Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hulumtuesit e Universitetit Stanford zbulojnë një ‘formë jete’ e re obelisku të fshihur brenda njerëzve

Hulumtuesit e Universitetit Stanford kanë zbuluar ‘forma jete’ të ngjashme me virusin që ekzistojnë brenda gojës dhe zorrëve të njeriut, raporton KosovaPress. Më i vogël se një virus dhe nuk konsiderohet jetë standarde, materiali gjenetik ende mund të transferojë informacion që mund të lexohet nga një qelizë. Copa të vogla ARN-je, më të vogla se një virus, kolonizojnë bakteret brenda gojës dhe…

Source

Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike

Prishtina mbrëmë përjetoi një natë magjike, teksa Shawn Mendes performoi për herë të parë në Kosovë, duke e kthyer natën e dytë të Sunny Hill Festival në një spektakël emocionesh të forta. Me një skenë të mrekullueshme, por me drita të ngrohta që krijuan një atmosferë të afërt dhe të ngrohtë, Shawn i la gjithë vëmendjen zërit të tij të fuqishëm dhe mesazheve të sinqerta të këngëve.

Source

Colette, gruaja e jashtëzakonshme e letërsisë franceze që shkroi me trupin dhe shpirtin e saj

Nga Albert Vataj Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të Colette, nderojmë një prej zërave më të fuqishëm të letërsisë franceze dhe një figurë komplekse që sfidoi normat, tejkaloi pritshmëritë dhe shkroi me një guxim që pak gra të kohës së saj mund ta shfaqnin. Colette nuk ishte thjesht një shkrimtare e talentuar, ajo ishte një përjetim letrar më vete. E lindur në një familje të kulturuar në…

Source

Zjarr i fuqishëm në Kastrat shkrumbon bimë medicinale dhe vreshta, digjet edhe makina zjarrfikëse

Kjo nuk kishte ndodhur, por ka gjithmonë një herë të parë, të digjet bashkë me zonën e rrezikuar nga zjarri edhe vetë zjrrfikësja. Një zjarr masiv ka përfshirë sot një zonë fushore në Njësinë Administrative Kastrat, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të mbjella me bimë medicinale dhe vreshtari, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit bujqësor dhe të të ardhurave lokale.

Source

Vendet që nuk lejojnë hyrjen e kafshëve shtëpiake pa “pasaportë” dhe çertifikim shëndetësor veterinar

Eksplorimi i botës me një kafshë shtëpiake mund të jetë një përvojë e paharrueshme. Megjithatë, udhëtarët duhet të shqyrtojnë me kujdes rregulloret lokale dhe të huaja përpara se të hipin në avion me kafshët e tyre shtëpiake. Ekzistojnë një sërë rregulloresh dhe kërkesash për dokumentacion, shpesh të quajtura “pasaporta të kafshëve shtëpiake”, kur udhëtojnë në nivel ndërkombëtar…

Source

Katër të arrestuar pas skandalit të ryshfeteve në kontratat e prodhuesit të dronëve

Ukraina ka kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri ryshfeti që përfshin kontratat e prodhuesve të dronëve, të cilat thuhet se u nënshkruan me çmime shumë të larta, duke dëmtuar financat e vendit. Ky debat vjen disa ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky ndryshoi drejtim për një projektligj të profilit të lartë në lidhje me pavarësinë e zyrës antikorrupsion të vendit.

Source

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në Arabinë Saudite, bashkëpunim për sigurinë publike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite. Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim nga Al-Bassami, dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Arabisë Saudite. Gjate takimit mes tyre, Al-Bassami tha se “jemi të…

Source

Shoqata e Turizmit alarmon: Çmimet në bregdetin shqiptar po rrezikojnë të largojnë turistët nga Kosova

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve në bregdetin shqiptar gjatë muajve korrik–gusht 2025, duke paralajmëruar pasoja serioze për të ardhmen e turizmit në Shqipëri. Në një reagim publik, ai thekson se ngritja e paarsyeshme dhe e pakoordinuar e çmimeve në resortet dhe hotelet shqiptare po…

Source

Macron dhe Vuçiq diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. “Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar…

Source

Biblioteka e Familjes Vlora, një thesar i humbur i kulturës dhe pasurisë shpirtërore shqiptare

Nga Albert Vataj Referuar një materiali bazë “Biblioteka e Familjes Vlora” nga Dr. Hasan Bello, po rrekem ta sjell këtë temë në një qasje më të thelluar dhe analitike, duke e vendosur në kontekstin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe rolit të elitës intelektuale në ruajtjen e dijes ndër shekuj. Biblioteka e Familjes Vlora nuk ishte thjesht një depo librash, por një institucion i mirëfilltë…

Source

Presidenti, Millorad Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar që e dënon atë me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh për ushtrim të aktivitetit politik. “Populli i Republikës Sërpska duhet të ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush nuk mund të përmbysë vullnetin e…

Source

“S’e kam ditur që shqiptarët në Kosovë s’e kanë të lejuar flamurin”

Nga: Skënder Latifi Shënimet stenografike nga mbledhja e 20 marsit të vitit 1967, të thirrur nga kryetari i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Josip Broz Tito ku morën pjesë Edurad Kardel, Koça Popoviq, Mijallko Todoroviq, Dobrivoje Radosavleviq, Petar Stamboliq, Dragi Stamenkoviq dhe Vllada Popoviq, në rrugën “Uzhiçka numër 20” në Beograd, i përkasin një periudhe të ndjeshme të…

Source

Messi lëndohet në minutën e 11-të të ndeshjes, Inter Miami fiton në penallti

Inter Miami ka fituar në penallti ndaj Necaxas së Meksikës, në kuadër të raundit të dytë të “Leagues Cup”. Por më shumë është raportuar për lëndimin e superyllit argjentinas, Lionel Messi. Messi la fushën në minutën e 11-të të ndeshjes për një lëndim të hamstringut. Inter Miami luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 17-të pas përjashtimit të Falconit, por ia doli të fitoi me…

Source

BBC: Dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në marshimin pro-palestinez në Sidnei

Një protestë e planifikuar pro-palestineze përgjatë Urës së Portit të Sidneit ka vazhduar pasi u autorizua nga Gjykata Supreme vetëm një ditë më parë, në atë që organizatorët e quajtën një vendim “historik”. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm – shumë prej tyre mbanin pankarta me mesazhe drejtuar politikanëve që të ndalonin luftën.

Source

Papa: “Pranë të rinjve të Gazës dhe Ukrainës. Ju jap takim në Ditën Botërore të Rinisë në Seul”

Rreth 800,000 të rinj nga 146 vende të botës u mblodhën të shtunën në periferi të Romës për të marrë pjesë në një vigilie lutjeje me Papën Leon XIV, i cili mbërriti me helikopter ushtarak, duke u pritur si një yll rock-u. Organizatorët besojnë se numri i pjesëmarrësve mund të ketë arritur edhe në një milion. Leoni XIV, në fund të meshës jubilare për të rinjtë, tha Engjëllin e Tënzot së…

Source

“Foshnja më e vjetër” në botë lindi në SHBA nga një embrion i ngrirë në vitin 1994

Thaddeus Daniel Pierce – emri i të porsalindurit – lindi pasi embrioni, i ngrirë 31 vjet më parë, u vendos në nëntor në mitrën e Lindsey. Lindsey jeton në Ohajo me partnerin e saj, Tim Pierce, sipas “Sky News”. Foshnja lindi më 26 korrik. Nëna dhe babai biologjikë i fëmijës iu nënshtruan trajtimit të fekondimit in vitro në vitet 1990. Ata krijuan katër embrione të shëndetshme, por nëna…

Source

Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë

Një zbulim i pazakontë është bërë nga punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” gjatë grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet. Në mesin e mbeturinave, ata kanë hasur në një dallamë dhe një jelek tradicional – rroba të pastra dhe të ruajtura me përpikmëri, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari. Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes…

Source

Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji për 13 të dyshuarit për korrupsion në rastin e rindëritmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe modernizimin e hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufi me Hungarinë. Në mesin e të arrestuarve që po mbahen në mbajtje janë ish-ministrat: Tomisllav Momiroviq dhe Goran Vesiq.

Source

“E mbajte fjalën”/ Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish banori shfaqet duke kënduar

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara në rrjetet sociale nga vetë modelja, shihet Jozefin Marku duke kënduar. “Joz Marku e mbajte fjalën”, shkruan Danja krahas videos së postuar në insta-story. Edhe pse ish-banori goditi me shpullë Gjesin, fituesin e edicionit të katërt, Danja e ftoi atë në dasmë.

Source

Policia e Shtetit bën prezent bilancin e punës së saj ligjzbatuese gjatë muajit korrik 2025

Gjatë muajit korrik 2025, në kulmin e sezonit turistik dhe me sfida të shtuara në rendin publik, Policia e Shtetit ka demonstruar angazhim të shtuar dhe përkushtim në një sërë drejtimesh kyçe: parandalimin e kriminalitetit, sigurinë publike, luftën kundër trafiqeve, goditjen e krimeve mjedisore dhe ekonomike, si dhe kontrollin e rreptë në territor dhe në kufij. Më poshtë jepet një pasqyrë e…

Source

❌