❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Viva Fresh finalizon blerjen e Spar Albania për 36.4 milionë euro

Kompania nga Kosova Viva Fresh ka finalizuar javën e kaluar blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania.

Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, grupi BALFIN ka përfituar 36.4 milionë euro për shitjen e kuotës së plotë të aksioneve të Spar Albania.

Në pjesën më të madhe, transaksioni u financua me një kredi që kompania nga Kosova mori nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). BERZH i akordoi Viva Fresh një kredi në shumën totale të 25 milionë eurove, me qëllim financimin e hyrjes së saj në tregun shqiptar të shitjeve me pakicë, nëpërmjet blerjes së Spar Albania.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Vlerësohet se për vitin e kaluar, Spar Albania ishte kompania më e madhe në tregun e shitjeve me pakicë për nga xhiroja e realizuar. Spar Albania raportoi një xhiro prej 12 miliardë lekësh, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, fitimi para tatimit ra lehtë në 402 milionë lekë, 1% më pak krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, në klasifikimin si franchise (duke përfshirë edhe xhiron e kompanive që përdorin më të njëjtën markë, por që kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga palë të tjera) Spar Albania vlerësohet të jetë rrjeti i dytë më i madh i supermarketeve në Shqipëri, pas Big Market.

Sipas informacionit më të fundit në faqen zyrtare të Spar Albania, rrjeti i saj përbëhej nga 92 markete dhe katër hipermarkete.

Për grupin Balfin, të kontrolluar nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, kjo është shitja e dytë e rëndësishme në tregun e retail.

Në vitin 2007, Mane e shiti rrjetin e tij të shuitjeve me pakicë Euromax te kompania serbe Delta maxi Group, për 29 milionë euro. Kompania ndryshoi kontroll më vonë pasi grupi serb u ble nga kompania belge Delhaize Group dhe më pas nga një joint venture greko-francez, nën markën e grupit Carrefour.

Megjithatë, ish-rrjeti Euromax ndoqi një trajektore rënëse, derisa në vitin 2015 Carrefour u tërhoq përfundimisht nga tregu, duke ia shitur rrjetin e dyqaneve me pakicë grupit Balfin të Samir Manes.

Në vitin 2016, Balfin lidhi një marrëveshje me grupin me qendër në Hollandë, Spar, duke marrë ekskluzivitetin e franchise dhe produkteve të Spar për Shqipërinë.

 

Investimet nga Kosova kanë arritur në 422 milionë euro

Blerja e Spar Albania është një ndër shembujt më përfaqësues të rritjes së pranisë së bizneseve nga Kosova në tregun shqiptar.

Vitin e kaluar, pronari i Viva Fresh, Rexhepi bleu nëpërmjet kompanisë së tij SMA Holding edhe Top Shop (Studio Moderna), kompaninë më të hershme të shitjeve nëpërmjet kanaleve elektronike (kryesisht televizionit) në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Këtë vit, kompania tjetër me kapital nga Kosova, Albi Holding, arriti marrëveshjen për blerjen po nga grupi Balfin të rrjetit të shitjes me pakicë të veshjeve, Fashion Group Albania.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investimet nga Kosova në Shqipëri arritën vlerën e 96 milionë eurove, me një rritje prej 32% krahasuar me të një vit më parë.

Deri në vitin 2020, flukset e investimeve direkte nga Kosova ishin në shifra relativisht modeste. Pas këtij viti, duket se ka një rritje të konsiderueshme, që është reflektuar qartë edhe në stokun total të investimeve direkte prej subjekteve me kapital Kosovar.

Në fund të vitit 2024, stoku i investimeve kosovare raportohej në vlerën e 422 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit të kaluar në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët.

Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në harkun e dekadës së fundit numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%.

Në harkun e një dekade, pesha e ndërmarrjeve me kapital kosovar është rritur nga 5% në 8.3% të numrit total të bizneseve të huaja.

Nga 582 ndërmarrje me kapital nga Kosova, shumica e tyre, 458, janë të angazhuara në sektorin e shërbimeve, ndërsa 124 prej tyre kanë aktivitet në prodhimin e mallrave.

Numri i bizneseve dominohet nga ato mikro, me më pak se katër të punësuar, që përbëjnë më shumë se 82% (481 ndërmarrje) të numrit të përgjithshëm të tyre. Bizneset me 5-9 punonjës përbëjnë rreth 10% (48 ndërmarrje) ato me 10-49 të punësuar përbëjnë rreth 7% (43 ndërmarrje), ndërsa më pak se 2% e tyre (gjithsej 10 ndërmarrje) kanë më shumë se 50 të punësuar.

Rritja e pranisë së bizneseve nga Kosova konfirmohet paralelisht edhe nga ecuria e investimeve, që po shfaqin një tendencë të qartë në rritje gjatë viteve të fundit. / Ersuin Shehu

Burimi: BSH

The post Viva Fresh finalizon blerjen e Spar Albania për 36.4 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë do të licencojë këtë javë bankën turke Ziraat

Banka e Shqipërisë pritet të licencojë këtë javë bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat pritet të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri në 12.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Ziraat do tĂ« bĂ«het banka e dytĂ« me kapital turk nĂ« ShqipĂ«ri, pas bankĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« vend, Banka KombĂ«tare Tregtare (BKT), zotĂ«ruar nga grupi turk i biznesit, Çalik. MegjithatĂ«, ndryshe nga Çalik, Ziraat Ă«shtĂ« njĂ« investitor institucional i specializuar nĂ« sektorin bankar.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer influencën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024. Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt./ E.Shehu

The post Banka e Shqipërisë do të licencojë këtë javë bankën turke Ziraat appeared first on Revista Monitor.

BSH përcakton tarifat tavan për transfertat SEPA, ato hyrëse nuk mund të jenë më të larta se 3 Euro

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që vendos bazat për nivelin e tarifave që bankat dhe institucionet e pagesave do të aplikojnë, pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s” parashikon qĂ« tarifat e aplikuara nga OperatorĂ«t e ShĂ«rbimeve tĂ« Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka tĂ« pagesave dhe parasĂ« elektronike) pĂ«r pagesat SEPA dalĂ«se nuk mund tĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vlerat korresponduese tĂ« pagesave vendase nĂ« Euro qĂ« procesohen pĂ«rmes sistemeve tĂ« saj dhe pĂ«rcaktohen nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kĂ«tyre sistemeve.

Sipas ndryshimeve tĂ« propozuara, “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, tĂ« raportuara nga “Monitor” javĂ«n e kaluar, komisioni minimal qĂ« bankat mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r transfertat nĂ« sistemin AIPS Euro, do tĂ« ulet nga 6 euro nĂ« 4 euro.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA.

Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.

Duke filluar nga muaji tetor, pritet që bankat tregtare shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të SEPA, çka do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.

Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transfertat ndërkombëtare nëpërmjet nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.

Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA sot kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA.

Transferta kërkon disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.

Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare.

Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.

Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me investimet e huaja direkte.

 

The post BSH përcakton tarifat tavan për transfertat SEPA, ato hyrëse nuk mund të jenë më të larta se 3 Euro appeared first on Revista Monitor.

Në Greqi, orët shtesë të deklaruara dyfishohen falë kartës dixhitale të punës

Përdorimi i kartës dixhitale të punës përkon me një rritje spektakolare të orëve shtesë të deklaruara, të ardhurave të fondeve të sigurimeve shoqërore nga puna jashtë orarit, puna natën dhe gjatë festave, si dhe të ardhurave të punonjësve.

Në pesë muajt e parë të vitit, orët shtesë tejkaluan 2 milionë, ndërsa gjatë gjithë vitit 2024, orët shtesë të deklaruara kishin arritur vetëm në 1 milion.

NĂ« mĂ«nyrĂ« kumulative, nga viti 2021 – kur pĂ«r gjashtĂ« muaj rresht ekonomia greke ishte ende nĂ« mbyllje – e deri nĂ« fund tĂ« vitit 2024, kur pothuajse tĂ« gjitha sektorĂ«t ishin pĂ«rfshirĂ« nĂ« sistemin e kartĂ«s dixhitale, ku janĂ« ende edhe sot, orĂ«t shtesĂ« tĂ« raportuara arritĂ«n nĂ« 4 milionĂ«. VetĂ«m nĂ« pesĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit 2025, orĂ«t shtesĂ« arritĂ«n nĂ« 2.1 milionĂ«.

Rritja e punësimit, sidomos e punësimit të ligjshëm dhe kryesisht me kohë të plotë, rritja e pagave dhe përdorimi i kartës dixhitale kanë dhënë rezultate spektakolare në tregun vendas të punës. Kjo po ndodh pikërisht në një kohë kur, prej muajit prill, Ministria e Punës, me vendim të ministres Niki Kerameus, ndërmori hapa për të lehtësuar më tej kostot jopagë, me përfitime për punonjësit, bizneset dhe Entin e Vetëm të Sigurimeve Shoqërore (EFKA), siç dëshmohet nga të dhënat zyrtare.

Llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për orët shtesë, punën natën dhe punën gjatë festave apo të dielave për punonjësit me kohë të plotë bëhet mbi pagën orare që i korrespondon një dite pune prej tetë orësh, pa përfshirë shtesën për këto raste të veçanta të orarit të punës. Kjo rregullore nuk ndikon në rritjen e pagesës së punonjësve për punën shtesë, e cila vazhdon të paguhet si më parë. Ndikimi është vetëm në llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Megjithatë, të ardhurat e EFKA-s gjithashtu rezultojnë të jenë rritur, ndërkohë që në të kundërt do të pritej një rënie.

Tre sektorët me më shumë orë shtesë të regjistruara, sipas të dhënave të kartës dixhitale në bazën e të dhënave Ergani, janë industria, tregtia me pakicë dhe shërbimet ushqimore, ndërsa sektorët e tjerë të integruar (supermarketet, turizmi, kompanitë e sigurimeve, bankat, kompanitë e sigurisë dhe shërbimet publike) vijnë më pas.

Rreth 81% e tĂ« gjitha orĂ«ve shtesĂ« tĂ« regjistruara gjatĂ« periudhĂ«s janar–prill 2025 vijnĂ« nga kĂ«to tre sektorĂ«. Shifra pĂ«rkatĂ«se pĂ«r katĂ«r muajt e parĂ« tĂ« vitit 2024 kishte qenĂ« 75%.

 

The post Në Greqi, orët shtesë të deklaruara dyfishohen falë kartës dixhitale të punës appeared first on Revista Monitor.

Doganat me vlerësim pozitiv nga Indeksi Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë

Dhoma Amarikane e Biznesit ka publikuar dje Indeksin e Biznesit për vitet 2024-2025 ku Marrëdhënia Biznes-Dogana është vlerësuar me indeksin 62.23, shumë më lart se mesatarja e Indeksit për të gjithë institucionet që shënoi 46.47.

Pyetjes se si i vlerĂ«sojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet me AdministratĂ«n Doganore Shqiptare pĂ«r vitin 2024, bizneset antarĂ« tĂ« DhomĂ«s Amerikane i janĂ« pĂ«rgjigjur “shumĂ« mirĂ«â€ pĂ«r 7.5 % tĂ« bizneseve, “mirĂ«â€ nĂ« 40.4 % tĂ« bizneseve tĂ« anketuar, neutral pĂ«r 40.6 % etj..

Doganat kanë marrë prej vitesh vlerësimet pozitive të shoqatave të biznesit, përfshirë dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë, falë një sërë masash që kanë ndikuar në indeksin e besimit të biznesit te administratës doganore, si forumet e përvitshme Dogana-Biznes, adresimi me zgjidhje shteruese ligjore të kërkesave të biznesit, digjitalizimi 100 % i shërbimeve doganore etj.

Burimet zyrtare tĂ« AdministratĂ«s Doganore konfirmuan se “ky rezultat i Indeksit tĂ« biznesit pĂ«r Doganat, ndĂ«r mĂ« tĂ« lartat nga insititucionet, nuk Ă«shtĂ« rastĂ«sor por mbĂ«shtetet te shĂ«rbimi 24/7 dhe angazhimi i tĂ« gjithĂ« stafit doganor nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin doganor, digitalizimi procedurave doganore, analiza adekuate e riskut, rritja e forcĂ«s sĂ« zbatimit tĂ« ligjit kundĂ«r kontrabandĂ«s dhe trafiqeve, partneriteti me doganat homologe dhe institucionet e inteligjencĂ«s doganore, etj”.

The post Doganat me vlerësim pozitiv nga Indeksi Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë appeared first on Revista Monitor.

Rritet besimi në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, ulet ai i ndërtuesve dhe i konsumatorëve

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 2.9 pikë në muajin korrik, duke qëndruar rreth 9 pikë mbi mesataren afatgjatë. Në rritjen e tij këtë muaj ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe përmirësimi në sektorin e industrisë, megjithëse në një masë më të ulët.

Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 0.8 pikë përqindje, duke qëndruar 6.5 pikë përqindje mbi mesataren historike në muajin korrik. Përmirësimi u përcaktua kryesisht nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve. Në të kundërt, vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual rezultoi me ulje. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar

prirjen rënëse edhe këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 6.2 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur nivelin më të lartë për këtë vit. Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike. Përmirësimi u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të

aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen u rishikuan lehtë për poshtë.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 3.3 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur një nivel rreth 7.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritje ndikuan kryesisht pritjet optimiste të bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në një masë më të vogël ndikoi pozitivisht

edhe komponenti i ecurisë aktuale të biznesit. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistrojnë të njëjtin nivel me muajin e kaluar dhe shumë afër mesatares historike të serisë.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 1 pikë përqindje në muajin korrik. Pavarësisht kësaj, niveli i treguesit qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike. Rënia këtë muaj u përcaktua nga

vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese. Pritjet për çmimet u rishikuan për poshtë.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi rënie me 0.9 pikë përqindje në korrik, duke mbetur gjithsesi mbi mesataren historike dhe afër nivelit mesatar të shënuar gjatë vitit 2024. Në rënien e këtij muaji kontribuoi kryesisht komponenti i blerjeve të mëdha aktuale. Nga ana tjetër, pritjet për blerje të mëdha në të ardhmen u përmirësuan, duke dhënë kontribut pozitiv

në treguesin e agreguar për konsumatorët. Për sa i përket komponentëve të  gjerë, pritjet e konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare u përmirësuan ndërsa pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike shënuan rënie.

The post Rritet besimi në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, ulet ai i ndërtuesve dhe i konsumatorëve appeared first on Revista Monitor.

Rama: Drafti i Kodit të ri Penal do konsultohet me BE, pa vulën e Brukselit nuk shkon në Parlament

Në një reagim në rrjetin X, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shqetësimeve të shoqatave të gazetarëve lidhur me draftin e Kodit të Ri Penal, duke theksuar se qeveria nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij dhe se procesi është në duart e një grupi të pavarur ekspertësh.

Ai shton se pas përfundimit të konsultimeve të grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do të marrë draftin e rishikuar dhe do ta konsultojë me Komisionin Europian, pasi pa vulën e Brukselit, drafti nuk shkon dot në Parlament.

Sipas Ramës, alarmi për lirinë e shtypit është i nxituar, pasi drafti është ende në fazë diskutimi dhe të gjitha palët, përfshirë median, kanë kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive.

“Shoh qĂ« disa shoqata gazetarĂ«sh na kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« thirrje urdhĂ«ruese pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« urgjentisht nĂ« draftin e Kodit tĂ« Ri Penal, ç’ka tregon se ata qĂ« duhet tĂ« informojnĂ« publikun pĂ«r procesin e saponisur tĂ« diskutimit tĂ« kĂ«tij drafti nuk e kanĂ« kuptuar akoma (edhe pse u tha shumĂ« qartĂ« nga ministri i drejtĂ«sisĂ«) se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« dhe KĂ«shilli i Ministrave, nuk kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« hartimin e draftit po ia kanĂ« besuar njĂ« grupi ekspertĂ«sh tĂ« nderuar, nĂ«n udhĂ«hehjen e Drejtorit tĂ« ShkollĂ«s sĂ« MagjistraturĂ«s, Profesor Arben Rakipit.

KĂ«shtu, hĂ«pĂ«rhĂ« qeveria Ă«shtĂ« thjeshtĂ« njĂ«ra nga shumĂ« palĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« proces dhe e kemi marrĂ« e po e studiojmĂ« draftin, pĂ«r tĂ« ballafaquar mĂ« pas qĂ«ndrimet tona me ato tĂ« grupit tĂ« ekspertĂ«ve, gjĂ« qĂ« ua sugjerojmĂ« edhe shoqatave tĂ« alarmuara pĂ«r lirinĂ« e shtypit, tĂ« cilat nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, nĂ« vend se tĂ« alarmohen duhet tĂ« ndjehen shumĂ« tĂ« lehtĂ«suara e tĂ« respektuara, sepse kanĂ« tĂ« gjithĂ« kohĂ«n e nevojshme pĂ«r ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit tĂ« Ri Penal me grupin e punĂ«s, njĂ«soj siç do tĂ« bĂ«jĂ« qeveria e siç duhet tĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« tĂ«ra palĂ«t e interesuara – sidomos ato brenda sistemit, tĂ« cilat nĂ« vend se tĂ« japin deklarata sa tĂ« nxituara aq edhe qesharake pĂ«r shtyp, bĂ«jnĂ« mirĂ« tĂ« ulen me grupin e ekspertĂ«ve dhe tĂ« ballafaqojnĂ« opinionet e tyre.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« proces demokratik dhe transparent, ku kush do tĂ« kontribuojĂ« pĂ«r njĂ« Kod tĂ« Ri Penal pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE i ka rrugĂ«t e hapura e tĂ« gjithĂ« kohĂ«n e nevojshme, ndĂ«rsa kush do tĂ« bĂ«jĂ« zhurmĂ«n e vet mund ta bĂ«jĂ«, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund tĂ« thotĂ« dot qĂ« s’na pyeti kush.

Pasi tĂ« bĂ«hen tĂ« gjitha ballafaqimet e grupit tĂ« punĂ«s me tĂ« gjitha palĂ«t e interesuara dhe nĂ« pavarĂ«si tĂ« plotĂ« nga qeveria, Ministria e DrejtĂ«sisĂ« do ta marrĂ« draftin e rishikuar e do ta konsultojĂ« natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulĂ«n e Brukselit drafti nuk shkon dot nĂ« Parlament! KĂ«shtu qĂ« miq tĂ« shoqatave tĂ« shtypit rrini tĂ« qetĂ« se nuk ju vjen dot asnjĂ« e keqe nga Kodi i Ri Penal, nĂ« ShqipĂ«rinĂ« qĂ« po shkon nĂ« BE dhe jo nĂ« BRSS”, shkruan Rama.

Më herët organizatat e lirisë së medias deklaruan se ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë cenojnë seriozisht lirinë e shprehjes në vend, duke kërkuar rishikimin e disa neneve përkatëse.

Asosacioni i GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, AGSH, Rrjeti Ballkanik pĂ«r Gazetari Investigative, BIRN Albania dhe Qendra “ShkencĂ« dhe Inovavion pĂ«r Zhvillim”, SCiDEV kundĂ«rshtuan nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dispozitat e kĂ«tij drafti si tĂ« ‘paqarta’ dhe ‘arbitrare’ dhe tĂ« formuluara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tillĂ« qĂ« lĂ«nĂ« hapĂ«sira pĂ«r t’u pĂ«rdorur kundĂ«r lirisĂ« sĂ« shprehjes, ndĂ«rsa i ekspozon gazetarĂ«t ndaj ndjekjeve penale.

Konkretisht, organizatat kundĂ«rshtojnĂ« dispozitat e propozuara nĂ« nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi nĂ« pavarĂ«sinĂ« e gjykatĂ«s), tĂ« cilat sipas deklaratĂ«s, “pĂ«rmbajnĂ« elemente shqetĂ«suese, tĂ« cilat krijojnĂ« paqartĂ«si dhe mundĂ«si pĂ«r interpretim arbitrar dhe abuziv nĂ« zbatimin e tyre ndaj gazetarĂ«ve, mediave dhe shoqĂ«risĂ« civile.

 

 

The post Rama: Drafti i Kodit të ri Penal do konsultohet me BE, pa vulën e Brukselit nuk shkon në Parlament appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni i Eurozonës mbetet i qëndrueshëm në korrik por më lart se pritshmëritë në 2%

Inflacioni i Eurozonës mbeti i pandryshuar, në një nivel më të lartë se sa pritej prej 2% në korrik, treguan të dhënat paraprake nga agjencia e statistikave Eurostat të premten.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur që shifra të arrinte në 1.9%, pas një leximi 2% në qershor.

I ashtuquajturi inflacion bazë, i cili përjashton çmimet më të paqëndrueshme të ushqimit, energjisë, alkoolit dhe duhanit, arriti në 2.3% në korrik, i njëjti nivel si gjatë dy muajve të mëparshëm, treguan të dhënat e së premtes.

Ndërkohë, inflacioni i shërbimeve u ulë në 3.1% në korrik pasi u rrit pak në 3.3% në qershor.

Pas publikimit të të dhënave, rendimenti i obligacionit 10-vjeçar të Gjermanisë ishte më shumë se një pikë bazë më i lartë, ndërsa rendimenti i obligacionit 10-vjeçar francez u rrit me më pak se një pikë bazë.

Duke parë përpara, të dhënat e reja të inflacionit nuk sugjerojnë që Banka Qendrore Europiane do të rifillojë ciklin e lehtësimit të normave të interesit së shpejti, tha Jack Allen-Reynolds, zëvendës ekonomist kryesor i eurozonës në Capital Economics.

BQE-ja në takimin e korrikut mbajti normat e qëndrueshme për herë të parë këtë vit. Tregjet për herë të fundit kishin parashikuar një probablilitet mbi 94% që banka qendrore të mbajë normat e pandryshuara edhe kur të mblidhet në shtator, sipas të dhënave të LSEG.

Allen-Reynolds shtoi se, varësisht nga çmimet e energjisë, inflacioni i Eurozonës në fakt mund të bjerë nën objektivin 2% të BQE-së më vonë këtë vit dhe vitin tjetër.

“Por nĂ«nvlerĂ«simi duhet tĂ« jetĂ« mjaft i vogĂ«l dhe dyshojmĂ« se inflacioni bazĂ« do tĂ« mbetet afĂ«r 2%. Dhe duke pasur parasysh qĂ« politikĂ«bĂ«rĂ«sit e BQE-sĂ« janĂ« tĂ« kĂ«naqur me qĂ«ndrimin aktual tĂ« politikĂ«s monetare, dyshojmĂ« se rĂ«nia e inflacionit pak nĂ«n 2% pĂ«r shkak tĂ« çmimeve mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« energjisĂ« do tĂ« ishte e mjaftueshme pĂ«r tĂ« nxitur njĂ« ulje tjetĂ«r tĂ« normĂ«s sĂ« interesit,” shtoi ai.

Shifrat e inflacionit ndjekin gjurmët e indikacioneve të mëparshme këtë javë, që treguan se ekonomia e Eurozonës u zgjerua me një rritje 0.1% më të lartë se sa pritej në tremujorin e dytë, e cila megjithatë ishte ndjeshëm më e ulët se rritja 0.6% e tre muajve deri në fund të marsit.

Analistët i interpretuan të dhënat si shenjë qendrueshmërie nga ekonomia e Europës përballë politikave tarifore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Bashkimi Europian dhe Uashingtoni kohët e fundit nënshkruan një marrëveshje tregtare e cila përfshin një taksë bazë 15% për mallrat e BE-së të destinuara për SHBA-në. Tarifat sektoriale dhe të ashtuquajturat detyrime reciproke të reduktuara përkohësisht kanë qenë tashmë në lojë.

Pritet gjerësisht që tarifat të ndikojnë në rritjen ekonomike, përfshirë në Eurozonë, dhe të ndikojnë në çmimet e mallrave për konsumatorët amerikanë. Ndikimi i tyre në inflacion në Europë mbetet i pasigurt. / CNBC

The post Inflacioni i Eurozonës mbetet i qëndrueshëm në korrik por më lart se pritshmëritë në 2% appeared first on Revista Monitor.

Donald Trump rindez luftën globale tregtare me një regjim tarifor gjithëpërfshirës

Partnerët tregtarë nga Tajvani në Kanada goditen me taksa të reja të larta

Donald Trump goditi dhjetëra partnerë tregtarë të SHBA-së me tarifa, ndërsa formalizoi marrëveshjet e fundit me të tjerët, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, ndërsa e përfshiu ekonominë globale në një epokë të re të konkurrencës tregtare.

Eksportuesit kryesorë në SHBA, siç është Tajvani, eksportuesi më i rëndësishëm i gjysmëpërçuesve në botë, do të përballen me taksa të reja të larta. Trump gjithashtu rriti tarifat për Kanadanë, aleat dhe partner i madh tregtar, në 35 për qind. India u godit me një normë 25 për qind dhe Zvicra me 39 për qind.

Urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan tĂ« enjten, duke njoftuar tarifat, tha se ato ishin hartuar pĂ«r tĂ« ulur deficitin tregtar tĂ« AmerikĂ«s me shumĂ« vende, tĂ« cilat i pĂ«rshkroi si njĂ« “kĂ«rcĂ«nim tĂ« pazakontĂ« dhe tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare dhe ekonominĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara”.

Tarifat gjithashtu do tĂ« rrisnin tĂ« ardhurat e SHBA-sĂ«, tha urdhri, duke reflektuar planin e Trump pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur taksat mbi importet pĂ«r tĂ« paguar shkurtime tĂ« thella tĂ« taksave vendase. Regjimi i ri shĂ«non njĂ« zbutje tĂ« taksave agresive qĂ« presidenti njoftoi nĂ« “ditĂ«n e çlirimit” mĂ« 2 prill, por ende e lĂ« normĂ«n efektive tĂ« tarifave tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« dekada, duke nĂ«nvizuar pĂ«rpjekjen e Trump pĂ«r tĂ« riformĂ«suar rendin ekonomik global.

Aksionet globale u dobësuan të premten, me Stoxx Europe 600 që ra me 0.8% në fillimin e tregtimit. Kontratat e ardhshme që ndjekin S&P 500 dhe Nasdaq, të cilat kanë arritur nivele rekord në ditët e fundit, ranë përkatësisht me 0.4% dhe 0.5%. Dollari dhe thesaret e SHBA-së mbetën të pandryshuara.

Trump kishte vendosur një afat deri më 1 gusht për dhjetëra vende që të bien dakord për marrëveshje tregtare ose të përballen me tarifa më të larta, duke shkaktuar përpjekje nga partnerët tregtarë të SHBA-së për të shmangur një luftë të plotë tregtare me ekonominë më të fuqishme në botë.

Disa partnerĂ« tĂ« SHBA-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, BE-nĂ« dhe JaponinĂ«, siguruan marrĂ«veshje nĂ« kohĂ« – megjithĂ«se kritikĂ«t nĂ« ato vende kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje detajet e marrĂ«veshjeve me Trump. Urdhrat e sĂ« enjtes formalizuan normat e tarifave tĂ« lidhura me marrĂ«veshjet.

Urdhri përjashtoi Kinën, eksportuesin më të madh në botë, e cila përballet me një afat të veçantë të 12 gushtit për një marrëveshje tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Taksa mbi vendet e tjera do tĂ« fillojĂ« brenda shtatĂ« ditĂ«sh, duke u dhĂ«nĂ« kohĂ« doganave amerikane pĂ«r t’i zbatuar ato.

Kanadaja, kryeministri i sĂ« cilĂ«s Mark Carney fitoi zgjedhjet kĂ«tĂ« vit duke u zotuar t’i rezistojĂ« “forcĂ«s ekonomike” tĂ« Trump, nuk arriti tĂ« gjejĂ« njĂ« zgjidhje pavarĂ«sisht lobimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m nĂ« Uashington.

Carney tha se qeveria e tij ishte “e zhgĂ«njyer” nga tarifa amerikane dhe pranoi se disa pjesĂ« tĂ« ekonomisĂ« do tĂ« “ndikoheshin rĂ«ndĂ«â€. Ai tha se negociatat mbi tregtinĂ« me SHBA-nĂ« do tĂ« vazhdonin.

Taksa 35% për mallrat kanadeze, e njoftuar në një urdhër të veçantë, do të fillojë të premten. Mallrat që përputhen me kushtet e marrëveshjes tregtare të Amerikës së Veriut të vitit 2020 do të jenë ende të përjashtuara nga tarifat më të larta.

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, e quajti tĂ« premten normĂ«n e tarifĂ«s prej 20% qĂ« SHBA-tĂ« vendosĂ«n pĂ«r importet nga vendi i tij “tĂ« pĂ«rkohshme” dhe shprehu shpresĂ«n se ajo mund tĂ« ulet pĂ«rmes bisedimeve tĂ« mĂ«tejshme.

Tarifat e reja synojnë të synojnë vendet në varësi të bilancit të tyre tregtar me SHBA-në. Ata që blejnë më shumë mallra nga SHBA-të sesa eksportojnë në Amerikë do të marrin një tarifë prej 10%, ndërsa ata që kanë një tepricë të vogël do të përballen me një taksë prej 15%.

Vende të tjera që nuk kishin negociuar me SHBA-në ose që kanë teprica më të mëdha do të përballen me taksa më të larta.

Aksionet amerikane kanë lundruar në një seri rekordesh në javët e fundit, ndërsa investitorët kanë injoruar gjithnjë e më shumë rreziqet e paraqitura nga lufta tregtare e Trump.

Reagimi fillestar i heshtur i tregut – nĂ« kontrast tĂ« plotĂ« me shitjet e rĂ«nda qĂ« pasuan “ditĂ«n e çlirimit” nĂ« prill – sugjeroi qĂ« disa investitorĂ« tani i kishin vlerĂ«suar tarifat e reja.

Shumë nga normat e shpallura nga Shtëpia e Bardhë të enjten ishin në përputhje me letrat e dërguara nga Trump te partnerët tregtarë në fillim të këtij muaji, kur ai rriti presionin mbi vendet për të arritur marrëveshje deri më 1 gusht ose do të përballeshin me më shumë tarifa. / FT

The post Donald Trump rindez luftën globale tregtare me një regjim tarifor gjithëpërfshirës appeared first on Revista Monitor.

Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane

Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Albin Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.

AmCham kĂ«rkon qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« heqĂ« e para tarifat me SHBA-nĂ«, pĂ«r t’u hapur rrugĂ« negociatave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.

“Tani e tutje, tĂ« gjitha produktet me origjinĂ« nga Shtetet e Bashkuara do tĂ« kenĂ« tarifĂ« 0 pĂ«r qind kur tĂ« hyjnĂ« nĂ« vendin tonĂ«. Kosova i mirĂ«pret produktet amerikane nĂ« tregun e saj dhe besojmĂ« fuqishĂ«m se kjo do tĂ« ndikojĂ« nĂ« rritjen e kĂ«mbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thĂ«nĂ« Kurti nĂ« nisje tĂ« mbledhjes.

Kurti ka thënë se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregohet se Kosova dëshiron të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i Kurtit ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.

Në vendimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë është thënë se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit, do të jenë subjekt i taksës prej 10 për qind bazuar në urdhrin ekzekutiv të prillit.

Në atë urdhër, Kosova ishte goditur me tarifë reciproke prej 10 për qind, ashtu sikurse Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërkohë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kishte kërkuar me 10 prill që kjo tarifë prej 10% të largohet

Osmani pati treguar se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.

Osmani tha se pezullimi i tarifĂ«s ndaj mallrave amerikane do tĂ« ishte “hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r thellimin e marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike me aleatin tonĂ« mĂ« tĂ« ngushtĂ«â€.

Sipas saj, kjo do tĂ« dĂ«rgonte edhe “njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«: Kosova Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r marrĂ«dhĂ«nie mĂ« tĂ« fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me njĂ« vizion tĂ« qartĂ« qĂ« do t’i bĂ«nte dy vendet tona mĂ« tĂ« fuqishme, sigurta dhe begatshme”.

Me vendimin e ri për tarifat, që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa më të larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind.

Në nivel botëror, vendet më të goditura nga tarifat janë Siria, Laosi dhe Mianmari me tarifa që shkojnë deri në 41 për qind.

Trump, fillimisht, i pati bërë publike tarifat në prill, por më pas i ka pezulluar ato për 90 ditë, që të mundësojë zhvillimin e negociatave me palët e interesuara.

Kur tarifat ishin përmendur për herë të parë, ekspertët në Kosovë patën vlerësuar se ato do të kenë shumë ndikim për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Organizatat ekonomike në Kosovë kanë treguar se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.

Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).

Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.

DitĂ« mĂ« parĂ«, Ambasada amerikane nĂ« PrishtinĂ« patĂ«n thĂ«nĂ« se Shtetet e Bashkuara besojnĂ« se ekzistojnĂ« mundĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r bashkĂ«punim ekonomik me KosovĂ«n nĂ« disa sektorĂ« strategjikĂ« dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte mĂ« tej kĂ«to lidhje.

The post Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane appeared first on Revista Monitor.

Investimet në hotele arrijnë 792 milionë euro, 65% marka ndërkombëtare me 5 yje

Investimet në struktura hoteliere marka ndërkombëtare kapën vlerën 792 milionë euro. Të paktën ky është bilanci që bën qeveria në dokumentin e strategjisë së turizmit 2024-2030 miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Bilanci i këtyre zhvillimeve vjen si një parashtrim i piketave që vendosen për mënyrën sesi do të zhvillohet turizmi një sektor që edhe pse strategjik dhe me numra rekord vizitorësh në vend ka pasur luhatjet e tij.

Paketa e vitit 2018 që synonte nxitjen e investimeve në struktura me katër dhe pesë yje marka ndërkombëtare duket se ka tërhequr disa emra në vend të cilat kanë investuar drejtpërdrejt në të dy kategoritë e strukturave. Po kështu ka nxitur bashkëpunimet mes partnerëve shqiptarë dhe markave ndërkombëtare duke marrë kundrejt pagesës emrin dhe duke zbatuar standardet që imponon ai.

Por ku kanë shkuar realisht investimet e markave ndërkombëtare dhe cilat janë disa nga shifrat që tregojnë mënyrën sesi është zhvilluar ky sektor? Strategjia vëren:

  • Investimet kryesohen nga hotelet e markĂ«s Melia, me 669 dhoma tĂ« projektuara, ndĂ«rsa vendin e dytĂ« e mbajnĂ« hotelet e markĂ«s Accor, me 616 dhoma tĂ« planifikuara, pasuar nga Hyatt me 447 dhoma;
  • PĂ«r sa u pĂ«rket investimeve totale pĂ«r dhomĂ«, kryesojnĂ« investimet nĂ« hotelet e markĂ«s Marriott, me njĂ« investim mesatar prej 322 581 euro pĂ«r dhomĂ«, pasuar nga hotelet Hilton, me 201 149 euro pĂ«r dhomĂ«, dhe Melia me 122 571 euro investim pĂ«r dhomĂ«;
  • NĂ« lidhje me shifrat totale tĂ« investimeve, kryeson Açor me njĂ« vlerĂ« totale investimi prej 122 milionĂ« euro, pasuar nga Marriott me 100 milionĂ« euro dhe Melia me 82 milionĂ« euro;
  • Nga njĂ« vlerĂ« totale investimesh prej 792 milionĂ« euro, 65% janĂ« projekte tĂ« kategorisĂ« me 5 yje, me njĂ« investim total prej 615 milionĂ« euro, ndĂ«rsa projektet me 4 yje pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« 35% tĂ« totalit, me 177 milionĂ« euro investime.

ÇfarĂ« sjell strategjia e re

Strategjia e turizmit 2024-2030 ndan vendin në të paktën 6 klastera turistikë duke grupuar disa rajone sipas karakteristikave të përbashkëta duke synuar që në vijim të zhvillohen një sërë produktesh, aktivitetesh, eksperiencash, atraksionesh dhe infrastrukturash turistike të krahasueshme ose të ngjashme. Konkretisht këto klastera janë:

1.Klasteri i bregdetit të Adriatikut 2. Klasteri verior i brendshëm 3. Klasteri i qytetit të Tiranës 4. Klasteri qendror 5. Klasteri i bregdetit të Jonit 6. Klasteri jugor i brendshëm.

Lidhur me menaxhimin e plazheve strategjia parashikon që së pari që të bëhet klasifikim dhe tematizim i plazheve, së dyti menaxhimi të jetë më i gjerë duke kaluar në nivel rajonal dhe së treti sillen sërish në vëmendje koncesionet. Këta të fundit nuk sqarohen shumë në detaj se në cilin aspekt do të angazhohen, pra nëse do të përfshirjen direkt edhe plazhet apo do të jenë në shërbime të tjera të lidhura me të si infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve apo shërbime mbështetëse turistike.

Një tjetër element që prek strategjia ka të bëjë me zhvillimin e bregdetit ku kryesisht në të kaluarën janë dhënë leje për zhvillimin e fshatrave turistikë që në fakt kanë si synim rezidencat.

“Aktualisht, projektet e investimeve nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« po e bazojnĂ« fizibilitetin e tyre financiar kryesisht nĂ« shitjet e pasurive tĂ« paluajtshme/rezidencave, ose nĂ« kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk ofrojnĂ« njĂ« burim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m financimi pĂ«r projekte tĂ« tilla, si nĂ« aspektin e periudhave tĂ« shlyerjes po ashtu edhe tĂ« normave tĂ« interesit” thuhet nĂ« strategji.

Në këtë kontekst është parashikuar që të adresohet mungesa e efikasitetit të tregut nëpërmjet skemave të përshtatura të nxitjes që mundësojnë ngritjen e resorteve të shfrytëzimit të miksuar dhe të projekteve private në shkallë të vogël në sektorin e hotelerisë, plotësisht funksionale dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale.

“Duke rregulluar zhvillimin e projekteve tĂ« “shfrytĂ«zimit tĂ« miksuar”, objektivi Ă«shtĂ« tĂ« thjeshtohet cikli i investimit pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« afatgjatĂ« dhe nĂ« kushtet aktuale tĂ« tregut, qeveria duhet tĂ« ofrojĂ« stimuj tĂ« synuar pĂ«r tĂ« mundĂ«suar zhvillimin e balancuar tĂ« dhomave tĂ« hoteleve, rezidencave tĂ« markĂ«s dhe jo tĂ« markĂ«s, ndryshe nga ç’ndodh aktualisht”, thuhet nĂ« dokument.

 

 

 

The post Investimet në hotele arrijnë 792 milionë euro, 65% marka ndërkombëtare me 5 yje appeared first on Revista Monitor.

Bie kontributi i prodhimit në 2024, si po zhvendoset ekonomia tek shërbimet

Struktura e ekonomisë shqiptare po ndryshon me shpejtësi duke u zhvendosur nga prodhimi tek shërbimet. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se përgjatë 2024  kontributi i sektorëve prodhues në PBB, të tilla si bujqësia, industria ra më tej teksa u rrit pesha e ndërtimit  dhe shërbimeve.

Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit kontribuoi me në 15.45% të PBB-së në vitin 2024 nga 16.27% në vitin 2023, rënie 0.82 pikë %.

Kontributi i këtij sektori në ekonominë e ra dukshëm nga dekadën e fundit, duke zbritur nga 19.24% në vitin 2014 në 15.45% në vitin 2024.

Megjithatë bujqësia vijon të jetë sektor me peshë të lartë në ekonominë tonë në krahasim me mesataren e BE-se që ka një peshë modestë me vetëm 1.6 % të PBB-së më 2024.

Sektori i bujqësisë është ne një trajektore rënëse të shpejtë. Më tre-mujorin e parë 2025 bujqësia ra me -2.7 për qind, teksa hyri në vitin e 5 të rënies. Sektori po vuan kostot e larta të prodhimit, rënien e popullsisë në zonat rurale që po sjell faliment fermave familjare.

Kontributi i sektorit të industrisë erdhi me ulje gjithashtu më 2024 duke shënuar 8.47% të PBB-së nga 9 % që ishte me 2023. Rënia ishte si për industrinë e rëndë dhe atë përpunuese.

Rritja e kostove të prodhimit nga rritja e pagës minimale dhe inputeve në njërën anë dhe në tjetrën rënia e euros dhe kërkesës nga jashtë ka sjellë falimente, rënie të punësimit dhe shitjeve në 2024, duke ndikuar në uljen e peshës së industrisë në ekonominë e vendit. Sektori i industrisë hyri në vitin e tretë të ciklit negativ më 2025.

Sektori i ndërtimit vijon të jetë një ndër kontribuuesit më të mëdhenj, duke zgjeruar më tej peshën në ekonomi nga 11.6% më 2023 në 11.95% në 2024. Ndërtimi u nxit nga projektet reja në sektorin rezidencial në Tiranë dhe në bregdet me vila dhe hotele. Ndërtimi po rrit peshën dominuese, pavarësisht se produktiviteti i tij në punësim dhe në ekonomi është afatshkurtër.

Në anën tjetër sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka pësuar rritje të kontributit në PBB nga 3.63% më 2023 në 4.11%. si rrjedhojë e rritjes të aktivitetit turistik. Në vitin 2014 kontributi i hoteleve dhe restoranteve ishte vetëm 1.54%.

Rritje ka pësuar edhe sektori i arsimit, i cili ka kaluar nga 2.93% në 2023 në 2.97% më 2024, dhe shëndetësia me aktivitetet e punës sociale, nga 3.20% në 2023 arriti në 3.31% në 2024, duke reflektuar rritjen e pagave në këto sektorë.

Rënie të dukshme ka shënuar aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit, i cili  nga 3.71% të PBB-së më 2023 arriti në 2.66% në 2024, i cili po tregon se ekonomia po avancon drejt teknologjisë.

Sektori i real estate-it (dhënie-marrje me qira) u rrit lehtë nga 4.94% të PBB në 2023 në 4.95% në 2024.

Aktivitete administrative dhe shërbime mbështetëse ka gjeruar më tej aktivitetin në ekonomi duke kontribuar në 4.20% të PBB-së në 2024 nga 3.89% më 2024.

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një ekonomia jonë po zhvendoset nga sektorët e prodhimit tek shërbimet dhe konsumi, teksa sektorët e lidhur me teknologjinë dhe prodhimin që janë baza e zhvillimit të qëndrueshëm janë më rënie./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Bie kontributi i prodhimit në 2024, si po zhvendoset ekonomia tek shërbimet appeared first on Revista Monitor.

Qarqet me det vuajnë më shumë për punësimin

Tkurrja e fuqisë punëtore dhe kërkesat në rritje për punonjës në tregun e punës kanë rritur interesin e popullsisë në moshe mbi 15 vjeç për të punuar. Vitin e kaluar 63.7% e popullsisë mbi 15 vjeç u treguan të gatshëm për të punuar nga 62.4 % në vitin 2023.

Por të analizuara sipas qarqeve, të dhënat mbi punësimin tregojnë diferenca ndërmjet njerëzve që duan të punojnë dhe shkallës së punësimit, ku qarqet me det kanë norma më të ulëta në pjesëmarrjen në tregun e punës dhe në punësim.

Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2024 mbi shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës dhe shkallën e punësimit sipas qarqeve të Shqipërisë tregojnë dinamika të ndryshme.

Lezha mbeti qarku me treguesit më të dobët. Vetëm 57.9%  e popullsisë mbi 15 vjeç donte të punonte me 2024, ndërkohë që u punësuan vetëm 51.9% e tyre.

Ky tipar i tregut të punës në Lezhë lidhet me varësisë së lartë nga sektori sezonal i turizmit. Edhe Shkodra, me 61.1% pjesëmarrje në tregun e punës dhe vetëm 57.2% punësim, përballet me sfida të ngjashme. Edhe Vlora, një zonë turistike me potencial të madh, ka një pjesëmarrje të ulët prej 59.1% dhe punësimin më të ulët në vend, vetëm 51.7%.

Në anën tjetër në Kukës vihet re një situatë krejt tjetër, ku pjesëmarrja në tregun e punës është më e larta në vend me 77.7% të popullsisë mbi 15 vjeç, ku 70.9% janë të punësuar.

Në Qarqet veriore si Kukësi, Dibra ka një bazë të gjerë punësimi në bujqësi, ku shpesh individët janë të vetëpunësuar dhe regjistrohen si pjesë e forcës së punës, ndonëse të ardhurat mund të jenë zero në të shumtën e rasteve.

Në qarkun e Beratit, pjesëmarrja në forcat e punës është 66.0%, ndërsa punësimi arrin në 62.3%. Diferenca relativisht e vogël midis dy treguesve tregon një treg pune efektiv në këtë zonë.

Në Dibër paraqitet me një pjesëmarrje prej 68.0% në tregun e punës dhe punësim 59.7%, duke treguar se ende nuk ka punë mjaftueshëm për njerëzit që duan të punojnë.

Durrësi, një zonë urbane dhe bregdetare, regjistron një pjesëmarrje në tregun e punës për popullsinë mbi 15 vjeç prej 67.7% dhe punësim në nivelin 62.8%, duke reflektuar mundësitë që ofron ekonomia lokale, sidomos në sektorin e shërbimeve, industrisë, logjistikës dhe ndërtimit.

Në Elbasan, me 65.4% pjesëmarrje dhe 56.5% punësim, konstatohet një boshllëk që sugjeron mungesë të vendeve të punë për të gjithë të interesuarit për punë.

Në Fier, një nga qarqet bujqësore më të rëndësishme, pjesëmarrja është 65.8% dhe punësimi 62.7%, duke treguar një treg pune të qëndrueshëm, por i lidhur fort me sektorin informal. Gjirokastra, me 66.0% pjesëmarrje dhe 60.1% punësim, ruan një balancë të mirë krahasuar me qarqet e tjera me strukturë të ngjashme demografike.

Korça evidentohet për efikasitet në tregun e punës, nga 65.4% pjesëmarrje, 60.9% janë të punësuar, një tregues pozitiv për dinamizmin e ekonomisë lokale.

Tirana, ndonëse është qendra kryesore ekonomike e vendit, ka një pjesëmarrje më të ulët (60.5%) dhe një shkallë punësimi prej vetëm 55.6% si pasojë e konkurrencës së lartë, informalitetit ose strukturës së tregut që nuk përthith menjëherë fuqinë punëtore të disponueshme./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Qarqet me det vuajnë më shumë për punësimin appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave mbi 2 mijë kubikë

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku ajo më në fund kryeson.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r preferencĂ«n pĂ«r tĂ« pasur makina me motor tĂ« fuqishĂ«m. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat, tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”, nĂ« ShqipĂ«ri, 27.8% e totalit tĂ« automjeteve tĂ« pasagjerĂ«ve nĂ« vend, janĂ« mbi 2 mijĂ« kubikĂ«, pĂ«r vitin 2024, ku numĂ«rohen sipas fuqisĂ« vetĂ«m makinat qĂ« funksionojnĂ« me naftĂ«.

Kjo është pesha më e lartë e makinave me këtë fuqi motorike në Europë, në raport me totalin e automjeteve të pasagjerëve.

Përveç Shqipërisë, peshën mbi 2 mijë kubikë të makinave me naftë/totalit të automjeteve që qarkullojnë, e kanë dhe Letonia (25.7%) dhe Lituana (20.9), të nxitura nga kushtet klimatike të ashpra dhe distancat e mëdha midis qyteteve. Pas tyre renditet Estonia (18.6%).

Edhe në Kosovë, preferenca është për makina të mëdha, me motorët mbi 2 mijë kubik që zënë 16.6% të totalit. E kundërta konstatohet në Serbi, me vetëm 3.8%, ose në Turqi me 1.3%.

NĂ« ShqipĂ«ri, nga 567 mijĂ« automjete me naftĂ«, 215 mijĂ« janĂ« mbi 2 mijĂ« kubikĂ« (cm3); 308 mijĂ« ose 40% e totalit tĂ« automjeteve janĂ« 1400 cm3 – 1999 cm3 dhe 5.5% nĂ«n 1399 cm3.

NĂ« “kryesimin” e ShqipĂ«risĂ« ndikon dhe fakti qĂ« pjesa mĂ« e madhe e automjeteve nĂ« vend janĂ« me naftĂ«, me 74% tĂ« totalit, njĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« lartat nĂ« EuropĂ«. NĂ« EuropĂ« mbizotĂ«rojnĂ« makinat me benzinĂ« qĂ« ndotin mĂ« pak ambientin dhe ato elektrike.

Psh, Holanda ka vetëm 0.6% të automjeteve për pasagjerë me fuqi mbi 2 mijë kubik dhe vetëm 7.4% të automjeteve totale me naftë, ndërsa 65.5% i ka me benzinë dhe pjesa tjetër me energji alternative. Ndërsa në Shqipëri, me benzinë janë vetëm 16.5% e mjeteve.

Pse i duan shqiptarë makinat mbi 2 mijë kubikë

Kjo preferencë e pronarëve shqiptarë të automjeteve për makina me motor të fuqishëm nuk është thjesht çështje teknike, por reflekton një ndërthurje faktorësh ekonomikë, kulturorë dhe praktikë që kanë formësuar tregun e makinave të përdorura në Shqipëri.

SĂ« pari, ShqipĂ«ria ka njĂ« treg thuajse tĂ«rĂ«sisht tĂ« bazuar nĂ« automjete tĂ« pĂ«rdorura tĂ« importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia. NĂ« kĂ«to shtete, makinat me motorĂ« tĂ« mĂ«dhenj pĂ«rballen me kosto shumĂ« tĂ« larta taksash dhe sigurimesh, çka i bĂ«n ato tĂ« pavlefshme pĂ«r pronarĂ«t vendas – por tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r import nĂ« ShqipĂ«ri, ku deri vonĂ« niveli i taksimit pĂ«r kapacitetin motorik ka qenĂ« mĂ« i ulĂ«t.

NjĂ« tjetĂ«r shtysĂ« Ă«shtĂ« perceptimi i makinĂ«s si simbol statusi. NĂ« njĂ« shoqĂ«ri ku automjeti nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m mjet transporti, por edhe reflektim i pozitĂ«s sociale, zgjedhja e njĂ« makine me motor tĂ« fuqishĂ«m shpesh Ă«shtĂ« e lidhur me dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« “dukur mirĂ«â€.

Marka luksoze si Mercedes-Benz, BMW dhe Audi janë më të pranishme në rrugët shqiptare sesa në shumë vende të BE-së me të ardhura më të larta për frymë. Madje edhe makina të prodhuara para vitit 2010 me motorë mbi 2.0 litra janë të kërkuara, falë çmimit të lirë dhe imazhit që përçojnë.

Kushtet gjeografike dhe infrastruktura e vështirë në shumë zona të vendit janë një tjetër arsye praktike për këtë zgjedhje. Terreni i thyer, mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve dytësore dhe dimrat e ashpër në zona malore e bëjnë një makinë me motor të fuqishëm një zgjedhje të arsyeshme për shumë familje jashtë qyteteve të mëdha.

Megjithatë, situata në Shqipëri po ndryshon. Rritja e çmimit të karburantit, presioni për të ulur ndotjen, dhe hyrja graduale e makinave hibride e elektrike po shtyjnë shumë konsumatorë të rimendojnë zgjedhjen e tyre.

Politikat tatimore të reja që penalizojnë mjetet mbi 2,000 cc dhe taksat mjedisore për makinat që ndotin më shumë po japin efekt në segmentin e ri të blerësve, sidomos në qytetet e mëdha.

The post Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave mbi 2 mijë kubikë appeared first on Revista Monitor.

Numri i përdoruesve të telefonisë celulare ra përsëri në tremujorin e parë

Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i përdoruesve aktivë të këtyre shërbimeve arriti në 2.43 milionë, në rënie me 2.3% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia madje shënon edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve të internetit zbriti në 2.02 milionë, me një rënie prej 3.4% nga fillimi i vitit, por me një rritje të lehtë prej 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me më shumë se 28%.

Kjo mund të shpjegohet me faktorë të brendshëm të tregut, por ndoshta edhe me faktorë demografikë.

Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.

Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.

Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.

Megjithatë, në periudha të veçanta rritja e fortë e turizmit hyrës e kompenson përkohësisht ndikimin e faktorëve të mësipërm. Turistët e huaj jashtë zonës së Ballkanit Perëndimor në përgjithësi përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Gjatë tremujorit III 2024 numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare shënoi një rritje të fortë nga 2.52 milionë në 2.81 milionë. Por, në tremujorin IV 2024 numri i abonentëve aktivë shënoi menjëherë një rënie të fortë në 2.49 milionë, çka lë të kuptohet se turizmi ka një impakt të konsiderueshëm në numrin e përdoruesve aktivë të telefonisë celulare.

Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.

Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.

Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 3.3%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 4.8%. Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti./ E.Shehu

Burimi: AKEP

The post Numri i përdoruesve të telefonisë celulare ra përsëri në tremujorin e parë appeared first on Revista Monitor.

Korrektësia me buxhetin 2024, Financat ngjiten në krye, Infrastruktura bie me 7 vende në renditje

Ministria e Financave kryesoi renditjen për korrektësinë e përdorimit të fondeve buxhetore sipas ligjeve dhe rregullave në vitin 2024 duke u rritur me 4 pikë në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në të kundërt Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përjetuar rënien më të madhe në renditje me gati 7 pozicione në vitin 2024 në krahasim me 2023.

Por dobësitë më të mëdha në treguesit e përformancës së përdorimit të buxhetit i ka Ministria për Europën me vetëm 44.5 pikë nga 72 të mundshme në 2024.

Raporti Vjetor për Funksionimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik për vitin 2024 dha një vlerësim të performancës financiare të ministrive të linjës për vitin 2024, Ministria e Financave kryeson renditjen me 63.

Pas saj renditet Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë një përmirësim të ndjeshëm prej nëntë vendesh, duke arritur në vendin e dytë me 61.5 pikë ne krahasim me 2023.

Në vendin e tretë vjen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila ka fituar dy pozicione dhe është vlerësuar me 61 pikë. E katërta renditet Ministria e Drejtësisë me 59.5 pikë, duke shënuar gjithashtu një përmirësim prej katër vendesh.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka rënë me tre pozicione, dhe Ministria e Brendshme që ka humbur dy vende, të dyja me nga 56 pikë. Më pas vjen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vendin e shtatë, me 55.5 pikë, duke pësuar një rënie me tre vende.

Në vendin e nëntë ndodhet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me 54 pikë, një rënie me dy pozicione nga viti i kaluar. Ndërsa Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit zë vendin e dhjetë me 50 pikë, duke rënë me një pozicion. Në fund të listës renditet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka zbritur me një vend dhe ka marrë vetëm 44.5 pikë në total.

Vlerësimi i performancës  u bazua në 18 treguesit që lidhen me planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit si dhe  treguesit mbi zbatimin e kërkesave ligjore të kontrollit dhe auditimit të brendshëm.

Performanca financiare e enteve buxhetore bazohet në 17 drejtime që kanë qëllim evidentimin e progresit të sistemit të kontrollit të brendshëm në tërësi dhe adresimin e problematikave.

NĂ« themel tĂ« pĂ«rformancĂ«s janĂ« treguesi “Realizimi i shpenzimeve buxhetore”, “Realizimi i shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit ekonomik”, “Reduktimi i nivelit tĂ« detyrimeve tĂ« prapambetura”,  “Realizimi i shpenzimeve kapitale”, treguesi “TĂ« gjitha faturat janĂ« dĂ«rguar nĂ« kohĂ« pĂ«r pagesĂ« pranĂ« degĂ«s pĂ«rkatĂ«se tĂ« thesarit” etj./ B.Hoxha

The post Korrektësia me buxhetin 2024, Financat ngjiten në krye, Infrastruktura bie me 7 vende në renditje appeared first on Revista Monitor.

Lirimi i hapësirave publike, protestojnë bizneset e pedonales së Korçës; Bashkia shtyn vendimin

Pas disa ditësh aksion në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga baret dhe restorantet, institucionet shtetërore nëpërmjet shkresave po njoftojnë bizneset se kanë afat deri më 2 Gusht për lirimin e tyre vullnetar, në të kundërt hapësirat e vendosura do të shemben dhe subjekti do të penalizohet me gjobë.

Për shumë biznese vendimi për shkatërrimin e strukturave metalike konsiderohet i padrejtë, pasi siç ata pohojnë operojnë kundrejt kontratave të rregullta të miratuara nga pushteti vendor, ndërsa më i padrejtë cilësohet vendimi për heqjen e tyre në mesin e sezonit turistik.

NĂ« qytetin e Korçës dy tĂ« rinj sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« barit “MĂ«sonjĂ«torja” nĂ« zonĂ«n e pedonales sĂ« qytetit (pranĂ« shkollĂ«s sĂ« parĂ« shqipe), pas njoftimit tĂ« marrĂ« mĂ« 29 Korrik nga Drejtoria e Kontrollit tĂ« Territorit pĂ«r pezullim tĂ« kontratĂ«s kanĂ« protestuar me mbylljen e biznesit jo vetĂ«m pĂ«r vendimmarrjen e padrejtĂ« tĂ« institucioneve shtetĂ«rore, por edhe zbatimin e njĂ« aksioni nĂ« mes tĂ« sezonit turistik.

Dy të rinjtë nga qyteti i Korçës kërkojnë zgjidhje nga institucionet e qeverisë për shtyrjen e afatit të heqjes së strukturave deri në mbylljen e sezonit turistik. Deri tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët nga pushteti vendor.

Leonard Ligori njëri prej drejtuesve të këtij biznesi i kontaktuar nga Monitor tha se prej vitit 2022 që ka marrë me qira lokalin, operon me kontratë të rregullt për zhvillimin e aktivitetit me tavolina, brenda strukturës metalike të ngritur, e domosdoshme për zonën e Korçës, që njihet për klimën e ftohtë.

Zoti Ligori thotë se në kontratë parashikohet  që leja për strukturën shtesë është e rinovueshme çdo vit. Në rastin konkret leja është rinovuar në muajin Mars 2025 me afat vlefshmërie deri më  Mars 2026.

NĂ« lejen e lĂ«shuar pĂ«r kĂ«tĂ« subjekt “Leje pĂ«r zhvillimin e aktivitetit me tavolina” nga Drejtoria e Kontrollit tĂ« Territorit, Bashkia Korçë pĂ«rcaktohen kushtet zbatuese tĂ« lejes, ku subjekti duhet tĂ« respektojĂ« sipĂ«rfaqen e lejuar me skica topografike.

“NĂ« rastin e mosrespektimit tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« lejuar me (tavolinĂ«, karrige, mbajtĂ«se lulesh, çadra dielli, tendĂ« dielli, dhe sende tĂ« tjera tĂ« lĂ«vizshme apo tĂ« palĂ«vizshme, subjekti penalizohet me masĂ«n e kundĂ«rvajtjes administrative”, citohet nĂ« lejen e dhĂ«nĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« subjekt mĂ« 13 Mars 2025.

Për rrjedhojë Ligori ngre shqetësimin se jo vetëm që njoftimi për shfuqizim kontrata është në shkelje me afatet e lejes së marrë në muajin Mars 2025, por mbi të gjithë nga bashkia e Korçës nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak për heqjen e strukturës së lokalit.

Në shkresën dërguar më 28 Korrik 2025 nga Drejtoria e Kontrollit të Bashkisë Korçë.

“NĂ« zbatim tĂ« kuadrit ligjor nĂ« fuqi, ligjit nr.139/2015 “PĂ«r vetĂ«qeverisjen vendore” , Vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave 28.12.2015 “PĂ«r miratimin e rregullave, kushteve dhe procedurave pĂ«r pĂ«rdorimin e hapĂ«sirave publike” ju njoftojmĂ« se leja e dhĂ«nĂ« pĂ«r shfrytĂ«zimin e hapĂ«sirĂ«s publike pĂ«r vendosjen e strukturave tĂ« pĂ«rkohshme Ă«shtĂ« pezulluar nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« lirimit dhe sistemimit tĂ« hapĂ«sirave publike nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim jeni tĂ« detyruar tĂ« lironi hapĂ«sirĂ«n publike brenda datĂ«s 2 Gusht 2025. NĂ« rast tĂ« mosrespektimit tĂ« afatit tĂ« pĂ«rcaktuar mĂ« lart, strukturat gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se do tĂ« ndĂ«rmarrin veprime pĂ«r lirimin e plotĂ« tĂ« hapĂ«sirĂ«s puplike”, citohet nĂ« shkresĂ«n e DrejtorisĂ« sĂ« Kontrollit tĂ« BashkisĂ« Korçë.

“Sot protestojmĂ«! Na falni qĂ« jemi mbyllur” “KĂ«rkojnĂ« shtyrje tĂ« afatit deri nĂ« mbyllje tĂ« sezonit turistik”; a ka partneritet pa konsultim? Bizneset nuk janĂ« armiku juaj” ; “Pse njoftohemi vetĂ«m 4 ditĂ« para dhe nĂ« mes tĂ« sezonit turistik?; Nuk jemi zaptues, por taksapagues. Duam dĂ«mshpĂ«rblim!” janĂ« disa nga pankartat e afishuar sot nĂ« xhamat e barit MĂ«sonjĂ«torja nĂ« Korçë.

Bizneset kërkojnë nga qeveria dhe pushteti vendor që vendimmarrja të shtyhet pas përfundimit të sezonit turistik, në mënyrë që të shmanget falimentimi i subjekteve që varen nga kjo periudhë.

“Kjo situatĂ« po na çon drejt falimentimit, edhe pse kemi kontrata tĂ« rregullta dhe nuk kemi marrĂ« asnjĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r marrje masash. Vendimi Ă«shtĂ« i njĂ«anshĂ«m dhe pa asnjĂ« formĂ« dialogu,” pĂ«rfundon Ligori.

Sakaq sot, Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka njoftuar në një deklaratë për mediat se aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytet, i cili prek edhe bizneset në zonën e pedonales, do të shtyhet deri më 17 gusht, në përfundim të Festës së Birrës Korça.

“Diskutimi i djeshĂ«m me bizneset u trajtua nga ana ime si diskutim konstruktiv, ku kam qenĂ« i hapur tĂ« dĂ«gjoj e tĂ« pranoj deri nĂ« masĂ« tĂ« caktuar shqetĂ«simet reale tĂ« bizneseve. Ju Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« ky afat nga ana ime deri mĂ« 17 gusht qĂ« pĂ«rkon me mbylljen e festĂ«s sĂ« birrĂ«s, por ndĂ«rkohĂ« u Ă«shtĂ« kĂ«rkuar qĂ« t’i heqin tĂ« gjithĂ« elementĂ«t e tjerĂ«, pedanat, vazot, dhe mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tendat deri mĂ« 17 gusht, e mĂ« pas tĂ« zĂ«vendĂ«sohen,” deklaroi Filo.

Prej disa ditësh aksioni për lirimin e hapësirave publike nga baret dhe restorantet po zbatohet edhe në Tiranë, të cilët pohojnë se zbatimi i aksionit gjatë sezonit turistik po u shkakton atyre dëme në xhiro. Ankesa ka pasur edhe nga kompanitë prodhuese të ujit të pijshëm të botiluar të cilët furnizojnë këto struktura. Prodhuesit pohojnë se kjo situatë po u shkakton rënie të shitjeve.

The post Lirimi i hapësirave publike, protestojnë bizneset e pedonales së Korçës; Bashkia shtyn vendimin appeared first on Revista Monitor.

Uljet e normave nga bankat qendrore po ngadalësohen, në fokus tarifat dhe politika

Ritmi i uljes së normave të interesit nga bankat qendrore në mbarë botën po ngadalësohet, teksa Banka Qendrore Europiane (BQE) i afrohet fundit të ciklit të saj lehtësues, Rezerva Federale e SHBA-së mbetet e kujdesshme përballë inflacionit të nxitur nga tarifat dhe investitorët presin të shohin nëse Mnretëria e Bashkuar do të përshpejtojë ritmin.

Fed mbajti të pandryshuara normat e interesit, duke shprehur një qëndrim të ashpër që forcoi dollarin dhe zbuti shqetësimet se presioni i madh i Presidentit Donald Trump ndaj kryetarit Jerome Powell ka cënuar pavarësinë e bankës qendrore.

Më poshtë paraqitet situata në dhjetë bankat kryesore qendrore:

  1. Zvicra
    Parashikimet se Banka Kombëtare e Zvicrës do të përdorë norma negative interesi për të përballuar rritjen e pandalshme të frangës, një monedhë tradicionalisht e sigurt, janë zbehur pasi institucioni la të pandryshuara normat bazë në 0% në qershor.

Tregtarët e shohin një pauzë tjetër në shtator si thuajse të sigurt dhe spekulojnë se SNB ka filluar të ndërhyjë për të dobësuar frangën.

  1. Kanadaja
    Banka e Kanadasë mbajti normën kryesore të politikës monetare në 2.75% për të tretën mbledhje radhazi, duke përmendur rrezikun më të ulët të një lufte tregtare globale të rëndë dhe në përshkallëzim.

Megjithatë, ajo nuk publikoi parashikime të detajuara ekonomike, duke përmendur pasigurinë rreth politikave tregtare të SHBA-së, dhe theksoi se, nëse ekonomia dobësohet më tej, do të ishte e gatshme të ulte përsëri normat.

BoC ka ulur normat me 225 pikë bazë që nga qershori 2024, dhe tregjet e konsiderojnë të arsyeshme mundësinë për një tjetër ulje deri në fund të vitit.

  1. Suedia
    Përpara publikimit të të dhënave zhgënjyese për PBB-në në tremujorin e dytë, Riksbank uli muajin e kaluar normën bazë në 2% dhe sinjalizoi se politika monetare mund të lehtësohet sërish këtë vit nëse inflacioni mbetet i butë dhe rritja e dobët.
  2. Zelanda e Re
    Banka Qendrore e Zelandës së Re, e cila ka ulur normat me 225 pikë bazë gjatë këtij cikli, i mbajti të pandryshuara kostot e huamarrjes në fillim të këtij muaji, por deklaroi se pret të lehtësojë politikën monetare nëse presionet mbi çmimet vazhdojnë të bien, siç parashikohet.
  3. Eurozona
    Banka Qendrore Europiane mbajti normat të pandryshuara javën e kaluar pas tetë uljeve brenda një viti, dhe shumë analistë janë të mendimin se ajo tashmë e ka përfunduar ciklin lehtësues.

Marrëveshja tregtare BE-SHBA zbuti skenarët më të këqij për tarifa, dhe së bashku me vlerësimin relativisht optimist të BQE për perspektivën ekonomike, ulën shqetësimet se inflacioni do të binte ndjeshëm nën objektivin prej 2%.

Norma kryesore e politikës së BQE është aktualisht në 2%, nga 4% një vit më parë, megjithatë tregjet e shohin ende një mundësi të vogël për një ulje tjetër.

  1. SHBA
    Rezerva Federale mbeti në pritje të mërkurën dhe tregtarët reaguan ndaj komenteve të kryetarit Jerome Powell duke ulur pritshmëritë se normat e interesit do të fillojnë të bien në shtator, duke vënë në rrezik rreth 18 miliardë dollarë parashikime për dobësim të dollarit.

Kjo mund të nxisë zemërimin e Presidentit Donald Trump, i cili ka kërkuar ulje të menjëhershme dhe të thella të normave.

Powell tha se prioritet i Fed mbetet kontrolli i inflacionit, jo borxhi qeveritar apo kostot e hipotekave qĂ« Trump dĂ«shiron t’i ulĂ«.

Ai shtoi se rreziku i rritjes sĂ« çmimeve, si pasojĂ« e politikave tregtare dhe tĂ« tjera tĂ« administratĂ«s, mbetet shumĂ« i lartĂ« qĂ« Fed tĂ« fillojĂ« zbutjen e “qĂ«ndrimit kufizues” ndaj ekonomisĂ« pa mĂ« shumĂ« tĂ« dhĂ«na nĂ« dispozicion.

Fed ka qenë në pauzë gjatë gjithë këtij viti, dhe tregjet i vlerësojnë me më pak se 50% mundësitë për një ulje të normës në shtator.

  1. Britania e Madhe
    Banka e Anglisë do të mblidhet më 7 gusht. Tregjet presin një ulje me 25 pikë bazë, edhe pas të dhënave të fundit që treguan një rritje surprizë të inflacionit dhe një ftohje më pak të fortë të tregut të punës.

Inflacioni “ngjitĂ«s” ka bĂ«rĂ« qĂ« BoE tĂ« jetĂ« mĂ« e kujdesshme se shumica e bankave tĂ« tjera qendrore nĂ« procesin e lehtĂ«simit. Tregjet parashikojnĂ« dy ulje tĂ« normĂ«s me 25 pikĂ« bazĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit, pĂ«rfshirĂ« edhe ndryshimin nĂ« gusht.

  1. Australia
    Banka Qendrore e Australisë po tregohet gjithashtu e kujdesshme dhe befasoi tregjet në fillim të këtij muaji duke i mbajtur normat të pandryshuara në 3.85%, ndërsa pret të konfirmojë se inflacioni vazhdon të bjerë.

TĂ« dhĂ«nat e publikuara treguan se çmimet pĂ«r konsumatorĂ«t nĂ« Australi janĂ« rritur me ritmin mĂ« tĂ« ngadaltĂ« nĂ« mbi katĂ«r vjet nĂ« tremujorin e dytĂ«,– njĂ« lajm qĂ« duhet ta ndihmojĂ« RBA tĂ« marrĂ« vendimin pĂ«r ulje. Tregjet janĂ« pothuajse tĂ« sigurta se banka do tĂ« ulĂ« normĂ«n bazĂ« me 25 pikĂ« bazĂ« muajin e ardhshĂ«m dhe do tĂ« vijojĂ« uljet deri nĂ« 3.10% deri nĂ« fund tĂ« vitit.

  1. Norvegjia
    Banka qendrore e Norvegjisë uli muajin e kaluar normën me 25 pikë bazë në 4.25%, ulja e parë që nga viti 2020, por tregjet presin vetëm një tjetër për vitin 2025.

Norges Bank ka qenë ndër më të kujdesshmet në mesin e bankave qendrore të tregjeve të zhvilluara, dhe të dhënat e këtij muaji që treguan inflacionin bazë në 3.1% e përforcuan këtë qëndrim.

  1. Japonia
    Banka e Japonisë, e vetmja bankë qendrore kryesore që ndodhet në cikël rritjeje të normave, i mbajti normat të pandryshuara në 0.5%, por rriti parashikimet për inflacionin dhe paraqiti një pamje më pak të zymtë për ekonominë krahasuar me tre muaj më parë.

Këto ndryshime forcuan pritshmëritë se BOJ do të rinisë rritjen e normave më vonë gjatë këtij viti. / Reuters

 

The post Uljet e normave nga bankat qendrore po ngadalësohen, në fokus tarifat dhe politika appeared first on Revista Monitor.

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, ky thesar ballkanik po kthehet në një nga arratisjet më joshëse të Europës

RTL Radio, një media e njohur në Luksemburg ka çelur serinë e saj mbi destinacionet alternative të pushimeve në Europë.

NĂ« pjesĂ«n e tretĂ« tĂ« kĂ«saj serie, vĂ«mendja Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar te ShqipĂ«ria – njĂ« vend nĂ« mes tĂ« njĂ« transformimi tĂ« shpejtĂ«, qĂ« po kthehet nĂ« njĂ« pikĂ« tĂ« nxehtĂ« nĂ« hartĂ«n turistike tĂ« EuropĂ«s. Me njĂ« territor qĂ« shtrihet nga majat e egra tĂ« Alpeve Shqiptare deri te bregdeti magjepsĂ«s i Jonit, ShqipĂ«ria po perceptohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si njĂ« nga arratisjet mĂ« tĂ«rheqĂ«se tĂ« kĂ«saj vere.

Natyrë e paprekur në veri
ShqipĂ«ria ofron njĂ« shumĂ«llojshmĂ«ri tĂ« jashtĂ«zakonshme brenda njĂ« sipĂ«rfaqeje tĂ« vogĂ«l, me peizazhe natyrore larg turizmit masiv. NĂ« veri, pranĂ« kufirit me KosovĂ«n dhe Malin e Zi, ndodhen tĂ« ashtuquajturat “BjeshkĂ«t e Nemuna” ose Alpet Shqiptare. Zonat e ValbonĂ«s dhe Thethit pĂ«rshkohen nga shtigje ecjeje qĂ« kalojnĂ« nĂ«pĂ«r peizazhe malore spektakolare, thuajse tĂ« paprekura nga dora e njeriut.

Fshatra të vegjël me shtëpi guri, lumenj të kthjellët dhe pamje panoramike e kthejnë këtë rajon në një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.

Parku KombĂ«tar i VjosĂ«s – njĂ« mrekulli natyrore unike nĂ« EuropĂ«
Parku KombĂ«tar i VjosĂ«s, i shpallur nĂ« vitin 2023 si “Parku i ParĂ« KombĂ«tar i Lumit tĂ« EgĂ«r” nĂ« EuropĂ«, shton edhe mĂ« shumĂ« bukuri natyrore nĂ« hartĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Lumi Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i madh nĂ« kontinent qĂ« rrjedh i lirĂ«, pa diga apo pengesa, ndĂ«rsa rajoni pĂ«rreth Ă«shtĂ« habitat i mbi 1,100 llojeve tĂ« kafshĂ«ve dhe bimĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« rrĂ«qebullin ballkanik, lundĂ«rtarĂ«t dhe zogj tĂ« rrallĂ«.

Zona monitorohet dhe mbrohet me përkushtim, ndërsa promovohen forma të qëndrueshme të turizmit të butë.

Riviera – plazhe si nĂ« Maldive
Për ata që preferojnë detin më shumë se malet, edhe këtu Shqipëria nuk zhgënjen. Riviera Shqiptare përgjatë bregut të Jonit është një nga rajonet më të bukura, por ende të paeksploruara plotësisht të Mesdheut.

Plazhet e Ksamilit, DhĂ«rmiut dhe HimarĂ«s ofrojnĂ« rĂ«rĂ« tĂ« imĂ«t, ujĂ«ra tĂ« kristalta ngjyrĂ« smeraldi dhe njĂ« atmosferĂ« tĂ« qetĂ« – larg turmave tĂ« resorteve tĂ« mĂ«dha.

Që prej verës së vitit 2024, kjo pjesë e bregdetit është bërë më lehtësisht e aksesueshme falë Tunelit të Llogarasë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që lidh më shpejt malet me detin. Udhëtimi nëpër kalimin dikur të rrezikshëm është shkurtuar nga 30 në vetëm 7 minuta, duke nxitur ndjeshëm turizmin në rajon.

Jeta urbane dhe kujtesa historike
Kryeqyteti, Tirana, Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rzierje ngjyrash, historie dhe gjallĂ«rie urbane. Qendra e saj Ă«shtĂ« plot energji krijuese – nga kafenetĂ« me muzikĂ« live dhe arti nĂ« rrugĂ«, te restorantet inovative dhe njĂ« popullatĂ« e re qĂ« i jep jetĂ« qytetit.

Tirana pĂ«rballet hapur edhe me tĂ« shkuarĂ«n e saj. Muzeumet Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, tĂ« vendosura nĂ« bunkerĂ« nĂ«ntokĂ«sorĂ« nga koha e diktaturĂ«s, tregojnĂ« historinĂ« e komunizmit nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« vizuale mbresĂ«lĂ«nĂ«se.

Kulturë dhe thesare historike
Trashëgimia kulturore e Shqipërisë është po aq e pasur sa peizazhet e saj natyrore. Në veriperëndim ndodhet Shkodra, një nga vendbanimet më të vjetra të rajonit, e vendosur pranë liqenit më të madh në Ballkan. Kalaja e Rozafës ngrihet mbi qytet, duke ofruar pamje të gjera mbi ujërat, malet dhe lumin që përshkon zonën.

MĂ« nĂ« jug, qytetet e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« UNESCO-s, Berati – i njohur si “qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve” – dhe Gjirokastra, e dalluar pĂ«r arkitekturĂ«n osmane dhe shtĂ«pitĂ« prej guri, ofrojnĂ« pamje autentike dhe plot gjallĂ«ri tĂ« traditave dhe identitetit shqiptar.

Informacione praktike
Edhe pse ende jashtë Bashkimit Europian, Shqipëria pranon euron në shumë restorante dhe dyqane. Monedha kombëtare është leku, por turistët shpesh nuk kanë nevojë të këmbejnë para.

Me një kosto jetese më të ulët se vendet fqinje, Shqipëria ofron një mundësi pushimi të përballueshme për buxhetin.

Me pak fjalĂ«, ShqipĂ«ria ofron natyrĂ« spektakolare, mikpritje tĂ« ngrohtĂ«, kulturĂ« tĂ« pasur dhe njĂ« RivierĂ« qĂ« mund tĂ« krahasohet me destinacionet mĂ« tĂ« njohura. QoftĂ« nĂ« ecje nĂ« male, relaks buzĂ« detit apo eksplorim tĂ« qyteteve historike, mbetet njĂ« destinacion i paprekur – afĂ«r shtĂ«pisĂ«, por me ndjesinĂ« e njĂ« bote tjetĂ«r./ RTL

 

The post Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm appeared first on Revista Monitor.

Bullgaria vendos kontroll çmimesh ndërsa afrohet kalimi në euro

Parlamenti i Bullgarisë miratoi të mërkurën një ligj që vendos kontrolle njëvjeçare të çmimeve duke filluar nga 8 gushti, si pjesë e procesit teknik të kalimit drejt monedhës euro, që pritet të ndodhë në janar.

Ky vendim vjen pasi ministrat e Financave tĂ« Bashkimit Europian vendosĂ«n kĂ«tĂ« muaj kursin e kĂ«mbimit mes levĂ«s bullgare dhe euros – hapi i fundit pĂ«r ta bĂ«rĂ« BullgarinĂ« anĂ«taren e 21-tĂ« tĂ« eurozonĂ«s.

Muajin e kaluar, ministrat e financave të BE-së dhanë mbështetje zyrtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pas vlerësimeve pozitive të Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Evropiane mbi gatishmërinë e vendit.

Sipas faqes zyrtare të parlamentit bullgar, ligji përfshin një periudhë prove deri më 8 tetor, gjatë së cilës bizneset pritet të fillojnë të shënojnë çmimet në të dyja monedhat (leva dhe euro), si dhe të lëshojnë fatura me vlerat përkatëse në të dyja.

Legjislacioni u jep autoriteteve mundësinë për të ndërhyrë me masa të përkohshme në rast se çmimet e produkteve bazë apo shërbimeve rriten ndjeshëm.

Gjoba për tregtarët që do të kapen duke manipuluar çmimet në mënyrë të padrejtë do të variojnë nga 2,556 euro (2,930 dollarë) deri në 511,290 euro (586,245 dollarë). Ndërkohë, shitësit e mëdhenj me pakicë do të detyrohen të publikojnë përditë në faqet e tyre zyrtare çmimet finale të produkteve bazë dhe shërbimeve.

Bullgaria ka synuar kalimin nga leva në euro që kur u bë pjesë e BE-së në vitin 2007. Megjithatë, entuziazmi fillestar i qytetarëve është zbehur: rreth 50% e bullgarëve janë aktualisht skeptikë, nga frika se kalimi në euro do të shkaktojë rritje të çmimeve.

Kroacia ishte vendi i fundit i BE-sĂ« qĂ« iu bashkua eurozonĂ«s, nĂ« fillim tĂ« vitit 2023. Me anĂ«tarĂ«simin e BullgarisĂ« nĂ« vitin 2026, vetĂ«m gjashtĂ« nga 27 vendet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« do tĂ« mbeten jashtĂ« eurozonĂ«s: Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania dhe Danimarka.

The post Bullgaria vendos kontroll çmimesh ndërsa afrohet kalimi në euro appeared first on Revista Monitor.

❌