Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-sulmuesi portugez Diogo Jota që humbi jetën tragjikisht në një aksident, nderohet në ndeshjen e parë të Liverpoolit

Nderim prekës për Diogo Jotën – Tifozët e Liverpoolit dhe Prestonit këndojnë në kor këngën e sulmuesit të ndjerë Në një atmosferë mbresëlënëse, e ngarkuar me emocion dhe respekt të thellë, tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit janë bashkuar në një zë të vetëm për të nderuar kujtimin e ish-sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili humbi tragjikisht jetën më 3 korrik në një aksident…

Source

Interesi i Trump për sanksionet ndaj Rusisë rrit shpresat e aleatëve të Ukrainës

Një projektligj dypartiak amerikan – i cili do të vendoste sanksione të ashpra ndaj Rusisë – në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën për të arritur paqen në Ukrainë – pritet të miratohet këtë javë në Kongres, sipas “Reuters”. Tani, mbështetësit e Ukrainës në Uashington dhe Kiev, të cilët për muaj të tërë kanë shpresuar që presidenti Donald Trump të mbështesë projektligjin – po presin…

Source

“CBS News”: Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën për herë të parë që nga marrja e detyrës në janar, raportoi “CBS News”, duke cituar burime diplomatike. Këtë javë, Trump la të kuptohej se donte t’i dërgonte Ukrainës armë shtesë mbrojtëse. Disa ditë më parë, administrata e tij pezulloi disa dërgesa armësh, një veprim që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë…

Source

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për…

Source

“SpaceX”, kompania amerikane e teknologjisë hapësinore, investon 2 miliardë dollarë në startup-in “xAI” të Elon Musk

“SpaceX” – kompania amerikane e teknologjisë hapësinore me qendër ne Teksas – ka financuar 2 miliardë dollarë për “xAI” – si pjesë e një raundi investimesh prej 5 miliardë dollarësh, duke thelluar lidhjet midis sipërmarrjeve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk, ndërsa startup-i i tij i inteligjencës artificiale garon për të konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.

Source

Kjo vere aksionesh e Edi Rames

Nga Aladin Stafa Sezoni i pushimeve ka nisur prej disa javësh. Në zhvillim e sipër ai duket se ka sfiduar temperaturat e larta të cilat nuk e kanë zbehur bumin turistik të viteve të fundit me gjithë problematikat e pareferuara. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion të beftë tri-polësh që pak kush e priste. Nëse jemi mësuar se gjatë stinës së verës, politika me cdo institucion…

Source

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze. Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat’s al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë fëmijë. Dëshmitarët kanë thënë se droni ka lëshuar…

Source

Kuvendi i Burrave mblidhet në oborrin e Kishës së Thethit: “Asnjë investitor nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth”

Sot, në oborrin e Kishës së Thethit, është rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut Kuvendi i Burrave të Shalës. Si dikur, pleqtë e fshatit janë mbledhur për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot Demaj. Në këtë takim , ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e…

Source

OSHEE shprehet kadegorike: Nuk do të ketë lidhje të reja me rrjetin për ndërtimet pa leje

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka deklaruar sot përmes një njoftimi për shtyp angazhimin e tij në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimit. OSHEE shprehet i vendosur për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtesat që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Source

Erion Veliaj: Në një dekadë punë për Tiranën, që rritet çdo ditë, lëvizshmëria ka qenë sfidë jo e vogël

Nga Erion Veliaj Në një dekadë punë për Tiranën, që rritet çdo ditë, lëvizshmëria ka qenë sfidë jo e vogël. E e kam mirëkuptuar dhe vijoj të mirëkuptoj këdo që shfryn në trafik, teksa çon fëmijën në shkollë apo vete në punë. Falë punëve transformuese që kemi bërë së bashku këto 10 vjet kryeqyteti është kthyer në zemrën e ekonomisë së vendit dhe po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në…

Source

KFOR-i pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit: Jemi të angazhuar për stabilitet

Brenda pak ditësh, presidentja Vjosa Osmani, dy herë i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. Në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se ka qenë presidenti Trump ai që ka ndikuar që një eskalim i javëve të fundit të parandalohet. KFOR-i në një përgjigje për KOHËN nuk e ka…

Source

Siguria Kibernetike: Rreth 215 infrastruktura të listuara, përkatësisht 133 kritike dhe 82 të rëndësishme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK ) ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Në një intervistë për RTSH, Saimir Kapllani, Drejtor i Analizës së Përputhshmërisë, Riskut dhe Kontrollit në AKSK ka treguar cilat janë këto kategori. “Kemi një numër rreth 215 infrastruktura të listuara kritike dhe të rëndësishme dhe…

Source

Rama: Shkolla 9-vjeçare “Gurrë e Madhe” në Klos do të mirëpresë nxënësit e saj në shtator

Shkolla 9-vjeçare “Gurrë e Madhe” në Klos do të mirëpresë nxënësit e saj në shtator me klasa të reja, bibliotekë moderne, laboratorë bashkëkohorë dhe terrene sportive të standardeve të larta. Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë Klos garanton kushte dinjitoze dhe moderne jo vetëm për nxënësit, por për të gjithë komunitetin…

Source

“Siguria Detare” në eficensë, shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, vijon operacionin “Siguria Detare”, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, zonave liqenore dhe lumore. Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë…

Source

Tjetër vlerësim për Policinë e Shtetit, për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë. Pas vlerësimit të parë nga RCS Sport & Events, organizatorja ndërkombëtare e Giro d’Italia, Policia e Shtetit ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e saj maksimal dhe profesionalizmin në garantimin e sigurisë gjatë dy eventeve të mëdha…

Source

Ministri, Igli Hasani, në Forumin e Dubrovnikut: Lufta e Ukrainës na kujton se paqja duhet mbrojtur dhe jo të merret si e mirëqenë

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani tha sot se “mesazhi i qartë nga Evropa Juglindore në përfundim të Forumit të Dubrovnikut është që përkushtimi ynë ndaj paqes mbetet i palëkundur”. “Lufta e Ukrainës na kujton se paqja duhet mbrojtur dhe jo të merret si e mirëqenë. Rikonfirmojmë qëndrimin tonë ndaj solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe ndaj një Evrope të bashkuar”, tha Hasani.

Source

Rama: “Shkolla Verore 2025”, një eksperiencë edukative dhe argëtuese për 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

“Shkolla Verore 2025” – Një eksperiencë edukative dhe argëtuese për më shumë se 1000 fëmijë nga klasa I-V🫶 📚10 shkolla pjesëmarrëse në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, 150 profesionistë, mësues, psikologë, oficerë sigurie dhe punonjës socialë dhe 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet të angazhuar në këtë projekt⛹️⛹️‍♀️👩‍⚕️ 🎨🖼️🖌️👩‍🎨👨🏻‍🎨📖 Programi solli art, zeje, kodim, gjuhë të huaj, sport…

Source

Studimi: Mosha biologjike e trurit tuaj mund të parashikojë se sa gjatë do të jetoni

Një analizë e re gjaku mund të zbulojë se sa shpejt po plaken organet tuaja – dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj, sipas BBC. Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të matur moshën biologjike të trurit – duke rezultuar të jetë një nga parashikuesit më të mirë të shëndetit dhe jetëgjatësisë në të ardhmen. Në një studim të ri, studiuesit analizuan mostrat e gjakut të marra nga 45 000…

Source

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i tha diplomatit më të lartë të Rusisë se vendi i tij ishte gati të “mbështeste pa kushte” të gjitha veprimet e ndërmarra nga Moska për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, raportoi sot media shtetërore, ndërsa të dy vendet zhvilluan bisedime strategjike të nivelit të lartë, sipas “Reuters”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ndodhet në një vizitë…

Source

❌