Temperaturat e larta dhe furnizmi me energji elektrike/ OSSH: Situata aktuale, stabël. Mirëkuptim në zonat e përfshira nga zjarret
Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave.
OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.
Konkretisht:
Linja 110kV Elbasan â Kusath u stakua pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« transformatorit tĂ« rrymĂ«s, problem qĂ« u zgjidh menjĂ«herĂ« nga grupet e OST, duke zĂ«vendĂ«suar nĂ« kohĂ« rekord pajisjen.
Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.
Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.
Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.
Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.
Situatë që kërkonte kujdes të shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, për shkak të zjarrit që ra në pjesën greke, në afërsi të nënstacionit Kardia.
Probleme pati edhe nĂ« linjĂ«n 150kV BistricĂ« â Mourtos.
Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollën stakime për konsumatorët pasi u u furnizuan nga linjat paralele.
Stafi i OST është në koordinim me OST greke për koordinimin e veprimeve të rikycjes së këtyre linjave.
Në tërësi, falë masava të mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabël.
Kërkohet mirëkuptim në zona ku prania e zjarreve e bën të domosdoshme stakimin e energjisë elektrike për arsye sigurie.