjera. Besojmë se gjithçka do të përfundojë deri në shtator. Synimi ynë është që më 15 shtator të fillojë akomodimi i studentëve, por kjo varet nga afati i dytë i regjistrimit që cakton Rektorati”, tha Rudari për EO, përcjell Sinjali.

Ai kujtoi se vitin e kaluar procesi i akomodimit ishte shtyrë për të mos dëmtuar studentët që aplikuan në afatin e dytë të regjistrimit.

Sa u përket investimeve, Rudari bëri të ditur se gjatë këtij viti nuk janë planifikuar projekte të reja, përveç renovimeve në objektet ekzistuese.

Sipas tij, investimet më të mëdha pritet të nisin vitin e ardhshëm në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare. Ato përfshijnë ndërtimin e tre konvikteve të reja, mbulimin e pishinës gjysmë olimpike dhe renovimin e të gjitha objekteve të Qendrës së Studentëve.

Aktualisht, Qendra e Studentëve ka kapacitet për rreth 4 mijë studentë, ndërsa pas realizimit të investimeve të reja pritet të arrijë në rreth 5 mijë vende.

Megjithatë, sipas Rudarit, kërkesa vazhdon të jetë më e madhe se kapaciteti në dispozicion.

“Zakonisht kemi rreth 6 mijë aplikues, që do të thotë se rreth 2 mijë studentë mbesin çdo vit pa u akomoduar në konvikte”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy konvikte do të jenë gati në shtator, vitin tjetër nisin projektet për Lojërat Mesdhetare appeared first on Sinjali.

Përmbytje të menjëhershme në Vietnam, të paktën katër të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar pasi një përmbytje e menjëhershme, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, përfshiu një fshat malor në provincën veriore Lai Chau të Vietnamit.

Sipas mediave shtetërore vietnameze, nga kjo fatkeqësi natyrore raportohet se edhe të paktën katër persona rezultojnë të zhdukur.

Përmbytja e fuqishme goditi fshatin Muong Than, ku shkatërroi 13 shtëpi, ndërsa rreth 100 banesa të tjera në zonën e prekur mbeten nën rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Pamjet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve tregojnë ekipet e shpëtimit duke punuar për të arritur banorët e bllokuar. Në zonë shihen shtëpi të dëmtuara rëndë dhe gurë të mëdhenj të shpërndarë pas vërshimeve.

Reshjet e mëdha kanë shkaktuar dëme edhe në bujqësi, infrastrukturën rrugore dhe sistemet e furnizimit me energji elektrike.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa po vlerësohen dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytje të menjëhershme në Vietnam, të paktën katër të vdekur dhe disa të zhdukur appeared first on Sinjali.

Messi për fotografinë me Yamalin: Jeta të surprizon

Lionel Messi ka folur për një nga rastet më të veçanta të karrierës së tij, pasi një fotografi e realizuar 19 vite më parë e ka lidhur emrin e tij me yllin e ri të Spanjës, Lamine Yamal. Kapiteni i Argjentinës tha se është e pabesueshme që sot ata do të jenë përballë njëri-tjetrit në finalen e Kupës së Botës.

“Është diçka e pabesueshme. Jeta të surprizon. Kam bërë një foto me të kur ishte vetëm një foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit”, deklaroi Messi gjatë një aktiviteti të organizuar nga FIFA në “Fan Fest”.

Ylli argjentinas e vlerësoi maksimalisht Yamalin, duke thënë se 19-vjeçari tashmë është një nga futbollistët më të rëndësishëm në botë.

“Lamine është një futbollist i jashtëzakonshëm. E kam ndjekur nga afër, sepse luan në një klub që e dua shumë. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ka gjithë karrierën përpara dhe mundësinë për të shkruar histori”, u shpreh Messi.

Megjithatë, kapiteni i Argjentinës theksoi se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për ta ndalur talentin spanjoll në ndeshjen finale.

“Ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë këtë herë”, tha Messi me buzëqeshje.

Ai shtoi se fotografia e vjetër me Yamalin është një shembull i mënyrës sesi futbolli mund të krijojë histori të jashtëzakonshme.

“Është një nga më të mirët në botë në këtë moment. I uroj shumë suksese, sepse suksesi i tij është edhe suksesi i Barcelonës. Por ne do të bëjmë maksimumin që ai të mos ketë ditën e tij më të mirë”, përfundoi Messi.

Pavarësisht lavdërimeve për Yamalin, Messi kujtoi se forca e Spanjës nuk qëndron vetëm te ylli i Barcelonës, pasi skuadra iberike ka shumë futbollistë të tjerë të nivelit të lartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi për fotografinë me Yamalin: Jeta të surprizon appeared first on Sinjali.

Ukraina godet objektiva në thellësi të Rusisë, Zelensky: Shënjestruam depo për prodhimin e dronëve

Ukraina ka kryer sulme në shkallë të gjerë gjatë natës në pjesën qendrore të Rusisë, duke goditur disa depo logjistike dhe një objekt nafte, sipas autoriteteve ukrainase dhe atyre ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të shtunën se forcat ukrainase goditën dy objekte të mëdha logjistike në rajonet e Moskës dhe Tambovit, në kuadër të strategjisë së Kievit për sulme me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës ruse.

“Sulmuesi i përdorte këto objekte për furnizimin me komponentë të sanksionuar për prodhimin e dronëve dhe pajisjeve të navigimit”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale, duke shtuar se u godit edhe një objekt i industrisë së naftës.

Nga ana tjetër, kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin, njoftoi se drejt rajonit të Moskës u lëshuan 370 dronë ukrainas. Sipas tij, mbrojtja ajrore ruse neutralizoi shumicën e tyre, ndërsa 64 u rrëzuan. Këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë një zjarr të madh në një nga vendet e goditura, i raportuar si një depo e kompanisë ruse të tregtisë online Wildberries.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjatë natës 90 dronë sulmues dhe shtatë raketa ndaj territorit ukrainas, me rajonin e Odesës si një nga objektivat kryesore. Sipas Kievit, mbrojtja ajrore arriti të rrëzojë një raketë dhe 69 dronë.

Po ashtu, një sulm me dron në Kherson plagosi të paktën nëntë persona të shtunën në mëngjes, sipas administratës ushtarake rajonale, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Muajt e fundit, Ukraina ka shtuar sulmet me rreze të gjatë ndaj objekteve industriale dhe energjetike në Rusi, veçanërisht rafinerive dhe depove të karburantit. Sipas Kievit, këto operacione kanë shkaktuar mungesa karburanti dhe rritje çmimesh në disa rajone ruse, duke e detyruar Kremlinin të kufizojë eksportet e naftës dhe të vendosë masa të racionalizimit të karburantit në disa zona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina godet objektiva në thellësi të Rusisë, Zelensky: Shënjestruam depo për prodhimin e dronëve appeared first on Sinjali.

Mbi 100 milionë euro për Rogersin? Arsenali shtyn përpara negociatat

Arsenali e ka vendosur Morgan Rogers si objektivin kryesor për krahun e majtë të sulmit.

Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” janë të gatshëm të intensifikojnë bisedimet me Aston Villan për transferimin e futbollistit anglez, por marrëveshja pritet të kushtojë mbi 100 milionë euro.

Rogers, 23 vjeç, shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar me Aston Villan, duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime në 55 paraqitje në të gjitha garat. Ai konsiderohet një nga talentet më premtues anglezë dhe është një nga prioritetet e Arsenalit për përforcimin e repartit ofensiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 100 milionë euro për Rogersin? Arsenali shtyn përpara negociatat appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I drejtoi armën policit gjatë ndjekjes në Pejë, arrestohet 19-vjeçari

Një ndjekje dramatike në rrugët e Pejës ka përfunduar me arrestimin e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se i drejtoi armën një zyrtari policor teksa tentonte t’i ikte Policisë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Argjend Afrim Osdautaj rreth 19-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjithçka nisi pas një njoftimi të një qytetari se një veturë Mercedes A-Class, me ngjyrë të zezë, po kryente manovra të rrezikshme në trafik.

Një patrullë policore u vu në ndjekje të automjetit, ndërsa në zonën e fidanishteve, pranë rrugës “Tifozët Kuq e Zi”, i dyshuari braktisi veturën dhe tentoi të largohej në këmbë, duke mbajtur një çantë krahu.

Sipas Policisë, në momentin kur zyrtarët iu afruan për ta arrestuar, 19-vjeçari nxori një pistoletë dhe e drejtoi në drejtim të një polici, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Policët arritën ta neutralizonin dhe t’ia merrnin armën, ndërsa gjatë arrestimit një zyrtar policor pësoi lëndime të lehta (gërvishtje) në tricepsin e dorës së majtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, krimteknika e stacionit policor dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë sekuestruar provat materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Argjend Afrim Osdautajt është iniciuar hetim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, Prokurori ka caktuar ndaj tij masën e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I drejtoi armën policit gjatë ndjekjes në Pejë, arrestohet 19-vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E shndërroi kodrinën në poligon qitjeje, 20-vjeçari përfundon nën hetim në Prishtinë

Një 20-vjeçar ka përfunduar nën hetim pasi dyshohet se kishte organizuar qitje me armë zjarri në një kodër në lagjen Sofali të Prishtinës, ku kishte vendosur edhe një shishe uji si shënjestër, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Aldon Latifi rreth 20-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka pranuar më 17 korrik, rreth orës 18:45, një njoftim se në lagjen Sofali ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa një qytetar kishte hasur disa gëzhoja.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur pesë gëzhoja, prej tyre tre të shkrepura dhe dy fishekë të pashkrepur. Teksa po siguronte perimetrin në pritje të hetuesve dhe forenzikës, Policia ka dëgjuar sërish disa të shtëna që vinin nga ana tjetër e kodrinës.

Duke ndjekur zhurmën, zyrtarët policorë kanë hasur rreth 20 metra larg një person me armë zjarri në dorë.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë “Zastava”, 34 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 9 gëzhoja, të cilat dyshohet se i përkasin të njëjtës armë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari kishte vendosur një shishe uji në tokë dhe po qëllonte në drejtim të saj, duke e përdorur si shënjestër. Sipas Policisë, vendi ku ndodhi ngjarja ishte një hapësirë e pabanuar.

Pas intervistimit të të dyshuarit dhe dëshmitares, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Përdorimi i armës së zjarrit apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E shndërroi kodrinën në poligon qitjeje, 20-vjeçari përfundon nën hetim në Prishtinë appeared first on Sinjali.

14-vjeçarja dyshohet se ushtroi dhunë ndaj motrës e vëllait të mitur në Pejë – largohet nga shtëpia

Një rast i pazakontë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një 14-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe vëllait të saj të mitur, ndërsa më pas është larguar nga shtëpia, raporton Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 17 korrik, rreth orës 16:00, në rrugën “Motrat Qiriazi” në Pejë.

Rastin e ka denoncuar babai i fëmijëve, i cili është intervistuar në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të viktimave – djalit 8-vjeçar dhe vajzës 6-vjeçare.

Ai ka deklaruar se vajza e tij 14-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve më të vegjël dhe, pas incidentit, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Pas marrjes së deklaratës së ankuesit, Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Dhunë në familje”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia është duke zhvilluar veprime për lokalizimin e 14-vjeçares, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14-vjeçarja dyshohet se ushtroi dhunë ndaj motrës e vëllait të mitur në Pejë – largohet nga shtëpia appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hajnat s’kanë të ndalur në Deçan – futen në shtëpi dhe vjedhin armën me leje e 300 euro

Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë ka alarmuar banorët e Deçanit, ku hajnat kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një armë zjarri me leje dhe para të gatshme, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se pronar i shtëpisë është A. Ll rreth 67-vjeça, ndërsa arma e vjedhur është në pronësi të djalit të tij, A. Ll, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 21:45, në fshatin Dubravë të Deçanit.

Kur u kthye në shtëpi, A. Ll, vërejti se dritarja e katit të parë ishte hapur me forcë. Pas kontrollit të brendshëm, ai konstatoi se nga dhoma e djalit ishin vjedhur një armë zjarri me leje valide dhe 300 euro para të gatshme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.

Deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e armës së vjedhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hajnat s’kanë të ndalur në Deçan – futen në shtëpi dhe vjedhin armën me leje e 300 euro appeared first on Sinjali.

Bashkëjetesa me 15-vjeçaren e çon në pranga 21-vjeçarin nga Malisheva

Një 21-vjeçar nga Malisheva është arrestuar nën dyshimet për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personat nën moshën 16 vjet”, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Q. Morina rreth 21-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është zbuluar pas një njoftimi të bërë nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës.

Viktima, një 15-vjeçare, është intervistuar nga hetuesit dhe po vazhdon trajtimin në repartin e gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Rasti po trajtohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkëjetesa me 15-vjeçaren e çon në pranga 21-vjeçarin nga Malisheva appeared first on Sinjali.

Babai nuk ia dërgoi për vizitë tre fëmijët ish-bashkëshortes në Klinë, nis hetimi për moszbatim të vendimit të Gjykatës

Një rast i dyshuar i moszbatimit të një vendimi gjyqësor për takimin e tre fëmijëve me nënën e tyre ka përfunduar në Polici dhe Prokurori, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është S. B., ndërsa ankuesja është E. D. rreth 45-vjeçare, me banim në Prishtinë.

Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja është paraqitur në Stacionin Policor në Klinë, ku ka denoncuar se ish-bashkëshorti nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës, duke mos i sjellë tre fëmijët në Qendrën për Punë Sociale në Klinë, ku ishte caktuar takimi i tyre.

Si dëshmi, ajo ka dorëzuar vendimin e Gjykatës dhe një shkresë të përpiluar nga Qendra për Punë Sociale, të cilat, sipas saj, vërtetojnë moszbatimin e vendimit gjyqësor.

Pas shqyrtimit të rastit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar procedurë penale për veprën “Mospërfillje e Gjykatës”, në kuadër të rasteve të dhunës në familje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është kontaktuar nga hetuesit, por nuk ka mundur të paraqitet për intervistim pasi ndodhet jashtë vendit.

Pas kthimit të tij dhe marrjes në pyetje, Prokurori i Shtetit pritet të vendosë për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Babai nuk ia dërgoi për vizitë tre fëmijët ish-bashkëshortes në Klinë, nis hetimi për moszbatim të vendimit të Gjykatës appeared first on Sinjali.

Gruaja e la shtëpinë pas dhunës, burri tentoi ta merrte me forcë në mes të Prishtinës – ndërhynë qytetarët

Një grua nga Prishtina dyshohet se u detyrua të largohej nga shtëpia pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, ndërsa vetëm pak ditë më vonë ai tentoi ta merrte me forcë në mes të qytetit, por u ndal nga qytetarët që ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është H. M. rreth 62-vjeçar, ndërsa viktimë bashkëshortja e tij, F. Sh. rreth 62-vjeçare.

Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja ka deklaruar se më 11 korrik, rreth orës 21:05, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti në banesën e tyre në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Pas incidentit, ajo ishte larguar nga shtëpia dhe kishte gjetur strehim te një shoqe.

Por, sipas denoncimit, ngjarja nuk përfundoi aty. Më 15 korrik, rreth orës 14:35, ajo u përball sërish me bashkëshortin, i cili tentoi ta merrte me forcë, ndërsa ndërhyrja e qytetarëve bëri që situata të mos përshkallëzohej.

Fillimisht rasti ishte evidentuar si shënim zyrtar, por pas intervistimit të një dëshmitareje dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Dhunë në Familje, është iniciuar procedurë penale për veprën “Dhunë në familje”.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja e la shtëpinë pas dhunës, burri tentoi ta merrte me forcë në mes të Prishtinës – ndërhynë qytetarët appeared first on Sinjali.

“S’i duhen dy kafshime”: Gjarpri me helmin më të fuqishëm në botë

Kur flitet për gjarpërin më vdekjeprurës në botë, shumë njerëz mendojnë për kobrat ose gjarpërinjtë e mëdhenj grabitqarë. Por rekordin për helmin më të fuqishëm e mban një specie shumë më pak e njohur: taipani i brendshëm (Inland taipan).

Ky gjarpër jeton në zonat e thata të Australisë dhe konsiderohet si kafsha me helmin më toksik ndër gjarpërinjtë e njohur. Një sasi e vogël e helmit të tij mund të shkaktojë dëmtime të rënda në sistemin nervor dhe në gjak, duke e bërë një kafshim potencialisht fatal nëse nuk trajtohet shpejt.

Taipani i brendshëm mund të arrijë rreth 1.8 deri në 2 metra gjatësi dhe ushqehet kryesisht me gjitarë të vegjël. Megjithëse është jashtëzakonisht helmues, ai nuk konsiderohet një nga gjarpërinjtë më agresivë ndaj njerëzve. Përkundrazi, zakonisht përpiqet të shmangë kontaktin dhe jeton në zona të largëta.

Sipas ekspertëve, rreziku i tij vjen nga kombinimi i dy faktorëve: fuqia e jashtëzakonshme e helmit dhe aftësia për të injektuar një sasi të madhe helmi gjatë kafshimit.+

Megjithatë, numri i viktimave nga taipani i brendshëm është shumë i ulët, pikërisht sepse ai jeton larg zonave të banuara dhe njerëzit rrallë përballen me të. Në Australi ekzistojnë edhe gjarpërinj të tjerë që shkaktojnë më shumë raste helmimi te njerëzit, për shkak të kontaktit më të shpeshtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “S’i duhen dy kafshime”: Gjarpri me helmin më të fuqishëm në botë appeared first on Sinjali.

Vinçiqi do të gjykojë finalen e Botërorit gjashtë vjet pas arrestimit që përfundoi pa akuza

FIFA ka emëruar arbitrin slloven Slavko Vinčić për të drejtuar finalen e Kupës së Botës mes Spain national football team dhe Argentina national football team, duke i besuar atij ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

Emërimi vjen gjashtë vjet pasi Vinçiq u ndalua nga policia në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë një operacioni në një festë ku u sekuestruan drogë dhe armë, ndërsa po hetohej edhe një rrjet prostitucioni.

Megjithatë, arbitri u lirua pa asnjë akuzë, pasi autoritetet konstatuan se ai ndodhej aty vetëm pas një ftese dhe nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetin kriminal.

Vetë Vinçiq kishte deklaruar se ndodhej në Bosnje për një takim biznesi dhe se pranimi i ftesës për drekë ishte “gabimi më i madh” i tij.

Edhe Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit të Sllovenisë doli në mbështetje të tij, duke e cilësuar incidentin si një rastësi fatkeqe.

Sot, 46-vjeçari konsiderohet një nga arbitrat më të vlerësuar në Evropë. Ai drejtoi finalen e UEFA Champions League në vitin 2024 dhe ka qenë arbitër në tri ndeshje të Kupës së Botës 2026. Tashmë, FIFA i ka besuar edhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vinçiqi do të gjykojë finalen e Botërorit gjashtë vjet pas arrestimit që përfundoi pa akuza appeared first on Sinjali.

Konfirmohet zyrtarisht: Messi mbetet në garë për Topin e Artë

Organizatorët e Topit të Artë kanë konfirmuar zyrtarisht se futbollistët që luajnë për klube jashtë Evropës janë plotësisht të kualifikuar për të fituar çmimin prestigjioz.

Përmes një sqarimi nga llogaria zyrtare, u bë e ditur se një kufizim i tillë nuk ka ekzistuar që nga viti 2007, duke hedhur poshtë pretendimet se vetëm lojtarët e klubeve evropiane mund të shpallen fitues të Topit të Artë.

Kjo do të thotë se edhe Lionel Messi, i cili aktivizohet te Inter Miami CF, mbetet i kualifikuar për të fituar çmimin, pavarësisht se luan jashtë Evropës.

Sipas raportimeve, ky sqarim ka rikthyer në vëmendje mundësinë që Messi të jetë sërish në garë për Topin e Artë, pas paraqitjeve të tij të mira në Kupën e Botës për Klube.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfirmohet zyrtarisht: Messi mbetet në garë për Topin e Artë appeared first on Sinjali.

Real Madridi hap derën për largimin e Vinicius Jr, synon yllin e Bayern Munichut

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për sulmuesin brazilian Vinícius Júnior gjatë afatit kalimtar të verës, në një lëvizje që mund të trondisë merkaton e futbollit.

Sipas gazetës franceze L’Équipe, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së yllit brazilian, me synimin që të ardhurat nga një transferim i mundshëm të përdoren për një përforcim të madh në sulm.

Objektivi kryesor i Real Madrid raportohet të jetë sulmuesi francez i Bayern Munich, Michael Olise, i cili është në listën e dëshirave të klubit spanjoll për sezonin e ardhshëm.

Një largim i Viniciusit do t’i siguronte Real Madridit hapësirë financiare për të tentuar transferimin e Olises dhe për të krijuar një repart ofensiv edhe më të fuqishëm.

Vinícius Jr ka qenë prej vitesh një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit dhe një nga figurat më të rëndësishme në sukseset e fundit të klubit. Megjithatë, drejtuesit madrilenë po vlerësojnë planet për të ardhmen dhe rolin e tij në skuadër.

Deri tani, Real Madridi nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për një vendim të tillë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi do të ndërmarrë një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së verës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi hap derën për largimin e Vinicius Jr, synon yllin e Bayern Munichut appeared first on Sinjali.

❌