BRUKSEL â BE propozon rritjen e fondeve pĂ«r mbrojtjen nĂ« njĂ« buxhet prej 2 trilionĂ« eurosh
BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian planifikon të rrisë buxhetin afatgjatë të BE-së në nje total prej 2 trilionë eurosh (2,3 trilionë dollarë) për vitet 2028 deri në 2034, tha sot komisioneri Evropian për Buxhetin, Anti-Mashtrimin dhe Administratën Publike, Piotr Serafin në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Kjo shifër është afërsisht 700 miliardë euro më shumë se ajo që është caktuar për periudhën aktuale shtatëvjeçare nga viti 2021 deri në vitin 2027.
âFondet pĂ«r mbrojtjen do tĂ« 5-fishohen, duke e bĂ«rĂ« sigurinĂ« njĂ« nga prioritetet kryesore tĂ« viteve tĂ« ardhshme nĂ« bllokun prej 27 anĂ«tarĂ«shâ, tha Serafin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se buxheti i propozuar adreson sfidat e Evropës dhe forcon pavarësinë e bllokut.
Buxheti i BE-së, i quajtur korniza financiare shumëvjeçare, përcakton prioritetet e politikave të Bashkimit Evropian për vitet e ardhshme dhe vlerën e parave që do të ndahen për fusha të ndryshme.
Komisioni synon të reformojë buxhetin prej trilionë eurosh, duke u përqendruar më shumë në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë, duke shtuar burime të reja dhe duke ndryshuar kriteret e financimit.
Propozimi do të diskutohet dhe ndryshohet nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.
Korniza afatgjatë pasohet nga buxhete vjetore që përfshijnë shpenzime të detajuara. //a.i/
The post BRUKSEL â BE propozon rritjen e fondeve pĂ«r mbrojtjen nĂ« njĂ« buxhet prej 2 trilionĂ« eurosh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.