Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit.

Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar (“non-paper”), të përpiluar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Në dokumentin e datës 12 maj 2025, që ka pak më shumë se dy faqe, thuhet se kriza aktuale kushtetuese “përbën sfidën më serioze për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial dhe funksional të Bosnje e Hercegovinës në 30 vjetët e fundit”.

Ekzistenca e këtij dokumenti u bë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, më 22 maj, pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku ai tha se dokumenti, që u prezantua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “vështirëson pozitën e Republikës Sërpska”.

Sipas autorëve, Republika Sërpska ka ndërmarrë disa veprime dhe procese ligjore që minojnë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, sidomos pas dënimit të presidentit të këtij entiteti, Millorad Dodik, më 26 shkurt, nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Këto veprime përfshijnë miratimin e disa ligjeve, si ai për ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës në territorin e Republikës Sërpska – përfshirë Gjykatën dhe Prokurorinë shtetërore, dhe agjencinë shtetërore për hetime (SIPA) – si dhe Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, dhe ligjin për regjistrin e posaçëm të organizatave joqeveritare.

Po ashtu, si veprime të kontestuara përmenden drafti i ri i Kushtetutës së Republikës Sërpska, i prezantuar në mars, dhe Ligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska.

Qëllimi i menjëhershëm i dokumentit është “shfuqizimi i ligjeve jokushtetuese dhe tërheqja e draftit të ri kushtetues”.

“Zgjidhja afatgjatë e krizës do të kërkojë, në veçanti, rikthimin e plotë dhe të pakthyeshëm të Republikës Sërpska në rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, rikthimin e përkushtimit të serbëve të Bosnjës për funksionimin e institucioneve shtetërore, dhe përmbushjen e të gjitha hapave të renditur në rekomandimin e Komisionit Evropian të datës 12 tetor 2022”, thuhet në dokument.

Sipas autorëve, masat që duhet të ndërmerren përfshijnë: kufizimin e mbështetjes financiare për Republikën Sërpska, vendosjen e sanksioneve të synuara, ngadalësimin e procesit të anëtarësimit në BE, dhe ndërprerjen e kontakteve me zyrtarët e këtij entiteti.

Dokumenti kërkon që BE-ja të mbajë të pezulluara të gjitha projektet që janë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të dobishme për Republikën Sërpska në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Komisioni Evropian nuk duhet të propozojë projekte të reja që janë të dobishme për Republikën Sërpska. Kriteret për zhbllokimin e masave do të zhvillohen pasi udhëheqësja e Republikës Sërpska të ndërmarrë hapa konstruktivë, me konsultim paraprak të shteteve anëtare.

Po ashtu, BE-ja duhet të koordinohet me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, për të adoptuar qasje të ngjashme. Ndihma financiare bilaterale për projekte që ndihmojnë Republikën Sërpska duhet, gjithashtu, të pezullohet.

Sa i përket sanksioneve, propozohet përdorimi i kornizës ekzistuese për masa kufizuese kundër individëve apo entiteteve që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

Dokumenti thotë se “pritet që Përfaqësuesi i Lartë dhe/apo nënkryetarja e Komisionit të sjellin propozime në javët në vijim”.

Meqenëse nuk ka konsensus të plotë në BE për këtë çështje, dokumenti sugjeron që shtetet anëtare individualisht të vendosin ndalime udhëtimi për disa zyrtarë të Republikës Sërpska.

“Masat kombëtare janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, me synimin për të ndryshuar sjelljen e individëve dhe entiteteve të targetuara”, thuhet në dokument.

Gjithashtu, rekomandohet që BE-ja të pezullojë kontaktet e nivelit të lartë me liderë të dënuar ose të akuzuar të Republikës Sërpska, përfshirë Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiq.

Komunikimi me zyrtarët e Qeverisë së Republikës Sërpska apo të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) duhet të fokusohet në theksimin e rrezikut nga vijimi i kursit jokushtetues të presidentit Dodik, dhe gatishmërinë e BE-së për të ulur tensionet kur të ketë shenja të ndryshimeve.

Bosnje e Hercegovina është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe autorët e dokumentit vlerësojnë se duhet të theksohet qartë se veprimet e Republikës Sërpska janë të papajtueshme me këtë rrugë.

“Non-paper” është një dokument jozyrtar, pa firmë, pa stemë dhe pa kanale zyrtare dërgese.

Ai përmban një propozim apo ide, dhe mund të diskutohet në mënyrë informale nga liderë politikë apo diplomatë.

REL

The post Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik appeared first on Lapsi.al.

Dehumanizimi si strategji: Retorika e Milorad Dodik

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, presidenti i entitetit Republika Srpska, është i njohur për shpërthimet e tij të ashpra. Fjalimet e tij janë të ashpra dhe të pamëshirshme, të shprehura pa asnjë shenjë keqardhjeje. Kjo qasje brutale është pjesë e një manovre të qëllimshme politike: ai kërkon të delegjitimojë boshnjakët si një komunitet politik […]

The post Dehumanizimi si strategji: Retorika e Milorad Dodik appeared first on Reporter.al.

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i dënuar në shkallën e parë, iu drejtua sot publikut pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë për të ndërprerë financimin nga buxheti për SNSD-në dhe “Ujedinjena Srpska”. Ai gjithashtu komentoi edhe përpjekjen për ta arrestuar.

Dodik sërish kritikoi ashpër Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin dhe kompetencat e tij, dhe deklaroi se RS nuk do të respektojë asnjë vendim të tij.

Ai e quajti Schmidtin “guvernator të rremë” dhe “fashist”, duke theksuar se ligjet dhe vendimet që ai imponon bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë asnjë bazë juridike, shkruan klix.ba.

“Christian Schmidt nuk ka legjitimitet, nuk ka të drejtë dhe as kompetenca. Partnerët tanë boshnjakë i kanë pranuar kompetencat e tij sepse ai është kundër nesh në RS, por kjo dëmton më së shumti vetë ekzistencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Asnjë shtet nuk mbijeton këtë lloj ndërhyrjeje”, tha Dodik.

Sipas tij, Republika Serbe, që përbën 49 për qind të territorit të BiH, nuk do të pranojë “imponime dhe narrativa të rreme” që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare, dhe paralajmëroi se institucionet e RS-së do të reagojnë duke pezulluar zbatimin e akteve të kontestuara dhe duke kërkuar një marrëveshje të re për të ardhmen e BiH.

Ai gjithashtu komentoi krizën politike aktuale dhe paralajmëroi rezistencë përmes institucioneve, duke dërguar një mesazh të ashpër se ndjekja penale e lidershipit politik të RS-së nuk do të kalojë pa pasoja.

“Çfarë mënyre është kjo, që papritur të procesohen presidenti, kryetari i Asamblesë Kombëtare, kryeministri, ministrat? Kush mendon se nuk do të mbrohemi, e ka gabim”, deklaroi separatisti serb.

Në fund, Dodik nuk i kurseu fjalët kur komentoi komunitetin ndërkombëtar dhe vendimin e Schmidtit për ndërprerjen e fondeve buxhetore për SNSD-në dhe “Ujedinjena Srpska” për shkak të politikave antidejtoniane.

“Çfarë budallenjsh mendjemëdhenj. Si është e mundur që disa parti politike të marrin fonde dhe të tjerat jo? Kjo është demokracia e tyre. S’më intereson as për të, as për vendimet e tij”, tha ai. /Telegrafi/

The post Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt appeared first on Telegrafi.

Schmidt pezulloi fondet buxhetore të partive politike të Republikës Serbe

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ndaloi sot të gjitha fondet buxhetore për financimin e partive politike SNSD dhe “Ujedinjena Srpska”, të cilat ishin të destinuara për të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Siç deklaroi ai, fondet do të ndalohen dhe do të kalohen në një llogari të veçantë në Bankën Qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Me këtë vendim mbështeten përpjekjet e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u përballur me sulmet e koalicionit qeverisës nga Republika Serbe kundër parimeve themelore dhe rendit kushtetues të BiH. Udhëheqësia e “Ujedinjena Srpska” dhe e SNSD-së janë në krye të këtyre veprimeve. Ato veprime janë në kundërshtim me respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha ai.

Diplomati gjerman shtoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnjës dhe Hercegovinës janë të padiskutueshme, shkruan klix.ba.

“Të dy entitetet dhe Brçko kanë të drejta që janë të garantuara nga Marrëveshja e Dejtonit. Por, këto të drejta kërkojnë respektimin e Dejtonit dhe të demokracisë. Udhëheqësia e SNSD-së dhe e “Ujedinjena Srpska” po nxisin institucionet e Republika Serbe dhe qytetarët e saj të kryejnë vepra penale, duke u kërcënuar me ndëshkim nëse nuk i binden. Qytetarët e RS-së kanë të drejtë të vendosin vetë për veten. Ata po kërcënohen me ndjekje penale nëse nuk sillen në përputhje me presionet”, shtoi ai.

Siç tha më tej, “në Bosnje dhe Hercegovinë nuk na duhen kështjella, dhe ata që mendojnë se na duhen, nuk po punojnë për të ardhmen e këtij vendi”.

“Sipas Kodit Penal, çdo mosrespektim i këtij vendimi që kam marrë sot, i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kur këto parti të tregojnë respektim ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, do ta rishqyrtoj këtë vendim. Veprimet kundër Dejtonit kanë pasojat e tyre. Respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit nuk është çështje zgjedhjeje. Pasdite do të shkoj në kampin Butmir ku do të takohem me komandantin e EUFOR-it”, tha ai. /Telegrafi/

The post Schmidt pezulloi fondet buxhetore të partive politike të Republikës Serbe appeared first on Telegrafi.

Të armatosur deri në dhëmbë – forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Atmosferë rrethimi dhe kaosi i plotë ka përfshirë sonte Sarajevën Lindore.

Forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe, të armatosura deri në dhëmbë, së bashku me truprojat personale të Milorad Dodikut, po ruajnë presidentin e këtij entiteti, pasi pjesëtarë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) tentuan ta arrestonin.

Sipas raportimit të klix.ba nga vendngjarja, pjesëtarët e SIPA-s më herët kishin arritur në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së, ku ndodhet Dodik, për ta arrestuar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës, e cila më parë kishte shpallur një urdhër-arrest qendror ndaj tij.

Megjithatë, planin e SIPA-s e penguan pjesëtarët e policisë së entitetit, të cilët dolën në mbrojtje të një personi ndaj të cilit ekziston një urdhër-arrest gjyqësor.

Zhvillimi i tillë i ngjarjeve ngre pyetje serioze mbi sundimin e ligjit dhe mbi shkallën e kontrollit politik të drejtpërdrejtë ndaj policisë së entitetit.

Në vend që të veprojnë në përputhje me ligjet e shtetit, pjesëtarët e institucioneve të RS-së po tregojnë përsëri besnikëri ndaj një individi dhe jo ndaj rendit juridik.

Kujtojmë se, përveç Dodikut, janë shpallur urdhër-arreste edhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq, si dhe për kryetarin e Kuvendit Popullor të RS-së, Nenad Stevandiq, gjë që dëshmon për thellësinë e krizës juridike dhe politike në këtë entitet.

Dodik, më herët gjatë ditës, ka qëndruar në Shekoviq, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së projektit për gazifikimin e pjesës lindore të RS-së, dhe më pas ka mbërritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore për një takim me drejtues lokalë.

Pikërisht aty e ka gjetur SIPA-ja, por duket se policia e entitetit i ka mundësuar që të mbetet i paprekshëm – të paktën për momentin. /Telegrafi/

The post Të armatosur deri në dhëmbë – forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë appeared first on Telegrafi.

Dodik thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij

Milorad Dodik, president i Republikës Serbe, i cili në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës konsiderohet si i arratisur, ka deklaruar se tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër i kanë thënë se në Bosnjë-Hercegovinë është dërguar një njësit britanik me qëllim likuidimin e tij.

Dodik pohon se bëhet fjalë për rreth 40 ushtarë që kanë ardhur me një urdhër të veçantë, shkruan klix.ba.

“Tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër më thanë se në Bosnjë-Hercegovinë ka ardhur një njësit britanik prej rreth 40 ushtarësh me urdhër, jo për të më arrestuar, por për të më ‘zhdukur’, me arsyen se kam ‘kundërshtuar’. Ose ndoshta, sipas parimeve mafioze. Njeriu është problemi – nëse nuk ka njeri, nuk ka as problem. Nuk janë dorëzuar, por kanë heshtur”, tha Dodik për večernje novosti.

“Thënë nga ata, më këshilluan të largohem, por atë film nuk do ta shoh”, shtoi ai.

Separatisti serb gjithashtu tha se nuk ndihet i izoluar dhe se lëviz normalisht, duke shtuar se “proceset politike kurrë nuk do ta thyejnë” dhe se nuk do të heqë dorë nga “lufta për RS”.

Dodik theksoi gjithashtu se njerëz nga Brukseli i kishin sugjeruar të largohej.

“Atë film nuk do ta shohin. Nuk do të largohem as nëse NATO vjen të më arrestojë”, pohoi 66-vjeçari.

Kujtojmë se Dodik, i cili është dënuar në shkallë të parë, ka refuzuar të përgjigjet për thirrjen e Prokurorisë së BiH për t’u dëshmuar për dyshime se ka marrë pjesë në sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. Po ashtu, deri tani janë të dyshuar edhe presidenti i Kuvendit të Popullit të RS-së, Nenad Stevandiq dhe kryeministri i RS-së, Radovan Viskoviq. /Telegrafi/

The post Dodik thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij appeared first on Telegrafi.

Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpreh dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak. Pas Vuçiqit, edhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, paralajmëroi se ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës do të kërkojë të përfshihet në një marrëveshje ushtarake dhe të sigurisë me […]

The post Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë appeared first on BoldNews.al.

Dodik shfaqet nga Moska

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, objektivi i një urdhër-arresti mbi akuzat për përpjekje për t’u shkëputur, njoftoi të hënën vonë se ishte në Moskë.

Bëhet fjalë për kreun e pjesës së dominuar nga serbët, Republika Srpska, dhe aleati i Kremlinit, i cili për vite me radhë ka hequr dorë nga institucionet qendrore të Bosnjës, përcjell Telegrafi.

Prokurorët boshnjakë lëshuan një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e Dodik duke thënë se ai kërkohej për t’u marrë në pyetje mbi veprimet separatiste të kryera në Republika Srpska që nga shkurti.

Një urdhër-arresti kombëtar u lëshua më 18 mars.

“Kam mbërritur në Moskë”, ka shkruar Dodik në platformën X.

“Unë e filloj çdo herë që qëndroj këtu me një vizitë në Varrin e Ushtarit të Panjohur”, shtoi ai, duke ndarë një video me një mesazh në të cilin ai lavdëronte presidentin Vladimir Putin, pa përmendur nëse ata ishin takuar.

➡ Стигао сам у Москву. Сваки мој боравак овдjе почињем посјетом споменику Незнаном јунаку како бих одао пошту 28 милиона страдалих Руса у Другом свјетском рату.

➡ Овдjе ћу бити поново 9. маја на позив предсједника Руске Федерације Владимира Путина на обиљежавању 80. гoдишњице… pic.twitter.com/CMd5jqYda8

— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 31, 2025

Që nga fundi i konfliktit të viteve 1990, Bosnja është ndarë në gjysma gjysmë autonome – Republika Srpska dhe një federatë myslimano-kroate.

Secili rajon ka qeverinë dhe parlamentin e vet me vetëm institucione qendrore të dobëta që lidhin vendin me 3.5 milionë banorë.

Dodik, 66 vjeç, ka kërcënuar disa herë se do të shkëpusë entitetin serb nga Bosnja dhe ka ndaluar zyrtarët qendrorë të policisë dhe gjyqësorit të punojnë atje – një urdhër që u pezullua nga gjykata kushtetuese.

Tensionet janë rritur që kur një gjykatë boshnjake në shkurt e shpalli Dodikun fajtor për refuzimin e ndjekjes së vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjet e paqes boshnjake.

Ai u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për gjashtë vjet.

Pavarësisht urdhërave, Dodik ka vizituar Serbinë dhe Izraelin, ku shkoi në një konferencë mbi antisemitizmin, ku morën pjesë disa liderë të djathtë evropianë.

Në mesazhin e tij të ri, Dodik tha se do të kthehej në Moskë më 9 maj “për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, në të cilën vuajtën më shumë popujt rus dhe serb”. /Telegrafi/

The post Dodik shfaqet nga Moska appeared first on Telegrafi.

Dodik në Moskë? Statusi i tij: Kam mbërritur. Mediat boshnjake: Është në Rusi

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik është larguar drejt Moskës. Kjo është ajo çfarë raportojnë mediat në Bosnje e Hercegovinë pasi  vetë Dodik publikoi në platformën X këtë të shtunë një status ku shkruhej “Kam mbërritur” pa dhënë më shumë detaje.
Milorad Dodik pritet që në ditët në vijim të takohet me Presidentin Rus Vladimir Putin edhe pse deri më tani nuk ka një konfirmim nga Kremlini.

Dodik ishte arratisur më herët drejt Izraelit, por pasi Tel Avivi zyrtar I kërkoi të largohej  Presidenti I Republikës Sërpska shkoi në Beograd dhe që prej atje dyshohet se ka udhëtuar drejt Kryqeytetit Rus.

Serbia dhe presidenti I saj Aleksandër Vucic të cilët konsiderohen aleatë të Dodik nuk do të zbatonin një kërkesë për urdhërarrest ndaj Presidentit të Republikës Serpska sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Në 26 shkurt Milorad Dodik u dënua në Shkallë të Parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur poste publike , për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje. Drejtesia ne Bosnje Hezegovine akuzon Dodik per sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.

Gjykata e Sarajeves ka kërkuar ndihem e INTERPOLIT per arrestimin e presidentit te Republikës Sërpska Millorad Dodik, dhe kryetarit e Kuvendit të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç./abcnews.al

Hungaria pritet të ndihmojë Milorad Dodik të arratiset nga Bosnje dhe Hercegovina

Hungaria ka dërguar policë në Bosnje dhe Hercegovinë për të ndihmuar Milorad Dodikun të largohet nga vendi në rast arrestimi, shkruan media zvicerane Schweizer Fernsehen (SRF).

“Me mbështetje për Dodikun, veprojmë si kundërpeshë ndaj Perëndimit që po ushtron presion mbi të”, ka thënë zv/ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Levente Madar, për SRF.

Ai nuk sheh problem në kërcënimet e vazhdueshme të Dodikut për shkëputje, të cilat destabilizojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Përkundrazi, ai mendon se Perëndimi “me politikën e tij në fakt po i shtyn drejt ndarjes serbët e Bosnjës”.

Në ditën kur u dha vendimi i shkallës së parë për Milorad Dodikun në muajin shkurt, rreth 70 oficerë hungarezë ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Zyrtarisht, ata duhej të merrnin pjesë në një stërvitje të përbashkët me policinë e Republikës Serbe. Megjithatë, SRF shkruan se misioni i tyre real ishte ndihma ndaj Dodikut për të ikur, nëse Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëshonte urdhër-arrestin.

Gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandić.

Urdhri i arrestit është futur në sistemin e Interpolit. Aktualisht pritet konfirmimi nga Sekretariati i Përgjithshëm i Europolit në Lion, shkruan Istraga.ba.

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës deklaroi se i dyshuari Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, dhe se i dyshuari Stevandiç madje është kthyer në Bosnje dhe Hercegovinë më 18 mars 2025 nga Serbia, duke iu shmangur kontrolleve të përcaktuara me ligj.

“Gjithçka tregon mundësinë që Dodik dhe Stevandiq të jenë jashtë vendit në çdo moment”, deklaroi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dodik, Vishkoviç dhe Stevandiç dyshohen se kanë sulmuar rendin kushtetues dhe për ta është lëshuar një urdhër qendror brenda Bosnje-Hercegovinës./abcnews.al

 

 

Dodik arratiset nga Bosnjë-Hercegovina, fluturon nga Beogradi për në Izrael

Presidenti serb i entitetit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka arritur të largohet nga vendi, në rrethana ende të paqarta, pavarësisht se për të ishte lëshuar një urdhër-arrest. Mbrëmjen e djeshme, ai ishte parë në Beograd dhe prej andej ka udhëtuar për në Izrael. Pas zbarkimit në Izrael, Dodik publikoi një […]

The post Dodik arratiset nga Bosnjë-Hercegovina, fluturon nga Beogradi për në Izrael appeared first on BoldNews.al.

Dodik lajmërohet nga Izraeli – tregon pse nuk u arrestua në Tel Aviv

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi që udhëtoi nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit të Serbisë, Beogradit pavarësisht urdhrit të arrestit të shpallur për të.

Ai tha se Izraeli është një vend që respekton fuqinë, historinë dhe vendosmërinë e tij, shkruan klix.ba.

“Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di kush është – nuk pranon të jetë as objekt as nënshtruar. Ashtu si Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, ashtu edhe Republika Serbe mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur betimin e paraardhësve”, tha separatisti serb.

Ai krahasoi serbët me hebrenjtë dhe tha se të dy popujt “kanë provuar të shuhen plotësisht dhe kanë mbijetuar”.

“Për këtë arsye ne kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye qëndrojmë së bashku”, shtoi Dodik.

Kujtojmë se fluturimi i separatistit serb nga Banja Lluka përbën një dështim të agjencive shtetërore për zbatimin e ligjit, dhe Policia Kufitare e BeH po zhvillon një hetim për kalimin e kufirit shtetëror.

Dodik gjendet në Izrael pasi ishte ftuar në Konferencën për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem. /Telegrafi/

The post Dodik lajmërohet nga Izraeli – tregon pse nuk u arrestua në Tel Aviv appeared first on Telegrafi.

Milorad Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua nga vendi

Policia kufitare e Bosnje dhe Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi ​​një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiç, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale, 24sata.hr.

Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkoviçin dhe Stevandiçin kur t’i hasin dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore.

Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.

Por, pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të paraqitej në Beograd, ku ishte me Aleksandër Vuçiçin në një tubim të organizuar nga qeveria e tij./abcnews.al

Kush është Milorad Dodik?

Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë. Sot Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake.

Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste.

Ai studioi shkenca politike në kryeqytetin e atëhershëm jugosllav, Beograd dhe më pas punoi në një pozitë udhëheqëse në administratën e komunës së tij deri në vitin 1990.

Në zgjedhjet e para shumëpartiake në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990/91, Dodik u zgjodh deputet në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës.

Atje ai angazhohej për bashkëjetesën e grupeve të ndryshme etnike dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për Bosnjë-Hercegovinën.

Kjo i dha atij reputacionin e një tradhtari në mesin e serbëve nacionalistë.

Në të njëjtën kohë, Dodik themeloi një fabrikë mobiljesh, por ajo shpejt dështoi.

Kundërshtarët politikë ende e akuzojnë atë për kontrabandë cigaresh dhe karburantesh gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995. Këto akuza nuk u vërtetuan kurrë.

Pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës, në fund të dhjetorit 1995, Dodik themeloi partinë e tij, të cilën e quajti Socialdemokratët e Pavarur (SNSD).

Fillimisht, ai u dallua si një reformator në pjesën e mbizotëruar nga serbët e Bosnjë-Hercegovinës, “Republika Srpska” (RS).

Kundërshtarët e nacionalistëve

Në atë kohë, Dodik hodhi poshtë hapur politikat nacionaliste të Partisë Demokratike Serbe (SDS), e cila më parë kishte qeverisur RS.

Ai mbrojti një Bosnjë multietnike dhe bëri thirrje publikisht për arrestimin e politikanëve si presidenti i RS i kohës së luftës, Radovan Karaxhiq dhe komandanti ushtarak serb, gjenerali Ratko Mlladiq.

Të dy u akuzuan për krime të rënda lufte dhe më vonë u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Ky qëndrim ishte shumë i rrallë tek politikanët serbë në atë kohë.

“Dodik ishte i guximshëm dhe pragmatik, gjë që e bëri atë të popullarizuar, veçanërisht me amerikanët”, thotë Tanja Topiq, vëzhguese politike nga Banja Luka, kryeqyteti i sotëm i RS.

“Por sot ai sheh të njëjtët kriminelë lufte si heronj kombëtarë dhe e përshkruan B-H si një krijesë të panatyrshme të komunitetit ndërkombëtar”.

Një shtet – dy “entitete”

Bosnjë-Hercegovina, e krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, me rreth 3.2 milionë banorë, është një shtet i decentralizuar.

Ajo në thelb përbëhet nga dy njësi, të ashtuquajturat entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës, e cila është e populluar kryesisht nga boshnjakë myslimanë dhe kroatë të Bosnjës, dhe Republika Srpska, e cila është e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.

Përveç Presidencës Shtetërore prej tre anëtarësh, shteti ka një Parlament me dy dhoma.

Të dy entitetet kanë secila edhe parlamentet dhe presidentët e tyre.

Që nga viti 1996, ngjarjet politike në Bosnje janë monitoruar nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) si përfaqësues i komunitetit ndërkombëtar, i cili gjithashtu mund të ushtrojë njëfarë pushteti shtetëror.

Për shembull, HR mund të shkarkojë politikanët që shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Që nga gushti 2021, HR është politikani gjerman i CSU-së, Christian Schmidt.

Me mbështetje masive nga Perëndimi, Dodik u bë kryeministër i Republikës Srpska, në 1998. Ai mori mbështetje edhe nga Serbia fqinje nën presidentin Slobodan Millosheviq.

Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright e vlerësoi Dodikun në atë kohë si “një frymë e pastër” dhe si një partner për stabilitetin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

“Ai udhëhoqi me mençuri RS-në nëpër kohë të vështira dhe ishte i përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik”, tha Albright.

Ajo theksoi edhe rolin e Dodikut në pajtimin dhe përparimin në B-H.

Nga i dashur i të gjithëve, tek përçarës

“Vitet 1997/98 e deri në 2007 u shënuan nga një ndërhyrje e madhe ndërkombëtare në Bosnje”, shpjegon gazetari Zarko Markoviq nga Banja Luka.

Ndërsa “Dodik ishte aq i çmendur sa të pranonte postin e kryeministrit në këtë kaos”.

Kjo lloj çmendurie e përzier me një pjesë të madhe pragmatizmi e karakterizon sundimin e tij deri në ditët e sotme.

Por si u bë politikani i respektuar botërisht i politikani më i tmerrshëm i Ballkanit Perëndimor?

Dodik shërbeu si kryeministër i Republika Srpska nga viti 1998 deri në 2001.

Ai e mbajti këtë detyrë përsëri nga viti 2006 deri në 2010. Më pas u bë president i RS.

Por pasi fitoi pushtetin absolut në zgjedhje, ai ndryshoi kursin e tij dhe filloi fushatën për pavarësinë e Republikës Srpska.

Shpesh fltet edhe për një referendum që do t’i siguronte atij legjitimitetin e nevojshëm.

Sundimtari i vetëm

Për herë të parë, ai mbajti një referendum për pavarësinë e Republika Srpska nga Bosnja në janar 2016 – edhe pse Gjykata Kushtetuese përgjegjëse në Sarajevë e kishte shpallur më parë votimin të paligjshëm. Rezultati nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, por ai çimentoi autoritetin në njësinë “e tij” dhe tregoi aftësinë e tij për t’u përshtatur me rrethanat politike.

Dodik krijoi një rrjet aleatësh politikë që e lejuan të dominonte institucionet e RS, të shkatërronte opozitën dhe të ndërtonte një imazh për veten e tij si lideri i padiskutueshëm i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës.

Në vitin 2018 ai u bë anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, e më pas përsëri president i Republika Srpska në 2022.

Shkëputja dhe nacionalizmi

Që atëherë, Dodik ka ndjekur një politikë secesioniste dhe ka kërkuar bashkimin e Republika Srpska me Serbinë fqinje.

Kjo çoi, ndër të tjera, në sanksione kundër tij nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në të njëjtën kohë, ai forcoi marrëdhëniet e RS me shtetet me qeveritë kritike për BE-në si Hungaria, Serbia dhe Rusia, duke humbur kështu mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Përplasja e hapur me qeverinë qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe komunitetin ndërkombëtar u zhvillua në vitin 2023.

Në atë kohë, Dodik nënshkroi dy ligje që përcaktonin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të B-H dhe përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt nuk do të respektoheshin në Republika Srpska.

Për këtë, ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike nga Gjykata Federale e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt 2025. Por aktgjykimi nuk është ende i plotfuqishëm. /DW/

The post Kush është Milorad Dodik? appeared first on Telegrafi.

Kush është Milorad Dodik? Dikur konsiderohej si një reformator, sot në listën e zezë të SHBA

Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë. Sot, Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake. Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë […]

The post Kush është Milorad Dodik? Dikur konsiderohej si një reformator, sot në listën e zezë të SHBA appeared first on BoldNews.al.

Urdhër-arresti kundër Dodikut, Republika Serbe ndërmerr masa

Pasi Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës urdhëroi paraburgimin e presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe deputetit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, u lëshua një urdhër arresti pasi ata nuk u paraqitën në një seancë në një rast, në të cilin ata akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues.

Gjykata e B-H prej ditësh nuk ka dhënë thuajse asnjë informacion për këtë rast, duke ia lënë gjithçka spekulimeve mediatike. Më pas ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke thënë se vetëm mund të konfirmojnë se është marrë vendim për pranimin e propozimit të Prokurorisë së B-H, e cila ka urdhëruar që të dyshuarit Dodik, Stevandiç dhe Vishkoviq të mbahen në paraburgim. “Për të gjitha informacionet e tjera do të informoheni kur të plotësohen kushtet,” njoftoi Gjykata e B-H.

Të arratisurit

“Një urdhër-arresti qendror është lëshuar për presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik,” tha ministri i Jashtëm i B-H, Elmedin Konakoviq, duke paralajmëruar se ai është një njeri që ka shpërfillur ligjet e B-H.

Ai, Stevandiqi dhe Vishkoviçi konsiderohen aktualisht të arratisur në Bosnje-Hercegovinë. Për ta është lëshuar një urdhër-arrest dhe ne po japim mbështetje të fortë për autoritetet gjyqësore, të cilat duhet të vazhdojnë me gjakftohtësi dhe me këmbëngulje këtë proces gjyqësor, i cili do të rezultojë me arrestim”, është i sigurt kreu i policisë boshnjake.

Shumëkush e dyshon këtë, duke qenë se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) më parë kishte kthyer urdhrin e gjykatës për ndalimin e Dodikut, Vishkoviçit dhe Stevandiqit, duke shpjeguar se ishte një operacion me rrezik të lartë.

“SIPA dhe Ministria e Sigurisë e B-H nuk kanë informacione që tregojnë se puna e ndonjë agjencie të zbatimit të ligjit në territorin e Bosnjë-Hercegovinës është duke u penguar. Situata e sigurisë është me të vërtetë komplekse, por shërbimet e sigurisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit përgjegjës për sektorin e sigurisë po e bëjnë mirë punën e tyre dhe situata e sigurisë është nën kontroll”, tha zëvendësministri i Sigurisë i B-H.

Pas lëshimit të një urdhër-arresti qendror, të gjitha agjencitë policore në B-H janë të detyruara të veprojnë sipas urdhrit të Gjykatës së B-H, thotë ministri federal i Policisë Ramo Isak.

Kontrolli kufitar

“Të gjithë policët do të marrin një urdhër për arrestimin e personit në fjalë, kur jepet një urdhër i tillë. Dhe kaq. Të gjithë punonjësit e Administratës Federale të Policisë, MPB-së kantonale dhe të gjitha agjencitë në territorin e B-H duhet të përmbushin obligimet e tyre”.

Menjëherë pas lëshimit të informacionit për urdhër-arrestin, autoritetet e RS-së hynë në procedurën e krijimit të një entiteti policie kufitare, e cila është nën juridiksionin ekskluziv të autoriteteve të RS.

Është formuar edhe një grup pune, i cili ka mbajtur takimin e parë për hartimin e ligjit që do të rregullojë punën e policisë kufitare në territorin e Republikës Srpska. “Korniza ligjore mbi të cilën po punon Grupi Punues do të jetë ekskluzivisht në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Aneksin 2 të saj”, shkruan Dodik në rrjetin social X.

Dodik i referohet periudhës menjëherë pas luftës deri në vitin 2000, kur kufiri i RS kontrollohej nga policia e entitetit. Ai pretendon se Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm Wolfgang Petritsch vendosi një shërbim kufitar shtetëror, në kundërshtim me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Nga Sarajeva vijnë paralajmërime se kjo është një lëvizje tjetër që shkel më tej Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe vendimet që u pranuan nga përfaqësuesit serbë në Parlamentin e B-H gjatë procesit të reformës.

“Kjo është pjesë e një procesi të tërë që ai po e menaxhon personalisht dhe më duket se ai vetëm po i shton vetes vite e vite burgim, që së shpejti, në dashtë Zoti, do të jetë realiteti i tij i plotë në B-H”, është kategorik Konakoviq.

Ilaçet dhe ultimatum

Autoritetet në Republikën Srpska nuk po ndalen me kaq, por kanë urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë të këtij entiteti që të hartojë një projektligj për themelimin e Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore të RS-së, sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndryshe, Agjencia është nën juridiksionin e B-H. Një përpjekje e ngjashme për të themeluar një agjenci entiteti ka ndodhur në vitin 2021, kur Kuvendi i RS miratoi ligjin për themelimin e një agjencie entiteti për barna, por Agjencia nuk është formuar. Ligji u miratua në vitin 2021 me një shumicë të ngushtë pa praninë e opozitës.

Sipas ligjeve të miratuara pak ditë më parë në lidhje me tërheqjen e punonjësve nga Gjykata dhe Prokuroria e B-H, SIPA dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial nga Republika Srpska, parashikohen gjoba dhe burgim nëse nuk respektohen dispozitat e tyre. Gjatë kësaj periudhe, qeveria ka ftuar disa herë punonjësit për t’u transferuar në organet e subjekteve me të njëjtat kushte, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje. Tani qeveria ka vendosur një ultimatum për të “marrë përsipër” punëtorët nga organet shtetërore në entitet deri më 19 mars të këtij viti.

“Pas kësaj, qeveria e Republikës Srpska do të fillojë procedurën për shfuqizimin e akteve që parashikojnë këtë të drejtë”, u njoftua pas seancës së qeverisë.

Vizita e Moskës, Beogradit…

Ndonëse disa media kanë bërë të ditur largimin e Dodikut në Moskë ditët e fundit, nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Megjithatë qarqe pranë Dodikut besojnë se situata në B-H dhe pozicioni i RS mund të diskutohet gjatë takimeve mes presidentit amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin. Nga ana tjetër, mbështetje e besueshme vjen nga Serbia, ku mbështetja nga presidenti Aleksandar Vuçiç arrin pothuajse çdo ditë. Ai thotë se situata në B-H është gjithnjë e më e vështirë, por se do të “diskutojë gjithçka me miqtë evropianë”.

“Ai është president, një burrë trim. Ai nuk ankohet, por situata po vështirësohet. Ne do të merremi me të në ditët në vijim. Nesër ose pasnesër do të shkoj në Bruksel për të biseduar me Mark Rutte dhe Marta Kos. Pas kësaj do të shkoj përsëri në Bruksel dhe do të bisedoj me Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen. Ne do të flasim për RS.”

Sipas informacioneve të disponueshme, në Serbi ndodhet edhe kryetari i Asamblesë së Republikës Srpska, Nenad Stevandiq. Stevandiq më parë është takuar me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe ka shprehur mbështetjen për autoritetet serbe në atë që ai e quajti “përpjekje për përmbysjen e shtetit”, që ka të bëjë me protestat e studentëve./DW/

Bosnja lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik/ Gjykata: Çdo oficer policie ta arrestojë menjëherë

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të Republika Srpska të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar. Dy të tjerët janë kryeministri i njësisë Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad […]

The post Bosnja lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik/ Gjykata: Çdo oficer policie ta arrestojë menjëherë appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për cenimin e rendit kushtetues.

Gjykata konfirmoi të premten vonë për Radion Evropa e Lirë se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq.

Dodik, Vishkoviqit dhe Stevandiq dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, një vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës, që parashikon një dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare

Ata i kanë shpërfillur thirrjet e Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur për intervistim.

Prandaj, Prokuroria e Bosnjës lëshoi një urdhër të mërkurën për t’i sjellë ata detyrimisht për intervistim.

Kodi i Procedurës Penale i Bosnjës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për të dhënë deklaratë, në rast se një person i thirrur në institucionet gjyqësore nuk pranon të paraqitet vetë.

Nëse kjo nuk është e mundur, hapi tjetër është lëshimi i një fletarrestimi kombëtar.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit iu dha policisë gjyqësore në nivel shtetëror të mërkurën, me ndihmën e kërkuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Prokuroria Shtetërore më herët kishte bërë të ditur se hetimet për këtë rast kishin nisur në dhjetor të vitit 2024, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e kësaj vepre penale.

Urdhri për paraburgosjen e tyre vjen në një kohë kur autoritetet e Republikës Sërpska kanë nisur miratimin e një sërë ligjesh antikushtetuese.

Entiteti serb i Bosnjës i mori një sërë veprimesh në ditët e fundit, pasi Dodik u dënua më 26 shkurt nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës së presidentit për gjashtë vjet.

Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje më 27 shkurt të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti. Dodik i dekretoi këto ligje më 5 mars.

Por, dy ditë më vonë, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës i shpalli jokushtetuese këto ligje, duke i pezulluar përkohësisht, ndërsa pritet t’i ndalojë ato përfundimisht pas një shqyrtimi të plotë.

Sekretari amerikan i Shtetit Rubio tha më 8 mars se veprimet e Dodikut përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj.

Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit. Prandaj, sovraniteti dhe integriteti territorial janë të rezervuara vetëm për shtetin e Bosnje e Hercegovinës dhe jo për entitetet e saj.

Të enjten, Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska e miratoi një draft të kushtetutës së re, e cila synon ta përcaktojë si shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.

Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës./REL/

The post Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska appeared first on Albeu.com.

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, në një konferencë për shtyp sot në Banja Luka i dërgoi një mesazh kërcënues komandantit të EUFOR-it, Florin-Marian Barb, i cili është nga Rumania.

“Ne shohim se këta, ai një komandant nga Rumania, po përpiqet të forcojë karrierën e tij me manifestime dhe kërcënime të ndryshme. Ndoshta ka parë një mundësi për të shkruar diçka të suksesshme në biografinë e tij. Kot i ka tanket. Nuk mendoj se ka përgjigje për vezët në kokë dhe disa gjëra të tjera. Nuk do t’i rekomandoja as ta kontrollonte sepse vezët serbe janë shumë më të forta se tjerat”, tha ai.

“Ai është i lirë të varë kërcënimet e tij në bishtin e maces, pavarësisht se është komandant i EUFOR-it”, shtoi Dodik, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu theksoi se do t’i kërkojë Rusisë të vërë veto për zgjatjen e misionit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë, kurse në fjalinë tjetër tha se nuk ka asgjë kundër misionit të EUFOR-it në BeH dhe shtimit të numrit të ushtarëve!?

“Këto ditë do të takohem në nivelin më të lartë me përfaqësuesit e Federatës Ruse dhe ndryshe nga të gjitha vitet e mëparshme kur kërkova që Altea të qëndrojë, tani do t’u kërkoj rusëve të vënë veton dhe të mos lejojnë një strukturë subversive që shpërdoron mandatin e OKB-së dhe na kërcënon ne serbët. Ne nuk e kemi aspak problem – të forcojmë praninë e tyre dhe të sillemi në përputhje me mandatin”, shtoi Dodik.

Edhe pse ai tha sot se EUFOR nuk ka mandat për të vepruar në rast nevoje për agjencitë e sigurisë vendase, kjo nuk është e vërtetë. Vetë zëvendësministri i Mbrojtjes i BeH, Aleksandar Goganoviq, i cili vjen nga radhët e Dodik, tha sot: “Roli i EUFOR-it, në përputhje me mandatin e caktuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, është vendimtar dhe se EUFOR është një partner kyç i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës dhe institucioneve të tjera në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Dodik bëri të ditur se EUFOR-i mund të sjellë 10,000 ushtarë, se ai nuk ka asnjë problem me këtë dhe më pas i tha gjeneralit rumun “të mos ngatërrohet”.

“Nëse nuk ju mjaftojnë 1000, sillni 10.000 njerëz. Ne nuk kemi problem. Por qëndroni në mandatin tuaj. Asnjë serb nuk do të qëllojë mbi ju dhe nuk do të bëjë asgjë, por serbët nuk janë të gatshëm të tolerojnë një pushtues. Dhe ky gjeneral rumun që po tallet është provë klasike e pushtimit. Ndoshta do ta shpallim forcë pushtuese”, tha për fund Dodik. /Telegrafi/

 

The post Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in appeared first on Telegrafi.

❌