Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kodi i ri Penal/ Avokati Hazizaj: Është qesharak, por kalimi i draftit në Kuvend do varet nga…

TIRANË- Avokati i njohur, Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në Abc News u shpreh se drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua në publik është i gjithi qesharak.

Ai thotë  se ky draft mund të kalojë në Kuvend, nëse bazohet në atë të artikulon “perceptimi publik”.

Sipas Hazizajt, edhe reforma në drejtësi u miratua me këtë parim kryesor.

“Gjithë Kodi Penal, gjithë drafti, është qesharak. Ne e marrim seriozisht për shkaqe profesionale. Perceptimi publik thotë: ore e bëra mirë me burgun ky”. Ajo që do vendosi kalimi e draftit në Kuvend është perceptimi në publik, se me perceptim publik u bë dhe reforma në drejtësi”, tha ai/abcnews.al

 

Jordan Daci: Kodi Penal nuk është çështje politike, por ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës

Avokati Jordan Daci në emisionin “Real Story” në ABC News tha se Kodi Penal është ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës dhe se për këtë arsye nuk mund të kalojë në një mënyrë të tillë, por duhet analizuar hapa pas hapi.

“Kodi Penal nuk është çështje politike. Prek këdo. Madje më shumë prek atë që është në pushtet. Por duhet kuptuar që është ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës. Dhe kërkon më shumë kohë. Norvegjia ka bërë kodin më të fundit, është punuar 20 vite. Janë ligje që përbën një kontratë që shoqëria të planifikojë të ecë mbi 50 vite pa u prekur dhe po ashtu nëse do ketë shtime çdo vepër të mos cënojë më Kodin. Por mbi të gjitha duhet të jenë pastër dhe thjeshtë…”, tha ai.

Avokati Sokol Hazizaj, u shpreh se Republika e Shqipërisë përveç Kodit Penal, ka ligje materiale që mbulojnë çdo fushë.

“Ju e mbani mend që kemi thënë për Reformën në Drejtësi, që një pjesë që solli anarkinë institucionale u kalua pa u lexuar. Sot ju thoni me të drejtë sot foli Prokurori i Përgjithshëm? Po sot foli. Mirë që foli dhe i erdhi mundësia për të folur. Duke ditur strukturën e sistemit të drejtësisë e kuptoj rolin e Prokurorit të Përgjithshëm. Flasim për pamundësinë e të bërit të një ligji, por duhet të dimë që Republika e Shqipërisë përveç Kodit Penal, nuk ka vetëm Kod Penal, ka ligje materiale sa të duash që mbulojnë çdo fushë. Ky Kod penal zëvendëson çdo lloj ligji në Shqipëri. Ky është një rrugë që ka fillim dhe mbarim. Në këtë mazhorancë prej 2013 janë bërë disa përpjekje për ligjin për shtypin, për fatin e mirë, keni reaguar që është e mjaftueshme e Kushtetutës…”, u shpreh ai.

“Kodi Da Vinçi” i Kodit Penal/ “Nëse ke ligj të fortë individi është i sigurt”, Çupi: Reforma në drejtësi s’mbrohet me dhunë

Avokatët e quajnë Kodin e ri Penal, si inkuizicion dhe me nene diskriminuese si ne kohën e komunizmit.

Gjithashtu kreu i dhomës së avokatisë akuzon Ulsi Manjën se nuk ka marrë as miratimin e ndërkombëtarëve dhe paralajmëron dërgimin e tij, nëse miratohet, në Gjykatë Kushtetuese.

Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se reforma në drejtësi nuk mbrohet me dhunë.

“Ka një parim themelor drejtësia që thotë, nocioni pafajësi vjen nga nocioni ligj. Pra nëse forcon ligjin, jemi në një shoqëri demokratike, por nëse nuk ke ligj të fortë dhe të qartë individi është i pasigurt. Reforma në drejtësi nuk mbrohet me dhunë, ka personalitet, akademi shkencash. Për të mbrojtur reformën në drejtësi është detyra jonë si individ dhe detyra e institucioneve. Por kush po reagon? E para është draft, sa kohë është draft nuk ka shkruar të legjislatori…Ka disa hapa dhe disa probleme të mëdha që të shkojnë ta bëjnë ligj…”, tha ai.

Më tej Çupi tha se deri më tani në lidhje me këtë Kod nuk ka parë reagime profesionale, duke thënë se i vetmi reagim i tillë, ishte ai i Prokurorit të Përgjithshëm.

Kodi i ri Penal/ Minxhozi në ‘Real Story’: Kjo është totalisht një marrëzi, cenohet siguria juridike

TIRANË- Prezantimi i Kodit të ri Penal ka shkaktuar valë reagimesh, ndërsa kanë  zërat profesionalë kanë shprehur hapur rezervat për qasjen dhe përmbajtjen e tij.

Analisti i njohur Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, teksa po diskutohej kjo çështje u shpreh se kur qytetari i thjeshtë i këtij vendi e shikon, lexon dhe dëgjon, që Kodi i ri trefishon përgjegjësinë penale në krahasim me aktualin, kjo sigurisht që i shkakton frikë dhe pasiguri.

“Mua si qytetar do mjaftonte që kryetari i Gjykatës së Lartë,  kryeprokurori, dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë të dilnin me terma të forta kundër një drafti ku lidhet me dënimet penale në vendin ku unë jetoj, që unë të arrij në konkluzionin që kjo paketë ka një problematikë të caktuar, që kjo i cenon liritë e mia si qytetar.

Kur vijmë te shifrat, 3-fishim i rritje s së penalizimeve atyre që kapen nga Kodi Penal, krahasuar me Kodin ekzistencë, dhe kur më thuhet pastaj, që kjo mund të jetë dhe një lloj nxitimi, sepse ne jemi duke hapur kapitujt në negociata me BE”, tha ai.

Ai theksoi se kjo është një marrëzi totale dhe këto shti Minxhozi cenojnë sigurinë juridike në vendin tonë.

“Kurrsesi, kaq sa e njohim ne Evropës sot, nuk mund të trefishojë fajet procesi i afrimit në Evropës. Kjo është totalisht marrëzi. Ajo që quhet siguria juridike unë mendoj që, këtu me këtë lloj kodi, absolutisht siguria juridike cenohet”, theksoi ai./abcnews.al

“Hartuesit, probleme Kushtetuese”/ Daci: Kodi penal duhet shkruar qartë. Kufizimi i lirisë i rrezikshëm. Ministri Drejtësisë mos bëjë akrobaci të tilla

Edhe avokatët kanë dalë kundër projekt Kodit të ri Penal. Ata akuzojnë ministrin e Drejtësisë se ka punuar fshehurazi dhe pa u konsultuar me askënd.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, avokati Jordan Daci u shpreh se është treguar një papërgjegjshmëri, ndërsa shtoi se nuk u rishikua kodi aktual.

Daci u shpreh se Kodi Penal duhet shkruar qartë dhe të jetë i kuptueshëm.

“Ka përgjegjësinë edhe politike të mos bëjë eksperimente të kësaj natyre. Duhet bërë një analizë e këtij që ke. Çfarë problemesh ka? Ku duhet të riparohet? Këta kanë harruar që në këto 30 vite gjykatat tona i kanë dhënë kuptimin. Këta hartuesit akoma nuk janë ndarë nga komunizmi. Kodi Penal duhet të perceptohet duke patur individin përballë. Liria është e para që cënohet në parim gjithandej. Tjetër cënohet liria e shprehjes dhe e ndërgjegjësimit”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, theksoi se në një shoqëri demokratike liria e shprehjes është më e rëndësishme dhe kufizimi i saj është më i rrezikshëm.

“Ky kod cënon nenin 11, futet te tarifa të papërshtatshme. Kjo vlen për të gjitha profesionet…Procesi i rregullt është elementi numër 1, kodi aktual humbi hierarkinë e dënimeve, nuk ndjekin një kurbë nga më e rëndësishmja te më e dobëta, por kodi i ri e bëri më keq. Aty ka elementë deri në gjuhësore që janë të papranueshme. Kemi cënimin për të drejtat familjare, preken të gjitha. Deklaratat që ka bërë kryeministri që ka thënë “po nuk votuat për mua mos shkoni fare në votoni”, është për burg me këto të rejat që kanë bërë. Dispozitat që kanë shkruar janë me çarçaf. Kodi aktual në origjinën e vet ka pasur nene shumë të mira, por ndërhyrjet janë bërë të këqija. Teknicienët deri në vitin  2000 kanë qenë shumë profesionistë, më pas u shkatërrua. Mund të sjell një shembull që në Itali ka dy vite që bëhet luftë për një nen, duhet të jetë apo jo dhe më pas do diskutohet nëse do futet apo jo…Kodi penal duhet të jetë i thjeshtë i qartë dhe i shkurtër. Por Kodi i këtyre po ta marrim, secili nga ne do e shohë ndryshe. Ne na cënon drejtpërdrejt…”, tha ai.

/abcnews.al/

Avokati kritikon gjykatat: Me masat për “shpërdorim detyre” ka abuzime, qytetarëve u privohet liria për…

TIRANË- Avokati Edmond Petraj u shpreh se në Shqipëri ka abuzime sa i takon aplikimeve të masave për “shpërdorim detyre”

Ai theksoi se me aplikimin e këtyre masave po abuzohet, pasi qytetarëve po u hiqet e drejta e lirisë për gjëra shumë të vogla dhe të papërfillshme.

Sipas tij, në rastet e shpërdorimit të detyrës jo gjithmonë ka vjedhje dhe korrupsion.

Ai pohoi se parimi i proporcionalitetit duket që nuk merret parasysh fare nga gjykatat e vendit dhe kjo qasje shtoi avokati është e gabuar.

“Kjo pjesë e shpërdorimit të detyrës, që BE na ka lënë si hapësirë për të vepruar, mendoj se është largimi nga ndjekja e veprave penale për pjesën e abuzimit me detyrën, por që kjo duhet standardizuar. Unë jam dakord që kjo duhet ndryshuar.  Me shpërdorimin e detyrës po abuzohet, sidomos masën e sigurisë dhe me heqjen e lirisë. Shpërdorimin nuk është gjithmonë vjedhje apo korrupsion, por mund të këtë bërë gabim njerëzor, tha ai në “Real Story”./abcnews.al

Korrupsioni/ Gjikondi: Administrata është vetë e kriminalizuar! Petraj: E përzgjedhur politikisht, kjo është e gabuar

“Administrata është vetë e kriminalizuar”, kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story në ABC News. Deklaratë e cila solli edhe diskutim në panel.

“Ata që shkojnë në administratë aspirojnë vetëm të pasurohen. Kjo është dramatike. Këtë 10-vjeçar të fundit është akoma më rëndë. Nuk e kam dëgjuar kryeministrin të flasë kundër të korruptuarve qoftë si fenomen. Nëse ne nuk i vëmë emrin ne nuk kemi për t’u shëruar në shoqëri”, tha Gjikondi.

Gjithashtu juristja Gjikondi shtoi se sipas saj administrata është vetë e kriminalizuar dhe sipas sa, ata që shkojnë në administratë aspirojnë të pasurohen.

Nga ana e tij avokati Edmond Petraj tha se ne në vend kemi përzgjedhje e gabuar të administratës

“Ne e nisim me shpërdorim detyrë, të hedhim hekurat dhe më pas të ngarkojmë dhe me katër akuza të tjera. Administrata nuk punon do lirshëm. Nëse e kriminalizon duke e frikësuar që t’i vërviten prangat në çdo moment tregon që nuk ka liri dhe ndaj BE është fokusuar tek kjo anë. Administrata jonë është e përzgjedhur politikisht. Dhe mund të them që kemi përzgjedhje të gabuar të administratës”, tha ai.

/abcnews.al/

“Abuzimi me detyrën ka kapur majat”, Skënder Minxhozi: S’mund ta dënosh tjetrin për një arkë peshk

TIRANË- Qytetarët shqiptarë nuk mund të ndëshkohen me burg për një arkë peshk. Kështu u shpreh gazetari dhe analisti i njohur, Skënder Minxhozi, në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.

Ai theksoi se në Shqipëri ka abuzime me detyrën, por rastet duhen parë me kujdes të veçantë dhe të mos merren masa represive kur konstatohen gabime të vogla.

Ai u shpreh se abuzim me detyrën ka kapur nivele të larta, ndërsa shtoi se ka pasur raste kur abuzime ka shkaktuar humbje jetësh.

“Ka nevojë që mos t’i vësh çdokujt një hanxhar dhe ta dënosh edhe për një arkë peshk. Nëse ka një gjë që shpërdorohet në Shqipëri, është detyra. Ky është perceptimi popullor. Nuk është se është gabim me thënë të drejtën. Këto abuzimet me detyrën ka kapur maja të frikshme, është shumë i lashtë, është me shumë kate, me shumë zero, është me dëme me të gjithë llojet e qeverive dhe mazhorancave. Kemi krime të lashta, që ne i kemi diskutuar shumë është këto jo vetëm me abuzim që ka sjellë dëme materiale, por që ka dëmtuar dhe ka marrë jetë njerëzish”, theksoi ai./abcnews.al

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Në Shqipëri burgjet janë të mbipopulluara

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se burgjet në Shqipëri janë të mbipopulluara.

Ai theksoi se në këto momente që flasim, janë rreth 4800 persona në paraburgim, ndaj të cilëve vijojnë hetimet.

“Në Shqipëri kemi burgjet janë të mbipopulluara. Kemi në paraburgim kemi më shumë, kemi mbi 4800 veta dhe në vetvete këto a e kanë ndryshuar sjelljen”, tha ai.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga ekspertë dhe juristë të vendit, të cilët e shohin të pabazë dhe jo-logjike këtë mbipopullim./abcnews.al

Deklasifikimi i korrupsionit/ Avokati: “Shpërdorimi i detyrës” është i lidhur me korrupsionin

Avokati Romeo Kara u shpreh se “shpërdorimi i detyrës” është i lidhur me korrupsionin.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, avokati theksoi se në sjellje mund të krahasohemi me Europën, por shtoi se në veprim nuk ndryshon nga Italia e viteve ’80.

“Frymëzimi garancia dhe krijimi i një edukate që mund të shpërdorosh detyrën qoftë edhe pa bërë detyrën kanë krijuar kosto edhe te qytetarët e thjeshtë. Ne në sjellje, jemi pothuajse si Europa në vitet ‘80. Raportin qytetar shqiptar ne e kemi shumë problematik. Edhe kjo situatë me prishjen e ndërtimeve pa leje bazën kanë pasur shpërdorimin e detyrës. Pra Europa ka kërkuar nuk është përcaktuar saktë cila sjellje dënohej. Ligji duhet ta përcaktojë më saktë. Ne jemi më afër me rastin rumun dhe polak. Ne kemi marrë legjislacioni gjerman dhe jemi bazuar shumë atje. Dhe kam bindjen se nuk kemi akoma jurist prokuror të aftë që të mbushin letrat si duhet. Ne si legjislacion shqiptar e kemi të zgjeruar klauzolën e vogël. Ne kemi hequr dhe abuzimin për vendime të padrejta të gjykatësve”, tha ai.

/abcnews.al/

“Jemi të korruptuar që nga mënyra se si funksionojmë”/ Gjikondi: Vepra e korrupsionit, të ashpërsohej!

Korrupsioni vepër penale apo administrative? Kjo pyetje u shtrua në diskutim në emisionin “Real Story” në ABC News me një panel të ftuarish, juristja Brizida Gjikondi, avokati Edmond Petraj dhe avokati Romeo Kara si edhe analisti Skënder Minxhozi.

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se i qëndron idesë që për veprën e korrupsionit masa të ashpërsohej.

“Personalisht do të doja që vepra e korrupsionit, masa të ashpërsohej. Edhe ideja që ka hedhur Rama që të bëjmë ministër robotë për të evituar korrupsionin, më duket skandaloze. E thënë nga një kryeministër që nuk merret me vatrën e infeksionit të korrupsionit. Jemi të korruptuar në mënyrën se si funksionojmë dhe se si duhet të pasurohemi”, tha ajo.

Ndërsa avokati Edmond Petraj, gjatë intervistës, tha se kjo masë është kthyer në një çengel që administrata nuk punon dot.

“Unë jam pro ndryshimit. Janë disa elementë sa i përket shpërdorimit të detyrës. Shpërdorimi i detyrës në BE ka tjetër mënyrë se si argumentohet nga vetë BE. E kanë pjesë të kodit penal por më shumë fokusohen tek pjesa e korrupsionit. Unë e shikoj shpërdorimin e  detyrës në disa elementë, mund ta shpërdorojë edhe nga paaftësia. BE është e idesë që kjo masë të fokusohet më shumë tek pjesa e korrupsionit. Kjo është një logjikë që patjetër duhet të kemi një përafrim. Kjo masë është kthyer në një çengel që administrata nuk punon dot”, u shpreh ai.

“BE do që korrupsioni të jetë vepër administrative, jo penale”, eksperti Hoxhaj: Nismë e Italisë

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në “Real Story”, tha se me nismën e Italisë, Bashkimi Evropian kërkon që korrupsioni të mos klasifikohet si vepër penale, por si një shkelje administrative.

Ai theksoi se ky është diskutimi, i cili po bëhet sot në vendet e unionit.

“Ky është një debat i gjerë në BE, aty janë pesë vende anëtarë të BE, që nuk janë të qarta sa i takon legjislacionit dhe si interpretohet ligji sa i takon abuzimit me detyrën. Aktualisht ajo çfarë po ndodh në BE, është që duhet të vihet një direktivë sa i takon antikorrupsionit, që ato të harmonizohen në të gjithë BE. Aktualisht kërkojnë që mos të jetë vepër penale, por të jetë një vepër administrative dhe kjo është e iniciuar nga Italia”, tha ai.

Ai thekson se aktualisht jemi në kushtet kur BE kërkon ta heqë korrupsionin nga vepra penale, ndërsa vendeve kandidate u kërkojnë të rrisin rekordet penale në këtë drejtim. Kjo sipas tij krijon premisa për diskutime.

“Nëse BE kërkon që ta kthejë në një vepër administrative, atëherë çfarë i kërkon vendeve kandidate. Te vendet kandidate kërkon që ju të rrisni numrin e rekordeve sa i takon abuzimit me detyrën. Ky është dhe debati që po ndodh dhe në BE”, theksoi ai./abcnews.al

 

Parada ushtarake në Kroaci “zemëron” Serbinë/ Perlaskaj: Asnjë rrezik për qytetarët serbë është vetëm propagandë

Në Kroaci mbahen këtë të martë provat gjenerale për paradën e madhe ushtarake që shënon 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”. Ky operacion shënoi betejën e fundit të madhe të luftës për pavarësi dhe një fitore kundër Serbisë.

Serbia nuk ka ngelur pa reagim. Përmes Ministrisë së Jashtme këshillon qytetarët e Republikës së Serbisë që të shmangin tubimet që sipas tyre mund të çojnë në incidente nëse ndodhen në Kroaci gjatë periudhës së lartpërmendur, ndërsa për ata qytetar që nuk ndodhen aty, kjo ministri këshillon që mos të udhëtojnë drejt Kroacisë për një periudhë 10 ditore.

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Ermira Perlaskaj-Këshilltare në Ministrinë e Jashtme kroate foli për rëndësinë e kësaj parade, duke u shprehur se është një mesazh që tregon se me sa sakrificë është mbrojtur shteti kroat.

Sa i përket reagimeve nga ana e Serbisë, Perlaskaj i cilësoi thjesht si një propagandë, pasi  Kroacia ka treguar se “është qendër e stabilitetit në Ballkan”.

“Një mesazh për të treguar se sa me sakrificë është mbrojtur shteti kroat dhe se sa duhet të vazhdojë të mbrohet. Sa për rrezikun që përflitet mund të them se është vetëm një antipropagandë. Pasi Kroacia asnjëherë nuk ka bërë ndonjë promovim që ka bëjë me rrezikun dhe cënimin e kufijve serb dhe mendoj që është thjesht një lojë e Serbisë. Në këtë paradë janë të ftuar të gjithë ata që janë miq të Kroacisë. Do të jetë edhe një homazh për ata që e kanë dhënë jetën për vendin”, tha ajo.

Gjithashtu theksoi se Kroacia është duke financuar në teknologjinë e re dhe në Ushtrinë Kroate.

“Sa për teknologjinë edhe armatimin po ndan një buxhet shumë të fuqishëm, pasi është pjesë e NATO-s dhe punon edhe për sigurimin e kufijve të shteteve të tjera, do të jetë një qendër e stabilitetit këtu në Ballkan. Ndërsa interesi i Kroacisë është që të avancohet marrëveshjet me aleatët e saj si Shqipëria dhe Kosova. Por nëse dëgjojnë deklaratat e serbë mendoj që është thjesht propagandë, pasi kemi parë viktimizim të Beogradit. Ne do të kemi avancim të ushtrisë jo vetëm asaj kroatë por edhe asaj shqiptare dhe kosovare”, u shpreh ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

❌