❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ NĂ« vijim tĂ« angazhimeve pĂ«r rritjen e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« kibernetike dhe ndĂ«rtimin e partneriteteve strategjike ndĂ«rkombĂ«tare, Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike mirĂ«priti sot njĂ« delegacion nga Izraeli, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« workshop-i tĂ« dedikuar pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit teknik dhe shkĂ«mbimin e praktikave mĂ« tĂ« mira nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« digjitale.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me partnerët izraelitë, si një komponent kyç në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshme dhe të integruar të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Ai vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën që Izraeli ka ofruar në procesin e hartimit të strategjive dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale, duke e cilësuar këtë partneritet si një model të suksesshëm të bashkëpunimit në dobi të sigurisë kombëtare.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, nënvizoi rëndësinë e krijimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në përballjen me sfidat digjitale, duke shprehur angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të Izraelit për të mbështetur Shqipërinë në këtë drejtim.

Workshop-i u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione kyçe të vendit si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Mbrojtjes, Parlamenti i Shqipërisë, Policia e Shtetit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, AKSHI, INSTAT dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja, diskutuan sfida aktuale dhe analizuan praktika të aplikueshme në forcimin e mekanizmave të reagimit ndaj incidenteve kibernetike.

Ky takim konfirmoi vizionin dhe angazhimin për një bashkëpunim dypalësh afatgjatë, në funksion të një hapësire digjitale më të sigurt, të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët dhe institucionet shqiptare.

/m.m/r.e/

The post Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Aksioni pĂ«r sistemimin e hapĂ«sirave publike po vijon edhe nĂ« bashkinĂ« e Korçës.

Ekipet e bashkisë vazhdojnë punën në terren për të siguruar përdorimin e rregullt të trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta nga qytetarët.

Aktualisht po ndërhyhet aty ku është e nevojshme për të garantuar qarkullim të lirë dhe rend në mjedisin urban.

Aksioni është i shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të vijojë pa ndërprerje.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Korçë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Urdhri i FarmacistĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« njoftoi sot ndarjen nga jeta tĂ« dr. Kolec DajĂ«s.

Dr. Koleci lindi më 14 gusht 1948 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Pukës. Gjatë viteve 1967-1971 ndoqi studimet e larta në degën e farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitet i Tiranës.

Pas diplomimit u emërua drejtues i farmacisë në Pukë. Nga viti 1987 deri në vitin 1992 punoi si drejtor i Ndërfarmës Pukë.

Më 20 shkurt 1992 u emërua me punë në Ministrinë e Shëndetësisë në degën farmaceutike si kryespecialist, post të cilin e mbajti deri në vitin 1994.

Nga viti 1994 deri nĂ« vitin 1998 punoi si drejtor i “FufarmĂ«s” nĂ« TiranĂ«.

NĂ« vitin 1998 themeloi farmacinĂ« private “Daja”, nĂ« TiranĂ«, ku ushtroi profesionin e farmacistit nĂ« pozicionin e drejtuesit teknik, deri nĂ« momentin e ndarjes sĂ« tij nga jeta.

Dr. Koleci ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

Ndarja nga jeta e dr. Kolecit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët që u shërbeu me aq përkushtim dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

/m.m/r.e/

The post Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga e re Dukat-Llogora, Rama: Një bukuri më vete

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Tuneli i LlogorasĂ« ka shkurtuar ndjeshĂ«m distancĂ«n drejt bregdetit tĂ« jugut, por edhe ka lehtĂ«suar ndĂ«rlidhjen e fshatrave tĂ« kĂ«saj zone.

Ndërkohë, paralel me finalizimin e kësaj vepre strategjike infrastrukturore, e cila u hap për qarkullimin e mjeteve në maj 2025, ka vijuar puna për asfaltimin e akseve të tjera rurale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë.

“NdĂ«rlidhja e rrugĂ«s sĂ« re tĂ« Dukatit dhe rrugĂ«n e vjetĂ«r tĂ« LlogorasĂ«, njĂ« bukuri mĂ« vete”, u shpreh Rama.

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.

1 nga 2

/m.m//a.f/

The post Rruga e re Dukat-Llogora, Rama: Një bukuri më vete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim


TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan njĂ« video ku tregohen sesi bizneset po lirojnĂ« hapĂ«sirat e zaptuara, qĂ« tashmĂ« po u rikthehen qytetarĂ«ve.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Si rezultat i shtimit tĂ« kontrolleve tĂ« territorit me dron, tĂ« cilat kanĂ« objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisĂ« kriminale tĂ« kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike, Komisariati i PolicisĂ« GjirokastĂ«r evidentoi njĂ« rast nĂ« fshatin Lazarat.

PĂ«r kĂ«tĂ« rast u vu nĂ« pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimĂ« narkotike Cannabis Sativa, nĂ« oborrin e banesĂ«s sĂ« tij.

Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale një pjesë të vogël të bimëve, ndërsa asgjësoi me djegie pjesën tjetër.

Kontrollet nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit operacional “Koordinata” po vijojnĂ«.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/m.m//a.f/

The post Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanionet e Prekalit, Rama: Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Lumi i Kirit dhe kanionet e Prekalit nĂ« ShkodĂ«r janĂ« kthyer ndĂ«r destinacionet mĂ« tĂ« vizituara nga turistĂ«t vendas e tĂ« huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanionet e Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë, me ftesën për ta vizituar.

“NjĂ« copĂ«z magjie nĂ« zemĂ«r tĂ« ShkodrĂ«s turistike. Prekal dhe Ura e ShtrenjtĂ«â€, shkruan Rama.

Ujë i kristaltë, vaskat, kanioni, pastërtia, qetësia dhe ajri i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit.

Çdo fundjavĂ« kur moti Ă«shtĂ« i ngrohtĂ«, qytetarĂ«t shkodranĂ«, turistĂ« tĂ« huaj dhe banorĂ« tĂ« fshatrave rreth rrjedhĂ«s sĂ« lumit, frekuentojnĂ« kĂ«to brigje pĂ«r banjo dielli, larje nĂ« ujĂ«rat e freskĂ«t, por dhe pĂ«r sportet ujore.

Ura e Shtrenjtë mbi lumin Kir lidh Shkodrën me Prekalin. Kanionet gëlqerore të formuara nga veprimtaria erozive e lumit të Kirit ofrojnë një pamje magjepsëse për çdo vizitor që zgjedh të vizitojë zonën.

1 nga 5

/m.m//a.f/

The post Kanionet e Prekalit, Rama: Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë, goditen dy raste të paligjshmërive në kufi

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ GjatĂ« kontrolleve tĂ« imtĂ«sishme, tĂ« kryera nĂ« bazĂ« tĂ« analizĂ«s sĂ« riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me tĂ« cilat ata lĂ«vizin, shĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore pĂ«r Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan nĂ« hyrje tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, dy raste tĂ« paligjshmĂ«rive nĂ« kufi.

Konkretisht në Pikën Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas maroken.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r rastin, nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r 30-vjeçarin, pĂ«r veprĂ«n penale “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve”.

Po ashtu në Pikën Kufitare Goricë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi T. A., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente, të papajisura me fatura blerjeje.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r rastin, nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r 63-vjeçarin, pĂ«r veprat penale “Kontrabanda me mallra tĂ« tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qĂ« janĂ« kontrabandĂ«â€. Gjithashtu, mallrat u sekuestruan me cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë për qytetarët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/m.m//a.f/

The post Korçë, goditen dy raste të paligjshmërive në kufi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kodi i ri Penal, Rama: Drafti i ekspertëve është hedhur për të mbledhur opinione

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sĂ«rish sot ndaj kontestimeve lidhur me draftin e Kodit tĂ« ri Penal.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Rama u shpreh se “drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« demokratike dhe transparente tĂ« mundshme tĂ« gjitha opinionet rreth tij”.

“TĂ« alarmuarit nga drafti i Kodit tĂ« ri Penal dhe gojĂ«mbyllja me ligj e forcave liridashĂ«se politike dhe mediatike, mbase duhet tĂ« kujdesen qĂ« tĂ« mos ekspozohen shumĂ« nĂ« diell, ndĂ«rkohĂ« qĂ« drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« demokratike dhe transparente tĂ« mundshme tĂ« gjitha opinionet rreth tij”, u shpreh Kryeministri.

Rama nĂ«nvizoi se “hĂ«pĂ«rhĂ« problem mĂ« serioz qĂ« ka liria nĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« as regjimi, as drafti i kodit tĂ« ri jo e jo, po masa domethĂ«nĂ«se e atyre qĂ« e pĂ«rdorin lirinĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« sherr e shamata pĂ«r mungesĂ«n e saj”.

Drafti i parë i Kodit të ri Penal u paraqit më 25 korrik pas një pune voluminoze disavjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipi.

Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediat dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës.

/m.m/j.p/

 

The post Kodi i ri Penal, Rama: Drafti i ekspertëve është hedhur për të mbledhur opinione appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vazhdon pa pushim aksioni për lirimin e hapësirave publike

 

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në një subjekt privat, ndërsa u shpreh se aksioni vijon pa pushim.

“VazhdojmĂ«, pa pushim. Dhe u lutemi komentatorĂ«ve qĂ« brenda mundĂ«sive tĂ« bĂ«jnĂ« ca durim, por edhe po s’mundĂ«n i pĂ«rshĂ«ndesim me mirĂ«kuptim”, shkruan Rama.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Aksioni është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/j.p/

 

The post Rama: Vazhdon pa pushim aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Në 6 muaj Shqipërinë e vizituan 13% më shumë turistë italianë se në 2024-n

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bĂ«ri tĂ« ditur sot se gjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor ShqipĂ«rinĂ« e kanĂ« vizituar 13% mĂ« shumĂ« turistĂ« italianĂ« krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r agjencinĂ« italiane tĂ« lajmeve “Nova”, Kumbaro bĂ«ri tĂ« ditur se vitin e kaluar ShqipĂ«rinĂ« e shijuan 1,2 milionĂ« vizitorĂ« nga Italia.

Kumbaro nĂ«nvizoi se “me ItalinĂ« tani na bashkojnĂ« edhe pĂ«rpjekjet pĂ«r krijimin e njĂ« harte turistike nĂ« Mesdhe, mes gadishullit apenin dhe vendeve tĂ« Ballkanit”.

“Shembulli i ShqipĂ«risĂ« nĂ« krijimin e njĂ« modeli autentik, cilĂ«sor e tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« turizmit pati interes tĂ« veçantĂ« gjatĂ« Forumit “Bridging Destinations”, por edhe vĂ«mendjen e medieve tĂ« ItalisĂ«â€, u shpreh ministrja Kumbaro.

Mediet italiane kanĂ« promovuar nĂ« vijimĂ«si ShqipĂ«rinĂ« turistike, duke e cilĂ«suar si “Maldivet e EuropĂ«s”.

/m.m/r.e/

The post Kumbaro: Në 6 muaj Shqipërinë e vizituan 13% më shumë turistë italianë se në 2024-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bajraktari: Rritje me 6% e numrit të pasagjerëve në Portin e Durrësit

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Porti i DurrĂ«sit vijon trendin pozitiv tĂ« performancĂ«s, duke reflektuar rritje nĂ« tĂ« gjithĂ« treguesit kryesorĂ« tĂ« aktivitetit.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë përpunuar mbi 1,9 milionë tonë mallra ose 3,8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari, theksoi se ky rezultat është produkt i bashkëpunimit të ngushtë me operatorët portualë.

Pozitiv, sipas tij, ka qenë edhe bilanci i transportit të pasagjerëve dhe automjeteve përmes Terminalit të Trageteve, ku janë përpunuar 241.490 pasagjerë, një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.

Në hyrje të vendit janë regjistruar 112.194 pasagjerë, ndërsa 129.269 kanë udhëtuar drejt porteve ndërkombëtare.

Po ashtu, mbi 104 mijë automjete, kamionë dhe trailerë janë përpunuar në port, me një rritje prej 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

Në rritje ka qenë edhe sektori i kontejnerëve, me 104.180 njësi kontejnerike (TEU) të përpunuara, ose 970.031 tonë mallra.

Veçanërisht, mallrat e importuara me kontejnerë kanë shënuar rritje deri në 10%.

Autoriteti Portual Durrës vijon të punojë për modernizimin e infrastrukturës portuale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, me qëllim fuqizimin e rolit të Portit të Durrësit si një nyje kyçe për tregtinë detare në rajon.

/m.m/r.e/

The post Bajraktari: Rritje me 6% e numrit të pasagjerëve në Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës komunitare

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin po vijon aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga strukturat e paligjshme qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ku përveç çmontimit të strukturave metalike po kryhet edhe shembja e platformave të betonit mbi trotuare.

“Sigurisht jo vetĂ«m ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nĂ«n to, do tĂ« zhbĂ«hen hap pas hapi, pĂ«rditĂ« e me durim, derisa tĂ« vendoset kudo kufiri qĂ« garanton lirinĂ« e hapĂ«sirĂ«s komunitare dhe pĂ«rcakton deri ku mund tĂ« shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njĂ«sive tregtare”, u shpreh Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Aksioni, që nisi në muajin korrik, do të vazhdojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.

/m.m/r.e/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës komunitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-NdĂ«rlysaj, Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r segmentet me tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« veriut tĂ« vendit, qĂ« lidh ShkodrĂ«n me Lekbibajn nĂ« TropojĂ« e nĂ« vijim me Bajram Currin, luginĂ«n e ValbonĂ«s si dhe me GjakovĂ«n nĂ« KosovĂ«.

Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë, Kir-Ndërlysaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aks i rëndësishëm ndërsa vlerësoi se ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale.

Ky është një projekt i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë, që do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vijnë të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë.

/m.m/r.e/

 

The post Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Ushqyerja me gji, themeli i një fillimi të shëndetshëm për çdo fëmijë

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« JavĂ«s sĂ« NdĂ«rgjegjĂ«simit pĂ«r Ushqyerjen me Gji, ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu iu bashkua thirrjes globale pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur dhe promovuar ushqyerjen me gji, si themelin e njĂ« fillimi tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«r çdo fĂ«mijĂ«.

Koçiu nĂ«nvizoi se “ushqyerja me gji Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e natyrshme dhe mĂ« e sigurt pĂ«r tĂ« ushqyer foshnjat, duke ofruar pĂ«rfitime tĂ« shumta shĂ«ndetĂ«sore si pĂ«r nĂ«nĂ«n, ashtu edhe pĂ«r fĂ«mijĂ«n”.

“NĂ« çdo qendĂ«r shĂ«ndetĂ«sore nĂ« vend, profesionistĂ«t tanĂ« janĂ« tĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« informuar dhe ndihmuar nĂ«nat e reja, duke ofruar kĂ«shillim dhe mbĂ«shtetje tĂ« specializuar pĂ«r kĂ«tĂ« proces jetik”, u shpreh ministrja.

Koçiu ndau apelin e mjekes Evgjeni Kaçi, për ushqyerjen me gji të foshnjave të paktën deri në 6 muajt e parë.

“PĂ«rse Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ushqyerja me gji e fĂ«mijĂ«ve tĂ« vegjĂ«l? E mbron fĂ«mijĂ«n e vogĂ«l nga shumĂ« infeksione, duke filluar qĂ« nga rrugĂ«t e frymĂ«marrjes dhe gjithĂ« sistemet e tjera. Deri nĂ« 6-mujorin e parĂ« duhet tĂ« bĂ«het sepse edhe trakti tretĂ«s i fĂ«mijĂ«s deri nĂ« atĂ« moshĂ« Ă«shtĂ« i pĂ«rgatitur mĂ« tepĂ«r pĂ«r ushqyerjen me gji sesa pĂ«r ushqyerjet e tjera”, tha mjekja.

Mjekja theksoi po ashtu se ushqyerja me gji i ndihmon shumë foshnjat në rritjen dhe në pjekjen e sistemit imunitar.

“ËshtĂ« ushqim qĂ« nuk kĂ«rkon shtesa tĂ« tjera. Merret nĂ« kushte sterile direkt nga nĂ«na. JanĂ« tĂ« gjitha etapat nga lindja deri nĂ« muajin e gjashtĂ« qĂ« qumĂ«shti kalon nĂ« disa faza dhe fĂ«mija merr nga kulloshtra, qumĂ«shti i pĂ«rkohshĂ«m dhe qumĂ«shti i pĂ«rhershĂ«m”, theksoi ajo.

Mjekja nënvizoi po ashtu se ky proces ndihmon shumë jo vetëm fëmijët, por edhe nënat.

“NĂ«nat lodhen mĂ« pak, sĂ«muren mĂ« pak nĂ«se ushqejnĂ« fĂ«mijĂ«t me gji. KanĂ« pĂ«rfitim edhe pĂ«r t’u mbrojtur nga njĂ« shtatzani e padĂ«shiruar”, shtoi ajo.

/m.m/r.e/

The post Koçiu: Ushqyerja me gji, themeli i një fillimi të shëndetshëm për çdo fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Turistë nga e gjithë bota shijojnë magjinë e Vlorës

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Vlora po pret kĂ«tĂ« verĂ« turistĂ« nga e gjithĂ« bota, tĂ« cilĂ«t zgjedhin tĂ« zbulojnĂ« bukuritĂ« e fshehura tĂ« bregdetit jonian, por edhe kulinarinĂ« e mikpritjen vendase.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Vlora, ku shëtitorja e Lungomares por edhe rrugët e qytetit ofrojnë aktivitete dhe hapësira atraktive për çdo grup-moshë.

“Me buzĂ«qeshjet e turistĂ«ve nga e gjithĂ« bota nĂ« kĂ«tĂ« fillim gushti, qĂ« shijojnĂ« magjinĂ« e VlorĂ«s nĂ« shĂ«titjen e Lungomares”, u shpreh Rama.

Qyteti bregdetar i VlorĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« nga qendrat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme turistike, ku “bashkohen” Adriatiku e Joni, me njĂ« numĂ«r tĂ« madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.

E cilësuar si perla e Rivierës shqiptare, Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

/m.m//r.e/

The post Rama: Turistë nga e gjithë bota shijojnë magjinë e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Industria e Mbrojtjes, Vengu: 20 shoqëri interes për të bashkëpunuar me KAYO

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi sot BazĂ«n Detare tĂ« Pashalimanit ku ka nisur vlerĂ«simi teknik me partnerĂ«t italianĂ« me qĂ«llim ringritjen e kantierit detar pĂ«r prodhimin, riparimin dhe mirĂ«mbajtjen e anijeve tĂ« ForcĂ«s Detare.

Ministri bĂ«ri tĂ« ditur se nĂ« 9 muajt e fundit, 20 shoqĂ«ri prodhuese tĂ« industrisĂ« sĂ« mbrojtjes kanĂ« shprehur interesin e tyre pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me KAYO, shoqĂ«rinĂ« shtetĂ«rore tĂ« prodhimit ushtarak “Made in Albania”.

Po ashtu, Vengu tha se përgjatë muajve qershor dhe korrik 2025 janë finalizuar negociatat me tri prej tyre.

“I kemi hapur rrugĂ«n themelimit tĂ« tri sipĂ«rmarrjeve tĂ« reja ku shteti Ă«shtĂ« aksionar nĂ« prodhimin e mjeteve tĂ« blinduara dhe mjeteve tĂ« emergjencave civile, uniformave dhe pajimeve personale, municioneve”, theksoi ai.

Ndërkohë, tha Vengu, po vijojnë negociatat për prodhimin e armatimit të lehtë, si dhe asemblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë.

/m.m//r.e/

The post Industria e Mbrojtjes, Vengu: 20 shoqëri interes për të bashkëpunuar me KAYO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE: Nevojitet konsultim gjithëpërfshirës për Kodin e ri Penal

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Bashkimi Evropian konfirmoi sot se ende nuk ka njĂ« qĂ«ndrim mbi projektamendamentet e Kodit tĂ« ri Penal.

Delegacioni i BE-sĂ« nĂ« TiranĂ« iu pĂ«rgjigj interesimit tĂ« njĂ« medieje mbi kĂ«tĂ« çështje ndĂ«rsa u shpreh se nuk ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« hartimin e draftit. Delegacioni i BE-sĂ« sqaron se “ka marrĂ« njoftim mbi prezantimin e projektamendamenteve tĂ« Kodit Penal, rezultat i punĂ«s sĂ« njĂ« grupi ekspertĂ«sh tĂ« ngarkuar nga qeveria”.

“Duke qenĂ« se rishikimi i pĂ«rgjithshĂ«m i Kodit Penal Ă«shtĂ« njĂ« proces i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe kompleks, me njĂ« ndikim tĂ« mundshĂ«m afatgjatĂ« nĂ« shoqĂ«ri dhe nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ«, BE-ja nĂ«nvizon rĂ«ndĂ«sinĂ« e garantimit tĂ« njĂ« konsultimi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe tĂ« plotĂ« me tĂ« gjitha institucionet kryesore tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe aktorĂ«t e shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s, si dhe me shoqĂ«rinĂ« civile, pĂ«r tĂ« garantuar cilĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« legjislacionit qĂ« do tĂ« miratohet”, u shpreh Delegacioni i BE-sĂ« nĂ« TiranĂ«.

BE vlerĂ«son se si pjesĂ« e negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian, ShqipĂ«ria pritet tĂ« ndryshojĂ« njĂ« numĂ«r dispozitash specifike tĂ« Kodit Penal pĂ«r t’u pĂ«rafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit tĂ« BE-sĂ«.

“NĂ« periudhĂ«n afatshkurtĂ«r, BE-ja e inkurajon ShqipĂ«rinĂ« t’i japĂ« pĂ«rparĂ«si atyre ndryshime legjislative qĂ« janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur standardet ndĂ«rmjetĂ«se tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« QĂ«ndrimin e PĂ«rbashkĂ«t tĂ« BE-sĂ« pĂ«r Grup-kapitullin 1 (Themeloret). BE-ja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ofrojĂ« ndihmĂ« teknike nĂ« kĂ«tĂ« drejtim”, pĂ«rfundon reagimi i BE-sĂ«.

/m.m//r.e//a.f/

The post BE: Nevojitet konsultim gjithëpërfshirës për Kodin e ri Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Gjobë për lavazhet në rrugë, subjektet të aplikojnë për leje brenda rregullave

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ NĂ« gjithĂ« vendin po vijon aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike dhe kthimin e ambienteve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta komuniteteve.

Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat e banuara, aksioni është shtrirë po ashtu në plazhe dhe akset nacionale ku po prishen strukturat pa leje anës rrugëve.

Në vijim të këtyre masave, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, ndryshe do të gjobiten.

Rama i ftoi subjektet që të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave, jo për lavazh në rrugë.

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetĂ« qĂ« nuk ecĂ«n mĂ« kjo punĂ« kĂ«shtu, apo jo Turi?
Prandaj hiqini vetĂ« kĂ«to qĂ« mos merrni edhe gjobĂ« dhe po e patĂ«t tokĂ«n tuaj, merrni leje pĂ«r njĂ« njĂ«si shĂ«rbimi normale brenda rregullave jo pĂ«r lavazh nĂ« rrugĂ«. Deri atĂ«herĂ« toka do rrijĂ« bosh dhe pastĂ«r nĂ« shĂ«rbim tĂ« komunitetit. Po s’e patĂ«t tokĂ«n tuaj, nĂ« kĂ«to hapĂ«sira do tĂ« mbillen pĂ«rfundimisht pemĂ« e do tĂ« vihen stola apo lodra pĂ«r fĂ«mijĂ«t”, u shpreh Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.

/m.m//r.e/a.f/

The post Rama: Gjobë për lavazhet në rrugë, subjektet të aplikojnë për leje brenda rregullave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjesëtarë të FA-së, trajnim pranë bazës së Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe ShqipĂ«ria po vijojnĂ« bashkĂ«punimin nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri sot të ditur se pjesëtarë të Forcave të Armatosura shqiptare po kalojnë tri javë duke u trajnuar dhe duke kryer mirëmbajtjen e automjeteve së bashku me personelin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit (NJNG) në bazën e përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, në Nju-Xhersi.

Ky angazhim është pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror të NJNG, që synon rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis dy forcave.

Gjatë muajit korrik, një ekuipazh ajror i Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey) ishte në Shqipëri për të punuar me Forcat Ajrore në mirëmbajtjen e helikopterëve dhe për përgatitje për misione kërkimi dhe shpëtimi.

/m.m//r.e//a.f/

The post Pjesëtarë të FA-së, trajnim pranë bazës së Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌