Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në Milano këtë të hënë.

Kroati është shfaqur i qeshur në prezantimin e parë, ndërsa ka pohuar se ndihet i lumtur për këtë rrugëtim të ri.

“Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të vijuar një aventurë të re në karrierën time. Një përqafim i madh për të gjithë”, deklaroi mesfushori në një video të publikuar në rrjetet sociale të djallit.

Modric do të kryejë testet mjekësore e më pas do të bashkohet me skuadrën, ndërsa eksperienca e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar në kampin kuqezi.

Ardhja e Modric u bë e mundur pas përfundimit të botërorit të klubeve, ku ishte pjesë e Realit të MAdridit. Kroati 39-vjecar është një legjende e skuadrës spanjolle ku ka fituar gjithcka, ndërsa u transferua në Bernabeu në vitin 2012. Mesfushori numëron afro 400 ndeshje me fanellën e galaktikëve, ku ka realizuar dhe 30 gola. Modric është ndër lojtarët që e ka fituar më së tepërmi Champions League, plot 6 herë. Te Milani, pavarësisht moshës pritet me entuziazëm dhe do të luftojë për formacionin titullar. m.p.

Jorge Jesus prezantohet te Al Nassr, trajneri portugez: Më solli Ronaldo!

Dëshira e Cristiano Ronaldos është urdhër te Al Nassr. Dhe këtë radhë, dëshira e yllit portugez ishte që në këtë sezon të drejtohej nga një bashkëkombës i tij, pas dështimeve të njëpasnjëshme me emra të njohur në pankinë ku i fundit ishte Stefano Pioli. Jorge Jesus është prezantuar sot si trajneri i ri i Al […]

The post Jorge Jesus prezantohet te Al Nassr, trajneri portugez: Më solli Ronaldo! appeared first on BoldNews.al.

“Ka luajtur për New Yorkun”, Trump tregon futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

Donald Trump ka anashkaluar emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duke emëruar legjendën e ndjerë, Pele, si futbollistin e tij të preferuar të të gjitha kohërave. Presidenti amerikan ishte i pranishëm kur Chelsea mposhti kampionët evropianë Paris Saint-Germain për të fituar Kupën e Botës për Klube të dielën në mbrëmje. Pasioni i thellë i […]

The post “Ka luajtur për New Yorkun”, Trump tregon futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave appeared first on BoldNews.al.

Skandal në festën e Lamine Yamal: Hetim për shkelje të ligjit ndaj personave me nanizëm

Festa luksoze për 18-vjetorin e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, është vënë në qendër të një hetimi në Spanjë, pasi dyshohet se gjatë eventit janë përdorur persona me nanizëm në mënyrë denigruese.

Ministria e të Drejtave Sociale ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë dhe institucioneve të tjera për të verifikuar nëse është shkelur ligji që ndalon përdorimin e personave me aftësi të kufizuara për qëllime talljeje apo argëtimi.

Drejtori Jesús Martín deklaroi se “një i ri me ndikim si Yamal nuk duhet të promovojë mesazhe që dëmtojnë brezin e ri.” Ndërkohë, Shoqata ADEE ka depozituar një padi ndaj futbollistit për shkelje të dinjitetit njerëzor.

Qeveria po përgatit edhe një reformë ligjore që do ta klasifikojë këtë veprim si shkelje të rëndë, me gjoba deri në 1 milion euro.

Festa, me temë gangsteri dhe atmosferë ekstravagante, tani rrezikon të lërë një njollë të fortë në imazhin e talentit të ri të futbollit spanjoll

The post Skandal në festën e Lamine Yamal: Hetim për shkelje të ligjit ndaj personave me nanizëm appeared first on iconstyle.al.

Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen

Pas finales së Botërorit të Klubeve ku Chelsea mposhti PSG-në 3-0, situata doli jashtë kontrollit me një përleshje masive mes lojtarëve. Në qendër të incidentit u përfshi trajneri Luis Enrique, i cili dyshohet se goditi me shuplakë sulmuesin brazilian Joao Pedro, ndërsa Donnarumma e shtyu atë në tokë.

Enrique u shpreh pas ndeshjes: “Qëllimi im ishte të ndaloja përplasjen, por situata eskaloi.” FIFA pritet të hapë një hetim disiplinor dhe një pezullim me kohë mbetet skenari më i mundshëm, ashtu si rasti i Luis Suarez më 2014.

Joao Pedro reagoi: “Shkova të mbroja shokun tim. Ata humbën kontrollin, ne fituam ndeshjen.”

FIFA ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar.

The post Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen appeared first on iconstyle.al.

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur. Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare. Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin […]

The post Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Spikati me 9 gola sezonin e kaluar, Flamurtari i rinovon kontratën sulmuesit

Christ Evo Ememe do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Flamurtarit. Sulmuesi nigerian dhe klubi vlonjat i Superiores kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari nigerian bëri mjaft mirë me fanellën kuqezi. Në 30 ndeshje që mori pjesë në Kategorinë e Parë dhe Kupë, ai ia […]

The post Spikati me 9 gola sezonin e kaluar, Flamurtari i rinovon kontratën sulmuesit appeared first on BoldNews.al.

E ardhmja në dyshim, Gjimshiti mbyll pushimet dhe kryen testet mjekësore te Atalanta

Pushimet për Berat Gjimshitin kanë marrë fund dhe për të ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Vendime që kanë çuar karrierën e tij në kryqëzimin tundues mes një tjetër eksperience në Ligën e Kampioneve dhe milionave që i ofrohen nga Katari. Dhe gjesti i fundit i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, duket […]

The post E ardhmja në dyshim, Gjimshiti mbyll pushimet dhe kryen testet mjekësore te Atalanta appeared first on BoldNews.al.

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në Milano këtë të hënë. Kroati është shfaqur i qeshur në prezantimin e parë, ndërsa ka pohuar se ndihet i lumtur për këtë rrugëtim të ri. “Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem […]

The post Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re appeared first on FaxWeb.

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur.

Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare.

Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin brazilian: 100 milionë euro.

Rodrygo mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në Madrid nuk shihet si titullar. m.p.

Botërori i klubeve, kush u zgjodh në formacionin më të mirë të turneut?

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube dhe ka dominuar edhe në formacionin më të mirë të këtij turneu. Pas përfundimit të finales së madhe me Parisin, është publikuar 11-shja më e mirë. Në portë është zgjedhur Yassine Bono i Al Hilal. Mbrojtja: Achraf Hakimi dhe Marquinhos, Thiago Silva dhe Marc Cucurella. Në mesfushë […]

The post Botërori i klubeve, kush u zgjodh në formacionin më të mirë të turneut? appeared first on BoldNews.al.

Arlis Shala rikthehet në shtëpi, Teuta zyrtarizon transferimin e portierit

Arlis Shala është futbollisti më i ri i Teutës. Pasi mbylli aventurën e tij me Vushtrrinë në Kosovë, portieri 24-vjeçar ka vendosur që të transferohet te ekipi durrsak në Superiore. Për Shalën, ky është një rikthim pasi më parë ka luajtur për Teutën U17 dhe atë U19 para se të transferohej në Itali te Cesena. […]

The post Arlis Shala rikthehet në shtëpi, Teuta zyrtarizon transferimin e portierit appeared first on BoldNews.al.

“Kërkonin vajza me përmasa specifike të gjoksit”, modelja për ditëlindjen e Yamal: Ofronin shumë para

Lamine Yamal festoi ditëlindjen e 18-të të tij. Natyrisht, ylli i Barcelonës, ashtu siç bën zakonisht, kishte organizuar një festë, teksa për të marrë një ftesë, vajzat duhet të plotësonin disa kushte. Më konkretisht, Claudia Calvo, e cila punon në mediat sociale, ishte e ftuar në një emision televiziv, teksa u shpreh se po kërkonin […]

The post “Kërkonin vajza me përmasa specifike të gjoksit”, modelja për ditëlindjen e Yamal: Ofronin shumë para appeared first on BoldNews.al.

Polemika për festën e Yamal, ylli i Barçës denoncohet se punësoi persona me nanizëm si argëtues

Festa e ditëlindjes së Lamine Yamal është në qendër të polemikave të mëdha në Spanjë. Futbollisti i Barcelonës festoi dje ditëlindjen e tij të 18-të me një event që është bërë një nga më të përfolurit e verës spanjolle, por kanë rënë shumë kritika sepse ADEE ka denoncuar përdorimin e personave që vuajnë nga nanizmi […]

The post Polemika për festën e Yamal, ylli i Barçës denoncohet se punësoi persona me nanizëm si argëtues appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Tirana ka emëruar trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile, ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

39-vjeçari nuk është emër i panjohur për bardheblutë.

Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner për ekipet U-17 dhe U19.

Megjithatë, kjo është edhe eksperienca e tij e vetme si trajner, pasi nuk ka drejtuar asnjë ekip të të rriturve qoftë edhe në ligat më të ulëta.

Njoftimi i Tiranës:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

 

The post Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

“Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz”, thuhet në njoftimin e KF Tirana.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

 

 

Një spanjoll dhe një latino-amerikan për Flamurtarin, klubi vlonjat prezanton afrimet e reja

Flamurtari gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar dy lojtarë. I pari është Jose Rodriguez i cili prej ditësh ishte konfirmuar se kishte firmosur për vlonjatët. Rodrigez është 30 vjeç dhe prej gushtit të kaluar qëndronte pa ekip. Eksperienca e fundit ishte me Adana Demirspor në Turqi. Kulmin e karrierës e pati te Real Madrid. Pikërisht […]

The post Një spanjoll dhe një latino-amerikan për Flamurtarin, klubi vlonjat prezanton afrimet e reja appeared first on BoldNews.al.

Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina

Tirana ka emëruar ditën e sotme trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se […]

The post Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina appeared first on BoldNews.al.

“Mbreti” Sinner i Anglisë/ Italiani i parë në histori që fiton titullin në Wimbledon

Më në fund ia doli edhe ai. Janik Siner, edhe pse nga minoriteti gjerman në Tirolin e Jugut, pati mbi supe gjithë kombin e Italisë në finalen e madhe të Uimbëlldonit.

Talenti i madh 23-vjeçar bëri miliona njerëz të lumtur në Apenine duke u bënë I pari Italian që fiton Grand Slemin më të vjetër të botës, Uimbëlldonin.

Asnjë tjetër më parë, djalë apo vajzë, nuk kishte mundur ta bënte. Suksesi ishte I shkëlqyer edhe sepse u arrit ndaj rivalit të tij më të madh, spanjollit Karlos Alkaraz.

Finalja në barin legjendar në “Oll Inglënds Klab” zgjati 3 orë e 4 minuta, shumë më pak sesa dueli epik në “Rolan Garos” të Parisit këtë vit, që Alkaraz e fitoi pas 5 seteve dhe pas 5 orësh e 29 minutave lojë.

Janik pati rezultatin e seteve: 4-6, 6-4, 6-4 e 6-4!

Spanjolli, fitues I pestë Grand Slemeve në karrierë, dhe dy herë radhazi kampion në Uimbëlldon, mori setin e parë, por pastaj italiani ishte I pagabueshëm, e padyshim që nxorri mësime nga Parisi ku udhëhoqi 2-0, për të humbur në fund.

Siner e vlerësoi shumë rivalin.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua ta nis me Karlosin. Ishte sërish një turne përrallor prej teje. Të falenderoj për atë që përfaqëson. Është shumë e vështirë të luash kundër teje, por ne kemi një raport të shkëlqyer. Ti do ta fitosh shumë herë këtë trofe. Ti I ke dy kupa të tilla që tani. Është shumë e veçantë, sidomos këtu janë prindërit e mi, vëllai im dhe skuadra ime. Shumë emocionuese. Falenderoj vëllanë që erdhi të më shikonte, dhe që nuk pati Formula 1 këtë fundjavë. Prandaj, ai është këtu”.

Ky ishte titulli I katërt Grand Slem për Janik Sinerin, me dy Australian Open, një Uimbëlldon e një US Open, ndërsa i mbetet “Rolan Garosi”.

Me largimin e treshes së madhe Federer-Nadal-Gjokoviç, Siner dhe Alkaraz nuk lejuan që tenisi të binte në dekadencë dhe konkurrenca është e garantuar të paktën për një dekadë./abcnews.al

Daku firmos rinovimin/ Ylli i Kombëtares nënshkruan kontratvn deri në 2029

Golat do të vazhdojë t’i shënojë si më parë.

Kështu shpreson Mirlind Daku, kështu edhe drejtuesit e Rubinit dhe trajneri Rahimov, ndërsa konfirmimi për vazhdimësinë erdhi pa vonesë.

Pas lajmeve për arritjen e akordit për rinovimin e kontratës me klubin e tij, ja ku mbërritën edhe pamjet e para filmike dhe fotot e nënshkrimit.

Klubi I Premier Ligës ruse njoftoi se kjo telenovelë përfundoi, dhe se daku firmosi marrëveshjen deri në vitin 2029.

Shifra zyrtare për rrogën nuk janë dhënë, dhe asnjëherë nuk jepen, por besohet se ylli I Shqipërisë fiton një shifër rrotull 3 milionë eurove në sezon.

Kjo do të thotë se ai është lojtari I tretë më I paguar I kampionatit rus, e padyshim me pagën më të lartë tek Rubini.

Pritet, që Daku të bashkohet me skuadrën në fazë përgatitore, por vështirë të jetë gati për javën e parë të sezonit, që është në program në 20 korrik, me ndeshjen në fushën e Ahmatit të Groznit.

Sulmuesi kuqezi shëoi 15 gola e shërbeu 8 asistë në 26 ndeshje të Premier Ligës edicionin e kaluar, duke qenë më I miri jo vetëm I ekipit të tij, por edhe më I miri në Rusi për kontributin e golave dhe asisteve, ndërsa në total ka 25 rrjeta e 12 asistë në 54 ndeshje, një efikasitet tepër I lartë.

Jo më kot, Daku ishte pranë kalimit tek Zeniti, klubi më I shquar I Rusisë, për 10 milionë euro gjithsej, dhe me rrogë rreth 3 milionë euro në sezon./abcnews.al

❌