Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Patrullim i policisë shqiptaro-italiane/ Proda: Bashkëpunim për sigurinë e turistëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan një vizitë ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane që operojnë në zonat bregdetare të Durrësit.

“Patrullimet e përbashkëta, tashmë një traditë partneriteti dhe miqësie, si dhe model bashkëpunimi, kanë si qëllime: rritjen e sigurisë publike në pikat me fluks turistësh, forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në shërbim të qytetarëve, krijimin e një klime të sigurt për pushuesit italianë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, si dhe lehtësimin e komunikimit me vizitorët dhe turistët e huaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Nisja e patrullimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ku gjatë fjalës përshëndetëse u shpreh:

“Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur. Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një garanci konkrete për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.”

Ndërkaq, Ambasadori falënderoi Drejtorin dhe punonjësit e Policisë së Shtetit për punën e përbashkët, si dhe u shpreh se pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë mirëseardhje është “nder dhe privilegj”. Në Durrës, në pikën simbolike të takimit ndërmjet dy shteteve, Ambasadori u shpreh gjithashtu:

“Ky bashkëpunim nuk është njëkahësh; gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive.”

Në përfundim të vizitës, Drejtori Proda garantoi Ambasadorin se Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe përballë sfidave të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë. opinion.al

 

 

Irani-evropianëve: Hiqni dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u ka bërë thirrje fuqive evropiane t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së.

Diplomati kryesor i Teheranit shkroi të premten në X se u tha homologëve të vet nga Britania, Franca, Gjermania, si dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, gjatë një bisede të përbashkët telefonike se Evropa “duhet të veprojë me përgjegjësi” dhe të heqë dorë nga “politikat e shteruara kërcënuese dhe të trysnisë”.

Ai tha se BE-ja dhe grupi evropian i quajtur E3 nuk kanë “asnjë bazë morale apo ligjore” për të aktivizuar “rikthimin e menjëhershëm” të sanksioneve të OKB-së kundër Iranit. Ditë më parë, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, u tha ministrave të tjerë të BE-së se E3-ja është e gatshme t’i rivendosë sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, nëse Teherani nuk shpreh “angazhim të fortë, të dukshëm dhe të qartë”.

Pamjet satelitore nga Planet Labs PBC tregojnë lokacionin nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo, Iran, pas sulmeve ajrore amerikane më 22 qershor, 2025. Evropianët përsëritën të njëjtin qëndrim gjatë bisedës me Araqchin, sipas një burimi diplomatik francez të cituar nga Reuters, i cili tha se Irani nuk u përball me trysni për të arritur një marrëveshje “të verifikueshme dhe të qëndrueshme” me Shtetet e Bashkuara.

Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 – Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) – kufizimet e afatgjatë të OKB-së ndaj shitjes së armëve, ndaj bankave dhe teknologjisë bërthamore, u hoqën 10 vjet më parë. Qeveritë evropiane mund ta përdorin akoma mekanizmin e marrëveshjes për “rikthimin e menjëhershëm” të sanksioneve para afatit të 15 tetorit.

Irani pezulloi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i bombarduan objektet e tij bërthamore muajin e kaluar. Evropianët po ushtrojnë trysni për të rikthyer punën e inspektorëve bërthamorë të OKB-së në Iran, duke synuar ta parandalojnë Teheranin nga riorganizimi i programit të tij bërthamor pas dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Kina dhe Rusia – mbështetës të kamotshëm të Iranit në këto negociata – nuk mund të vënë veto për rikthimin e sanksioneve. Megjithëse dritarja formale për aktivizimin e mekanizmit mbyllet në tetor, qeveritë evropiane mund të zgjedhin ta shtyjnë këtë hap pas këtij afati për të mbajtur derën hapur për bisedime të mëtejshme.

Negociatorët iranianë dhe amerikanë ishin planifikuar të takoheshin në Oslo javën e kaluar, por takimi u shty, dhe duket se nuk është caktuar një datë e re.

“Çdo rund i ri bisedimesh është i mundur vetëm kur pala tjetër është e gatshme për një marrëveshje të drejtë, të balancuar dhe të dobishme bërthamore për të dyja palët”, shkroi Araqchi në X.

Gjatë një konference për shtyp këtë javë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ndërsa Irani dëshiron të angazhohet në bisedime, ai nuk është “për ngut” për t’u takuar, duke theksuar se “ne i shkatërruam objektet e tyre” në sulmet e 22 qershorit mbi objektet bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz. REL

“Rama mburrej me 2 mijë shtretër në Theth”/Berisha: Pas zgjedhjeve i shkatërron se..

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth.

Sipas Berishës para zgjedhjeve, Rama mburrej me 2 mijë shtretër në Theth, ndërkohë sipas tij, pas zgjedhjeve, po i shkatërron – sepse banorët nuk e votuan!

Kryedemokrati reagoi edhe më parë për situatën në Theth. Përmes një videoje në rrjetet sociale kreu i PD shkroi se “shtëpiza e gurtë në tokën e të zotit shembet sepse është e armikut të Ramaduros.”

Nga ana tjetër Berisha përmendi në postim edhe Gjirit të Manastirit në parkun Kombëtar të Butrinit, ku ndër të tjera thotë se “pushtimi” i tij mbrohet nga narkoshteti. Sipas kreut të PD ky është krim i shëmtuar shtetëror..

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

Të luash një instrument muzikor mban trurin të ri dhe në formë. Kjo pasi frenon rënien e aftësive për perceptimin e të folurit, që me kalimin e kohës dhe moshës që avancon, dobësohet.

E vërteton një punë studimore e publikuar në revistën Plos Biology nga një bashkëpunim mes universiteteve kanadeze dhe kineze.

Kërkuesit kanë vëzhguar me rezonancë magnetike funksionale aktivitetin cerebral të personave të moshuar, duke i ndarë në grupe ata që nuk kishin aftësi dhe dije muzikore dhe ata që gjatë jetës kishin luajtur një instrument.

Rezultoi se të moshuarit muzikantë e kanë shumë më të lehtë të dallojnë tingujt e gjuhës e rrokje, edhe kur janë të mbuluar me zhurma dhe ndotje akustike.

Të moshuarit muzikantë kishin një aktivitet të trurit shumë më efikas dhe mjaft të ngjashëm me muzikantët e rinj në moshë, e kjo pasi, praktika muzikore forcon aftësinë mendore dhe e mban funksionale arkitekturën e rrjeteve nervore. Klan News

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dha një parashikim të detajuar për klimën astrologjike të javëve të fundit të korrikut.

Sipas saj, periudha që nis tani dhe zgjat deri më 24 korrik do të karakterizohet nga tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, me mundësi për konflikte, tradhti, por edhe lidhje erotike të papritura.

“Kujdes! Mund të kemi shpenzime të paplanifikuara dhe situata që kërkojnë durim e vëmendje,” paralajmëroi Kalogeri.

Në datën 22 korrik, Dielli kalon në shenjën e Luanit, duke sjellë një energji pozitive që do të forcohet edhe më shumë më 22 dhe 23 korrik.

Në 24 korrik do të ketë një Hënë të re në Luan, e cila do të shënojë një periudhë transformuese dhe mbyllje kapitujsh.

“Ndryshimet që do të ndodhin shpesh janë jashtë kontrollit tonë dhe kërkojnë përshtatje,” tha astrologia.

Gjatë kësaj periudhe, sipas Kalogerit, do të ketë zhvillime që lidhen me liderë dhe çështje territoriale, ndërsa më 31 korrik do të ndodhë takimi i Diellit me Mërkurin, që mund të sjellë zhbllokime, por edhe një klimë nervoze.

Në fund të muajit, Afërdita do të kalojë në Gaforre, duke krijuar situata të vështira në marrëdhëniet personale dhe duke kërkuar kujdes në vendimet financiare.

“Duke nisur që sot, por sidomos, por dhe në fundjavë e deri në datën 24 duhet të jemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, profesionale, sepse mund të kemi kontradikta, konflikte, madje edhe tradhti, por edhe shanse për lidhje erotike.

Njëkohësisht mund të kemi shpenzime më shumë nga sa duhet, madje edhe të paqëllimshme. Në datën 22 Dielli kalon në shenjën e Luanit dhe aty krijon disa aspekte shumë të mirë në datën 22-23. Në datën 24 kemi Hënën e re në shenjën e Luanit, e cila do të jetë një hënë transformuese, e cila ka për qëllim rinovimin dhe ky rinovim vjen pas mbylljes së një kapitulli.

Në këto raste ndoshta disa zhvillime, disa ndryshime vijnë nga ngjarje të cilat ndodhin jashtë vullnetit tonë dhe ndoshta në disa raste mund të dalin jashtë zonës së komfortit, gjithsesi duhet që t’u përshtatemi kushteve dhe të dimë që janë për të mbyllur një kapitull dhe të gjendemi në një trajektore të re.

Ndikimi i Hënës se re do të jetë deri në krijimin e një Hëne tjetër të re, e cila bëhet në shenjën e Virgjëreshës në datën 23 gusht, por rezultatet i ka kryesisht me hënën e plotë në shenjën e Ujorit. Gjatë kësaj periudhe mund të dëgjojmë ndryshime dhe ngjarje që kanë të bëjnë me lider, që kanë të bëjnë me udhëheqës ose me figura të rëndësishme.

Do të ketë dhe zhvillime që kanë të bëjnë kryesisht me pjesën territoriale. Në datën 31 dielli takohet me Mërkurin, kështu që disa gjëra që ndoshta që më përpara ishin të penguara, mund të bëhen atë ditë. Ka një nervozizëm ajo ditë dhe në përgjithësi do të thoja që duhet të keni kujdes për kujdesin e fëmijëve.

Ditën e fundit të muajit korrik kalon Afërdita në shenjën e Gaforres, ku në ditën e fundit dhe në ditët e para të gushtit gjërat janë pak si të ngurta dhe marrëdhëniet tona personale, nuk shkojnë ashtu siç ne do të donim dhe njëkohësisht lëvizjet financiare që mund të bëjmë ato ditë duhet të jemi më të kujdesshëm para se të marrim vendime dhe të veprojmë.

Në ato ditë takimet që do të kenë njerëzit përgjithësisht kanë një zhgënjim kanë një ndalesë, takohemi me njerëz, ku dashuria dhe marrëdhënia që ne krijojmë është e penguar”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore

Ministri i Financave Petrit Malaj ka vizituar dy biznese në qytetin e Lushnjes nga ku theksoi se çdo produkt që tregtohet duhet të shoqërohet me faturë tatimore.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë tregtarët e pakicës që çdo produkt që ata tregtojnë, qofshin këto produkte të bulmetit, qofshin këto produkte apo nënprodukte të mishit, do të duhet të jenë të shoqëruara me një faturë fiskale. Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të tregut, por edhe në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore”,tha ministri.

Sipas ministrit Malaj, lëshimi i faturës fiskale për çdo shitje është një element kyç që mundëson gjurmueshmërinë e produktit nga ferma deri te konsumatori.

“Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve.

Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të sigurojnë faturat e tyre të blerjeve për çdo mall që ata blejnë, në mënyrë që jo vetëm të formalizojnë aktivitetin e tyre, por nga ana tjetër edhe të sigurojnë dhe të garantojnë sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”, shtoi ai.

Ministri Malaj i bëri thirrje të gjitha subjekteve të tregtimit me pakicë që të ndërgjegjësohen për detyrimet e tyre ligjore dhe të respektojnë rregullat tatimore, si një hap i domosdoshëm drejt ndërtimit të një tregu të drejtë, të formalizuar dhe të sigurt për të gjithë.

 

 

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

Aktivistja Edlira Çepani ka përkujtuar ditën e sotme 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çepani ka ndarë një foto nga dasma e tyre teksa kujton se si nisi rrugëtimi i tyre të përbashkët.

Edhe pse sot Gerti Bogdani nuk gjendet pranë saj, aktivistja thotë se rrugëtimi i tyre do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria mes të dyve nuk njeh kufij mes botëve.

“Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull.

Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë! Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…

Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve.

Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani!

Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!”, shkruan aktivistja.

Video/ Vodhi një automjet në Astir e tentoi të largohej me të, arrestohet 28 vjeçari

Vodhi një automjet në Astir dhe tentoi të largohej me të duke mos ju bindur urdhrit për ndalim të policisë, arrestohet në flagrancë një 28 vjeçar. Policia e Tiranë sekuestroi edhe automjetin e vjedhur.

 Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetaseje, për vjedhjen e automjetit të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Short time”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. opinion.al

 

 

Mungesa e dëshmitarit shtyn seancën për rastin “Banjska”

Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 – është shtyrë për të hënën për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.

Gjyqtari Arben Hoti tha se dëshmitari A2, i cili ishte paraparë të dëgjohej gjatë tërë ditës, mungon, prandaj e shtyu seancën për të hënën, raporton Betimi për Drejtësi.

“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor”, tha Hoti.

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar për prokurorinë deri më tani prej se filloi rasti “Banjska” më 17 prill.

Ata kanë dëshmuar se si janë përballur me një grup serbësh të armatosur kur ishin sulmuar natën e 24 shtatorit 2024 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë kolegu i tyre, rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Në Gjykatën Themelore për këtë rast janë duke u gjykuar Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç, tre nga 45 të akuzuarit për sulmin në Banjskë.

Që të tre të akuzuarit i mohuan akuzat para gjykatës dhe pretenduan se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiç akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.

Gjykata theksoi në prill se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë.

Çfarë përmban aktakuza për rastin “Banjska”?

Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiç, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.

Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.

Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./REL

“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike për aktivitet ekonomik, procedim 2 personave

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Policia e Kavajës, në vijim të këtij operacioni ka proceduar penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në Kavajë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Sh. Xh. dhe P. Ç. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë së Kavajës.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijon kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve, ndërkohë që ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.  opinion.al

 

“Shtëpiza në Theth…”/Berisha:Gjiri i Manastirit në Butrint mbrohet nga narkoshteti

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” për shembjen e ndërtimeve në Theth.

Nëpërmjet një videoje në këtë postim kryedemokrati shkruan se “shtëpiza e gurtë në tokën e të zotit shembet sepse është e armikut të Ramaduros.”

Nga ana tjetër, Berisha përmend në postim edhe Gjirit të Manastirit në parkun Kombëtar të Butrinit, ku ndër të tjera thotë se “pushtimi” i tij mbrohet nga narkoshteti. Sipas kreut të PD ky është krim i shëmtuar shtetëror..

Postimi i kreut të PD Berisha

Kjo shtëpiza e gurtë në tokën e të zotit në Theth, shembet sepse është e armikut të Ramaduros, kurse pushtimi i Gjirit të Manastirit në parkun Kombëtar të Butrinit nga Ramaduro-Gjiknuri mbrohet nga narkoshtetit! Krim i shëmtuar shtetëror!

Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohet inxhinieri dhe punëtori

Policia ka arrestuar dy shtetas, pasi u kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi.

Po ashtu është shpallur në kërkim një 37-vjeçar, për llogari të të cilit po ndërtohej objekti, pa leje dhe është proceduar penalisht babai i tij, i cili ndiqte punimet.

“Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.

Për këtë rast:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;
-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..
Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Ku ishit kur u bënë ndërtimet në Theth? Rama: Ata që duhet t’i shikonin, s’bënë…

Ditët e fundit qeveria zhvilloi një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

Konkretisht, kryeministri Rama nuk mbeti pa e përmendur çështjen edhe në Berat, ku tha se pyetja rëndom që është ngritur nga qytetarët, ka qenë përse autoritetet nuk morën masa më herët për të mos i lejuar këto ndërtime.

Kreu i kabinetit qeveritar në takimin e sotëm në Berat deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar.

 “Detyrimisht përgjigjja bëhet e vështirë sepse ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur dhe zinxhiri nuk ka funksionuar sepse një strukturë e ka çuar në Prokurori. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme etj. Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur” tha Rama.

Sipas kryeministrit ndërtimi i një administrate funksionale si në vendet e BE-së ende nuk është arritur dhe për këtë arsye, vendi ka nevojë të mbështetet më shumë në teknologji.

“Ka shumë zhurmë për auditimin e fondeve të bujqësisë në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE problemet janë reale sepse gjithmonë është ‘njeriu në mes’. Teknologjia mund të jetë zgjidhja,” vijoi ai, duke përmendur dronët, satelitët dhe Agjencinë e Gjeo-referencave si mjete që tashmë ekzistojnë, por që mungesa e një sistemi të integruar informacioni vazhdon të jetë pengesë.

Sipas kreut të qeverisë vendi ka kapacitetet për të monitoruar ndërtimet në kohë reale dhe shmangur ndërhyrjet e vonuara, por është e nevojshme të krijohet një sistem inteligjent që të minimizojë varësinë nga faktori njerëzor dhe abuzimet e mundshme.

 

“Ministri ‘X’ e…”/Rama: Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Berati për zhvillimet e teknologjisë dhe Inteligjencën Artificiale.

Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit, Rama deklaroi se shumë shpejt Inteligjenca Artificiale mund të implementohet në qeverisje.

Më tej, ai theksoi se qeveria nuk ka këtë gjë si synim, por do ta aplikonin me kënaqësi një projekt të tillë.

“Koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lider të BE-së ka qenë krejtësisht e pamjaftueshme, se u bë në Shqipëri shumë zhurmë për një raport të auditit të brendshëm të Bashkimit Europian për fondet bujqësisë mirë po ajo që shohim sot në një tjetër vend të BE nga i njëjti audit është eksponecialisht më e frikshme se sa çfarë doli nga auditi i Shqipërisë.

Ai audit ka provuar se bë vendete e BE dhe në jnjë vend si Gjermani problematikat me fondet e bujqësie mbeten reale, sepse është njeriut në mes. Atëherë teknologjia këtu mund të na ndihmojë jashtëzakonisht.

Ne kemi dronët që i kemi marrë dhe nuk i kemi marrë për të bombarduar ndonjë vend larg qoftë, po i kemi marrë për të kontrolluar vendin tonë, ne kemi satelitët, mirë po ajo që na mungon është një sistem funksional informacioni që të mund të përpunohet në kohë reale.

Dhe nuk ka më nevojë as të ketë inspektorë në territor përveç se kur i çon ti vetë për të bërë operacionet përkatëse, as të presësh që njerëzit papritur të ndihen të pataksur nga ideja që kanë bërë një gafë të madhe se kanë hedhur lekët në lumë, sepse me atë sistem ne mund të marrim të gjitha të dhënat në kohë reale dhe me AI nuk është më thjesht një fluturim i dytë me dron ku ti do rrish të shohësh dhe bën sikur nuk sheh se aty tu shtua një objekt por ta thotë vetë se shiko se këtu…i thua nisu e më sill ça ka ndryshuar në territor dhe ai të thotë 1 2 3 katër këto pika ke ndryshim dhe kjo mund të bëhet.

Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI.

Shumë shpejt mund të vijë dita që ti qeverinë ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ti ministrin X e ke AI, s ka as kushëri për të fut në punë, nuk ka as interesa të asnjë natyre që të prishi proceset.

Nuk po them që ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqesi mund ta merrnim përsipër. Jam shumë dakord që në bashkëpunim me ju apo me këdo qoftë tjetër ne të bëjmë promovimin e këtyre produkteve”, tha Rama.

“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem

Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve i zhvilluar në Berat, kreu i qeverisë vuri theksin te mbrojtja kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria sulmohet çdo ditë, në mënyrë sistematike nga hakerat.

Kryeministri në fjalën e tij kërkoi që të ndërtohet një sistem i tillë, që institucionet në nivel vendor apo sektori privat, të investojnë në teknologji.

“Armiku i padukshëm”, tha ai nuk duhet neglizhuar pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të fuqishme të terrorizmit kibernetik.

“Kemi shumë potencial dhe duam që në këtë mandat, të vëmë shumë theksin në këtë pikë dhe të rrisim mbështetjen, kur vjen puna tek sektori privat ju dini sa larg jemi. Ne jemi para, sepse qeveria është fiksuar tek kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha në Shqipëri që mund të bëjnë në këtë fushë për vetën e tyre dhe janë të pambrojtura nga ana e cyber, mund të shkosh dhe ti sulmosh e ti bësh copash. Ne nuk jemi në luftë me një haker anonim, ne jemi në luftë me një nga vendet më të fuqishme kibernetike. Kemi çdo ditë sulme sistematike dhe nuk keni dëgjuar më asgjë, ndodhi diçka me një institucion të pushtetit vendor që ishte jashtë sistemit të mbrojtjes. S’mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve dhe mund të bëjnë problem shumë të madh. Jemi duke menduar si të ndërtojmë një sistem ku nga një anë t’i vendosim një detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat që të  kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat të shohim mundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”, tha Rama.

Më herët kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka avancuar në shërbimet digjitale, por sektori privat kërkon ende shumë punë. Përfaqësuesve të sektorit të teknologjisë u kërkoi partneritet dhe diskutime intensive, qoftë për propozime apo financime.

Shkodër, bizneset heqin strukturat metalike/ Hapësirat publike i kthehen qytetarëve

Pas “ultimatumit” të kryeministrit për lirimin e hapësirave publike, vijon aksioni në qytetet e vendit.

Konkretisht, kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci herë pas here ne rrjetet sociale përditëson punën që po bëhet në terren për lirimin e hapësirave publike.

Sot në postimin e tij, Beci informoi se bizneset në rrugën “Marin Biçikemi” dhe Bulevardin “Zogu i I-rë” kanë nisur heqjen vullnetare të strukturave metalike, pas njoftimit nga Policia Bashkiake. Sipas kreut të Bashkisë Shkodër, hapësirat publike tashmë po i kthehen qytetarëve.

“Ju ftoj të denonconi çdo zënie të paligjshme të tyre edhe këtu, në këtë hapësirë komunikimi”, shkruan Beci në Facebook.

Postimi i kreut të Bashkisë Shkodër Benet Beci

Bizneset në rrugën “Marin Biçikemi” dhe Bulevardin “Zogu i I-rë” kanë nisur heqjen vullnetare të strukturave metalike, pas njoftimit nga Policia Bashkiake.

Hapësirat publike po i kthehen qytetarëve. Ju ftoj të denonconi çdo zënie të paligjshme të tyre edhe këtu, në këtë hapësirë komunikimi. opinion.al

FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot shortin për Kategorinë Superiore, për edicionin 2025-2026.

Ky edicion do të jetë edicioni i 87-të në historinë e kampionatit më të lartë të futbollit shqiptar.

Java e parë është tashmë e konfirmuar dhe përballjet premtojnë emocion që në start.

Ndeshjet e javës së parë (sezoni 2025–2026):

Partizani – Vora

Teuta – Dinamo City

Vllaznia – Egnatia

AF Elbasani – Flamurtari

Bylis – Tirana

Sezoni i ri do të nisë më 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të mbyllet në maj 2026.

Ministria e Drejtësisë-UT, marrëveshje për trajnimin e përkthyesve zyrtarë/Hap kyç..

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka për qëllim trajnimin dhe kualifikimin e përkthyesve zyrtarë në funksion të përmbushjes së kërkesave ligjore dhe mbështetjes së procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, vlerësoi këtë marrëveshje si një hap domethënës drejt përmirësimit të cilësisë së përkthimeve dhe të redaktimit gjuhësor të akteve zyrtare.

“Ligji për përkthyesin zyrtar, i miratuar në vitin 2021, ka hasur vështirësi në zbatim, por sot jemi në momentin e duhur për ta realizuar me ndihmën e një institucioni të besueshëm si UT. Kjo marrëveshje është një kontribut i drejtpërdrejtë në procesin e integrimit dhe ndikon drejtpërdrejt në reputacionin e shtetit shqiptar në Bruksel”, – theksoi ministri Manja.

Ndërkohë Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi institucional që, përveç karakterit të tij të gjerë, fokusohet në një aspekt thelbësor: formimin profesional të përkthyesve zyrtarë në gjuhën shqipe dhe gjuhët e huaja.

“UT ka kapacitetet e duhura për të kontribuar në këtë drejtim përmes dy fakulteteve të tij lider: Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Ky bashkëpunim është një ndër shërbimet që universiteti ofron për të tretët dhe një formë konkrete e mbështetjes që i jepet shoqërisë shqiptare në sfidat kryesore që ka përpara”, – u shpreh Rektori Hoxha.

Përkthyesit zyrtarë të drejtësisë shërbejnë për përkthimin e dokumentave ligjorë, në shkëmbimet mes institucioneve ndërkombëtarë dhe qeveritë e strukturat partnere të hetimit dhe gjykimit, por edhe për përkthimin e praktikave të shumta ligjore dhe administrative për përfarimin ligjor, në kushtet e negociatave me BE-në./opinion.al

24 vatra në 24 orët e fundit/ 4 prej tyre ende aktive, mbi 150 hektarë të djegura

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive.

Vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Mallakastër, Fier, Selenicë, Finiq, Himarë, Kolonjë, Korçë, Përmet, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Tiranë, Kavajë dhe Kamëz.

Vatrat aktive janë si më poshtë:

Qarku Dibër – Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës, dy vatra janë ende aktive: njëra në krahun e Gurë Lurës, dhe zona tjetër afër kanalit të ujit të HEC-it, e cila konsiderohet e izoluar dhe është nën monitorim. Vatra e dytë, në krahun e Malit të Dejës, është e përhapur dhe ndihmuar nga era, me duke u zgjeruar drejt territorit të bashkisë Mat.

Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë – Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, vijon puna për shuarjen e një vatre të riaktivizuar. Deri tani janë përfshirë rreth 32 hektarë me shkurre dhe barishte. Zjarri është aktiv vetëm në një vatër mbi fshatin Vlash, që po monitorohet nga forcat operacionale.

Qarku Fier – Vatra e zjarrit në zonën Drenovë–Gorishovë, njësitë Qendër Dukas dhe Cakran, në bashkitë Mallakastër dhe Fier, vijon të jetë aktive. Për shkak të terrenit të thyer, erës së fortë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, kontrolli i situatës ka qenë i vështirë. Aktualisht zjarri vazhdon me intensitet në zonat me ullishte të fshatit Gorishovë.

Qarku Vlorë – Bashkia Himarë – Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Ndërhyrja vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes, por pa mundur izolimin e plotë të vatrës. Operacioni për shuarjen po vijon edhe sot, me mbështetjen e forcave të Forcave të Armatosura.

Si pasojë e zjarreve janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 57 automjete zjarrfikëse dhe 538 forca operacionale.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, janë përfshirë edhe 2 helikopterë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 120 efektivë nga Forcat e Armatosura. Sot, që prej orës 06:00, në terren ndodhen 50 trupa ushtarake dhe 5 automjete zjarrfikëse me personel mbështetës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje.

Sa i përket rrezikut për zjarre në pyje, niveli “I LARTË” pritet në qarqet: Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa niveli “I MODERUAR” në qarqet e tjera.

Borsh, ndezi zjarr për pastrim/Digjet një sipërfaqe toke kullotë, e pëson 51 vjeçari

Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari.

Sipas Policisë Himarë, specialistët e Hetimit dhe Krimeve identifikuan shtetasin M. K., i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barit në një sipërfaqe toke, në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke kullotë, me shkurre dhe me ferra.

“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë.  Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”,thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. opinion.al

❌