Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Linjë e re 35 kV dhe riparim nënstacionesh në Elbasan, 599 milionë lekë investim i OSSH-së

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Një projekt i rëndësishëm energjetik që parashikon ndërtimin e një linje të re 35 kilovolt dhe rikonstruksionin e disa nënstacioneve në rajonin e Elbasanit pritet të vihet në zbatim së shpejti.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpalli kontratën për realizimin e këtij investimi, i cili kap vlerën e 599 milionë lekëve.

Projekti përfshin ndërtimin e një linje të re 35 kV me shtylla 110 kV dhe dy qarqe, që do të nisë nga nënstacioni Radio-Elbasan, duke kaluar nëpër Banjë, Cërruje dhe Gramsh, për të përfunduar në Mjekës-Elbasan.

Në të njëjtën kohë do të fuqizohen dhe riparohen nënstacionet Gramsh, Cërruje dhe Banjë, duke i pajisur me trakte të reja 35 kV.

Ky investim synon përshtatjen e rrjetit me zhvillimet e reja në terren, sidomos me shtimin e burimeve të reja gjeneruese të energjisë si hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike në zonë.

Linja do të ndërtohet në trasë të re dhe parashikohet të jetë me dy qarqe 35 kV.

Qarku i parë do të lidhë nënstacionin Radio me Banjën, Cërrujen dhe përfundon në Gramsh, ndërsa qarku i dytë do të nisë nga Gramshi drejt nënstacionit Banjë, për të vazhduar më pas deri në nënstacionin Mjekës-Elbasan, ku do të lidhet me linjën ekzistuese.

Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen trakte të reja hyrje-dalje në nënstacionet Gramsh dhe Cërruje, me cela të brendshme 35 kV, ndërsa në nënstacionin Banjë do të ndërtohet një portal dhe ndarës i ri 35 kV.

Qarku i dytë do të përfshijë gjithashtu ndërlidhjen me rrjetin ekzistues në nënstacionin Mjekës-Elbasan. /j.p/

The post Linjë e re 35 kV dhe riparim nënstacionesh në Elbasan, 599 milionë lekë investim i OSSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Daku firmos rinovimin/ Ylli i Kombëtares nënshkruan kontratvn deri në 2029

By: xhir jeta
14 July 2025 at 13:09

Golat do të vazhdojë t’i shënojë si më parë.

Kështu shpreson Mirlind Daku, kështu edhe drejtuesit e Rubinit dhe trajneri Rahimov, ndërsa konfirmimi për vazhdimësinë erdhi pa vonesë.

Pas lajmeve për arritjen e akordit për rinovimin e kontratës me klubin e tij, ja ku mbërritën edhe pamjet e para filmike dhe fotot e nënshkrimit.

Klubi I Premier Ligës ruse njoftoi se kjo telenovelë përfundoi, dhe se daku firmosi marrëveshjen deri në vitin 2029.

Shifra zyrtare për rrogën nuk janë dhënë, dhe asnjëherë nuk jepen, por besohet se ylli I Shqipërisë fiton një shifër rrotull 3 milionë eurove në sezon.

Kjo do të thotë se ai është lojtari I tretë më I paguar I kampionatit rus, e padyshim me pagën më të lartë tek Rubini.

Pritet, që Daku të bashkohet me skuadrën në fazë përgatitore, por vështirë të jetë gati për javën e parë të sezonit, që është në program në 20 korrik, me ndeshjen në fushën e Ahmatit të Groznit.

Sulmuesi kuqezi shëoi 15 gola e shërbeu 8 asistë në 26 ndeshje të Premier Ligës edicionin e kaluar, duke qenë më I miri jo vetëm I ekipit të tij, por edhe më I miri në Rusi për kontributin e golave dhe asisteve, ndërsa në total ka 25 rrjeta e 12 asistë në 54 ndeshje, një efikasitet tepër I lartë.

Jo më kot, Daku ishte pranë kalimit tek Zeniti, klubi më I shquar I Rusisë, për 10 milionë euro gjithsej, dhe me rrogë rreth 3 milionë euro në sezon./abcnews.al

“KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Sipas njoftimit zyrtar, palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së firmosur disa muaj më parë, duke mbyllur kështu marrëdhënien profesionale.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.

Shkëmbi mori drejtimin e skuadrës kryeqytetase në një moment të vështirë dhe arriti ta udhëhiqte drejt mbijetesës në Kategorinë Superiore.

/a.f/r.e/

The post “KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Williams akord me Barcelonën/ Gati kontrata 6-vjeçare, 8 milionë euro në sezon

19 June 2025 at 16:56

Niko Uilliams dhe Barcelona kanë gjetur akordin, me futbollistin i cili do të firmosë një kontratë 6-vjeçare. Paga e tij te blaugranët përllogaritet afro 8 milionë euro në sezon.

Nico Williams dhe Barcelona tanimë mund të kosniderohet marrëveshje e mbyllur, për faktin se futbollisti ka arritur akordin me blaugranët. Prej kohësh kishte vendosur ultimatumin se do të largohej nga Bilbao vetëm për atë skuadër, duke i mbyllur derën Bayernit dhe ekipeve të tjera të interesuara, e duket se dëshira e tij u bë realitet. Sipas mediave spanjolle, palët kanë gjetur dakordësinë me njëra-tjetrën, me anësorin që do të përfitojë afro 8 milionë euro në sezon, në një kontratë të firmosur për 6 vite.

Megjithatë drejtuesit e klubit blaugranë kanë ende punë, pasi deri më 1 korrik u duhet që të rregullojnë bilancin financiar, në mënyrë që Ëilliams të pranohet. Për këtë nuk do të jetë shumë e vështirë, pasi një pjesë e futbollistëve janë në shitje, duke siguruar kështu gjithçka përpara afrimit të spanjollit 22-vjecar.

Atletik Bilbao vazhdimisht ka treguar se nuk i lë të largohen futbollistët pa u plotësuar të gjitha kushtet, e diçka e tillë ndodh dhe në rastin e Williams, ku Barcelona duhet të tregohet korrekte sa i përket aspektit financiar, duke i shlyer të gjitha detyrimet. Williams e kishte deklaruar dhe merkaton e shkuar që ishte pro transferimit në Camp Nou, e tanimë kjo lëvizje është drejt zyrtarizimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Williams akord me Barcelonën/ Gati kontrata 6-vjeçare, 8 milionë euro në sezon appeared first on Euronews Albania.

Zyrtare/ Dy herë kampion me Egnatian, mbrojtësi rinovon kontratën

By: armand
31 May 2025 at 15:38

Rinovim i rëndësishëm te Egnatia. Klubi kampion i Shqipërisë do të vijojë bashkëpunimin me Edison Ndrecën. Mbrojtësi do të qëndrojë në Rrogozhinë, edhe për dy vite të tjera. Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Edison Ndreca qëndron tek kampionët. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mbrojtësin […]

The post Zyrtare/ Dy herë kampion me Egnatian, mbrojtësi rinovon kontratën appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Barcelona “blindon” Lamine Yamal, kontratë e re deri në vitin 2031

By: armand
27 May 2025 at 20:50

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar rinovimin e yllit të saj të ri, Lamine Yamal, i cili pritet të jetë për shumë vite lideri i skuadrës katalanase. 17-vjeçari ka zgjatur marrëveshjen ekzistuese të tij me klubin deri në vitin 2031, sipas asaj që zyrtarizoi vetë Barcelonën me një mesazh të qartë. “E ardhmja është tani”, shkruhej […]

The post Zyrtare/ Barcelona “blindon” Lamine Yamal, kontratë e re deri në vitin 2031 appeared first on BoldNews.al.

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

By: armand
25 May 2025 at 14:32

Barcelona njoftoi të enjten zgjatjen e kontratës me sulmuesin e krahut, Rafinja, edhe për një sezon tjetër. Kontrata e tij tani përfundon në vitin 2028 dhe jo në vitin 2027. Sulmuesi brazilian, një lojtar i rregullt për Hansi Flik, shprehu kënaqësinë e tij për këtë rinovim në deklaratat për mediat e klubit. Anësori shprehu dëshirën […]

The post Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona appeared first on BoldNews.al.

Milan “sipas” Tares/ Zyrtarizimi të hënën, kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi

By: xhir jeta
22 May 2025 at 12:40

Marrëveshja është arritur prej ditësh, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet të hënën me firmën në kontratë. Deri atëherë mediat italiane kanë zbuluar detajet e “martesës” së Igli Tare me Milan. Shqiptari do firmosë për dy vite, me opsion rinovimi edhe për një tjetër, ndërsa do të fitojë 800 mijë euro neto në vit.

Po ashtu, në rolin e drejtorit sportiv, Tare do të ketë “dorë të lirë”, si një nga kushtet e vendosur prej tij përpara akordit verbal me klubin kuqezi.

Kjo do të thotë se ai do të vendosë për trajnerin e ardhshëm dhe merkarton, duke nisur nga sesioni I verës që do të nisë shumë shpejt.

Në lidhje me këtë temë, Tare duket se i ka idetë e qarta.

I preferuari i tij për pankinën është Vincenzo Italiano, tekniku i Bologna që vulosi dështimin e Milan në këtë sezon, duke I marrë trofeun e Kupës së Italisë. Por, një tjetër kandidat i fortë është edhe Masimilliano Allegri.

Sa I përket tregut të transferimeve, drejtorit të ri i është besuar ai që mediat taliane e kanë pagëzur si “revoluicioni Milan”.

Ashtu si te Lazio, Igli Tare ka detyrë të afrojë lojtarë që kanë mundësi rritjej në aspektin sportiv dhe financiar.

Kjo është një nga pikat më të forta të shqiptarit, që e kishte përdorur me shumë sukses kur kishte të njëjtin rol në klubin roman.

 

Zyrtare/ Milani rinovon me dy futbollistë, kontratë deri në vitin 2030

By: armand
21 May 2025 at 16:52

Sezoni aktual nuk ishte më i miri për Milanin e këtyre viteve, edhe pse arritën të fitonin Superkupën e Italisë. Kuqezinjtë nuk arritën dot të kualifikohet në asnjë kompeticion europian për herë të parë pas 6 sezonesh. Megjithatë, drejtuesit tashmë kanë nisur nga puna për rinovimet e kontratave të të rinjve të klubit. Lorenzo Torriani […]

The post Zyrtare/ Milani rinovon me dy futbollistë, kontratë deri në vitin 2030 appeared first on BoldNews.al.

Puse të reja për ujësjellësin e Vorës, lidhet kontrata 8.9 mln euro

19 May 2025 at 08:41

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi së fundmi se tashmë është lidhur kontrata që ka në objekt të saj optimizimin e Ujësjellësit të Qytetit të Vorës dhe rrethinat e saj me një vlerë 890 milionë lekë apo 8.9 milionë euro. Kompania zbatuese e projektit do të jetë ALKO Impex Construction.

Bashkia Vorë ka në përbërje të saj vetë qytetin e Vorës dhe fshatrat Gjokaj, Mucaj, Sharkë, Marqinet, Gërdec, Marikaj, dhe, Kuç të cilët do të ndikohen nga ky projekt. Në dokumente sqarohet se ka lindur nevoja për shpimin e dy puseve të reja teksa ata ekzistues janë dëmtuar më herët.

“Me ndërtimin e autostradës Thumanë – Kashar ku aksi i autostradës ka dëmtuar rëndë dy puse që aktualisht kanë qenë në shfrytëzim, doli detyrë emergjente që dy puset të spostohen por njëkohësisht i gjithë projekti i furnizimit me ujë të rishikohej. Nga punimet e bëra për ndërtimin e këmbës së urës me pilota shumë të thella, njëri nga puset është dëmtuar, duke përkeqësuar parametrat sasiorë e cilësorë të ujit të pusit. Aktualisht, nga ujësjellësi deri më sot janë përdorur për furnizimin me ujë 3 puse të cilët kanë prurje nga 22 – 50 l/sek”, thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se pusi 1 i shfrytëzimit duhet të projektohet i ri pasi tek ky pus ka rënë gjurma e rrugës, dhe janë pezulluar punimet për vazhdimin e saj deri sa të zhvendoset stacioni (pusi 1). Po kështu pusi 2 është dëmtuar kolona e pusit nga punimet për pilotat. Aktualisht është në shfrytëzim por pusit i janë prishur parametrat cilësorë edhe sasiorë të ujit. Në gjendje pune është vetëm pusi 3 i cili është në shfrytëzim.

“Për zgjidhjen e situatës emergjente në të cilën ndodhet Bashkia Vorë, për furnizimin me ujë të popullsisë, kërkohet projektimi i ujësjellësit të ri, duke hapur 6 puse, ku dy prej tyre do të jenë rezervë. Nga të gjithë puset që projektohen të shfrytëzohen parashikohet të merret sasia prej 100 – 130 l/sek (periudhë verë – dimër). Këto te dhëna janë marre nga studimi hidrogjeologjik ne bazë të të cilit ka vijuar puna me modelimin e rrjetit” thuhet në relacionin teknik.

Sipas dokumenteve zona e furnizimit me ujë të Bashkisë Vorë bashkë me Njësitë Administrative Prezë e Bërxullë administrohet nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vorë Sh.a në varësi të Bashkisë Vorë. Ujësjellësi i Vorës është i përbërë nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm me dy ngritje mekanike dhe vetëm furnizimi i Domjes dhe një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë bëhet me të tretë. Uji i pijshëm për furnizimin e Domjes blihet nga UK Tiranë, ndërsa një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë blihet nga UK Durrës./ Monitor

The post Puse të reja për ujësjellësin e Vorës, lidhet kontrata 8.9 mln euro appeared first on Sot News | Lajme.

Bayern, Leroi Sane refuzon ofertën për rinovimin e kontratës dhe del lojtar i lirë

By: armand
18 May 2025 at 08:46

Bayern Munich mund të humbasë një nga yjet e tij. Leroi Sane ka refuzuar ofertën e fundit që i ka bërë klubi për rinovimin e kontratës dhe në situatën aktuale. do të largohet me parametër zero në qershor. Futbollisti gjerman kishte marrë një ofertë nga klubi, por nuk ishte dakord me parametrat financiarë të saj. […]

The post Bayern, Leroi Sane refuzon ofertën për rinovimin e kontratës dhe del lojtar i lirë appeared first on BoldNews.al.

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

By: armand
17 May 2025 at 16:34

Bledi Shkëmbi nuk i trembet një largimi të dytë nga Tirana. Pas ndeshjes me Kukësin, korçari i bardhebluve foli gjatë për situatën në skuadër dhe zbuloi se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Pyetjes nëse ka ndonjë shenjë vazhdimësie te Tirana mes tij dhe bardhebluve, nga ana e trajnerit Blendi Shkëmbi, përgjigjja ishte e […]

The post “Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër appeared first on BoldNews.al.

Lobimi 6 mln dollarësh i PD në SHBA, ambasadori i BE: Nuk bëj komente, presim SPAK të flasë

2 May 2025 at 12:31

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Takimi i tyre vjen ndërsa na ndajnë edhe 9 ditë nga zgjedhjet parlamenatre të 11 majit. Në një prononcim për mediat pas takimit, Gonzato u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të PD.

“Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente”, ka deklaruar ambasadori i BE.

Ndërkohë, i pyetur për përgenjeshtrimin e lajmit të portalit të familjes Berisha, ku pretendohej se ai ka hequr nga raporti i OSBE emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral, ambasadori tha se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të manipuluar gjërat. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme po kryen veprime hetimore mbi veprën penale të pastrimit të parave në lidhje me kontratën e lobimit të firmosur mes Partisë Demokratike dhe një kompanie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hetuesit pritet të sekuestrojnë dokumentacionin dhe kontratën e lidhur mes kompanisë lobuese në SHBA dhe Partisë Demokratike vlera e të cilës shkon në 6 milionë dollarë në harkun kohor të dy viteve. Nga ana tjetër në SPAK pritet të thirren të gjithë personat që kanë dijeni për lidhjen e kësaj kontrate mes të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Domokratike Flamur Noka që ka firmosur dokumentin.

Një ditë më parë SPAK njoftoi zyrtarisht nisjen e hetimeve pas publikimit në media të detajeve të kontratës. Sipas kontratës thuhet se në total për dy vite Berisha duhet t’i paguajë kompanisë 6 milionë dollar, 250 mijë dollarë në muaj. Ndërsa garantori i kontratës është shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, me origjinë nga Tropoja, njëkohësisht anëtar kryesie i shoqatës Vatra në Neë Jersey. Kontratën e ka firmosur sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të kompanisë lobuese ‘Continental Strategy’.

Në kontratë, emigranti 72-vjecar elektricisto-alpinist Nuredin Seci dhe fondacioni fantazmë “Make Albania Great Again”, janë zotuar të paguajnë kompaninë Continental Strategy, 250 mijë dollarë në muaj, dhe 6 milionë dollarë deri në vitin 2027.

The post Lobimi 6 mln dollarësh i PD në SHBA, ambasadori i BE: Nuk bëj komente, presim SPAK të flasë appeared first on Sot News | Lajme.

Rinovim i rëndësishëm te Milani, sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2029

By: armand
29 April 2025 at 17:06

Në edicionin e sotëm, Gazzetta dello Sport bën një bilanc të negociatave në Milano për rinovimin e kontratave të disa prej emrave të mëdhenj që trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao ka në skuadër. Tema më e nxehtë është ajo që lidhet me Christian Pulisic. Sulmuesi amerikan, i cili ka arritur 10 gola në kampionat, së […]

The post Rinovim i rëndësishëm te Milani, sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2029 appeared first on BoldNews.al.

Kontrata 6 mln dollarëshe/ Komentuesit ‘masakrojnë’ Berishën: I ke ngrenë paratë e popullit si qen, e shkatërrove…

29 April 2025 at 13:56

Publikimi i kontratës 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar reagime të forta të qytetarëve në rrjetet sociale. Ish-kryeministri, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion të rëndë, është vënë në qendër të kritikave nga qytetarët që e akuzojnë për keqpërdorim të fondeve dhe pasurim personal në kurriz të popullit.Përdorues të shumtë të Facebook-ut kanë vërshuar me komente në profilin e Berishës, duke shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.

“Këto para janë hajni e pastër”, shkruan një komentues. Një tjetër e akuzon ashpër Berishën me fjalët: “O Sali, ke ngrënë paratë e popullit si qen”.

Indinjata nuk ndalet me kaq. “6 milionë dollarë vetëm për ‘non gratën’ e Saliut? Po për dhëndrin sa të tjera? Apo është pako e plotë?”, ironizon një qytetar tjetër, duke nënkuptuar përfshirjen e njerëzve të afërt të tij në afera të dyshimta.

The post Kontrata 6 mln dollarëshe/ Komentuesit ‘masakrojnë’ Berishën: I ke ngrenë paratë e popullit si qen, e shkatërrove… appeared first on Sot News | Lajme.

Hetimi i SPAK ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD/ Lala paralajmëron: Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga

29 April 2025 at 09:08

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka folur për verifikimin që SPAK ka nisur lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me një vlerë 6 milionë dollarë për dy vite. Lala tha se SPAK po verifikon disa aspekte për të kuptuar nëse ka dyshime për vepër penale, ndërkohë që shtoi se nëse paratë do të konsiderohen si donacion i huaj, Flamur Noka, firmëtar i kontratës, përfundon në pranga.

“SPAK ditën e djeshme ka deklauar zyrtarisht, që ka nisur verifikimet për kontratën e PD me një kompani lobuese në SHBA.

Duhet theksuar, ligjërisht, kontratat për lobim janë të ligjshme. Në rastin konkret janë dy problematika. Bëhet fjalë për kontratë me afat 24 mujor. Prokurorët do të shohin, se cilat janë të ardhurat e përdorura për të paguar kompaninë lobuese. Është deklaruar se bëhet fjalë për një fondacion, MAGA, të financuar nga shqiptarë të Amerikës, por nuk është hetuar ende nga prokuroria. Duhet që prokuroria amerikane, të hetojë për shkeljet e ligjit atje. Por mënyra e financimit është pika e parë që do të hetohet nga prokurorët këtu.

Pika e dytë, objekti i kontratës. Ligji për partitë politike dhe ligji për fushatën zgjedhore, ndalon financimet nga jashtë dhe lobimin për arsye elektorale. Përmbajtja është rindërtimi i marrëdhënieve mes administratës së SHBA dhe PD. Por, kontrata mund të ketë shtojca ose anekse që mund të japin panoramë tjetër. Me fjalë të thjeshta, kontratat lobuese janë të ligjshme. Këto kontrata sipas ligjeve në SHBA, deklarohen atje. Por interes për prokurorinë shqiptare, bën burimi i parave. Kush është personi ndërmjetës dhe garant? Deklarohet Nuredin Seçi, çfarë përfaqëson dhe pse është garant. Është si kredimarrje, me garantor. Seçi ka hyrë garantor nëse nuk paguhen paratë.

Nuk është një hetim i zakonshëm. Prokurorët do të thërrasin zotin Noka, për të dhënë shpjegime. Nëse konstatojnë indicie për shkelje penale, mund ti kërkohet kontrata zotit Noka. Nëse nuk sigurohet, kërkohet përmes letërporosisë SHBA-ve. Nuk mendoj se do të ketë histori hetimi penal me rezultate të shpejta, sepse duhet marrë kontrata dhe të shiheni donatorët, shqiptaro-amerikanët që kanë hedhur para, interesi i tyre, a kanë të ardhura të ligjshme e me rradhë.

A duhet ta deklaronte PD këtë kontratë?

Duke qenë kontratë shërbimi, PD është brenda afateve ligjore për ta deklaruar, pra nuk ka dyshim të arsyeshëm që PD e ka fshehur kontratën. SPAK po kryen verifikime. Nëse do të ishte donacion i huaj, zoti Noka do të ishte me pranga. Procesi i verifikimit po vijon. Dy momente po hetohen.

Për aspektin politik nuk jap argumenta, nuk marr përsipër të bëj analizë. Për procedurën ligjore, dy janë momente, cilët janë njerëzit që kanë bërë donacione dhe a lejohet kjo. Nëse ka elementë të veprës penale, regjistrohet procedim penal. Mund të ketë edhe vepër penale por jo në kompetencë të SPAK. SPAK ka procedurë të çelur mbi bazën e të dhënave të bëra publike në media. Çfarë do të japë hetimi, mbetet këtu”, tha Lala.

The post Hetimi i SPAK ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD/ Lala paralajmëron: Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga appeared first on Sot News | Lajme.

Kontrata 6 milionëshe/ Sa afër Trump ka mbërritur PD-ja?

By: Ardit
28 April 2025 at 08:55

Lobimi i shtrenjtë Partisë Demokratike me një kompani shumë pranë paradhomës së presidentit Trump ka shkaktuar një tërmet të vertetë në Tiranë, ku më shumë sesa për shumën e kontratës, janë shqetësuar për përmbysjen e raporteve me Uashingtonin. Në 4 prill një dokument është nënshkruar mes një fondacioni shqiptaro amerikanësh mbështetës së PD dhe një […]

The post Kontrata 6 milionëshe/ Sa afër Trump ka mbërritur PD-ja? appeared first on BoldNews.al.

“Kontrata 6 milion dollarë”, pedagugu Prifti kritikon PD-në: Problem me kartën morale

28 April 2025 at 07:55

I ftuar në një emision televiziv, pedagogu Rezart Prifti foli në lidhje me kontratën e zbuluar nga mediat të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo kontratë është me “zero fryte për njerëzit” dhe këtu ai ishte i ashpër me këtë gjë, duke u shprehur se: “Çfarë më intereson mua kjo kontratë ose çfarë të mire më sjell?” Ai tha gjithashtu se, edhe sikur ajo t’i heqë “non gratan” Berishës, prapë është “zero për njerëzit”, sepse “non grata” nuk ka lidhje me shqiptarët.

“E gjithë kjo kontratë, që nuk besoj se është thjesht për La Civitan për të bërë menaxherin e mediave sociale të PD, kjo kontratë s’na jep pikë shtesë as mua, as Partisë Demokratike. Me 6 milion dollarë nuk është problem paraja aty, sepse këta hedhin në Shqipëri 8 herë më shumë sesa ajo shuma, vetëm në një ditë harxhohen 3 mijë euro në fushatë, vetëm llallë e kafe që blihen këtu 8 mijë euro. Nuk është çështja aty, mund t’ja heqin edhe njollën Berishës, po mua çfarë më ndihmon kjo gjë, si i ri, si profesor, si ekspert, si sipërmarrës, çfarë më ndihmon kjo gjë, unë këtë pyetje kam,” tha ai.

“Zero, non grata s’është fare personale e shqiptarëve. Po ta thotë një i djathtë këtë, sepse tjerrja e leshit për kaq vite me radhë rreth kësaj ka hequr shumë energji dhe fokus, aq shumë gjëra sa jemi bërë qesharake. Ç’më duhet mua kjo?”

Pedagogu Prifti tha se kjo kontratë mund të jetë rregulluar dhe e kopsitur ligjërisht, por ama problemi i opozitës është me kartën morale.

“Moralisht, me këtë kontratë 6 milion dollarëshe bien kauzat e opozitës dhe ajo duhet të shpjegojë se si u mblodhën këto para”.

Prifti tha se më mirë do të ishte që këto para të shpenzoheshin brenda vendit në fushatën e PD-së sesa jashtë, pasi nuk kanë asnjë vlerë, por është turp dhe kosto morale për opozitën.”

“Dua ta shoh në perspektivë tjetër kontratën. Besoj se nga ana ligjore janë në rregull, pasi e kanë parë se çfarë thotë ligji amerikan, që thotë se po tejkaloi njëfarë limiti shuma. Po kur deklarohet se këtë shumë e kanë mbledhur 20 mijë donatorë, këta e kanë kopsitur çertifikatë, por ama këta mund ta kenë shmangur problemin me ligjin, por kanë problem me kartën morale. Po ta thotë një i djathtë këtë gjë, dreqi e mori, opozita e ka problemin me kartën morale,” tha pedagogu.

The post “Kontrata 6 milion dollarë”, pedagugu Prifti kritikon PD-në: Problem me kartën morale appeared first on Sot News | Lajme.

Kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës/ Idajet Beqiri: Është një krim i dukshëm që sfidon shtetin dhe institucionet

27 April 2025 at 11:32

Avokati Idajet Beqiri komentoi kontratën 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës për heqjen e non gratës.

Sipas avokatit, ky është një krim i hapur, korrupsion dhe pastrim parash i cili bëhet hapur në sy të të gjithëve.

Beqiri vijoi më tej duke thënë se Partia Demokratike është parti e familjes Berisha dhe çdo fond shkon për familjen.

“Ky është një krim i hapur, korrupsion, pastrim i parave të pista dhe bëhet hapur në sy të të gjitha strukturave ligjzbatuese, në sy të SHISH dhe SPAKUT, ministrisë së brendshme dhe shtetit.

Një popull i tërë e sheh por nuk ka gjë në dorë. Është një krim i hapur sepse për logjikën më të thjeshtë non grata nuk i është dhënë PD, por familjes Berisha emra të përvetshëm të familjes që kanë bërë korrupsion të hapur shtetëror. Duke mos iu dhënë PD, atëherë çfarë kusuri ka një qeveri që i dha goxha para për fushatën.

Këta 6 milionë i marrin dhe i çojnë për familjen e Berishës, kjo parti është parti e familjes dhe çdo fond që shkon shkon për familjen. Këto para janë të korrupsionit të lartë shtetëror që shqiptarët i kanë vuajtur dhe i kanë parë me sytë e tyre”, tha ai në një emision televiziv.

Më tej, avokati tha se SPAK duhet të nis menjëherë një hetim dhe nëse nuk e bën, vetë avokati do të depozitojë një kallzim penal të martën e javës së ardhshme.

“Është një krim i dukshëm që sfidon shtetin dhe institucionet. Janë para të shqiptarëve, të njerëzve që u dogjën në Gërdec. Kanë shkuar 75 milionë dollarë, 50 milionë i mori LaCivita, 20 milionë i mori Manafort dhe këto para janë trafik i armëve , karburanteve, privatizim i ARMO-s, privatizim i ALB Petrol, i rrugës së Kombit.

Janë reale dhe pasuri që i janë vjedhur shqiptarëve. Janë para të pista të oligarkëve. Problem më i rëndësishëm është që çfarë bën KQZ, kur ka krime të dukshme deri të hënën nëse SPAK nuk e nis çështjen penale, do ta dërgojë unë kallzimin penal. Këtë rradhë do t’ja dërgoj edhe FBI sepse është krim federal.”

The post Kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës/ Idajet Beqiri: Është një krim i dukshëm që sfidon shtetin dhe institucionet appeared first on Sot News | Lajme.

Vinicius Junior nënshkruan kontratë të re me Realin deri në vitin 2030

23 April 2025 at 11:33

Nuk ka të bëjë vetëm me paratë, tha Vinicius Junior. Pavarësisht ofertës nga Arabia Saudite prej një miliardë dollarësh për pesë vjet, ylli brazilian vendosi se ishte shumë herët për t’u larguar nga futbolli elitar dhe së shpejti do të nënshkruante një kontratë të re me Real Madridin deri në qershor 2030.

Mbretërorët punojnë më mirë kur janë nën presion. Ata nuk e lejuan brazilianin të hynte në vitin e parafundit të kontratës pa e lidhur me të në letër për një periudhë më të gjatë.

Takimi i djeshëm ka çuar në një afrim mes dy palëve, raporton “Kadena Sir”, dhe mbetet vetëm të përcaktohen detajet për të arritur në inicialet e kontratës.

“Kam arritur në këtë nivel me shumë punë, sakrifica dhe me ndihmën e të gjithëve në Real, trajnerëve, shokëve të skuadrës, presidentit. Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe shpresoj të vazhdoj të bëj histori”, tha Vinicius Junior së fundmi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vinicius Junior nënshkruan kontratë të re me Realin deri në vitin 2030 appeared first on Euronews Albania.

❌
❌