TIRANĂ, 27 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi nĂ« lidhje me situatĂ«n nga zjarret nĂ« vend nĂ« 24 orĂ«t e fundit. Sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes janĂ« evidentuar 45 vatra zjarri nga tĂ« cilat 21 janĂ« ende aktive, 16 vatra nĂ«n monitorim dhe 8 janĂ« shuar.
MM njoftoi se mbeten aktive këto vatra:
NĂ« vendin e quajtur âLiqeni i Luleveâ, pjesĂ« e Parkut KombĂ«tar LurĂ«, vazhdon aktiv Vatra e quajtur Gropa e Madhe dhe Pllau i GjurĂ«s mbi fshatin GurĂ«-LurĂ« Zjarri, ku janĂ« rreth 50 forca nga strukturat operacionale.
Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më me një shtrirje mbi 14 km, me zhvillime në tre kahe: nga Masdeja ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje, në Qafa e Tollës si dhe në vendin e quajtur Fush Kuqe ku në terren operuan rreth 46 forca nga strukturat operacoinale.
Në Qafë Buall, Bashkia Bulqizë është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale dhe kanë ndërhyrë 2 helikopterë. Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa
Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 58 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së. Vartra ka midis fshatrave Borsh, Piqers. Sasaj, njësia administrative Lukovë, janë 4 vatra te shkëputura midis tyre por në lartësi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrje me njerëz dhe mjete. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Ndërhyrje nga ajri ka në orët e para të mëngjesit.
Vatra e zjarrit qĂ« pĂ«rfshiu fshatrat Kalas â Tatzat â SenicĂ« â Vergo â Kopaçëz â Palavli, tĂ« bashkisĂ« DlvinĂ« , aktualisht vazhdon aktiv zjarti fshatin Kopaçëz nĂ« mal, ku janĂ« angazhuar rreth 70 forca nga tĂ« gjitha strukturat operacionale, njĂ« autoa,bulancĂ« dhe helikopteri Cougar .
Në zonën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin në teren të rreth 50 forcave bga strukturat operacionale.
Në zonën mbrapa mali të Lisecit, Bashkia Gramsh, është izoluar në shumë pjesë vatra e zjarrit e aktivizuar që prej mbrëmjes së djeshme në terren të vështirë për ndërhyrne e forcave operacionale. Zjarri është sipërfaqësor dhe pa dëme, sepse pylli është shumë i lartë.
Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.
Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.
Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku ndodhet është e veshur me barishte e shkurre.
Në fshatin Kriçkovë, bashkia Pogradec, forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.
Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, Bashkia Pustec, është aktivizuar një vatër zjarri. Për shuarjen e zjarrit u aktivizuan në total rreth 60 forca operacionale, ndërsa sot pritet të angazhohen 75 forcave operacionale.
Në fshatin Galinë, bashkia Berat zjarri është aktiv dhe në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Berat.
Në zjarrin e rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, nga një zonë në lartësi të madhe, u angazhuan rreth 60 forca të strukturave operacionale, por zjarri është duke përparuar drejt vendit të quajtur Bregu i Pamjes, zonë e mbrojtur dhe pritet ndërhyrje nga ajri.
Zjarri në fshatin Izvor i Vjetër dhe në fshatin Duraj, bashkia Memaliaj, vazhdon të jetë aktiv. Zjarri është izoluar dhe fikur ne fshatrat Levan, Bardhj, Xhafaj, Njësia Administrative Krahës.
Vijon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« Malin me Gropa, bashkia TiranĂ«, nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe rreth 30 ha kullotĂ« dhe pyll. NĂ« operacion morĂ«n pjesë rreth 55 forca nga strukturat operacionale. ĂshtĂ« bĂ«rĂ« arrestimi i njĂ« personi tĂ« dyshuar pĂ«r zjarrĂ«vĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme.
Në fshatin Ibë, Bashkia Tiranë, zjarr ka rënë në terreni të vështirë dhe me rrugë të pakalueshme për mjetet zjarrfikëse. Në operacion janë angazhuar: 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, 6 mjete dhe 25 forca nga struktura operacionale.
Në fshatin Shetel, Bashkia Shijak, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje janë dislokuar rreth 40 forca nga strukturat operacionale. Priet ndërhyrje nga ajri.
Bashkia MalĂ«si e Madhe ështĂ« aktive vatra nĂ« vendin e quajtur âRraze Veshtitâ. NĂ« operacion pĂ«r izolimin dhe shuarjen e kĂ«saj vatre zjarri janĂ« angazhuar 35 forca nga tĂ« gjitha strukturat operacionale . Terreni Ă«shtĂ« mjaft i vĂ«shtirĂ«, nuk Ă«shtĂ« e mundur te ndĂ«rhyhet me mjete zjarrfikĂ«se.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në monitorim mbeten vatrat në Fshatin Ulëz, bashkia Mat; në Livadhet e Peladhisë, bashkia Bulqizë; Në Majën e Paliskës, dhe në vendin e quajtur Sashic, bashkia Vlorë; Në fshatin Markat, Bashkia Konispol; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë; në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; Në fshatin Muzhakë, bashkia Skrapar; Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal; Në fshatin Paftal, bashkia Berat, në zonën e Shpiragut; në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës;
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan: 65 automjete zjarrfikëse, 1350 forca operacionale.
Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë; 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura; 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopter Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane Kroat dhe Italian, që operuan në zonën e Vlorës.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqe të vendit.
PĂ«r Zjarret nĂ« pyje: Sot pritet nivel rrezik âi lartĂ«â nĂ« tĂ« gjitha qarqet. Pritet rrezik âi lartĂ«â nŃ zona tŃ lokalizuara qarku Berat (Veri), qarku DibĂ«r (Jug), qarku Elbasan (PerĂ«ndim), qarku Fier (Lindje), qarku LezhĂ« (Veri), qarku VlorĂ« (Veri).
/m.q/j.p/
The post Situata nga zjarret, MM: 21 vatra aktive, 1350 forca operacionale të angazhuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.