Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a

Kreditë e pakthyer në afat në raport me totalin e huasë në ekonomi kanë shënuar rënie në qershor, pas rritjes së konstatuar në maj.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, niveli i huave jo performuese ishte 4.01%, nga 4.12% në maj. Ky është niveli më i ulët i dekadës së fundit dhe rekordi minimal që nga viti 2008.

Që nga viti 2014, kur arriti në 25%, niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht, duke u përshpejtuar tre vitet e fundit.

Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.

Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.

Pavarësisht rënies, në raport me rajonin, sistëmi banker vijon të ketë më shumë kredi me probleme. Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%.

Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.

Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.

Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.

The post Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a appeared first on Revista Monitor.

Një valë e re entuziazmi nga investitorët e thjeshtë po ndryshon rrënjësisht tregjet financiare

Aksionet meme. Fajin e kanë aplikacionet dhe investitorët amatorë (të quajtur “DORKs”), jo ndihmat direkte financiare, shkruan The Economist
 
Një valë e re tregtie nga investitorët e vegjël po riformëson tregjet financiare. Fajin e kanë teknologjia dhe investitorët e vegjël, jo ndihmat e pandemisë 
Investitorët kanë dobësi për akronimet. Kohët e fundit, ata kanë përqafuar tregtinë TACO (Trum...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një valë e re entuziazmi nga investitorët e thjeshtë po ndryshon rrënjësisht tregjet financiare appeared first on Revista Monitor.

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i konsoliduar, në rritje, që funksionon dhe lëviz miliarda. Mbetet e vështirë të dallosh ku mbaron prodhimi, cili është qëllimi dhe strategjia ushtarake që do të ndiqet.
 
MSc Roland Tashi, Ekspert i çështjeve të sigurisë
Është e rëndësishme t...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Italia fuqizon ekonominë ushtarake appeared first on Revista Monitor.

Dëshironi një pagë më të lartë? Qëndroni në vendin aktual të punës

Ngadalësimi i tregut të punës në SHBA është lajm i keq për ata që kërkojnë të lëvizin, shkruan The Economist
 
Për vite me radhë, tregu i punës në SHBA ka shpërblyer ata që nuk qëndrojnë gjatë në një vend.
Këshilla më e sigurt për të marrë një pagë më të mirë ka qenë të ndërroni punë çdo një apo dy vjet, duke kaluar nga një vend pune në tjetrin që paguan pak më shumë.
Ekspertët e karrierës në TikT...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Dëshironi një pagë më të lartë? Qëndroni në vendin aktual të punës appeared first on Revista Monitor.

Universitetet e falimentuara të Mbretërisë së Bashkuar po kërkojnë modele më të lira

Mësim me fokus tek efikasiteti. Ata nuk kanë arritur të përshtaten me kërkesat e tregut të gjerë, shkruan The Economist
 
Ndërsa viti akademik në Britani ka përfunduar, universitetet ndodhen në një krizë financiare më të thellë se një student që ka shpenzuar gjithçka gjatë pushimeve verore.
Zyra për Studentët, një organ rregullator, vlerëson se katër në dhjetë universitete po operojnë me humb...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Universitetet e falimentuara të Mbretërisë së Bashkuar po kërkojnë modele më të lira appeared first on Revista Monitor.

Hyrjet e të huajve, janar-qershor 2025

Vizitorët e huaj që hynë në territorin shqiptar shënuan një rritje 7% në muajin qershor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë një ecuri pozitive të sektorët edhe pse rritja është ngadalësuar dukshëm në raport me rritjen që shënoi një vit më parë.
Qershori i 2024-s regjistroi një rritje 23% krahasuar me 2...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Hyrjet e të huajve, janar-qershor 2025 appeared first on Revista Monitor.

IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar?

Rritja e përdorimit të ChatGPT dhe rivalëve të tij po rrezikon ekuilibrin ekonomik mbi të cilin u ndërtua interneti, shkruan The Economist
 
Në fillim të vitit të kaluar, Matthew Prince nisi të merrte telefonata shqetësuese nga drejtues të kompanive të mëdha mediatike. Ata i thanë se po përballeshin me një kërcënim të ri serioz në internet.
“I pyeta, ‘Mos janë koreanoveriorët?’”, kujton ai. “...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar? appeared first on Revista Monitor.

Transformimi i hyrjes Shirokë-Shkodër, FSHZH 3.7 milionë euro për projektin 

Hyrja Shirokë-Shkodër pritet të kalojë në një proces transformimi për t’ju përshtatur ndërhyrjeve të tjera që po bëhen në qytet siç është edhe ajo e Parkut Ligatinor. Në një procedurë të çelur këtë të hënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me objekt kontrate “Transformimi urban në hapësira publike kryesore Rajoni 1 (Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë-Shkodër Faza 2) me një fond limit 374 milionë lekë apo 3.7 mln euro jepen edhe detajet.  

Sipas raportit teknik përfshihen ndërhyrjet ne bregun perëndimor të lumit Buna. Zona e studimit shtrihet në të dy krahët e rrugës lidhese të qytetit të Shkodrës me Shiroken. 

“Në kuadër të zbatimit të projektit ““RIKUALIFIKIMI I ZONES TURISTIKE TE HYRJES SHIROKE-SHKODER”” kërkohet një studim i detajuar në qëllim të temave në vijim: – Rruga që lidh qytetin e Shkodrës me Shirokën – Sistemimi në formë pedonale të bregut të Bunës – Ndërtimin e një shtegu/shkallareje për ngjitje drejt malit të Taraboshit – Ndërtimin e një ballkoni panoramik Objektivat Vendndodhja strategjike e zonës, e rrethuar nga tre lumenj në hyrje të liqenit të Shkodrës, dhe lundrimi përgjatë lumit Buna që lidhte liqenin dhe qytetin me detin, e shndërruan vendin në të kaluarën në një qendër të rëndësishme ekonomike të rajonit nen mbrojtjen e kalasë së Rozafës. Ky pol ekonomik u rrit me ndërtimin e portit të Shkodrës dhe pazari i tij u bë qendra tregtare më e rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Projekti synon plotësimin e panoramës së nisur nga sistemimi i parkut ligatinor midis dy bypasseve. Ky projekt i cili po mer formë në krahun tjetër të Bunës 

Nëpërmjet implementimit të këtij projektit, përveç anës vizuale, synohet përmirësimi i kushteve të infrastrukturës për zonën duke e shndërruar atë në një pol të ri turistik të veriut të Vëndit. Projekti ka keto objektiva kryesore: 1. Urbanizimi i zonës komfort planeve dhe rregulloreve në fuqi 2. Ndërtimin e pedonales buzë lumit. 3. Përmirsimin e infrastrukturës rrugore 4. Krijimin e shtigjeve që lidhin lumin me malin” thuhet në raport. 

I njëjti nënvizon se zona turistike e hyrjes Shirokë Shkodër është i organizuar sipas tematikave në disa komponent: 

Hapësira në ballë të urës së këmbësorëve mbi Bunë, do të shndërrohet në një shesh rekreativ. Xhamia do të rrethohet nga një hapësirë pedonale, e përshtatshme për të përballuar fluksin e besimtarëve në kohë shërbesash. Pjesa verilindore e sheshit do të ketë në përbërje një pergola metalike. Kjo pergola do të shërbejë si monument në kujtesë të thertores së qytetit që ka qenë në këtë zonë. Në brendësi të pergolës do të ketë një hapësirë të dedikuar për relaks në formën e bar kafe. 

Parku i hyrjes për në malin e Taraboshit  

Mali i Taraboshit është i lidhur ngushtë me historinë e qytetit të Shkodrës. Një nga objektivat e këtij studimi është dhe rikthimi i vëmendjes tek ky mal historik. Studimi parashikon lidhjen e malit me lumin e Bunës nëpërmjet një shkallareje zig-zag. Në fund të shkallares do të ndërtohet një ballkon panoramik. Ky ballkon do tu servirw vizitoreve një imazh te plotë të qytetit dhe kalasë së Rozafës. 

Ballina ujore  

Ballina ujore është zona e vendosur përgjatë lumit Buna. Është një zonë strategjike shumë e rëndësishme që do të shndërrohet në një atraksion ikonik turistik dhe do të promovojë imazhin e Shkodrës si një kryeqytet modern kulturor me një histori të pasur. 

 

Rruga automobilistike 

 Zona e projektit rrethon rrugën automobilistike që lidh Shkodrën me Shirokën. Historikisht Shiroka është konsideruar si lagje e Shkodrës dhe kjo rrugë është nyja lidhëse e lagjes matanë liqenit. Konceptimi i rrugës është bërë në mënyrë të tillë që të kënaqi të gjitha parametrat e rrugëve urbane. E pajisur me dy korsi për automjete, trotuare dhe korsi të dedikuara për bicikleta, ky aks do të marë një pamje krejt të re. 

The post Transformimi i hyrjes Shirokë-Shkodër, FSHZH 3.7 milionë euro për projektin  appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, projektligji për Euron rrezikon tregun e lirë

Shoqata e Tregtarëve të Produkteve Joushqimore (NFTA) ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Adoptimin e Euros në Republikën e Bullgarisë, duke kritikuar mungesën e konsultimeve publike dhe procesin e përshpejtuar legjislativ.
Organizata paralajmëron për pasoja serioze në ekonominë bullgare dhe për shtimin e pasigurisë në treg.
Shqetësimi kry...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, projektligji për Euron rrezikon tregun e lirë appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte

Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Bullgari arritën në 1.4 miliardë euro në maj të vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme me 46.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Lajmi u raportua nga agjencia BGNES, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Inovacionit dhe Rritjes dhe Banka Kombëtare Bullgare.
Për krahasim, në maj të vitit 2024, vlera totale e FDI ishte 948 milionë ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte appeared first on Revista Monitor.

Serbia, 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT

Serbia parashikon që eksportet nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) të arrijnë në 5 miliardë euro gjatë vitit 2025, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga drejtuesit e industrisë pas vendimit të qeverisë, për të ndërprerë skemën e incentivave për punësimin e profesionistëve të huaj.
Ana Brnabić, presidente e Kuvendit Kombëtar, deklaroi në rrjetin social X se eksporte...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbia, 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT appeared first on Revista Monitor.

Të huajt vijnë më së shumti në Serbi për trajtime dentare dhe kirurgji estetike

Turizmi shëndetësor në Serbi është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Sipas të dhënave të sektorit dhe vlerësimeve nga shoqatat profesionale, çdo vit e vizitojnë vendin nga 40,000 deri në 60,000 pacientë të huaj, kryesisht për trajtime dentare, kirurgji estetike, rehabilitim dhe procedura ortopedike.
Shumica e tyre vijnë nga vende ku ka një diasporë të madhe serbe, si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Të huajt vijnë më së shumti në Serbi për trajtime dentare dhe kirurgji estetike appeared first on Revista Monitor.

“Duhet kaluar nga përvoja verore në karrierë afatgjatë

Flet Erion Muça, ekspert punësimi
 
Sipërmarrjet turistike, sidomos ato në zonat bregdetare, mbështeten në punonjës të përkohshëm për të përmbushur nevojat e ndryshme, nga shërbimet në restorante dhe hotele, deri te mirëmbajtja e infrastrukturës.
Sipas Erion Muçës, ky lloj punësimi nuk është vetëm një mënyrë për të përballuar valën e turistëve, por edhe një mundësi për shumë të rinj, kryesish...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Duhet kaluar nga përvoja verore në karrierë afatgjatë appeared first on Revista Monitor.

Punë verore, e ardhme e pasigurt

Punësimi sezonal po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, duke u bërë një shtyllë thelbësore e ekonomisë dhe një mundësi për të rinjtë që të fitojnë përvojë dhe të ndërtojnë karrierë. Por, ky fenomen sjell edhe sfida serioze për formalizimin, mbrojtjen dhe motivimin e punonjësve, të cilat kërkojnë vëmendje dhe veprime të koordinuara nga institucionet dhe biz...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Punë verore, e ardhme e pasigurt appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve: 78% zotërohet nga kapitali vendas

Pjesa e tregut e kompanisë kryesuese të tregut të sigurimeve është në rënie të lehtë këtë vit, ndërsa kompanitë e tjera po fitojnë terren.

Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin 2025 Sigal ka ruajtur kryesimin në treg, me 25.95% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës. Megjithatë, pjesa e tregut e Sigal ka rënë nga niveli prej 27.77% që mbante në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Që prej qershorit të këtij viti, Sigal nuk është më pjesë e UNIQA Group Austria, pas finalizimit të transaksionit të shitjes së kuotave nga grupi austriak te një kompani shqiptare, në pronësi të Avni Ponarit, drejtor i përgjithshëm i shoqërisë.

Kompania e dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Albsig, që për 6-mujorin mbante 19.45% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës. Kompania e grupit Kastrati ka rritur pjesën e saj të tregut, nga niveli prej 19.15% që mbante një vit më parë.

Eurosig ka arritur në pothuajse 13.81% të tregut, nga 13.42% që mbante për 6-mujorin 2024.

Ndjek Sigma Vienna Insurance Group, që për 6-mujorin zotëronte 12.67% të primeve të shkruara bruto, nga 12.72% që mbante një vit më parë.

Në rritje është Intersig Vienna Insurance Group, që ka arritur në 8.9% të tregut (nga 8.83% një vit më parë.

Vijon Insig, që ka arritur në 7.24% (nga 6.53% një vit më parë), Ansig, në 6.09% (nga 5.85% që mbante një vit më parë) dhe Atlantik, në 5.89% (nga 5.73% një vit më parë).

Me largimin e UNIQA Group Austria, sipas origjinës së kapitalit tregu po dominohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë shqiptare. Pjesa e tregut e kompanive me kapital shqiptar ka rënë lehtë në 78.4%, nga 50.7% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dështimi i tregut shqiptar të sigurimeve për t’u zhvilluar dhe për t’u zhvendosur nga “shtrati” i sigurimeve të detyrueshme duket se e ka zbehur interesin e investitorëve të specializuar nga jashtë.

Në përgjithësi, edhe ndarja e tregut të sigurimeve sipas primeve të shkruara bruto paraqitet relativisht e ngurtë, edhe për shkak se tregu mbështetet kryesisht në produktet e detyrueshme të sigurimit motorik.

Skema e tregtimit të këtyre produkteve, duke përfshirë edhe sigurimin e brendshëm motorik TPL, nuk favorizon shumë konkurrencën, por kryesisht tenton të mbajë nën kontroll çmimet, që kanë ndryshime shumë të vogla mes kompanive të ndryshme.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto në sigurime për 6-mujorin arritën një vlerë totale prej 12.8 miliardë lekësh ose rreth 130 milionë eurosh, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës përbënte edhe pjesën dërrmuese të tregut, me 11.7 miliardë lekë prime (91% të totalit), në rritje me 7.6% krahasuar me 6-mujorin 2024./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve: 78% zotërohet nga kapitali vendas appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, me nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon

Sipas raportit të Balkan Barometer 2024, Shqipëria ka nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon, me një përqindje të konsiderueshme të bizneseve që kanë më pak se 5% të shitjeve të tyre të realizuara përmes internetit.
Sipas sondazhit, 81% e bizneseve në Shqipëri raportojnë se më pak se 5% e shitjeve të tyre realizohen online. Kjo është dukshëm më lartë se mesatarja rajonale prej 60%.
Kosova ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria, me nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon appeared first on Revista Monitor.

“Nga sfida e informalitetit, te rritja e shpejtë dhe konkurrenca ndërkombëtare”

Flet Valer Pinderi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike
 
Në dy vitet e fundit, tregtia elektronike në Shqipëri ka kaluar një fazë transformimi që po ndryshon thelbësisht mënyrën e blerjes online në vend.
Pas një periudhe ku platforma të ndryshme e-commerce funksiononin kryesisht në mënyrë të parregullt dhe të fragmentuar, vitet e fundit kanë sjellë hyrjen e lojtarëve seriozë dhe ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Nga sfida e informalitetit, te rritja e shpejtë dhe konkurrenca ndërkombëtare” appeared first on Revista Monitor.

“Nga pandemia tek automatizimi, si po rritet me ritme të shpejta tregu i blerjeve online”

Flet Denis Dragoni, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit pranë Albanian Courier
 
Në dy vitet e fundit, tregtia elektronike në Shqipëri ka njohur rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndryshimet e shpejta në sjelljen e konsumatorit dhe zhvillimet teknologjike që kanë përmirësuar infrastrukturën e shërbimeve postare.
Në këtë intervistë për “Monitor”, Denis Dragoni, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Nga pandemia tek automatizimi, si po rritet me ritme të shpejta tregu i blerjeve online” appeared first on Revista Monitor.

Biznesi i “ftohtë” i akullores

Edhe pse prodhimi vendas i akullores është rritur në vitin 2024, tregu shqiptar dominohet ende nga importet dhe përballet me sfidat e mungesës së fuqisë punëtore dhe kostot e larta të lëndëve të para. Prodhuesit artizanalë të akullores në zonat rurale dhe urbane kërkojnë mbështetje fiskale për të përballuar shtrenjtimin e lëndëve të para dhe konkurrencën e importeve.
 
Dorina Azo
Pëllumb Kurt...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Biznesi i “ftohtë” i akullores appeared first on Revista Monitor.

Inteligjenca Artificiale po riformaton punësimin në Shqipëri

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen. Vodafone Italia shkurtoi 450 punonjës shqiptarë që ofronin shërbimet call center për klientin këtë vit duke i zëvendësuar me chatbot të Inteligjencës Artificiale. Kompanitë e konsulencës, auditit, fin...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Inteligjenca Artificiale po riformaton punësimin në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

❌