Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

Real Madrid fitoi dje 0-4 ndaj Tirol në miqësoren e fundit para fillimit të sezonit të ri në La Liga, që nisë këtë fundjavë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso duket gati për sezonin e ri dhe me shumë mundësi e ka mbyllur këtu merkaton. Nuk do ketë më transferime të reja, me shumë mundësi […]

The post Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s appeared first on BoldNews.al.

Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare

Fituesi i Ligës së Kampionëve, PSG, përballet me fituesin e Europa League, Tottenhamin, për Superkupën e Evropës. Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Bluenergy Stadium – Stadio Friuli” në Udine. Nëse do të fitonte sot kundër Spurs, ky do të ishte trofeu i pestë […]

The post Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Lech Poznań “ia hedh” me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

Klubi polak, Lech Poznań, ia ka hedhur me një dënim simbolik për incidentin e ndodhur në ndeshjen e Champions League kundër Crvena Zvezdës. UEFA vendosi ta ndëshkojë klubin polak me vetëm 50 mijë euro. Gjatë asaj sfide, tifozët e Lech Poznań shpalosën një baner me përmbajtje shoviniste dhe fyese ndaj shtetit të Kosovës, duke shkaktuar […]

The post Lech Poznań “ia hedh” me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Dikur shkëlqente në Premier League, ish-futbollisti dënohet me shtatë vjet burg për trafik droge

Rënia e Ronnie Stam, një ish-futbollist profesionist që shkëlqeu në Premier League, ka tronditur botën e sportit dhe shoqërisë. Futbollisti, i cili luajti për Wigan Athletic për tre vjet dhe ishte pjesë e ekipit që garonte në ligën e parë angleze, është dënuar me shtatë vjet burg, pasi u shpall fajtor për trafikim të drogës në shkallë […]

The post Dikur shkëlqente në Premier League, ish-futbollisti dënohet me shtatë vjet burg për trafik droge appeared first on BoldNews.al.

Shkodran Mustafi emërohet ndihmëstrajner i Gjermanisë U-21

Shkodran Mustafi do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U-21 të Gjermanisë, duke mbushur hapësirën që la Hermann Gerland pas përfundimit të karrierës së tij si trajner aktiv. Kampioni i botës në vitin 2014 plotëson skuadrën stërvitore të përbërë nga trajneri kryesor Antonio Di Salvo dhe asistenti Ovid Hajou. Mustafi do të nisë detyrën e tij […]

The post Shkodran Mustafi emërohet ndihmëstrajner i Gjermanisë U-21 appeared first on BoldNews.al.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric transferohet në Serie A

Portieri i Ipswich dhe i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, huazohet te Sassuolo. 26-vjeçari dardan bëri 18 paraqitje për Town sezonin e kaluar, gjatë qëndrimit 1-vjeçar në Premier League, pas transferimit nga Burnley, verën e kaluar, për shumën fillestare prej 10 milionë £. Muric u zëvendësua më pas si zgjedhje e parë, gjatë gjysmës së […]

The post Portieri i Kosovës, Arijanet Muric transferohet në Serie A appeared first on BoldNews.al.

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

Mjafton kjo foto për të kuptuar se banorët e Delvinës janë në mëshirë të fatit nga zjarret që kanë kapluar zonën. Ndërsa qeveria është e paaftë të ndërhyjë si duhet, askush nuk mund t’i mbrojë apo t’i shpëtojë teksa janë në dorë të Perëndisë. Një peizazh i zymtë dhe tymi që mbulon qiellin. Kështu paraqitet […]

The post Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë! appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

Milani i ka dhënë lamtumirën Malick Thiaw dhe menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij. Nga radhët e Genoas është afruar Koni De Winter i cili ka marrë vendin e lënë bosh nga gjermani. Një lëvizje shumë e shpejtë e Igli Tares, për t’i siguruar Alegrit një zëvendësues në lartësinë e duhur. Pas vizitave mjekësore të […]

The post Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit appeared first on BoldNews.al.

Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet

Liga e Kampioneve ka mësuar se cilat do të jenë skuadrat të cilat do të luftojnë për fazën në grup të këtij turneu, pasi janë plotësuar të gjitha çiftet e play-off për 7 vendet që sigurohen nëpërmjet kualifikueseve. Celtics, Bazel, Shturm Grac dhe Bodo/Glimt ishin skuadrat të cilat nisin rrugëtimin pikërisht nga play-off, të cilave […]

The post Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet appeared first on BoldNews.al.

Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

Shumë lojtarë të kombëtares synojnë që të jenë protagonistë në Serie A për sezonin që po vjen. Një nga ata prej të cilëve pritet shumë është edhe mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha. Së fundmi, madje Lecce i ka dhuruar atij numrin 10. Përgjegjësi e madhe kjo për lojtarin, që po pret me padurim të tregojë […]

The post Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10 appeared first on BoldNews.al.

Afron rinovimi, Bayern Munich “sheshon” mosmarrëveshjet me mbrojtësin

Pas fitores 4-0 të Bayern Munich ndaj Tottenhhm në një ndeshje miqësore në “Allianz Arena”, qendërmbrojtësi Dajot Upamekano dha sinjale sigurie se ka shumë gjasa të nënshkruajë një rinovim kontrate me klubin gjerman. Në fazat përmbyllëse të sezonit të kaluar dhe gjatë verës, bisedimet për një marrëveshje të re për francezin kishin ngecur për shkak […]

The post Afron rinovimi, Bayern Munich “sheshon” mosmarrëveshjet me mbrojtësin appeared first on BoldNews.al.

Macron: Trump garantoi se çdo marrëveshje territoriale do të vendoset me pëlqimin e Kievit

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur synimin për të arritur një armëpushim në Ukrainë gjatë takimit të tij të ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin. Deklarata e Macron erdhi pas konferencës virtuale që u zhvillua mes Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatëve europianë. Sipas Macron, Trump ka theksuar […]

The post Macron: Trump garantoi se çdo marrëveshje territoriale do të vendoset me pëlqimin e Kievit appeared first on BoldNews.al.

Superkupa e Evropës/ Sot finalja, PSG dhe Tottenham përballen për trofeun

Një muaj pas përfundimit të sezonit më të mirë në historinë e tyre, PSG e nis sezonin e ri me mundësinë për të fituar një tjetër trofe. Klubi francez fitoi tripletën sezonin e kaluar, përfshirë trofeun e tyre të parë të Champions League, por humbi 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për […]

The post Superkupa e Evropës/ Sot finalja, PSG dhe Tottenham përballen për trofeun appeared first on BoldNews.al.

Roma kërkon ta shesë, klubi i Serie A interesohet për shërbimet e Kumbullës

Cagliari është në bisedime me Romën për të nënshkruar me Marash Kumbullën. Ata e kishin synuar në afatet e fundit të transferimeve, por më pas nuk arritën ta ndiqnin ndërsa sipas mediave italiane kjo mund të jetë koha e duhur. Roma duhet ta shesë atë plotësisht, me një vit të mbetur në kontratën e tij, […]

The post Roma kërkon ta shesë, klubi i Serie A interesohet për shërbimet e Kumbullës appeared first on BoldNews.al.

Zelensky refuzon t’i lëshojë territore Rusisë: Do të inkurajonte Putinin për sulme të ardhshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua të martën se nuk do t’ia japë Rusisë tokën lindore të Ukrainës, duke thënë se braktisja e rajonit Donbas do t’i hapte derën Presidentit rus Vladimir Putin për të “filluar një luftë të tretë” në Ukrainë. Paralajmërimi i Zelensky vjen përpara takimit të Putinit me Presidentin e SHBA-së Donald […]

The post Zelensky refuzon t’i lëshojë territore Rusisë: Do të inkurajonte Putinin për sulme të ardhshme appeared first on BoldNews.al.

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

Shkëndija e Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampioneve, por do të vazhdojë rrugëtimin europian në fazën play-off të Ligës së Europës. Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri ka mësuar mbrëmjen e sotme rivalin me të cilin do të luftojë për një vend në fazën e grupeve të turneut të dytë më të rëndësishëm […]

The post Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League appeared first on BoldNews.al.

Donnarumma i jep lamtumirën PSG-së, sulmon trajnerin Enrique

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar publikisht pasi trajneri Luis Enrique vendosi ta lërë jashtë skuadrës së PSG-së . Në një komunikatë drejtuar tifozëve, Donnarumma shprehet se ka dhënë gjithçka për klubin që nga dita e parë, por “dikush ka vendosur” që ai të mos jetë më pjesë e grupit. Ai e cilëson vendimin zhgënjyes […]

The post Donnarumma i jep lamtumirën PSG-së, sulmon trajnerin Enrique appeared first on BoldNews.al.

Bayern Munich fiton miqësoren në Zvicër, dy emra të rinj bëjnë diferencën

Bayern Munich ka fituar 1-2 në Zurich në miqësoren ndaj Grasshopper. Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik në minutën e 20-të, pas një goditjeje plot klas dhe topi përfundoi në rrjetë. Pesë minuta më pas ishte talenti tjetër Kusi-Asare, 18 vjeç, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas […]

The post Bayern Munich fiton miqësoren në Zvicër, dy emra të rinj bëjnë diferencën appeared first on BoldNews.al.

Jack Grealish mbyll kapitullin me Man.City-n, vijon karrierën tek Evertoni

Jack Grealish i ka dhënë lamtumirën Man.City-t për të kërkuar ringjalljen e karrierës së tij te Evertoni. Grealish u transferua nga Aston Vila për 100 milionë paund në verën e vitit 2021, në atë që ishte rekordi i transferimeve për një futbollist britanik. Por pas një starti të vrullshëm në dy vitet e para, e […]

The post Jack Grealish mbyll kapitullin me Man.City-n, vijon karrierën tek Evertoni appeared first on BoldNews.al.

Champions/ Qarabag tepër i fortë, Shkëndija “kapitullon” në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Qarabag dhe Shkëndijës së Tetovës në Baku, ku skuadra shqiptare po pëson një humbje të thellë me rezultatin 4-1. Shkëndija nisi mirë sfidën duke kaluar në avantazh në minutën e 10-të, falë golit të realizuar nga Tamba. Por gëzimi i ekipit tetovar zgjati pak, pasi në minutën […]

The post Champions/ Qarabag tepër i fortë, Shkëndija “kapitullon” në pjesën e parë appeared first on BoldNews.al.

❌